Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Refimet e adjutantit te Mbretit Zog

    Shkeputur nga "Biografia e Mbretit Zog"

    Duhet te ishe ne kohen e gjeneraleve te Zogut, Aranitasi dhe Mirdaic, qe te kuptoje, se cfare eshte pergjegjesia e mbrojtjes se vendit, perpara nje agresioni fashist. Te dy ata pohojne kryelarte para mbretit se: Shqiperia megjithese me nje potencial te vogel, do te mbroje territorin e saj. Te dy gjeneralet, njeri kryekomandant i ushtrise dhe tjetri shefi i shtatmadhorise, madje edhe e kane hartuar vete planin e mbrojtjes.

    Plani eshte i thjeshte dhe ai konsiston ne ndarjen e bregdetit ne segmente, ku do te ishte ushtria, e cila do te ishte perballe agresorit (megjithese me vetem gjashte dite municion) dhe ne mbeshtetjen e kesaj njesie, me forcat e xhandarmerise. Ne keto momente edhe kjo strukture mban detyra luftarake. "Gjithshka, te behet pa i bere italianet qe te kerkojne shkak per lufte", insiston Zogu, ne cdo moment. Duke harruar, se gjate viteve te tij ne Shqiperi, italianet jane futur edhe shume me teper, sesa e mendon ai. Ata jane kudo dhe e qesendisin me veprimet e tyre ekzekutivin shqiptar. Musa Juka, ministri i tij i brendshem, detyrohet qe ti shprehe hapur mbretit, ate qe i fshihet deri tani. Ushtria shqiptare, megjithese ka dite qe ka marre detyrat e saj per te luftuar, deri tani ka marre masa te thjeshta, qe jane shume larg skemes mbrojtese te vendit. Per Zogun behet mese e qarte: Vendi i tij eshte larg urdhrave dhe besimit te fryre, qe i shfaqin vartesit e tij ushtarake. Gjithsesi, kujtimet e shkruara nga dora e adjutantit, ne shume vende te diktuara edhe nga Mbreti Zog, ende nuk mund te japin te qarte idene se njerezit nuk duan qe ti binden Monarkut, ato thjesht konfirmojne se Italia e kishte pushtuar prej kohesh Shqiperine. Nuk ka me nevoje per "Kalin e Trojes", shqiptaret e kane mirepritur vete kete realitet, me sa duket. Pas ketyre, te duket se edhe perpjekjet e asaj kohe per te demostruar kunder fashizmit kane qene shume larg bindjes se "Atdheu ishte ne rrezik". B.an

    Zogu I kupton pamundesine e mbrojtjes kombetare te Shqiperise

    Monarku shqiptar merr premtimin nga kryekomandanti i ushtrise Xhemal Aranitasi dhe Shefi i Shtatmadhorise Gustaq Mirdaic, per funksionimin e sistemit te mbrojtjes se vendit. Nderkohe, Jakomoni, i derguari italian ne Shqiperi, kerkon falje per kerkesen e Italise dhe perserit nje kerkese te dyte. Ku Italia te kishte nje prani thjesht Ushtarake ne Shqiperi, nen drejtimin e Zogut per sigurine e vendit. Ky i fundit i hedh perseri poshte me delikatese kerkesat, per te ruajtur ende Traktatin e Miqesise, qe ekziston mes te dy vendeve. Por, mbreti shqiptar duket se ende nuk ka llogaritur fjalet, qe i rezervohen ne audience nga Ministri i tij i Brendshem Musa Juka: Italianet i dine te gjitha pergatitjet e Shqiperise, ndryshe nga urdhri i prere i mbretit. Dhe asnje nga urdhrat ne Ushtri dhe Xhandarmeri nuk eshte zbatuar si duhet

    Pallati nate e dite qendron me dyert hapur, lloj-lloj bisedimesh behen mes tij. Mbreti duke i mbledhur si Keshillin Ministror dhe Komandantet e ushtrise e te xhandarmerise, ju tha: "Sic po e shihni, punet me Italine jane mjaft te kritikueshme dhe une nuk shoh asnje permiresim. Telegramet e letrat e Musolinit jane pluhur syve, e per te fituar kohe, per te pare mire qendrimin e Europes, e te ballkanasve. Musolini kete here eshte i vendosur te perdore forcen kunder Shqiperise. Pra, sic ju kam urdheruar me kohe: Duhet te jemi te gatshem ne cdo cast, megjithese Shtetet e Medhaja si Britania e Madhe e Franca, na keshillojne qe te rrime urte. E mos t'i japim ne shkak konfliktit. Gjithsesi, Italia duke perfituar nga kjo, qe Britania, as Franca nuk jane te gatshem, do te luaje karten e fundit.

    Edhe po ju them se Jugosllavia eshte kryekeput nga fashizmi dhe Greqia trembet nga kercenimet e Musolinit. Ajo ka mundesi te jete keshilluar nga Britania e Madhe, kujtoj, se kjo ka ardhur nga mosmbajtja e premtimeve qe na pat dhene Kryeministri Grek Mataksait, edhe pse, sa kohe me pare, ajo trembet".

    "Pra, -tha Mbreti Zog,- e gjithe veprimtaria e sakrificat e vendimet e marrura jane per mospranimin ne asnje menyre te sendeve, qe cenojne pamvaresine e ndershmerine e Kombit Shqiptar".

    "E kjo,- tha Mbreti,- tani varet ne ushtrine e vogel qe kemi, se bashku me xhandarmerine per te cilen kam bindjen se ajo: Ka per t'i zbatue me trimeri, urdherat e dhena me kohe. Se me trimerine e saj, me vullnetin, me gjakun e patriotizmin e saj, se gjaku i atij ushtari ka per te ndricuar e siguruar indipendencen e pamvaresine e Shqiperise. E pra, ky eshte mjeti kryesor, qe duhet me cdo sakrifice e mundim ta kemi te gateshme ushtrine e vogel e trime. Qe te jete ne cdo cast gati, qe te vdese per Atdhe dhe te na nxjerre faqebardhe para botes se qyteteruar. Ne e dime se, nuk ka mundesi qe ushtria jone trime te ndaloje forcat fashiste te armatosura me mjetet me moderne, por le ta shohe bota se shqiptari vdes per Atdheun e tij, e kjo duhet pra".

    Mbreti u kthye nga Komandanti, si ai i Mbrojtjes Kombetare dhe ai i Xhandarmerise, e ju tha: "Zotni Komandante, jeni dakort me sa spjegova me lart! Duhet ta dini, qysh sot, se ka nje muaj e gjysem qe ju kam urdheruar ne pergatitjet e forcave. Po ashtu, edhe me keni paraqitur nje plan, qe e kam studjuar mire e jam i kenaqur me fjalen tuaj, qe me keni premtuar se te gjitha jane te gateshme. Pra, qysh sot, mungesat qe jane te paplotesuara, tani lirisht i plotesoni. E qysh ne kete minute ta dini veten se jeni ne lufte. Te merren te gjitha masat e urdheruara dhe ne baze te planit te paraqitur me kohe, po prej jush. Moszbatimi i ketij plani pike per pike ne kohen e duhur, ben qe e gjithe pergjegjesia varet nga ju, nje pergjegjesi, e cila eshte e pafalshme.

    Jua perseris edhe nje here! Sot lipset te deklaroni se jeni te gatshem ne cdo ore e minut ose jo. Koha nuk prźt me, per te bere ndryshime. Jeni kryelarte per te kryer detyren kombetare qe ju perket ne mbrojtjen e cdo kercenimi, qe mund t'i vije cenimit te Atdheut tone te pavarur e te dashur. Ma thoni burrerisht po ose jo, dhe ne rast se keni mungesa i shfaqni tani", ju tha Mbreti para Keshillit Ministror komandanteve te tij.

    Te dy komandantet, i deklaruan Mbretit Zog para Keshillit Ministror, se sipas planit te paraqitur dhe urdherat e Madherise se Tij ishin te gatshem. Dhe, ato mungesa, qe kishin penguar nga situata, per te mos u dukur, tani brenda javes do te jene krejtesisht te plotesuara dhe urdherat e Madheris se Tij do te zbatohen pike per pike. Keto ishin pergjigjet e Komandanteve.

    Pas kesaj, Mbreti Zog i urdheroi Kryeministrit Kotta, qe gjithe mjetet e punimit te Botores, si xhelatina, fitila, lopata, kazme e te tjera, t'i dorezohen nje here e mire Komandes se Mbrojtjes Kombetare dhe Xhandarmerise. Gjithashtu, ju kthye Ministrit te Puneve te Brendshme, Musa Jukes, duke e porositur qe te urdheroje Prefektet, qe cdo perkrahje t'i japin ushtrise e xhandarmerise, edhe cdo mjet qe atyre ju nevojitet.

    Nderkaq, ngjarjet shkaktohen dita dites prej italianeve si ne Sukth, Kucove, Rroshkull, e vende te tjera ku jane punetore. Saqe, edhe populli, u merzit teper e eshte i alarmuar. Gjithandej thuhej se Italia do te na mesyje ushtarakisht e do te na zaptoje pas kesaj. Keto jane edhe bisedimet qe behen gjithandej ne popull dhe kjo eshte e padurueshme.

    Nga ana tjeter, Musolini dhe Konti Ciano, dhe i derguari i jashtezakonshem Zef Seregji, na japin te kuptojme se nuk ka ndonje gje te tille frikesimi, qe po qarkullon ne popull dhe keta jane te gjitha genjeshtra".

    Mbreti Zog, ju ve ne dijeni se: "Italia me provat qe kemi, ka vendosur te sulmoje Shqiperine, se telegramet e letrat qe na dergojne Musolini jane demonstrative vetem per te na hedhur pluhur syve. Ndodhemi te izoluar, pothuajse nga bota mbare, sepse ne ditet e sotme te gjithe shtetet i tremben nazi-fashizmit. Megjithekete, jam duke u munduar te bej c'eshte e mundur, qe kete rrezik ta kalojme edhe kete here, si heret e tjera.

    Shteteve Fqinje, si Jugosllavise dhe Greqise, jam munduar t'ua mbush mendjen se nje okupim i Italise fashiste nuk eshte vetem per Shqiperine. Por, qellimet jane kunder mbare Ballkanit. Se pas Shqiperise do te jene tek portat e tyre te Jugosllavise e Greqise.E pra fashizmi sot nuk eshte armiku vetem i Shqiperise por i Ballkanit mbare, sic i patem vene ne dijeni me pare. Por, pa asnje frike se tremben, e kjo daulle pa mbushur vitin do te jete tek portat e tyre.

    Pra, ne kemi vendosur, sido qe te jete, mos te pranojme asnje kusht qe rrezikon e cenon pavaresine e Shqiperise. Qofte edhe nese Italia fashiste do ose mendon te na mesyje ushtarakisht. Prandaj, po ua perseris edhe nje here se: Keto kane qene arsyet qe ju kam urdheruar qysh para nje muaji e gjysem me pare, per t'u pergatitur e per te qene sa me pare te gatshem ne cdo kohe, per te kryer detyren e shenjte qe u perket. E tani deshiroj te me siguroni se deri ku keni arritur ne pergatitjen, sipas instruksioneve dhe te planit te paraqitur? Me thoni: A keni mungesa qe eventualisht situata nuk ju ka lejuar t'i plotesoni",- ju tha Mbreti, Komandanteve.

    Pas kesaj, Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, si edhe Komandanti Pergjithshem i Xhandarmerise, Kolonel Shefki Shatku, u ngriten ne kembe dhe parashtruan: "Madhni, ne baze te urdherave te Madherise Suaj, e sipas planit te paraqitur me date 5 Mars 1939, kemi plotesuar te gjitha ato pergatitje dhe rendimin e nevojshem ushtarak, si edhe pjestimin e Sektoreve te veprimit, sipas urdherit qe na u komunikua me anen e kolonel Husein Selmanit. E sot do t'ju parashtrojme planin e pergatitjes me te gjitha detajet e rendimit te perfunduar".

    Mbreti Zog, pasi degjoi te dy komandantet mbi plotesimin e fuqive te porositura u kenaq, dhe u kthye nga ata e u tha: "Kenaqem kur ushtria se bashku me xhandarmerine keni plotesuar kuadrot e urdheruar, e gjenden te gatshem per te kryer detyren e shenjte qe ju perket per Atdheun. Tani, ju Zoteri komandante, keni pranuar gjithe responsabilitetin e mbrojtjes se Atdheut, brenda planit te paraqitur, kunder cdo sulmi qe mund te ndodhe ju", tha Mbreti.

    Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, dhe Komandanti i Xhandarmerise Kolonel Shefki Shatku, te dy u ngriten ne kembe dhe deklaruan:"Si urdheroni Madheri, pranojme duke marre te gjithe pergjegjesine mbi zbatimin e planit, nen urdherat e Madherise Suaj" i parashtruan ata qarte Mbretit.

    Pas kesaj, Mbreti Zog ju tha: "Kam besimin se keni per te kryer detyren e rende qe merrni persiper. E duhet ta dini, se i gjithe fati i Atdheut e ndershmeria e Kombit varen ne ushtrine e vogel trime dhe urdheroj qe Komanda e Gardes te kete dy batalionet e saj ne dispozicion te Komandes se Mbrojtjes Kombetare". Dhe keshtu: ju shtrengoj doren e dolen, dhe Mbreti mbeti vetem me kryeministrin Kota, duke biseduar mbi Kryeministrin Grek, Metaksain.

    Komandanti i Mbrojtjes Kombetare, Gjeneral Xhemal Aranitasi dhe Kryetari i Shtatmadherise Gjeneral Gustaq Mirdaic, e Komandanti i Pergjithshem i Xhandarmerise Kolonel Shefki Shatku u paraqiten para Mbretit, bashke me planin e plotesuar mbi rendimin e forcave nder sektoret, me te gjitha hollesite. Ata ishin te gatshem, ndersa te gjithe komandanteve u ishte komunikuar urdheri, qe te jene te gatshem. "Por, akoma nuk ju kemi derguar planin e veprimtarise, ne pritjen e urdherit te Madherise Suaj, qe ta pelqeni atehere, e pastaj te vihet ne zbatim menjehere", thane ata.

    Mbreti e pelqeu dhe u shpreh: "Ju urdheroj, dhe jeni plot kompetence te veproni sipas planit te pergatitur. Por, sic ju kam keshilluar, pa alarm, e pa rene ne sy te organizatoreve italiane, se ata i hetojne te gjitha keto veprime e ne urtesi e fshehtesi. E tani e konsideroj se jeni te gatshem. E ju jam faleminderit dhe jam teper i kenaqur nga punet e shpejta e krejt ne rregull mbi sa parashtruat, qe keni arritur ne plotesimin e kuadrit te urdheruar. Pra, po ju them, kam besimin e plote, mbi punimet dhe me sa me siguroni per keto plotesime nen pergjegjesine tuaj."

    Mbreti mbeti shume i kenaqur, persa keto i parashtruan nen pergjegjesine e tyre. Gjithashtu, i pelqeu edhe pjestimi i zonave dhe ju tha ne prezencen e kryeministrit e te ministrave te Qeverise, keto fjale:"Vetem nje gje ta dini, lufta nuk ka per te kaluar vitin, se nuk prźt Gjermania. Ajo do nje ore e me pare te shfrytezoje armet, para se te pergatiten te tjeret. Por keta luften qind per qind e kane te humbur. Ja kjo eshte edhe qendrimi i fqinjeve tane, se edhe ata e shohin fare mire, por nuk bejne ze. E ne sot jemi ne fazen kritike. Po sikur, te na kishte ndihmuar pak Turqia miqesisht qe te nderhynte prane Gjermanise, kishte per te bere nje efekt. Por, edhe ajo ka zor se ka posibilitetin qe t'i kerkoje te mbetet neutral, kurse kjo eshte aleate me Britanine e Madhe e nuk nderhyn.

    Nese Jugosllavia dhe Greqia, te pakten te mbeten neutrale e mos te propagandojne ne favor te fashizmit, ne do mundemi qe 6 muaj ta mbajme luften kunder Italise nder rretat e maleve. Keshtu, do te na zinte lufta europiane, brenda ne Shqiperi. Por, e gjithe kjo varet nga keta. Sepse, nuk do te munden te qendrojne asnjanese dhe indirekt do te na ndihmojne me arme e municion. Kjo varet nga Britania e Madhe dhe Franca, se po t'i sigurojne ata na ndihmojne, e sidomos Greqia. Por eshte mjaft e pabesueshme sepse edhe ne na keshillojne per kompromis qe mos t'i japim shkak nje lufte, kurse nje kompromis sic thone ata po, ajo eshte e pamundur se cenon te gjitha rrymat e sovranitetit dhe behemi tradhetar duke i vene nje njolle te zeze e te pafalshme popullit shqiptar para gjithe botes.

    Sidoqofte, ne, ne asnje menyre nuk kemi tjeter rruge pervec kesaj qe po ndjekim, e mundesisht me kete ushtri te vogel te bejme cdo sakrifice, qe lufta e madhe europiane te na gjeje ne malet e Shqiperise brenda. Ku, ne ate kohe, do te kemi aleate gjithe boten demokratike, e sic ju thashe se nazi-fashizmi luften qind per qind e kane te humbur. Ne kete te jeni te sigurte, se rezervat e tyre do te shterren shpejte, kurse te Britanise, Frances e Amerikes vijne duke ju shtuar", perfundoi mbreti.


    Tirane me 30 mars 1939

    Kryeqyteti nate e dite ne alarm. Tani edhe ku kane shperthyer demostratat e popullit burra e gra, sillen rreth e qark Pallatit Mbreteror, e nder legatat e Shteteve te Amerikes, Britanise se Madhe, Frances, Turqise, Greqise etj. Duke thirrur kunder kercenimeve te Italise fashiste, e duke kerkuar ndihmen e Shteteve demokrate dhe duke kenduar Himnin Mbreteror e te Flamurit e te tjera Kombetare, dhe duke thirrur: "Rrofte Mbreti Yne i dashur, mbrojtesi i Shqiperise", "Jemi te gjithe gati, burra e gra, me vdek per Atdhe e Mbret". Nje thirrje aq e mallengjyeshme ka mbuluar gjithe kryeqytetin.

    Mbreti Zog, teper i mallengjyer, nga thirrjet e dhimbjes te popullit, ne oren 10.00 te mbremjes doli vete para popullit e djelmerise: "Motra e Vellezer te mij, kuptoj ndjenjat tuaja patriotike, pra ju qe mos ta humbisni kurajon dhe per cdo rast te keni parasysh mbrojtjen e Atdheut duke mos kursyer asgje kundrejt cenimeve te lirise e sovranitetit shqiptar. Une do te bej cfare eshte e mundur per te evituar kete erresire qe thuret me rrugen diplomatike, por sidoqofte ju siguroj qe me cdo sakrifice bashke me ju do ta mbrojme Atdheun tone. Dhe shqiptareve nuk do t'u vihet njolle nga askush: Rrofte Shqiperia".

    Kur populli degjoi keto fjale te Prijsit te vet, u leshua duke thirrur e duke u betuar se qe kjo ore nuk mundet te pershkruhet. Nuk mbeti njeri pa u dridhur nga nje atmosfere, qe ngumonte prej shpirtit te paster te popullit trim, qe nuk i dhimbsej asgje per Atdhe e per Mbretin e tyre te dashur.

    Mbreti, sapo hyri brenda, urdheroi kolonel Husein Selmanin, qe t'i thoshte Ministrit te Brendshem, qe mos te merrej asnje mase kunder popullit e djalerise. Por, te merren masa shume te forta per sigurimin e italianeve ne kryeqytet. Po ashtu, duke urdheruar te gjithe prefektet me telefon, qe te marrin masa per sigurimin e italianeve, qe asnje gje mos te ndodhe kunder tyre. Qofte per ata qe ndodhen ne Shqiperi me sherbime, e sidomos atyre te Kucoves e ne Sukth. Dhe, menjehere te marrin per pergjigje ne telefon.

    Pas kesaj, Mbreti urdheroi adjutantin e tij Selmani, qe te therrase z.Mehdi Frasheri, bashke me Kasem Radovicken dhe Abedin Neprevishten. Ata menjehere erdhen ne ora 12.30 te nates. Sa u futen brenda tek Mbreti, Mehdi Frasheri u shpreh: "Madheri, fjala e Madheris Suaj i terboi popullin me teper se ishin, dhe fjalen e Madheris Suaj po e kendojne si nje dekret, per ata e gjithe shqiptaret e ndershem".

    Mbreti Zog, ju pergjigj fjaleve te Mehdi Frasherit keshtu: "E marr vesh dhe e vertete se ato qe ju thashe jane nje dekret i pathyeshem dhe i pandryshueshem. Pra, ju, Mehdi Bej qysh sot, ju ngarkoj te jeni kryetar e organizator i Rinise Shqiptare, per kunder cilitdo qofte qe vjen per te cenuar indipendencen e ndershmerine e Shqiperise. Vetem se lipset urtesi, se ju e dini qe nuk duam qe te shkaktohemi per te prishur marredheniet miqesore e cenimet e aleances ne asnje menyre. Kjo nuk duhet qe te vije prej nesh, se ne gjithnje perpiqemi te sheshojme punet, po kjo nuk na pengon ne pergatitjen tone".

    Me keto fjale, Mehdi Frasheri me shoke dolen dhe ju prine Djelmerise duke thirrur pa dem, e duke kenduar, demostratat vazhdonin.


    Tirane me 31 mars 1939

    Ministri Fuqiplote i akredituar prane Oborrit Mbreteror Shqiptar, Jakomani, u kthye nga Roma, dhe menjehere kerkoi nje audience per t'u paraqitur tek Mbreti Zog. Ai u pranua dhe ne oren 10.00 paradite te po kesaj date i parashtroi miqesine e sinqerte e te falat e Musolinit. Ai garantoi dhe ka dhene fjalet e Musolinit, me keto:

    "Duce-ja eshte shume i tronditur per keqkuptimet qe u shkaktuan ne mes te dy shteteve miq e aleate per asgje", tha Jakomani dhe pastaj shtoi: "Jam i ngarkuar t'ju siguroj Madherine Tuaj, se Duce-ja ka per te qene deri ne fund besnik i traktatit te aleances e i miqesise qe kemi me Shqiperine, dhe eshte mik i patundur per te miren e Shqiperise dhe te Madherise Suaj, te rrini krejt te qete se keto propaganda zhvillohen me teper nga armiqte qe nuk duan miqesine italo-shqiptare si gjithmone".

    Pasi mbaroi te gjitha keto garanci e premtime miqesie, Ministri Jakomani, i skuqur ne fytyre i parashtroi keto fjale:

    "Madheri, Duce-ja, nuk ka menduar kurre per nje cenim kunder Shqiperise as kunder Madherise Suaj, sa mbi propozimin qe ju ka bere heq dore. Vetem, te pranoni dy divizione ushtaresh kembesorie, e nje division motorizuar ne token shqiptare kur te deshironi Madheria Juaj. Te cilat do te ishin krejtesisht nen Komanden e Madheris Suaj. Keto do te ishin vetem e vetem per te miren e Shqiperise. E, ne eshte se i pranoni Madheria Juaj keto kondita, krejtesisht nen komanden Tuaj, edhe kur te deshironi per te vendosur, te gjitha shpenzimet jane te Italise per sa u perket ketyre divizioneve. Dhe jane per Madherine Tuaj bashke me armaten shqiptare qe t'i keni si forcim. Se sic po e shihni edhe vete Madheri, se e gjithe situata e botes eshte e nderlikuar e per kete qellim eshte e nevojshme qe Shqiperia bashke me armaten e saj, te kete edhe nje korparmate italiane si forcim nen Komanden e Madherise Suaj. Ne rast se keni per te pranuar kete deshire te Duces, ju dhuron e ju garanton me traktate, e ju siguron zyrtarisht: Dinastine, Shqiperine te madhe, pasuri te medhaja per Mbretin e te tjera, nje pallat ne Rome" Keto ishin propozimet qe Jakomani i parashtroi Mbretit Zog I me 31 Mars 1939.

    Mbreti Zog I kunder ketyre propozimeve dhe fjaleve ju pergjigj prere Ministrit Jakomoni, me keto fjale: "I kuptova te gjitha Zotni Minister, sa mbi sigurimin per Shqiperine si edhe per simpatine e miqesine qe Duce-ja me ka derguar me anen tuaj kundrejt meje e te Shqiperise, i faleminderit.

    Zoti Minister,- i tha Mbreti,- i thoni bashke me te falat e mia te sinqerta Excellences se tij Musolinit, ju siguroj me cdo kusht se as mua as qeverise sime nuk i bejne aspak pershtypje propagandat e huaja, por kemi per te respektuar deri ne fund traktatin e aleances dhe miqesise qe kemi me Italine. Zoti Minister i thuaj Duces kam besim ne fjalet e nje burri te madh si ju, edhe prej meje e prej qeverise sime, kurre nuk ka per t'i ardhur tradheti Italise, por do t'i vazhdojme me plot sinqeritet, sic na imponojne zakonet shekullore te Shqiperise ne mes te dy popujve miq.

    Pra, Zoti Minister,- i tha Jakomonit ne qofte se kjo dashuri e miqesi qe po na tregoni prej Duces, ne qofte se e ka me gjithe zemer tek ne, ka fituar nje simpati e admirim te pa cmuar. Vetem nje gje duhet te dihet- Zoti Jakomoni-, se cdo propozim ose bisedim edhe qofte, qe cenon indipendencen sovrane te Shqiperise eshte i papranueshem cdo perpjekje eshte e kote. Ne prej nje nacionalisti e burri te madh Duces, gjithmone presim perkrahje e te mira.

    Por,- sic thote Excellenca e tij Musolini,- ajo eshte ne rast te ndonje lufte boterore ose Europiane. Atehere, ne baze te traktatit e aleances qe kemi, rreth interesave reciproke, kemi per te biseduar me plot besnikeri, por jo sot qe nuk ekziston asnje re e zeze ne qiell.

    Sa per simpatine personale qe Ducja ushqen per mua duke me dhuruar gjera te cmueshme i faleminderit shume. Vetem,-thuaj Duces, se keto dhurata jane shume te medhaja per mua, sepse une jam mesuar me me pak pasuri e me pelqen te jetoj ne nje shtepi te vogel, aq sa ben pesha e kombit tim. Por defrimi, pasuria e shija me e madhja qe eshte per mua, eshte t'i sherbej Atdheut tim, e te mbroj te drejtat e tij kunder cilitdo qofte, qe i sillet per t'i cenuar pavaresine e ndershmerine e tij.

    Ju lutem zoti Minister, i thoni Duces se si nje burre shteti i madh qe jeni, une dhe i gjithe populli i vogel shqiptar, prźt prej jush, miqesine e sinqerte dhe perkrahjen tuaj te madhe, e te gjithe popullit te madh Italian, duke i zhdukur keto shkendia te idheta qe u shkaktuan ne mes te dy popujve miq, e te kthehemi ne gezime e be besim e cila eshte ne doren tuaj i thuaj Duces".

    Keto ishin fjalet e Mbretit Zog qe ju pergjigj propozimit te Duces nepermjet Ministrit te Italise Jakomonit. Por sa doli Jakomoni, hyri Keshilli Ministror, dhe Mbreti ja tha tekstualisht keto fjale qe permendem me lart. Ashtu si edhe perkthyesit qe ka qene Ministri i Puneve te Jashtme Shqiptar, Ekrem Libohova. Po vete Mbreti e kuptonte fare mire italishten. Mbreti urdheroi kryeministrin Kota, qe te gjitha keto bisedime t'i marre qeveria, si edhe t'i jepen Parlamentit qe t'i mbaje me te tjerat.

    Keto nuk ishin tjeter, pervecse manovra trashanike qe nuk hahen prej askujt, por edhe Musolini tashme e pa edhe vete se te gjitha mjetet i perdori por pa dobi. E tani, nuk i mbeti tjeter pervecse te perdorte forcen ushtarake. Por, nuk i ka aspak hije, fjalet premtimet e kota me genjeshtrat e perditshme.

    Keshilli Ministror, nen Kryesine e Mbretit, vazhdoi mbi te gjitha sa i perket gjendjes shume te rende, qe u rikrijua tashme nga manifestimet e popullit kunder Italise. E kjo nuk eshte edhe ne dobi me sa gjendja eshte e kritikueshme, se kjo ashperson dhe me nje fjale shkeput te gjitha marredheniet me Italine. Dhe, per t'i ndaluar nuk eshte e lehte se nuk kemi nje shprese se merremi vesh me Italine fashiste. Po ashtu, persa i perket fjales se Musolinit nuk i besohet me.

    Nga ministrat e shteteve te medhaja asnje gje nuk po levizte, as qe ka shprese. Vetem se keshillojne qe shqiptaret te rrine urte, qe mos te shkaktojme ndonje proteste nga Italia, se ate presin, e kjo e demostratave kunder Italise mundet qe Italia te protestoje megjithese populli gjithandej eshte i lire, por jo te atakoje.

    Ne Keshillin Ministror, nje pjese e ministrave, ishin te mendimit qe ne cdo menyre demostratat t'i ndalojme, se kjo ka per te shkaktuar jo vetem ashpersimin me Italine, por edhe nje proteste e rende sa per te imponuar te kerkojme falje, se populli edhe po shane me fjale fyese, italianet e marrin si nje arme ne dore. Dhe, jo, se eshte nje dobi se Italia eshte ajo vete shkaktare, po vetem se mund te zeje shkak.

    Mbretin, e pashe shume te merzitur dhe te lodhur, thote koloneli Hyseni. Ai me tha, jam duke pushuar pak, e vertete qe kishte nje jave, qe as gjumin e as te ngrenin nuk e kishte bere ne rregull, po pas nje ore me thirri Kryeministri Kota, e me tha te shkoj ne Komanden Kombetare. Kjo per te pare se a kane perfunduar te gjitha rendimet sipas planit qe na paraqiten dhe te shikoja pak edhe moralin e oficerave te Shtabit Komandes. Vetem se, ne Komande, konstatova nje moskenaqesi ne mes Komandantit Gjeneral Xhemal Aranitasi e Ministrit te Brendshem Musa Jukes, per shume sende.

    Kur po kthehesha nga Komanda e Mbrojtjes Kombetare, per ne Pallat, aty gjeta Ministrin e Puneve te Brendshme Musa Juken. Ai m'u afrua e me tha: "Husen Beg kam shume sende me rendesi per t'ju parashtruar Mbretit, po deshiroja t'jua thoja juve. Ne po i japim vete shkak ashpersimit me Italine, se nuk behet keshtu sic po bejme ne, se ju siguroj me fakte se prej ketyre demostratave qe therrasim nate e dite neper rruget e legatat e huaja, qe tash e tri dite, mos e konsideroni per nacionalizem por me teper per te provokuar keqesimet e ashpersimet me Italine, se une i njoh fare mire pjesen me te madhe te tyre. E bile kemi fakte se jane te shtyre nga agjentet italiane, por duhet t'i ndalojme".

    Me shtoi, Ministri Musa Juka, doni t'ju them edhe nje gje tjeter: "Me kane ardhur italianet ne zyre, Hysen Bej, e me kane thene se gjithe urdherat qe Mbreti ju ka dhene ushtrise e xhandarmerise qe tani e nje jave me pare, i dime te gjitha, si edhe per rendimin e mobilizimit dhe forcave si edhe per ata te xhandarmerise. Keto lajme dualen nga Komanda e Mbrojtjes Kombetare, une kam fakte se pjesa me e madhe e Komandes jane te lidhur me italianet, se une do t'ia parashtroj Mbretit, por dua qe t'i bisedojme me pare bashke, e mos besoni ne ushtrine e sotme".

    Si mbaroi Ministri Musa Juka, une duke qeshur i thashe: "Po ta paskan mbushur mendjen edhe ty italianet Zoti Minister. Por, megjithate, i thashe mire ja parashtroni Mbretit, sa ra mbreti poshte ne Biroin e vet". I thashe se eshte Musa Juka. Mbreti, me urdheroi ta fusja brenda. "Dhe ti,- me tha- shko pak ne Komanden e Xhandarmerise, e shiko mos kane ndonje nevoje per transportimin e batalioneve, ne vendet e caktuara e ne rast se komandanti i Xhandarmerise deshiron kamiona, i thuaj Komandes Mbrojtjes Kombetare". Ndersa, ministrin e futa tek Mbreti, une menjehere shkova ne Komanden e Xhandarmerise.

    Kur u ktheva ne Pallat, me thirri Mbreti. E pashe shume te merzitur. Ai me tha: "Me thirrni Koten, sepse nuk me pelqyen fjalet qe me tha Ministri Musa Juka. Dhe kur te vije kryeministri Kotte, te jeni edhe ju ketu, qe do te bisedojme per sa me tha Musai". "Eshte mjaft me rendesi", qesha une pak. Kur Mbreti menjehere mu pergjigj: "Pse qesh apo ju ka thene Musai". Por, me tha eshte teper i merzitur nga demonstratat si edhe kane nje konflikt me Komandantin e Mbrojtjes Kombetare. Mbretit kjo i beri pershtypje dhe me tha kur te vije Kryeministri i bisedojme te gjitha, se ka sende serioze, e Musai ne disa sende ka te drejte.

    Ne oren 02.00, pas dite erdhi Kryeministri Kota. Mbreti ishte lart duke biseduar me kryeministrin e i thashe se ishte Musa Juka ketu. Po nuk di se cfare paten me ne keto fjale. Mbreti erdhi poshte. Pasi u pershendet me Kryeministrin me urdheroi: "Me porosit tre kafe,- dhe shtoi: rrini Kolonel". Ishte mjaft i merzitur kur foli: "Sot kisha Ministrin e Brendshem Musa Juken, i cili me vuri ne dijeni mbi disa gjera jo te mira dhe kane nje rendesi te vecante. Por, duhen studjuar mire e pa alarm, se deri ku eshte e verteta, ne disa me eshte mbushur mendja se jane te verteta, pra po ua them.

    E para me tha qe duhet te ndalojme demostratat se keto jane te shtyre prej agjenteve italiane per me zene shkak qe te shajne e te fyejne Italine e te bejne te madhe ceshtjen se Italia te protestoje rende. Dhe nje pjese e madhe nder keto demostratore jane agjente italiane. Ai vete i njihte mire edhe ai qe tha". Pastaj shtoi:" I paskan shkuar italianet ne zyre dhe i kane treguar te gjitha sa kemi biseduar mbi pergatitjet ushtarake dhe te gjitha urdherat e dhena prej 6 javesh perpara: si ushtrise, ashtu edhe xhandarmerise. Keto lajme kane dale nga Komanda e Mbrojtjes Kombetare dhe se shume oficere jane ne lidhje me italianet dhe asnje veprim deri tani nuk eshte bere prej ushtrise, as prej xhandarmerise.

    Kane patur nje bisedim, ku i kane shkuar ne shtepi Feizi Alizoti, Hiqmet Delvina, Javer Rushiti, Fiqiri Rusi, Abdurrahman Dibra, Sali Vuciterna, e sa te tjere. Ku te gjithe jane te mendimit, qe duhet ta zbusim me Italine se nuk besojne qe Italia Musoliniane te beje nje veprim te turpshem per te sulmuar aleaten e vet te vogel, sot ne kete atmosfere. Me nje fjale nuk jane te mendimit te prishemi me Italine, se cdo veprim i yni eshte i pazbatueshem me sa shohim, dhe persa u perket italianeve eshte e vertete me tha Musai, se i kane shkuar ne zyre dhe ja kane thene te gjitha.

    Pergatitje

    Zogu e shikon se, nuk ka shpetim ndaj agresionit te Italise, andaj i kthehet fushes diplomatike. Nepermjet te derguarit te tij, Rauf Fico, ne Gjermani ajo merr verdiktin e Hitlerit, nepermjet gojes se Geringut dhe Ribentropit:" Paraqitni homazhet tona me respektuese Zog I. Mbret I Shqiptareve. I thoni se Hitleri dhe Qeveria Gjermane ruan dashurine dhe miqesine me te mire per popullin bujar shqiptar. Vecanerisht Qeveria Gjermane garanton indipendencen e pavaresine e Shqiperise, dhe per nje Shqiperi me te madhe etnike por te pranoni kerkesat qe u behen nga ana e Musolinit, te cilat jane edhe ne interesin tuaj?!" Tani eshte e qarte. Italia duhet te lihet. Nderkohe, Parlamenti shqiptar nuk pranon edhe kerkesen e fundit per ratifikimin e marreveshjes qe Jakomoni ka sjelle nga Italia. Ne fushen ushtarake, asnje nga komandantet e grupeve, te cilet jane te nderlidhur me prefektet, nuk plotesojne urdherat. Perjashtimet jane Durresi dhe Vlora. Italianet i bejne presion Ministrit te Brendshem Juka duke i bere te njohur se i dine te gjitha urdhrat, qe jane dhene per mbrojtjen e vendit. Zogu, ne te njejten kohe, eshte kunder ndalimit te demostratave sepse e ndjen qe populli proteston spontanisht. Duke aguar nje prilli, per te gjithe eshte e qarte, Italia do te pushtoje Shqiperine, ne pak oret e ardhshme. Ushtria e vogel shqiptare eshte ne kaos dhe Zogu ben perpjekjet e fundit per te shpetuar pushtimin e vendit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Kujtimet e mbretit Zog, te ritreguara nepermjet dores se adjutantit Hysein Selmani, tashme arrijne ne piken kritike. Atje ku eshte kontestuar gjithmone Mbreti shqiptar. Largimi i tij dhe i familjes mbreterore nga 7 prilli i vitit 1939. Eshte nje dite fatale, e cila leshon shpesh hijen e saj te dhimbshme. Por, historia ose njerezit qe merren me te, gjithmone e kane percudnuar, sipas interesave.

    Per te gjithe, deri pak vjet me pare, ka qene "e precizuar" se Mbreti u largua ne 7 Prill dhe e la Shqiperine. Kjo eshte arsyeja qe kujtimet, te cilat sillen per here te pare nga "Korrieri", jane te vlefshme sepse tregojne nje realitet ndryshe nepermjet syve te personazheve te gjalla te asaj kohe. Pothuaj te panjohura, ato do te sherbejne per nje ridimensionim jo vetem te familjes mbreterore, por bashke me te edhe te personazheve te asaj kohe. Nga keto kujtime duket se ka pak njerez, qe ne ato dite e kane merituar te jene "Nder i kombit", pavaresisht nga inflacioni i shume emrave patetike ne vitet e fundit. Ndersa, homazhi i pak prej tyreve, eshte "harruar" nga rrjedhat qe ka marre historia me vone. Vete Mbreti shqiptar eshte koshient per 7 prillin dhe per realitetin, qe erdhi nga Italia. Sepse, vendi i vogel dhe i varfer qe ai drejtonte nuk mund te jetonte pa ndihmen e nje fuqie te madhe. Ne diten e fundit, te qendrimit ne vendin e tij, kur ai u perserit qeveritareve shqiptare, se nese ndonje do te ishte i afte qe te negocionte per te miren e atdheut, apo do te paraqiste ndonje alternative, qofte edhe ne kurriz te Fronit, ai do t'i pergjigjej, duket si serioziteti i tij i fundit. Por, koha nuk pret. Anijet italiane jane afruar ne breg, ndersa per te shpetuar imazhin e Shqiperise, ai merr nje keshille nga Parlamenti qe te largoje fillimisht Princin e vogel dhe Mbretereshen Geraldina nga ky realitet. .. b.an

    Parlamenti shqiptar ne 6 prill 1939: Monarket te largohen

    Fjalimi i Ministrit te Brendshem Musa Jukes, perpara parlamentit, i ka shokuar te gjithe. Mbi te gjithe, monarkun shqiptar, qe nuk e besonte kete shkrehje perpara kesaj situate. Gjithsesi, Lartmadherija vendos qe te referoje vete para Asamblese duke shpjeguar periudhen e gjate te marredhenieve shqiptaro-italiane. Ai eshte i zhgenjyer me Fuqite e Medha dhe shpjegon se ka dyshuar gjithmone tek Italia. Nderkohe, Mbreti eshte koshient per gjendjen ne Shqiperi dhe shpjegon se me planin e mbrojtjes, paraqitur nga Komanda e Pergjithshme me 18 mars 1939, vendi mund te mbrohej. Por, komandantet e tij nuk jane ne lartesine e detyres. Ky tashme eshte nje realitet. Ne mesnaten e 6-7prillit, parlamenti shqiptar e fton perfundimisht mbretereshen dhe princin qe te largohet

    "Ne kete ore qe ndodhemi, situata e brendshme eshte ne kete gjendje sic u shpjegua. Prandaj dhe lipset te mirren masat e shpejta per te realizuar persa e shohin te nevojshme per te vepruar Prefektat. Sepse ne rast se nuk do te autorizohen ne kerkesat qe parashtrojne, une nuk mundem te mbaje me asnje pergjegjesi mbi situaten e vendit, se si po e shikoni propagandat jane aq shume saqe ne cdo dite vjen duke u keqesuar dhe xhandarmeria eshte terhequr nga postat. Kjo duhet te studjohet mire", tha Ministri Brendshem Musa Juka, para mbledhjes me 6 Prill 1939, para Qeverise dhe Parlamentit, kujton adjutanti.

    Kryeministri Koco Kota, kujton adjutanti Selmani, ju drejtua Ministrit te Brendshem Musa Jukes, dhe i tha: "Keto qe na sqarove mbi gjendjen e brendshme i morem vesh. Po pse na thua sot e jo me pare. Nuk e kuptoni se tani jemi ne pragun e ngjarjeve dhe ju Zotni Minister deri dje na keni thene se qetesia eshte ne rregull, dhe cdo pergjegjesi e merrnit ju. Ndersa sot nuk eshte me nje justifikim per ju. Ju jeni pergjegjes per mbajtjen e qetesise se vendit. Keni patur e keni te gjithe kompetencat, kjo pergjegjesi nuk ju falet", iu drejtua Kryeministri Kota. Me pas, kryeministri Kota, u ngrit dhe me tha qe:"A mundej te shikonte Mbretin nje minute?" Une, kujton adjutanti,- hyra ne zyre ku ishte Mbreti dhe Mehmet Konica e i parashtrova se Kryeministri Kota, deshiron nje minute per t'u pare. "Po, me tha Mbreti, te vije". Pasi hyri kryeministri brenda mbreti me tha:"Hajdeni dhe ju kolonel". Kota i parashtroi Mbretit per sa Musa Juka foli mbi situaten e brendshme. "E gjeta shume te shqetesuar kete here Ministrin, mbi sa na parashtroi", i tha mbretit Kryeministri Kota.

    Mbreti me urdheroi te therras Komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasin, Kryetarin e Shtatmadherise Gjeneral Gustav Mirdaicin e komandantin e Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku dhe N/kolonel Sami Koken. Ata duhet qe te vinin menjehere ne Pallat. "Sa te vijne futi ne keshill e me lajmeroni", me tha mbreti. Me keto dolem. Kryeministri hyri ne Mbledhje e une u telefonova komandanteve qe te vijne ne Pallat. Menjehere erdhen si Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, me te dy vartesit: Kryetarin e nenkryetarin e Shtatmadherise si dhe Komandantin e Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku. Pasi i futa brenda ne mbledhje e kam lajmeruar menjehere Mbretin. Ne kete kohe Mbreti hyri brenda ne Keshill e Mehmet Konica doli. Pas kesaj, kujton adjutanti,- Mbreti me urdheroi ta percillja e dolem. "Po sa po kalonim ne lulishte me shtriu krahun dhe me tha: 'Kolonel veni mend shume Mbretit e hapi syte, sepse punet nuk jane aspak mire. Une po nisem pas dy oresh per Jugosllavi dhe ja parashtrova te gjitha Mbretit. Me ate qe me tha nen goje Ministri Milcic, ma hodhi se ka posibilitet, qe Shkodren ta okupoje Jugosllavia e dhene si shperblim prej italianeve'.

    Une i thashe: Se perse shkoni ne Jugosllavi, apo ju dergoi Mbreti. 'Jo, une shkoj per t'u siguruar se neser ka mundesi qe edhe automobil te (mos) gjendet'. Une kam marre gruan dhe dy vajzat e Osam Tarakun. Me keto fjale u ndame me Mehmet Konicen.

    Kur hyra brenda ne Mbledhje, Zogu I Mbreti i Shqiptareve, po ju fliste Asamblese, mbi te gjitha ngjarjet e kaluara me sa Italia ka patur gjithmone qellimet e erreta kundrejt Shqiperise. Ja cfare thoshte ai: "Sot ndodhemi ne situaten me kritike, gati te thuash se ne lufte me Italine. Sic e dini qellimet e Musolinit, asnjehere nuk kane qene te sinqerta kundrejt Shqiperise, si ajo e 26 Dhjetorit 1926 me Baron Aloisin. Me zor te madh e kaluam dhe ajo e 1933, me Koke, e sa qe ishte nje situate shume kritike por ne ate kohe disa interesa te Shteteve te Medhaja nuk e lejonin te bente kete qe do te beje sot, prandaj e kaluam. Kur Italia sulmoi Abisinine, ne si aleate i ndenjem lealisht besnike, ndersa e gjithe bota i vune sanksione. Ne, nga ana jone, i ndenjem besnike dhe si aleate abstenuam, se nuk mund te vinin kundra Aleates. Dhe nga kjo sjellje jona filloi te permiresohej pak miqesia si ne ngrohtesi me relata me te buta. Keshtu thame se e kaluam. Ne Dhjetorin 1937 marreveshjet Stojadinovic, qe ishte Kryeministri Jugosllav dhe Konti Ciano, Minister i Puneve te Jashtme te Italise, ne Beograd na preken shume. Sepse Ministri i Shqiperise ne Beograd Tahir Shtylla, nuk mori pjese ne bisedimet, e as qe u thirr d.m.th., se sipas Paktit te Aleances nuk u perfill. Dhe ne, megjithese kishim hollesisht lajmet e akordeve, te cilat ishin ne demin e Shqiperise nuk beme asnje ze.

    Konti Ciano, pasi u kthye prej Jugosllavise, na erdhi zyrtarisht per t'i bere vizite Qeverise Shqiptare ku i shpjegoi sipas qejfit te tij se bisedimet Italo-Jugosllave nuk kane asgje mbi Shqiperine. Na deshironte qe te leshohej nje komunikate se bashku me Ministrin e Jashtem te Shqiperise. Natyrisht, kjo nuk u pranua dhe prej kesaj kohe e kuptova se Konti Ciano ka shume influence tek Musolini. Ai u perpoq te na afroje ne nje menyre miqesie, por ishte shume megaloman dhe i paqendrueshem ne bisedimet e tij dhe mendjemadh.

    Kontit Ciano, prej 5 diteve te qendrimit te tij ne Shqiperi, ju bene gjithandej nderimet si mik e aleat. Ai me shume dhe gjithandej u shoqerua nga Ministrat me shume nderime se i kishte deshire e i pelqenin. Por, ne bisedimet qe pata me ta, diten e pare nuk ishin te ngrohta aq shume. Megjitheqe e mbajta shume mire, por diten e dyte kur e kisha per dreke, bisedova me haptas me te dhe me premtoi personalisht si nje lloj besimi, dhe ai do te bente cmos per nje miqesi te sinqerte Italo-shqiptare. Saqe, sic e dini per te perfituar nga kjo, e bera edhe deshmitarin e marteses sime. Po ashtu e ndalova dy dite prapa e fola me te, ku me dha mjaft premtime, po te kota. E ketu une e kuptova se Musolini e degjon shume, dhe ky ia mbushte mendjen Musolinit. Te gjitha keto pengesa , me pak fjale i shpjeguam nga rrethanat. Nga perpjekjet qe kemi kaluar me zor te madh dhe ashtu sic e dini, u bene me mungesa ekonomike e financiare dhe me varferi. Por, ne cdo moment, nuk kemi lene pas zhvillimet e vendit. Pra, une sic ju thashe, se qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas qellimin e erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne ta, por nevojat e medha sic e dini na lane gjithmone t'i arrijme ne frikesimet italiane. Nuk kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne vitin 1934. I kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene edhe Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri Greqise e Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej edhe Shqiperia. Ai me tregonte Greqine te ciles i kisha propozuar shume here, sa qe ra ne vesh te Musolinit. Greket vete ja treguan qe ne ate kohe. Per kete na dha nje proteste Qeveria Italiane se si mund Qeveria Shqiptare te hyje ne marreveshje me Shtetet Ballkanike, per te bere aleance pa u diskutuar me aleaten e vet Italine, sipas traktatit te aleances. Por, ajo vete me Jugosllavine e te tjere nuk ka gajle. Natyrisht, ne perpara kesaj nuk e mohuam se me greket kemi pasur nje bisedim. Por, kur ta shihnim se do te mberrinim ne nje akorde, atehere sic na imponon aleanca, kishim per te diskutuar me aleaten tone Italine me perpara se te nenshkruhej nje aleance, qe mos te cenohen interesat e aleates sone". Pastaj mbreti vazhdoi: "Si edhe ne keto koherat e fundit qysh me 14 Shkurt 1939, si Jugosllavine, Greqine dhe Turqine, realisht i kam vene ne dijeni mbi kerkesat e Italise, dhe sepse: Shperblimet e ndryshme na premtonin per nje Shqiperi te madhe etj. Po ashtu duke i ndricuar se Italia do te okupoje Shqiperine per nje Kreu-ure kunder Jugosllavise e Greqise. Sepse ky eshte plani i nazifashizmit, e kjo me teper se Gjermania do te kete siguruar me nje armate italiane Ballkanin. Kjo per te qene i lire ne veprimet kunder Polonise dhe se kryelartesia e Gjermanise se sotme nuk e len pa okupuar Dancingun. Aty eshte lufte jo vetem se Polonia eshte e forte por as Britania e Madhe as Franca ne kete nuk do te mbeten me te menjanuara e painters, sepse jane ne lufte. Shtetet Ballkanike, i kane kuptuar mire qellimet Fashiste, por tremben. Ato nuk kane sigurine. Dhe, pasi pane Austrine, Cekosllovakine qe ishte e garantuar nga Anglo-Francezet dhe Rusia, u terhoqen se nuk ishin gati; kjo i ka frikesuar edhe ballkanasit qe sot behen indirekt aleate te Fashizmit kunder Shqiperise. Duke harruar qe neser e kane tek porta e tyre. Edhe Shteteve te Medhaja, Britanise se Madhe e Frances dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, haptazi ua kam spjeguar qellimet sepse Italia kerkon keto baza ne Shqiperi. Dhe premtimet e garancite, shperblimet qe na ofron gjithashtu edhe te Gjermanise, qe na dergon me anen e Ministrit tone ne Berlin Rauf Fices, qe vete Hitleri e Geringu, na garantojne per nje Shqiperi te madhe. Por, nuk na japin as te drejte po mbyllin syte e na keshillojne urtesi. Britania e Madhe, sic ua kam spjeguar, me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin e akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u marre vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar. Dhe persa u perket Greqise e Jugosllavise, keta sot varen nga kercenimet gjermane, prandaj thane: 'Ne emer te Britanise se Madhe dhe te Frances gjeni nje menyre kompromisi e kaloni kete erresire shume te rrezikshme'. Natyrisht, se ne nuk kishim asnje menyre per te pranuar kerkesat italiane. Kjo ishte nje tradheti qe do i venim Atdheut. Keto kerkesa sa here qe jane paraqitur jane diskutuar e shqyrtuar ne imtesi, si prej Qeverise dhe Parlamentit, ku jane gjetur te papajtueshme me pavaresine e Atdheut. Keshtu prej jush me plot shpirt dhe unanimisht jane zbrapsur ne menyre te papranueshme. Une me 5 Prill 1939, kur Italia na dha ultimatumin e fundit, Parlamentit e Qeverise se bashku ju deklarova te gjitha edhe ju thashe se une ne asnje menyre nuk pranoj cenimin me te vogel: qe t'i behet indipendences se Shqiperise, si shtet i lire. Dhe kurre nuk pranoj qe t'i vihet njolle Kombit Shqiptar. Por, ne eshte se Asambleja Kombetare ka mundesi qe mund ta shpetoje Atdheun nga ky rrezik, une jam gati dhe per shpetimin e Shqiperise e jap doreheqjen e terhiqem. Ju mund te proklamoni nje regjim te ri, qe te rimerrni bisedime te reja me Italine". ,ju shpjegoi Mbreti Zog. "Kundrejt kesaj, ju nuk e pranuat ne asnje menyre mbi cenimin e Pavaresise tokesore te Shqiperise dhe unanimisht votuat refuzimin kryekeput te kerkesave italiane. Duke pranuar gjendjen me te kritikeshme qe te lindi edhe lufte, e kjo eshte e papranueshme. Gjithashtu si mua po ashtu Qeverise se some, na dhate edhe me teper votbesimin me plot fuqi. Dhe, e kjo fuqi vlen brenda eventualisht edhe per jashta shtetit per t'i sherbyer interesave te Atdheut.Tani kemi mberritur perpara ketij kercenimi e mund t'ju themi se jemi ne lufte, por kam degjuar nga disa Ministra e Deputete, qe akoma kane shprese ne telegramet e Musolinit dhe flasin neper kafene, se u moren me qafe etj. Pra, po ju them se: Kjo nuk eshte aspak burrerore. Po lipset haptazi njeriu ta shfaqe mendimin e tij per te miren e interesit te Atdheut. Ja sic ju thashe se me vite e vite jam perpjekur per ta siguruar Shqiperine nga grabitesit. Po nuk kam mundur se interesat e te medhenjeve ne Shqiperi jane te pakta e aspak. Edhe njehere po ua them se ne asnje menyre me mua nuk behet kompromis kurre, se shteti nuk eshte cifliku im, por eshte Atdheu i popullit qe e ka trashegimine e te pareve te vet. Dhe, e ka lare me se me qindra here me gjakun e paster te tij edhe po me gjakun e vet do ta fitoje dhe do ta gezoje. E pra une preferoj vdekjen time edhe Fronin se te tradhetoj popullin shqiptar. E pra do te deshiroja te me thoni se a kemi tjeter rruge pervec kesaj qe kemi marre, dhe cila eshte, kjo qe ju pyes nuk eshte nje akuze. Por, nje mendim qe eshte e drejte e secilit te shfaqe me ndihmen e tij per te miren e popullit qe na ka dhane besimin per ta ruajtur me nder e te pacenueshem. A ka nje qe te me pergjigjet, nje mendim qe mundemi t'i shpetojme ketij rreziku", tha Mbreti Zog. Pas kesaj, u ngrit Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli e tha:"Madheri, ne emer te gjithe Parlamentit, i cili me ngarkoi se ne perpjekjet e studime, ne rrahje mendimesh, asnje rruge rruge nuk kemi pervec asaj qe eshte vendosur", tha Pandeli Evangjeli. Te gjithe rrahen duart se eshte e pranueshme vendimi i dhene.

    Pas gjithe ketyre, Mbreti ju shpjegoi se: "Kam urdheruar Komadantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Araniten, qysh me 23 shkurt 1939, qe te pergatise ne mundesi te fshehte pa rene ne sy te italianeve nje fuqi mbrojtje, duke i afruar ne baza te aferta bregdetare. Por, kjo ka qene shume e veshtire, ngaqe ne ushtrine e vogel tonen kane qene organizatoret italiane, e nuk kishte mundesi asnje levizje pa u diktuar prej tyre. Kjo nuk na interesonte, per arsye se nuk donim qe te na quanin, ne nxitesa te ngjarjeve. Qe pa asgje na kane akuzuar duke na terhequr verejtje deri tek Lidhja e Kombeve. Duke pare se kjo eshte e veshtire, urdherova po me kete date komandantin e xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun, te pergatise 6 batalione te lehta xhandaresh brenda dhe ai i shkolles se xhandarmerise, te cilet brenda nje kohe shume te shkurter te vihen ne dispozicion te komandes Mbrojtjes Kombetare. Por, kjo e xhandarmerise nuk mund te quhet ndonje mobilizim, se vihet si shkak sigurim qetesie. Kjo eshte e pergatitur, me sa me kane lajmeruar komandantet. Me 18 Mars 1939, Komandanti i Mbrojtjes Kombetare, bashke me kryetarin e Shtatmadherise, si dhe komandantin e Xhandarmerise me kane paraqitur nje plan, qe permban 4 zonat e mbrojtjes se Atdheut, te pjesetuara ne thellesira sipas evenimenteve qe te paraqiten. Ky plan eshte shume i pershtatshem ne eshte se do te kene mundesine tani ta vene ne zbatim. Sepse sot te gjithe organizatoret italiane shkuan per Itali. Komanda e Mbrojtjes ka marre masat e shpejta, sipas urdherave te dhena, ne baze te planit qe ka paraqitur, se koha nuk prźt. Kam bindjen se me forcimin e 6 batalioneve te xhandarmerise, te cilat mund te jene sistemuar neper vendet qe me kane parashtruar me kohen, sic me thane. Sepse Durresi u plotesua krejtesisht me forcat qe ishin caktuar e gjithashtu pritet edhe Vlora, qe eshte nje pike me rendesi ne vendet e tjera. Por kemi mesuar se ende nuk eshte plotesuar aspak. Madje edhe armet: 1200 pushke akoma nuk jane shperndare. Aty zhvillohet nje propagande e madhe italiane.Gjithashtu, po me ate date 22 shkurt 1939 dhe Ministrin e Brendshem Musa Juken, bashke me komandantin e xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun, i kam urdheruar, tha Mbreti,- per te marre masat e shpejta per sigurimin e qetesise se brendshme, duke u dhene gjithe kopetencen per te ndryshuar nepunesit duke vene ata qe jane te afte per sigurimin e brendshem. Per ne rast lufte me kane dhene sigurine si njeri po ashtu edhe tjetri, se jane marre te gjitha masat, e kane sjelle besimin e plote. Me sa me lajmeron Kryeministri, mbi disa raportime te Ministrit te Brendshem Musa Jukes, sonte kjo me habiti. Ku duket se situata vjen ne kundershtim me ato sigurime te dhena mbi sigurimin e qetesise. Dhe, kjo tani nuk mund te ndryshohet qofte mbi qarkomandantin dhe as te tjeret. Sepse koha nuk lejon, qe kjo duhet te merrej pak me pare. Une them se: Kjo mase duhej marre qysh se ju kam dhene te gjitha kopentencat. Persa i perket sjelljeve te Qeverise Jugosllave kjo nuk na habit aspak. Sepse sic e shpjeguam, ajo me teper eshte nga Fashizmi dhe nga frika mund te ndihmoje fashizmin, kunder nesh. Kjo ka qene qe po heqim dore si qender qe ishte caktuar Shkodra dhe Homezhin. Une ju thashe qe te zgjidhni nga Jugu, se Greqia akoma nuk na ka nxjerre ndonje pengese, por edhe ajo shume e frikesuar sic ju permenda nga mossigurimi nga Shtetet e Medhaja Anglo-Franceze. Ministri i Puneve te Brendshme Musa Juka dhe Komandanti i Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku, jane pergjegjes persa i perket sigurimit te qetesise te brendshme. Te marrin masat ne cdo menyre me Prefektet e vetem se pergjegjesia eshte e ketyre te dyve e pafalshme. Ata tani duhet te vihen menjehere ne krye te sigurimit te qetesise se vendit, duke pasur te gjitha kopetencat e emerimeve, e transferimeve", ju tha Mbreti. "Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, e kryetari Shtatmadherise Gjeneral Gustav Mirdaici dhe N/kryetari i Shtatmadherise N/kolonel Sami Koka dhe Baron Kishner dhe si ndihmes i komandantit te ushtrise kolonel Shefki Shatku, sipas urdherave te dhena me kohe. Po ua konfirmoj edhe nje here, se e gjithe pergjegjesia e mosplotesimit dhe te zbatimit te mbrojtjes se Atdheut, jeni ju pergjegjes dhe me keni dhene te gjitha sigurimet e plotesimit persa i perket planit te paraqitur e kjo mjafton per vijat e para. Pra, deri tani te viheni ne krye te detyres e te keni te plotesuar te gjitha mungesat se koha nuk prźt. Dhe duhet ta dini veten se jeni ne lufte dhe tani nuk ju pengon asgje per cdo levizje ushtarake dhe mobilizimi, se ajo qe na pengonte me perpara ishte fakti qe mos te binim ne sy te aleates sone Italise. Ajo sot eshte e vendosur te na sulmoje ushtarakisht, pra ju viheni ne krye te detyres se shenjte qe ju perket per mbrojtjen e Atdheut, duke mos lejuar shkeljen e tokes sone pa gjak. E dime, si na dha bota mbare se ushtria jone e pa armatosur dhe e vogel kunder nje fuqie te madhe kolosale rreth 50 here me e madhe se e jona, e armatosur me armet me moderne nuk mundemi ta ndalojme. Por, ta marre vesh bota mbare, se shqiptari nuk perulet per te drejtat e veta por vdes me nder. Dhe, po ju siguroj se: gjaku i paster i ushtarit tone ka per te siguruar indipendencen e Shtetit vete, me plot ndershmeri e ngadhnjim perpara botes se qyteteruar. E pergjegjesia eshte mbi ju, e nuk ka asnje justifikim e duhet qysh ne kete minute te jemi te gatshem per te kryer detyren, se koha nuk prźt tani. Ju pergjegjesit e ushtrise kombetare viheni ne krye te detyres te shenjte dhe ju shtrengoj doren duke ju thene qe Zoti qofte me ushtrine tone trime".

    Pas kesaj, komandantet menjehere dolen. Kjo ishte fjala para Asamblese Kombetare e Lartmadherise. Pasi komandantet dolen, Mbreti hipi per pak minuta lart, e la mbledhjen te bisedojne. Ajo qe pritej ishte ndonje lajm prej komandantit te Mbrojtes Kombetare mbi plotesimin e disa qendrave qe ende nuk jane plotesuar, pasi pergjithesisht ishin urdheruar per t'u sistemuar ne bazat e caktuara, kujton adjutanti.

    Asambleja Kombetare ora 12 e mbremjes

    Pasi doli Mbreti Zog, Mbledhja mori ne shqyrtim sa i perket Madherise se Saj Mbretereshes te semure, dhe te Princit Trashegimtar, qe akoma nuk kishte mbushur 30 ore, per menyren e vendosjes se tyre ne nje vend te sigurte dhe te pershtatshem. Po ashtu dhe sa me shpejt qe te dilnin nga Tirana, kujton adjutanti. "Duke diskutuar dhe pasi Zonat Veri-Lindore nuk jane tanime te pershtatshme nga dyshimet jugosllave, sic e marr per baze Shkodra dhe Homezhi, keto u lane vetem se ne Jug. Dhe, sa per ne Jug u pa me e arsyeshme ne cdo pikepamje ku ne ato zona do te vendosej edhe qendra e Qeverise eshte Korca. Ky ishte vendi me i sigurte per vendosjen e Madherise se Saj Mbretereshes, e Princit Trashegimtar. Pra, kjo u pa me e drejte. Pasi u rrahen mendimet duke studjuar pike per pike mundesite dhe ngjarjet eventuale qe mund te lindin, u pa me e pershtatshme Korca dhe krahinat e saj, dhe keshtu njezeri, Mbledhja e Asamblese Kombetare vendosi qe sot Madheria e Saj Mbreteresha me Princin Trashegimtar te nisen prej Tirane per ne Korce".

    Zog I Mbreti Shqiptareve hyri ne Mbledhjen e pergjithshme te Asamblese Kombetare ne oren 12 te nates date 6 Prill 1939. Por, sa u ul Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli, ne emer te Asamblese Kombetare i parashtroi vendimin e marre keshtu: "Lartmadheri, Parlamenti dhe Qeveria se bashku, duke marre parasysh ngjarjet eventuale qe mund te na lindin, minute me minute, per interesin e Atdheut e te nderit te shqiptareve mbare e per te qene te lire ne veprimet qe Atdheu lyp prej nesh 'vendosi' qe Madheria e Saj Mbreteresha bashke me Princin Trashegimtar qysh sot te dalin nga Tirana per ne Korce ai vend u caktua me i pershtatshem".

    Pse pranoi Mbreti qe te largohej me 7 prill dhe fillimi i invazionit fashist ne oret e mengjezit

    Mbreti nuk pranon fillimisht, qe te largohet mbreteresha dhe Princi Leka. "Ajo do te vuaje njesoj si te gjithe familjet e tjera shqiptare, qe do t'i vriten djemte. Tani te shikojme detyren e atdheut", thote ai. Por, pas pak, fjalen e merr Mehdi Frasheri dhe pas tij Pandeli Evangjeli. Ky i precizon mbretit se duhen marra masa qe edhe ai duhet te largohet, sepse realiteti eshte i veshtire. "Te gjitha deshirat e lutjet e te gjithe ketyre te tjereve jane te miat se jam plak. E pra jepna fjalen se e pranoni vendimin e Perfaqesuesve te popullit, se nuk ulem pa e marre fjalen. Sepse ky vendim nuk eshte marre per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht", thote Pandeli Evangjeli. Por, ne Tirane ka aguar mengjesi. Me 7 prill 1939 dhe ne oren 4 te mengjesit, mbreteresha dhe princi trashegimtar u nisen prej Tirane per ne Korce. Nderkohe, nje ore me vone, flota italiane ka hyre ne Sarande, Vlore ,Durres dhe Shengjin. Nga raportimet e para, ashtu si pritet jane vetem pak forca qe i mbrojne portet
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Lamtumire Shqiperi

    Ne daten 9 prill te vitit 1939, Mbreti Zog i le lamtumiren Shqiperise. Ne momentet e fundit, ne piken e Kapshtices ka puthur flamurin dhe pastaj e ka marre me vete, ne drejtim te Greqise, kujton adjutanti Hysein Selmani. Nje ritual, qe perseritet shpesh me shqiptaret e dashuruar mbas atdheut. Por, me mire se ai vete, askush nuk e parashikon, qe nuk do te kthehet me ne Shqiperi. Kjo eshte njekohesisht edhe pika qe eshte perfolur me shume ne historine e tij, ikja nga Shqiperia. Nje histori qe eshte bere dhe qe eshte ribere nga kundershtaret e tij, ashtu si u ka pelqyer.

    Nderkohe, ne Shqiperi, ndryshe nga veprimi i mbretit, flamuri shqiptar eshte falur, nga ata zyrtare qe kane mbetur. Nuk ka me ate atmosfere armiqesore, qe mendon mbreti kundra italianeve, ndersa puthadoret kane vrapuar, qe te afrohen me regjimin e ri. Realiteti i ri nuk e cudit, mbretin shqiptar, i cili ka filluar nje jete te re, kete here larg Shqiperise. Por, ketu mbretin e pret nje cudi e re. Konsulli shqiptar ne Greqi ka hequr flamurin shqiptar duke e zevendesuar ate me flamurin e Italise.

    Jane momentet e fundit, qe Zogu ndjen impaktin e nderimit per te nga Shqiperia. Kjo sepse ne Greqi e presin me shume nderime, ndryshe nga parashikimi i pare dhe me sllogane kunder Italise. Te njejten gje, por kuptohet ne nje sens tjeter, e ben edhe Turqia. E cila, me ane te kryetarit te saj, i afron strehimin mbretit shqiptar me te gjithe njerezit e tij. Ne keto momente shfaqen aleancat historike. Packa qe vitet e paketa te ndare, e qe vijuan nga simbioza e gjate shekullore mes te dy vendeve, vetem i ka tkurrur. Por, Turqia mbetet nje mik dhe pavaresisht anatemes, qe i kane bere shqiptaret, per origjinen e prapambetjes se tyre, ai eshte vendi i tyre me i afert mik. Kete e ndjen edhe Mbreti Zog, kur eshte i bindur se ne ate vend, bashke me mbretereshen dhe princin e vogel 20 ditesh do te jete me i sigurte se kurre. Por, ky afrim ka brenda edhe fatkeqesine e madhe: Shqiperia kurre nuk do te shihet me nga Mbreti shqiptar, Ahmet Zogu. Mbase, kjo pjese e kujtimeve eshte pjesa me e panjohur, qe rrefehet nga adjutanti, per mbretin e shqiptareve. B.an

    9 Prill 1939, Mbreti Zog i le lamtumiren Shqiperise

    Ne daten 8 prill per Zogun eshte e qarte cdo gje. Ushtaraket e tij nuk kane asgje ne dore. Situata ne vend eshte shume e renduar, ndersa italianet po ia afrohen Tiranes. Ne kete kohe komandantet e tij te ushtrise e keshillojne qe te largohet bashke me njerezit e qeverise. Mbreti largohet ne oren 2 te mengjezit te dates 8 prill. Ndalon ne Qaf-Thane ku perpiqet qe te lidhet me komandantet e tij lokale. Por, gjithkund merr pergjigje negative. Shumica e tyre jane terhequr ose larguar jashte atdheut. Ne oren 10 te dates 8 qershor mbreti eshte ne Pogradec. Atje mban fjalen drejtuar te gjithe njerezve te parlamentit te tij. "Une e kisha kuptuar nga perfaqesuesit franceze, angleze dhe amerikane se Italia kishte dore te lire", thote Mbreti. Ai sugjeron qe disa nga komandantet te mundeshin qe te fillonin luften guerrile ne male, sepse lufta evropiane do te fillonte shpejt. Por, kjo duket se nuk eshte e lehte. Mbreti Zog I, ne kete ore, qe perkon me oren 2 pasdite, ne daten 9 prill, kujton adjutanti- bashke me Qeverine dhe Parlamentin dhe nje shumice te madhe oficeresh e nenpunesa, u nis nga Pogradeci e shkoi ne Zemblake. Aty qendroi nje kohe mjaft te gjate. Ne 9 prill ne mbremje vone mberrin ne Kapshtice. Puth flamurin kombetar dhe e merr me vete. Qe andej eshte ne Follorine, ne oren 10 te mengjezit te dites ne vazhdim, ku pritet me nderime nga qytetaret

    Tirane 7-8 prill 1939

    Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, kryetari shtatmadherise gjeneral Gostaq Mirdaici, komandanti i xhandarmerise kolonel Shefki Shatku, ne oren 1 pas mesnate u paraqiten para Lartmadherise se Tij Zog I, Mbret i shqiptareve. Ata, kujton adjutanti, i parashtruan se jo qe nuk ka asnje mundesi per nje pergatitje qofte edhe e vogel, por nje kundermesymje eshte e pamundur. Tani propagandat italo-jugosllave kane hyre kudo, si edhe sado qe ju bejme thirrje komandanteve te zonave asnje pergjigje nuk japin. "Pervec kolonel Ali Rizaja, qe tani pas ngjarjes se Gjirokastres eshte terhequr ne grykat e Kelcyres, por vetem me kompanine e R.Kufirit nen kapiten Dod Nikollen e sa kapiten Haxhi Xhillaga me dy kompanite e kufirit eshte terhequr ne Gjirokaster".Ata i parashtruan mbretit:" Madheri, tani lipset te terhiqemi nga Tirana, sepse Madheria Juaj po ashtu Qeveria se nuk ka asnje arsye ndejtja ketu. Se mos te pesojme ndonje ngjarje te padobishme". Komandantet kur po i parashtrojne Mbretit kete gjendje te re, te shkaktuar shume kritike, ishin teper te shqetesuar e te tronditur. Mbreti Zog menjehere i urdheroi qe keto ngjarje ne hollesi te ja parashtrojne qeverise dhe se bashku si Qeveria ashtu dhe komandantet te vijne ne Pallat. Ketu do te diskutohet mbi largimin si edhe menyra e terheqjes. Natyrisht, duke lene nje fuqi ne kryeqytet, qe kryeqyteti mos te bjere ne dore para nje jave kurse komandantet i parashtruan se: "Kete do ta studjojme po pa fryt, se forcat motorike italiane tani po i afrohen Vores dhe marshojne mbi Rrogozhine, se nuk jemi mire dhe ne asnje menyre nuk na lejon situata e rikrijuar, te marrim nje mase persa eshte deshira e Madherise Suaj". Menjehere ata pastaj shkuan ne Kryeministri.

    Ne kete date, ne oren 2 pas mesnate, u mblodh qeveria dhe komandantet ne Pallat, pasi u moren hollesisht ne bisedim. Persa parashtruan komandantet, ata moren vendimin per t'u terhequr ne Elbasan dhe me vone ne Librazhd, Pogradec. Ne kete te fundit ndodhej edhe Parlamenti bashke me Keshillin e Shtetit. Menjehere u moren masat e sigurimit mbi Peqin-Elbasan per cdo ndodhi e sa propaganda e madhe ore ne ore qe zhvillohej prej Italise dhe Jugosllavise gjoja se ne Shqiperi ka plasur nje kryengritje shume e madhe dhe jane kerkuar forcat italiane te hyjne ne Shqiperi per te stabilizuar qetesine e vendit, kujton adjutanti. "Pas ketij vendimi, ne oren 3 pas mesnate, Madheria e Tij Mbreti Zog, Qeveria Mbreterore dhe Komanda liruan kryeqytetin e Tiranes dhe u nisen per ne Elbasan, Librazhd, Qafethane. Mbreti ne Elbasan nuk qendroi, po ne Rejce, zone e Librazhdit dhe Qafthane qendroi disa ore. Nga Qafthana na urdheroi komanden qe te nderlidhej me Tiranen, Krraben, Bejlike dhe eventualisht edhe me vende te tjera, por nuk qe e mundur, se dukej qe vijat telefonike ishin te prera nga agjentet italo-jugosllave".

    Nga ora 10 e dates 8 Prill 1939 arriti ne Pogradec bashke me Qeverine. Aty sic u permend ndodhej edhe Parlamenti. "Mbreti me njehere, vazhdon adjutanti- urdheroi Komandantet qe aty te nderlidhen me Tiranen, Shkodren, Burrelin dhe Diber, Kukes, Belgjike, Elbasan dhe Kelcyres me anen e radios R.3 e sa Kryeministrin bashke me kolonel Husein Selmanin i dergoi ne Korce per te hyre mundesisht ne kontakte me kryeministrin Grek Metaksai, me anen e Konsullit Grek ne Korce.

    Qeveria Greke shume e frikesuar, jo qe nuk na u pergjigj kerkesave tona per nje ndihme armesh, por me kembengulje insistuan qe brenda 10 oreve do mbyllin kufirin nga nje note shume e ashper italiane, e te tjera gjera qe ne asnje menyre prej grekeve nuk pritej kurrgje. Pastaj shkuam ne Prefekture. Aty ishte Prefekti Vili Vasjari. Qetesia e Korces ishte e mire, megjitheqe nuk kishte xhandare. Por, menjehere urdheruam kolonel Preng Previzin qe me garnizonin e Korces si edhe batalioni i instruksionit te kufirit, qe nuk kishte shkuar per Kelcyre i vume ne dispozicionin e Prefektit dhe u kthyem ne Pogradec. Aty, natyrisht, qeveria bashke me parlamentin, nen kryesine e Mbretit Zog, po bisedojne duke rrahur te gjitha problemet. Kryeministri Kota i parashtroi mbi sa bisedoi me Athinen, si edhe mbi situaten e Korces. Mbreti tha: "Kjo nuk na habit, se e kemi kuptuar me kohe, se qysh kur pashe bisedimet qe pata me perfaqesuesat e shteteve te medhaja si te Britanise se Madhe, Frances dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, u vertetua se Musolinit i ishte lene dore e lire ne Shqiperi. Kjo jo vetem nga aleati i tij Hitleri, por terthorazi edhe nga bota demokrate. Sepse keta te fundit shpresonin se me nje qendrim te tille do te shpetonin nga nje lufte e pergjithshme. Mjerisht, shembullat e Austrise e Cekosllovakise, duket se nuk kane qene te mjaftueshme per t'i dhene te kuptonin se qellimi i Boshtit-Berlin-Rome, ishte predominimi i Europes mbare dhe ne kete drejtim okupimi i Shqiperise nuk u paraqit si nje zmadhim per Italine fashiste. Por, me teper vlente si nje krye-ure mesymje kunder shteteve ballkanike".

    Njekohesisht, vazhdon adjutanti- dy pika e vertetuan qartazi qellimin e Musolinit: E para kur ushtria fashiste po grumbullohej ne Brindizi e ne Bari, Musolini mundohej me premtime te ndryshme per ta bindur Mbretin Zog te pranonte kushtet e tij; e dyta, Jugosllavia dhe Greqia, te kercenuar nga nazi-fashizmi, u tremben, dhe me shprese shpetimi i lane dore te lire fashizmit ne Shqiperi, duke i dhene te kuptonin njekohesisht Qeverise Shqiptare se nuk e shihnin me sy te mire qendrimin e saj kunder Italise. Dhe ishin te shtrenguar ne mos lejuam asnje levizje luftarake ne afersite e kufirit te tyre. Shqiperia pra, jo vetem, qe nuk kishte asnje shprese perkrahje materiale, por i mungonte edhe cdo ndihme morale nga fqinjet e saj. Sic eshte permendur edhe me pare, se, plani i Zogut i Mbretit te shqiptareve, ishte per te vazhduar qendresen kunder fuqive fashiste, e paketa per 6 muaj. Por, duke mos pasur asnje shprese perkrahje, qe ju refuzuan kryekeput nga fqinjet e medha dhe te fqinjeve te Shqiperise, ky plan deshtoi. Mbreti Zog eshte munduar deri minuten e fundit te bindi keto shtete, qe te pakten mos te pengonin me rrugen terthorazi qendresen shqiptare, kur aeroplanet e Duces, bombardonin portat e Shqiperise e fluturonin jo me lart se 100 metra mbi shtepite e qyteteve shqiptare dhe te kryeqytetit dhe te Pallatit Mbreteror. Shtetet e Ballkanit benin sere, dhe nuk na u pergjigjen.

    Pogradec 8 prill 1939 - ora 4 pasdite

    "Mbreti Zog, ishte i vendosur te luftoje me shprese se Fuqite e Medhaja si edhe Fqinjet tane do te kuptonin rrezikun dhe do te nderronin politiken e tyre kundrejt veprimeve fashiste. Por, keto fatkeqesisht nuk u realizuan. Per me teper detyruan Mbretin Zog me Qeverine. Ai ne mengjesin e 8 Prillit 1939 do te linte Tiranen dhe u nis per ne Pogradec. Po, ne kete dite, ne Pogradec, pasdite, Qeveria preu te gjitha nderhyrjet qe beri. Ajo nuk pati asnje shprese ndihme, perkundrazi nga pergjigjet e ndryshme qe mori nga Greqia qe sot do te mbyllte kufirin. Jugosllavia bente c'ishte e mundur per te krijuar ndonje kryengritje, ne perkrahjen fashiste e shume trazira te tjera qe keto ishin me fakte, vazhdon adjutanti. Gjithashtu dhe situata e brendshme tani nuk mbetej e qete, e aspak e mire, se edhe Komandantet nuk ishin komplet ne rregull, ne kontakt mbi veprimet e ndodhirat e komandave te tyre. Po, ashtu Ministri i Brendshem kishte humbur kontaktet me nje pjese te Prefekteve, qe ishin terhequr prej vendeve, e situata nuk shihej e favorshme.

    Pogradec 8 prill 1939 - ora 5 pasdite

    "Ne kete date, ne oren 5 pasdite, duke u bazuar ne gjendjen e veshtire te lartpermendur, Parlamenti bashke me Qeverine, te mbledhur ne forme Asambleje, duke e studjuar ne imtesi rrethanat si perjashta, po ashtu te brendshmet, pas nje bisedimi te gjate, duke e gjykuar ne pergjithesi u pa se, cdo veprim ushtarak nuk do te sillte asnje dobi, perkundrazi mund te shkaktonte deme. Ai vendosi per heren e dyte duke veshur Lartmadherine e Tij Zog I Mbret i shqiptareve me gjithe fuqite kushtetuese, qe te veproje si brenda dhe jashte Shqiperise bashke me Qeverine, per te mbrojtur lirisht e sa me mire te drejtat dhe interesat e Kombit. Kryeministri Kota, ne emrin e Qeverise Mbreterore, si edhe N/kryetari i Parlamentit Hiqmet Delvina me nje perfaqesi deputetesh ne emrin e Parlamentit, shkuan dhe ja parashtruan Mbretit Zog vendimin e Asamblese Kombetare, qe u muar ne lidhje me ngjarjet e dites qofshin nga shtetet e huaja, po ashtu ne situaten e brendshme. Duke pare qe cdo veprime nuk sjell asnje dobi, duke u bazuar ne fakte, ai vendosi daljen jashte shtetit shqiptar". Mbreti Zog ishte teper i merzitur dhe akoma po shtrengonte me cdo menyre komandantet, qe te nderlidhen me trupat ne zonat e para. Sado te pakta, ato duhet qe te terhiqen ne vijat e dyta te caktuara me pare si ne Vithkuq, Kukes, Martanesh, Qaf Murre, Neshte dhe Puke, e ne keto qendra malore, edhe me ato pak arme e municione. "Ai priste qe te caktohen ne grupe cetash te vogla, qe edhe lufta kunder okupatorit fashist nuk prehet si dhe levizjet e tyre jane te lehta, te kollajshme e he per he, nuk e pranoi vendimin e Asamblese Kombetare, vazhdon adjutanti.

    Komandantet bene cmos per t'u nderlidhur me komandat e zonave. Por, ata nuk jepnin ze kur me ne fund u lajmerua se Grupi III ne Shkoder, me te gjithe forcat ka kaluar kufirin e hyne ne Jugosllavi ne Podgorice, po ashtu nje pjese e madhe e Kreshnikeve dhe oficereve kane hyre ne Jugosllavi, si Major Murat Kaloshi, e shume te tjere. Po ashtu Major Abaz Kupi, Murat Basha, Hamza Drini me 400 oficere kaluan ne Diber te madhe, e sa zona ne Bejlik te Elbasanit si edhe Berati nuk japin ze. Vetem kolonel Ali Rizaja, po terhiqet ne Grykat e Krisyres e kapiten Haxhi Xhillaga hyri ne Gjirokaster, kete ja parashtruan Mbretit e komandantet nuk shohin asnje menyre per te plotesuar deshirat e Mbretit".

    Me poshte adjutanti vazhdon: Edhe Ministri i Brendshem ka humbur kontaktet me disa prefekte, e tani nuk eshte aspak i kenaqur mbi qetesine e brendshme. Po ashtu, ne rrethet e Vlores, te Prefektures Beratit, te Elbasanit dhe te Shkodres, nuk japim ze aspak. Tani, qe mbetet ajo e Kukesit e Dibres dhe kjo e Korces. Po ashtu sa propaganda jugosllave eshte shume e perhapur gjithandej, dhe perpiqet mbi krijimin e nje kryengritje ne disa vende te Shqiperise, per te vertetuar ate qe pa mase beri Qeveria Italiane para botes, duke shpifur se ne Shqiperi ka plasur nje revolucion I madh e kerkojne shkarkimin e ushtrise italiane etj.

    Mbreti Zog I mblodhi edhe nje here komandantet si dhe Ministrin e Brendshem, per te thirrur disa persona ne emer e per t'i ngarkuar qe ata te formojne disa ceta ne male. Sepse influenca e tyre ne popull ka te beje shume. "Qellimi im eshte,- tha Mbreti- mos te shuhet lufta kunder okupatorit, me ceta sado te vogla. Kam bindjen e plote se lufta e pergjithshme Europiane nuk ka per te kaluar vitin. Keshtu te kemi disa qendra luftimi ne malet e Shqiperise, qe ne ate kohe te nderlidhen me ato shtete eventualisht qe do te jene ne lufte".

    Por as komandantet, as Ministri i Brendshem nuk kishin asnje shprese he per he, mbi nje veprim te tille. Kishte ne fakt posibilitete me vone qe keto te funksionojne, sic urdheronte Mbreti. Qeveria bashke me Parlamentin, i parashtruan Mbretit duke i vene ne dukje edhe ndodhira te rikrijuara qe nuk pajtoheshin aspak me interesat e Atdheut. "Madheria Juaj, duhet qe te pranoni vendimin e Asamblese Kombetare, se cdo ore vjen duke u keqesuar, nga propagandat armike", i thane mbretit .

    Pogradec 8 Prill-ora 06.00 pasdite

    Vendimin per t'u larguar nga Shqiperia, qe i paraqiti Mbretit Zog I, Asambleja Kombetare, ne lidhje me ngjarjet e dites te shenuara dhe me qendrimin negativ te Shteteve fqinje, Jugosllavise e Greqise me teper ishte per mos t'i dhene shkak lajmeve te pavend, qe perhapte me qellim fashizmi. Kjo, se gjoja ne Shqiperi ka shperthyer nje kryengritje e madhe dhe forcat fashiste jane duke zbarkuar per te shuar kete revolucion. Gjithashtu, ne kete dite, Qeveria Greke teper e presionuar dhe e frikesuar prej Musolinit dhe aleatet Anglo-Franceze qe keshillonin te rrinin urte e mos t'i jepnin shkak zemerimit, se asnje garanci nuk kishin e kjo per t'u shpetuar ketyre rreziqeve, lajmerojne Kryeministrin tone Koten, se ishin te detyruar per ta mbyllur kufirin, "e ju bejme te ditur se ne 12 te nates te kesaj date kufiri do te jete i mbyllur".

    Te gjitha keto ngjarje, si edhe duke mos pasur asnje mundesi per te zbatuar planin e vendosur per mbrojtjen e Atdheut dhe jashte deshires Tuaj personale, si edhe ne baze te "Statutit Themeltar te Mbreterise Shqiptare" u vendos qe te pranohej vendimi i Asamblese Kombetare, per te dale nga toka shqiptare.

    Mbreti Zog I, te njejten kohe, urdheroi Komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasin, si edhe komandantin e Pergjithshem te Xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun, qe edhe ato pak forca qe kishin mbetur ne vija te ndryshme duke rezistuar kunder armikut te terhiqen ne male. Brenda atyre zonave qe ishin caktuar, e provizorisht e ne forme cetash mundesisht mos te ndalojne luften kunder okupatorit deri ne momentin qe lufta e pergjithshme evropiane te filloje. Duke qene se Mbreti Zog kishte bindjen e plote se pa u mbushur viti do te plaste Lufta e Dyte Boterore, e cila deshirohet qe ne ate kohe te ndodhe dhe sado te pakta disa trupa tonat pa e nderprere rezistencen.

    Pas kesaj, Mbreti Zog I, mblodhi Qeverine se bashku me Parlamentin nen kryesine e Tij dhe ju spjegoi ne hollesi gjendjen boterore, se si qendron dhe mbi veprimet e shpejta te diktatoreve Hitler e Musolin. "Ne heren e pare, ka thene mbreti- i gjithe Ballkani do te okupohet prej forcave fashiste. Po ashtu Polonia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria ku me force, ku me miqesi po do te okupohen nga forcat gjermane, qe jane te pergatitura aq rende sa nuk ta merr mendja. Por, ne okupimin e Polonise as Britania e Madhe as Franca nuk kane per te mbetur te paanshem. Menjehere ato do te jene ne lufte kunder Gjermanise dhe kunder Italise, se keto shtetet e medhaja e kane kuptuar mire gjithe sa u deshirohet nazi-fashizmit si edhe ne vendimet e marra te tyre. Dhe, me plot siguri, po ju them se: Nazi-fashizmi luften qind per qind e kane te humbur. Se rezervat e tyre jane po keto qe na tregojne sot. Kur do t'u mbarohen keto nuk do te jene me ne gjendje per t'i bere balle materialit te madh e te pashterur te anglo-sanksoneve e francezeve, qe rezervat e tyre vijne dita dites duke u zmadhuar. Kurse te ketyre vijne cdo dite duke u mbaruar, e kjo eshte krejtesisht e sigurte. Por, ne, sot per sot po shkojme viktime nga pameshira e burreria e ketyre diktatoreve".

    "Ky ka qene vendimi, ka thene mbreti-qe ishte parapare per te rezistuar te pakten 6 muaj ne rrethet e maleve te Shqiperise dhe me pak forca dhe pak arme. Vetem qe rezistenca mos te presi, duke pritur kohen e volitshme qe te hape zjarr ne te gjithe Ballkanin dhe Europen. Qe keshtu t'u ndodhemi brenda, ku atehere Fqinjet tane qe sot po bejne sehir e indirekt aleate te fashizmit, do te na lutnin me qene aleate kunder armikut te perbashket, e kjo eshte e sigurte. Se sikur mos te na kishte penguar Jugosllavia nuk do te ndryshonim planin e pare. Dhe, meqenese sot do te ishim te grumbulluar si Parlamenti dhe Qeveria, e gjithe funksionimet e tjera ne Mat. Ku, aty do te ishim krejtesisht ne gjendje te zhvillonim te gjitha tentativat luftarake dhe diplomatike. Po ashtu edhe persa i perket ushqimeve do te kishim perkrahjen e popullit Mat-Diber-Mirdite e Kosove, e sigurisht edhe te vendeve te tjera gjithandej te Shqiperise. Keto, qe ju spjegova lidhen me emigrimin tone brenda atyre shteteve, qe do te kemi perkrahjet dhe relatat miqesore, se sot per sot Greqia nuk ka per te lejuar te qendrojme ne token e saj, por per here te pare do instalohemi ne Turqi, se ajo asqe e perfill fashizmin".

    Pogradec 9 prill 1939 - ora 2 pasdite

    Mbreti Zog I, ne kete ore 2 pasdite, kujton adjutanti- bashke me Qeverine dhe Parlamentin dhe nje shumice e madhe oficeresh e nenpunesa, u nis nga Pogradeci e shkoi ne Zemblake. Aty qendroi nje kohe mjaft te gjate. Me pas, dergoi prape ne Korce Kryeministrin Kota, Ministrin e Puneve te Brendshme Musa Juken, komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasin, kolonel Husein Selmanin, Komandantin e Xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun si edhe Prefektin e Korces Veli Vasjarin. Keta ishin urdheruar, per te bere cmos per te hyre ne kontakt me forcat e sidomos te Bejlikut te Elbasanit, dhe te Beratit, si edhe keta te Ali Rizase. Nderkohe, po terhiqeshin keto forca ne Vithkuq, Skrapar, Ternove e Moker, qe eventualisht kjo fuqi kishte 3 batalione ushtare dhe 2 batari mali 65/17, e dy stacione radio R.3. Ky battalion xhandaresh, ai i Major Mahmut Golemit dhe i Major Xhafer Shkambit, po te kete mundesi per t'u lidhur me keto forca te urdherohen me shpejtesi per t'u terhequr ne keto vija, se persa i perket kolonel Ali Riza Topallit, ai eshte i gatshem me dy batalionet e R.Kufirit.

    "E, neqoftese keni per te pasur kete mundesi,-ka thene mbreti- per t'u siguruar me keto reparte, e te bini dakord per t'u terhequr ne keto vende, une nuk kam per t'u ngutur per te lene sot token shqiptare. Se po te siguroj keto vende, ketu mundemi per te formuar nje vije qendrese, se me anen e ketushme jemi ne gjendje te bejme rezistenca edhe ne vende te tjera si p.sh. ne Mat, Diber. Keshtu dergojme kolonel Husein Selmanin, kolonel Fiqri Dinen me nje shumice te oficereve dhe kreshniket, megjitheqe nje pjese e madhe kane kaluar ne Jugosllavi, po kjo nuk na ndalon.

    Njekohesisht, Kryeministri Kota, te fliste edhe nje here me Kryeministrin Grek Metaksain, mbi kete plot rezistimi, i cili eshte edhe teper ne favorin grek e po te rregullohen keto tentative, ne he per he mbetemi ketu. Ministri i brendshem mundesisht te marre kontakt me Prefekturat qe ende funksionojne".

    Ne oren 4 pasdite, po te kesaj date, u kthye Kryeministri Kota me te gjithe te tjeret nga Korca, pa asnje rezultat. Ata nuk kane mundur te hyjne ne kontakt me asnje repart gjithashtu edhe Kryeministri Grek Metaksai, teper i shqetesuar i lajmeronte se:" Sic ju kemi bere te ditur, sot, ne oren 12 te nates mbyllet kufiri. Dhe sa per kete radhe nuk mundemi ne asnje menyre t'u vijme ne ndihme as morale".

    Pas kesaj, ne nje bisede te gjate me Asamblene Kombetare, vendosen he per he te linin token shqiptare dhe u nisen per ne Kapshtice, Mbreti Zog, Qeveria, Parlamenti, nje shumice oficeresh si edhe nje shumice nepunesash.

    Kapshtice 9 prill 1939 0 ora 19 e mbremjes

    Kur mberrine ne posten e Kapshtices, Lartmadheria e Tij Mbreti Zog I u ngrit ne kembe dhe i leshoi syte me plot mallengjim drejt tokes shqiptare. Ai urdheroi me nderime per te ulur Flamurin Kombetar dhe e puthi, e mori me vete e ne kete kohe kaloi kufirin shqiptar.


    Follorino 10 prill 1939 - ora 2 e mengjesit

    "Kur hyme ne kufirin grek, aty pritnin nje kolonel dhe nje major grek me nje kompani ushtaresh ne nderim. Ata menjehere i prine automobilit te Mbretit Zog, me automobila e motocikleta per Follorine. Por, rruga e mbushur me bore, megjitheqe e kishin zbuluar mjaft me punetore. Aty mezi marshonin automobilat jo me teper se 20 kilometra ne ore, kur arriten ne Follorine ishte ora 1 pas mesnate. Kur arritem ne Follorino megjitheqe ishte vone, dhe shume ftohte, por N/prefekti Follorines me gjithe autoritetet civile e ushtarake te Follorines, si edhe nje pjese e madhe e popullit e pritnin aty ku fillonte hyrja e qytetit Lartmadherine e Tij, Zog I Mbretin e shqiptareve. Menjehere sa erdhi mbreti, kujton adjutanti- populli thirri: "Rrofte Mbreti Zog" e "Poshte Italia fashiste", etj. Dhe N/prefekti u paraqit tek Mbreti e ju vu ne dispozicion. Mbreti pati zbritur nga automobili e po ecte ne kembe duke falenderuar popullin, i shoqeruar nga N/prefekti, koloneli qe ishte dhe ne. Dhe qeveria e parlamenti pothuajse i gjithe personeli behej me mbi 2000 vete. Ata shkuan ne sallonin e hotelit, ku kishte rene Mbreteresha. Natyrisht, ishte nje hotel i vogel dhe Mbreti hyri ne sallonin e Hotelit, bashke me Qeverine dhe nje pjese e deputeteve dhe N/prefekti Follorines pasi e falenderoi N/prefektin. Ky i fundit i tha Kryeministrit Kota qe te bisedonte me te qe te angazhoje nje tren per Selanik qe menjehere te niseshim, brenda ores 10 te dites. Pasi N/prefekti bashke me Prefektin e Korces Veli Vasjarin iken per te rezervuar nje tren, per Selanik, qe te ishte gati ne oren 10 te dites 10 Prill 1939, Mbreti la Kryeministrin ne sallon dhe hipi pak per te pare Mbretereshen dhe Princin. Po Mbreteresha ishte mjaft e lodhur. Ajo nuk qendroi as 20 minuta dhe erdhi ne sallon. Nderkohe populli therriste: "Poshte Italia fashiste". Ne kete kohe, policia i ndaloi per te permendur Italine. Mbreti Zog urdheroi Kryeministrin Koco Koten, te hynte ne kontakt me kryeministrin grek Metaksain, duke i lajmeruar se Mbreti deshiron te niset menjehere per Selanik si edhe per ta falenderuar per gjithe sa pritjet miqesore te N/prefektit dhe autoriteteve e popullit te Follorines dhe i tha: "Haptazi i thuaj se qe tani nese e lejon situata greke, deshironi te qendrojme ne Greqi, lirisht me te drejtat diplomatike apo do te shkojme ne ndonje shtet tjeter".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Mbreti Zog ftohet zyrtarisht nga qeveria turke

    Financat qe ka marre me vete mbreti i shqiptareve

    Kerkesa per te afruar Fan Nolin dhe Faik Konicen ne qeveri

    Kryeministri grek Metaksai i ben te gjithe nderimet mbretit Zog, por nderkohe eshte shume i frikesuar. Frika duket kur greket shkaktojne nje incident ne tren duke dashur qe te ndajne grupin shqiptar. Pas nje dialogu kortezial me kryeministrin Metaksa gjithshka zgjidhet qetesisht. Gjithsesi, mbreti pritet me nderime ne Larisa, ku i theksohet se ishte ne atdheun e tij te dyte. Ketu behet prezent problemi financiar per here te pare. Bashke me Zogun udhetojne shume njerez te tij. Ministri i Finances Kole Thaci ben prezent per here te pare shumen, qe eshte terhequr nga buxheti i shtetit shqiptar. Rregullohet nje komision, qe do te merret me financat. Ai do te paguaje per legatat qe jane jashte dhe po ashtu edhe per personelin qe ka udhetuar jashte vendit me familjen mbreterore. Nderkohe Zogu i kerkon kryetarit te shtetit turk qe te mbeshtetet. Ai e pranon dhe i thote qe: Turqine, Zogu duhet te konsideroje si miken e tij. Fillojne procedurat e pranimit ne Turqi, ne ambasaden qe eshte ne Athine. Nderkohe mbretin e ndjekin disa incidente. Ambasada shqiptare ne Athine ka ulur flamurin shqiptar dhe ka vene ne vend te saj flamurin e Italise. Konsullin shqiptar e vrasin per kete veprim, ashtu si vrasin edhe dy oficeret greke, qe duan ta mbrojne. Priten ndryshime edhe ne qeverine qe tani eshte ne mergim. Mbreti Zog kishte ne mend sic u bisedua per thirrjen e delegacioneve prej kolonive shqiptare, per te vendosur per qeverine e re ne mergim. "Sa te mberrije ne Instanbul te therrase Faik Konicen, Ministrin tone ne Uashington dhe Imzot Nolin qe brenda delegacioneve te Kolonise te Amerikes te jene edhe keta brenda e njerin prej tyre ta emerojme te marre vendin e Ministrit te Jashtem, se Ekremi (Libohova) nuk kthehet me nga Athina", thote Zogu.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Njerezit e Rezistences

    Te gjithe e dinin se ne fillim nuk kishin me se cfare te benin. Kete, me shume se te gjithe, ne dy muajt e pare te pushtimit fashist ne vitin 1939, e dinin njerezit qe kane qene afer monarkise. Ishin mbledhur qindra te tille ne Jugosllavi, vendin me te afert, qe e mendonin si trampoline, per t'u kthyer ne Shqiperi.

    Por, tashme nuk eshte e lehte. Te gjithe e dine kete dhe madje shume nga ata tuten. Eshte kjo nje nga arsyet, qe mbreti Zog I, dergon si te deleguarin e tij personal ne Jugosllavi, adjutantin Hysein Selmani. Duke hequr subjektivizmat, qe jane normale ne kujtime te ketij lloji, duket se misioni i adjutantit ka qene i qarte. Duhej nje ndihme, per te stabilizuar dhe per te inkurajuar shqiptaret me te spikatur, per te luftuar fashizmin. Mburoja me e madhe do te ishte lufta e popujve te medha, qe ne muajt e pare ende lekundeshin dhe i hapnin rruge kapricove te Hitlerit dhe Musolinit.

    Dhe, eshte koha, kur ne skene dalin listat e tre grupeve te rezistences qe kane lidhje me tre grupe shoqerore ne mergim. Jane edhe emrat e Myslym Pezes dhe Haxhi Lleshit. Eshte e cuditshme, qe adjutanti vazhdimisht i sjell para kujtimeve ata. Me interesante ne keto kujtime tek "Korrieri" eshte bashkepunimi me Jugosllavine, duke ditur qellimet aspak miqesore, me te cilen jane te rrethuara keto dy vende, per njera-tjetren. Ndersa ndodh e kunderta me te deleguarin e mbretit. Atij i hapen dyert dhe nga kujtimet e tij duket se per Zogun ruhet shume miqesi. Nje miqesi, qe ai e ruan, per te pergatitur luftetaret e tij, qe nuk e kane braktisur dhe me te cilen shpreson se do te kthej lirine. Sepse per formen e rregjimit, mbreti ne fund thoshte se ishte dakord, qe te vendose populli per gjithshka. Keshtu, si "rastesisht" shfaqen emrat e pare te shume luftetareve te rezistences, duke na dhene nje panorame me te plotesuar te antifashisteve te pare. B.an

    Si do organizohej rezistenca

    Adjutanti i mbretit vendos lidhjet e Zogut me ushtaraket jugosllave

    Ne ditet e fundit ne Jugosllavi, misioni i adjutantit Hysein Selmani, behet i dukshem. Ai duhet qe te vendose lidhjet me ushtaraket jugosllave, sepse qeveria serbe nuk mund te mbeshtese realisht nje aksion te Zogut. Arrihet akordi i pare, me njerezit e ushtrise, qe jane ne opozite me qeverine, e qe do te pergatisin shqiptaret e rezistences. Hysein Selmani u ben te njohur jugosllaveve, se kerkon lehtesi per tre grupe rezistence. Ndermjet atyre qe do te drejtojne jane emrat e Haxhi Lleshit dhe Mustafa Gjinishit. Nderkohe italianet kane filluar te veprojne dhe jugosllavet druajne se plani do te merret vesh. Prandaj i kerkojne adjutantit, besnikeri te plote. Ka ardhur koha, qe Selmani, me urdher te mbretit te terhiqet ne Stamboll dhe te kerkoje menjehere ardhjen e negociatorit serb Ilic, ne residencen e re te Mbretit Zog. Teksa iken, adjutanti, haset me problemet e disa prej njerezve te monarkise, qe kane mbetur tashme ne Jugosllavi dhe jane frikesuar. U jep shprese dhe niset drejt Lartmadherise

    Shkup, 14 qershor 1939

    Per kete date adjutanti kujton: Ne oren 9 te mengjesit te kesaj date, isha duke biseduar me Akif Lleshin, Himce Kaben dhe Haxhi Lleshin. "Keta donin te ktheheheshin ne Diber, por une i mbajta derisa te nisesha per Turqi, mbase mund te kishim ndonje gje tjeter te re. Ne kete kohe ngarkova Major Murat Bashen e Profesor Mustafa Gjinishin, qe te shkonin ne Konsullaten Turke per t'i bere viziten Princ Xhelal Zogut me Familjen, si edhe te Murat Kaloshit vete te peste, si edhe te Sefedin Callakut e Hajredin Dallullit e sa te tjere. Te gjithe keta do te vinin bashke me mua ne Stamboll. Ne oren 10 te dites shkova ne Komanden e Armates se Shkupit tek Komandanti Gjeneral Nedel Kovic".

    Me tej adjutanti vazhdon:" Kisha lene oren e caktuar dhe ai me priti me buzeqeshje". "Mireseerdhe mik i dashur", me tha. Pastaj me mori perkrahu dhe hyme ne zyre. Ishim vetem, Gjenerali, une dhe Avniu. Me tha:"Si kalove ne Beograd". Une i thashe: "Shume mire". Pastaj ja tregova te gjitha, sa kisha biseduar me Ministrin e Puneve te Jashtme si dhe me Loiticin, dhe me Gjeneral Nedicin. I thashe se me kane pritur shume mire e natyrisht te trishtuar nga situata e keqe qe ndodhemi. I fola edhe per Milio Ilicin, per faktin qe Qeveria e kishte ngarkuar te shkoje ne Stamboll per te biseduar brenda mundesive "sic kane per ta sjelle rrethanat".

    Si mbaruam mbi bisedimet e Beogradit, kujton adjutanti,i thashe: "Duke i vene ne dukje se me perkrahjen e Excellences suaj do te deshiroja te beja nje organizim te vogel". Pastaj i dhashe nje kopje te programit, natyrisht serbisht. Ai e mori dhe i leshoi syte menjehere. Pastaj me tha:"Kete e keni propozuar ne Beograd".

    "Jo, aspak"- i thashe.

    "Kete, vetem juve jua thame. Kjo mbetet krejt e fshehte dhe pa rene ne sy, jo vetem te armikut por te askujt dhe sic permban programi". Pasi e kendoi pak, kur po e studjonte me verejtje i shtova se: "Une nuk deshiroj kurre, t'ju ve ne nje pozite te veshtire".

    Gjenerali, si e studjoi duket se i pelqeu se tepermi. M'u kthye e me tha:

    "Miku im, kjo nuk eshte vetem nje veprim ne interesat e Shqiperise, por eshte edhe ne interesat tona. Neser dhe une do te jem dakord".

    Menjehere thirri Kryetarin e Shtatmadhorise Gjeneral Kovacovicin. Dhe, si u pershendetem i foli mbi kete organizim te emigranteve shqiptare.

    I tha:" Natyrisht kjo eshte ne fshehtesine me te madhe, e kjo na intereson. Qe ky sherbim te behet ne ato qendra tonat, qe nuk bijne ne sy te askujt. Dhe, persa u perket brenda eshte puna e tyre. Keta persona qe kane per te luajtur posten duhet te kene krahet tona, qe t'u jepet cdo lehtesi. Per kete kolonel Selmani nuk ja ka hape biseden askujt. Mbetet vetem ne mes nesh dhe une e pelqej kete veprim. Por, ti studjoje, qe te jesh mire ne dijeni qe ne mungesen time kjo mos te pengohet por te lehtesohet".

    Kryetari Shtatmadherise, nga ana e tij, e studjoi dhe tha: "Kjo nuk na sjell ndonje dem pervec dobi. Por, lipset te punohet ne nje fshehtesi te madhe, se po te na diktojne me ndonje fakt patjeter do t'i terheqin verejtjen qeverise me protesta te renda. Vetem kesaj duhet t'i veme mend". Keshtu mbetem krejt dakort. Pas kesaj, gjenerali Nedel Kolic me tha: "O miku im keni bere shume mire qe ma thate. Une jam ne dijeni mbi keto veprime, prej Struge e deri ne Podgorice. Po dua t'ju them se tani jemi plotesisht dakord. Vetem se na jepni emrat e lajmetareve qe do te kalojne kufirin, si edhe zonat e tyre qe te jene ne dijenine tone, kur keto do konsiderohen sa jane tonat dhe jo tuajat per te pasur te gjitha sigurimet".

    Komandanti i Armates se Shkupit Gjeneral Nedel Kovic, vazhdon adjutanti,- me tha pastaj:"Persa ju deshironit mbi organizimin, jemi plotesisht dakord. Ashtu edhe sic biseduam. Por, tani te bisedojme nje tjeter gje: Te vini ne dijeni Madherine e Tij Mbretin Zog I, mbi sa po ju bisedoj. Por, ne fjalen miqesore, qe do te mbahet krejtesisht sekret derisa te perfundoje ky program, qe me sa duket nuk ka per te kaluar gjate. Tani, ketu sic keni kuptuar dhe biseduar: Ne mes te ushtrise e Qeverise ka konflikt te madh. Saqe kjo mund te vendose nentedhjete perqind te ushtrise per te bere nje Grusht Shteti e per te hedhur kete Qeveri. Bile, nje pjese per t'i nxjerre jashte shtetit dhe pjesen tjeter per t'i burgosur. Ne ate kohe miku im do te jemi ketu e do te bisedojme ne detaje me te gjera. Une do te jem gjithmone mik e besnik i Madherise se Tij, Zog I Mbretit te Shqiptareve. Por, me pare se do te niseni do te bisedojme me gjate. Sepse ju presin miqte ne Hotel". Pastaj u pershendetem dhe menjehere dolem.

    Kur u ktheva ne Hotel, vazhdon adjutanti- aty gjej Profesor Mustafa Gjinishin dhe Agronom Abedin Cicin. Ata me lajmeruan se studentet i kane nxjerre nga Ferma. Momentalisht nuk kishin si t'i rregullonin. Dy shqiptaret thoshin se ata kishin mbetur shume keq: si per banim ashtu edhe per instruksione. Menjehere dergova kapiten Avnine bashke me Profesor Mustafa Gjinishin tek Guvernatori. Ata sa ja kishin parashtruar gjendjen, funksionari jugosllav menjehere ka dhene urdher qe mos te nxirren nga Ferma, derisa t'u dale bursa per ne kolegjet e ndryshme, ashtu sic ishte propozuar nga Ministria e Arsimit ne Beograd.

    Ne kete kohe adjutanti ishte ne bisedime me Ferhat Dragen e Ilias Alushin. Keta i thoshin se duan te nisen sa me pare per Stamboll, "por jane shume te tronditur e te frikesuar". Une, vazhdon Hysein Selmani- ju thashe se: "Cdo te thote ky frikesim i juaj, une tani sapo dola nga Komandanti i Armates me plot nderime. Ja si e shikoni me ka lene ne dispozicion dhe nje major". Atyre nuk ju mbushej mendja vetem se donin, sa me shpejt qe te niseshin. "Po mire,- u thashe- pasi te hame buke merrini biletat dhe nisuni sonte. Ata pastaj shkuan ne sallon se aty ishin edhe Akif Lleshi, Himce Kaba, Major Murat Basha, Profesor Mustafa Gjinishi. Ne sallonin e bukes kemi biseduar mbi gjera te vjetra dhe si mbaruam se ngreni dolem per te pire kafe. Ne kete kohe, na vjen edhe Princ Xhelal Zogu. I prezantova me Ferhatin dhe Ilias Alushin dhe ata filluan bisedimet. Por keta donin qe te shkonin dhe te blenin biletat e trenit per Stamboll. Kjo ishte arsyeja qe une i mora e shkova lart ne dhome, ku ju dhashe 100 napolona ari. Qe t'i kishin me vete, deri ne Stamboll. Pastaj ju thashe se: Takohemi atje. Pasdi shkuan dhe moren biletat jane nisur menjehere, kujton adjutanti.

    Nderkohe, adjutanti vazhdonte bisedimet me Kryetaret e Qendrave te funksionimit. "Ju vura ne dijeni qe me Komandantin jemi dakord. Vetem qe sic kemi biseduar dhe ne baze te programit duhet qe ne asnje menyre mos te merret vesh prej askujt. Se jo vetem se deshton veprimtaria jone por humbim besimin edhe tek miqte jugosllave. Kjo do te mbahet ne fshehtesine me te madhe sepse agjentet fashiste qarkullojne gjithkund. Dhe mos harroni qe mund te kete edhe nga elementi yne qe mund te bijne viktime me padashje. Lajmetaret e armikut mund te pengojne..................... te kene pengime por te gjitha lehtesirat".

    Shkup, 18 qershor 1939

    Per kete dite adjutanti shton se: Kur po bisedonim me Kryetaret e Qendrave, marr nje telegram nga Stambolli ku me urdheronin qe te nisem sa me shpejt per Stamboll. Duke kenduar telegramin me thirren ne telefon Stamboll nga "Pera-Palac" Hotel. Aty ishte Sotir Martini, Ministri i Oborrit Mbreteror Shqiptar. Ai me komunikoi urdherin e Mbretit Zog, qe duhet te vihesha sa me pare me udhe ne menyre qe "me 25 te muajit Qershor duhet te jesh ketu, per disa bisedime me rendesi. E ne eshte se akoma nuk keni mbaruar pune atje, mund te shkoni prape". Megjithese insistova se akoma nuk kam mbaruar pune e pres disa persona nga Shqiperia, qe kishin nje rendesi te madhe. Ne kete kohe mori vete telefonin Mbreti e me tha:"Duhet qe te vini sepse une nisem per France. Si te bisedojme mund te shkoni prape ne Jugosllavi, por me 25 duhet te jesh ketu".

    Shoket, qe isha ne bisedim e degjuan bashkebisedimin time dhe nisjen e njehershme. Kuptohet se u erdhi keq sepse ishin mesuar perdite me mua duke folur. "Ata pane shume ndihma qe autoritetet serbe na plotesuan, packa edhe ne disa pjese te programit akoma nuk qe plotesuar". Por, ne, vazhduam bisedimet gjithnje, mbi fillimin e punimeve.

    Dhe i thash Major Murat Bashes, se I kreu vizitat per Princ Xhelal Zogun, etj. Ne Konsullaten Turke, ai m'u pergjigj se gjitheve ua dorezova pasaportat me gjithe viza te kryera, qysh sot ne dreke, keto jane te gatshem.Kur jemi ne keto bisedime na lajmerojne:

    Se ne Resnje kane dale 27 persona dhe brenda tyre jane 12 studente te shkolles se mesme. Edhe une ngarkova Profesor Mustafa Gjinishin bashke me kapiten Avni Dorallen qe te shkonin tek Guvernatori per t'i terhequr. Me ta shkoi edhe kapiten Avni Dorallen, qe ne emrin tim t'i lutej Guvernatorit qe kur ne te shkonim per Turqi ketu persa u perket mesuesve dhe studenteve, eshte i ngarkuar Profesor Mustafa Gjinishi dhe persa u perket oficereve e ushtareve, eshte ngarkuar N/kolonel Kucuk Ullagaj dhe Major Murat Basha. Ndersa per lidhjen me Bajraktaret dhe civilat e tjere eshte ngarkuar Akif Lleshi, Ibrahim Kaba e Haxhi Lleshi. Aty menjehere Guvernatori ka urdheruar seksionin, persa ishte i ngarkuar per emigrantet shqiptare dhe qe atje kane perpiluar nje liste te ketyre pergjegjesve. Menjehere kane dhene urdher per 27 vete, qe kishin dale ne Resnje, per t'i sjelle menjehere tek te tjeret.

    Pasi erdhen ata ishin shume te kenaqur. Sidomos Profesor Mustafa Gjinishi, qe me falenderoi duke shprehur se: "Ne te vertete, qendrimi juaj ketu na ploteson cdo gje dhe na rrit moralin. Para se te vini ju, ne ketu kemi qene si rober lufte pa asnje ndihme, pa asnje liri shetitje, pa asnje te drejte. Kurse sot shkoj tek Guvernatori e ai ngrihet ne kembe e na jep doren. Jemi te lire ku duam te shkojme si edhe per te punuar. Pra, me falni jo per kompliment po ne te vertete e meritoni poziten e larte qe Lartmadheria e Tij, Zog I Mbreti i Shqiptareve ju ka besuar, sepse jeni patriot e burre i ndershem. Kudo ju japin cmimin e merituar e besimin e fjales. Ky eshte fakt dhe jo fjale. Ne kurre nuk e besonin qe te mberrijme ne nje shkalle qe te cmohemi e te nderohemi si njerez dhe bile si miq. Kjo i kushtohet zotesise e ndershmerise dhe besimit tuaj. Dhe, kur te huaj ju cmojne dhe ju besojne, e pse ne mos t'ju japin voten, kontributin dhe besimin tone. Nuk di per t'u shfaqur sa zemra me deshiron, vetem se ju them te betuar jemi me ju, me mish e me shpirt. Ju kemi ne kryesiper kryetare, qe na nderoni e na nxirrni faqebardhe kudo. Ju paste Perendia dhe ne kujdes te mire etj".


    Shkup 22 qershor 1939

    Ja cfare kujton adjutanti per kete dite: Ne oren 10 te dites se kesaj date isha tek Komandanti i Armates se Shkupit Gjeneral Nedel Kovici. I lajmerova se me duhet te shkoja sa me pare ne Stamboll, qe me daten 25 te ndodhem atje. "O miku im, me tha gjenerali,- po me vjen keq se u mesuam. Por, na vini prape si ne vendin tuaj ta konsideroni Jugosllavine per cdo gje si vendin tuaj".

    "Po, -i thashe- po ketu eshte major Murat Basha, N/kolonel Kucuk Ullagaj e Profesor Mustafa Gjinishi dhe miku juaj Akif Lleshi e Himce Kaba, qe jane shume te mire".

    Ne bisedat e para me hapi sic ju shpjegova mbi gjendjen e ketushme. Parashihet nje ndryshim i shpejte dhe ne kohe.

    "Ju lipset menjehere te vini ketu, jo ne Shkup po direkt ne Beograd, tek miku yt Gjeneral Nedel Kovici. Sepse atehere kam bindjen qe koha ne qofte se do na lejoje mund te bejme shume pune. Dhe vertet se Nazizmi do te marre masa te egra kundrejt Jugosllavise. Por, do te kemi shprese se deri atehere Anglo-Francezet do te jene te pergatitur ne mos krejt por deri diku. Kjo sepse ushtria eshte ne lidhje te ngushte si me Britanine e Madhe dhe me Francen. Dhe kur do te behet ky ndryshim, ato do te jene menjehere ne dijeni". Pastaj vazhdoi:"Nazi-fashizmi, ka per te kerkuar me seriozitet qe Jugosllavia te nenshkroje nje akt dhe mos si aleate, por te pakten te jete perbri tyre. Ashtu sic ka vepruar sot kjo Qeveri. Por, ne nuk kemi per ta pranuar ne asnje menyre. Ja kjo i ngjan kerkesave qe ju beri Musolini juve, si shkak. Keto fjale jane krejt sekrete, por si ju thashe ne miqesine e burrerine e Husein Selmanit. Ua them dhe ja parashtroni Madherise se Tij, Mbretit Zog I sepse sulmi eshte vendosur, por koha nuk eshte caktuar akoma. Por nuk ka per te kaluar gjate, se brenda ketyre 6 muajve kjo Qeveri mund te hyje kembe e krye nen nazi-fashizmin. Kete kuptohet se nuk e deshirojne Anglo-Francezet e jemi ne lidhje te ngushte me to. Ne deshirojme sa me pare, qe te ndodhe, por kjo pak varet edhe tek ata.

    E, me kaq, miku im i dashur, ju uroj rruge te mbare e suksese te plota ne sherbimin e Atdheut tuaj. Me nje clirim te shpejte. Dhe per sa i perket elementit tuaj ketu, mos keni aspak marak, se do te kene te gjithe perkrahjen time si ne funksionimet, po ashtu ne ndihmat. Shpresoj se kur t'ju therrasin keni per te ardhur menjehere mbi sa biseduam e do ju lutem Lartmadherise se Tij, Zog I Mbretit te Shqiptareve, qe t'i parashtroni homazhet e bashke me besnikerine time te patundur. Ruaj gjithmone miqesine dhe po ju them jam edhe me i forte sesa isha. Kete ja thuaj Mbretit, se ai e kupton". Pastaj mora leje e dolem. Ne dalje me ka perqafuar dhe u ndame.

    Ne oren 12, kujton adjutanti, shkova tek Guvernatori per ta pershendetur e per ta falenderuar se tepermi per bujarine e pashoqe kundrejt meje qe kishte treguar. Me priti me nje buzeqeshje miqesore dhe pasi me futi krahun shkuam ne sallon. Aty i tregova se me thirri urgjent ne Stamboll Mbreti, qe me 25 duhet te jem patjeter atje. Sepse kemi disa bisedime shume me rendesi. Meqe kryeministri yne eshte kthyer nga Greqia ne Stamboll, e mund te kemi lajme te mira. Me tha: "Keni qene te kenaqur ketu, e mos te keni asnje merak persa u perket emigranteve, se ata personat qe ju keni caktuar si kujdestare te emigranteve i kam dhene urdher seksionit qe te nderlidhet me keto per cdo gje dhe urdhri u eshte komunikuar. E ju mik i dashur, ketu keni vendin tuaj, kurdo qe t'ju bjere rasti, na keni ne dispozicion". Pasi mora leje, une kam dale.

    Nga Guvernatori, i cili me percolli deri tek dera e me perqafoi shkova direkt tek Komisari i policise. Kuptohet dhe aty u perqafuam se ky dinte dhe shqip sepse ishte "mola zeze". I erdhi keq pse po shkoja aq shpejt dhe me percolli me fjale te mira e bujari, saqe nuk behet me. Koha kishte shkuar vone, por une nuk ndenja gjate aty. Pasi mora leje u ngrita per te dale. Ky me ka percjelle deri jashte. Ndersa tek makina ne u perqafuam dhe u ndame si dy miq te dashur.

    Pastaj une shkova ne Hotel. Kur u ktheva ne Hotel ishte ora 1 pasdite. Aty ishin i gjithe komisioni. Ne shkuam ne sallen e bukes dhe duke ngrene ju thashe: "A doni ndonje pije?"

    "Po,- me thane duke qeshe Himce Kaba,- une dhe Haxhiu e pijme, ndersa keta te tjeret nuk e di".

    "Jo edhe une- tha Profesor Gjinushi,- e duke qeshur e thirrem kamarierin e ai u solli lloj lloj pijesh. Por ata nuk pinin vetem thonin sa per shaka.

    Si hengrem buke dergova Avni Dorallen per te blere dy ora dore ari. Njerin per Majorin e Komandes se Armates dhe tjetrin per nje komisar te policise qe ma kishin lene ne dispozicion. Ne kete kohe, une me njerezit e paresise, shkuam per pak ne nje kafe ne breg te Vardarit. Atje ishte nje lulishte shume e mire. Madje, i thashe kapiten Avniut, "se do te na gjenin ne ate lulishte". Aty kemi ndenjur mjaft.

    Shkup 23 qershor 1939

    Pas lajmerimit qe u be per nisjen e kolonel Husein Selmanit per Turqi, kishin ardhur ne Shkup prej Gostivari e vende te tjera mese 600 vete oficere, bajraktare e nepunesa te tjere. Per kete qellim ishin mbushur te gjitha sallonet e hotellit dhe bahcet rreth e qark Hotelit. Sa nje pjese, qe nuk e kisha pare me pare, u detyrova qe t'i marr brenda ne sallon te hotelit. "Ne oren 12 te dites vijne ne Hotel, Guvernatori, Komandanti i Armates Gjeneral Nedel Kolic, Kryetari Shtatmadherise Armates Gjeneral Kovacevic dhe Komisari i Policise Erdhen per te me thene rruge te mbare, kujton adjutanti, dhe me bene nje vizite. Dhe, kur hyme brenda ne sallon te hotelit ishin mbushur te gjithe sallonet me shqiptare. Ne i pame dhe i pritem shume mire e me plot miqesi".

    Menjehere, kolonel Selmani i la shqiptaret dhe ju priu. Ata shkuan me nje sallon privat dhe duke qeshur i thane Guvernatorit se: "Ketu po e ndjejme veten si ne vendin tone". Kur, m'u pergjigj Guvernatori: "Ju urojme me gjithe zemer, qe sa me shpejt t'ju shohim ne Atdheun tuaj te lire e indipendent, me Mbretin e Shkelqyeshem e te dashur tuajin Zog I ne krye". Me poshte Guvernatori shtoi:"Me pelqen shume sjellja juaj bujare kundrejt bashkatdhetareve tuaj sepse perpjekjet tuaja bene qe te plotesohen nevojat e tyre. Dhe keta, ju simpatizojne se tepermi e ju duan fort. Duket se keni pasur marredhenie te ngushta me popullin ne Shqiperi. Kjo, edhe ne, na jep nje mallengjim".

    Dhe, u kthye duke folur me Akif Lleshin, se e njihnin njeri-tjetrin mire. Pastaj me thane se: "Ju urojme rruge te mbare! Ketu, kurdo qe te deshironi jeni mik i cmueshem. Ta ndjeni veten si ne vendin tuaj".

    Pastaj, me plot sinqeritet me kane thene se: "Madherise Se Tij, Zog I Mbreti I Shqiptareve i urojme plotesimin e gjithe veprimtarise duke u realizuar keto me clirimin e Atdheut". Pastaj ata me kane perqafuar. Natyrisht, i percollem deri tek makina. Te gjithe i rrethuan me nje simpati te plote dashurie dhe shkuan. Pasi shkuan, autoritetet e Shkupit ne hyme brenda po donim te hynin ne sallon, po pengoheshim se ishin nje shumice e madhe. Une mora vetem 100 vete ne dreke. Ndersa, te tjeret u shperndane neper restorante. Nuk ishte shtrenjte, por po u pergatisja per t'u nisur ne Stamboll.

    Shkup 23 qershor 1939

    "Tani jam me Kryetaret e Qendrave, duke biseduar mbi funksionimin e lajmetareve dhe caktimin e tyre si dhe duke biseduar me Akif Lleshin, Himce Kaben dhe Haxhi Lleshin", kujton adjutanti per kete dite. Se, keta po sa te nisem une, edhe keta do te nisen per Diber. Ata kane per te vene ne funksionim qendren e lajmetareve ne ate zone, qe eshte me me rendesi.

    Pasi i kisha mbaruar te gjitha bisedimet, shton adjutanti- si me Lleshajt dhe me kryetaret e tjere dola ne lulishten e hotelit duke biseduar me te gjithe emigrantet. Kjo duke ju dhene kurajo si dhe duke i keshilluar qe te sillen shume mire me njeri tjetrin si edhe me nje bindje e disipline te plote kundrejt eproreve te tyre. "E lipset te jeni nje shembull para autoriteteve te vendit?! Mos te merziteni, se une kam per te ardhur prape ketu dhe ju kemi siguruar te gjitha nga autoritetet e vendit. Vetem prej jush deshiroj nje qendrim burreror e te bindur para autoriteteve e superioreve, qe keta ju nderojne dhe ju plotesojne eventualisht gjithe nevojat e tjera".

    Ne oren 4 pasdite, u mblodhem te gjithe ne Hotel "Bristol", Princ Xhelal Zogu me gjithe familjen, Murat Kaloshi, Myftar Kaloshi, Dan Kaloshi dhe dy vete te tjere te Murat Kaloshit, toger Sefedin Callaku e toger Hajredin Hallulli, Ismail Shema e Nezir Biba. Te gjithe keta donin te vinin me mua ne Stamboll. Aty ishin edhe pothuaj mese 600 oficere paresie, profesora, nepunesa, studente e gjithsej qe pritnin per te me shoqeruar ne stacion.

    Kolonel Husein Selmani kujton se i tha Princ Xhelal Zogut dhe te tjereve si edhe Murat Kaloshit per te shkuar ne stacion: "Do te jete me mire qe te zini vend me kohe ne tren, se une vij me vone me kapiten Avnine dhe Majorin Jugosllav e komisarin e policise. Ata kane marre urdher per te me shoqeruar deri ne kufirin Bullgar. Dhe, une me ato bashke do te vij". Shkuan keta te gjithe dhe Princi me familje.

    Une, ne kete kohe, i thashe kapiten Avniut qe te therrase ne telefon N/Ministrin e Jashtem te Jugosllavise Loiticin, qe ta pershendes dhe t'i flas pak. Menjehere erdhi ne telefon dhe me shume simpati e miqesi, me tha: "Urdheroni mik i dashur".

    Une i thashe: "Se tani po nisem per Stamboll, vetem deshiroj qe Milio Ilici, te vije brenda kesaj jave se Madheria e Tij Mbreti Zog I niset per France. Kjo me detyroi edhe mua te nisem shpejt, pasi me 25 duhet te ndodhem ne Stamboll".

    Me tha:" Shume mire, tani po ja komunikoj Ilicit. Sepse dhe ai deshiron te niset sa me pare. Dhe e pres atje te vije direkt ne Hotel 'Pera Palace'". Ai me uroi rruge te mbare e gjithe te mirat. Po ne kete kohe me kerkon:" Nje minute sepse do t'ju pershendese Ministri Cincar Markovic". Ky me tha se:"Miku im kemi mbetur teper te kenaqur ne bisedimet miqesore, dhe ju them te verteten qe ketu keni lene kujtimet me te mira si nje burre fisnik e kurdo qe t'ju jepet rasti ketu jeni po si ne Atdheun tuaj. Ilicin e kemi porositur dhe neser mund te niset per ne Stamboll me avion dhe bisedoni atje. Ju uroj rruge te mbare e plotesimin e gjitha sa deshironi. Dhe me nje Shqiperi te lire me Mbretin Zog I ne krye". Pas kesaj u ndame.

    Pasi mbarova me Beogradin ne telefon i telegrafova Ministrit tone ne Stamboll, Asaf D'jadjulit qe po nisesha per Stamboll.

    Shkup 23 qershor 1939

    Ne oren 5.30 kolonel Selmani u nis prej hotelit per ne stacion te Shemendiferit, ne kembe bashke me te gjithe Shqiptaret qe kishin ardhur per ta pershendetur: oficere, bajraktare, profesore, nepunesa, studente, ushtare emigrante.

    "Pasi shkova ne stacion, kujton adjutanti- aty i mora ne qafe gjithe me radhe por nuk e leshonin. Saqe kur erdhi koha per t'u nisur treni, ai Majori Jugosllav qe ishte ne dispozicion e ndaloi trenin deri sa koloneli te mbaronte me to. Dhe keshtu hyri brenda ne tren me kapiten Avni Dorallen dhe Majori e komisari i policise qe do te na shoqeronin deri ne kufirin bullgar".

    Sa hyri brenda kolonel Selmani treni filloi te nisej e koloneli qendroi ne porte te trenit duke pershendetur e duke u perqafuar me te gjithe bashkatdhetaret. Aty shpertheu nje thirrje "Rrofte Mbreti Zog I", "Rrofte kolonel Husein Selmani", "Rrofte Jugosllavia mike jone", e te tjera. Kjo vazhdoi derisa treni u largua dhe nuk dukej me. Pasi u largua treni, koloneli bashke me Avni Dorallen dhe majorin jugosllav e komisarin shkuan ne dhomat e tyre te vagonit. Ata menjehere shkuan ne sallon per te marre nga nje kafe, dhe aty u dergua edhe kapiten Avni Dorallen per te marre Princ Xhelalin dhe Murat Kaloshin, qe te vinin ne sallon. Erdhen Princi dhe Zonja e tij dhe Murat e Miftar Kaloshi. Aty duke biseduar dhe moren dikush kafe, dikush ndonje pije te vogel dhe kaluan pothuaj nje ore.

    Pas kesaj u shperndane. Kolonel Selmani me pare vizitoi Princin, pastaj Murat Kaloshin, nuk ishin mire. "Deshirojme qe t'i nderroni dhomat", u tha koloneli. Por, ata nuk degjonin sepse donin te rrinin ne ato dhoma, ngaqe ishin me te lire. Dhe nuk donin qe te ndahen nga njeri tjetri. Princi ishte me Zonjen e femijet dhe me nje infermiere. Ishin gjithsej 7 vete. Ata donin qe te rrinin se bashku dhe Murat Kaloshi ishte vete i pesti. Edhe ky nuk donte qe t'i ndante shoket. Keshtu ata mbeten po ne ate dhome dhe nuk donin me ardhe ne Vagonli.

    Kolonel Husein Selmani me kapiten Avni Dorallen dhe Majorin e komisarin jugosllav ishin vagonli. E kur erdhi koha e darkes derguan Avnine te merrte Princin me Zonjen si dhe Murat e Miftar Kaloshin, per te ngrene buke. Por, Princi kishte qene zhveshur e nuk deshironte se kishte marre buke me vete dhe nuk donte te ndaheshin nga femijet. Po ashtu Murat Kaloshit i kishte ardhur ajo semundja e zakonshme e akoma nuk ishte ne mend. Keshtu, ata nuk erdhen. Ishte vetem kolonel Selmani, kapiten Avni Doralla, Majori i Armates, Komisari i policise jugosllave e toger Sefedin Callaku dhe toger Hajredin Hallulli. Te gjithe shkuan ne sallen e bukes dhe aty kane qendruar nje ore e gjysem duke folur dhe duke ngrene buke dhe duke pire kafe. Kjo deri sa kaluan Nishin.

    "Kur sosem ne kufirin bullgaro-jugosllav, kujton adjutanti,- aty u ndalua treni dhe ketu majori jugosllav dhe komisari do t'u ndalonin per t'u kthyer prape ne Shkup. I mora ne sallon dhe ju porosita nga nje pije te vogel. Ne bisede e siper ju thashe se: Kete e pijme per avenirin e mire te Jugosllavise mike e fqinje, si edhe per shendetin e miqve te mij ne Shkup, te Guvernatorit, Komandantit te Armates, Shefit te policise e te tjera".

    Majorit i thashe: "I jepni ato nderimet e mia me miqesore Komandantit Gjeneral Nedel Kavic. I thuaj se gjithmone ruaj miqesine me te cmueshme kundrejt bujarise e burrerise se tij te pashoq, dhe i dhashe nje sahat ari dore. Po ashtu, i dhashe edhe komisarit nje sahat ari. Pastaj u ndava dhe u pershendeta.

    Caribrod 24 qershor 1939

    Ne oren 7 te mengjesit te kesaj date arritem ne kufirin jugosllavo-bullgar, ne Caribrod, vazhdon ne kujtime adjutanti. "Ketu, pasi ju fola dhe ju dhashe gjithe mirenjohjen time per Gjeneral Nedel Kavicin dhe u dhurova nga nje sahat dore te arte si kujtim dhe kur po i perqafoja atyre u kane shperthyen lotet. Kane qendruar deri sa treni kaloi e nuk u pa me, duke nderuar, e natyrisht edhe une duke i salutuar ne dritaren e trenit". Pastaj u nisem per Stamboll, kur me vjen kapiten Avni Doralla e me lajmeron se Murat Kaloshi eshte shume i semure:"Menjehere shkova e pashe. Ishte permiresuar e kjo ishte po ajo semundja e zakonshme. E mora me vete, si Muratin dhe Miftarin e shkuam ne sallon me pi nga nje kafe. U permiresua krejtesisht dhe dukej se ishte mire aty. I thashe pastaj se: Ketu do te hame edhe dreke bashke se bejne buke te mire". Pastaj i thashe Avniut se shkoni pak tek Princi qe po te deshironte te vinte me gjithe Zonjen ketu, "se shohim ma mire gjithe kete panorame dhe pijme nga nje kafe, e kalojme kohen".

    Shkoi Avniu dhe pas pak erdhen bashke me Princin e Zonjen. U kenaqen aty, ndersa Princi mori nje kafe, kurse Zonja mori nje shabeshe. Duke biseduar kaloi mjaft kohe. Kur u afrua koha e drekes i thashe Avniut te na rezervoje nje vend te mire per 8 persona ne sallen e bukes, sepse ishin Princi me Zonjen, Murati e Miftar Kaloshi, Sefedim Callaku, Hajredin Hallulli dhe une e Avniu, 8 persona.

    "Aty hengrem nje dreke aq te mire e duke qeshur edhe kjo e shendoshi krejt Murat Kaloshin as qe degjoje me nga ajo semundja. I kenaqur hengri mire duke pire duhan e kafe. Kemi kaluar nje dreke, sa qe nuk kemi dale nga salloni i bukes deri sa mberrime ne Edrene, kufirin Turk. Atehere jemi ngritur e shkuam neper dhomat per t'u pergatitur se brenda nje ore e gjysem do te arrinim ne kufirin turk.

    "Po te deshironi mund te hame edhe darken se bashku", u thashe. Murata tha: "Une, po me ty do ha darke". Keshtu u shperndane per te pushuar pak.

    Ne oren 8.30 te mbremjes prape dergova Avnine per t'i marre. Por, Princi kishte rene te flinte e Murati e Miftar Kaloshi erdhen. Pastaj kemi qeshur se Miftari e Hallulli kishin deshire nga nje pije shlivavice e ata jua sollen. Por, ju sollen edhe meze te mire e ne mirrnim prej mezes. Ata nuk e kishin deshire qe t'ju hanim mezen. Pastaj kaloi nje mbremje shume e mire. Hengrem buke deri ne oren 12 te nates, aty shkuam te pushonim por te kenaqur se tepermi si nga darka ashtu edhe qe kaluam kohen shume mire.

    Pse vendosi, Mbreti Zog, qe te levize per ne Evrope
    Aktivizimi i qeverise Kote dhe Mirenjohja ndaj Turqise
    Pse interesohet per Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezen, Monarkia

    Mbreti Zog mban lidhje dhe i shpreh mirenjohje Kryetarit te Republikes Turke Ismet Inonue ne Yallove. Monarku shqiptar eshte i kenaqur mbi sjelljen burrerore e bujare te Presidentit Inonue. Dhe, pas ketyre bisedimeve, ka vendosur qe te beje nje udhetim per France dhe ne Britanine e Madhe. Ndersa, ne kalim do te takohet dhe me Mbretin Karol te Rumanise, per te biseduar per disa ceshtje qe eshte dakord me Presidentin Inonue. Eshte ideja e nje takimi ne Detin e Zi. Eshte kjo nje nga arsyet qe Mbreti shpejton te beje vizita ne Europe. Por, supozohet se mbreti duhet te shikoje se ku mund te qendroje i qete. Qeveria shqiptare, gjate kesaj kohe, do te qendroje ne Turqi.

    Nderkohe ne Jugosllavi jane gati 400 oficere, qe presin qe te luftojne. Ata jane nen urdhrat e N/kolonel Kucuk Ullagajt dhe Major Murat Bashes. Monarket interesohen edhe per Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezen, mes te tjereve, per fillimin dhe pergatitjen e rezistences.

    Kryeministri Koco Kota mbledh Keshillin Ministror ne Legaten Mbreterore Shqiptare ne "Kunt Palace", Stamboll, ku mendon per formimin e nje komisioni per perpilimin e gjithe dispozitave dhe nje program te veprimeve te Kongresit te perbere nga kolonite. Behet fjale per kolonite ne Turqi, Rumani, Bullgari, Egjypt, Jugosllavi, France, Belgjike dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vecanerisht "Vatren".

    Bisedimet me te derguarin jugosllav dhe cfare i ka deklaruar ai, ne emer te qeverise jugosllave, mbretit Zog I
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiperia dhe Miqte e rradhes

    Gjithmone eshte dashur nje ombrelle per vendet e vogla. Historia e Shqiperise e ka provuar, se kjo ombrelle ka pasur lidhje direkt me ekzistencen e shtetit shqiptar. Eshte kaq e vertete kjo, sa ne momentet kur fashizmi ka okupuar Shqiperine dhe pergatitet te veproje ndaj Greqise dhe Jugosllavise, shtetet ballkanike masin forcat duke u kujtuar se kush u qendron nga mbrapa. Eshte "e qete" Greqia, e cila ka Angline pas vetes; ashtu si Jugosllavia qe ka Francen pas saj. Shqiperia pa askend prane vetes, i duhet qe te sodise mbretin ne mergim dhe nga ana tjeter te mesohet me pushtimin fashist. Eshte koha kur kurora e Shqiperise i eshte vene ne koke Vitore Emanuelit te III dhe fashistet kane filluar qe nga territori i ish-aleateve te tyre te vegjel te shtrijne kthetrat pertej.

    A duhet per nje vend te vogel, nje aleat i madh? Kete karte Shqiperia duhet thene se ne shume kohe e ka luajtur mire. Kuptohet se pa ditur asnjehere qe te mbante vazhdimisht nje drejtim te caktuar. Por, miku duket se ka qene ai qe nuk ka premtuar shume. Keshtu, pa asnje cudi, miku i perhershem ka mbetur Turqia. Vendi, i cili thuhet, jo vetem me humor se eshte drejtuar realisht, pergjate te gjithe historise se tij nga shqiptare. Dhe Turqia, pa zhurme kurre nuk i harron miqte e saj. Ajo e mban te mbrojtur mbretin shqiptar dhe madje e ve te gjithe trupen diplomatike ne Evrope, ne mbrojtje te shqiptareve. Eshte, kjo pjese e historise, qe pershkojme ne kujtimet e Korrierit, kur mbreti ka vendosur qe te udhetoje ne drejtim te Evropes. Thjesht, per te pare se cdo te behet me tej. Por, nderkohe, e kupton se nuk eshte e lehte me miqte. Ne Poloni, e percjellin; ndersa ne Rumani i japin shprese, mbetet Franca, aleatja e perkohsme, qe perpara fashizmit, pak kohe me vone, ka kapitulluar me po aq "dinjitet" sa Shqiperia.

    Ne ditet e veshtira duket miku i mire dhe ne kete dite shqipetaret e vitit 1939, pane se ata kishin fare pak. "Ju me detyruat qe te ikja", i pergjigjet troc Mbreti shqiptar, perfaqesuesit jugosllav ne Stamboll, qe negocion me qeverine e tij.

    Udhetimi per nje Rezidence te re

    Mbreti Zog i shprehet te deleguarit serb: Ju na detyruat te iknim

    Kane kaluar pak kohe, nga pushtimi fashist, dhe mergata shqiptare eshte organizuar ne tre qendra nga adjutanti i mbretit, Hysein Selmani. Ky i fundit, papritmas eshte rikthyer ne Stamboll, sepse monarku, pas nje bisede me kryetarin e shtetit turk ka vendosur qe te levize. Ai do te shkoje ne Rumani, tek mbreti Karol; pastaj do te shkoj ne drejtim te Polonise. Qe andej, sipas fjaleve te tij do te shkoje per pak dite pushime tek mbreti i Suedise. Qellimi eshte Franca, vendi qe nuk ka pranuar pushtimin fashist te Shqiperise dhe nje nga Fuqite e Medha boterore, ku monarku shqiptar do te mbeshtetet. Por, nga ana tjeter, si ne te gjithe jeten e tij mbetet skeptik. Zyrtaret franceze, qe ka takuar, ende nuk e parashikojne katastrofen ku ndodhet. Kjo perben nje mase, ku mbreti shikon paradoksin. Por, nuk ka se cfare te beje. Tani diktohen rregulla te tjera. Ne keto momente, ai mbledh veten dhe pergezon adjutantin per organizimin e Mergates ne Jugosllavi. Nuk harron qe ne nje moment, ti kthehet te derguarit te posacem serb Ilic, e t'i thote hapur: Se ju na detyruat qe te linim vendin

    Istanbul, 25 qershor 1939

    Eshte momenti i mberritjes ne Stamboll, pas nje turi te gjate bisedimesh ne Jugosllavi, per te ardhmen e rezistences ne mergim. Ja cfare kujton, adjutanti i mbretit, Hysein Selmani: "Ne oren 8 te mengjesit, po te kesaj date, mberritem ne stacion Sekerrci, Istanbul. Aty, Princin Xhelal e derguam me nje hotel afer Sekerchiu. Ndersa Murat Kaloshin e shoket e tjere me nje hotel tjeter. Ketu kishte dale Ministri Asaf D'jadjuli, Sotir Martini dhe Hiqmet Delvina, e disa te tjere ku ai kishte rezervuar keto Hotele. Avniu me Ismail Shemen e Nezi Biben shkuan ne apartamentin tim. Ndersa, Sefedin Callakun e Hajredin Hallullin i mora me vete. Une, Ministri D'jadjuli, Sotir Martini, Hiqmet Delvina shkuam direkt ne Hotel "Pera Palace". Ne te njejten kohe, Konsulli Shqiptar Hajrullahi me Sefedin Callakun e Hajredin Hallullin vijne mbrapa me nje makine. Porsa, hyme ne Hotel "Pera Palace", aty ne sallon ishte Mbreti bashke me Kryeministrin Kota".

    Istanbul, 25 qershor 1939

    Sapo hyra ne Hotel "Pera Palace", aty ne sallon kishte qene duke na pritur Mbreti Zog me Kryeministrin Kota, kujton adjutanti. "Une u paraqita. Mbreti u ngrit dhe me mori ne gryke duke me thene se "Mire qe erdhe kolonel dhe miku yt Ilici erdhi dje e bisedova pak me ta. Ju lavderon shume juve per te gjitha qe keni zhvilluar ne Jugosllavi". Une pas ketij falenderimi, u fala me Kryeministrin. Edhe ky me tha: "Bravo kolonel, keni bere pune te medhaja sepse une vete asgje nuk pata mundesi te realizoj ne Greqi".

    Mbreti me pyeti gjate e gjere per gjeneral Nedicin dhe per gjeneral Nedel Kovicin. Aty i spjegova pak se gjeneral Nedici eshte Ministri i Luftes por e ka humbur gjithe simpatine ne ushtri. "Kete ma tha dhe ai vete, por si mik eshte po ai qe ka qene. Ndersa, komandanti i Armates se Shkupit, Gjeneral Nedel Kovici eshte shume i forte, kryekeput kunder kesaj Qeverie dhe shume armik me Gjeneral Nedicin. Ka pothuaj te gjithe simpatine me te madhe ne ushtri dhe eshte kryekeput mik i vertete. Kjo do te duket edhe ne raportin qe do t'ju parashtrojme".

    Mbreti iu kthye Kotes duke i thene: "Ja, koloneli beri shume pune ne Jugosllavi, aq sa ka fituar besimin e plote para miqve dhe armiqve ne Qeverine Jugosllave. Kete ma konfirmoi edhe Milo Ilici. Po ashtu edhe menyren sesi arriti te siguroje ndihmat per emigrantet me se miri. Jane 30 dinare ne dite per person, si edhe studentet i rregulloi me bursa etj. Oficeret, nga ana e tyre, kane te drejte te njejte me oficeret jugosllave ne klubin e oficereve dhe jane te lire te shetisin kudo. E, me teper,- vazhdoi Mbreti- nje gje qe nuk e besoja qe ka organizuar tri qendra funksionimi ne Jugosllavi: Nje per oficeret, nje per profesoret, nje per kreshniket. Ju vete do te shikoni me vone programin, qe eshte nje veper e madhe si edhe jane siguruar kater qendra sigurimi per lajmetaret: nje ne Struge, nje ne Diber, nje ne Topajan te Lumes, nje ne Prizren dhe nje ne Podgorice me etikete Jugosllave. E pastaj na tha,- keto ne hollesi do t'i bisedojme pas dite".

    Mbreti Zog, pastaj mu kthye-kujton adjutanti- dhe me spjegoi mbi sa kishte biseduar me Kryetarin e Republikes Turke Ismet Inonue ne Yallove. Mbreti ishte teper i kenaqur mbi sjelljen burrerore e bujare te Presidentit Inonue. E si pasoje e ketyre bisedimeve kishte vendosur te bente nje udhetim per France dhe ne Britanine e Madhe. Gjate kalimit do te takohej edhe me Mbretin Karol te Rumanise, per te biseduar per disa ceshtje qe ishte dakord me Presidentin Inonue. Zogu, nga ana e tij, mendonte se po te deshironte do te bente nje takim ne Detin e Zi. Kjo se kjo ceshtje eshte ne interesin e Ballkanit, si edhe te Rumanise e Turqise. Per kete arsye dhe nga kjo Mbreti shpejtonte qe te bente vizita ne Europe. Ndersa, per sa i perket Qeverise do te qendronte ne Turqi. Dhe kur te kthehej Mbreti nga Evropa kishte per te biseduar se ku ishte vendi me i pershtatshem.

    Pastaj adjutanti vazhdon: Si mbaruam keto fjale, une u ngrita dhe i kerkova leje Mbretit qe te shkoja pak per te shikuar Mbretereshen dhe Princin.

    "Mire,- me tha koloneli im, -shko se dhe Mbreteresha do t'ju shohe. Por, do te hame dreke, sepse ketu kam edhe Mehmet Konicen. Do te rrini edhe ju te dy qe te bisedojme".

    "Une menjehere hipa lart kur Mbreteresha me buzeqeshje me tha : 'Mireseerdhe kolonel i dashur, qenke mire. Dhe keni kaluar shume mire sepse Mbreti eshte teper i kenaqur prej veprimeve tuaja ne Jugosllavi. Me te vertete keni bere shume pune te mira'.

    'Princi qenka shume mire',iu pergjigja. Pashe pak dhe Princeshat, e zbrita poshte, ku ishin grumbulluar ne sallon plot Ministra dhe njerez te tjere".

    Pasi vjen dreka, adjutanti shton: U ulem ne buke Mbreti, Mbreteresha, Princeshat e Kryeministri Kota, une, Asaf D'jadjuli, Sotir Martini, Mehmet Konica dhe filluam qe te hanim buke. Mehmet Konica i spjegonte Mbretit:'Qe kur erdhi koloneli ne Beograd ne Hotelin "Sirbce Kral", aty banoja dhe une. Ky me tha se kam ardhur te shikoj pak Beogradin kur te nesermen ne oren 9 te mengjezit vjen N/Ministri i Puneve te Jashtme Loitici me makinen e vet dhe shkojne. Kur u kthye ne dreke me tha Mehmet Bej merre Gani Begun dhe Bazin e te hame dreke se bashku. Mire, po ku ishe iu drejtova. Po gjithnje si ne shaka, ai i ikte fjales. Ne mbremje ne oren 8.30 vjen adjutanti i Gjeneral Nedicit me gjithe makinat zyrtare, para Hotelit ku ndodhej Ganiu. Ai i njihte mire kolonelin e Gjeneral Nedicit dhe i thote: Perse keni ardhur. Ai i pergjigjet: Te marrim kolonel Selmanin se ai sonte eshte per darke tek Gjenerali ne shtepi. Pra, ky kurre nuk me tregonte'.

    Mbreti duke qeshur iu pergjigj: "Ėshte shume zor me ushtaret. Por, ka kaluar shume mire e jam i kenaqur".

    "Mire, mire,- perseri e merr fjalen Mehmet Konica,- prape te nesermen na thote do te hame darke bashke me te gjithe. Por, ky nuk dukej askund vetem me Avni Derallen. Kur na vjen ne oren 8 te mbremjes bashke me Loiticin. Dhe, ne po e pritnim, sic na kishte thene. Me te vertete, ai e mbajti fjalen dhe erdhi bashke me Loticin per darke. U falem me njeri-tjetrin dhe pastaj u prezantuam edhe me Bazin, sepse ai nuk e njihte ne tryezen e bukes".

    Duke biseduar Loitici na tha: "Na mbyti koloneli. Jo vetem mua, por edhe Ministrin Cincar Markovic, derisa na beri qe te pranohen sugjerimet e tij. Une prape i cova syte tek koloneli, por ai nuk e perfilli fjalen e Loiticit. Ai ketu kuptoi se ne nuk jemi ne dijeni dhe nuk u hap me gjate asnje problem".

    Mbreti dhe Kryeministri u keputen se qeshuri.

    "Sa i keq eshte,- tha Mbreti, qe nuk ju ka vene ne dijeni. Por, sidoqofte ka kaluar shume mire e ka bere pune te medhaja, sidomos me rregullimin e 800 e ca emigranteve, me banim e ushqim e te gjitha. Sepse, ne sot, me kushtet tona- kurre nuk ishim ne gjendje t'i ndihmonim. Kjo vetem moralisht dhe ndonje gje te vogel".

    Pasi hengrem dreke, pime edhe kafe, u shperndame per te pushuar. Pastaj, Mbreti me Mbretereshen hipen lart dhe une shkova ne apartamentin tim. Aty pashe femijet e mi qe u kenaqen shume kur me pane. Pushova pak se isha edhe krejtesisht pa gjume dhe fjeta deri ne oren 6 te mbremjes. Pasi u ngrita shkova direkt ne Hotel "Pera Palace".

    Aty gjeta gjithe ministrat dhe Abdurahman Matin, Abaz Kupin, Taf Kaziun dhe Murat e Miftar Kaloshin, vazhdon adjutanti. Si u falem me te gjithe e duke biseduar me thirri Mbreti te shkoja lart. Shkova atje, por aty nuk kishte as nje njeri. I parashtrova te gjitha mbi cdo veprim dhe biseduam bashke per nje raport me gjithe detajet e duhura.

    "Mbretit, me teper, i pelqeu fakti persa i parashtrova mbi gjendjen e brendshme jugosllave. Sidomos mbi Gjeneralin Nedel Kovic, kujton adjutanti. Kjo i interesonte shume atij. Per kete pune me beri qe ta perseris shpeshhere. Sidomos atehere kur i flisja per lidhjen e ushtrise me Britaniket e francezet. Kjo e kenaqi Mbretin pa mase. Arsyeja ishte se kete nuk e dinte as Ilici. "Sic ta parashtrova kjo eshte teper sekret, e askujt mos ja thuaj", me tha mbreti, thote Selmani.

    Vete mbreti me foli per Gani Kryezine sepse i kishte folur Mehmet Konica. Iu pergjigja se:"Nuk pata shume kohe qe te bisedoja me te. Vetem ne dreke e ne darke qe e kam pasur. Ai u soll shume mire dhe natyrisht jugosllavet e besojne. Si edhe i perserita fjalet qe me tha kur me shoqeroi ne aeroport. Kujtoj se ka per te ardhur, kur te ktheheni ketu nga Evropa".

    Pas kesaj me pyeti mbi Lleshajt dhe per mbare njerezit si Naim Starova, Myslim Pezen e Profesor Mustafa Gjinishin e Profesor Hasan Recin, e te tjere. Po ashtu mbi oficeret. Ketu i spjegova se: "Profesor Gjinishi eshte nje element shume i vlefshem me gjithe shoket. Natyrisht se, ata anojne nga e majta, por sot jane te bashkuar e te betuar dhe nuk i ndan asgje. Asqe shikojne tendenca te ndryshme, vetem interesin e Atdheut. Ata kane shume respekt per ju dhe jane kryekeput nen udheheqjen e Madherise suaj".

    "Gjithashtu Akif Lleshi, Himce Kaba, Haxhi Lleshi, jane shume mire dhe kane marre persiper sic e shihni ne programin e veprimeve gjithe pergjegjesine e Qendres se Kreshnikeve me qender ne Diber, i shtova Mbretit. Si edhe rregullimin e lajmetareve, qe dy here ne jave do te dalin e te hyjne brenda ne Shqiperi. Jane betuar e jane teper te kenaqur. I kam patur gjithnje prane vetes ne Shkup e Gostivar. Po ashtu Mehmet Ali Bajraktari dhe Zenun Binaku, Gani Serdari e Jashar Lela, si edhe Jusuf Selmani jane se bashku po te lidhur me Akif Lleshin. Oficeret jane shume mire dhe teper aktive. Natyrisht me nje bindje e disipline te forte nen urdherat e N/kolonel Kucuk Ullagajt e Major Murat Bashes. Jane me teper se 400 oficere mjaft te afte. Major Murat Basha punon shume mire me nje vullnet e disipline te kenaqshme".

    Per me poshte, adjutanti i raporton mbretit Zog se:" Per cdo eventualitet ne Qeveri si edhe ne Komanden e Armates se Shkupit, e tek Shefi i Policise kam caktuar pergjegjesit perkates te emigranteve shqiptare. Sepse duhet thene qe per dite ikin e dalin ne Jugosllavi. Per administrimin e tyre jane caktuar: per ushtaret N/kolonel Kucuk Ullagaj e Major Murat Basha; per intelektualet, profesoret, studentet e nenpunesit :Profesor Mustafa Gjinishi; e per Kreshniket, bajraktaret e civila te tjere: Akif Lleshi e Himce Kaba. Te tre grupet pergjegjese kane nga nje lidhje me te tre autoritetet e Shkupit ne dore. Qe per cdo nevoje do te jene ngushtesisht te lidhur me seksionin, qe merret me kete detyre te emigrates shqiptare. Per te filluar punen: Cdo qendre i dhashe nje shume te hollash per te blere nga nje shaptilograf dhe nje shpenzim te vogel per udhetimet e lajmetareve; qendres se oficereve i dhashe 200 napolona leter; qendres se kreshnikeve 100 napolona leter; qendres intelektuale 300 napolona leter. Sepse keto kane me teper pune dhe jane te gjithe aktive e shkrimtare. Ashtu si Gjeneral Nedici ne Beograd dhe po ashtu edhe Guvernatori ne Shkup dhe Komandanti Armates Shkupit, Gjeneral Nedel Kovic, me kane siguruar se nuk do t'u priten keto ndihma. Edhe kur buxheti te mbarohet, sipas vendimit te keshillit Ministror, deri ne daljen e buxhetit te ri sipas vendimit, qe eshte per 6 muaj: Ne keto do t'i perballojme nga shpenzimet e tjera tonat. Dhe kur autorizimi te dale i plotesuar, mos te keni asnje merak. Kete sigurim ma jepnin ne premtimin e tyre personal".

    Ndersa per ne Shqiperi, adjutanti i kujtoi mbretit se:"Qendrat ne Shqiperi, rreth kohes persa qendrova ne Shkup jane te lidhura me Librazhdin. Kapiten Ahmet Cami, Mati, Lura, Cermenika dhe Belshi i Elbasanit, Krraba, Shengjergji, Bulqiza, Bllaca, Reci, qe keto ne saktesi jane duke u organizuar ne fshehtesi per te qene per cdo gje te gatshem. Kurse ushtria me vete, kreshniket me vete, shkollat me vete, shtuar ketu se deri tani shkollat e disa mesues kane treguar nje vullnet me te gatshem se te tjeret, besojme se edhe te tjeret brenda nje kohe te shkurter, kane per te qene ne rregull".

    Istanbul 26 qershor 1939

    Ne bisedime ne "Pera Palace" me Madherine e Tij Mbretin Zog, Kryeministri Kota, Ministri Asaf D'jadjuli, kolonel Husein Selmani, u rrah i gjithe problemi mbi viziten e Mbretit ne Europe. Kishte ardhur tek Mbreti dhe Justin Goudardi, me gjithe nje tjeter. Ketij kurre nuk i ishte mbushur mendja se do te kemi nje lufte te shpejte. Sidoqofte, kujton adjutanti,- Madheria e Tij Mbreti, persa i kishte thene dikur edhe Konte Ciano, u kujtoi te pranishmeve se: "Kur armatimi gjerman ka mberritur kulmin, ajo do te pergatiste planet per nje lufte. Kjo sepse akoma shtetet e tjera si Franca, Britania e Madhe nuk jane aspak te gatshem. Dhe Gjermania do te perfitoje sot me kete armatim te madh qe ka pergatitur. Prandaj ka shpenzuar gjithe rezervat e financen. Sepse po mos te perfitoje per momentin me kete armatim, atehere nuk do te jete ne gjendje qe ta veje ne vend. Keshtu,- me tha edhe Ciano, duke me shtuar se me 1940 Gjermania eshte ne lufte, dhe si shkak per kete do te zere Dansingun", tha mbreti. Me poshte ai vazhdoi:"

    Po keshtu edhe Presidenti Inonue, nuk beson per nje lufte te shpejte. Por sidoqofte eshte krejt e nevojshme qe te shkoni ne France, me tha- po ashtu dhe ne Britanine e Madhe. E gjithe ceshtja e te ardhmes varet atje. Dhe, ambasadoret e Turqise i keni ne dispozicion per t'ju ndihmuar per cdo problem. Se po ju njohen si aleanca keto dy Shtete te Medhaja e gjithe bota demokrate ju ka njohur, me shtoi Inonue", tha Zogu I. "Dhe takimin me Mbretin e Rumanise Karolin e kini parasysh. Se ai po te dha fjalen nuk e luan. Megjitheqe, ai mundet te anoje me kohe nga ana gjermane. Nuk duhet harruar se ai ka mjaft influence ne Jugosllavi e ky ka mundesi te ndryshoje gjendjen e sotme jugosllave".

    Me poshte mbreti vazhdon:"Presidenti Inonue me shtoi se: Kur do te bisedoni me Mbretin Karol, mund t'i thoni edhe mendimin tim qe eshte i domosdoshem. Nderrimi i shtetit te sotem jugosllav eshte i mundur sepse ai ka mberritur ne nje krize shume te keqe. Por eshte me e mira ta marre ushtria ne dore e tjetra po te deshiroje me u takua me mua une jam gati kur te doje. Me nje vend ne Karadenize, me keshilloi perfaqesuesi i lart turk, u tha mbreti.

    Duke iu kthyer qendrimit te Turqise, mbreti iu tha: "Persa i perket Qeverise Mbreterore Shqiptare dhe Legates, do te funksionoje rregullisht ne programet e tyre. Legata eshte po me te njejtat te drejta qe ka pasur. Pra eshte baraz me Legatat e tjera. E Madheria Juaj me tha: Vendin e keni ketu ne Turqi, e ju presim sa me shpejt te ktheheni me te gjitha plotesimet e duhura per interesat e Atdheut tuaj. Keni vemendje shume me britaniket, se e gjithe puna aty varet. Bisedimet me Presidentin Inonue, prej 6 oresh ne Yallove, kane qene krejt te perzemerta e miqesore me plot zemer. Ai vete me percolli deri tek vapori, e pasi u pershendetem me keto fjale u ndame".

    Duke iu kthyer gjendjes se Jugosllavise mbreti kujton se:" Sa i perket gjendjes jugosllave, kjo piqet me sa na thote edhe Koloneli. Qe Inonue eshte mire ne dijeni se Mbreti Karol ka Motren qe eshte Mbreteresha e Jugosllavise. Dhe ushtria eshte besnike e Mbretereshes. Ketu ne eshte se Mbreti Karol do ta kete me gjithe, atehere ai me zemer mund te loze nje rol te shpejte ne kete situate. Kjo duke ndryshuar Qeverine e sotme. Por, une, gjithsesi, ne bisedimet qe kam patur me Mbretin Karol do ta kuptoje mire qendrimin e Tij a eshte pro gjerman a pro anglo-francez".

    Mbreti, si mbaroi mbi bisedimet me Kryetarin e Republikes Turke Ismet Inonuen, ne Yallove, tha: "Ne lidhje me bisedimet e Yalloves, vertetohen krejtesisht me sa keni pohuar ju kolonel. Ne Jugosllavi eshte e vertete ajo qe thate. Sepse Gjeneral Nedicin e njoh mire. Dhe meqe ai ju ka pritur e folur sinqerisht, une dua te them se: ai eshte vertete nje ushtar i madh dhe sot Minister i Luftes. Por nga qe sot ndodhet i bashkuar me kete Qeveri, ai e ka humbur rendesine ne ushtri. Dhe sot vertete personi me i forte dhe ai qe ka per te luajtur nje rol te vertete eshte Gjenerali Nedel Kovic, komandanti i Armates se Shkupit. Te gjitha sa perbente raporti i juaj ne lidhje me bisedimet ne Jugosllavi ishin me te vertete te medhaja. Saqe ne fillim nuk e besoja, derisa kete ma vertetoi Milo Ilici, ne bisedimet qe kam patur me to dhe bile Ilici. Me shtoi se: kurdo qe nevoja do ta lipe, te dergohet kolonel Husein Selmani. Kjo sepse te gjithe e njohin dhe e respektojne. Ata kane besimin ne fjalet e pakta, por te sakta, qe ju keni thene".

    Mbreti pastaj u kthye nga Kryeministri Kota dhe tha se: "Fatkeqesisht Kryeministri me gjithe perpjekjet e tij te medhaja nuk pati mundesi te arrije asnje gje me Qeverine Greke. Ata jane shume te frikesuar nga fashizmi, e sic duket edhe anglezet e keshillojne pa pase qe mos t'i japin asnje shkak zemerimit fashizmit.Vetem po ju them, na u drejtua Mbreti- ne rast se Italia mesyen Greqine, Britania e Madhe qenka gati. Por edhe nese nuk qenka gati, ajo do te hyje ne lufte kunder Italise, sepse Flota Britanike ne Mediterrane ka bazat me te rendesishme ne Ishujt Greke. Ketu nuk ka per te duruar. E pra une habitem pse trembet kaq fort Greqia?- tha Mbreti Zog. Dhe nuk marr vesh se c'eshte arsyeja qe Kryeministri Grek Metaksai te njohe menjehere okupimin e Shqiperise prej Italise. Ai deklaron se eshte i kenaqur sepse u be i afert me fashizmin...

    Mbreti Zog iu kthye kolonel Selmanit duke i thene:" Si mendoni per personelin qe kemi ne Greqi. Ata nuk i ndihmojne dhe i perdorin jo mire. C'mundemi te bejme per keto?" Kolonel Husein Selmani i parashtroi Mbretit atehere se kur ishte ne disa bisedime me Gjeneral Nedel Kovic, i kishte referuar gjendjen e ketij personeli duke i dhene edhe nje liste.

    Ai i ishte pergjigjur, sipas fjaleve te adjutantit:"Po te deshironi mundeni me i sjelle edhe ata ketu. Sepse zaten per dite po kalojne kufirin e vijne. Dhe ata nuk qenkan nje shume e madhe. Por, me tha tjeter duke me kujtuar se: A nuk do te ishte me mire per cdo eventualitet qe ata te ndodhen atje, se ka per te ndryshuar kjo situate si edhe ne Greqi, edhe tek ne. Prandaj, me tha- mendoje mire kete gje".

    Une i parashtrova Mbretit qe heperhe, le te mbeten atje. "Le te presim se per cdo dite kemi te reja dhe me sakrifica te vogla do t'i mbajme atje".

    "Shume mire kolonel, qe paskeni fol edhe per ata. Dhe, kjo qe thoni eshte me plot arsye. A mendoni heperhe te rrijne atje? Edhe une kam bindjen se kjo gjendje shume shpejt ka per te ndryshuar e bile ne bisedimet qe do te kem me francezet, po ashtu me Britaniket do te flas mbi personelin ne Jugosllavi dhe ne Greqi e Turqi. Vetem me pergatitni nje kuader se: sa oficere, sa profesore e nepunesa dhe sa bajraktare jane. Kjo shifer duhet qe te sherbeje qe ta kem me vehte. Sepse kam shprese per nje ndihme. Sidomos me francezet, qe mund te na ndihmoje ushtria per mbajtjen e tyre. Nuk eshte nje gje e madhe per francezet dhe atyre mund t'ju nevojitet per t'u nderlidhur me informacionin tone. Kjo, sepse me ato qe me thoni, ata jane te lidhur me ushtrine jugosllave".

    Pas ketyre, Madheria e Tij Mbreti Zog foli mbi delegacionet e kolonive shqiptare. "Qe sa me pare lipset te merren masat e mbledhjes se ketij kongresi kombetar. Ky kongres do te jete kompetent per te biseduar dhe shqyrtuar cdo gje, qe i perket punimeve politike e administrative dhe financiare. Qeveria eshte e lidhur ngushtesisht me kete problem. Per kete tha se: Kongresi do te jete sic jane dispozitat ne mes Parlamentit dhe Qeverise. Po, ne ate menyre, do te funksionojne, edhe eventualisht Lidhjet e marreveshjet me Shtetet dhe me Lidhjen e Kombeve do te jene te perbashketa. Mos harroni se kolonite do te sjellin rolin kryesor ne boten demokrate". Mbreti vazhdoi pastaj:" Jam i mendimit dhe shpresoj se une nga vjeshta do te jem ketu. Deri ne ate kohe do te keni pergatitur te gjitha programet dhe dispozitat perkatese. Menjehere te mblidhet ky kongres, ne menyre qe gjithnje te jeni ne kontakte te ngushta. Pra, ne kete kohe, te jeni gati per t'u nisur. Po sa te behet thirrja, ne kete kohe, do te dime edhe qendrimin e Britanise se Madhe dhe te Frances, kundrejt njohjes te Qeverise Mbreterore Shqiptare ne mergim".

    Pas kesaj, Mbreti foli mbi gjendjen e pergjithshme ne baze te bisedimeve qe ka patur me Justin Goudardin, kujton adjutanti. Ky erdhi direkt nga Parisi tek Mbreti Zog per te biseduar mbi situaten e sotme. Ky sic dihet eshte nje personalitet i larte dhe mik i ngushte i Shqiperise. Por, ky me kembengulje pohonte se: Lufta eshte ndaluar edhe per 5 vjet. Se diten qe jam nisur per Turqi kam patur shume bisedime me Ministrin Daladier. Lufte nuk ka he per he. E kur une i thashe se: lufta nuk ka per te kaluar vitin, ne asnje menyre ai nuk e besonte. Me vone Goudardi i kishte shtuar se: "Ministri Daladier me tha se Franca kurre nuk e njeh okupacionin e Shqiperise. Prandaj, ka marre vendimin e njeh Legaten Mbreterore Shqiptare ne Paris me te drejtat qe ka pasur gjithnje". Mbreti u shpreh me poshte: "Kam shprese si me Francen ashtu me Britanine e Madhe te mberrijme me nje akord qe te njohin Qeverine Shqiptare ne mergim. Kjo eshte ajo qe me shtyn me teper qe po ju them qe: T'i jepni te gjithe rendesine e duhur pergatitjes se duhur te thirrjes se delegacioneve te kolonive, ne forme kongresi. Ashtu, sic e permendem, qe ne kthimin tim ketu menjehere te behen thirrjet. Sic ju thashe: Te gjitha programet e dispozitat te jene te mbaruara, kur do te thirren".

    Madheria e Tij Mbreti, vuri ne dijeni Keshillin Ministror, per itinerarin ne nisjen per Europe: Ne Rumani aty do te kemi nje takim me Madherine e Tij Mbretin Karol. Natyrisht, vazhdoi mbreti- mund te pres dhe kolonine shqiptare e t'ju flas mbi sa biseduam. Pastaj do te shkoj ne Poloni dhe aty do te deshiroja te kem nje takim me Kryetarin e Republikes e Ministrin e Jashtem kolonel Beg. Prej ketej do te shkoje ne Suedi. Aty jame vetem per nje pushim dhe dua vetem qe te shoh atmosferen e Mbretit, prej Suedije. Pastaj direkt do te shkoj per ne France. Gjithsesi. kam per t'ju vene ne dijeni gjithkund qe te shkoje".

    Po ne kete dite kishte Justin Goudarde me gjithe nje profesor francez per dreke. Goudardi do te nisej pasdite direkt per ne Jugosllavi dhe Itali. "Do te takohemi ne France", i kishte thene Goudardi. Bashke me Goudardin, Mbreti mbajti edhe kryeministrin Kota e Ministrin Asaf D'jadjulin per dreke dhe i urdheroi qe ta shoqeronin deri ne "Jesil Koy" aeroport.

    Istanbul 27 qershor 1939

    Kryeministri Koco Kota mblodhi Keshillin Ministror ne Legaten Mbreterore Shqiptare ne "Kunt Palace", Istanbul ku u mor ne bisedime me formimin e nje komisioni per perpilimin e gjithe dispozitave dhe programin e veprimeve te Kongresit te perbere nga kolonite. Ai tha per kete qellim:" Qeveria duhet ngushtesisht te jete e nderlidhur me kolonite shqiptare: Turqi, Rumani, Bullgari, Egjypt, Jugosllavi, France, Belgjike dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vecanerisht Vatren. Duke i vene ne dijeni se Qeveria Mbreterore Shqiptare ka pergatitur te gjitha projekt-programet e formimit te nje kongresi prej kolonive". Do te dergohej menjehere nje material, qe "po ua dergojme per te zgjedhur sa me pare nga 5-6 persona me te afte e te kulturuar, qe te na lajmeroni, se jeni gati qe t'ju caktojme daten e ardhjes ne Istanbul, Turqi. Delegatet e zgjedhur do te kene me vete provimin e kolonise".

    Pastaj ai vijoi: Prej delegateve te kolonive do te formohej Kongresi Kombetar, qe do te zinte vendin e nje Parlamenti ne mergim. Kjo me te gjitha te drejtat politike, administrative e financiare. Ku Qeveria pa aprovimin e kongresit nuk mund te beje asnje veprim, vetem ne marreveshje e dakord Qeveria bashke me Kongresin ose Parlamentin. Kjo do te mblidhet ne Istanbul. Gjithashtu qendrimi i tij do te bisedohet se ku eshte me i pershtatshem per interesat e Atdheut bashke me Qeverine". Pastaj i beri nje panorame te situates diplomatike:" Shtetet, qe e kane njohur zyrtarisht Qeverine Mbreterore Shqiptare ne mergim, si dhe Legatat Mbreterore me gjithe te drejtat e barabarta me te tjeret dhe nuk e njohin okupacionin Italian jane: Turqia, Franca, Egjypti. Dhe, sa u perket Britanise se Madhe dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, akoma nuk na kane njoftuar. Vetem se Ministri yne ne Angli Lec Kurti ka lene Legaten e ka shkuar ne Tirane. Po ashtu, Xhemil Dino, Rauf Fica e Tahir Shtylla dhe keta kane shkuar ne Tirane. Komisioni, qe do te caktohet per hartimin e rregulloreve provizore dhe projekt- ligjet do te perfshije te gjithe pergjegjesite qe do te zhvillohen, si ne fushen politike, ekonomike, financiare dhe administrative. Kur, Kongresi te mblidhet ka per t'i shqyrtuar ne imtesi, duke marre parasysh gjendjen qe ndodhet bota mbare, ne lidhje me interesat e Shqiperise. Vecanerisht prej Kongresit do te zgjidhet edhe elementi i pershtatshem per te plotesuar disa dikastere ministrish qe mungojne, duke i dhene nje votbesim kongresi".

    Keshilli Ministror mbaroi bisedimet dhe u shpernda per t'u mbledhur te nesermen, per caktimin e komisionit pergatitor per te gjithe anekset e Kongresit te Kolonive.

    Mbreti Zog, ne bisedime me Milio Ilic i kishte parashtruar keto fjale, kujton adjutanti: "Qeveria Jugosllave eshte teper e prekur ne qendrimin e saj, me rastin fatkeq te 7 Prillit. Por, Madheria Juaj, jeni shume mire te njohur se kush ishin arsyet. Ta konsideroni se edhe ne po ashtu si Shqiperia ishim te izoluar dhe po ashtu ndodhemi edhe sot. Per Jugosllavine, ajo dite fatkeqe, eshte nje krize e rrezikshme qe shpejt do te jemi po ne ate situate qe pesoje Shqiperia. Madheria Juaj, cmoni mire se interesat e Ballkanit jane te njejta, dhe kjo nuk kishte asnje ndryshim me ate te 34. Po, ne ate kohe, Franca nuk na keshilloi urtesi, por i tha Italise: Ngadale, se ne rast qe Jugosllavia hyn ne lufte, une e kam aleate, e nuk mbetem indiferente. Por nuk duhet harruar se, ne ate kohe nuk kishte nje Gjermani te pergatitur sic eshte sot, qe kerkon shkak per t'u zbrazur ne lufte. Dhe keto tonat ende nuk jane gati, se edhe Angli-Francezeve nuk ju pelqen kjo. Derisa te jene te gatshem, atehere ata do t'i thone ndal, se ke te bejsh me neve. Gjermanet e dine fare mire kete, prandaj sic e thoni Madheria Juaj do te perfitoje nga mosgatishmeria e tyre.

    Madheri, Qeveria Jugosllave e cmon fare mire gjendjen. Vetem se, te keni pak durim se do te vije nje dite per te biseduar. Bile haptas e jo fshehtas si sot. Kete e presim ne cdo kohe. Ky qe po ju them eshte vendimi i prere i ushtrise jugosllave ne kundershtim me Qeverine e sotme ku jam edhe une brenda, por me zemer jam me ushtrine si edhe i lidhur me ta".

    Keto ishin fjalet e fundit te Milo Ilicit. Mbreti i degjoi me verejtje: "Ne bisedimet e tij ka nje kuptim- tha mbreti-dhe Milo Ilic, dhe ky ne luften Ballkanike ishte Major i Shtatmadhorise Jugosllave. E perdorte Qeveria edhe ne politike, sepse ai ishte mjaft person i zgjuar, por natyrisht edhe ushtar. Mbreti Zog, i tha Ilicit:"Deri diku keni te drejte e sidomos mbi Shtetet e Medha qe nuk ishin te gatshem. Po te njejtat keshilla na jipnin edhe neve qe te bejme nje kompromis. Por cili ishte kompromisi me Musolinin qe aty I eshte rritur hunda, derisa nje dite do te thyeje qafen kryekeput. Sepse, ajo mendja e madhe e tij, nuk kalon shume pa ja dhene mesimin e merituar por ne sot e pijme. E di fare mire ate qe me permendet te 1934. Por, di qe edhe: nje gje qe nuk ua fal ndergjegja eshte qe na penguat edhe per te luftuar kunder fashizmit qe sulmonte gjithe tokat shqiptare. Mire, nuk jeni ne gjendje per te na ndihmuar materialisht, por te pakten moralisht pse vepruat ndryshe. Por, u vute perbri fashizmit si aleate, me kercenime e propaganda jo burrerore kunder Shqiperise mike e fqinje. Na detyruat te dalim jashte shtetit. Ndersa ne kishim vendosur per te luftuar te pakten 6 muaj, nder rretat e maleve shqiptare, qe kjo ishte edhe ne interesin tuaj. Por, nje dite keto gabime e faje do t'i paguani miku im. Tani t'i leme keto dhe te shohim situaten perpara. Se per juve do te jete nje ndihme, nje miqesi reciproke me ne". Keto ishin fjalet e fundit qe ju pergjigj Milo Ilicit.

    Pas kesaj, Mbreti e pyeti gjate e gjere, mbi gjendjen e sotme, si ne Jugosllavi dhe Greqi, ashtu edhe per fashizmin. Si e parashikonin te ardhmen? Sepse ky ishte shume i zgjuar dhe i lidhur me informacionet jugosllave, qofte te Qeverise dhe te Ushtrise.

    Milo Ilici ju pergjigj: "Me falni se ky eshte nje mendim imi personal. Sot Madheri, sic u bisedua nuk ka per te kaluar aq gjate pa nje ndryshim situate. Sepse kjo furi e tmerrshme e nazi-fashizmit i zgjoi Shtetet e Medhaja, si Britanine e Madhe dhe Francen dhe Rusine. E pra nuk do te kaloje gjate pa u ndale perpara ketyre diktaturave. Sepse tani keto me nje shpejtesi e pa rene ne sy pergatiten. Britaniket jane forcuar tamam si ne kohe lufte dhe kane Marinen ne Mesdhe. Po ashtu, Franca ne pjeset e Mediterranes, si edhe shpejtesine ne armatimin ushtarak. Gjithashtu po marrin masa te shpejta ne bazat veriore, por keto lajme sic ju parashtrova jane nga sa une parashikoj, e degjoj. Pra, jo nje forme zyrtare e shtetit tim. Nje gje Madheri, diten qe Gjermania do te sulmoje Polonine, Anglo-Francezet, automatikisht jane ne lufte. Kjo eshte fatkeqesia e Jugosllavise dhe e Greqise, por sidoqofte Greqia mund te mbrohet nga Flota Britanike dhe fashizmi nuk eshte dhe aq i forte. Por, Jugosllavia eshte ne tmerrin me te madh prej Gjermanise. Sepse ose do te behet aleate, te pakten nen dirigjimin gjerman ose do ta okupohet.

    Me keto fjale, Mbreti Zog e falenderoi Milo Ilicin, per te gjitha sa i parashtroi dhe e urdheroi kolonel Husein Selmanit qe mikun tone ta shetiste ne vendet e Istanbulit si ne Muze, etj. "Deri sa te nisem une, ky eshte miku yne. E nuk ka per t'u nisur pa u rehatuar ketu".

    Natyrisht ky ishte ne Hotel "Pera Palace", mik i Mbretit, dhe me keto fjale nderuam Mbretin e dolem . Megjithese ishte vone, shkuam ne Bjuk Ada, e Sarijere. Atje hengrem nje dreke shume te mire ne Sarajeve se ate vend e kishte nje shqiptar me emrin Emin Alla, qe ishte shume i pasur dhe burre fisnik.

    Mbreti ben turin e tij ne Evrope

    Qellimi per t'u lidhur me dy Fuqite e Medha, Angli dhe France

    Lidhja me komandantet e batalioneve, Spiro Moisiu, Fuat Dibra, Ndrec Prenga etj per te mos lene dezertimin e ushtareve

    Protesta per pushtimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve

    Starton udhetimi i mbretit Zog, ne drejtim te Evropes. Qellimi i tij eshte te udhetoje ne drejtim te Frances dhe Anglise sepse jane keto vende qe do te diktojne luften. Mbreti, nderkohe, do te beje nje tur te plote evropian, per te pare nje mundesi me shume per te ardhmen e tij. Vazhdon qe te shpresoje se: shume nga ata qe do te takoje do ta ndihmojne. Por nuk eshte keshtu. Nga Polonia duket se nuk ka shenja te mira, prej frikes. Beson tek mbreti Karol, qe e ka takuar me pare. Dhe vertete pritja ne Rumani i kalon parashikimet e tij. Monarket bisedojne dhe arrijne nje akord per te mbeshtetur njeri-tjetrin. Mbreti udheton drejt ne Letoni dhe prej andej ne Suedi dhe qe andej ne Oslo. Nga ana tjeter ndjek situaten ne Shqiperi: "Me lajmetaret e fundit kemi lajmeruar komandantet e batalioneve Major Ndrec Prengen, Major Fuat Dibren, Major Spiro Moisiun, Major Mahmut Golemin, Major Xhafer Shkembin, Kapiten Xhafer Balin, qe ne asnje menyre nuk eshte mire qe te arratisen ushtaret se prej kesaj nuk e ka nje dobi, vetem se deme e nje dite..."

    Nderkohe pergatitet delegacioni per protesten e pushtimit te Shqiperise, ne Lidhjen e Kombeve
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Kujtimet, qe vine nga e panjohura

    Per cdo dite, ne memuaret e kohes se Mbretit Zog, te percjella nga adjutanti i tij, sillen ne evidence ngjarje dhe personazhe, qe koha duket se i kishte fshehur. Ne numrin e sotem flitet per dy njerez 'gati pa ze', qe duken se jane gati qe te luftojne dhe te kryejne nje mision per Shqiprine. Kadri Rustemi dhe Myslim Tushi jane dy personazhet e reja, qe lakohen ne kujtime dhe qe jane nisur me mision nga mbreti i tyre ne drejtim te Shqiperise. Edhe ata, si shume ushtarake jane ne Jugosllavi, dhe presin qe te ndihmoje Shqiperine me cdo mundesi. Ne morine e gjerave, qe mund te njihen nga keto kujtime, mbetet nje gje e mire. Sepse sillen ne jete dhe figura gati te panjohura, qe kane bere dicka per Atdheun. Ne kete kujtime nuk mund te marresh vesh ndonje gje te madhe per misionin e tyre ne Shqiperi. Por e vecanta eshte se historia na tregon ne kete rast se ate nuk e bejne vetem te "Te medhenjte".

    Eshte kjo arsyeja, qe mbreti di te llogarise edhe se kush jane mbeshtetesit e tij te vertete. Ka mundur qe t'i provoje te gjithe ne 7 prill 1939 dhe tashme rrethi i tij nuk eshte aq i madh sa dukej dikur. Ne grupin e ketyre njerezve, bejne pjese edhe dy oficeret, qe jane te bindur per cdo mision, qe i jep Zogu.

    Historia e tyre ngjan 'e vogel', me ate qe ka lidhje me ditet e pushtimit te Frances dhe vendeve te tjera. Ndersa shpresa qe fillon nga pune si misioni i tyre eshte e madhe. Ajo jep garancite e verteta te suksesit te luftes, gjera te cilat jane te nevojshme per kohen. Kjo eshte nje nga arsyet qe ne po permendim ketu, dy njerez 'te panjohur', ne kujtimet e mbretit. Ne kete episod, puna e tyre i bashkohet punes se vazhdueshme, qe jane duke bere te gjithe emigrantet e luftes ne Jugosllavi, per Shqiperine.

    Eshte ende viti 1940 dhe monarkistet shpresojne. Shprese, qe ka filluar te zbehet me kalimin e kohes, me kalvarin e madh, qe hoqen ne kurrizin e tyre legalistet. B.an

    Veprimet diplomatike te Shqiperise

    Mbreti Zog dergon emisare sekret ne Shqiperi, per te pare situaten

    Ndersa, ka ardhur pranvera e vitit 1940, per te gjithe eshte e qarte se Gjermania do te sulmoje dy Fuqite e Medha te Evropes: Angli dhe France. Eshte koha kur Greqia dhe Jugosllavia e presin me ore sulmin ndaj vendit te tyre. Kjo eshte edhe koha e pershtatshme, kur mbreti shqiptar eshte duke pare per fushen e re te veprimtarise se tij. Kryeministri grek Metaksai i afrohet qeverise shqiptare per bisedime. Vazhdojne dezertimet ne mase ne ushtrine shqiptare. Mbreti u ben te qarte, qe ata nuk duhet qe te largohen, sepse u duhet qe te pergatiten per te ardhmen. Nderkohe, italianet internojne shume shqiptare ne Itali. Gjermania, me date 1 Qershor 1940, me nje shpejtesi e furi te madhe mesyn Hollanden, Belgjiken, Luksemburgun dhe Francen. Lufta behet shume e ashper, ku ushtria gjermane okupoi krejtesisht Hollanden dhe nje pjese te Belgjikes. Zogu adreson ne Shqiperi dy misionare te tij Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin per te vepruar dhe per te infiltruar aty. Nga interesi per kete mision shikohet interesi tek te dy ushtaraket. Per here te pare, jepen letra origjinale te Zogut, kushtuar njerezve te tij, ne kete serial

    Stamboll 10 mars 1940

    Kryeministrit Kota i erdhi pergjigja prej Kryeministrit Grek Metaksait. Ky e lajmeronte se do te ishte teper e nevojshme, qe te behej nje bisedim ne interesa te dy shteteve, qe lidheshin me ngjarjet e perbashketa. Me fjaline "Ju pres ne Athine", perfundonte letra.

    "Ky lajm, na gezoi se tepermi. Kjo na dha te kuptojme qe tani erdhi koha per nje marreveshje me Greqine. Mund qe te bisedohej per nje aleance reciproke ne mes te Greqise e Shqiperise dhe kete prisnim po te shikonim se Italia nuk do te shkonte shume gjate pa e mesyer Greqine", kujton adjutanti.

    Kryeministri Kota, me nje menyre krejt sekret, i parashtroi Mbretit Zog pergjigjen e Kryeministrit Grek Metaksai. Ai shfaqi nje keshille: "vetem se mos te bjere ne veshin e italianeve". Dhe priste instruksione para se te nisej per Athine. Pergjigjen e Kryeministrit Metaksai, nuk e vuri ne bisedim ne Keshillin Ministror Kryeministri Kota. "Kjo ishte nje gje shume sekrete dhe pervec meje dhe Asaf D'jadjulit askush nuk e dinte. Gjithsesi, nisja natyrisht ishte e ditur. Po jo kjo e Metaksait", thote adjutanti.

    Stamboll 12 mars 1940

    Per kete dite adjutanti kujton se:" Majori Murat Basha dergon nje raport urgjent nga Jugosllavia ku thote se: Lajmetaret u kthyen nga misioni i ngarkuar brenda ne Shqiperi te cilet deklarojne: Prape sot kane kaluar kufirin ne Struge vende te tjera 2 oficere e 16 n/oficere dhe 83 ushtare. Gjithsej jane 101 vete. Ata na deklarojne se do te arratisen te gjithe dhe se nuk rrijne ne sherbimin Italian. Ne ate dite jane arratisur shume oficere e ushtare ne kufirin grek, por Greqia nga frika italiane i ka internuar te gjithe neper ishujt e saj. Italianet, kane filluar prape te internojne me shumice dhe i dergojne ne Itali. Prej ketyre shumica jane profesore e mesues dhe kreshnike. Por menjehere kemi derguar lajmetaret, qe ne asnje menyre nuk duhet te arratisen oficeret dhe ushtaret, po te qendrojne ne vendet ku jane caktuar. Deri sa do te marrin udhezimet e veprimtarise se tyre. Kjo na demton, sepse interesi eshte te jene brenda personeli ne kohen e duhur. Gjithashtu kemi folur edhe mbi moshapjen e alarmit, para kohes, se keto internime na feblojne (dobesojne). Pas kesaj, lajmetaret u derguan menjehere me plot hafishe.

    Toger Jusuf Alushi, nga Kukesi, ishte komandant i kompanise dyte te batalionit Tarabosh, eshte arratisur prej Tepelene. Ai cili deklaron se gjithe ushtria shqiptare eshte gati te arratiset vetem se prźt urdher prej kendej Ata njekohesisht presin udhezime qe ne rast qe Italia ka per te mesyer Greqine, keta te fundit do i bijne ushtrise italiane dhe do te bashkohen me ushtrine aleate greke kunder armikut te perbashket. E tani italianet nuk kane besim ne ushtrine shqiptare. Ata kane filluar te terhiqen prapa vijave te tyre se kane nje lajm se ushtria shqiptare ne rast te nje lufte italo-greke, keto do vihen perbri ushtrise greke tamam ne kohen e mesymjes.

    Ne ushtrine italiane ka filluar nje grindje ne mes tyre, dhe ndihet nje demoralizim i madh me fashizmin. Ne rast te nje lufte te forte, qe mund te beje Greqia, keta jane gati te hedhin armet se nuk pajtohen aspak oficeret e karrieres me ato te fashizmit, se ato jane si te dehur, dhe shihem perdite ngjarje ne mes tyre.

    Te gjitha qendrat ne Jugosllavi, jane ngarkuar per te ndaluar arratisjen e oficereve dhe ushtareve nga vendet ku ndodhen te sistemuar . Prandaj, menjehere jane marre masat e shpejta duke derguar me mijera hafishe qe te shperndahen ne qendrat dhe neper oficeret e profesoret. Sic do ta shihni, ku po ju dergojme nje kopje edhe lajmetaret jane porositur qe te marrin kontakt me shume persona te caktuar":

    Shpallja:

    VĖLLAZĖR SHQIPTARĖ

    Ora e clirimit nuk eshte akoma. Mos demtohi para kohes, mos i jepni shkas arratisjeve, burgimeve, internimeve etj. Italia fashiste do te dermohet. Skllaveruesit e popujve, fashistet zullumqare shpejt do japin hesap.

    Shqiperia do te jete varri i fashizmit dhe epopeja e Vlores do te perseritet. Zaptuesit e vendit tone do te flaken ne det perfundimisht, ndertesa e genjeshtert qe fashizmi musolinian e ka ngrehur si vegla do shemben. Tradhetaret do t'a paguajne me koke tradhetine e tyre.

    Pra, he per he, rrini te qete. Mos i jepni asnje shkak demtimeve se per se shpejti do ju lajmerojme oren e arritjes per te cliruar Atdheun, per te qene te gjithe te bashkuar e te organizuar ne detyren e shenjte qe shpejt do na kerkoje.

    "Rrofte Shqiperia", "Rrofte Mbreti".

    Duhet te keni durim, se cdo gje o levizje para kohe shkakton humbjen e fitores, e per kete ju keshillojme urtesi e durim. Mos i jepni ne asnje menyre mosbesimit qe t'ju shperndajne.

    Versace Diber Valjava

    Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N/kolonel Kucuk Ullagaj

    Hasan Reci Jusuf Selmani Major Murat Basha

    Abedin Cici Himce Kaba Kapiten Shyqri Baftijari

    Shaban Tirana Haxhi Lleshi Kapiten Hamza Drini

    Keto ishin Kryetaret e Qendrave ne Jugosllavi, qe ishin shume aktive. Ata i kane kryer sherbimet me plot sakrifica e ndershmeri, vazhdon adjutanti.

    Stamboll 20 mars 1940

    Mbreti Zog, ne kete dite, i dergoi nje leter udhezimi kolonel Husein Selmanit, sic po e shenojme:

    "I dashuri kolonel. Raportet qe me dergonit me date 7 Mars 1940 si tuajat, po ashtu pjeset e Grupeve ne Jugosllavi i lexova me shume verejtje. Ato me kane bere pershtypjen me te madhe. Ju faleminderit per te gjitha veprimet aktive.

    Derisa te piqemi se bashku, veproni sic jeni duke vepruar. Ka qene nje veper shume e madhe ajo e sigurimit te ndihmave, te elementit ne Jugosllavi, te gjitha grupeve ne veprim, e sidomos atyre ne Jugosllavi. Ju komunikoj: Kam ndjekur veprimet tuaja me verejtje, pra veprat patriotike e sakrificat ne zor te madh, qe ju i perballoni e jeni te gatshem kohe ne kohe ne krye te detyre. Keto me japin shpresa te medhaja.

    Jemi duke bere cmos per rregullimin e gjendjes ne te cilen ndodhemi, ku shpresojme se casti i volitshem qe presim s'ka per te vonuar shume. Ne kemi ndermend per t'ju permbledhur ne vendin e qellimeve qe po ndjekim.

    Pra, durimi, urtesia, patriotizmi juaj me jep shpresat se ne ate cast,te na jepet mundesia per te hyre ne radhet e Aleateve. Nuk kane per te ndodhur kurre akte te papelqyeshem. Jam teper i kenaqur nga durimi e patriotizmi juaj, te cilat jane te njohura prej nesh. Per se shpejti shpresoj t'ju jap udhezime te tjera me kete rast ju dergoj pershendetjet e mia te perzemerta", citon letren adjutanti.

    Chaeteau Mery Paris 16 Mars 1940 ZOG I

    Menjehere mesazhin e Madherise se Tij Mbretit Zog I ua komunikuam te gjitheve qendrave ne Jugosllavi dhe e fotokopjuam tekstualisht, kujton adjutanti.

    Grupet ne Jugosllavi, mesazhin e Madherise se Tij, e priten me nje entuziazem te papershkruar ku na shkruajne se nuk na shkaktojne gje as vuajtjet as lodhjet, po jemi gjithmone te gatshem ne urdherat e shkelqyera te Prijsit Tone Gjenial e Shpetimtar i Kombit, Zogut I Mbretit te Shqiptareve. "Rrofte Mbreti" e "Rrofte Shqiperia", nenshkrimet.

    Versace Diber Valjevo

    Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N/kolonel Kucuk Ullagaje

    Hasan Reci Gani Serdari Major Murat Basha

    Shaban Tirana Shaqir Dema Kapiten Hamza Drini

    Abedin Cici Haxhi Lleshi Kapiten Shyqyri Bahtijari

    Stamboll 10 maj 1940

    Lartmadheria e Tij Mbreti Zog I i dergon nje leter udhezimesh kolonel Husein Selmanit, te cilen po e shenojme ketu:

    "I dashuri kolonel. Me kenaqesi lexova raportet tuaja te dates 6 Prill 1940. Jam teper i kenaqur ne aktivitetin tuaj te palodhur e me cilesira te larta.

    Per se shpejti do ju jap udhezimet me anen e njeriut te posacem, qe do te dergoj atje. Bashke me te kam per t'ju derguar edhe programin e organizimit. Mos harroni se cdo gje duhet te mbahet e fshehte, pa ra ne sy te askujt e ne urtesi.

    Me te gjithe shoket tane, sic ju kam thene, te shkoni mire dhe gjithnje te vazhdoni marredheniet me oficeret e te tjeret ne Jugosllavi dhe ne viset e tjera, ne te cilet kam besim absolut se do te mbushin misionin e tyre historik. Te cileve nje sasi te hollash sipas listes suaj ua kam derguar me anen e Bankes, ku shpresoj t'i kene marre.Kryeministrit Kotes, do t'i shkruaj e ju gjithmone vazhdoni qe te diskutoni me Koten. Jam dakord qe organizimin ta vazhdoni brenda ketij programi. Ju dergoj te falat e mia te perzemerta juve dhe te gjitheve, si oficereve e grupeve te tjera.

    Paris Cheateau Mery 6 Maj 1940 ZOG I



    "Sa lexova letren e Mbretit, menjehere shkova tek Kryeministri Kota, kujton adjutanti. Koco Kota po sa me dha doren me tha:

    'Oh sa mire keni bere qe erdhet. Tani porsa mora nje leter prej Mbretit. Ja po jua lexoj'". Une i thashe: "Po edhe une mora nje leter. Me leje t'ua lexoj une. Me teper per kete erdha". Si lexuam te dyja letrat pame se ajo e Kryeministrit kishte detaje me teper. Kuptohet, qe ajo kishte edhe pjesen e te shkuarit ne Greqi. Pas kesaj, biseduam mbi gjendjen ne Shqiperi, sipas raporteve qe na kishin ardhur nga Jugosllavia. Pasi u studjua ne imtesi e gjithe gjendja ne Shqiperi, mbetem dakort per t'i parashtruar menjehere ne hollesi Mbretit ne Paris nje raport mbi ngjarjet e fundit. Kjo meqe gjendja paraqitej shume keq dhe kuptohet edhe per t'i kerkuar instruksionet. Ne rast se Italia mesyn Greqine, qe kjo duket krejt e sakte. "Vetem se pritet dita. Po ashtu ne bisedimet me Kryeministrin Grek Metaksain ishte keshilluar se deri kur duhet me ju hap mbi gjendjen tone ne Shqiperi", kujton adjutanti.

    I telefonuam Ministrit tone Asaf D'jadjulit dhe menjehere erdhi, ku u bisedua mbi nje program bisedimi, ne mes te Kryeministrit Kota e Kryeministrit Metaksait. Kjo u vendos qe ne rast se ka formen e sinqerte per nje marreveshje te drejte, te bisedohet edhe mbi veprimet tona kunder Italise, ne kohen e nje mesymje te saj kunder Greqise. Dhe, ne qofte se bisedimet behen jo te sinqerta e pa ndonje shprese aleance, ashtu sikur rezervohet ai, ashtu edhe te rezervohet edhe Kryeministri Kota", vazhdon adjutanti.



    Stamboll 13 maj 1940

    Kolonel Husein Selmani, mori nje leter nga Legata Mbreterore Shqiptare ne Paris, nga Charge D'Afaire Milto Nocka me te cilen ai i komunikon nje urdher te Mbretit Zog i sic po shenohet: 'I ndershmi Zotni Kolonel sipas urdhrave te Lartmadherise Tij Mbretit Sovranit tone August dhe konformisht me interesat tona kombetare jeni te lutur te hyni ne kontakt te ngushte me personin qe sjell kete leter. T'i jepni te gjitha informatat pa rezerve qe keni dhe qe do te merrni nga Atdheu'.

    "Sic do t'ju shkruaj dhe Mbreti vete, jeni te lutur me ju komunikuar sa me pare kapiteneve Kadri Rustemit dhe Myslim Tushit qe ndodhen ne Jugosllavi se urdheri i Sovranit eshte qe keta zoteri duhet ta plotesojne pikerisht dhe teresisht instruksionet qe kane per te marre prej nje personi, qe do te paraqitet me nje leter te drejtuar prej Legates sone ne Paris. Njekohesisht, kapitenet ne fjale, do te porositen qe misioni i tyre do te mbetet krejt sekret d.m.th. pa u marre vesh prej asnje personi. Gjithashtu dhe kontakti juaj me pruresin e kesaj letre do te mbahet krejt i fshehte dhe sekret. Por, vetem Mbreti do te vihet ne korent mbi keto veprime me nje raport te vecante dhe rezervat.

    Pranoni, ju lutem, Zotni kolonel pershendetjet e mia me te perzemerta me nderime te vecanta.

    I ngarkuari me pune te Mbreteris Shqiptare

    Ne France, Charge d'Affair, Milto Nocka

    Paris 9 Maj 1940

    Kolonel Husein Selmani menjehere urdheroi kapitenet Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin, qe ishin ne Tuzlla 'Nicolla Pasic Ulica-112', ne Jugosllavi. Ai ka vene ne dijeni mbi misionin e ngarkuar dhe i porositi si kujton per ate kohe:

    Menjehere, te vihi ne dispozicion te personit qe ka per t'ju sjelle nje leter nga Legatat Mbreterore Shqiptare ne Paris. Dhe, me plot bindje e cdo sakrifice, do te zbatoni pike per pike direktivat qe permban letra dhe deshirat e personit qe do te bashkepunoni me te.

    Duhet ta kuptoni se ky mision qe u eshte besuar juve ka nje rendesi te vecante qe lidh interesat e larta te Atdheut. Pra, duke ju njohur mire zotesine dhe karakterin tuaj ju dha ky besim me bindje se do ta kryeni me shkelqim e burreri. Misioni juaj si edhe emri i personit qe do t'ju sjelle letren e do te jete ne bashkepunim me ju duhet te mbahet ne fshehtesine me te madhe. Mos te bjere ne vesh te askujt, por te mbahet teper sekret.

    Duke ju uruar plotesimin e kesaj detyre me plot sukses e burreri, ju pershendes vellazerisht. Dhe, por sa te merrni kete leter me lajmeroni.

    Zoterive tyre kapiten Kadri Rustemi e Myslim Tushit

    Tuzlla Nicolla Pasic, Ulica Nr.112, Jugosllavia.

    Koloneli

    Husein Selmani

    Kapitenet Kadri Rustemi dhe Myslim Tushi menjehere u pergjigjen letres se derguar si po kopjohet ketu poshte, vazhdon adjutanti:

    "I nderuari Zotni Kolonel, urdherat qe Zoteria juaj na derguat me daten 13 Maj 1940 sot i morem. I kemi kuptuar hollesisht te gjitha porosite qe na urdheroni. Jemi teper mirenjohes e ju falemindereit per besimin e larte, qe formoni kundrejt personave tane, ne misionin aq me rendesi qe na ngarkoni ne ne besim.

    Ju sigurojme, i ndershmi komandant, se me cdo sakrifice e mundim kemi per te plotesuar detyren me se miri ne te gjitha sa na urdheroni. Dhe ju sigurojme qe te keni besimin e plote, se prej nesh, as me e vogla shenje nuk ka per t'u diktuar prej askujt.

    Jemi gati, ne pritjen e personit, me letren sic na urdheroni per t'ju vene ne dispozicion. Menjehere, ne kemi per te ndjekur pikerisht, sa te na urdherohet me plot bindje se sipas urdherave te Zoterise Suaj. "Rrofte Mbreti".



    Tuzlla 18 Maj 1940

    Nicolla Pasic, Jugosllavi

    Kapiten Kapiten

    Kadri Rustemi Myslim Tushi

    Menjehere kolonel Husein Selmani vuri ne dijeni Legaten Mbreterore ne Paris, Charge d'Affairin Milto Nocken, duke i derguar dhe kopjet e letrave te dy kapiteneve.

    "Gjithashtu, kujton ai,- edhe takimin e pare qe une pata me personin qe me solli letren. Ku ai vuri ne dispozicion toger Faik Elmazin, qe per cdo nevoje ta konfirmoje mbi te gjitha sa kemi prej raporteve qe na vijne per cdo jave. Dhe kur ka ndonje gje me me rendesi vete edhe vete e bisedoj me to, ne te gjitha".

    "Kam biseduar dhe studjuar nje organizim mjaft me rendesi. Por, ky i ka propozuar komandes se atjeshme per aprovime. Kjo me te vertete eshte krejt e nevojshme dhe ne na lehteson shume mbi gjithe veprimet tona. Po, natyrisht kjo nuk mund te behet pa rene ne sy te Qeverise Jugosllave.

    Miku, deri tani, eshte teper i kenaqur. E kam patur dy here per darke, natyrisht se pervec kapiten Avni Derralles e toger Faik Elmazit askush nuk e dine. Kam dashur qe te ve ne dijeni Asafin, po pres po si ta gjykoni se as turqit nuk jane ne dijeni mbi kete punim. Por, kjo ka pak kohe, lipset te shihni ne komanden atje, mbi propozimin qe ky ka bere.

    Stamboll 25 maj 1940

    Madheria e Tij, Mbreti Zog i I, i dergoi nje udhezim kolonel Husein Selmanit te cilin ky i fundit e ka shenuar tekstualisht:

    "I dashur kolonel. Per se shpejti nje personalitet ka per t'ju dorezuar nje leter te drejtuar prej Legates sone ketu ne Paris. Gjithe informatat qe do te keni ose qe do te merrni pas kesaj prej Atdheut ketij personi keni per t'ja transmetuar menjehere dhe pa rezerve.

    Me te marre kete leter keni per te urdheruar pa vonese dy kapitenet Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin qe te konfirmohen pikerisht e plotesisht letren, qe ju drejtoi Legata jone e Parisit, me anen e nje personi.

    Keta Zoterinj jane te ngarkuar me misionin qe te kalojne kufirin dhe te hyjne ne Shqiperi per te marre informata te cdo lloji. Lehtesirat e rastit dhe instruksionet precise kane per t'ju dhene prej personit te siperpermendur, qe ju dorezon letren e legates.

    Njekohesisht do urdheroni kapitenet ne fjale se misioni i tyre duket te mbetet krejt i fshehte, d.m.th. pervec jush dhe te interesuarve askush nuk duhet te vihet ne korent.

    Per interesat e larta te Atdheut, duam te besojme dhe deshirojme, se kete pune me rendesi qe po ju ngarkohet kane per ta kryer me sukses te plote dhe zgjuaresi te vecante. Ne rast se keta dy persona qe keni caktuar nuk jane te afte per te kryer kete mision te larte, na lajmeroni dhe njekohesisht caktoni dy persona te tjere per t'i zevendesuar.

    Pritni, i dashuri kolonel, pershendetjet dhe miqesine time te perzemert".

    Paris - 19 Maj 1940 ZOG I

    Pak me vone ishte vete kolonel Husein Selmani, bashke me lajmet e reja, qe kishin mberritur prej Atdheut me anen e grupeve ne Jugosllavi, qe i parashtroj nje raport te gjere me te gjitha detajet qe po u zhvillonin ne Shqiperi, Madherise se Tij Mbretit Zog I. Ai ja parashtroi kete ne nje menyre krejt rezervate.

    Vecanerisht, persa u perket, dy kapiteneve Kadri Rustemit dhe Myslim Tushit: "Keta jane oficera shume te afte te karrieres dhe besnike. Bashke, i parashtrova edhe urdherin qe ju dhashe dhe pergjigjet qe me dergonin kapitenet. Ashtu, sic ja pata derguar me pare Legates tone ne Paris".

    Gjithashtu, i bera nje parashtrim mbi nje bisedim qe pata me personin qe me solli letren prej Legates tone ne Paris. Ky propozim qe me beri me duket se eshte shume ne favorin tone. Ky ia ka parashtruar komandes vete dhe "i kame lene ne dispozicion toger Faik Elmazin", thote adjutanti.

    Stamboll 24 maj 1940

    Ja cfare kujton per kete dite adjutanti: Kryeministri Koco Kota, sot me daten 24 Maj 1940, u nis per France ku sipas urdherit te Mbretit Zog I do te ndalohet per disa dite ne Athine Greqi. Ky do te kete nje takim me Kryeministrin Grek Metaksain. Pasi te mbaroje punimet ne Athine do te niset per France. Por, ne lidhje me bisedimet me Qeverine Greke, do te jete ne lidhje telefonike me Mbretin Zog ne Paris, si edhe per udhezime.

    Kryeministri Mbreteror Shqiptar Koco Kota, me kete rast, beri nje mbledhje te Keshillit Ministror para se te nisej ne oren 10 te mengjezit po te kesaj date ne Legaten Mbreterore Shqiptare Kunt Palace te Stambollit. Ai i komunikoi nisjen per Paris, sipas urdherit te Mbretit. Por, me pare, do te ndalohej ne Athine per disa dite, ku edhe do te na telefononte.

    "U bisedua mbi Qeverine qe do te mbetej ne Stamboll derisa te vendoset ne Paris me Mbretin. U bisedua se ku eshte me teper interesi qe te qendroje Qeveria ne France apo ne Turqi?!"

    Me poshte kryeministri tha: "Ne eshte se do te vendoset per ne Paris, atje do te zejme nje vend bashke me Legaten dhe ne menjehere do t'ju dergojme vizat dhe shpenzimet. Sa per te zevendesuar Keshillin Ministror, deri sa une te kthehem, do te jete Kryetari Parlamentit Hiqmet Delvina. Por, nese eshte se Qeveria do te rrije ketu ne Turqi atehere une do te kthehem menjehere ketu. Shpresoj edhe Mbreti Zog I se kemi mbledhjen e Kongresit Kombetar prej kolonive. Gjithsesi do t'ju mbaje ne korent".

    Keto ishin porosite e Kryeministrit Kota, diten e fundit, qe po nisej me date 24 Maj 1940 ne oren 16 pasdite. Ne oren 16 pasdite, te dates 24 Maj 1940, Kryeministri Shqiptar Koco Kota u percoll prej Qeverise, Mehmet Konices dhe nje pjese te kryetareve te kolonise shqiptare ne Stamboll deri ne stacionin Sekreci, te Shemendiferit. Ku aty shoqerohej deri ne Athine prej nje nenpunesi te Legates Greke deri ne Athine. Ne oren 16.30 treni u nis direkt per Athine e kjo ishte pershendetja e fundit e Kryeministrit Koco Kota, patriot e burre zakonesh. Ministri i akredituar ne Republiken Turke Asaf D'jadjuli, me nje shifer lajmeroi Madherine e Tij Mbretin Zog I mbi nisjen e Kryeministrit Kota, per Athine, e France.

    Me daten 27 Maj 1940, Kryeministri Koco Kota, me nje telegram, lajmeronte Ministrin Asaf D'jadjulin, qe te vinte ne dijeni shoket se kishte arritur mire:

    "Jam ketu ne Athine ne Hotel 'Britain'. Po nuk di se sa kam per te qendruar?! Jam rregullisht ne kontakt me Mbretin Zog I ne Paris, si dhe me Legaten". Pastaj me poshte shtonte se "ne eshte nevoja per ardhjen e kolonel Selmanit, ai duhet te vij. Po me pare do t'i udhezoj Mbretit prej Parisi" .

    Ministri Asaf D'jadjuli, menjehere i vuri ne dijeni te gjithe Ministrat mbi telegramin e Kryeministrit. Ne kete dite, vecanerisht Ministri D'jadjuli dhe kolonel Selmani, paten nje bisedim te gjere mbi kete parulle te Kryeministrit Kota.

    "Ata duket qe jane ne marreveshje te nje aleance me Kryeministrin Metaksait. Eshte kjo qe lipset, qe Selmani duhej te ishte atje per organizimin e fuqive shqiptare", thuhet ne kujtime.

    Stamboll 1 qershor 1940

    Gjermania, me date 1 Qershor 1940, me nje shpejtesi e furi te madhe mesyu Hollanden dhe Belgjiken e Luksemburgun e Francen. Lufta behet shume e ashper ku ushtria gjermane okupoi krejtesisht Hollanden dhe nje pjese te Belgjikes. Ata marshojne me nje shpejtesi kunder Frances dhe sic vertetohet, armet gjermane ne aviacion e motorra jane shume me superiore se te Frances.

    Ne kete moment, kolonel Husein Selmani, heroi i kujtimeve tona, ishte duke e biseduar me Atasheun ushtarak francez ne Stamboll, mbi organizimin e legjioneve shqiptare si dhe mbi disa baza te informative ne kufirin shqiptaro-jugosllav. Komanda franceze e kishte pelqyer dhe pranuar propozimin qe i ishte bere. Se bashku me Atasheun ushtarak francez kolonel Husein Selmanin, po bisedonte nese do te vinte autorizimi nga Parisi, si do te behej per t'a vene menjehere ne zbatim.

    Kjo pune kolonel Husein Selmanin, e gezoi se tepermi. Po vetem se priste autorizimin e Madherise se Tij Mbretit Zog I. I njejti raport i ishte parashtruar me gjithe nje pasqyre qe perfshinte nje division ushtaresh shqiptare, si edhe 4 qendra te lira ne kufirin jugosllavo-shqiptar. Natyrisht parashikohej edhe shpenzimi i transportimeve te personelit te nje pjese nga Shqiperia, Jugosllavia, Turqia me qender ne Siri. Ishte dhe nje pjese e madhe nga kolonia shqiptare e Turqise, oficere e ushtare. Ky raport ishte i nenshkruar edhe prej kolonel Selmanit dhe prej Atasheut ushtarak francez si ai i Mbretit Zog, po ashtu ai i komandes Franceze.

    Me daten 3 qershor 1940, kolonel Husein Selmani me kapiten Avni Dorallen e Toger Faik Elmazin shkuan tek Atasheu Ushtarak francez sic e kishin lene per te biseduar mbi formimin e kuadrove te divizionit shqiptar. Do te flitej, po ashtu, edhe mbi qendrat rreth kufirit shqiptaro-jugosllav, si dhe autorizimin e komandes.

    Ja c'kujton per kete dite adjutanti:" Perfaqesuesi Francez kishte ardhur. Por, po e shohim se ishte aq i merzitur dhe i tronditur, qe as qe mundet me dhene asnje pergjigje". Kolonel Selmani kujton, fjalet qe i tha francezit: "C'eshte kolonel? Nuk ju shoh mire. Keni ndonje lajm jo te favorshem?"

    Ai ju pergjigj kolonel Selmanit:"Oh, miku im. Franca po mbaron. Lufta shkon shume keq, sepse armet gjermane si ne ajer dhe motorize, jane shume me superiore se ato te Frances. Me mire t'i leme bisedimet sot se nuk jam aspak mire". Ne kete menyre e lame bisedimin per nje dite tjeter. Por, nuk mungova dhe i drejtova nje telegram shifer Mbretit ne Paris, ne Legaten tone.

    Pushtimi i Frances dhe mbreti Zog

    Udhetimi i monarkut drejt Anglise

    ******************************

    Mbreti Zog percjell ne Paris me shqetesim gjendjen e rende te Frances. Per kete arsye, ai kerkon me insistim ne Stamboll, kryeministrin e tij Koco Koten. Qe nuk i pergjigjet prej tre ditesh. Eshte 7 qershori i vitit 1940, kur vjen koha e sulmit ndaj Frances nga ana e Italise dhe Gjermanise. Konsulli ushtarak francez ka kohe qe ka kerkuar bashkepunim ne Stamboll dhe do te bisedoje me perfaqesuesit shqiptare. Duket se francezet nuk e perballojne dot luften. Nderkohe qe kane filluar bisedimet e fshehta per nje armepushim, mes Frances dhe Gjermanise. Kjo e fundit ka filluar bombardimet me nje furi te madhe ne Londer dhe gjithe vendet britanike. Dhe, ne te vertete, aeroplanet gjermane bejne mjaft deme ne Londer. "Por anglezet aspak nuk tuten, e jane te sigurte ne fitoren e tyre", thote adjutanti. Bashke me ta, ne Arike ka filluar lufta dhe me disa Armata Franceze. Ata luftojne bashke ne Siri, Algjeri, Marok, Senegal. Ushtria italiane eshte perforcuar kunder Greqise ne Shqiperi ne kete vije: Belisht, Voskopoje, Vaskop, Selenice, Borove, Vithkuq, Kelcyre, Delvine, Permet si edhe nje Brigade milicesh nen komanden e Hazis Camit ne Delvine
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Luftrat tregojne shpirtrat e popujve

    Kur kane mbetur fare pak caste nga pushtimi i Frances, shqiptaret e rezistences intensifikojne punen e tyre. Ata i kane mbledhur te gjitha sakrificat dhe perpiqen qe t'i bejne presion fashizmit me te gjitha menyrat. Ne Jugosllavi jane duke u shendoshur trupat, te mbledhura ne tre qendra, qe do te luftojne kunder fashizmit. Ndersa, ne Evrope dhe atje ku fashizmi vetem ka trokitur, ka filluar paniku ndaj luftes. E vetmja Britania duket se nuk terhiqet. Po ashtu Greqia, me ndihmen e aleates se saj strategjike, Britanise eshte duke u pergatitur per luften e madhe. Fashistet kane kaluar ne delir. U shpallin lufte Fuqive te Medha dhe Musolini e Hitleri shfaqen te eksituar ne publik me te gjithe egersine e tyre. Qe shume shpejt tregon se do ta kete nje limit. Nderkohe bota demokratike duket se nuk e perball dot kete armiqesi te fqinjeve te tyre. Eshte koha kur popujt jane mobilizuar per te treguar forcen e tyre. Te gjithe kunder fashizmit dhe duket se e urrejne ate me te gjitha menyrat. Perjashtimin me te madh e ben Britania, qe duket se e ka marre 'seriozisht' luften ndaj fashizmit. E mesuar per gjate historise se saj me luftrat dhe me privacionet qe rrjedhin prej saj, Britania nuk ka frike per pasojat. Rendesine me te madhe e ka liria. Qe eshte standarti me i larte ne jeten e sotme.

    Ne frontin e popujve te vegjel, ku perfshihet edhe Shqiperia, perpjekja me e madhe eshte qe te shihet nese do te dalin te fituar nga kjo lufte. Ne nje nga kasaphanat me te medha te njerezimit, duken se llogarite duan shume kohe qe te dalin. E vetmja gje, qe dihet eshte se shpirtrat e popujve te lire, gjithmone do te vendosin per luften. Dhe, vertete, fundi i luftes se Dyte Boterore do te tregonte, se fitorja anoi nga vendet, qe e shpresonin lirine. B.an

    Shqiperia i shpall dy here lufte Italise

    Strehimi ne Angli ne Hotel "Ritze" i Mbretit dhe deshtimi i Frances

    Situata ne Paris behet gjithmone me e pasigurte dhe mbreti mendon shpernguljen e tij te re. Ai mban lidhje te vazhdueshme me qeverine e tij, ndersa i thote asaj se kerkon kryeministrin Kote ne Paris, per te diskutuar per te ardhmen. Nderkohe, qe situata per Francen eshte tragjike. Ajo eshte duke u tmerruar para pushtimit te vendit te saj nga Gjermania. Dhe, vertete, ne 12 qershor, Italia i shpalli lufte Frances dhe Anglise. Ndersa, Shqiperia e vogel i shpall lufte per here te dyte Italise. Mbreti shqiptar duke pare situaten kaotike te Frances mendon te shkoje ne Britanine e Madhe dhe vendoset atje perfundimisht ne daten 22 qershor. Ne Evrope, situata eshte e rende. Franca jashte parashikimit leshon territor, ndersa Anglia eshte duke u bombarduar ne te gjitha menyrat nga fashistet. Gjithsesi, Anglia ben rezistence dhe eshte shembulli i vetem i perpjekjeve te verteta kunder fashizmit. Ne frontin italo-grek, ne territorin shqiptar, trupat fashiste jane gati per te sulmuar

    Stamboll, 7 qershor 1940

    Madheria e Tij, Mbreti Zog, i dergoi nje telegram kolonel Husein Selmanit ku i thote se:" Kam marre telegramin, qe me derguat me anen e Legates. Vazhdoni, por sic keni vazhduar. Instruksionet do t'ju vijne me leter, me anen e nje personi te posacem. Situata ketu eshte shume e shqetesuar dhe prej Kryeministrit Kota nuk kam marre lajme as telegram dhe as leter qe tash tri dite. E kam kerkuar ne telefon po nuk e kam gjetur. Duket se ka nderruar adresen. Lipset qe sa me pare te niset per France.

    Ne, eshte se ja dini adresen e re, telegrafisht me lajmeroni qe te hyje ne kontakt me te, sepse koha nuk prźt. Lipset, sa me pare, qe te vije ketu, ose te kthehet ne Stamboll.

    Sic shihet, tani jane dukur shenjat e Italise dhe Mediterana (Mesdheu) nuk eshte aq kollaj per te kaluar me vapor. Kjo sepse vaporet greke nuk udhetojne me per France, pa prekur ne Itali. Keshtuqe vetem per Egjypt, Algjeri e France udhetohet. Kryeministri Kota e ka shume zor kalimin per France dhe Qeveria Greke akoma nuk ka mbaruar bisedimet. Por, sidoqofte udhetimi eshte i veshtire".

    Sapa mora raportet e fundit me lajme te reja, dergova Toger Faik Elmazin tek atasheu ushtarak francez, kujton adjutanti. "Ishte teper i nevojshem nje bisedim, mbi gjendjen e rikrijuar ne Shqiperi ku koloneli francez eshte teper i tronditur. Por, nga ana tjeter, i kishte thene te urdheroje kolonel Selmani. Shkuam bashke me kapiten Avni Derallen. Dhe, ai na priti mire por ishte shume i merzitur. Fjala e pare qe me tha ishte se:' Akoma nuk kam marre pergjigjen e telegramit qe dergova. Kjo jep te kuptoje se nuk jane ne Paris. Sepse lufta shkon shume keq per Francen dhe flitet se kaluan ose luftohet ne Sedane dhe i shkuan lotet si nje femije'".

    "Une,-thote kolonel Selmani, i thashe- Jo, miku im. Franca nuk okupohet aq kollaj se Gjermania e Franca e njohin mire njeri-tjetrin. Kjo mos t'ju merzise dhe mos harroni qe prane Frances jane edhe Anglo-Sanksonet". Kjo ishte nje kurajo, thote ai-dhe me keto fjale, ne dolem e shkuam, por ishim shume te merzitur.

    Stamboll 12 qershor 1940

    Ja cfare ka detajuar per kete dite adjutanti. "Lufta anglo-franceze dhe italiane: Sot me 12 Qershor 1940 Italia Fashiste i shpalli lufte Frances dhe Britanise se Madhe dhe menjehere mesyni Korsiken e kufirin francez. Ne kete kohe, Franca lekundi nga sulmet e renda gjermane. Ku e gjeti kete kohe fashizmi. Franca e ndjen veten shume febel (te brishte)para armeve te renda gjermane. Arsyeja eshte se ndjehet vetem, pasi Hollanda e Belgjika u okupuan shpejt gjithashtu. Edhe Britania e madhe akoma nuk eshte ne gjendje qe te derdhe nje armate te madhe ne France dhe sot i gjithe ky rrebesh do te mbetet ne kurrizin e Frances. 'Zoti t'i ndihmoje kunder ketyre diktatoreve'".

    Tamam ne kete dite, Atasheu ushtarak francez, i telefonon kolonel Husein Selmanit dhe i thote se: a mundeni te vini pak per te biseduar.

    Kolonel Selmani iu pergjigj pozitivisht. Dhe, menjehere shkoi. Francezi po e priste ne kembe dhe ishte "aq I tronditur aq sa nuk dinte se cfare te thoshte", kujton adjutanti. Ai u pergjigj se: " miku im lufta shkon shume keq. Trupat gjermane marshojne neper tokat franceze e persa u perket fortifikimeve ato mbeten krejtesisht jashte perdorimit. Armata gjermane kaloi neper Belgjike dhe pastaj kaluan edhe Sedanin. Ata jane shume me superior nga Franca. Kete rradhe Franca eshte me te vertete shume ne rrezik".

    Keshilli Ministror Shqiptar u mblodh ne Legaten Mbreterore Shqiptare ne "Kunt Palace" te Stambollit dhe vendosi perseritjen e deklarimit te luftes kunder Italise fashiste. Ajo ja beri te ditur situaten legates mbreterore shqiptare ne Paris. Nje kopje te shpalljes se luftes Italise Fashiste per se dyti here ja paraqiti edhe Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve si dhe Ambasadoreve te Frances dhe te Britanise se Madhe ne Ankara. Gjithashtu edhe Qeverise Turke e Greke, Jugosllave, Egjiptiane e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Megjitheqe, Shqiperia ishte ne lufte me Italine Fashiste, por prape ajo e perseriti kerkesen "meqe tani me Aleatet, nuk kishin ku te zene shkak", thote adjutanti.

    Stamboll 15 qershor 1940

    Kolonel Selmani dhe Ministri Asaf D'jadjuli se bashku shkuan ne "Dyzem-Biro" (Sherbimi i Sigurimit) turk ne Beyogllu ne Istanbul, ku i priti shefi i zyres kolonel Emin Akyn. Ata me nje miqesi te perzemert menjehere e pyeten mbi situaten franceze se si shkonte. Dhe, ky u pergjegj, kujton adjutanti:

    "Franca eshte ne rrezik, sepse nuk kishte qene aspak e pergatitur duke u bazuar ne fortifikimet e saj te rendesishme. Kjo nuk u perdor, sepse armatat gjermane kaluan Sedanin dhe fortifikimet franceze ngelen jashte perdorimit". Pastaj koloneli Emin Akyn shtoi se: "Armata Gjermane kurkundi nuk kane me ate pengese te vitit 1915. Pothuaj se marshojne me pak kundershtime. Franca tani ndodhet ne renie e siper, te pakten lajmet qe kemi deri tani jane keto. Vetem ne eshte ndonje mrekulli dhe te terhiqet ne Afrike. Por, edhe Britania e Madhe akoma nuk ka nje armate te pergatitur. Kjo eshte ne front me Francen dhe po terhiqet nen mbrojtjen franceze".

    Ne ju lutem qe t'i bente nje pyetje me telegram ambasades turke ne Paris, mbi gjendjen e Mbretit Zog I, sepse Ambasada e Turqise ishte e lire dhe po ashtu edhe ne dijeni mbi Mbretin, vazhdon adjutanti. "Ne te njejten kohe, ne, ne Legaten tone ne Paris i kishim bere dy telegrame po asnje pergjigje nuk kishim marre. A nuk ndodheshin aty apo i ndalonte censura franceze. Koloneli Emin Akyni, menjehere i beri nje telegram shifer, Atasheut ushtarak turk ne Paris, duke e pyetur mbi gjendjen e Mbretit Zog I. Keto ishin fjalet e fundit dhe pas kesaj ne e falenderuan. Dolem keshtu dhe i lame porosi me na lajmeruar ne legaten tone".

    Stamboll, 15 qershor 1940

    Sa u kthyem ne Legate, vazhdon adjutanti- aty gjetem nje telegram prej Milto Nockes, ku na lajmeronte se Mbreti Zog me gjithe Familje e Suite ndodhej ne Boudou. Dukej se do te nisej per Angli. Fare mire ky telegram disi na qetesoi.

    Sipas fletoreve, Franca pothuaj se ka mbaruar, tashme po sa doli nje fletore e posacme, qe thoshte se: "Parisi u lirua". Shihet se Qeveria Franceze ka nderhyre per armepushim prane Gjermanise. Franca lufton ne Dunkerke dhe vende te tjera, vetem per t'u dhene kohe barkimit te ushtrise Britanike per te kaluar La Manshin per Angli. Por, armata gjermane po i bombardon rende me aeroplane e duke i demtuar ne mase te gjere. Vazhdonin shpresat per nje rezistence po nuk qe e mundur, vazhdon adjutanti.

    Me poshte vazhdohet: Flitet se Qeveria Franceze me nje pjese te madhe te ushtrise do te terhiqet ne Afrike, Algjeri, Marok dhe luften do ta vazhdoje deri ne fund. Por, aviacioni shume superior gjerman nuk i dha ate mundesi per t'u terhequr. Nje pjese e madhe e ushtrise franceze u dorezua dhe eshte shenuar nje panik i madh ne te gjithe Francen.

    Gjendja pershkruhet keshtu: Franca ka mbaruar, Britaniket perpiqen te shpetojne forcat e tyre qe ndodhen nen zjarrin gjerman ne brigjet e La Manshit, Djepe Kale; Italia okupoi Korsiken dhe Nisen dhe po marshon per Tulone.

    Nje lajm tjeter se Franca po dorezohet eshte se Gjermanise me disa kushte per kete marreveshje i ka shkuar Mareshali Peten. Ai ka ikur prej Spanje ne France dhe ka filluar bisedimet me gjermanet.

    "Me daten 16 qershor 1940, kujton adjutanti-ne oren 10 te mengjesit, na vjen kolonel Emin Akyni, shef i zyres sekrete turke, me telegramin ne dore, qe ka marre nga Atasheu ushtarak turk ne Paris. Duke qeshur na thote: "Mbreti Zog me gjithe familjen e suiten jane nisur per ne Angli. Por, sa te mberrijne do ju telegrafojne dhe eshte fare mire".

    E falenderuam perzemersisht per gjestin miqesor e fisnik te tij. E ndaluam per nje pije te vogel. Pas kesaj erdhen dhe ministrat e Qeverise dhe e prezantuam me te gjithe. Pasi ju lexuam telegramin, Kryetari Parlamentit Hiqmet Delvina u ngrit dhe me nje menyre krejt vllaznore falenderoi Qeverine Turke me Kryetarin e Republikes ne krye burrin e madh e heroin turk Ismet Inonue: Qe na del sot perkrah para botes mbare etj... dhe falenderoi kolonelin mik Emin Akynin.

    Me poshte adjutanti vazhdon :Pasi shkoi kolonel Emin Akyni, filluam te bisedojme mbi Francen. Kjo ishte edhe per ne shqiptaret, nje fatkeqesi e madhe. Fatkeqesia ishte se Franca na kishte njohur dhe sa patem hyre ne veprime me te. E tani na mbetej qe te shihnim Britanine e Madhe se akoma Amerika ndihej pa ze. Patjeter, ajo do te hynte ne lufte kunder Gjermanise po he per he mbetej vetem Anglia.

    "Ne bisedimet qe u filluan ne Keshillin Ministror mbi situaten tone duhet thene se me nje ane qe Italia hyri ne lufte me Francen dhe Britanine e Madhe na gezoi; por renia e Frances na demoralizoi se per ne he per he ishte nje humbje e madhe. Gjithsesi,-thote adjutanti- akoma kemi nje shprese se francezet qe ndodhen jashte Frances si ne Siri, Algjeri, Marok dhe Senegal e Indi-Kine, nuk kane per ta njohur armepushimin me Gjermanine. Ata do te vazhdojne luften se bashku me Britanine e Madhe. Dhe, natyrisht edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes shpejt do te jene ne lufte kunder Gjermanise. Keshtuqe, luften qind per qind anglo-saksonet e kane te fituar".

    Me 22 Qershor 1940, ne oren 10 te mengjesit, na telefonoi kolonel Emin Akyni ku na thote se Mbreti Zog bashke me familjen dhe suiten mberriti fare mire ne Londer. Ai ishte instaluar ne Hotel "Ritze" ne London. Me telegrafoi per kete pune Atasheu ushtarak turk ne Londer. Ku e falenderuam dhe e ftuam qe te vije ne Legate, meqe do te jepej nje kokteil per kete lajm gazmor.

    Ministri, i akredituar prane Republikes Turke, Asaf D'jadjuli menjehere ne Legaten Mbreterore Shqiptare vuri Flamurin Kombetar dhe ju telefonoi gjithe ministrave dhe kolonise shqiptare ne Stamboll. Duke derdhur lajmin se Madheria e Tij Mbreti Zog arriti fare mire ne Britanine e Madhe Londer. Ky gezim do te festohej ne Legaten Mbreterore.

    Menjehere erdhen te gjithe ministrat dhe po ashtu edhe Mehmet Konica e gjithe te tjeret. Po ashtu u grumbullua kolonia burra e gra, brenda e jashte Legates. Ku u zhvillua nje ceremony aq madheshtore sa nuk pershkruhet. Kjo duke hedhur valle e tjera dhe ku moren pjese edhe te gjithe miqte turq.

    Ministri Asaf D'jadjuli, ne emrin e kolonise shqiptare, i parashtroi nje telegram urimesh Madherise Tij Mbretit Zog I duke i vene ne dukje se e gjithe kolonia eshte e mbledhur ne Legaten Mbreterore duke festuar per shendetin e lumturine e Madherise Suaj.

    Kryetari i Parlamentit Hiqmet Delvina, ne emrin e Qeverise, i parashtroi nje telegram me urime.

    Stamboll 23 qershor 1940

    Madheria e Tij Mbreti Zog I i dergon ne kete date Ministrit Asaf D'jadjulin telegramin sic po e shenojme ketu poshte, cileson adjutanti:

    "Excellences tij D'jadjulit ne Legaten Mbreterore Shqiptare Stamboll. Teper i ndjeshem per sentimentet patriotike te gjithe juve dhe kolonise shqiptare qe tregojne vullnetin e gatshem per lirine e tyre.

    Te gjithe shqiptaret duhet te jene te sigurte se une, do t'i bej te gjitha per clirimin e Atdheut, shume te dashur. Kam besim absolut ne te gjithe juve dhe ne kolonine shqiptare ne Turqi, se do te mbushe misionin e saj historik, ne token Hospitalier Turke, duke ndihmuar effortet tona per qellimin e shenjte. Falenderime te gjithe kompatrioteve tane dhe juve".

    London Ric Hotel 23 Qershor 1940 ZOG I.

    Lartmadheria e Tij, Mbreti Zog I i dergoi Qeverise Shqiptare ne Stamboll, pergjigjen e telegramit duke i falenderuar per urimet e mira qe i parashtronte dhe shtonte se me nje person te posacem do te dergonte gjithe udhezimet. Tani per tani, duhet qe ata te vazhdonin ne programin e pare. Me pas, pyeti per Kryeministrin Kota se nuk dinte asgje per ta. Mbreti prej nje jave e kerkonte adresen e tashme dhe mundesisht edhe telefonin.

    Ministri Asaf D'jadjuli, dergoi e shtypi me mijera kopje te telegramit te Mbretit Zog dhe ua dergoi te gjithave fletoreve si edhe kolonise shqiptare. Ate, gjithashtu ua derguam edhe grupeve ne Jugosllavi e Greqi. Ndersa, Ministri D'jadjuli ne fletoret turke falenderonte edhe miqte turq, qe moren pjese bashke me vellezerit e tyre shqiptare ne legaten mbreterore shqiptare ne ceremonine qe u zhvillua.

    Ne kete menyre, me dergimin e kopjeve te telegramit Mbretit, Grupeve ne Jugosllavi e Greqi po ju duhej qe te qendronin gjithmone te gatshem e me moral te larte.

    "Se, sot, kujton adjutanti, per telegramin- Aleatet e Medhenj tonet jane ne lufte kunder Fashizmit e lufta eshte e fituar qind per qind prej aleatesh. Koha pritet dite ne dite qe te marrim pjese ne veprimtarine perbri aleateve, se anglo-francezet tani kane edhe Ameriken per se shpejti perbri tyre".

    Gjermania ka filluar bombardimet me nje furi te madhe ne Londer dhe ne te gjithe vendet britanike saqe aeroplanet gjermane bejne mjaft deme. Por, anglezet aspak nuk tuten, e jane te sigurte ne fitoren e tyre.

    Disa Armata Franceze, qe jane te vendosura ne Siri, Algjeri, Marok, Senegal merren vesh dhe bejne te njohur se as kembesoria dhe as marina nuk i jane dorezuar Gjermanise. Por, do te luftojne se bashku me britaniket kunder Gjermanise, deri ne fitoren qe jane krejt te sigurte. Se rezervat gjermane brenda nje viti vijne duke rene, kurse anglo-sanksionet shtohen ne mase te larte".



    Ne kete leterkembim te Zogut me autoritetet e larta ceke, Cekosllavakia shprehet me nota korteziale dhe vlereson marredheniet e te dy vendeve. Nga pala ceke vleresohet roli i mbretit per lirine e popullit te tij dhe puna, qe eshte duke bere ai, ne kete kohe te veshtire per t'i kthyer lirine atdheut. Nga ana tjeter, Mbreti shqiptar e vlereson shume kete sens te qeverise ceke dhe i uron fat, ne kete bote shume te trazuar. Por, eshte prag lufte dhe te dy autoritetet e larta te dy vendeve e kuptojne se nuk kane se cfare te thone me shume

    Fait a Londres le 8 Aout 1949

    Mon cher et tres grand Ami,



    J'ai ete tres touché des felicitations que Votre Majeste a bien voulu m'adresser pour ma personne et pour le people Tchecoslovaque. Je regretted de ne pouvoir les lui faire connaitre qu'ulterieurement. A la suite de l'aide politique que le Gouvernement de Sa Majeste Britannique vient de nous apporter la nation Tchecoslavaque est certes ecore plus inebranlable dans sa foi a la victire des Allies et en la liberation de tous les peoples.

    Je suis tres sensible a ce que Votre Majeste veut bien associer mes efforts politiques a ceux des peoples de l'Europe sud-orientale et reconnaitre que la politique de l'Europe centrale prechant toujours l'harmonie avec celle de l'Europe sud-orientale que nous avons poursuivie a Prague, peut seule garantir la paix et l'heureuse existence des petits Etats. Je suis convaincu que tous les peoples qui desirent sincerement la liberte la reconquerront et joueront dans histoire le role qui leur incombe. Je suis d'autant plus convaincu que l'Albanie retrouvera sa liberte et sa place d'une nation independente sur la Peninsule Balkanique que l'usurpateur de sa Liberte n'a pu trover que des mensonges pour justifier le crime odieux qu'il a commis envers la fiere nation albanais en 1939.

    A mon tour, je prie Votre Majeste, de vouloir bien agremer mes plus sinceres de meilleur avenir et de prosperite pour le vaillant people albanais ainsi que mes meilleurs voeux de bonheur personel pour son Roi.

    Je saisis cette occasion pour Vous reiterer, mon Cher et tres grand Ami, l'expression de mon profound respect.

    Dr.Edouard Benes

    A Sa Majeste ZOG Ier Rou des Albanais,

    Londres.

    Cher et Grand Ami. Son Excellence Dr.Edouard Benes, President de la Republique Tchecoslavaque.

    A l'occasion de la fete nationale Tchecoslovaque je me fais un grand plaisir de Vous envoyer mes plus sinceres felicitations. Le glorieux people Tchecoslovaque se voit encore une fois oblige de feter sa fete nacionale sous des conditions tragiques et douleureuses.

    Mois non seulement il continue sa grande resistence, mais encore plus il donne l'exemple aux nations opprimees sur le chemin qu'il faut suivre pour regagner le liberte de l'Europe.

    Je suis sur que tous les Albanais, quie souffrent et luttent pour les memes ideaux de justice, s'unissent a moi pour former les voeux les plus sinceres pour ce people et pour le bonheur personel de son grand chef qui encore une fois le conduira a l'independence.

    Veuillez agreer Cher et Grand Ami, l'expression de ma grande et inalterable amitie.

    ZOG I

    Stamboll 18 gusht 1940

    Per kete date adjutanti kujton se: Grupet, se bashku ne Jugosllavi, na dergojne nje raport urgjent me anen e Ambasades Turke ne Beograd. Ku na lajmerojme me siguri se tani lajmetaret u kthyen prej qendrave tona ne Shqiperi dhe deklarojne:

    "Ushtria italiane eshte renduar kunder Greqise ne kete vije: Belisht, Voskopoje, Vaskop, Selenice, Borove, Vithkuq, Klisyre, Delvine, Permet si edhe nje Brigade Milice nen komanden e Hazis Camit ne Delvine.

    Kapiten Gani Ohri, komandant i nje batarie mali, u urdherua urgjent per t'u nisur per Korce, me batarin e tij 65/27 dhe eshte caktuar ne Grupin e Artilerise 6 ne perkrahjen e batalionit te Ndrec Prenges ne Vaskope.

    Toger Ahmet Cami, qe ishte lene per sigurimin e materialeve ne Librazhd, me nje kompani u urdherua per te kaluar ne Belisht ne dispozicion te Major Fuat Dibres, me gjithe materialet e punimeve.

    Tani eshte krejt e qarte se Italia eshte vene ne shkallezim mesymje kunder Greqise, por edhe Greqia eshte ne dijeni. Edhe ajo po pergatitet ne thellesirat e kufirit te saj me shpejtesine me te madhe. Jane diktuar punime ne Veri-Perendim te Follorines e Gramos e Pindes. Gjithashtu vertetohet se ka edhe trupa, qe jane qenderzuar ne keto vende sipas italianeve".

    Te gjitha qendrat ne Shqiperi, sipas fjaleve te adjutantit- si komandantet e batalioneve ne afersirat e kufirit grek, si edhe kreshniket dhe Mesuesit e Rinia, kerkojne me shpejtesi udhezime se koha me nuk prźt: Kjo eshte dite ne dite lufta italo-greke. Kjo anon nga ana e italianeve se flitet haptas, per mesymjen kunder Greqise. Dhe, se batalionet shqiptare diten qe ushtria italiane ka per te mesyer Greqine, keta do t'i bijne ushtrise italiane. Dhe ka dy menyra: a te bashkohen me ushtrine greke, a do te terhiqen neper male. Dhe, lipim sa me shpejt udhezime.

    Versace Diber Valjeva

    Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N/kolonel Kucuk Ullagaj

    Shaban Tirana Shaqir Dema Major Murat Basha

    Kadri Vasili Gani Serdari Kapiten Hamza Drini

    Hasan Reci Haxhi Lleshi Kapter Shyqyri Baftiari

    Abedin Cici Himce Kaba Kapter Abdulla Ymeri

    Versace 14 Gusht 1940 Diber 14 Gusht 1940 Valjev 14 Gusht 1940

    Kete raport shkurtimisht e teper rezervat ja parashtruam Madherise se Tij Mbretit Zog I ne Londer, duke kerkuar se si duhet te veprojme, thote adjutanti.

    Stamboll 18 gusht 1940

    Madheria e Tij Mbreti Zog i dergoi nje telegram kolonel Husein Selmanit ne pergjigjen e raportit si po e shenojme.

    "Kolonel Husein Selmanit Stamboll; Kam marre raportet. Te gjitha i kuptova qellimet qe parashtroni, pritni instruksone me leter. Me Kryeministrin Kota, a jeni ne kontakt, adresen e tij ma dergoni telegrafisht.

    Ric Hotel Londer 18 Gusht 1940 ZOG I

    Kolonel Husein Selmani menjehere i parashtroi Madherise se Tij Mbretit Zog pergjigjen e telegramit: "Madherise Tij Mbretit Zog, Rice Hotel London.

    Kryeministri Kota, eshte ne Hotel Britani, Athine, jemi ne kontakt. Asafi sot u nis per Ankara sipas urdherit dhe ne lidhje me raportin e fundit jemi ne pritje te udhezimeve, respekt".

    Stamboll 18 Gusht 1940 Husein Selmani

    Per kete dite adjutanti vazhdon me tej: Qeveria Britanike, Madherise Tij Mbretit Zog I, i ka lene ne dispozicion Ministrin Fuqiplote qe ishte ne Shqiperi Sir Andreu Ryan si edhe Gjeneral Jocelyn Percy per te gjitha lehtesirat. Fatkeqesisht e gjithe perpjekja e Mbretit Zog per t'u njohur Qeveria Shqiptare ne mergim, prej Britanise se Madhe dhe te pranohemi si Aleate, akoma kjo nuk eshte arritur. Mbase, kjo eshte edhe ajo qe e pengon Mbretin Zog ne dhenien e udhezimeve mbi veprimet tona te pergatitura kunder ushtrise italiane. Por, kuptohet qe mund te jete edhe ndonje pengim grek.

    Mbreti Zog I, me nje kujdes te imte, po ndjek e shikon ngjarjet qe po zhvillohen. Duket haptas se Italia do te mesyje Greqine, ndaj edhe Kryeministri Kota, ne Athine gjithnje eshte ne bisedime me Kryeministrin Grek Metaksain. Deri me sot asnje perfundim nuk eshte perfunduar ne nje marreveshje. Kjo na le "te dyshojme mbi qendrimin grek se ku do te dale me keto vonesa, e koha nuk prźt".

    "Greqia pretendon, shkruan Hysein Selmani-dhe ka filluar nje mobilizim gjoja te fshehte, por agjentet gjermane e italiane i gjurmojne vend ne vend. Greqia tani eshte e sigurte se Britania e Madhe eshte ne lufte me Italine dhe thuhet se kane hyre ne Greqi, nje sasi e madhe organizatoresh britanike te veshur ne robe civile. Mjaft materiale lufte, e kane gati ne brigjet e Volosit e gjithkund per ta shkarkuar ne Greqi. Po sidoqofte Fllota Detare dhe ajo ajrore britanike ne Mesdhe eshte shume me superiore se e Italise. Saqe, nuk e lejon ne asnje menyre ne afersirat e ujrave greke. Dhe, kjo tani ja rriti hunden Greqise qe nuk merrej nje vendim me Kryeministrin tone Koco Koten".

    Tani, ne keto koherat e fundit, flitet se edhe nje pjese e aviacionit Britanik i eshte dhene Greqise e shume pilote grek sterviten ne Krete, mbi keto makina.



    Stamboll 7 shtator 1940

    Ministri yne Asaf D'jadjuli u kthye i kenaqur nga Ankaraja, sepse Kryetari i Republikes Shkelqesia e Tij Ismet Inonue, e ka pranuar menjehere si edhe me nje vemendje i ka degjuar te gjithe sa i ka parashtruar mbi gjendjen ne Shqiperi, gjithashtu edhe per qendrimin e Mbretit Zog ne Britanine e Madhe dhe po ashtu edhe levizjet italiane perreth kufirit grek.

    Presidenti Inonue, i tha Ministrit tone Asaf D'jadjulit: "Zotni Minister, sic ju kam thene edhe me pare, Turqia kurre nuk ka per te munguar ne perkrahjen e Shqiperise, kur ishim ne Yallove. Une, Mbretit Zog I, i propozova qe te rrinte ketu, se vendi me i pershtatshem per Mbretin eshte Turqia. Por, me kete ndryshim te madh qe solli atmosfera, beri shume mire qe sot ndodhet ne Britanine e Madhe. Pse edhe nese do te ishte ketu, ne keto rrethana lipsej te shkonte ne Angli, se aty zgjidhet cdo gje. I gjithe celesi i politikes aty zgjidhet.

    Kam urdheruar Ambasadorin Turk, ne Angli, Dr.Tofik Ruzhdium, qe te jete ne kontakt te ngushte me Madherine e Tij Mbretin Zog I. Dhe kam lajme te mira. Presidenti shtoi se Turqia ne cdo rrethane do ta perkrahe Shqiperine dhe tezen e saj. Jo vetem se kemi interesat tona por Turqia nuk harron kurre sakrificat e gjakut, qe kane derdhur shqiptaret ne interesin turk. E, pra, per cdo ngjarje te jeni te lidhur me Qeverine Turke. Persa i perket Italise per okupimin e Greqise, sot nuk eshte me ajo kohe, sikur Shqiperia ishte krejtesisht e izoluar. Po, sot Italia eshte ne lufte me Britanine e Madhe dhe okupimi i Greqise nuk eshte i kollajshem. Madje, aspak se Flota Detare dhe ajo ajrore Britanike ne Mediterrane eshte shume me superiore se ajo e Italise. Por, mendja e madhe e Musolinit nuk ka per te menduar gjate e do ta mesyje, por pa fitime dhe me nje humbje tjeter per Italine.

    Nuk kuptoj gje,- tha Presidenti Inonue- se c'eshte arsyeja e Greqise, tani qe nuk merret vesh me ju, qe ne rast te nje sulmi italiane qe edhe forcat shqiptare te bashkohen me greket. Po, si aleate, dhe kryeministri juaj ne Athine me Metaksain akoma nuk ka arritur asgje. E c'kupton cfare pretendimesh kane, por ketu eshte edhe faji i anglezeve e greket si gjithmone duan te perfitojne nga rastet. Persa i perket pakicave greke ne Shqiperi, se nuk ka tjeter arsye.

    Greqia ka filluar tani te beje nje mobilizim. Por, jane britaniket qe po interesohen ne mbrojtjen e Greqise. Ata kane marre masa te medhaja e nuk do te lejojne qe Greqia te okupohet nga ushtria italiane, por sidoqofte duhet edhe ju te jeni te pergatitur brenda dhe merrni kontakte me britaniket. E, sic thoni, mos mungoni qe me greket te arrini te nje marreveshje miqesore te sinqerte dhe aleate ne luften eventuale kunder Italise qe eshte armiku i perbashket".

    Me keto fjale, me shume perzemersi, Ministri yne Asaf D'jadjuli mori leje e doli. Ai shkoi direkt tek Kryeministri Turk Shyqri Saraxhollu.

    Kryeministri Turk Shyqri Saraxhollu, e priti shume mire Ministrin tone D'jadjulin dhe ne bisedimet e vuri ne dijeni mbi gjithe problemet, qe i takonin ceshtjes shqiptare. Kryeministri turk, sipas doreshkrimit te adjutantit, i degjoi me nje interesim te vecante dhe i tha: "Sic ju ka spjeguar Presidenti, ne i ndjekim me nje vemendje te madhe ceshtjet shqiptare dhe ku flitet se Italia ka vendosur te mesyje Greqine. Kjo mund te jete po sot per Italine kunder Greqise. Kjo eshte teper vone, se Flota detare dhe ajrore britanike ne Mesdhe, nuk ka per te lejuar italianet qe te perparojne asnje hap.

    Vetem se ju duhet me Greqine te merreni vesh, qe ne rastin e mesymjes italiane kunder Greqise te jeni aleate e te luftoni krah per krah me grekerit kunder Italise, qe eshte armik i perbashket. Ju thoni se forcat tuaja deri diku jane te gatshme ne Shqiperi qe keshtu te nderlidhi qysh tani me nje program te rregullt me grekerit. Qe ato batalionet tuaja rreth kufirit grek, qe ndodhen ne rradhet e ushtrise italiane, po ashtu bandat brenda te jene te pergatitura ne programin se si duhet te veprojne ne kohen e duhur dhe si te nderlidhen me ushtrine greke. Ose edhe nje komande e juaja, qe ne ate kohe do te ndodhet ne Greqi.

    Edhe, Kryeministri Kota ne Athine akoma nuk ka bere asnje marreveshje ne bisedimet me Kryeministrin Grek Metaksain. Kjo u shkaktua nga situata e re, qe Italia i shpalli lufte Britanise se Madhe dhe Frances e qe tani grekerit rezervohen ne bisedimet".

    Ministri D'jadjuli ju pergjigj: "Po, per sa i perket te shkuarit te Kryeministrit Shqiptar Kotes ne Athine, kjo ka qene me thirrjen qe ju be prej Kryeministrit Grek Metaksait per nje bisedim ne interesat e te dy shteteve. Dhe, Kryeministri Kota, me urdherin e Mbretit Zog, u ndalua ne Athine, po ne ate kohe nuk ishte ne gjendje se Italia nuk i kishte deklaruar lufte Britanise se Madhe, e kjo e pengoi Kryeministrin Kota. Dhe pa vajtur ne France e gjithnje jane ne bisedime, po pa asnje perfundim. Po mire, ku eshte arsyeja greke qe nuk perfundojne? A i kane deklaruar gje Kryeministrit Kota? Se qysh duan a vetem si shkak frikesimi. E, pra sot, greket nuk kane frike prej italianeve. Po, ketu prape jane fajet angleze se po te duan anglezet kjo realizohet menjehere".

    "Nuk ka tjeter arsye,- tha Kryeministri Turk Saraxholu, -vetem se tani greket e ndjejne veten te siguruar, e te forte. Prej kesaj mendojne te perfitojne mbi interesat e tyre. Nuk jam krejt i sigurt ne kete lajm, por grekerit jane te cuditshem kur e gjejne tjetrin ne ndonje zor. Keshtu, i nxjerrin pengesa, por juve ju duhet te arrini me nje marreveshje leale mundesisht me greket. Sepse, ne, sic ju kemi gjithnje, po ashtu ua ka perseritur dhe Kryetari i Republikes Ismet Inonue, jemi te vendosur per perkrahjen e Shqiperise ne te gjitha fazat, po te na jepet rasti".

    Me keto fjale u ndane. Ministri Asaf D'jadjuli u kthye ne Stamboll teper i kenaqur. Tekstualisht, keto ja ka parashtruar Keshillit Ministror shqiptar, ku u vendos te perpiloje nje raport mbi te gjitha, per t'ja parashtruar Madherise se Tij Mbretit Zog, ne Londer. Kuptohet, keto, bashke me lajmet e reja te marrura nga Shqiperia.

    Leterkembimi me Churchill

    Dhe letrat e tjere derguar personaliteteve

    Sulmi ndaj Greqise

    Nga territori i Shqiperise, ashtu si dihej prej shume kohesh, Italia ne 28 tetor te vitit 1940 ka mesyre Greqine ne shkalle te gjere. Qeveria ne mergim i dergon telegram kryeministrit grek Metaksait duke e siguruar per miqesine e saj. Nderkohe luftetaret shqiptare organizohen qe te perballojne sulmin dhe te ndihmojne greket. Jane bere 5000 veta, qe presin qe te futen ne Selanik dhe qe andej nen drejtimin e Adjutantit Hysen Selmani t'i binden urdhrave te autoriteteve greke kunder fashizmit. Por, greket hezitojne dhe bashke me ta edhe anglezet. Te dyja vendet zyrtarisht, ende nuk e njohin qeverine ne mergim te shqiptareve, ndersa jane futur ne lufte kunder Italise. Vete Mbreti i ben nje thirrje popullit shqiptar, qe jeton ne Shqiperi, kunder fashizmit dhe mundesise per t'u larguar nga propoganda e fashizmit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje lufte per te gjithe

    Ndersa, lufta italo-greke zhvillohet ne frontin shqiptar, nje gje eshte e vertete per te gjithe: Lufta e saponisur do te vazhdoje gjate. Por, ndersa Italia demoralizohet nga dite ne dite, per shkak te disfatave, greket e kane veshtire qe te behen miq me shqiptaret, pavaresisht se arrijne fitore per cdo dite. Ne jug te Shqiperise ata bejne propoganden e tyre dhe duket se e harrojne, qe ngecja e fashisteve i dedikohet se shumti edhe luftes se shqiptareve. Ne kohe lufte njihen te gjithe, dhe ca me teper miqte e vertete. Turqit mbeten miqte e shqiptareve dhe jane gati, qe te mbajne edhe emigrantet, qe tashme u behet jeta e veshtire ne Jugosllavi. Vete shqiptaret perpiqen sipas menyres se tyre dhe shumica syresh jane gati qe te luftojne. Por, mbreti u ben te njohur faktin se ata duhet qe te presin deri ne momentin qe do te vendose politika ne Angli. Ashtu si eshte vendosur gjithmone, politika boterore, u thote kryetari i shtetit turk, shqiptareve te mergates.

    Nderkohe shqiptaret e mergates kane filluar qe te pergatiten dhe ata jane gati ne cdo moment per te treguar veten. Ne Jugosllavi i kerkojne funksionarit grek, qe te luftojne ne Greqi. Por, per nje kauze, qe duket se nuk u vleresohet. Shqiptaret ne vitet '40 gjenden te tradhetuar ne sentimentin e tyre. Ne pjesen e kujtimeve, qe jemi duke botuar, jepet sabotimi i madh qe i bene shqiptaret luftes italo-greke dhe ndihmes se tyre, pa asnje interes. Kjo shmanget nga greket, por edhe nga jugosllavet, qe duket se jane te tmeruar nga fashizmi. Ndersa greket fale dhe ndihmes britanike duket se jane ngritur shume. Ata ndjehen fitues te medhenj. Por, ka ardhur koha e invazionit gjerman dhe greket e dine se nuk do te jete njesoj si me Italine. Per shqiptaret eshte 'njesoj'. Ata jane njesoj te pushtuar dhe kushdo qe do te kaloje nga vendi i tyre do te quhet armik. Per Greqine dhe Jugosllavine ka ardhur ora e vertete dhe falimentimi "Made in Albania". B.an

    Si i ndihmuam greket ne Lufte

    Zog I: Sabotimi i Luftes italo-greke dhe ardhja "inkognito" e Musolinit ne Shqiperi

    Qeveria shqiptare ne mergim ben te njohur publikisht sabotimin qe kane bere shqiptaret per luften italo-greke. Informacioni ka ardhur permes lajmetareve shqiptare, qe bejne lidhjen e Mergates se Jugosllavise me Shqiperine. Kulmi ka qene kur Murat Basha, Akif Lleshi dhe Profesor Mustafa Gjinishi, me mijera shqiptare, kane kerkuar qe te kalojne direkt per te shkuar ne Greqi. Ministri grek, ne Beograd, i pret mire dhe i thote se do t'i lajmeroje, qe ata te shkojne por me vone ai hesht. Nderkohe i gjithe problemi duket se eshte diplomatik. Kuptohet pak me vone se greket kane frike se shqiptaret do te pretendojne, qe te ndryshojne kufirin. Nga ana tjeter greket nuk kane hezituar dhe e kane treguar veten. Ata jane sjelle keq me te gjithe shqiptaret, ne cdo krahine ku kane shkelur. Mbreti Zog, i del te keqes perpara dhe i duhet qe te beje thirrje tashti per vellazerim me ushtrine greke

    Stamboll, 5 nentor 1940

    Adjutanti kujton per kete dite. Me nje raport urgjent na lajmerojne Qendrat ne Jugosllavi dhe kete raport e kane derguar me anen e Ambasades Turke ne Beograd. Ata thone:

    "Sot u kthyen lajmetaret, qe ishin ngarkuar te shperndanin thirrjet qe i beheshin popullit, si edhe me udhezimet e qendrave dhe oficereve, qe he per he te mos behet asnje veprim deri ne nje urdher te dyte. Ata duhet qe te jene te gatshem dhe ngushtesisht te lidhur njeri me tjetrin ne te gjitha grupet. Ata do te marrin udhezime drejtperdrejt nga kolonel Husein Selmani, i cili ndodhet ne Greqi. Lajmetaret, detyren e kane kryer ashtu si lipset. Ku kane marre me shume persona kontakt dhe lajmet qe sjellin jane te vertetuara. Diten e pare te mesymjes, qe beri ushtria italiane kunder Greqise, u bene shume sabotime kunder ushtrise italiane, prej disa batalioneve. Madje, nje pjese oficeresh e ushtaresh u bashkuan me Greket dhe nje pjese tjeter mori malet. Sot, ne Shqiperi, eshte nje anarshi komplet kunder ushtrise italiane. Jane prere shume komunikacione dhe vertetohen ne shume vende sabotazhe. Gjithkund neper malesi e kane ne dore elementi yne. Ndersa, italianet grumbullohen neper qytete. Ndryshimi i urdherave ka shkaktuar nje moskenaqesi se eshte shume zor per ta ndaluar.

    Kapiten Gani Ohri, u vra ne ndeshje dhe po ashtu edhe shume prej ushtareve. Major Fuat Dibra e Major Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi jane terhequr me gjithe forcat e tyre e presin urdhera. Po ashtu, kane kaluar ne Resnje Toger Tahir Hoxha e Toger Hysni Vule me nje kompani ushtaresh prej Bilishti. Ata deklarojne se diten e pare te mesymjes u ndeshem me divizionet italiane ne Kapshtice dhe nje pjese e madhe kaloi ne Greqi e na moren malet. Por, nga dimri, kaluan kufirin e dolen ne Jugosllavi". Ushtaraket shqiptare kishin marre urdher, sipas fjaleve te tyre qe "ne oren 12 te nates te dates 27-28 tetorit 1949 kishim urdher per te afruar objektivat te caktuara ne kufirin grek. Ne, na kishin caktuar ne vijat e para. Kur komanda e divizionit do te jepte shenjen, ne oren 4 te mengjesit, ne do te mesynim menjehere kufirin grek ne Kapshtice. Por, sa na u dha shenja, ne menjehere filluam marshimin. Komandanti i batalionit na dha urdher: Tani eshte dita e luftes kunder Italise bashke me vellezerit greke. Kur ne morem qendrimin kunder divizionit fashist, ne kete kohe, plasi lufta dhe italianet per heren e pare u terhoqen. Lufta vazhdoi ne mes tone per 4 ore mes shqiptareve e italianeve, dhe keta u terhoqen. Kur italianet mbrapa-perparuan lehtas deri ne lartesirat e Follorines ne e patem te veshtire per t'u bashkuar shpejt me grekerit dhe kaluam ne Prespe (?), ngaqe ishte shume frohte e vendi krejt i zhveshur".

    Lajmetaret shqiptare kane sjelle lajm se:"Ne gjithe viset e Shqiperise, eshte hapur fjala se Madheria e Tij Mbreti Zog eshte ne Athine. Po ashtu komandanti kolonel Husein Selmani ndodhet ne rrethet e Follorines me 20.000 ushtare te mobilizuar ne kolonine shqiptare ne Turqi. Ky ka marre persiper okupimin e Korces, Librazhdin dhe Elbasanin".

    Ne kete pike vazhdon adjutanti: "Edhe greket tani pa mase zhvillojne nje propagande ne gjithe viset e Shqiperise. Duke leshuar lloj lloj fletesh anonime me titullin 'Italia te hidhet ne det me cdo kusht'; 'Te clirohet toka shqiptare'; 'Luftoni armikun fashist kudo qe te mundeni'; 'Clironi vendin tuaj te shenjte'. Keto jane pa mase, ato qe greket leshojne ne gjithe vendet shqiptare, duke shtuar se keni me vete Britanine e Madhe dhe Greket".

    Lajmetaret njoftojne per shqiptaret qe luftojne ne Greqi se: "Vendi ku ndodhemi eshte krejt i tronditur. Nuk mundet te fiksojme qendrimin e saj, pavaresisht se ushtria dhe populli jane kunder Italise fashiste. Por, mos harroni qe qeveria dridhet nga frika naziste, dhe vendi eshte mbushur me agjente nazi-fashiste gjithandej. E, ne qofte se, Greqia ka per t'u okupuar prej Italise, keta do te bashkohen me Gjermanine. Keshtu flitet ketu ne shume persona me rendesi. Diten, qe mesyu Italia Greqine, sipas urdherit tuaj (Mbretit) menjehere derguam nje komision ne Ambasaden Greke ketu ne Beograd te tre grupet : Major Murat Basha, Akif Lleshi, Profesor Mustafa Gjinishi duke i uruar fitoren e plote kunder armikut te perbashket. Ata kerkua qe te lihen te lire per te kaluar ne Greqi, ne baze te telegramit, qe kishin nga kolonel Husein Selmani".

    Me poshte, njoftohet per te njejten dite:"Ministri grek na priti shume mire dhe na tha: Tani po i telegrafoj Athines e sa te marre pergjigjen ju lajmeroj. Vetem se me lini nje adrese, na tha. E falenderuam dhe dolem. Por, i dhame gjithsesi nje adrese. Pas 8 oresh, kur morem telegramin dhe telefonin tuaj (adjutantit) per te ndaluar cdo veprim deri ne nje urdher te dyte, kete nuk ja komunikuam Ministrit grek. Por, edhe ajo akoma asnje pergjigje nuk na ka dhene. Duket se nuk pranojne grekerit. Arsyen e dini ju. Sic na lajmerojne disa miq ketu me mjaft kompetence ne Qeverine Jugosllave se greket e ndjejne veten te forte se Britania e Madhe nuk ka per te lene ne asnje menyre, qe ushtria italiane te perparoje ne token greke. Keshtu, grekerit kane gjetur kohen te perfitojne me nje marreveshje Vori-Epirit Shqiptare. Dhe, sa u perket puneve te shqiptareve, po e ben duke derdhur shpallje me aeroplane gjithandej, e duke e shenuar se Mbreti Zog eshte ne Athine dhe se ushtria shqiptare nen komanden e kolonel Husein Selmanit po lufton krah per krah me ushtrine aleate greke, per clirimin e Shqiperise. Pra, luftoni fashizmin me cdo sakrifice e clironi vendin tuaj.

    Ne, sic ju njoftuam, jemi gjithmone te gatshem dhe prape i derguam menjehere lajmetaret dhe udhezimet ne Shqiperi, po me te njejtat keshilla. Qe, mos te demtohen pa u realizuar nje marreveshje me greket. Shume oficere, qe sabotuan ushtrine fashiste, e u bashkuan me ushtrine greke, nuk i shohin me sy te mire. E, thuhet se Zeko Borshin e kane vrare po lajmi mbetet i pakontrolluar. Mbetemi ne pritje te udhezimeve. Rrofte Mbreti".

    Versace Diber Valjeva

    Prof.Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N.kolonel Kucuk Ullagaj

    Prof.Hasan Reci Shaqir Dema Major Murat Basha

    Agr.Abedin Cici Himce Kaba Kapiten Hamza Drini

    Kap.Shaban Tirana Haxhi Lleshi Kapiten Shyqri Baftiari

    Versace 5 Nentor 1940 Diber 5 Nentor 1940 Versace 5 Nentor 1940

    Shenim

    Kjo eshte nje pjese e leterkembimit te Mbretit Zog. Adjutanti eshte mjaftuar, qe te perfshije ne liber pjese te epistolarit te mbretit, qe ne fakt kane nevoje per nje trajtim te vecante. Jane dy letra, te pabotuara ndonjehere: nje e derguar nga Cekosllavakia per festen e saj kombetare, ku ftohet Mbreti Zog dhe nje tjeter, ku vete Lartmadheria shkruan per nder te ushtrise greke.

    Londres le 4 novembre 1940

    Cher et Grand Ami,

    Je prie Votre Majeste d'agreer mes plus vifs remerciements pour les voeux qu'elle a bien voulum addresser, a l'occasion de notre fete nationale, pour le retablissement de la liberte de ma nation.

    Je partage egalement la conviction que l'accord militair que nous venons de signer avec la Grande Bretagne est une confirmation de plus de la continuite de notre Etat, temporairement envahi et occupe par les agresseurs. La liberation des petites nations exigera encore beaucoup d'efforts, de patience et de sacrifice, mais l'encouragement et le puissant appui que la Grand Bretagne nous accorde est la meilleure garantie pour l'avenir.

    En ces jours, lu nous assistons avec indignation a une nouvelle aggression inqualifiable pres de vos frontiers tout le mond civilise et le people tchecoslavaque parmi les premiers songent avec la sympathie en meme temps qu'a la victime au people albanais opprime. Je forme des voeux les plus ardents afin que Votre people retrouve sa liberte et son Roi.

    Je saisis cette occasion pour Vous reiterer, Cher et Grand Ami, les assurances de mon inalterable amitie.

    A Sa Majeste Zog I Avec laquelle je suis Votre devoue

    Roi des Albanais, Londres. Dr.Edouard Benes.

    Tres cher et Grand Ami, Londres le 28 Novembre 1940:

    En ce moment, ou l'histoire du fleeau des agresseurs prend sur le sol de Votre Pays un tournant peut-etre historique, c'est avec un reel plaisir que j'adresse a Votre Majeste et a Votre people mes meilleures felicitations a l'occasion de la fete natioale.

    Je m'imagine, sans voulour meconnaitre l'heroisme de l'armee hellene, quelle part de recentes victories incombe au vaillant people albanais. J'admire sa resistance indomptable avec un sentiment particulier car, au moment, ou il rappelled a L'univers le crime commis contre le pays de Votre Majeste et ou il a deja le droit d'entrevoir l'aurore de sa proper Liberation, le people albanais offer un exemple admirable aux autres peoples opprimes ou menaces par la force que represente le veritable amour de patrie et de la liberte.

    Je forme des voueux afin que l'Albanie, si durement eprouvee, retrouve bientot sa recompense en sa liberation complete et definitive.

    Je saisis cette occasion pour vous reterer, Cher et Grand Ami, les assurances de mon inalterable amiti avec laquelle.....

    Stamboll 20 nentor 1940

    Ne kete dite mundohet qe te lidhet Mbreti me njerezit e tij. Lartmadheria e Tij Mbreti Zog I, i dergon nje leter udhezimi kolonel Husein Selmanit.

    Letra eshte kjo: "I dashuri kolonel, kam marre te gjitha raportet qe me keni derguar dhe sidomos kete te fundit me 12 Nentor 1940. Megjitheqe, i mungojne hollesirat. Por, me ka ardhur shume keq per veprimet qe po behen ne vendin tone, sepse akoma nuk ka ardhur koha e padobishme.

    Ju komunikoni te gjithe grupeve ne Jugosllavi e te tjereve, se une jam duke bere te gjitha per realizimin e te drejtave te barabarta me shtetet, qe sot gjenden ne lufte kunder armikut te barabarte. U mbushen 18 muaj nga okupimi i vendit tone prej armikut te perbashket dhe te popujve demokrate.

    Ne e kemi luftuar invadorin dhe po e luftojme, akoma. Por duhet qe edhe e drejta jone te perfshihet ne familjen nderkombetare te Kombeve te Bashkuara ne Lufte. Pse ne asnje menyre nuk eshte me e vogel se sa ajo e te tjereve. Per disa arsye te castit politik, ne akoma nuk jemi brenda.

    Te besojme ne kuptimin e drejtesise se Britanise se Madhe dhe te intensifikojme perpjekjet tona per te siguruar pranimin e Shqiperise me nje Qeveri Legale, si nje aleate e Shteteve, qe sot ndodhen ne lufte kunder armikut te perbashket. E cila do te arrihet.

    Ftoj te gjithe grupet ne Jugosllavi dhe ne Shqiperi e te gjithe shqiptaret, te rrijne te gatshem dhe nuk duhet te deshperohen se lufta ka filluar, por nuk ka mbaruar. Dhe, ju siguroj se Shqiperia do te clirohet dhe do te gezoje indipendencen me kufijt e saj kombetare, ashtu si e ka fituar 28 vjet me pare kur ishte e lire dhe e lumtur. Ne menyre qe ta gezojne shqiptaret e vetem, sic jane shqiptaret e bashkuar ne flaken e shenjte te nje vllaznimi kombetar, te kulluar e te panjolle.

    Me kaq, te pritni udhezimet qe shpresoj per se shpejti do i mirrni. Dhe, ju dergoj te falat e mia te gjitheve edhe juve".

    Ric Hotel London 17 Nentor 1940 ZOG I.

    Menjehere, u njoftuan te gjitha grupet si ne Jugosllavi, po ashtu ne Shqiperi ne udhezimet e Sovranit tone August. Pra, qe t'i permbahen denjesisht ketij veprimi.

    Natyrisht, vazhdon adjutanti- mesazhi i Mbretit u rriti moralin te gjitheve, sepse pati hyre nje deshperim. Arsyeja ishte pak moskuptimi, per faktin se nuk pranohemi ne kampin aleat per te luftuar kunder Italise Fashiste, si dhe lloj lloj diskutimesh te pavend qe qarkullonin si propagande. Apo, qe prape Shqiperia po jepej si paje e te tjera. Por, kjo sot ne shekullin 20, nuk mund te behej per shkak se shqiptaret luftonin per vendin e vet e lirine e tyre.

    Stamboll 20 nentor 1940

    Interesante per kete dite do te mbetet takimi i perfaqesuesve shqiptare me qeveritaret turq. "Madheria e Tij-thote adjutanti,- Mbreti Zog urdheron Ministrin tone Asaf Xhaxhulin qe menjehere te shkoje ne Ankara, ku ka nje leter per presidentin Ismet Inonue. Letra eshte ne Ambasaden Britanike ne Ankara dhe aty do t'i dorezohet Ministrit Xhaxhuli. Ky i fundit me te marre duhet t'ia paraqesi Presidentit dhe te lidhet me telefon prej Ankaraje me Mbretin ne Londer".

    Keshtu Ministri Asafi menjehere u nis per Ankara. "Dhe sa ka hyre tek Ambasadori Britanik i eshte dorezuar menjehere letra. Duhet thene se e ka pritur shume mire Ambasadori, por nuk ka patur kohe qe te bisedojne. E kane lene per te nesermen, se do te paraqitej ne Pallatin e Presidentit te Republikes dhe menjehere per te kerkuar nje audience tek Shkelqesia e Tij Inonue".

    Kryetari i Republikes Turke Excellenca e Tij Ismet Inonue, e ka pranuar menjehere Ministrin tone Xhaxhulin dhe ky i ka paraqitur letren e Mbretit Zog. Ai si e ka lexuar i ka thene: "Zotni Minister, jemi mire ne dijeni mbi te gjitha perpjekjet qe po zhvillon Mbreti Zog ne Londer perbri Qeverise Britanike, si edhe asaj Greke. E, pra, deri sa Mbreti te zgjidhe kete problem ne Londer, nuk keni se c'te beni. Shpresohet se kerkesat e Mbretit Zog jane plot me vend prane Qeverise Britanike, sepse duhet te pranohen se ajo eshte duke bere luften e jo tjeter kush. E gjithe puna aty varet. E ne kurre nuk mungojme ne perkrahjen tuaj.

    Qeveria Turke, Ju siguron t'ju perkrahe rreth mundesive, qe kemi sot si perbri Britanise se Madhe ashtu te Qeverise Greke. Me private, se ne nuk jemi ne lufte. Asqe kemi caktuar sepse do te ndjekim situaten qe zhvillohet. Jemi aleate me Britanine e Madhe po do te shihen konditat e rasteve. Dhe, po te hyjne ne lufte, atehere nuk keni nevoje se jeni aleatja jone. Por, sot sidoqofte lipset t'i perpiqeni punes prane anglezeve.

    Asafi u kthye shume i kenaqur nga pritja dhe bisedimi me Kryetarin e Republikes Turke Excellencen e tij Ismet Inonue. Gjithe sa i tha Presidentit ja ka parashtruar Mbretit menjehere prej Ankaraje, me anen e Ministrise se Jashtme Turke. Kuptohet me shifer se me telefon nuk ka mundur mire qe te kuptohej".

    Mehmet Konica u tha: "Telegramet dhe letrat e Mbretit Zog na tregojne haptas qellimet greke. Por, faji eshte se po te kishte qendruar edhe pak me teper Italia e mos te ishte ndihma britanike, Qeveria Greke kishte pranuar sic pranoi diten e pare te luftes me gezim Shqiperine aleate, ne luften e perbashket. Por, tani nuk shikon nevoje dhe po perfiton nga shpalljet e hafishet, qe po derdh me miliona nder gjithe vendet e Shqiperise. Duke zhvilluar nje propagande edhe emrin se edhe Mbreti Zog ndodhet ne Athine e te tjera. Ne sot e kemi te veshtire te bejme kete pergenjeshtrim, se fuqizojme armikun para popullit. Pra, nuk kemi rruge tjeter, pervec asaj qe po ben pa mase Mbreti, ku shpresohet se do te gjeje Britania e Madhe. Pra, eshte pajtimi me grekerit, qe ata te heqin dore prej atyre pretendimeve te pavend e te parealizueshme, qe sot te luftojme fashizmin se bashku ne interesat e njejta. Lufta, tashme shkon ne favorin grek. Ushtria italiane nuk perparon. Me duket se ata po terhiqen. Jane shume te demoralizuar dhe shihet se eshte nje percarje ne mes ushtrise me fashistet. Viset e okupuara per se shpejti do t'i lirojne, duke u sistemuar ne veri te kufirit shqiptaro-grek. Ata s'kane besim ne shqiptaret dhe ne ato qe gjoja jane te tyre".

    Shenim

    Pjese nga leterkembimi i Mbretit me Presidentin e Republikes se Cekosllavakise

    Eduard Bene. Te dy personalitetet e larta bejne kortezite e rastit dhe i shprehin njeri-tjetrit konsideratat me te larta. "Korrieri" nuk e ka pare te arsyeshme per t'i perkthyer, pasi ato duket se jane ne kuader te historise, qe jemi duke botuar. Gjithsesi, ato mund te shijohen ne origjinal, per te pare gjuhen kancelarike te Lartmadherise se Tij, Mbretit te shqiptareve.

    Londeres le 2 decembre 1940

    Tres Cher et Grand Ami.

    J'ai ete tres profondement touché de recevoir a l'occasion de notre fete nationale les felicitations de Votre Excellence.

    Ces sentiments exprimes par le Chef d'un people, qui, par sa resistance continue contre la repression souvage d'un envahisseur sans pitie, provoque l'admiration du monde, ne peuvent qu'emouvoir les albanais luttant pour leur liberte la communaute dans la douleur: forge entre les people opprimes une unite que ne peut plus etremeconue.

    C'est pourquoi la Pologne, j'ai conou l'espoir qu'il s'agit du debut d'une entente entre tous les peoples epprimes. Je sais que la tache est difficile, mais que une cause comme cella de liberation et de la col aboration des peoples se trouve etre le but que s'est propose un homme de votre exprerience et de votre autorite elle ne peut que tiompher.

    Nos deux peoples sont a l'avant garde de l'armee du sacrifice qui fera trompher la democratic et la liberte leur exemple sera suivit j'en suis certain, par d'autres et alors tous unis les peoples etabliront un monde meuilleur.

    En remerciant Votre Excellence, pour ses touchantes pensees et souhaitant le plus grand bonheur pour son people je saisis cette occasion por vous reiterer tres Cher et Grand Ami, les assurances de ma tres haute consideration et de mon inalterable amitie.



    Son Excellence Monsieur de Dr.Edouard Benes Avec la quelle je

    President de la Republique Tchecoslovaque, suis votre devouc

    Londres. ZOG I

    Cher et Grand Ami, Londres le I-er Octobre 1941:

    Je prie Votre Majeste d'accepter mes sinceres remerciements pour l'aimable envoi d'une copie de la letter qu'Elle a addressee aux Gouvernements Allies, pour la defense des interets du Royaume d'Albanie a l'occasion de la reunion de la Conference interalliee.

    La letter m'a vivement interesse et je la considere comme un acte juste, adequate.

    Je puis assurer Votre Majeste que nous garderons a l'avenir comme jusqui'ici un vif interet et toutes nos sympathies pour le people albanais don't nous soutiendrons la juste cause autant que nous le permettront nos modesties moyens et joindrons nos efforts a tous ceux qui luttent pour la liberations de l'Europe.

    Je saisis cette occasion pour vous renouveler, Cher et Grand Ami, avec les assurances de ma tres haut consideration l'expression de ma sincere amitie.

    A Sa Majeste ZOG I. Roi des Albanais, Dr.Edouard Benes.

    Londres.

    Stamboll 8 dhjetor 1940

    Madheria e Tij, Mbreti Zog I ju dergon nje telegram me udhezime kolonel Selmanit dhe Asaf Xhaxhulit. Telegrami me kete rast eshte:

    "Kolonel Husein Selmanit e Excellences Tij Asaf Xhaxhulit, ne Legaten Shqiptare Stamboll.

    Kam kuptuar mire te gjitha raportet tuaja stop. Jam duke bere cmos per t'u vendosur edhe e drejta jone, ashtu sic meriton stop. Mos te behet asnje veprim derisa te aprovohet Akordi i Aleances te rregullt me te drejtat e barabarta stop. Gjithmone ne harmoni vellazerore me turqit stop. Jam teper i kenaqur nga sjelljet e te gjithe bashkatdhetareve tone ne Jugosllavi stop. Te fala.

    Londer 8 Dhjetor 1940 ZOG I

    Morem nje raport urgjent nga Grupet ne Jugosllavi. Ku thone se lajmetaret sot u kthyen nga misioni, qe ishin derguar ne Shqiperi. Ata kane patur kontakte me shume persona tanet, pervec qendrave dhe oficereve. Lajmetaret, sipas kujtimeve te adjutantit, na pershkruajne tekstualisht keshtu:

    1-Ushtria Italiane ka mberritur kulmin e demoralizimit, saqe nuk duan te luftojne. Ata lirojne vijat e qendreses pa zor. Dhe, jane terhequr krejtesisht ne crregullim, ne vijat. "Moker-Tersove-Gore-Hani Kelcyres-Jug Tepelene - Gusmare". Thuhet se kjo vije ka per t'u mbrojtur me cdo sakrifice. Jane sjelle divizione te reja dhe ne kete vije behen punime te medha difensive. Dhe, kjo vije vetem kur te shkaterrohet prej mbrapa se greket s'kane per te mundur te perparojne me asnje pellembe pa bashkepunimin me shqiptaret. Per greket, kjo do te jete vija e pakalueshme dhe arme te reja do te na sjellin nga Italia.

    2 - Musolini ka ardhur ne Shqiperi. Fare i padukshem, ai ka ndenjur nje nate ne Elbasan, dhe ka shkuar direkt ne Tepelene. Nuk eshte ndaluar aspak ne Tirane. Ai ka patur me vete Gjeneral Cavaleren dhe Gjeneral Parionin dhe ka vizituar te gjithe vijat e qendreses Moker-Llogara. Ai perpiqet per lartesimin e moralit te ushtrise dhe ka sjelle me shumice materiale lufte, nga Italia. Lajmetari thote se kur u ktheva kalova ne Martanesh dhe pastaj kisha deshire qe te shkoja ne Librazhd. Por, me thane se kane marre masa te medhaja, se Musolini erdhi ne Elbasan.Ai ka qene krejt i padiktuar dhe asnje dite nuk ka qendruar ne Tirane. Eshte kthyer menjehere ne Itali.

    3- Ushtria Greke perparoi pa asnje pengese deri ne keto vijat e tashme, ku tani ndodhet ne keto vija: "Starove-Hodenisht-Vaskop-Vithkuq dhe Leskovik-Delvine-Himare". Ushtria greke moralisht u rrit se tepermi dhe tani zoteron materiale lufte krejt moderne. Pothuajse eshte me superiore se ato te Italise, por tani ata kane mbetur dhe nuk munden qe te perparojne, mbasi edhe dimri i ka demtuar fort.

    4-Greket, si ne Korce po ashtu dhe ne Gjirokaster, kane vene Flamurin e tyre. Jane diktuar shume oficere britanike brenda tyre. Mes tyre jane edhe Major Hill dhe Major Kripsi. Ata jane njohur mire dhe bejne propagande se Korca dhe Gjirokastra mund t'i mbeten Greqise. Flitej se Zeko Borshi duke qene kundershtim me greket per Flamurin grek ne Gjirokaster u vra prej tyre me disa shoke te tjere. Te gjithe keta paten luftuar qysh diten e pare qe u mesye Greqia prej ushtrise italiane per greket. Madje edhe u bashkuan me ta duke e sabotuar ushtrine italiane. Por, greket ne vendet qe kane okupuar sillen shume keq.

    5- Flitet me kembengulje ne popull se greket nuk do te ndihmohen. Por, nese eshte se vertetohen poshtersirat greke kunder shqiptareve, sepse ky perparim i ushtrise greke deri ketu u kushtohet sakrificave te shqiptareve ne perkrahjen qe ju dha ushtrise se tyre, asnje shqiptar nuk do t'i ndihmoje me. "E pra kete vije nuk kane per ta kaluar. Ketu do te shihen trimerite greke, qe pa ndihmen shqiptare asnje pellembe nuk kane per te ecur me. Pra, derisa te miqesohen me nje aleance te barabarte me Shqiperine, duke i respektuar te drejtat shqiptare me kufijte e saj te 1913.

    6-Fjalet dhe qendrimi grek ne Korce dhe Gjirokaster, ne rat se vazhdon kjo poshtersi greke, do te detyrojne shqiptaret me ju ra grekeve duke i hedhur jashte kufirit shqiptaro-grek. Kuptohet se, natyrisht kjo eshte jashte deshires shqiptare, se keto duan nje vellazerim te sinqerte me greket, e te luftojne armikun e perbashket fashizmin. Duke hedhur ne det menjehere italianet ne nje aleance greko-shqiptaro. Por, kesaj ju dhane te gjitha urdherat, qe ne asnje menyre mos te ngjase nje veprim i tille. Se keto na lene ne pozite te keqe prane Britanise se Madhe. Do te diskutohet me britaniket ne Londer, qe te ndalohen veprimet greke kunder shqiptareve. Madheria e Tij, Mbreti me Qeverine Britanike, eshte gjithnje ne bisedime. Asnje gje kunder grekeve mos te behet.

    Versace Diber Valjeva

    Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N.kolonel Kucuk Ullagaj

    Shaban Tirana Shaqir Dema Major Murat Basha

    Kadri Vasili Jusuf Selmani Kapiten Hamza Drini

    Hasan Reci Mehmet Ali Bajrakt. Kapiten Abdulla Ymeri

    Abedin Cici Zejnun Binaku Kapiten Shyqyri Baftiari

    Mustafa Kacaci Himce Kaba Kapiten Myslim Tushi

    Ibrahim Farka Haxhi Lleshi Kapiten Kadri Rustemi

    Versac 22 Dhjetor 1940 Diber 22 Dhjetor 1940 Valjeva 22 Dhjetor 1940

    Ky raport teper me rendesi ju parashtrua Madherise se Tij Mbretit Zog ne Londer, tekstualisht. "Megjitheqe,-shkruan adjutanti- i kemi urdheruar qe ne asnje menyre mos te vertetohet nje akt i jashtedeshirueshem kunder ushtrise greke. Sepse, bisedimet ne Londer behen nga Madheria e Tij Mbreti Zog I dhe Qeveria Britanike e ajo greke. Po, ashtu Kryeministri yne Koco Kota eshte ne Athine dhe ka thene qe te qendroni te qete, e te organizoheni "qe kur te merrni urdherat e veprimit, vellazerisht me ushtrine aleate greke te veproni kunder fashizmit, meqe eshte armik i perbashket".

    Kunder ketyre propagandave e aneksimeve e barbarizmave greke ne tokat shqiptare, si edhe te ekzekutimeve te oficereve tane, qe luftuan krah per krah me greket kunder ushtrise italiane keto veprime jane te padurueshme. Por, eshte e mira, qe edhe Qeveria Shqiptare t'i jape nje note Qeverise greke. Duke ia vene me fakte te gjithe sa sillen ne tokat shqiptare. Ushtaret greke po e pezmatojne mbare popullin shqiptar. Dhe, sic e dini, se propaganda armike kete e merr si nje arme fituese, per t'i perhapur edhe me teper se jane dhe te merren masa. Natyrisht, duke i vene ne dijeni ashpersimin e popullit kundrejt ketyre veprimeve. Dhe, kuptohet se ne rast se nuk heq dore ushtria greke nga keto keqsjellje ne popullin shqiptar, atehere mund te ngjasin edhe sende te papelqyeshme dhe te padeshirueshme. Gjera qe ne nuk i kemi deshiruar e deshirojme me ushtrine vella grek. Pavaresisht se duam qe te lidhemi ngushte dhe te luftojme armikun e perbashket sinqerisht e aleate.

    Keto te gjitha, ne hollesi, ja parashtruan Mbretit Zog I ne Londer. Po ashtu edhe nje kopje e vendimit te Qeverise Mbreterore Shqiptare ne mergim Stamboll, ju dergua menjehere Kryeministrit Shqiptar Koco Kotes ne Athine per Qeverine Greke.

    Dhe, presim udhezime telegrafisht nga Madheria e Tij Mbreti Zog I ne Londer qe te nisim sa me shpejt lajmetaret per Shqiperi me udhezimet, qe t'i qetesojme nervat e mbare popullit kunder barbarizmave te ushtrise greke. Qe, mos te behet asnje send me i vogel kunder ushtrise mike e aleate greke e mos te genjehen se keto jane me teper propagandat e armikut fashist. I njejti raport, iu paraqit qeverise Turke dhe Ministri yne Asaf Xhaxhuli shkoi me te shpejte ne Ankara. Aty u pranua menjehere nga Presidenti i Republikes Excellenca e tij Ismet Inonue, ku ja parashtroi te gjitha ngjarjet e shkaktuara ne viset e okupuara prej grekeve ne tokat shqiptare. Ata, me kete rast, kane shtypur edhe disa pulla me pamjen e Korces e Gjirokastres, duke deklaruar se keto jane greke. Ata nuk e kane marre parasysh gjithashtu pezmatimin e zemerimin e popullit shqiptar kunder ushtrise greke. Natyrisht kjo ndihmohet edhe nga italianet.

    Presidenti Inonue, me anen e Ambasades Turke ne Londer Tufik Rushdiut, ja ka referuar tekstualisht Mbretit ne Londer e u tha: Duhet te porositni te gjithe njerezit tuaj e popullin mbare, qe ne asnje menyre mos te behet ndonje veprim kunder ushtrise greke; se mos harroni qe ky akt eshte ne pozite shume te keqe. Duke humbur cdo te drejte prane aleateve kur vihet ne veprim Qeveria Kukull, ajo qe fashizmi e ka vene ne Shqiperi. E me cdo menyre ndaloni nje gje te keqe kunder grekeve.

    Stamboll 1 janar 1941

    Ja kronika e kesaj dite. Madheria e Tij Mbreti Zog I dergon nje telegram urgjent kolonel Husein Selmanit, si pergjigje e raportit, ku e keshillon keshtu ne kete kohe:

    "Kam marre raportin bashke me kopjen e notes. Me erdhi shume keq mbi veprimet jo miqesore. Por, ju lipset me shpejtesi te dergoni lajmetaret brenda stop. Mos te tronditen aspak per ngjarjet e ndodhura, se keto do te rregullohen stop. Te rrijne te gatshem qe kur te marrin udhezimet te hyjne menjehere ne veprim stop. Asnje veprim kunder ushtrise greke mos te behet, se nje veprim keshtu do na pengoje gjitha marreveshjet, qe jam duke zhvilluar me Qeverine Britanike dhe me ate greke stop. Nota mos te jepet deri sa do te merrni udhezimet prej ketu stop. Gjithe forcat brenda e jashte Atdheut te rrini te gatshem e morali yne eshte i larte, te presin urdherin stop. Sot per sot te rrijne krejt te qete e asnje veprim te mos behet as kunder grekeve dhe as kunder invadorit. Po te presin kohen qe po afrohet stop.

    Ric Hotel London - 1 Janar 1941 ZOG I

    Kolonel Husein Selmani, menjehere urgjent ju dergoi kopjen e telegramit te Mbretit Zog si edhe udhezimet e tjera te gjithe grupet ne Jugosllavi. Qellimi ishte qe menjehere te dergojne lajmetaret bashke me keto udhezime brenda ne Shqiperi.

    "Ku te marrin kontakte me te gjithe elementin tone,-thote per kete dite adjutanti- duke ua dorezuar keto udhezime, si edhe te marrin pergjigjet qe ata do ju japin.Vecanerisht, lajme te tjera te reja, si mbi frontin italo-grek gjithashtu mbi qendrat tona te pergatitura dhe komunikacionet e vendit kane ardhur. Gjithashtu vepron si propaganda armike si edhe ajo greke brenda ne popull. Natyrisht, keto u derguan me anen e sherbimit turk per ne Ambasaden Turke ne Beograd. Ne kete menyre keshilluam edhe keto te Jugosllavise qe mos te kene asnje dyshim mbi sa flitet se: Greket do te aneksojne Korcen e Gjirokastren. Sepse keto me teper jane propagandat armike qe te armiqesohemi me greket. Po, ne me greket do te arrijme nje marreveshje te sinqerte me te drejta te barabarta, se ketu eshte Britania e Madhe qe lufton, si per greket ashtu per ne shqiptaret. Dhe, Shqiperia do te clirohet nga fashizmi.

    Tani, forcat ne Jugosllavi kane arritur 542 oficere dhe 1765-n oficere e ushtare. Po ashtu jane 454 civile. Gjithsej kapen me se 2757(?). Per dite shtohen njerezit, qe dalin nga Shqiperia megjithese i kemi urdheruar qe mos te dalin jashte vendit, se atje duhen ne kohen e volitshme.

    Por, te gjithe Qendrat ne Jugosllavi mbahen moralisht fare mire si dhe jane shume aktive ne veprimet saqe nuk i tund asgje. Ne vuajtjet e tmerrshme, qe u pesuan, per asnje minute nuk eshte lane mbrapa sherbimi programor, qe kishin persiper, po ata e kryejne me kryelartesi", e mbyll per kete dite adjutanti.

    A ishte e mundur qe po te bashkohej Greqia me Shqiperine

    mund te hidhej poshte Italia

    Jugosllavia ne gjirin e fashizmit

    Grusht shteti ne Jugosllavi

    Gjermania pushton me nje fryme Jugosllavine dhe Greqine

    Prapavija e Italise, ku jane ushtaret shqiptare, ne territorin e Shqiperise kane filluar dezertimet. Por, mbreti Zog mundohet qe te disiplinoje kete levizje. "Asnje veprim nuk do te bejme kunder ushtrise greke, por as per ta ndihmuar sic e patem ndihmuar", u thote ai shqiptareve. Nderkohe, Jugosllavia nenshkron paktin Tri Palesh me 2 Shkurt 1941. Kjo tregoi se ajo hyri definitivisht ne gjinine e Nazi-fashizmit. Adjutanti Hysein Selmani ve ne dijeni zyren turke ne Stamboll qe te ndermjetesoje sa me pare prane Ankaras qe Ambasada Turke ne Beograd te ndihmoje shqiptaret. "Ne rast se jugosllavet marin masa kunder oficereve e personelit tone qe ndodhet ne Jugosllavi te nderhyje Ambasada dhe t'i terheqim ketu ne Turqi". Por, ashtu si pritej, ndodh nje grusht shteti ne Jugosllavi.

    Pushtetin jugosllav e merr gjeneral Simovic, i cili formon Qeverine Jugosllave dhe Madheria e Tij Mbreti Pierr II hipen ne Fron. Betohet para Parlamentit Gjeneral Nedel Kovic, qe u emerua Ministri i Luftes Jugosllave, Qeveria me teper me gjenerale. Nderkohe, Princin Paul, Stojadinovicin, Markovicin me gjithe Qeverine e tij i kane arrestuar ne Jugosllavi. Kjo eshte per pak kohe se vendin e pushton Gjermania, qe mesyn njeherazi Jugosllavine dhe Greqine. Jugosllavia nuk ben asnje rezistence dhe vetem ne Kacanik behen dy ore luftimi te parregullt. "Jugosllavia brenda 24 oreve u dorezua krejtesisht se u sulmua edhe nga italianet ne pjesen e Fiumes", kujton adjutanti. Nga ana tjeter, Greqia me nje division ne afersi te Edrenes u dorezua pa kundershtim tek turqit. Po ashtu edhe Armata ne Selanik uli armet pa lufte. Gjithandej greket u dorezuan pa lufte kunder Gjermanise dhe kjo e fundit brenda 3 diteve okupoi Athinen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    A ishte nje Lufte civile

    Po t'i lexosh keto kujtime, Lufta e Dyte Boterore ne Shqiperi, eshte nje e tille. Eshte e veshtire, qe te kuptohen dallimet e qarta te emrave te pervecem te formacioneve te verteta politiko-ushtarake, qe luftuan kunder pushtuesit fashist. Ne kujtimet e kesaj periudhe jane edhe emra te njejte, qe perfshihen ne listat e tre formacioneve, dhe kuptohet shume kaos. Ky kaos behet prezent kur shqiptaret humbasin lidhjet dhe kalojne ne Shqiperi, nga mergata e Jugosllavise. Disa prej tyre, fale edhe boshllekut te madh ne kujtime, shfaqen menjehere ne nje front tjeter. Emrat e Myslym Pezes, Haxhi Lleshit, Spiro Moisiut, te lidhur ngushte me monarkine, nje moment lidhen direkt me emrat e Nacional-Clirimtares. Ajo qe eshte interesante ne keto kujtime eshte se Haxhi Lleshi, per shume kohe mbetet ne kontakt te vazhdueshem me monarkistet, permes adjutantit. Nderkohe, ky kaos i kohes shqiptare, duket edhe nga zhdukja e perkohshme e kryeministrit Koco Kote dhe shume personazheve te tjere. Per Myslym Pezen thuhet se eshte kryetari i Nacional-Clirimtares, kur ai nuk ka qene i tille e keshtu me rradhe. Qe te mos kishte lajme te sigurta, nga Shqiperia me nje infrastrukture primitive, kjo ishte plotesisht e mundshme pas okupimit te plote te Ballkanit. Por, ky lloj kaosi, duke hequr koeficientet perkates, tregon edhe nje shperfytyrim te madh te te gjithe forcave. I vetmi konstatim, te cilin kujtimet e mbretit nuk e menjanojne, eshte se Nacional-Clirimtarja, (nje term sipas adjutantit, i shpikur nga Mustafa Gjinishi) eshte me perpara ne luften e saj me pushtuesin. Atje tregohet madje se edhe Partia e Ballit Kombetar eshte me afer Italise dhe mbeshtetet nga ajo dhe keshtu me rradhe.

    Cilado, qofshin njohurite, qe sjellin informacionet e atyre diteve, duket se fillojme, qe te shikojme nje dritare tjeter. Kjo lidhet me ngjarjet e Luftes se Dyte, qe kemi pare deri tani ne ditet tona, dhe me kujtimet e botuara nga "Korrieri". B.an

    Lidhja jone me Nacional-Clirimataren

    Mbreti Zog tregon si u zhvillua Konferenca e Pezes dhe njerezit e saj

    Te gjithe mergimtaret shqiptare te Jugosllavise kalojne ne Shqiperi. Kjo merret vesh plotesisht ne majin e vitit 1941. Per te mbajtur lidhjen e plote me te gjithe rrjetin e tyre caktohet nje punonjes shqiptar i Ambasades turke Gafurr Dibra. Nderkohe situata ne Evrope tregon ekspansionin e pandalshem te ushtrise gjermane. Ata pushtojne bazen me te madhe britanike te Mesdheut, qe ndodhet ne Krete. Eshte koha kur nacionalistet kane filluar qe te organizohen ne Shqiperi. Dhe, madje te shikohen perplasjet e para, qe te behen shume te thelluara me kalimin e kohes. Ne kujtime, qe ne kete periudhe mbeten pak te konfuzuara, tregohet largimi i papritur i Haxhi Lleshit drejt Nacional-Clirimtares, si edhe formimi i Ballit Kombetar. "Mit'hat Frasheri me shoke perpiqet qe te shpalle emrin e partise se tij, me programin e veprimit, por trembet nga italianet. Por, jo se kemi fakte te sakta. Mit'hati, vete rrin ne Tirane e jo ne male", thote adjutanti. Me sa duket, nga konfuzioni i histori-shkruesit, kemi elementet e pare te kaosit civil ne Shqiperi

    Stamboll, 5 maj 1941

    Per kete dite, adjutanti kujton se: Morem nje raport mbi Pellumb Lleshin prej Dibres se Madhe. Ai na lajmeroi, se: "Jemi te gjithe mire dhe gjalle. Mos u beni aspak merak se te gjithe shoket kane kaluar kufirin e kane hyre brenda ne Shqiperi. Ata jane bashkuar me te tjeret. Me vone, do t'ju shkruajme mbi te gjitha. Dhe, mos u beni aspak merak se jemi ne kontakt me te gjithe".

    Diber 3 Maj 1941 Pellumb Lleshi

    Kjo leter, vijon Selmani- na gezoi dhe menjehere iu paraqit Madherise se Tij Mbretit Zog nje telegram shifer ne Londer. Ne kete telegram thuhet se i gjithe personeli yne qe ishte ne Jugosllavi hyri ne Shqiperi fare mire. Ata jane bashkuar me te tjeret dhe tani u vume ne kontakt. Presim nje raport te gjere prej tyre, ku menjehere do ua parashtrojme. Ne kete menyre lajmerova edhe Shtatmadhorine Turke ne Stamboll. Kolonel Emin Akyni, u gezua shume qe kane kaluar e jane mire dhe per me teper qe ishin gjithmone ne sherbim e me moral te larte. "Vetem tani, kujton per ate moment adjutanti- jemi duke i lidhur me personin qe ruan Legaten Turke ne Tirane. Qe ka te drejte te impustoje letra sikur jane diplomatike. Per kete pune u ngarkua Gafur Dibra, qe ishte nenshtetas Turk".

    Me poshte tregohet si do te funksiononte kjo skeme. "Kur u urdherua Z.Gafur Dibra, per t'u nderlidhur me ta ne Mat (se Gafuri njihej me te gjithe) fillimisht ky do te takohej me Jusuf Selmanin. Dhe, pastaj ai do te takonte edhe me te tjeret. Per kete qellim Gafurri bleu edhe nje pyll ne Mat, gjoja se po prźt dru per te transportuar ne Tirane. Keshtu, kjo pune duket se u rregullua me se miri".

    Kolonel Emin Akyni, me kenaqesi, e pranoi qe Gafurri te marre persiper kete sherbim te rende dhe i tha kolonel Selmanit:"Neser do te niset nje person per t'ju derguar personelit ne Tirane, qe ruajne arshivat e Legates disa instruksione. Po ashtu edhe shpenzimet mujore. Do t'i jepni letrat si per Gafurrin dhe per te tjeret. Ky do t'ja dorezoje Gafurrit." Keshtu e falenderova, kujton adjutanti- dhe shkova e pergatita 10 letra per te gjithe ata qe ishin ne Jugosllavi e te tjeret. Me anen e kapiten Avni Derralles, ja dorezova kete personit, qe Avniu ma solli tek shtepia. Aty e porosita edhe per shume sende te tjera per Gafurrin. Pas kesaj, ai u nis per Tirane me aeroplan.



    Stamboll 25 maj 1941

    "Ne kete date, ne oren 9.30 te mengjesit me telefonon ne shtepi kolonel Emin Akyni, thote adjutanti. Ai me thote se: Kam nje lajm te mire per juve. Po, a po vini ketu? A te vije une atje.

    Iu pergjigja se: Tani po vijme. Dhe bashke me Ministrin Asaf Xhaxhulin dhe Avni Derrallen shkuam. Atje, ai na priste dhe sa hyme ne zyre na ka dhene letrat prej Gafur Dibres".

    Ne keto letra, ai me lajmeronte :

    "Kane ardhur te gjithe shoket shendoshe e mire. Ata jane te bashkuar me te tjeret, por une ende nuk jam takuar me te gjithe, vetem me Jusuf Begun, Major Murat Bashen e Haxhi Lleshin e Profesor Mustafa Gjinishin ne liste. Brenda javes do te marr kontakte me te gjithe, se sic me thoje per kete qellim e bleva nje pyll ne Mat. Me Rahman Hysen jam perdite me ta. Kjo, sepse ai eshte ne lidhje me te gjithe. Mos u beni merak, se tani ata jane shume me mire se ne Jugosllavi, si me pune e te gjitha. Vetem se presin udhezime. Ju kam gjetur dy radio ushtarake, per te marre lajmet e jashtme".

    Tirane 21 Maj 1941 Nderime te larta Gafuri

    Menjehere, kolonel Husein Selmani kete leter e fotokopjoi dhe me nje raport te gjere, ja parashtroi Mbretit Zog ne Londer. Po ashtu, edhe nje kopje te perkthyer turqisht, ja dorezuam kolonel Emin Akynit. "Ai u kenaq se tepermi, kujton adjutanti- dhe na tha duke qeshur se: Ju edhe njerezit tane i paskeni vene ne sherbimet tuaja. Pastaj, me tha, se:"Ai personi, Gafur Dibra, qenka shume i afte dhe krejt i juaji. Madje, ka thene se edhe shpirtin e jap per Husein Selmanin".

    "Po,- i thashe, kujton adjutanti,- eshte e vertete se kane qene gjithmone te mite. Ka ketu dy vellezer ne Sekerci dhe ata jane shume pasanike".

    Stamboll 28 maj 1941

    Gjermania sot mesyu Kreten duke leshuar parashutiste me aviacion shume te fuqishem dhe ka shkarkuar nje force te madhe parashutistesh. Ata kane okupuar nje pjese te madhe te Kretes dhe Flota Britanike Detare dhe Ajrore nuk ka patur mundesi t'i pengojne shkarkimet parashutiste. Luftimet behen ne shume vende nga ushtria greke dhe angleze. Por, gjermanet perparojne me shpejtesi. Thuhet se brenda dy diteve do te okupohet i gjithe Ishulli i Kretes prej gjermaneve.

    Me daten 3 Qershor 1941, Ishulli i Kretes u okupua krejtesisht nga ushtria gjermane. Thuhet se me zor te madh ka mundur te shpetoje pa u kapur nga gjermanet, Madheria e Tij Mbreti George II i Greqise. Arsyeja ishte se gjermanet kishin shkarkuar gjithekund. Per kete arsye, Mbreti George II me gjithe Qeverine Greke shkuan ne Aleksandri te Egjyptit.

    Renia e Kretes ka shkaktuar nje buje te madhe. Arsyeja ishte se nuk besohej qe Kreta te okupohej. Kjo ishte baza me kryesore e Flotes Britanike ne Mediterrane, thuhet ne kujtimet mbreterore. Dhe, per me teper, me ato male shkretira, kjo nuk ishte menduar kurre se do te okupohej. Ky pushtim thuhet se leshon edhe brigjet egjyptiane, si edhe veshtireson lundrimin per Afrike dhe Azi. Edhe Ballkani sot per sot mbaroi, shkruan ne kujtimet e tij Mbreti. Te shohim te ardhmen. Eshte e vertete qe Anglo-Sanksonet luften qind per qind e kane te fituar, por kjo mund te zgjase 2-3 vjet dhe Gjermania, si ne luften e pare, do te leshoje armet. Dhe fitorja eshte e demokracise.

    Tani, si Mbreti Pierr II i Jugosllavise me Qeverine e tij Jugosllave dhe Mbreti George II i Greqise me Qeverine Greke, ndodhen ne Aleksandri te Egjyptit. Thuhet se te dy mbreterit kane mundesi qe te shkojne ne Londer. Kjo per arsye sepse ushtrite, si jugosllave dhe ajo greke, u dorezuan tek gjermanet.

    E gjithe shpresa varet tek Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo akoma nuk ka hyre ne lufte, por pritet dite ne dite dhe po pergatitet ne mase te gjere. Sigurisht, ne ate kohe, edhe Rusia ka per ta prishur paktin e mossulmimit me Gjermanine dhe ajo do te jete ne lufte kunder gjermaneve. Dhe, kjo humbje e kesaj lufte, do te jete shume me e rende, qe do te pesoje populli trim gjerman, se ajo e 1918.

    Ne Londer dhe shume vende te Britanise se Madhe behen bombardime te renda dhe me deme. Por, populli anglez, gjakftohte aspak nuk tundet. Ai eshte i sigurte ne fitoren e fundit e po pergatitet ne masa te gjera. Se rezervat anglo-saksone jane aq te medhaja, sa per cdo vit vijne duke u zmadhuar e jo duke u pakesuar si ajo gjermane.



    Stamboll 16 qershor 1941

    Me kete date kolonel Husein Selmani, merr nje leter nga Gafur Dibra ku ky i fundit e lajmeron : "Kam qene ne Viqe, ku takova Jusuf Begun, Haxhi Lleshin, Profesor Mustafa Gjinishin, Major Murat Bashen, Sul Kurtin, kapiten Hamza Drinin, Ibrahim Farken e shume oficere te tjere. Dy dite kam ndenjur me ta ne Viqe. Ata me thane me ju vu ne dijeni:

    "Te gjithe kemi ardhur mire. Vetem N/kolonel Kucuk Ullugaje nuk deshi te vije. Ky duket se u bashkua me gjermanet. Po bisedojme per nje organizim me te gjere, natyrisht ne lidhje me koherat e sotme per te qene te gatshem per t'u nderlidhur me britaniket. Kur do te na jepni udhezime ju, do veprojme sepse pa urdher asnje veprim nuk bejme.

    Me ne, paten ardhur edhe Major Oklli Hill englez. Por, ky kaloi me Qazim Kokoshin dhe Gani Kryezine e Abas Kupin nga Shala. Ata flitet se i kane marre 8000 napolona ari po nuk dihet. Ai tani qendron me Gani Kryezine dhe nuk jemi ne kontakt me ta. Abaz Kupi ka ardhur ne Kruje, po nuk jemi gjithashtu akoma ne lidhje me ta.

    Profesor Mustafa Gjinishin dhe Ibrahim Farken do t'i dergojne per t'u takuar me Myslim Pezen ne Peze te Tiranes. Pasi, te bisedojne dhe me Myslimin do te fillojne nje organizim me te gjere. Pastaj, gjithe se bashku, do t'ju paraqesin nje raport me te gjithe detajet.

    Te gjithe jane te bashkuar sic kane qene ne Jugosllavi dhe pjesa me e madhe jane ketu ne Mat. Sepse ky eshte vendi me i sigurte per cdo mbledhje dhe ushqime. Prape, ma perseriten qe nuk na luante asgje, sepse si Greqia dhe Jugosllavia jane te okupuar, e per veprimet tonat nuk na pengon asgje. Ne do te organizohemi me se miri, ku tani na u bene shoke dhe Greqia e Jugosllavia, e kur Mbreti yne i dashur ta shohe kohen opportune ne jemi te gatshem me mire se kurdohere. Rrofte Mbreti sa malet e Shqiperise e jemi kryelarte.

    Mbetemi gjithmone ne udhezimet e ndritshme pasi dhe posta u rregullua me anen e miqve te medhenj turq. Kjo edhe me anen e Gafur Dibres, i cili eshte personi me i besueshem dhe ka te drejtat e valixhes diplomatike turke. Te gjithe, me shpirt, ju urojme shendet te plote e ju perqafojme me shume nderime: Jusuf Selmani, Haxhi Lleshi, Mustafa Gjinishi, Sul Kurti, Major Murat Basha, Hamza Drini, Ibrahim Farka, Rahman Hysa, Abdullah Ymeri e te tjere.

    ***

    Ju lutem merrni edhe nderimet e mia me te permalluara. Na ka marre malli saqe nuk mund te pershkruhet e ju plotesofte Perendia te gjitha deshirat. Jemi gjithmone ne dispozicionin tuaj dhe popullin e madh e te vogel e keni me vete. Me pyesin gjithandej".

    Tirane 12 Qershor 1941 I Zoteris Suaj, Gafuri

    Menjehere, shkruan adjutanti- tekstualisht kete leter ja parashtrova Madherise se Tij Mbretit Zog, ne Londer.

    "Po ashtu, te perkthyer ne turqisht dhe Shtatmadhorise Turke ne Beyogllu dhe pikerisht kolonel Emin Akynit per sherbimet e Gafurrit. Me vone i prezantova vellane e Gafurrit, Abdyl Vehapin ne Sekerci. Ky kishte te gjitha magazinat e te gjitha hejve toptanxhi dhe e urdherova, qe kur te me sillte mua ushqimet mujore, ato t'ja dergonte edhe kolonel Emin Akynin per respekt".

    Stamboll 26 korrik 1941

    Gjermania, sot, mesyu Rusine me nje furi te madhe. Thuhet se ka perparuar ne shume vende brenda kufirit Rus-Ukrainas. Por, sidoqofte tani u ndryshua krejtesisht gjendja e luftes. Madje edhe Ėiston Churchill, tani, e pi cigaren me qejf dhe e sheh fitoren qind per qind. Edhe, nuk "i behet me vone", per bombardimet gjermane ne Londer, qe kane vrarere gra, femije e pleq, neper rruget e Londres.

    Ushtria gjermane perparon me nje shpejtesi shume te madhe kunder Rusise dhe flitet se Armata e trete ruse ne Bas-arabia, Mareshall Boudini me gjithe armet, i eshte dorezuar gjermaneve. Ai eshte rrethuar prej motorize gjermane dhe thuhet se edhe ushtria rumune ka marre pjese ne ndihmen gjermane.

    Stamboll 28 korrik 1941

    Madheria e Tij, Mbreti Zog ju dergon nje telegram nga Londra kolonel Husein Selmanit dhe Ministrit Asaf Xhaxhulit ne Legaten Shqiptare Stamboll. Ky eshte telegrami:

    "Kam marre raportet e juaja stop. Duhet te jeni te bashkuar me shoket ashtu si me shkruani stop. Ju kam shkruar edhe atyre stop. Koha kerkon pune e jo grindje stop. Pres sa me pare bashkepunimin, sic me shkruani stop. Kam shprese se per se shpejti t'ju dergoj udhezimet stop. Sa me te ngushta lidhjet stop. Kam per t'ju derguar udhezimet edhe per ata ne Shqiperi stop. Pres nje raport te perbashket e sic me thoni stop. Te fala".

    Londer 28 Korrik 1941 ZOG I

    Gati nje vit me vone

    Stamboll 15 gusht 194

    Me kete date, kujton adjutanti,- mora nje raport nga Shqiperia ku na lajmerojne keshtu:

    "Beme nje mbledhje ne Mat, ku merrnin pjese gjithe ne mbledhje: Sul Kurti, Abas Kupi, Jusuf Selmani, Profesor Mustafa Gjinishi, Major Murat Basha, Major Jahja Caci, Dyleman Cela, Dyle Beg Allamani, Jusuf Beg Cela, Hafus Hasa, Hamza Drini, Rahman Hysa, Ibrahim Farka, Kros Ali Xheka, Bilal Kola, Halil Keta, Selman Mema e shume delegate te tjere prej te gjitha vendeve.

    Ne kete mbledhje u moren ne bisedime mbi mbledhjen qe po behej ne Peze te Tiranes ne qendren e Myslim Pezes. Kjo mbledhje ka marre emrin "nacional-clirimtare" dhe me kete emer e ka pagezuar Profesor Mustafa Gjinishi.

    Tani, na lajmeruan se edhe pjesa e Jugut me Mit'hat Frasherin ne krye, kane deklaruar nje parti me emrin "Balli Kombetar". Keshtu, edhe nga ne, u pa e arsyeshme qe te dergojme nje perfaqesi tonen ne kete mbledhje, ku aty kane per t'u diskutuar gjithe sa u perket problemeve te nje bashkimi kombetar kunder okupatorit fashist, si edhe nderlidhesit ne mes veprimeve.

    Si delegat tonet per te marre pjese ne kete mbledhje ne Peze, ne kemi caktuar: Sul Kurtin, Abas Kupin, Jusuf Selmanin, Dyle Celen, Major Murat Bashen, Hafus Hasen, Major Jahja Cacin. Nga ana monarkiste dhe nga Balli Kombetar jane: Mit'hat Frasherin, me 5 shoket e tij. Nga komunistet jane: Omer Nishani, Liri Gega, Enver Hoxha, Mendar Shtylla, Hysni Kapua e Frederik Noci. Nga Nacionalclirimtarja: Myslim Peza, Mustafa Gjinishi, Spiro Moisiu, Baba Faja dhe Shefqet Beja. Sic na kane lajmeruar, ne bisedimet qe do te zhvillohen ne kete mbledhje, ne eshte se nuk do te mbeten dakort ne nje parti te perbashket kombetare atehere ne do te jemi ne kontakt me shume persona qe nuk jane ne male me anen e Gaqi Goges. Ndersa ne Tirane jane Sali Vuciterna, Rauf Ficon, Teki Selenicen dhe Omer Beshirin, ndersa ne Shkoder jane Xhemal Naipi, Tef Curanin, Salih Mytija dhe te tjere. Kurse ne Jug jane Javer Rushiti, Bilal Nivica, Sadik Shaska, Selim Damani, Neshet Kolonjen, Teki Xhindin e te tjere. Po ashtu ,me anen e Qemal Shtines, jemi te nderlidhur me keto te Jugut.

    Me te gjithe keta, jemi ne bisedime te perditshme. Qe te studjohen ne interesin tone te pergjithshem: se a eshte me e nevojshme qe dhe ne te kemi nje emer Partie, ose jo?! Keto bisedime vazhdojne, por pritet perfundimi i Pezes. Atehere, do te vendoset prej ketij Keshilli pergjegjes. Dhe, natyrisht pervec Oficereve, qe jane pergjithesisht Monarkista te Mbretit Zog I, por edhe populli mbare pothuajse 70 perqind jane Mbreteror per Zogun I. Te bashkuar me ne.

    Nga italianet, thuhet ne kete lajmerim, qe citon adjutanti- nuk behet ndonje ndjekje e madhe. Sidomos ne malesi kundershtaret e Italise rrijne lirisht pa asnje pengese. Dhe, per te jetuar jemi fare mire. Po merremi me organizimin e gjere, sepse ne kemi elementin me te vlefshmin dhe shumicen. Me e organizuara sot eshte nacional-clirimtarja, qe e ka organizuar Profesor Mustafa Gjinishi e tani edhe Haxhi Lleshi e Mustafa Kacaci e Faik Shehu jane vene ne partine Nacional-Clirimtare. Por, si Mustafa Gjinishi dhe Haxhi Lleshi, rrijne me teper tek Jusuf Selmani.

    Pasi te kthehen nga mbledhja e Pezes shoket do t'ju paraqesin nje raport me te gjitha hollesirat se si u bisedua dhe qysh u perfundua. Si edhe pretendimet e Mithat Frasherit si edhe ata te Omer Nishanit, qe jane dy tendenca te ndryshme me ne. E sa i perket Myslim Pezes e Mustafa Gjinishit e Haxhi Lleshit, edhe keta jane ne ate parti, por jane ne harmoni me ne, e jo te shkeputur. Per sot ndalohemi duke pritur udhezimet tuaja. Ju perqafojme me shume respekt: Rrofte Mbreti.

    Sul Kurti, Murat Basha, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Jusuf Selmani, Sali Llani, Dyle Allamani, Dyle Cela, Jusuf Cela, Hamza Drini, Ibrahim Farka, Qemal Shtina, Rahman Hysa, Bilal Kola, Halil Keta e te tjere.

    Ju lutem merrni si gjithmone nderimet e mia me te mira gjithmone I Zoterise Suaj.

    Tirane 11 Gusht 194 Gafuri



    Kolonel Husein Selmani, kete raport, ja parashtroi menjehere Madherise se Tij Mbreti Zog ne Londer tekstualisht. Nga ana tjeter, ai edhe kerkon udhezime. Po, te njejten gje, ja dergoi ne turqisht Zyres Turke ne Beyogllue, per dijeni.

    "Tani kemi humbur te gjithe kontaktin me Kryeministrin Koco Kota, thote ai. Ky ka mbetur ne Athine, por nuk dijme se c'behet, se ky nuk iku me Qeverine Greke per ne Krete dhe tani ne Aleksandri. Ne te vertete nuk jemi ne dijeni, se pse nuk u largua. Ose e vertete ishte nje panik i madh, i cili nuk mundi te hyje ne kontakt me Qeverine Greke. Po e kerkojme dhe nuk e gjejme. Gjithashtu, edhe Madheria e Tij Mbreti Zog na kerkon se ku ndodhet dhe adresen e tij na urdheron, qe ta gjejme. Duhet qe te hyjme ne kontakt me te, por deri tani nuk kemi asnje dijeni se ku ndodhet dhe si eshte. Natyrisht do te jete i fshehur. Po, perse nuk ka shkuar ne Ambasaden Turke ne Athine, sepse aty do te qendronte i sigurte".

    Ky eshte nje opinion i ketyre kujtimeve, per keto dite: Tani pasi hyri Gjermania ne lufte me Rusine, grupet komuniste si ne Shqiperi, Greqi e Jugosllavi do te marrin nje hov te gjere. Duhet thene se kjo eshte doktrina e tyre dhe ata bashkohem kudo te cdo nocioni qofshin. Duhet thene se deri tani ne Shqiperi komunistet rrinin te fshehte e tani na dalin si Omer Nishani e Enver Hoxha me shoke. Dhe, ka posibilitet te prishin organizimet nacionaliste, shkruhet me poshte.

    Madheria e Tij Mbreti Zog I ne bisedime te parreshtura si me Britanine e Madhe po ashtu me te gjithe shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me Faik Konicen, Imzot Fan Nolin e te tjere kane konluduar per te mundur qe te hyjne ne kampin Aleat. Pasi tani edhe Greqia ashtu si edhe Jugosllavia u bene shoket tane. I gjithe Ballkani ndodhet i okupuar nga gjermanet.

    Gjithnje priten zhvillime te reja, por me interesante eshte kjo e jona. Qe kemi mbetur te panjohur ne kampin aleat si edhe ne Lidhjen e Kombeve. E, tani kujtojme se te gjitha ato pengesa qe ndalonin kete njohje u shtuan. E para Italia Fashiste eshte ne lufte me Britanine e Madhe. Nuk ka me ate shprese Britania si me pare, qe ta terhiqte prej Gjermanise. Po ashtu, si Greqia dhe Jugosllavia, u okupuan njesoj si ne. Qe, ne kemi qene te paret viktima e kesaj lufte kjo dihet ashtu si shpresohet qe te realizohen edhe te drejtat tona. Ushtria gjermane perparon gjithandej ne token ruse, por edhe ruset po luftojne si ne Leningrad, po ashtu edhe ne vijat e Moskes. Thuhet se Mosken do ta lirojne nga popullata por vete Stalini nuk luan nga Moska. Madje, eshte vete gjithnje ne krye te ushtrise sovjete.

    Flitet se: Dimri ne Rusi ka filluar qysh tani po s'eshte i forte. Ruset po organizohen me forca te reja mes Uraleve, ku aty presin dimrin e madh qe t'i bejne mesymje gjermaneve qe tani jane ne afersite e Tules, Kercit mbi Krime. Gjithandej ruset, ne terheqje, kane rrenuar cdo gje: ura, shtepia, rruge e gjithshka, per t'i dhene pengesa perparimeve gjermane, qe jane hapur aq shume.

    Tani u vertetua se edhe Rumania u be aleate me Gjermanine dhe ushtria rumune lufton bashke me ate gjermane ne Krime.

    Verejtje

    Mbreti Zog, me ane te ketij memorandumi, i drejtohet autoriteteve greke, duke shfajsuar vendin e tij, per ngjarjet qe sollen Luften italo-greke. Dhe, kjo situate, i thote ai, eshte bere e mundur kur Shqiperia eshte pushtuar dhe toka e saj eshte perdorur per nje agresion ndaj shtetit fqinj.

    Mbreti revokon situaten e Shqiperise dhe ben nje parelilezem me ngjarjet e Greqise. Ai ben nje apel per te bashkuar forcat, se Shqiperia ka nje territor te pershtatshem per te luftuar kunder fashisteve. Dhe, neqoftese Fuqite e Medha, do te shikojne mbeshtetjen qe Greqia i jep Shqiperise, kjo do te thote qe ato te jene edhe shume me te vemendshme ndaj te dy popujve, keshillon ai. (shenim i redaks.)

    MEMORANDUM

    A l'occasion de la prochaine reunion de la conference interalliee et inspire des huits points de la declaration de l'Atlantique j'ai l'honnour d'attirer l'attention de votre Gouvernementsur ce qui sut.

    1-L'Albanie a ete la premier victime, en Europe, d'agression non provoquee de la part de l'Italie fasciste le 7 Avril 1939. Elle a ete la premiere a opposer l'agresion par la force malgre que les moyens modernes de defense lui faisaient completement defaut le people Albanais depuis continue a resister de toutes ses forces contre l'envahisseur.

    Le 10 Juin 1940 jour de l'entrée en guerre de l'Italie, la Legation Royale de Albanie a Paris (reconnue commem telle par le Gouvernement Francais) a renouvele publiquement la declaration d'apres laquelle un etat de guerre existe entre l'Itallie et l'Albanie.

    La 28 Octobre 1940 lenedemain de l'attaque italienne contre la Grece, agissant en ma aualite constitutionnnelle et en accord avec mon Gouvernment j'ai offert a Son Excellence Monsieur le Ministre de Grece a Londres la collaboration de mon Pays contre l'ennemi commun une offer semblable a ete faite en mon non a Son Excellence Monsieur le Ministre de Yugoslavie a Londres, le lendemain de l'attaque Germano-Italiano, contre son Pays.

    2-L'Albanie, comme d'autres Pays envahis, possede en dehors, du territoire national des organs constitutionnels, legalement designes par le people albanais et rconnus internationalement; Votre Pays a notre connaissance, n'a jamais reconnue les resultants de l'agression italien contr mon Pays. L'Albanie est toujours member de la Societe des Nations. Le travestissement constitutionnel opere par l'Italie ne peut pount changer la situation juridique ni l'apdreciation morale de la situation de fait.

    3-Sous ces conditions, en ma qualite de representant legal de l'Albanie j'ai l'honneur de prier Votre Excellence de bien vouloir examiner avec son Gouvernement et ses allies (auxquels une note semblable a celle ci a ete addresses ce jour meme) la situation de l'Albanie et la possibilite de lui donner l'occasion de jour son role dans la lutte contre l'ennemi commun.

    Ni la morale internationale, ni ledroit des gens, ni l'opportunite politique du moment et, encore moins, des consideration d'ordre materielle, ne peuvent justifier un traitement differentiel pour l'Albanie de la part des Puissances Allies.

    Mon Pays veut et peut render des services a la cause commune; l'application des principes acceptes pour tous les Pays envahis, sans faire aucune exception pour l'Albanie enlevera un puissant argument a la propagande ennemi.

    4-Je suis certain que representant lui-meme un people qui souffre et lutte Votre Gouvernement comprendra les droits du peueple Albanais; luttant pour le triomphe de la justice internationale et d'une Paix juste et durable Votre Gouvernement prendra, je l'espere, les measures necessaries pour que cette justice et cette Paix ne soient pas niees a un people qui ne demande qu'un petit encouragement pour accentuer sa lutte.

    Il trouvera cet encouragementent apprenant que ses representants legaux onttrouve leur place parmi ceux des autres peoples souffrant et luttant comme lui. L'opinion publique mondiale trouvera dans cette politique la preuve irrefutable que Alles luttent pour un ideal et pour des principes qui ne souffrent pas d'axception.

    Avec cet espoir je vous prie d'agreer, Monieur... l'expression de ma plus consideration.

    London 23 Septembre 1941 ZOG I

    Roi des Albanais

    Shenim (2)

    Meqe Memorandume e nota, jane me qindra saqe per t'i shkruar duhet vetem per ato nje volum, per kete nuk po i botojme ne keto kujtime te gjitha, citohet adjutanti.

    Verejtje

    Ne nje leter te ngjashme, mbreti Zog i drejtohet Franklin Ruzveltit duke i treguar per vendin e tij. Dhe duke i kerkuar mbeshtetjen e tij ndaj popullit te varfer shqiptar. Ai i kerkon atij, qe ai te interesohet per te Drejtat e popullit shqiptar, por edhe per shume gjeram, te cilat lidhen me te ardhmen e popullit te tij. (shenim i redaks.)

    Monsieur le President,



    Inspire des huits points de la declaration de l'Atlantique, j'ai l'honoeur d'attirer l'attention de Votre Excellence sur ce qui suit:

    1-L'Albanie a ete la premiere victime, en Europe, d'aggression non-provoquee de la part de l'Itallie fasciste le 7 Avril 1939.

    Elle a ete la premire opposer l'agresion par la force malgre les moyens modernes de defense lui faisaient complement defaut; le people albanais, depuis, continue a resistere de toutes ses forces contre l'envahisseur.

    Le 10 Juin 1940 jour de l'entres en guerre de l'Italie, la Legation Royale d'Albanie a Paris, reconnue comme tell par le Gouvernement Francais, a renouvele publiquement la declaration d'apres laquelle un etat de guerre existe entre l'Albanie et l'Italia.

    Le 28 Octobre 1940 lendemain de l'attaque Italienne contre la Grece, agissant, en ma qualite constitutionelle et en accord avec mon Gouvernement, j'ai offert a Son Excellence Monsieur le Ministre de Grece a Londres la collaboration de mon Pays contre l'ennemi commune. Une offer semblable a ete faite en mon nom a Son Excellence Monsieur le Ministre de Yugosllavie a Londres, le lendemail de l'attaque Germano-Italienne contre son Pays.

    2-L'Albanie, comme d'autres Pays envahis possede en dehors du territoire national des organs constitutionnele, legalment designes par le people albanais et reconnus internationalement; Votre Apys, a notre connaissance, n'a jamais reconnu les resultants, de l'agression italianne contre mon Pays, l'Albannie est toujours member de la Societe des Nations.

    3-Sous ces conditions, en ma qualite de representant legal de l'Albanie, j'ai l'honneur de prier Votre Excellence de bien vouloir examiner la situation de l'Albanie et la possibilite de lui donner l'occasion de jouer son role dans la lutte contre l'ennemi commun des democraties.

    Ni la morale internationale, ni ledroit des gens, ni l'opportunite politique du moment et, encore moins, des considerations d'ordre materielle, ne peuvent justifier un traitement differentiel pour l'Albanie de la part des Puissances Allies.

    Une note semblable a celle-ci a ete addressee aux poussances reunites a la Conference Interralliee de Londres. L'interet activ que Votre Grand Pays prend dans ce conflict mondial lui donne certainement le droit et lui impose le devoir de voir a ce que la justice internationale soit egale pour toutes les nations.

    Mon Pays veut et peut render des services a la cause commune; l'application des principes acceptes pour tous Pays envahis sans fair une exception pour l'Albanie enlevera un puissant argument a la propagande ennemi.

    4-Je suis sur que representant un people libre l'Gouvernement des Etats Unis comprendra les droits du people albanais; luttant pour le triomphe de la justice internationale et d'une Paix juste et durable Votre Gouvernement prendra, je l'espere, les measures necessaries pour que cette justice et cette Pais me soient pas niees a un people qui ne demande qu'un petit encourageeument pour accenteur sa lutte.

    Il trouvera cet enccuragement en apprenant que ses representants legaux sont mis sur le meme regime que cuex des autres peoples souffrant et luttant comme lui. L'opinion publique mondiale trouvera dans cette politique la preuve irrefutable que les demokraties luttent pour un ideal et pour des principes qui ne souffrent d'exception.

    Avec cet espoir je vous prie, Monsieur le President d'agreer l'expression de ma plus haute consideration.

    Son Excellence Monsieur Franklin Roosvelt, ZOG I

    President des Etats Unis d'Amerique Roi des Albanais

    Ėashington

    London le 23 Septembre 1941

    Embassy of the London 2 October 1941

    United States of America

    My dear Mr.Ministre

    Thank you so much for your letter of September 23th enclosing a letter from His Majesty to the President. Accordingly, it affords me, I assure you, the greatest pleasure to transmit His Majesty's communication at the earliest moment.

    May I not take this occasion to reiterate, in behalf both of Mrs.Biddle and myself, an expression of our appreciation of our delightful and interest in visit with Their Majestyes also to thank you so much for your kindness and thooughtfunnes of us.

    With kindest regards, my dear Mr.Minister, and with every good wish, I am.

    Son Excellency Yours very sincerely

    Monsieur Sotir Martini Antony Biddle

    Minister de la Cour d'Albanie American Embassy

    Ric Hotel, London, Ė.I.

    Stamboll 25 shtator 194

    Ja cfare kujton per kete dite adjutanti: Sot morem nje raport nga Shqiperia, ku na deklarojne se: ne mbledhjen e Pezes, nuk u realizua nje bashkepunim ne mes te grupeve te ndryshme. Arsyeja ishte ngaqe Nacional-Clirimtarja, ishte me e organizuara, dhe kishte filluar nga veprimet e saj. Ajo kishte nje program qe nuk pajtohej me programin tone dhe ajo kerkonte me insistim kryesine. Madje, edhe nuk u arrit ndonje marreveshje si bashkim Kombetar. Arsyet e mosbashkimit jane:

    Meqenese me Nacional-Clirimtaren, nuk mund te merremi vesh sepse ky ka nje program te veshur prej 3 grupesh te ndryshem, nacionaliste, socialiste, komuniste. Duket se per kete here u shperndame pa nje perfundim. "Por, e kane lene qe te mendojne dhe te gjejne nje menyre bashkimi per me vone".

    Mbledhja e Pezes dhe kembengulja e nacionalclirimtares me nje program te tille; kjo na detyron qe edhe ne te marrim masa te shpejta per nje organizim me te persosur me kuadrot tona ne gjithe viset e Shqiperise. Duhet thene, vazhdon adjutanti- se disa shoke jo te deklaruar deshirojne qe te bashkepunojne me nacional-clirimtaren. Tani jemi ne bisedime me shoket, si ne Tirane, Shkoder, Elbasan, Gjirokaster, e te tjera vende.

    Haxhi Lleshi me nje ndeshje te befshme qe pati me nje patrulle italiane ne Prat te Selishtes, mori nje plage ne kembe po menjehere e shpetoi Jusuf Selmani me njerezit e tij dhe e terhoqi menjehere ne Vike. Aty, u mjekua me mjeket e vendit dhe e shendoshen fare mire brenda dy javeve. Tani eshte fare mire. Keta si Haxhi Lleshi dhe Profesor Mustafa Gjinishi, rrinin ne Mat tek Jusuf Selmani. Dihet se keta benin pjese ne partine nacional-clirimtare dhe se Gjinishi, e kishte pagezuar kete parti me kete emer dhe madje ishte komisari politik i saj. Ata ishin miq te Myslim Pezes, ku ai ishte i deklaruar si kryetar i kesaj partie. Dhe ne keta, personi qe luante nje rol ishte Mustafa Gjinishi. Madje, ai ja kishte mbushur mendjen edhe Haxhi Lleshit. Keto ende nuk jane te deklaruar se jane shkeputur prej nesh gjithnje mbahen me ne.

    Mit'hat Frasheri me shoke perpiqet qe te shpalle emrin e partise se tij, me programin e veprimit, por trembet nga italianet. Sic duket, por jo se kemi fakte te sakta. Mithati, vete rrin ne Tirane e jo ne male. Ata jane ne grindje me Nacional-Clirimtaren, dhe flitet se do ta luftojne me shtytjen italiane, por kjo flitet dhe jo nje fakt i vertete, por me vone do te kuptohen. Tani duke mos pasur te reja te tjera, e per here mbetemi ne udhezimet tuaja sa me pare. Dhe presim kohen e volitshme. Sa i perket nje bashkimi e nje organizimi vellazeror ne jemi duke bere cmos. Por, me ne fund, ne do te organizohemi me tanet. Jemi krejtesisht superior prej te dy grupeve te tjera dhe ju parashtrojme pershendetjet me te sinqerta. Rrofte Mbreti.

    Njoftimi eshte cituar nga Gafurr Dibra

    Tirane 18 Shtator 1941 Ne emrin e te gjitheve

    Me nderime Gafuri. D.v.

    Haxhi Lleshi i dergon nje leter kolonel Husein Selmanit, nga Shelliu i Matit pas aksidentit qe i ndodhi me nje patrulle italianesh, ku thote tekstualisht:

    "I dashuri Husein Beg. Jam bashke me Jusuf Begun. Une para 2 javesh pata nje perpjekje duke kaluar Bufllen me ardhe ne Selishte. U poqa me nje patrulle italianesh e shqiptaresh dhe ne pushket e para mora nje plage ne kembe mjaft te rende, saqe nuk munda te ec. Kisha 3 shoke me vete dhe ata me moren e me futen me nje pyll. Menjehere, i dergova fjale Jusuf Begut ne Vike dhe me derguan Rahman Hisen, Ramadan Biben, Halil Xhaferrin e me moren e me derguan ne Shellie, ne shtepine e Bajram Cekes. Ata me vune te me lidhi kemben Dalip Xhoken, i cili ka ndenjur me mua derisa u shendosha, dhe sot qe po shkruaj kete leter eshte perseri ketu. Jusuf Begu vjen cdo dy dite dhe eshte fare mire.

    Husen Beg te gjithe jemi mire. Aqifin e Himcen i kane internuar ne Elbasan, po jane mire ketu. Deri sa te vini ju, ju presim te gjithe. Ne nuk merremi vesh njeri me tjetrin, se jemi te gjithe hiska. Do te donim te ishim sic kemi qene ne Jugosllavi, pra te gjithe te bashkuar per Atdhe e Mbret. Gjithsesi, prape jemi te bashkuar, duke perjashtuar nje pakice qe nuk jane kurkushi. Pra, une, Faiku, Myslimi e Gjinishi, jemi te bashkuar, edhe Spiro Moisiu. Vetem se presim nje ore e me pare te vini ju. Une gjithnje jam ne Mat me Jusuf Begun po me te tjeret nuk mirrem vesh. Pres leter prej jush. Mua me Jusuf Begun e me njerezit tuaj kurre nuk me ndan gje deri ne vdekje. Po, ashtu Faiku e Akif, Himcja e Myslimi, Gjinishi e Spiro Moisi.

    Per kete here e lashe me kaq, kemi shume te fala prej Hisen Skures prej Ali Krosit, prej Bajram Cekes, e Dalip Xhokes, Ramadan Bibes. Jane ketu me mua. M'i ka lene Jusuf Begu,qe e kam Birazer. Sepse jeten time ai ma ka shpetuar dhe jo italianet. Po Hasmit e mi me kishin zhdukur. Kete radhe nuk kam tjeter, vetem te me dishe si Sofen.

    Me kete, ju jap te falat e mia e duke lutur Zotin qe te jeni me shendet te mire e t'ju shohim sa me shpejt ketu ne mes tone".

    Shellie 2 Tetor 1941 Miku juaj me bese

    H.Lleshi. d.v.

    Kapiten Dylejman Cela, kur u kthye nga Mbledhja e Pezes ishte pak i lodhur. Dhe, per te pushuar pak u ndalua ne nje shtepi te nje mikut tij ne Patin. Kur u permiresua, nje nate ka shkuar ne shtepine e vet. Por, aty e kane diktuar dhe italianet me nje detashment e kane rrethuar ne shtepi. Dhe, duhet thene se pas 4 ore luftimi ky doli jashte. Aty ne ndeshjet e para mbeti i vdekur dhe ky ishte anetar Mbreteror.

    Tirane 4 Tetor 1941

    Nderime te larta

    Gafuri

    Nje pjese nga korrespondenca origjinale e Zogut

    Lidhja e Myslym Pezes me Prefektin Qazim Mulleti

    Mashtrimi, sipas zogisteve, i Nacional-Clirimtares dhe percarja e vete zogisteve

    Telegramet e Faik Konices drejtuar mbretit te tij

    Kush i ndihmoi komunistet, qe te ishin me perpara ne pergatitjet e luftes dhe si munden ata, qe te ngriheshin mbi te gjitha fraksionet e tjera politike. Adjutanti pretendon se kjo u be fale ndihmes jugosllave, qe ishin pas cdo veprimi te komunisteve. Ishin keto ndihma me te cilen u arrit, qe komunistet te triumfonin mbi te gjitha grupet e tjera.

    "Mbreteroret nuk kane asnje armiqesi, kujton adjutanti,- as me nacional-clirimtaren, as me Ballin, por asnjeren ane nuk ndihmojne kunder tjetrit, e bile ne kemi miqte tane ne ate te nacional-clirimtares. Por, ata nuk na kerkojne ndihme. Por, edhe me na kerku nuk ju japim, se ne kurre nuk hyjme ne vellavrasje me shqiptaret. E bile sikur mos te kishin qene organizatoret e huaj britanike, amerikane, ruse dhe jugosllave, ne mund t'u hynim ne mes per t'i pajtuar. Sot, ata nuk i lejne, edhe me dashte".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Nje mbret ne dashuri-historia e mbretit Zog me te dashuren franceze
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •