Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Kadaja dhe Kaderi ( Percaktimi i Zotit)

    Nuk ndodh asnjė fatkeqėsi nė tokė e as nė trupin tuaj, e qė tė mos jetė nė shėnime (libėr - Levhi Mahfudh) para se tė ngjajė ajo, e kjo pėr All-llahun ėshtė lehtė".

    Kadaja dhe Kaderi pėrfshin katėr gjėra:

    1- Diturinė; Dituria e Allahut subhanehu ue te'ala ėshtė mbi ēdo send qė ka krijuar dhe ēdo send qė ka ndodh qė po ndodh dhe do tė ndodhe gjithė kjo me diturin e Tij.

    2- Krijimin; Cdo send ėshtė e krijuar ėshtė krijimtaria e Allahut subhanehu ue te'ala.

    3- Deshirėn; Cdo send qė ndodh, ndodh me dėshirėn e Allahut subhanehu ue te'ala.

    I Lartmadhėruari thotė:

    "Pėr atė nga mesi qė dėshiron tė gjendet nė tė vėrtetėn. Po ju nuk mundeni, por vetėm nėse dėshiron All-llahu, Zoti i botėve!". (Et-Tekwir; 28-29)

    4- Shkrimin; Cdo send qė ndodh ėshtė e shkruar pėr kėtė kemi argument fjalėt e tė Lartmadhėruarit ku thotė:

    "A nuk e ke ditur se All-llahu di ēka ekziston nė qiell e nė tokė, e tėrė ajo ėshtė e shėnuar nė libėr, ajo pėr All-llahun ėshtė shumė lehtė". (El-Haxhxh; 70)

    Gjithashtu thotė:

    "Nuk ndodh asnjė fatkeqėsi nė tokė e as nė trupin tuaj, e qė tė mos jetė nė shėnime (libėr - Levhi Mahfudh) para se tė ngjajė ajo, e kjo pėr All-llahun ėshtė lehtė". (El-Hadid; 22)


    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kader do tė thotė matje, prerje, formėsim, trajtėsim. Nė ara*bisht, folja paskajore kadera do tė thotė caktim, ndarje nė pjesė dhe caktimi i njė pjese pėr secilin. Kurse folja e kohės sė shkuar kadera do tė thotė konkludoi, aksidentoi, ekzekutoi. Atėherė themi se kaderi ėshtė "mį jukaddirullahu mine'l-kadį ve jahkumu bih", "ajo qė Allahu caktoi dhe urdhėroi nga kadaja".1

    Para se ta trajtojmė ēėshtjen nė thellėsi, mendojmė se ėshtė e dobishme tė citojmė disa ajete kur'anore lidhur me kaderin.

    "Ēelėsat e tė fshehtės janė pranė Tij. Ai e di se ē'ka nė tokė e nė det. Nuk ka gjethe qė bie, nuk farė tė groposur nė thellėsitė e errta tė tokės, nuk ka gjė tė njomė e tė thatė qė tė mos jetė nė Librin e qartė!" (En'am, 6:59)


    "Nuk ka gjė tė fshehtė nė qiej e nė tokė qė tė mos jetė nė Librin e qartė!" (Neml, 27:75)

    "Pa dyshim, Ne i ngjallim tė vdekurit dhe i shėnojmė ē'marrin me vete e ē'lėnė pas. Ne e kemi shėnuar ēdo gjė nė njė Libėr tė qartė!" (Jasin, 36:12)

    "(O i Dėrguar!) Pa dyshim, ky libėr i zbuluar pėr ty ėshtė njė Kur'an i famshėm qė ndodhet nė Levhi Mahfudh!" (Buruxh, 85:21-22)


    "Dhe thonė: "Nėse jeni fjalėdrejtė, na e tregoni, kur do tė ndodhė ky ndėshkim?" Thuaju: "Atė e di vetėm Allahu. Kurse unė jam vetėm njė paralajmėrues!" (Mulk, 67:25-26)


    Nė njė kuptim, kadaja dhe kaderi janė e njėjta gjė, kurse nė njė kuptim tjetėr, kaderi ėshtė paracaktimi (vendimi i paracaktuar) i Allahut, kurse kadaja ėshtė ekzekutimi (akti ekzekutiv) i kėtij paracaktimi ose vendimi tė paracaktuar.

    Kaderi ėshtė, nga ana e Zotit qė zotėron dijen e pafund dhe qė i sheh si njė pikė tė vetme tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen pasi pėr qenien e tij nuk ka tė kaluar, tė tashme dhe tė ardhme, planizimi dhe programimi i universit me tėrė imtėsitė e tij, nga mikrobota nė mikrobotė, nga molekulat nė sistemet e gjer te njeriu nė planin e tyre informativ dhe me strukturėn e tyre informative, caktimi, pėrcaktimi, klasifikimi dhe miratimi i tyre sipas planeve dhe projekteve pėrkatėse dhe, me qėllim pėr t'i marrė tė gjithė kėta nga gjendja informative dhe e projektuar pėr t'i kaluar nė gjendjen e vullnetit, dėshirės dhe fuqisė dhe pėr t'i treguar nė shfaqjet e tyre tė jashtme trupore nė botėn e krijimit, pėrcaktimi dhe miratimi i tė gjithė kėtyre para se tė ndodhin, nė njė Libėr "tė qartė"[2].

    Libri i qartė ėshtė shkrimi (hedhja nė shkrim), nga ana e en*gjėjve tė nderuar tė Allahut, e materies qė sapo ka filluar tė zėrė vend nė vargun e shfaqjes (trupore), nė Tabelėn e Shkatėrrimit dhe nė Argumentim nė formėn e kopjeve tė Tabelės sė Kujtesės.

    Gjithashtu, kaderi ėshtė pėrputhja dhe koherenca mes asaj ēka arrin dhe fiton njeriu dhe asaj ēka krijon Allahu. Me fjalė tė tjera, kur njeriu inicion dhe i futet njė pune, Allahu, po deshi, e krijon atė punė. Ja, pra, kaderi ėshtė njohja eternale (pafillimisht mė parė) nga Allahu me dijen e tij tė pafundme e kėtyre dy specifikave kryesore si dhe, gjithashtu, pėrcaktimi dhe mira*timi eternal i tyre (para se tė ndodhin) nga ana e Tij.

    Kaderi nuk mund tė mendohet pa vėnė nė llogari vullnetin dhe arritjen e vetė njeriut.

    Nė gjithėsi sundojnė nė mėnyrė evidente kaderi, plani, programi, masa dhe ekuilibri. "Allahu e di se ē'bart ēdo femėr dhe se ē'ka nė mitra. Ēdo gjė ėshtė pranė tij nė njė masė tė caktuar." (Ra'd: 13:8) "E shtruam tokėn, ngulėm mbi tė male tė si*gurtė dhe nxorėm atje gjėra tė pėrshtatshme e tė matura." (Hixhr, 15:19) "E ngriti qiellin dhe vuri ballancėn." (Rahman, 55:7)


    Nė gjithėsi sundon njė kader aq i gjerė dhe gjithėpėrfshirės, saqė asgjė nuk mund tė pėrfytyrohet jashtė tij. Allahu qė e ka krijuar gjithėsinė, nga plasja e farės nė pranverė, nga lindja e njeriut nė lindjen e galaktikave, nė ēdo gjė, me diturinė e tij pėrfshirėse, ka pėrcaktuar njė plan dhe program dhe ka vėnė njė kader tė tillė qė, dje e sot, dijetarė, shkencėtarė dhe studiues nga tė katėr anėt e botės, me mijra veprat e tyre pėrpiqen tė bėhen interpretues tė kėtij rregulli, tė kėsaj harmonie e tė kėtij vendimi. Fakti qė edhe marksistėt, madje, i pranojnė disiplinat e pėrgjithshme me emėrtime tė ndryshme, si determinizėm, ka shumė rėndėsi pėrsa i pėrket pranimit nga kushdo, mik e armik, besimtar e mosbesimtar, se nė gjithėsi ekziston njė plan dhe kader. Ajo ēka mendojmė ne nuk mund tė jetė kurrė njė determinizėm siē e mendojnė marksistėt. Ne vetėm deshim ta prekim ēėshtjen nga kėndvėshtrimi i kaderit qoftė edhe nė njė kuptim tjetėr. Ē'ėshtė e vėrteta, edhe njė pjesė autorėsh islamė si Ibni Halduni duken si pėrkrahės tė njė lloj determinizmi dhe, si nė mendimin perėndimor tė kohėve tė fundit, pėr shembull nė historizėm, e pėrfshijnė kėtė determinizėm edhe nė jetėn e shoqė*risė, por ne, brenda mendimit sunnķt[3], e lidhim kėtė me kushte tė caktuara dhe e shprehim me "ndoshta". Brenda kėtyre pėr*masave, ne besojmė se nė ēdo gjė, ku pėrfshihet edhe vullneti i njeriut, sundon njė kader i pėrgjithshėm. Sigurisht, ndėrsa kur duam tė ndėrtojmė njė orė apo ndėrtesė, ne nė fillim pėrgatisim projektin e saj tė imtė duke vendosur qė nė letėr pėr ēdo detaj dhe raportet e tij me detajet e tjera. Atėherė, a mund tė mendohet qė mes kėtyre sistemeve marramendėse, brenda botės sė atomeve dhe nė marrėdhėniet mes njerėzve tė mos ketė njė plan dhe program tė caktuar? Ndėrsa njė apo shumė sisteme me njė tė mijtėn e rregullsisė dhe ekuilibrit tė kėsaj bote materiale qė drejtohet pa ndodhur nė tė as shmangia, ērregullimi apo pėrplasja mė e vogėl, nuk mund tė drejtohen as me kompjutera gjigandė, a ka mundėsi tė mendohen gjithė kėto universe me madhėsi dhe shkėlqim marramendės pa plan e pa program?

    Farat janė arkėza tė ngarkuara me kader. E gjithė jeta qė ka pėr tė kaluar nė tė ardhmen pema ėshtė regjistruar te fara me tė gjitha etapat dhe imtėsitė e saj. Shumė fara qė, pėr nga struktu*ra duken tė njėjta dhe pėrbėhen nga tė njėjtėt elementė tė thjeshtė, kur bien nė tokė, prej tyre dalin lule tė shumėllojshme, bimė dhe drurė tė njė mijė llojeve. Ēdo farė merr formėn dhe trajtėn informative dhe tė entitetit tė caktuar nga kaderi pėr tė ose brenda pėrmasave tė bėra kader (tė paracaktuara) pėr tė dhe del mbi tokė duke iu shfaqur syve vėzhgues me formėn, trajtėn dhe rrobėn e vet tė posaēme. Edhe sikur mijra rrobaqe*pės tė pėrpiqen pėr vite me radhė pėr t'i bėrė njė veshje tė tillė vetėm njė peme, jo mijrave, nuk do t'ia arrinin dot. Kurse qindra-mijra pemė ndoshta prej qindra-mijra vitesh janė kah ve*shin e zhveshin njėra pas tjetrės rroba tė prera e tė qepura pas asnjė gabim si tė ishin tė porositura pėr trupin e secilės mė vete. Dhe, duke e bėrė kėtė, mos janė ato vetė apo ėshtė njė ven*dosės i lartė qė u jep atyre atė formė, atė trajtė, atė kader?

    Si rrjedhojė e kushtėzimit ndaj njė kaderi dhe programi tė caktuar, spermatozoidi kurrė nuk gėnjen; me gjuhėn e kromozomeve, me detyrėn qė s'e humb toruan tė RNA-sė dhe DNA-sė dhe me shprehjen e qelizave, thotė "do tė bėhem njeri me gojė, gjuhė, buzė, sy, vetulla, veshė, fytyrė, ndjenja, aftėsi, etj." dhe bėhet.

    Sipas astrofizikanėve, ėshtė e qartė qoftė edhe pak se ē'dimensione ekzistojnė nė ēdo pikė tė universit, ē'efekt magnetik ekziston aty dhe se i ē'lloji ėshtė ai. Sepse intensiteti i sipėrfaqeve dhe forcave gjeometrike ekziston qė mė parė. Edhe me shpikjen e kompjuterave ėshtė kuptuar se ēdo qenie e krijuar nė univers nga atomet gjer te galaktikat, krijohet e programuar ose, e thėnė ndryshe, ėshtė njėkohėsisht e programuar. Sigurisht, ēdo gjė ėshtė e caktuar dhe e vėnė qysh mė parė nė Levhi Mahfudh (nė Tabelėn e Kujtesės).

    -------------------------------------------------
    [1] Kada (ose kaza – sipas trajtės tė bėrė traditė nė Shqipėri) qė do tė thotė ak*sident (nė filoz. akcidencė), ėshtė akti, aspekti praktik dhe ekzekutiv i kaderit, paracaktimit dhe vendimit hyjnor. Nė kėtė kuptim, kadaja ėshtė realiteti ime*diat i kaderit. Si kaderi, ashtu dhe kadaja janė tė shėnuara nė Levhi Mahfudh, Tabela e Kujtesės, ku pėrmbahet nė tėrėsi dhe hollėsi informacioni mbi ekzis*tencėn.
    [2] Nė origjinal: mubin, dallues, ndarės, diferencues i tė mirės nga e keqja, prandaj edhe i qartė e pa ekuivoke. Kur'ani dhe feja islame quhen "mubin", "diferencues", sepse mbajnė njė qėndrim dhe bėjnė njė vlerėsim diferencues dhe pa ekuivoke tė ēdo gjėje.
    [3] Nė origjinal: Ehl-i Sunnet ve'l-Xhemaat.


    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 16-12-2009 mė 18:10
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Edhe ėndrrat janė argumente tė ekzistencės sė kaderit. Ashtu siē e shpjeguam pjesėrisht nė temėn mbi shpirtin, pamja nė ėn*drra qė mė parė e njė ngjarjeje ēfarėdo qė do tė ndodhė nė tė ardhmen dhe realizimi identik i saj kur i vjen koha vė nė shesh se ēdo ngjarje ėshtė e caktuar dhe vendosur qysh mė parė. Po, ne e lexojmė nė ėndėrr qysh mė parė njė faqe tė librit tonė tė jetės dhe pastaj vėrejmė se ajo qė kemi lexuar vėrtetohet nė praktikė!

    Edhe fakti qė Kur'ani, Profeti dhe njerėzit e urtė tė lartėsuar shpirtėrisht njoftojnė nė kėtė apo atė mėnyrė pėr ngjarje qė ka*nė pėr tė ndodhur nė tė ardhmen, tregojnė se nė ēdo gjė sun*don kaderi; ndryshe, si do ta dinin diēka qė s'do tė ishte e shkruar, e pėrcaktuar dhe e vendosur?
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pyetje: Pse kanė hyrė kaderi dhe vullneti mes gjashtė parimeve besimore?

    Pėrgjigje: Shpesh herė, pėr shkak shprehie, njeriu ia dedikon vullnetit dhe mundėsive tė veta relative favoret qė i ka bėrė Allahu, duke thėnė "unė e bėra, unė fitova, unė e gjeta, unė e mėsova, unė e mendova", etj. Nė kėto raste, kaderi i del menjėherė para dhe i thotė: "Eshtė Allahu qė ju krijon ju dhe bėmat tuaja!" (Saffat, 37:96) Prandaj mos harro se kush je! A ėshtė e mundur t'i bėsh tė gjitha kėto punė me atė buton tė vogėl qė ke nė dorė? Jo!" E kėshtu, duke e shpėtuar njeriun nga krenaria, i siguron barazpeshėn dhe proporcionalitetin nė jetė.

    Nė shpirtin e njeriut ėshtė ndjenja e pėrvetėsimit tė bukurisė, aftėsive dhe produkteve, lavdėrimi dhe krenimi me to, madje, mė tej, rėnia nė ekstazė nga krenaria e lartė pėr to. Ja, kundėr njė ndjenje tė tillė, pėr tė treguar se i zoti i vėrtetė i tė gjitha bukurive, mirėsive dhe dobive nuk ėshtė egoja, por vetėm Allahu, ndėrkaq qė tė gjitha tė kėqijat dhe mėkatet burojnė nga egoja, kaderi bėn kėtė paralajmėrim: "Ēdo e mirė qė tė vjen ty, ėshtė nga Allahu, kurse ēdo e keqe qė tė vjen, e ke nga vetja. Ne tė dėrguam ty pėrfaqėsues te njerėzit dhe Allahu mjafton si dėshmitar pėr kėtė!" (Nisa, 4:79) Dhe ju kthejeni pas shiritin e kuj*tesės suaj pėr tė parė nė tė kaluarėn tuaj qė, ndėrsa ndodheshit mes mėkatesh, kaderi ju futi mes shokėve mė tė mirė, jua mje*koi mendjen dhe shpirtin, si pėrfundim, nė zemrėn dhe buzėt tuaja ēelėn burbuqet e mėshirės, kurse nė gjoksin tuaj u varėn medaljet e moralit dhe adhurimit. Mendoni mbi tė gjitha kėto dhe, pastaj, nėse mund tė thoni "unė i bėra", thoni!..

    Ēėshtja ka edhe njė aspekt tė dytė. Kohė pas kohe njeriu mund tė mendojė edhe kėshtu: "Meqė ėshtė Allahu qė na ka krijuar edhe mua, edhe bėmat e mia, meqė unė nuk mund tė dėshiroj gjė pa dėshiruar Ai dhe meqė unė jam pothuaj si njė robot i programuar nga kaderi, atėherė cila ėshtė pjesėmarrja apo ndėrhyrja ime nė bėmat e mia qė tė jem pėrgjegjės dhe fajtor (mėkatar)?" Kėshtu, ai mund tė bjerė nė gropėn e fatalizmit[1]. Dhe, pėrballė njė rreziku tė tillė, nxjerr para vullnetin e vet dhe, duke hipur nė anėn tjetėr tė peshores, thotė: "Jo! Je i pėrgjegjshėm dhe pėrgjegjės! Ashtu siē je pėrgjegjės pėr tė besuar dhe adhuruar, je pėrgjegjės edhe pėr tė gjitha tė kėqijat qė ke bėrė dhe tė gjitha mėkatet ku ke rėnė!" Nė kėtė mėnyrė, siguron drejtpeshimin e duhur. Atėherė, themi se as kaderi s'ėshtė mbėshtetje pėr t'ia ngarkuar drejtpėrdrejt besimin, mosbesimin, pėrgjegjėsinė, pendimin dhe mėkatet dhe kėllėf pėr t'i mbuluar shėmtitė e egos, as vullneti s'ėshtė mjet dhe shkak qė njeriu t'ia dedikojė vetes aftėsitė, mirėsitė dhe bukuritė e krijuara tek ai nga Allahu duke thėnė faraonisht "unė" dhe, duke harruar tėrė dobėsinė dhe varfėrinė e vet, t'i quajė tė tijat dhuntitė e favorizuara pa shpėrblim nga Allahu. Ne mund tė shpėtojmė nga rreziku qė vullneti ynė tė hedhė tė dy duart menjėherė mbi tėrė bukuritė, mirėsitė dhe dobitė dhe tė krenohet e tė mbahet mė tė madh me virtytet dhe vlerat qė i rrinė sipėr si njė kėmishė e dhėnė amanet, vetėm me anė tė kaderit; nė anėn tjetėr, mund tė shpėtojmė nga rreziku qė egoja jonė tė tentojė tė shmanget nga pėrgjegjėsia dhe pėrgjegjėsitė, vetėm me anė tė vullnetit dhe ėshtė pikėrisht kjo "sirati mustakim", "rruga e drej*tė" e trajtimit tė vullnetit dhe kaderit.

    Njeriu ka dy duar mjaft tė shkurtra pėr t'i arritur mirėsitė dhe bukuritė, kurse dy duar mjaft tė gjata pėr t'i arritur mėkatet dhe prishjet. Njėrės prej kėtyre dy duarve tė gjata i duhet dhėnė pendim dhe pendesė qė t'i bėhen pengesė prirjes sė egos ndaj tė kėqijave dhe mėkateve, t'ia thyejnė veprimet e pėrdhunshme dhe t'i mbyllen tė gjitha rrugėt qė ēojnė nė xhehennem, kurse tjetrės, lutje, orientim dhe nėnshtrim ndaj Zotit pėr ta aktivizuar drejt mirėsisė, forcė dhe dėshirė ndaj bukurive pėr ta entuziazmuar nė rrugėn e xhennetit.

    Njė kujtesė e rėndėsishme:

    "E kaluara dhe fatkeqėsitė shihen nga kėndvėshtrimi i kaderit, kurse e ardhmja dhe mėkatet, nga kėndvėshtrimi i vullnetit!"

    Me njė vėshtrim tė tillė, njeriu edhe pajtohet me shqetėsimet dhe fatkeqėsitė e sė kaluarės duke thėnė "paska qenė kaderi im", dhe s'bie nė pesimizėm, edhe tregon se ėshtė i vetėdijshėm pėr pėrgjegjshmėrinė dhe pėrgjegjėsinė e tij nė vlerėsimin e tė ardhmes sė vet.

    Pėr njeriun qė nuk mundet t'i shohė tė kaluarėn dhe fatkeqėsitė e hequra nė tė kaluarėn, nga kėndvėshtrimi i kaderit, bėhet e pashmangshme qė tė mbetet i paralizuar para ēdo ngjarjeje shpresėthyese dhe persekutuese, qė tė ankohet vazhdimisht pėr gjendjen e vet, ta godasė kokėn sa andej-kėtej, pėr mė tepėr, si pėrfundim, tė bjerė nė batakun e mėkatit dhe dėfrimit. Kurse pėr njeriun qė nuk mundet ta shohė tė ardhmen nga kėndvėshtrimi i vullnetit, bėhet gjithashtu e pashmangshme qė t'ia ngarkojė tė kėqijat dhe mėkatet e veta kaderit dhe tė fundoset mė thellė nė batakun e dėfrimit. Ashtu siē ia dyfishon njeriut fatkeqėsitė dhe ia vyshk dhe than botėn ndjesore dhe jetėn shpirtėrore ankesa ndaj fatit, ashtu dhe shmangia dhe ēaktivizimi i vullnetit janė, nė tė njėjtėn mėnyrė, njė gabim i madh dhe, pėr tė keqe tė vet, dorėzim i mendjes dhe zemrės egos, djallit dhe mėkateve. Nė kėto kushte, jemi tė detyruar ta rregu*llojmė jetėn duke vėnė nė njė anė tė peshores vullnetin dhe nė anėn tjetėr, kaderin, pėr ta mbajtur peshoren e jetės nė ekuilibėr.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 16-12-2009 mė 18:29
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Selam Fisnik

    Edhe te kam pyet tek tema qe kam hap une por se ke marr mundin me u pergjegje , po te beje te njejten pyetje .

    Kjo tem sikur bie ne kontradikt me vetveten .

    Po te pyes sinqerishte , pse egziston dita e Gjykimit ??

    Pse ne duhet me dhen llogari kur e kem patur te shkruar qdo gje qe ka me ndodhe ??

    Une po bazohem ne keto ajete : 17:14.
    "Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot llogaritės i vetvetes".
    21:1.
    Njerėzve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė.
    21:47.
    Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės

    Po te pyes me msu te vertet e jo me bo shaka a diqka tjeter .

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pyetje: A mund tė lexohet kaderi i njeriut nga vijat e duarve ose tė fytyrės?

    Pėrgjigje: Personat qė merren seriozisht me ēėshtjen e shpirtit, krahas thėnies se shpirti i njeriut ėshtė dublanti i tij ose ka njė trup precedencial, flasin edhe pėr fatin e paracaktuar e tė parashkruar tė tij. Pretendohet se, kur njihen entiteti dhe funksionet e caktuara tė shpirtit, mund tė njihen nė njė raport tė caktuar edhe se ē'ka pėr t'i ndodhur njeriut nė tė ardhmen, tė cilat, Allahu, po tė dojė i bėn tė njohura dhe i tregon.

    Gjithashtu, ata qė merren me shkencėn e fizionomisė[2], domethėnė me kuptimet qė shpreh struktura materiale, munden tė tregojnė qoftė edhe pjesėrisht, nga vijat e dorės si shprehje tė reflektimit tė kaderit nė materie (trup) nė formė vijash, ato qė kanė pėr t'i ngjarė njeriut nė tė ardhmen. Tė mos keqkuptohemi, kjo nuk do tė thotė njohje e tė fshehtės, por vetėm, duke pėrfituar nga shenjat dhe gjurmėt e vėna nga Allahu nė trupin tonė, funksioni i mundėsisė sė njeriut pėr t'i njohur disa aspekte tė jetės sė vet. Vetėm Allahu mundet ta njohė tė fshehtėn nė kuptimin e plotė tė fjalės, ndėrkaq qė e fshehta nuk pėrbėhet vetėm prej kėtyre lloj informacionesh!

    Pėrpjekja pėr ta lexuar kaderin duke parė shenjat dhe gjurmėt e vendosura nga Allahu nė trupin tonė ėshtė njė ndėr ēėshtjet ekzistuese edhe nė periudhėn e Profetit. Nė atė kohė, njerėzit qė e bėnin kėtė punė quheshin "kaifė", lexues tė fatit. Nė njė kohė kur ishin pėrhapur thashetheme mbi birėsinė e Usa*me-s ndaj Zejd bin Harithit, libertit tė Profetit, Profeti pati sjellė njė kaif pėr t'u dhėnė pėrgjigje thashethemeve. I ati dhe i biri qėndronin shtrirė tė mbuluar krejtėsisht me pėrjashtim tė shputave tė kėmbėve. Kaifi pati parė vijat e shputave tė kėmbėve tė tė dy personave dhe pati thėnė se ata kanė lidhje me njėri-tjetrin. Me kėtė mėnyrė, Profeti ua pati vėrtetuar njė tė vėrtetė qė e dinte, atyre qė merrnin vesh nga gjuha e kaifėve, dhe i pati thėnė Hz. Aishesė: "O Aishe, Usame ėshtė i Zejdit!" Nuk mund tė mendohet qė Profeti i cili dinte gjėra edhe mė tė rėndėsishme nė bazė tė njoftimeve tė Allahut, tė mos e dinte gjendjen e Usa*mes, por, duke sjellė njė kaif, pati dashur tė pėrdorte si argument njė institucion tė pranuar nga populli dhe tė shtresuar nė jetėn shoqėrore. Sigurisht, nuk mund tė dyshohej mbi pretendimin e Profetit[3] i cili, siē thotė Kur'ani, "nuk fliste nga vetja"! (Nexhm, 53:3)

    Nė kėtė ngjarje mund tė ketė edhe nxitje pėr t'iu drejtuar fjalės sė specialistėve. Po kėshtu, edhe nė ngjarjen e lidhjes tė pemėve, Profeti u pati thėnė njerėzve: "Ju i njihni punėt e kėsaj bote!" Kėtu nuk nėnkuptohet "unė s'i di". Po s'diti Profeti, kush do tė dijė? Nė kėto fjalė mund tė jenė ndjekur kėto synime:

    a) Kompliment pėr sahabet, shokėt e Profetit.

    b) Nė atė kohė, njė pjesė sahabesh ende bartnin njė sėrė bindjesh dhe botėkuptimesh nė kundėrshtim me besimin monoteist, siē ishte dedikimi i ndikimit tė vėrtetė shkaqeve. Kėshtu, natėn para paqes sė Hudejbijes pati ndodhur njė ngjarje e ngjashme. Atė natė pati rėnė shi dhe, tė nesėrmen, Profeti u pati thėnė kėshtu sahabeve: "Sot disa u gdhinė besimtarė, kurse di*sa, mohues!" "Si ka mundėsi?" – Patėn thėnė sahabet. Dhe Profeti u pati bėrė kėtė shpjegim: "Kush ka thėnė se shiun e lėshoi ylli Sirius, ka gdhirė mosbesimtar, kurse kush ka thėnė se shiun e lėshoi Allahu, ka gdhirė besimtar!" Po si kjo, nė atė ko*hė pemėt e hurmave lidheshin[4] duke patur bindjen se nga ky veprim ritual merreshin patjetėr prodhime tė mbara. Qėndrimi i Profetit ndaj kėsaj bindjeje pati pasur dy qėllime: edhe t'u jepte mėsim njerėzve se ēdo gjė ishte nė dorė tė Allahut, prandaj shkaqet nuk kishin ndonjė ndikim tė madh mbi pėrfundimet, edhe t'u sugjeronte me fjalėt "ju i dini punėt e kėsaj bote" se nuk ėshtė kusht qė shkaqet e mundshme tė nėnvleftėsohen nė mėnyrė absolute.

    c) Nisur nga cilėsia e Hz. Muhammedit si profet dhe imam i njerėzve gjer nė kiamet, kjo fjalė mund tė merrej si prirje pėr t'i dhėnė asaj karakter juridik. Mirėpo nė jetėn e njeriut ka njė sėrė ēėshtjesh qė s'kėrkojnė interpretime dhe zgjidhje juridike, siē ja*nė ēėshtjet e zakonshme tė jetės qė i pėrkasin pėrvojės sė pėrditshme dhe rutinės dhe kalohen ose kapėrcehen nė heshtje. Ndėrkaq, shkencat pėrparuan aq shumė, saqė pėr tė nxjerrė zogj, vezėt nuk lihen 21 ditė nėn klloēkat. Tani inkubatorėt nxjerrin zogj me metoda teknologjike me produktivitet tė lartė. Po kėshtu, pėr tė marrė prodhim tė pandėrprerė dhe me ren*diment e cilėsi mė tė lartė, pėrdoren serat. Kush e di, ndoshta nė tė ardhmen, me anė tė pasqyrave gjigande tė vendosura nė stacionet kozmike, do tė mund tė reflektohet drita dhe energjia diellore nė vendet e ftohta pėr tė marrė, siē thotė Kur'ani, fruta nė ēdo stinė. Nė pėrfundim, do tė arrihet njė bollėk i tillė saqė nuk do tė gjendet njeri pėr t'i dhėnė zeqat!

    d) Duke thėnė "ju i dini punėt e kėsaj bote", Profeti lė portė hapur pėr tė ardhmen! Nga njė aspekt tjetėr, duke mos u thėnė nė mėnyrė tė pėrcaktuar "lidhini" ose "mos i lidhni", Profeti ua ka lėnė tė lirė njerėzve ndėrgjegjet dhe vullnetet si dhe i ka nxi*tur tė pėrpiqen e tė bėjnė kėrkime pėr ta gjetur vetė se si ėshtė mė e mira!

    Shkurt, besimi te kaderi ėshtė domosdoshmėri e tė qenit besimtar i plotėsuar. Ashtu siē u besojmė Allahut, tė dėrguarit tė fundit, profetit Muhammed, profetėve tė tjerė, engjėjve, librave tė shenjtė dhe ringjalljes, ashtu jemi tė detyruar t'i besojmė edhe kaderit. Kėto parime besimi janė si rregulla dhe shtylla tė jetės sė kėtushme nė emėr tė fitimit tė jetės sė amshuar. Kur ta trondisim njėrin prej rregullave ose njėrėn prej shtyllave, kemi tronditur ndėrtesėn qė jemi pėrpjekur tė ngremė ose, nė rastin mė tė keq, e kemi shembur. Kur'ani dhe hadithet pėrqėndrohen seriozisht mbi kaderin. Pas ringjalljes, ēėshtjet mbi tė cilat ndo*shta pėrqėndrohet mė shumė, janė dėshira, dija dhe vendimi i Allahut. Nė shumė hadithe, kaderi trajtohet jo brenda parimeve tė tjera fetare, por, mbėshtetur mbi kuptimin dhe rėndėsinė, atje ku flitet mbi Individualitetin Hyjnor dhe atributet e Tij dhe bashkė me to. Kjo do tė thotė se besimtari qė kėrkon t'i besojė Allahut nė atė kuptim qė do Allahu, ėshtė i detyruar t'i besojė kaderit. E thėnė ndryshe, besimi te kaderi ėshtė domosdoshmėri e pėrsosmėrisė sė besimit nė Individualitetin e Zotit, domethėnė, ai qė nuk i beson kaderit, nuk konsiderohet se i beson ashtu siē duhet Allahut dhe madhėshtisė sė Tij.

    Ēdo njeri i beson kaderit sipas nivelit tė vet, sepse afėrsia intuitive[5] ndaj Allahut dhe marrėdhėniet me Tė janė tė ndrysh*me. Ai qė ėshtė nė fillimet e besimit ose ka mbetur aty ku e ka filluar, duhet t'i besojė kaderit si njė formulė fetare para sė cilės e ndjen veten, pėr inerci, tė detyruar, dhe si njė parakusht tė besimit. Kurse njė besimtar i pėrplotėsuar, me njė pėrvojė tė gjatė besimi, qė ka arritur ta ndjejė nė thellėsitė e ndėrgjegjes veprimin dhe administrimin e Allahut mbi ēdo gjė, pėr ēka dhe ka merituar tė shohė sesi "Allahu ėshtė bėrė syri i tij qė i sheh, veshi qė i dėgjon, dora qė i kap, ...", thotė pa asnjė lėkundje dhe mundėsi pėr tė kundėrtėn, "mė duket sikur Allahu ma lėviz gishtin". Dhe kjo ėshtė njė ēėshtje kuptimi, njohjeje dhe kėnd*vėshtrimi.

    Kaderi nuk ėshtė ēėshtje dijeje dhe veprimi, por ndėrgjegjeje dhe statusi. Njė njeriu qė s'ka shijuar mjaltė, sado qė t'i flisni pėr shijen, pėrmbajtjen dhe dobitė e mjaltit ose ēfarėdo qė tė shkruani lidhur me kėtė, nuk do tė bėni mbi tė as efektin qė mund tė bėjė sikur ai tė shijojė vetėm njė gisht mjaltė! Ndėrsa ekzistenca e Allahut, profetėsia dhe ēėshtjet kur'anore mund tė shpjegohen me analiza shkencore, pėr ta njohur kaderin me vetėdijen e mirėsisė, sikur e shihni si akt tė Allahut, ju duhet tė trazoni fletėt e ndėrgjegjes.

    Kaderi ėshtė njė subjekt delikat qė tė bėn tė tė rrėshqasin kėmbėt. Ashtu siē njeriu mund tė rrėzohet pėr ēdo ēast kur ndo*dhet mbi njė truall rrėshqitės, ashtu dhe kaderi ėshtė njė truall rrėshqitės qė mund tė tė ēojė nė humbje. Disa dijetarė i kanė ndaluar nxėnėsit e tyre tė flasin mbi ēėshtjen e kaderit, kurse atyre qė u kanė thėnė "por ju flisni, ama", u janė pėrgjigjur kėshtu: "Flas pėr tė folur, por sikur mbi krye tė mė kishte qėn*druar njė zog dhe tė dridhesha nga frika se mos mė ikte!"

    Pėr tė dhėnė njė mendim ose pėr tė arritur nė njė mendim mbi kaderin, duhet qė kėto katėr specifika kryesore tė kuptohen mirė. Ne jemi tė opinionit se ēdo ēėshtje lidhur me kaderin mund tė shpjegohet me kėto katėr baza:

    1) Nivelet e kaderit janė: plani dituror, shkrimi, dėshira, krijimi.
    2) Dija e Allahut i njeh tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen si njė moment i vetėm.
    3) Kuptimi, pėrmbajtja dhe argumentet qenėsore tė vullnetit tė pjesshėm.
    4) Pėrputhja mes kaderit dhe vullnetit tė pjesshėm dhe marrėdhėniet mes tyre.

    -------------------------------------------------

    [1] Nė origjinal: xhebrilik, fatalizėm.
    [2] Nė origjinal: ilm-i kijafet.
    [3] Ndėrkaq, edhe pėr kėtė rast, fakti qė thėnia e kaifit qe pėrputhur me prete*ndimin e Profetit, tregon se Profeti ishte absolutisht i sigurtė se kaifi do tė tho*shte ashtu, ndryshe, nuk do tė rrezikonte para opinionit publik.
    [4] Nė origjinal pėrdoret fjala "aşılama" qė ka disa kuptime: shartim, lidhje, vaksinim, ngjitje, etj. Nė ngjarjen pėrkatėse bėhet fjalė pėr zakonin e arabėve, zakon qė e gjejmė edhe tek tė gjithė popujt, pėr t'i lidhur pemėt nė pranverė. Siē dihet, riti i lidhjes sė pemėve nė pranverė, i mbetur nga paganizmi, ėshtė njė lloj nomatisjeje me qėllim qė pemėt tė japin atė vit prodhim tė mbarė. Ndėrkaq, nė pranverė, bimėve dhe pemėve u bėhen edhe shumė shėrbime tė tjera praktike e reale si krasitja, shartimi, etj. Vetėm se, bie fjala, nėse krasitja ėshtė njė trajtim masiv i bimėve, shartimi ėshtė njė trajtim edhe jomasiv, edhe shumė i kufizuar. Kėshtu, as qė mund tė mendohet qė arabėt u bėnin hurma*ve shartim masiv nė pranverė, prandaj, mė tepėr se pėr shartim, nė kėtė ngja*rje bėhet fjalė pėr ritin e lidhjes sė pemėve qė ėshtė njė trajtim masiv i tyre.
    [5] Nė origjinal: marifet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 16-12-2009 mė 18:29
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vllacko, pyetje bene me vonė, nese mund te lexosh lexo, nese jo hesht, sepse tema vazhdon dhe qdo paqartesi qe ke nese je i interesuar do ti kesh te kjarta ne teme.

    Kalo mire dhe mundesisht kursem prej replikave
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kadaja dhe kaderi nga kėndvėshtrimi i dijes hyjnore.

    Nga kėndvėshtrimi i dijes hyjnore, kadaja dhe kaderi janė caktimi nga ana e Allahut i planeve dhe programeve tė tė gjitha pjesėve tė materies dhe tė dukurive dhe ngjarjeve qė do tė shfaqen dhe ndodhin gjer nė kiamet, si dhe trupėzimi (konkretizimi) i tyre cilėsor-sasior. Para se tė krijohej universi (gjithėsia), sipas shprehjes sė hadithit, "Allahu ishte dhe asgjė tjetėr nuk ekzistonte". Kur ky univers krijimi dhe shkatėrrimi nuk ishte krijuar ende, Allahu e caktoi ēdo gjė me dijen e Tij gjithėpėrfshirėse dhe tė pafundme. Ky akt ishte caktimi dhe konkludimi i ēdo gjėje nė dijen e Allahut. (Hixhr, 15:21)

    Allahu ėshtė pėrtej ēdo gjėje qė mund tė shkohet nė mendje, Ai ėshtė krejt i ndryshėm nga ē'mund tė mendohet, Ai nuk ka asnjė lloj ngjasimi me krijesat dhe robtė e Tij. Por, pėr ta shpjeguar kadanė dhe kaderin nga kėndvėshtrimi i dijes hyjnore – mos bėfshim gabim – ndoshta mund tė japim kėtė shembull:

    Kur njeriu dėshiron tė bėjė diēka, nė fillim e sajon, e pėrfytyron dhe e projekton nė mendje, pastaj kalon nė etapėn e dytė, e projekton nė letėr, pastaj vjen etapa e tretė, fillon zbatimin e saj nė praktikė e, kėshtu, gjersa ta pėrfundojė plotėsisht, gjėja e menduar prej tij merr formė konkrete, fiton pėrmasa cilėsore e sasiore etapė pas etape. Ja, ky ėshtė trupėzimi (konkretizimi) cilėsor dhe sasior nė botėn materiale i gjėsė sė menduar si ide.

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kada-ja ėshtė vėnia nė veprim e konkluzioneve dhe vendimeve tė marra nga Allahu nė Levhi Mahfudh (Tabela e Kujtesės), pra, nė Librin Kryesor, kur u vjen koha dhe me anė tė vullnetit tė njeriut, domethėnė, ekzekutimi i paracaktimit hyjnor.

    Veē Tabelės sė Kujtesės, Allahu ka edhe librat levhi Mahv ve Isbat (Tabela e Prishjes dhe Provės). Siē e kemi thėnė edhe mė parė, Levhi Mahfudh (Tabela e Kujtesės) ėshtė "Imami Mubin" ose "Ummul Kitab", pra, nė tė nuk ndodh fshirje dhe ndryshim. Kurse "Tabela e Prishjes dhe Provės", siē thuhet nė ajetin, "Allahu e fshin atė qė do dhe e lė nė vend atė qė do; Libri Kryesor ėshtė tek Ai" (Rad, 13:39), ėshtė libri ku Allahu, me ligjin e faljes, bėn ndryshime nė vendimet dhe konkluzionet e paracaktuara prej Tij duke anuluar ekzekutimin e tyre.

    Ligji i faljes e prish kadanė (ekzekutimin). Pėr shembull, njė njeri pėr tė cilin do tė ekzekutohet njė vendim i paracaktuar, duke pėrdorur njė mundėsi specifike tė vetėn, hyn nė marrėdhėnie me Allahun, fiton afėrsi me Tė ose, duke kryer akte tė pėlqyeshme pėr Tė, si lutjet dhe sadakatė, bėn qė, si rrjedhojė, Allahu tė bėjė njė falje tė posaēme pėr tė, ta anulojė ekzekutimin dhe ta ndėrrojė nė favor tė tij.

    Pėr shembull, njeriu del nga shtėpia me qėllimin dhe prirjen pėr tė shkuar nė vendin e mėkatit, pra, "shtyp butonin" e kryerjes sė njė mėkati. Atėherė, edhe Allahu, sipas dėshirės dhe vullnetit tė njeriut, do ta realizojė aktin pėrkatės duke e ēuar njeriun nė vendin e mėkatit, si dhe rezultatet e atij akti, mėkatin pėrkatės. Mirėpo mund tė ndodhė qė, njė sjellje ose qėndrim i mirė i atij njeriu ta vėrė nė veprim mėshirėn hyjnore dhe Allahu t'i nxjerrė nė rrugė njė shok tė mirė qė ta ēojė jo nė vendin e mėkatit, por nė njė vend mirėsie e bukurie dhe, kėshtu, ta ndryshojė nė favor tė tij vendimin dhe ekzekutimin (kadanė) e merituar nga ai me vullnetin e vet. Ja, pra, ndryshimi me shkak ose pa shkak nga Allahu nė favor tė njeriut i njė vendimi ose ekzekutimi tė caktuar pėr tė, ėshtė falje dhe mirėsi pėr atė njeri.

    Ndėrkaq, ne nuk kemi tė drejtė ta pyesim Allahun: "Pse s'e lejove tė shkojė nė vendin e mėkatit kur ai e kishte vėnė si qėllim atė?" "Pse e ndryshove kadanė pėr tė me falje dhe mirėsi?" Ai e favorizon atė qė do me aq sa do, Ai e ēon nė rrugė tė drejtė atė qė do dhe nė rrugė tė shtrembėr, atė qė do. Prandaj, tė gjitha tė mirat tona janė favori i Allahut kurse tė gjitha tė kėqijat tona janė pėrmbajtja jonė. (Nisa, 4:79) Ndėrkaq, shumė herė, kur ne jemi duke u rrėzuar kokėposhtė me mėkatet dhe tė kėqijat tona, na kap pėr dore e na shpėton. Ky ėshtė favori i Tij! Me kėtė favor, Allahu u bėhet pengesė ngatėrresave dhe fatkeqėsive, gjithashtu, nuk e lejon njeriun tė zhytet nė mohim dhe mėkat. Kėto janė falja dhe mirėsia e Tij madhore pėr disa njerėz qė nuk e meritojnė e nuk janė tė denjė pėr falje e mirėsi!

    Po qe se Allahu nuk do ta prishte kadanė me faljen dhe mirėsinė e Tij, por do ta krijonte aktin qė dėshiruam dhe inicuam me vullnetin tonė, kjo do tė ishte thjesht njė zbatim drejtėsie. Kurse po tė mos e krijonte, kjo do tė ishte njė favor dhe mirėsi e posaēme. Siē pohohet shpesh nė Kur'an, Allahu e ka lidhur shkatėrrimin e popujve nga ana e Tij me kėmbėnguljen e tyre nė mohim, politeizėm, padrejtėsi, dhunė, kundėrshtim dhe revoltė. Mirėpo populli i Junusit, sapo pati nisur t'i vinte fatkeqėsia ndėshkuese, pati nisur tė lutej dhe, si pėrfundim, Allahu e pati larguar fatkeqėsinė dhe ndėshkimin e tyre, domethėnė, falja dhe mirėsia e patėn prishur kadanė pėr popullin e Junusit.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 mė 05:55
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pyetja : Me dua (Lutje) a mund te ndryshohet Kaderi dhe Kadaja?

    Hadithi i Muhamedit a.s e pohon njė gje te tillė: “Asgjė nuk e zbraps kaderin veē duasė...” dhe poashtu hadithi tjeter pohon se Duaja apo lutja mund ta ndryshoj kaderin dhe kadan:
    “Ruajtja nuk mund tė tė bėjė dobi ndaj kaderit, por duaja tė bėn dobi nė ēėshtjet qė kanė ndodhur, dhe kanė pėr tė ndodhur. Dhe vėrtetė duaja takohet me fatkeqėsinė dhe e lufton atė deri ditėn e gjykimit”.


    Ibn Kajjim el-Xhewzijah thotė nė “Ed-da’ wa dawa’ ” : “Ka tre raste nė lidhje me duanė dhe kaderin.

    Sė pari, duaja mund tė jetė mė e fortė se kaderi, kėshtu qė e largon atė (kaderin nė lidhje me ēėshtjen pėr tė cilėn bėhet duaja) pėrgjithmonė.

    Sė dyti, mundet qė duaja tė jetė mė e dobėt se kaderi, kėshtu qė kaderi ndodh por duaja e zbut atė pak.

    Sė treti, duaja dhe kaderi janė tė barabarta nė fuqi, kėshtu qė ato ndalojnė njėra-tjetrėn qė tė ndodhin”.




    "Tabela e Prishjes dhe Provės", siē thuhet nė ajetin, "Allahu e fshin atė qė do dhe e lė nė vend atė qė do; Libri Kryesor ėshtė tek Ai" (Rad, 13:39), ėshtė libri ku Allahu, me ligjin e faljes, bėn ndryshime nė vendimet dhe konkluzionet e paracaktuara prej Tij duke anuluar ekzekutimin e tyre.



    Ligji i faljes e prish kadanė (ekzekutimin). Pėr shembull, njė njeri pėr tė cilin do tė ekzekutohet njė vendim i paracaktuar, duke pėrdorur njė mundėsi specifike tė vetėn, hyn nė marrėdhėnie me Allahun, fiton afėrsi me Tė ose, duke kryer akte tė pėlqyeshme pėr Tė, si lutjet dhe sadakatė, bėn qė, si rrjedhojė, Allahu tė bėjė njė falje tė posaēme pėr tė, ta anulojė ekzekutimin dhe ta ndėrrojė nė favor tė tij.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 mė 06:22
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •