Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Shkodra

    Shkodra (Scodra)
    Nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise, qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore. Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres, ne lartesine 16 m, ndermjet lumenjve Drin e Bune, malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
    Shkodra eshte themeluar rreth shek. IV para eres sone ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres. Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit u be kryeqendra e shtetit ilir (per me shume prijesa te kesaj qendre shikoni temen "Prijesa ilir"). Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romaket me 168 p.e.s Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga Veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej. Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte me pas kreqendra e Zetes. Gjate shek XIV u be qendeer e rendesishme komune autonome me institucione te zhvillluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj. Me 1396 u pushtua nga venedikasit, sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.
    Shkodra u beri balle dy rrethimeve osmane, me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojtjeje qe pati jehone nderkombetare. Eshte vendlindja e humanisteve M. Barleti, M. Becikemi. Pas pushtimit popullsia u shperngul, qyteti u rrenua sa u kthye ne fshat. U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi. U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise Veriore dhe e sanxhakurt te Shqiperise. Lulezuan zejtarite, punimi i armeve, i mendafshit, argjendaria etj. U ndertuan shtepi dykateshe karakteristike prej guri me cardak, pazari, Ura e Mesit etj. Ne shek XVIII u be qendra e pashallekut te Shqiperise nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831). Edhe pas renies se pashallekut , banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836, 1854, 1861-62, 1869)
    Zhvillimin me te madh ekonomik Shkodra e arriti nga mesi i shek XIX. Me 1870 kishte 50000 banore. Pervec si qender e vilajetit, ishte nyje e rendesishme tregtare per gjithe Ballkanin Perendimor, me 3500 dyqane. Me 1807-08 ishte ndertuar bezisteni. Punoheshin pelhuret, veshjet kombetare, lekuret, duhani, baruti etj. Tregtaret kishin agjencite e tyre ne vende te huaja dhe u ngrit nje organizem i posacem per rregullimin e puneve tregtare, si dhe nje gjykate tregtare e drejtoria e postave per sherbime te huaja. Qe me 1718 ishin hapur agjenci konsullore te disa vendeve te huaja. Si port perdorej Oboti, por sidomos Ulqine dhe me vone Shengjini. Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan. Gjate viteve te Lidhjes Shqipatre te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levijes kombetare. Dega e Shkodres, me garden e vet, dha nje ndihmese te madhe ne mbrojtjen e Plaves e Gucise, te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin. Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
    Shkodra gjithashtu ne kete periudhe ka qene qender e rendesishme kulturore. Per t'u permendur eshte biblioteka e Bushatllinjve. Libra me vlera u grumbulluan edhe ne bibliotekat e urdherave katolike. U themeluan shoqeri letrare, kulturore e sportive, si shoqeria "Bashkimi" dhe "Agimi". U ngriten shtypshkronja, ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijeve shqiptare. Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkoder nisi puna e fotografeve Marubi, nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur. Shkodra eshte vendlindja e disa figurave te shquara si Fishta, Migjeni, N. Mjeda, P. Vasa, Z. Jubanit, L Gurakuqit, F. Shirokes e mjaft shkrimtareve te tjere. Shkodra u pushtua disa here nga fuqite e huaja; gjate Luftes Ballkanike u pushtua nga forcat malazeze e serbe, te cilat u larguan ne 1913, pasi ne baze te Konferences se Ambasadoreve ne Londer, Shkodra u quajt pjese e Shqiperise. Gjate Luftes I Boterore u pushtua serisht nga forcat malazeze (1915) dhe me pas nga Austro-Hungaria (1916). Me 1920 u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.
    Ne Shkoder ishte selia e arkipeshkvise, nga vareshin 30 dioqeza. Ne 1922 u hap Gjimnazi i Shtetit, Konvikti "Malet tona", shoqeria sportive e kuturore "Vllaznia" etj.
    Ne Shkoder ndodhet Instituti i Larte Pedagogjik, Filiali i Universitetit te Tiranes, teatri "Migjeni" nga i cili kane dale artiste shume te njohur e te dashur per gjithe publikun shqiptar etj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    kush eshte nga shkodra dua te dij dicka rreth podgoricaneve ose me sakte malazezeve myslimane te ardhur ne shkoder ne 1878

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Shkodra eshte themeluar rreth shek. IV para eres sone ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres. Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit u be kryeqend...

    Ne nje teks qe lexova rastesishte ku ne te thuhet se qyteti i shkodres eshte i themeluar nga Aleksandi i Madh ne baz te nje mbishkrimi ne gur te kesaj keshtjelle...
    Kam ndegjuar se Shkodren turqit nje kohe e paten quajtur edhe me emrin Iskandariaaa do thote qyteti i Aleksandrit..;

    Me intereson te dij per kete mbishkrim se a egziston ende apo jo ?
    kete info e gjeta ne nje liber francez.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Thumbs up

    Nje thenje e vjeter per Shkodren "Gjithe boten kane qene 1 oke mende gjysme jane kone ne Shkoder".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-12-2010 mė 07:02

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shkodra Bastion i qyteterimit Shqiptar

    Ia kushtoj
    te gjithe shkodraneve
    dhe dashamiresve
    te Shkodres

    Ia kushtoj
    dy vajzave te mia
    Rozafes dhe Edlires
    qe jane dhe shoqet e mia.

    Autori

    KU ISHTE SHKODRA E VJETER ?

    Ne kohen e Ilireve qyteti shtrihej krejtesisht ne pjesen jugore te kodres se kalase Rozafa dhe pjeserisht ne rrafshin e kesaj kodre.
    Pas pushtimit te Shkodres nga Roma me 168 para eres sone (p.K.) ajo mbetet gjithnje qender e nje njesie qe percaktuan vete romaket ne nje territor ne veri e ne jug te Shkodres.
    Edhe ne kohen romake qyteti i Shkodres shtrihej pjeserisht ne rrafshin e kodres se kalase dhe pergjithsisht ne pjesen jugore te kesaj kodre.
    Ne mesjete qyteti ruajti trojet e mepareshme, por me qe rritej gjithnje ai shtrihej ne fushe ne lagjen qe edhe sot quhet "Tabake", fusha te xhamia e Plumbit ne fushen ne mes vendit ku bashkohej Kiri me Bunen ne pjesen jug-perendimore te keshtjelles dhe ne Bahēallek.
    Me devijimin e Drinit ne drejtim te Shkodres (ne vitin 1858) per t'u derdhe ne Bune,permbytjet e lagjeve ne fushe prane kalase bene qe banoret te shperngulen mveshen kodres se kalase dhe kodres se Pashes (Kodrat e Tepes).
    Nje pjese e banoreve te ardhur bashke me ushtrine turke si stalljere e kovaēe u vendosen ne kodren ne veri te kalase, pasi kishin afer edhe kullotat e kuajve ne fushe te Bunes edhe stallat e kuajve.
    Keto banore me origjine nga Egjipti me vone u quajten "Magjype" dhe lagjia e tyre "Mahalla e Magjypve" ose "Mahalla".
    Fjala "magjype" eshte deformimi i fjales "egjypte". Nuk qendron absolutisht idea se magjypte jane banoret e pare te Shkodres.Kete mendim e ka shfaqur mjerisht ne televizoret lokale,edhe ndonje intelektual.
    Sipas historianit te mirenjohur Prof.Dr. S.Pulaha ne vitin 1485 Shkodra numeronte 80 banesa me kryefamiljare.Kuptohet eshte periudha pas eksodit masiv te popullsise.
    Ne fillim te shekullit XVI numri dyfishohet,pra arrin ne 162 banesa dhe ne fund te ketij shekulli arrin ne 282 banesa.
    Pas pushtimit otoman,veēanerisht pas ndertimit te ures se Bunes,formohet lagjia e quajtur Tejbuna,me vone formohet Tophana rreth viteve 1600-1610 e ashtequajtura "Mahalla e re",qe sot nuk ekziston,pasi eshte ne fushe te Bunes gati perballe ish ndermarrjes se peshkimit,nje ishull i formuar mbi murnajat e kesaj lagje.
    Ne fillim te shekullit XVIII u formua, me banore te ardhur kryesisht nga rrethinat e Mbishkodres, lagjia "Rus i madh", e ne vitin 1711 ngrihet aty edhe xhamia e lagjes.
    Xhamia e lagjes Ndocej daton e vitit 1729, ēka tregon se lagjia ne fjale eshte ngritur para kesaj date.
    Gradualisht lagjia zgjerohet drejt veriut dhe ne mesin e shekullit XVIII, pikerisht ne vitin 1763 daton nje shtepi e madhe me ēardak ne nje territor te ri, qe tani quhet lagjia "Dudas"dhe afer saj 2-3 shtepi shume te medha moshatare me te.
    Nuk e besoj se e ka marre emrin nga nje fare Dodet qe paska ardhe i pari aty, sepse po te ishte ashtu do ta quanin lagjia "Dodas" dhe jo "Dudas" siē quhet.
    Njekohesisht qyteti fillon e shtrihet ne drejtim te veriut dhe veri-lindjes se kryepazarit,duke formuar lagjet "Perash","Xhabije", dhe "Sirdare".Shtrirja e qytetit ne fushen ku eshte sot detyroi Valine qe te ngrinte nje sirdare (nje komande) sa me afer banoreve.Prandaj te gjitha shtepite prane kesaj komande u quajtun "Sirdare" e me vone lagjia "Sirdare".Perderisa "Xhamia e kuqe" mban daten 1745 (Xhamia e kuqe ndodhet ne kthesen perballe shtatores se Isa Buletinit per te shkuar te Ura "Dervish Beg") lagjia" Perash" eshte formuar perpara xhamise.
    Domosdo qe lagjia "Perash i madh" eshte vazhdimi i "Perashit te vogel", xhamia e te cilet,"Xhamia e bardhe" ishte ndertuar ne nje pjese te territorit qe eshte sot shkolla "Ali Laēej", shume kohe para "Xhamise se kuqe".
    Qyteti i ri, ky qe eshte sot shtrihej ne tre drejtime:
    a) Ne drejtim te Tophanes,Ndocej, Dudasit dhe Kirasit.
    b) Ne drejtim te Xhabijeve, Parruce e Fushe-Ēele.
    c) Ne drejtim te Perashit, Arres se Madhe,Serreqit.
    Kete e vertetojne tri rruget qe niseshin nga kryepazari e zgjateshin ne drejtimet e lartpermendura dhe anasjelltas.
    Qyteti gjithnje zgjerohej ne qendren e re domethene ne veri e ne veri-lindje te kalase.
    Sipas konsullit Austro-Hungarez ne Shkoder,Th. Ippen i cili shkruante ne fillim te shekullit XX se "… nga 150 vjet e ketej u formua ne fushe, ne veri-lindje te kalase, qyteti i ri (Shkodra)".
    Thenie qe argumenton se Shkodra ku eshte sot , eshte formuar rreth 250-300 vjet me pare.
    Nunri i banoreve ne qendren e re,domethene aty ku eshte sot, u rrit me shpejtesi si nga banoret e lagjeve te vjetra Tabak e Ajasem, Alibegaj, Qafe,etj dhe nga banore te ardhur nga fshatrat ēka e deshmojne edhe mbiemrat qe kishin e qe i ruajne edhe sot si: Kraja, Berdiaca, Kopliku, Bushati, Mesi, Juabani, Dobraēi, Shllaku, Shoshi etj.
    Ndikoi ne rritjen e popullimin e zones se re fakti se trualli ishte me i mundeshem per tu gjete dhe ishte me i lire.
    Nje pjese e banoreve qe iu prishen shtepite nga topat e Hafiz Pashes me 1835 e shtepite qe u shemben thuajse ishin rreth 960, u shperngulen nga qyteti i vjeter per ne qendren e re.
    Kane ndikuar gjithashtu edhe termetet e viteve 1815, 1837, 1852 ne shpernguljen e banoreve nga qyteti vjeter per tek i riu.
    Devijimi i Drinit,ne drejtim te shtatit te vjeter, pas vitit 1858, detyroi te shperngulen shume banore qe rrezikoheshin nga permbytjet e vazhdueshme.
    Sipas kalendarit zyrtar turk (Salmane) me 1892, Shkodra kishte 14 lagje, pergjithsisht te ndara sipas besimit.Ēdo lagje kishte nga nje qender te vogel, ku ishte xhamia ose kisha,furra e bukes e ndonje dyqan.
    Rruget per kohen ishin te gjera dhe degezoheshin ne nje numer rrugicash te drejta ose me kthesa, por pa guxuar kush te prishte rregullin qofte edhe me 50 apo20 cm.
    Sipas botimeve te ndryshme, kronikave, datave qe gjendeshin ne ndertesa te ndryshme, veēanarisht ato te kultit, menyra dhe planimetria e ndretesave dhe e rrugeve, mesojme se qyteti u shtri gradualisht nga kryepazari ne drejtimin qe eshte sot.
    Keshtu ne nje drejtim me "Perashin" u formua "Vekshari","Draēini", "Luguēesmja","Arra e madhe", "Serreēi","Ballabanja" etj.Per shembull Kisha e madhe filloi te ndertohej ne vitin 1858 si nevoje e banoreve te atyre lagjeve gjithnje ne rritje per ndertese kulti,kuptohet se lagjet perrreth ishin formuar shume me heret.
    Ne drejtimin veriore te Pazarit te vjeter vazhdoi shtrirja e qytetit ne lagjet"Sirdare", "Vorret Koplikej", "Xhabije", "Baja e vogel" e me rralle: "Parruce", "Fushe-Ēele","Gjuhadol", "Truma e dugajve te reja","Rusi katolik"kisha e te cilit daton ne vitin 1920, e tjere.
    Ne drejtimin e "Tophanes" vazhdon me lagjen "Ndocej" xhamia e te ciles daton me 1729 te dy me "Garucin" qe si mbiemer ndeshet qe me 1738,"Dudasi" ne mesin e shekullit te XVIII, "Kirasi" gjithashtu dhe lagjia "Dergut" xhamia a te cilit daton ne vitin 1772.
    Ngjitur me te formohet gradualisht lagjia "Rus i vogel" ku ndeshemi me dy xhami, e para ne veri-lindjes lagjes e vitit 1725-1730, e dyta xhamia "Begas" e vitit 1750, qe ndodhej afer nderteses se teatrit "Migjeni". Kjo tregon se lagjia erdhi duke u shtrire nga veriu drejt jugut.

    Pas formimit te lagjes "Zdrale" dhe "Parruce" rreth viteve 1770-1780, qyteti i ri merr nje fare pamje qe do te ishte si baze e qytetit te sotem.
    Ulja nga kalaja e administrates turke ne vitin 1865, shenon thuajse edhe fundin e qendres se vjeter te Shkodres.
    Pas ketij momenti qyteti i ri filloi te rritej me shpejtesi duke theksuar ndarjen e qendres zejtare-tregtare nga ajo e banuar e duke e zbehur gradualisht rendesine e pazarit te vjeter.

    Si berthame kjo lagje pati nje territor te vjeter afer xhamise se vjeter e gradualisht "Parruca", si lagje vazhdoi te rritej me shpejtesi.
    Shperngulja e administrates turke nga kalaja, ne lagjen "Parruce" ne kompleksin administrativ ku ka mbetur ne kembe vetem ndertesa e gjimnazit dhe e Prefektures, ndikoi shume ne rritjen e zhvillimin e kesaj lagje.
    Si lagje "Parruca " perfshinte territorin qe kufizohej me lagjet:"Perash", "Baja e vogel", "Xhabije", "Garuc", "Zdrale", "Fushe Ēele", "28 Nentori".
    E favorizuar nga qenia ne te e administrates shteterore, ajo pati mundesi te zgjerohet e ti shtroje rruget e sheshin, te ndriēohet me shpejt e me shume se lagjet e tjera.Sheshi i saj u be qendra e qendrimit te karrocave qe transportonin pasagjere nga lagjet e tjere e veēanarisht ne Pazar te vjeter.Te gjitha keto bene qe ne "Parruce" te ngrihen dyqane relativisht te medhenj, e me vetrina.
    Ne vitin 1815 nje i huaj shkruante per "Parrucen" "…. megjithese lagje e re, ne "Parruce", jane ndertuar dyqane te bukura si ne Europe."
    "Parruca" krahasuar me lagjet e tjera dhe me qytetet e tjera u zhvillua aq shume sa kur dikush mendonte te bente diēka te bukur thoshte:"Do ta bej Parruce".Kjo shprehje perdoret edhe ne Tirane edhe ne Kukes etj. Kur dikush e kishte ndriēuar mire ambjentin i thonin "E paske ba Parruce".
    Ne "Parruce",perveē institucioneve kishte dyqane per te gjitha llojet e sherbimeve , kishte furra buke, klube, restorante, etj dhe shkollen shume te njohur me emrin "Shkolla e Parruces".

    Marre nga Libri Shkodra Bastion i qyteterimit Shqiptar
    Autori: Agim Parruca
    Shtypur ne shtypshkronjen "ILAR", Tirane 2001

    Eshte Autori i nje sere artikujsh, kryesisht me karakter historik per Shkodren, ne shume gazeta e revista shqiptare. Ne vitin 2000 botn se bashku me Prof.Dr.. Selami Pulahen librin "Lezha-veshtrim historiko-gjeografik".
    Eshte diplomuar ne Fakultetin Histori-Filologji, dega histori-gjeografi.Ka punuar mesues ne disa shkolla te mesme te qytetit si dhe ne Arkivin e Shkodres.

    Linku
    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...IluJ3HXYWpX-Zw


    http://www.shkoder.net/al/foto_d.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 12-12-2010 mė 11:58

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •