Prita mos ndonje do postonte dosieret e fundit te gazetes Shqiptare mirpo nuk e mori askush mundimin.

Ishin disa dokumenta te marra nga arkivat mbi ato Gjyqet qe beheshin sipas Varianteve "VISHINSKIJ" ne vitet e para te pas luftes dyte boterore.
Ne keto gjyqe u vra Pluralizmi dhe demokracia.
Pasojat i vuajme dhe sot si popull e te mendosh ckane vuajtur viktimat dhe familjet e tyre eshte jasht imagjinates..

Disa numra te gazetes na iken pa i postuar megjithete ...pak pak.. por le te mbetet dicka ne arkivin e Forumit.

Kjo eshte nji histori qe eshte perfolur shume dhe nji nga ngjarjet me te bujshme qe ndodhen mbas "clirimit" ne Shqiperi.

Pamvaresisht se krejt materiali bazohet ne ato cka pushtetaret vete kane dashur te shkruajne (kuptohet se kane shkruar simbas politikes staliniste qe po ndiqte Shteti shqiptar i pas luftes) nuk eshte veshtire te kuptohet se cfare ishin keto gjyqe te tmershme mbi AJKEN e inteligjencies Shqiptare.

Pushtetaret duke i torturuar e mashtruar viktimat e duke qene se keta te pandehur ishin Familjare..pra kishin prinder..gra..femije ishte shume me e lehte qe para se ti nxjerrin ne gjyq ti shkaterrojne personalitetin ketyre njerzve qe ti bejne "te kendojne sinbas Avazit" qe donte Partia.

Keto gjyqe ishin kopje e gjyqeve qe u bene ne MOSKE nga xhelati i Stalinit ..ish prokurori i famshem rus i viteve 1930-40, Vishinskij.

Per Rusine e madhe ndoshta nuk ishte humbje aq e madhe denimi i qindra intelektualeve nga Stalini...por per Shqiperine e vogel asgjesimi i qindra bijve te popullit te Shkolluar ne universitete me te mira te botes eshte nji katastrofe.

Vetem Selaudin Toton te mendosh i cili ishte profesor Fizike dhe Shok me Fizikantin Eriko Fermi me te cilin kishin studiuar bashke ne Milano qe ne vend ta mbanin si ujet e paket ate dhe te tjere i kalben ne plumb, litar e Biruca me akuza qe i sajonin vete kapterrat e Enver Hoxhes nen instruksionet e keshilltareve Sovietike..

Nejse..




----------------nga gazeta shqiptare------------






DOSSIER IV

Si nisėn debatet ndėrmjet tė pandehurve nė sallėn e gjyqit dhe pse i kundėrshtoi akuzat sheh Ibrahin Karbunara. Fundi i procesit dhe vendimi i Gjykatės

Debatet mes tė pandehurve nė gjyqin e Grupit tė Deputetėve


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e tretė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me dėshmitė e dy intelektualėve tė famshėm, tė pandehurve: Profesor Foto Bala dhe inxhinerit italian, Paulo Saggioti. Profesor Bala, i cili kishte qenė shoku i ngushtė i Enver Hoxhės nė periudhėn kur ata tė dy kishin studiuar nė Francė, nė dėshminė e tij tė dhėnė para trupit gjykues nė sallėn e Kinema "17 Nėntori", tregoi pėr shtrirjen dhe veprimtarinė e organizatės sė Grupit tė Deputetėve, nė disa nga rrethet e Jugut tė vendit, si nė Pėrmet me Agathokli Xhitomin, nė Delvinė me Riza Resulin, nė Konispol me Rexhep Plakun, nė Sarandė me Uran Selfon dhe nė Tepelenė me Zenel Shehun. Sipas dėshmisė sė prof. Balės, ai kishte shkuar nė tė gjitha ato rrethe dhe pasi kishte marrė kontakte me intelektualėt e ndryshėm qė ishin rekrutuar nė grupin e tyre, kishte mbledhur dhe shuma tė mėdha parash nga tregtarėt e ndryshėm si Milto Lito e Qėndro Papavangjeli. Ndėrsa inxhinieri italian Palo Saggioti, i cili kishte ardhur nė Shqipėri qė nga periudha e Monarkisė sė Zogut, si specialist i sektorit tė Naftės, nė dėshminė e tij tregoi tė gjitha sabotimet qė ai dhe grupi i tij kishin bėrė nė Kuēovė. Gjithashtu ai dėshmoi mbi lidhjet qė kishte pasur me dy inxhinierėt shqiptarė: Sulo Klosi dhe Riza Alizoti, si dhe me grupin e inxhinierėve italianė. Nga dėshmitė mė tė bujshme tė Saggiotit, ishte ajo mbi djegien e rafinerisė sė naftės nė Kuēovė.

(vijon nga numri i kaluar)

Dėshmia e dr. Enver Sazanit
Sot ditėn dhe orėn e caktuar Kėshilli u formua si mė parė, i asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe me ndodhjen prezent tė Prokurorit Josif Pashko. Tė shoqėruar rregullisht u sollėn nga burgu tė pandehurit dhe duke qenė tė lirė u vunė nė vendin e posaēėm, kėshtu filloi gjykimi rregullisht dhe botėrisht. U morr nė pyetje i pandehuri Enver Sazani, ju caktua si avokat mbrojtės z. Spiro Stringa, dhe e pranoi. Ju kėndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha qė e pranon. Mbasi u pyet deklaroi: "Aktivitetin kundėr popullit e kam filluar nė fund tė korrikut 1945. Mė pėrpara kam biseduar me Shefqet Bejėn dhe Salim Kokalarin, tė cilėt mė janė shfaqur kundėr Pushtetit. Nė fillim tė vitit 1945 kanė ardhur nė shtėpinė time Shefqet Beja, Salim Kokalari, e Sulo Konjari, tė cilėt mė propozuan pėr tė formuar njė organizatė kundėr Frontit. Kėtė aktivitet e kishin filluar qysh nė Kongresin e Beratit, porse mua mė kanė thėnė nė korrik tė vitit 1945. Kur unė u largova nga ushtria dhe duke qenė ca ditė i sėmurė erdhi Shefqet Beja i cili duke ditur qė unė isha dėshpėruar pėr largimin qė mė bėnė, mė tha: ja se ēfarė bėn pushteti dhe filloi tė mė flasė kundėr tij. Mbledhja e parė ku unė mora pjesė u bė nė shtėpinė e Tefik Deliallisit nė korrik tė vitit 1945, dhe ndoheshin Shefqet Beja, Kol Kuqali, Kosta Boshnjaku, Salim Kokalari, Selaudin Toto, unė, Hysen Shehu dhe Tefik Deliallisi, kėtu e mori fjalėn Shefqet Beja, i cili tha se Riza Dani ishte lidhur me tė arratisurit dhe se tė arratisurit kėrkonin ndihma; me kėtė rast Kol Kuqali tha se anglo-amerikanėt na kanė premtuar ndihma porse duhet tė organizohemi dhe tė zgjerojmė rradhėt. Kėtu u formua kryesia me kryetar Kostė Boshnjakun, dhe n / kryetar Shefqet Beja e Kol Kuqali, dhe Selaudin Totua sekretar. Mua mu ngarkua tė punoja me mjekėt dhe me elementė tė tjerė qė unė kisha mundėsi. Qėllimi i krijimit tė kėsaj organizate ishte qė tė rrėzonte pushtetin me ndihmėn e anglo-amerikanėve dhe ndihmėn e tė arratisurve. Unė kam marrė pjesė nė katėr mbledhje. Nė muajin tetor jam mbledhur pėr tė diskutuar mbi zjedhjet. Nė kėtė mbledhje Shefqet Beja tha se Fronti ėshtė i fortė prandaj neve kemi dy mundėsi, ose tė dalim si opozitė jashtė Frontit dhe tė kėrkoja nga misionet anglo-amerikane qė tė bėjnė presion pranė Qeverisė qė zgjedhjet tė lihen tė lira, ose tė futemi brenda nė Front. Pėr tė biseduar me anglo-amerikanėt u ngarkuan Selaudin Totua dhe Kol Kuqali. Nė mbledhjen qė bėmė nė muajin Nėntor u vendos qė nė vendet ku ka kandidatė tonė brenda nė Front, kėta tė pėrkrahin dhe atje ku nuk ka elementė tonė tė propagandojnė qė tė abstenohej. Nė kėtė mėnyrė u udhėzuan edhe qarqet. Neve duke qenė deputetė kishim si program qė ēdo ēėshtje tė propozuar nė parlament ta kundėrshtonim dhe ta sabotonim. Me tė arratisurit e jashtėm jam lidhur me anėn e anglo-amerikanėve dhe me tė arratisurit e brendshėm me anėn e Faik Shehut, Riza Danit e tė tjerėve. Tė arratisurve u kemi dėrguar dhe ndihma tė cilat merreshin nga anglo-amerikanėt. Unė di qė organizata jonė kishte krijuar komitet nė Durrės dhe mė vonė dhe nė vende tė tjera. Kurse ėshtė vendosur pėr kryengritjen e Shkodrės unė kam qenė nė Korēė, porse kur u ktheva mė thanė qė pėr kėtė qe ngarkuar Riza Dani. Lidhjet unė i kam patur me Shefqet Bejėn dhe Salim Kokalarin. Nė shtėpinė time ėshtė bėrė vetėm njė mbledhje. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė unė tė kem dėrguar letra anglo-amerikanėve mbasi komiteti lidhet me ta i bėnte me anėn e Selaudin Totos dhe Kol Kuqalit.Unė kam patur takime dhe bisedime me doktor Irfan Pustinėn, Doktor Fejzi Hoxhėn, Irfan Manjunin, Qemal Karagjozin etj me tė cilėt diskutoja dhe i kritikoja indirekt Pushtetin. Shefqet Beja mė ka thėnė se Tefik Deliallisi, Sheh Ibrahim Karbunara dhe Riza Dani, kanė sabotuar Reformėn Agrare dhe kanė arritur tė kėrcėnojnė drejt pėr sė drejti katundarėt. Shefqeti qysh nė Berat kishte biseduar me Gjergj Kokoshin, Selaudin Toton, Salim Kokalarin; Kol Kuqalin, e Kostandin Boshnjakun pėr formimin e organizatės dhe se Shefqet Beja pėr kėtė punė ka shkuar dhe nė Karbunarė tė Lushnjės qė tė bisedonte me Sheh Ibrahimin. Unė mė parė kam njohur Shefqet Bejėn, Selim Kokalarin dhe Selaudin Toton. Komiteti qėndror kishte vendosur qė komiteti qarkor i Gjirokastrės tė hynte nė marrėveshje me grekėt. Kol Kuqali dhe Selaudin Totua kanė deklaruar se anglezėt u kishin thėnė qė grekėt nuk do t'ju japim gjė nga pretendimet qė kanė". Mbi pyetjen e Prokurorit, i pandehuri tha: "Mbas ēdo mbledhje qė bėnim neve raportonim anglo-amerikanėve. Qėllimin e organizatės e kam kuptuar qysh nė mbledhjen e parė, tė cilin do t'ja mbėrrinim me ndihmėn e anglo-amerikanėve dhe nė lidhje me tė arratisurit e tė pakėnaqurit. Unė nuk kam treguar ndonjė aktivitet tjetėr pėrveē bisedimeve qė bėmė me mjekėt. Lidhjet me tė arratisurit e Italisė i bėnte Shefqet Beja, me anėn e anglo-amerikanėve. Nė mbledhjet qė ka marrė pjesė dhe Syrja Selfua nuk kam qenė". I pandehuri Hysen Shehu: "Po, Enveri ka marrė pjesė nė mbledhje kur ka qenė dhe Syrja Selfua". I pandehuri Salim Kokalari: "Po edhe ky ka qenė". Vazhdon i pandehuri Enver Sazani: "Unė dija qė sabotohej kudo dhe qė kishte grupe sabotatorėsh". Prokurori mori fjalėn dhe tha: "I pandehuri do tė paraqitet si njė anėtar i thjeshtė i organizatės kurse nė tė vėrtetė ėshtė njė nga inisiatorėt e krijimit tė organizatės". Vazhdon i pandehuri Enver Sazani:"Kur u bė kryengritja e Shkodrės unė kam qenė nė Korēė dhe kur u ktheva Shefqet Beja mė tha se kjo qe vendosur nė Qėndror dhe se shkaktar pėr dėshtimin e saj bėri Riza Danin, unė nuk e aprovova kėtė porse kjo mund tė ketė ndodhur dhe pse ajo dėshtoi; me kėtė rast Shefqeti mė tha se duhesh bėrė mbasi kishim urdhėr nga anglo-amerikanėt". U pyet avokati mbrojtės nėse kishte pėr ti bėrė ndonjė pyetje dhe tha se nuk kishte. Ju kėnduan deponimet para hetuesisė dhe i pranoi.

Dėshmia e sheh Karbunarės

Merret nė pyetje i pandehuri Sheh Karbunara: ju caktua si avokat mbrojtės z. avokat Fuat Fico, tė cilin e pranoi. Ju kėndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha se nuk e pranoi. Mbasi u pyet deklaroi: "Nuk kam qenė anėtar i komitetit qėndror". I pandehuri Irfan Manjuni: "Po ka qenė anėtar i Komitetit Qėndror". I pandehuri Sheh Karbunara: "Nuk kam marrė pjesė nė mbledhjet e komitetit qėndror". I pandehuri Tefik Deliallisi" Po Shehu ka marrė pjesė nė mbledhjet e komitetit qėndror dy tre herė". I pandehuri Sheh Karbunara: "Nuk kam krijuar lidhje me tė arratisurit". Prokurori mori fjalėn dhe tha: "Para jush z. Gjyqtar ndodhet njė nga iniciatorėt e grupit kriminal i cili ėshtė njė kriminel dhe terrorist i vendosur. Ky edhe pėrpara jush do tė fshehė veprimtarinė e tij kriminale dhe sabotatore qė ka bėrė kundėr popullit. Ky ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha vrasjet qė ka bėrė krimineli i luftės Hamit Matjani. Ky pėrpara jush dhe popullit kėrkon tė mohojė tė gjithė veprimtarinė e tij kriminale porse gjyqi i ka faktet pėrpara dhe duhet tė vendosė. Me qėndrimin e tij ky tregon se e urren popullin. Ky me shokėt e tij janė pėrpjekur tė krijojnė dhe njė herė shtatė prillė e 4 Shkurtė nė vendin tonė". Vazhdon Sheh Karbunara: "Nga tė huajt nuk kam marrė tė holla". I pandehuri Enver Sazani: "Shefqeti mė ka thėnė qė ka dėrguar tė holla Sheh Karbunarės". Sheh Karbunara: "Nuk di gjė pėr kryengritjen e Shkodrės por Arif Gjyli mė ka thėnė qė ishin ngritur disa katundarė". I pandehuri Enver Sazani: "Shefqet Beja mė ka thėnė se Sheh Karbunara ka kėrcėnuar katundarėt qė u jepesh tokė nga Reforma Agrare". I pandehuri Sheh Karbunara: "Nė shtėpinė time nuk ėshtė bėrė ndonjė mbledhje". I pandehuri Hysen Shehu: "Po nė shtėpinė tonė kemi bėrė mbledhje tue qenė dhe babai im". I pandehuri Sheh Karbunara: "Nuk di se nė ēfarė vendi janė bėrė mbledhjet e komiteti". Prokurori mori fjalėn dhe tha: "Nga tė pandehurit e deri tashmė doli nė shesh gjithė veprimtaria tradhėtare sabotatore e tyre. Dua tė shtoj z. Gjykatės se i pandehuri Sheh Karbunara ka qenė gjithmonė politikan dallaveraxhi dhe ėshtė bėrė vegėl i ēdo regjimi nė dėm tė popullit tonė. Ky ėshtė Sheh Ibrahim Karbunara qė kini para jush, i cili me vendosmėrinė e tij kėrkon ta mohojė dhe tė fshehė aktivitetin kriminal, me gjithė qė ja thanė pėrpara syve shokėt e tij edhe i biri i vet. Kėtu u provua se mbledhja e parė pėr formimin e organizatės tradhtare ėshtė bėrė nė shtėpinė e tij. Gjykata ka fakte tė plota dhe mjaft bindėse pėr fajėsinė e tij".

U pyet avokati mbrojtės i tė pandehurit nė kishte gjė pėr tė thėnė dhe tha se nuk ka gjė pėr tė pyetur.

Dėshmia e prof. Foto Balės

Merret nė pyetje i pandehuri Foto Bala. Ju caktua si avokat mbrojtės z. Dhimitėr Shkurti tė cilin e pranoi. Ju kėndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha qė e pranoi por me pak rezerva pėrsa i pėrket pikės sė parė. Mbasi u pyet deklaroi: "Gjatė okupacionit kam qenė profesor nė Tiranė; nė ndonjė organizatė nuk kam marrė pjesė. Ēlirimi i Shqipėrisė mė gjeti nė Tiranė. Aktivitetin tim kundėr Pushtetit e kam filluar virtualisht nė Mars 1945 dhe efektivisht nė qershor 1945. I pari qė mė ka folur kėtu nė Tiranė ka qenė Abdyl Kokoshi i cili duke pėrfituar nga pakėnaqėsia time qė kisha nga dėnimi i babait dhe nga transferimi im nė Gjirokastėr, gjeti rastin dhe mė tha qė nuk duhet tė mėrzitesh mbasi kjo situatė ka pėr tė ndryshuar pėr sė shpejti, me qenė se neve kemi marrė lajme nga tė arratisurit kriminelė lufte qė ndodhen nė Itali si Mithat Frashėri, Hasan Dosti e tė tjerė, tė cilėt na udhėzojnė tė shtojmė radhėt e organizatės tonė dhe tė organizatave tė tjera me qėllim qė tė rrėzojmė Pushtetin me ndihmėn e anglo-amerikanėve. Abdyli mė tha qė edhe ti si bir i denjė i babait tėnd duhet tė vish, kurse unė i thashė se nuk vij, ai mė tha se po tė vish atje do tė shohėsh njerėz qė dhe ti do tė ēuditesh, porse unė nuk vajta. Mbas ca kohe mė takoi pėrsėri dhe mbasi kishte marrė vesh qė unė isha transferuar nė Gjirokastėr dhe pėrgatitesha qė unė tė shkonja mė tha se nė Gjirokastėr tė shkosh tė marrėsh pjesė nė komitetin tonė, duke mė dhėnė dhe njė pusullė pėr Aqif Kashaun. Kur vajta nė Gjirokastėr u takova me Aqifin i cili mė tha se komitetin e kemi formuar dhe pėrbėhet nga Aqif Kashau, Qėndro Papavangjeli e Sherif Karagjozi, pėr formimin e tė cilit kishin shkuar si tė deleguar nga komiteti qėndror i Tiranės Surja Selfua dhe Ivzi Kokalari. Gjatė gjithė kohės unė kam marrė pjesė nė katėr mbledhje qė ka bėrė komiteti i Gjirokastrės. Mbledhjen e parė e kemi bėrė nė fund tė Qershorit tė vitit 1945, ku ishin Aqifi, Qendro Papavangjeli, Sherf Karagjozi, Isufi dhe tė tjerė. Kėtu kemi vendosur tė bėjmė propagandė nė tregtarėt e tatuar, ndėr agallarė, beljerė dhe nė familjet e dėnuarve me qėllim qė tė shtonim radhėt e ballit. Nė njė mbledhje tjetėr ėshtė vendosur qė tė ngrihen komitete edhe nė N/Prefektura. Plani ynė ishte tė propagandonim kundėr Pushtetit, tė zgjeronim radhėt, tė provokonim kryengritje dhe me ndihmėn e anglo-amerikanėve tė rrėzonim pushtetin. Kėtu u ndanė punėt dhe mori gjithsecili nga njė sektor, unė mora pėrsipėr tė zhvillonja aktivitet me profesorin Hilmi Hysi, i cili mė ka thėnė qė duhet medoemos tė organizohemi, tė shtojmė radhėt dhe tė formojmė n / komitete nė n / prefektura. Nė n / prefekturat do tė shkonin ata qė ishin tė lirė. Kryetari i komitetit u zgjodh Isuf Hysen Begasi, n / kryetar Hilmi Hysi dhe unė, Aqifi dhe tė tjerė anėtarė. Me Hilmi Hysin kam biseduar kur ka ardhur nė Gjirokastėr dhe mė ka thėnė se nė Tiranė ėshtė formuar Komiteti Qėndror me Uan Filipin, Abdyl Kokoshin, Demir Kaliaratin, Surja Selfon, Sulo Klosin, Isuf Hysen Begasin e tė tjerė elementė tė Ballit. Hilmiu mė ka shprehur keqardhjen qė u transferua nga Berati nė Gjirokastėr mbasi nė Berat kishte formuar njė rreth tė njohurish dhe mund tė punonte mė shumė. Isuf Hysen Begasi, mė ka thėnė se nė Tiranė ėshtė formuar Komiteti nga grupet e ndryshme si Balli, social-demokratėt, demo-kristianėt, legalistėt, e grupi i Sami Qeribashit. Mbėshtetja e organizatės ishte nė ndihmėn e anglo-amerikanėve dhe me kriminelėt e luftės tė jashtėm dhe tė brendshėm. Isufi kishte lidhje me njė kryetar tė organizatės vorio-epiriote tė quajturin Zerri. Nėpėr tė gjitha n / prefekturat ishin formuar n / komitetet pėrveē Kurveleshit. Pėr tė shkuar nė n / prefekturat u caktuan Pertef Karagjozi, dhe Aqif Kashau".

Fundi i procesit gjyqsor

Pas dėshmive tė 24 tė pandehurve nė gjyqin e Grupit tė Deputėtėve, ai proces gjyqėsor i cili ishte i montuar fund e krye nga Sigurimi i Shtetit, u mbyll nė datėn 27 shtator 1947, kur dhe u lexua pretenca e vendimi i Gjykatės Ushtarake. Pothuaj tė gjitha dėshmitė qė u lexuan nga tė pandehurit gjatė procesit gjyqėsor, ose ishin marrė me anė tė dhunės fizike dhe psiqike gjatė hetuesisė, ose ishin shkruar vetė nga Sigurimi dhe hetuesit, e tė pandehurit u detyruan qė t'i lexonin ato nė gjyq. Por gjithashtu duhet thėnė se tė pandehurit e atij procesi dhe ata qė u akuzuan pėr lidhje me ta, pjesa mė e madhe ishin intelektualė tė diplomuar nė Perėndim dhe me prirje social-demokrate qė aspironin pėr ideale tė vėrteta demokratike dhe nuk nguronin t'i shprehnin hapur ato ide qė binin ndesh me regjimin komunist tė dhunės qė po vendoste asokohe Enver Hoxha. Nė kėtė prizėm, ai grup i madh intelektualėsh ishte dhe shpresa e tė arratisurve politikė qė ndodheshin nėpėr malet e Shqipėrisė, tė cilėt emrat e tyre ia paraqisnin anglo-amerikanėve, pėr t'ju treguar se kishin mbėshtetje tė madhe nė vėnd dhe prisnin zbarkimin e tyre pėr tė rrėzuar qeverinė e komuniste tė Tiranės. Me anė tė atij procesi tė montuar, Enver Hoxha, sė pari synonte qė tė nėnshtronte dhe eleminonte opozitėn e vėrtetė demokratike, dhe sė dyti qė t'i paraqiste ata para popullit, si armiq qė ishim lidhur me kriminelėt dhe agjentuarat e huaja. Pėr tė arritur kėto synime, Enveri i shkoi deri nė fund qėllimit tė tij dhe urdhėroi ekzekutimin e 16 tė pandehurve tė atij procesi dhe dėnime tė rėnda pėr dhjetra tė tjerė nga rrethe tė ndryshme, tė cilėt u akuzuan pėr lidhje dhe bashkėpunim me Grupin e Deputetėve.

Trupi gjykues

Kryetar
Major Niko Ēeta
Anėtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Pėrgjithshėm
Josif Pashko


Vendimi i gjykatės nė 27 shtator 1947 pėr tė pandehurit nė gjyqin e Grupit tė Deputetėve

1. Shefqet Beja (me varje)
2. Enver Sazani (me vdekje)
3. Sheh Karbunara (me vdekje)
4. Selaudin Toto (me vdekje)
5. Irfan Majuni (me vdekje)
6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
7. Hysen Shehu (me vdekje)
8. Salim Kokalari (me vdekje)
9. Sulo Konjari (15 vjet burg)
10. Ramazan Tabaku (me vdekje)
11. Gjovalin Vlashi (burg pėrjetė)
12. Rustem Sharra (burg pėrjetė)
13. Xhevat Xhafa (burg pėrjetė)
14. Rram Marku (burg pėrjetė)
15. Beqir Ēela (me vdekje)
16. Riza Alizoti (me varje)
17. Sulo Klosi (me varje)
18. Paolo Saggioti (me vdekje)
19. Foto Bala (burg pėrjetė)
20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
21. Shefki Minarolli (burg pėrjetė)
22. Pertef Karagjozi (me vdekje)
23. Mehmet Prishtina (me vdekje)
24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

---------------------