Qyteti qė nė ditėn e pestė tė bombardimėve tė NATO-s dukej si i boshatisur. Kolona njerzish pa ndėrpre iknin duke i leshuar shtepit e tyre. Nuk dinim kah shkojnė, por e dinim se po ikin. Kuptuam sė janė banorė tė laxhėve periferike tė qytetit qė i kishin dėbuar mė forcė nga shtepitė. Banorėt e laxheve tė rrezikura leviznin prej njė laxhe nė tjetren, kurse njė pjesė drejtohej nė Stacionin e autobusave dhe tė trenit nė Prishtinė. Pa nderpre kolonat e automjetėve mė familje shkonin nė drejtim te kufirit tė shtetit tė Maqedonisė e Shqiprisė.
Situata gjithnjė e mė shumė vjen duke u keqėsuar e rreziku pėr jetė duke u shtuar. Afėr apartmentit ku jetonim vrenim grupe tė paramelitarėve dhe tė shumė patrollave policore e ushtarake. Poashtu jo larg apartmentėve tė banimit vrenim kolona tė mėdha , kryesisht gra, femije, pleq e plaka. Ecnin si tė hutuar e tė pa krye, pa qellime tė caktura, por mė tė vetmin qellim me u strehuar kudo pėr tė shpetuar. Ishte atmosferė trishtuese dhe e dhimbėshme.
Tė perkujton sqenat nga filmi "Nėntori i Dytė". Secili i bente pytje vetėvehtes athue sot a nesėr duhet te ikim nga shtepija dhe qyteti. Qendrimi nė Prishtinė mė nuk ishte i pamundur.
Tani i erdhi radha laxhes ku jetonim. Shumė policė e paramelitar tė armatosur deri nė dhembė rrethuan aprtamentet e banimit. Duke shtirė mė armė nė ajr urdhruan qė shqiptarėt tė largohen prej banesave. Urdhėrat ishin tė prera mė afatė tė caktuar l0-15 minutėsh qė tė largohem mė kercnim sė do tė na vrasin. Njerzitė tė hutuar e mė plote frigė delnin nga banesat e
tyre, mė valigje apo edhe pa asgjė nga plaēkat, duke ikur nė drejtime tė ndryshme, por pjesa mė e madhe nė drejtim tė stacionit hekurudhor nė Prishtinė. Ishte dite e shtunde, mengjesi i 3 prillit. Banusit e pallatit
tonė nė kolonė u nisem nė drejtim tė stacionit tė trenit. Ishim tė detyruar tė hypim nė tren edhe pse nuk dinim sė ku na qonte. Treni kishte mė shumė sė 20 vagona, por ishte i mbushur pėrplote udhetarė. Bukur mė veshtėrsi depertuam nė koridor tė njė vagoni. Nė kompoziconin e trenit akoma nuk ishte vendosur makina terheqėse. Pritnim me plotė frige mos vallė po na dergojnė nė drejtim tė Nishit. Pas njė orė pritje, treni u nis nė drejtim tė Fushė Kosovės, e pas njė qendrimi tė
shkurtėr vazhdoi nė drejtim tė Maqedonisė. Nuk u ndal nė asnjė stacion deri nė Bllacė. Zbritem nga treni. Policet na urdhėruan tė ecim vetem brenda binareve duke pohuar sė jashtė binareve janė tė vendosura minatė. Mbrrimė nė zonėn neutrale tė kufirit. U takuam me shumė familje kosovare qė ishin duke pritur mė javė tė tėra pėr tė kaluar kufirin. Ne kampin e Bllacės gjetem qindramijra vetė duke pritur nė kushte shumė tė
vėshtira nga sė Qeveria Maqedonase kishte mbyllur kufirin.
Njė pjesė e tė pranishmėve nė kamp pritnin kot tė rreshtuar tėrė natėn e tėrė diten duke shpresuar se do tė hapet kufiri. Nė orėt e vona tė pasditės i ndejknin policet duke perdorur forcėn. Sjelljet e policisė maqedonase ishin plotė urrejtje ndaj refugjatėve, urrejtje qė nuk mund tė pershkruhet mė fjalė dhe perdorimi i forcės ishte i pa kufizuar. Mė plotė tė drejtė refugjatėt edhe sot Bllacen e quajnė "kamp nazist i pėrqendrimit".
Kushtet e qendrimit nė kėtė kamp ishin tėjet tė veshtira. Ishte shumė ftohtė dhe kohe pas kohe ēdo ditė binte shi. Flenim drejtpersedrejti nė tokė mė nga njė batani tė shtruar e me valigje ndėr kokė.
Pas disa ditė qendrimi u hap kufiri dhe na derguan nė kampin e NATO-s nė Stankovec nė periferi tė Shkupit. Kėtu kushtet jetsore ishin mė tė mira nga se ishim nėn pėrkujdesjen e NATO-s. Pas disa dite qendrimi nė kėtė kamp, bashkė mė shumė refugjat u vendosem mė banim nė Gostivar, nė familjet bujare shqiptare. Aty gjetem mirėpritje e ngrohtėsi vėllazėrore. Nikoqirėt nė ēdo mėnyrė bėnin pėrpjekje mė na i lehtsuar vuajtjet e preukupimet tona.
Mirėpritja, kujdesi, respekti e bujaria e shqiptarėve qė
jetojnė nė shtetin e qujtur Maqedoni ishte nė nivel shumė tė lartė. Dispononin mė ndjenja tė forta patriotike e kombėtare, mė etikė humane e mė dashuri tė madhe vėllazėrore ndaj refugjatėve. Pėrherė ishin
aty afėr pėr tė na i zbutur brengat e pėr tė na dhėnė kurajo pėr tė ardhmen mė tė mirė tė Kosovės.
Tė refugjatė kosovar nė kujtimet mė tė mira do tė
mbesin shumė qytetarė tė Gostivarit dhe rrethinės , si Abaz Nuredini, i qujtur Haxhi i cili edhepse i moshuar, pjesmarrės i Luftės nė vitet 1944/45, nuk pushonte duke ndihmuar refugjatėt. Nė shtepinė e tij kishte strehuar l5 refugjatė dhe kujdesej pėr ta si pėr femijėt e vetė. Nuk kursente kohė as mund qė tu ndihmoi sa herė paraqitej nevoja. Shumė refugjatė pėrher do ta kujtojnė angazhimin vetmohues tė Naser Kadriut, i cili pėrveē sė nė shtepinė e tij modeste kishte strehuar
shumė refugjatė, ai vazhdimisht angazhohej pėr ti pritur e strehuar nė familjet e Gostivarit e rrethinės refugjatė tė rinjė qė vinin nė Gostivar pothuja ēdo ditė. Shpesh shkonte edhe nė kampet e refugjatėve nė Shkup, Tetovė, nė Ēegran tė Gostivarit, e nė Neproshtėn tė Tetovės, pėr tė sjellur nė Gostivar refugjat, ku kushtet e strehimit ishin mė tė mira. Nuk mund tė harrohen Njazi Kadriu e Ferit Nuradini nga qyteti i Gostivarit, Safi Miftari nga fshati Ravėn, Halim Shaqiri nga fshati Debresh dhe shumė e shumė tė tjerė qė mė pėrkushtim tė madh ishin nė sherbim tė refugjatėve. Pothuja tė gjithė qytetarėt e Gostivarit kishin njė kujdės e respekt tė shtuar ndaj refugjatėve dhe shpesh u kryenin sherbime gratisė.
Qendrimi nė Gostivar do tė mbetėt nė kujtimet mė tė mira, pėrkunder halleve e brengave tona nga ajo qė ndodhte nė Kosovė mė tė afermit tanė , mė popullin shqiptar tė Kosovės dhe mė pasurine tonė. Jetonim mė bindje se fitorja ėshtė e sigurt dhe ēdo ditė pritnim
momentin e kapitulimit tė Jugosllavisė fashiste. Bindja se fitorja ėshtė afėr na i lehtsonte vujtjet dhe na bėnte tė harrojmė pėrjetimet e dėmet. Mė shumė sė njėmilion
qytetarė shqiptarė e kishin leshuar Kosovėn e ishin vendosur nė shtetet fqinjė, pjesa mė e madhe nė
Shqipėri. Ishim tė shqetsuar pėr popullatėn e mbetur nė Kosovė, ndaj tė cilėve bėheshin ēdo ditė masakra e likvidime. Ata iu kishin nėnshtruar urisė e smundjeve tė ndryshme dhe luftonin pėr jetė apo vdekje. Vetem njė popull qė ka pėr ideal lirinė mund tė duroj tė gjitha kėto vujtje e sakrifica dhe mė nė fund tė trijumfoi.
Mesazhi i Presidentit te SHBA drjetuar kosovarėve, nė momentin mė kritik, na dha forcė tė re nė pėrballimin e veshtėrsirave. Ishte mesazhė shprese dhe solidariteti:
"Nė emėr tė tė gjithė amerikanėve, Hillari dhe unė dėrgojmė shprese dhe solidariti pėr popullin e Kosovės.
Gjatė disa muajve tė kaluara, ju keni qenė tė detyruar t'ilini shtėpitė tuaja. Keni parė dhunė tė tmerrshme. Shumė nga ju, ende kėrkojnė shokėt dhe anėtarėt e familjes. Unė u takova me refugjatė kosovarė nė Gjermani, muajin e kaluar. Bashkėshortja ime, sė fundit u takua me njė grup tjetėr refugjatėsh nė Maqedoni. Tregimet tuaja na mbushin me pikėllim.Tregimet e njerėzve tė hijshėm, jeta e tė cilėve ėshtė ē'rrėnjosur me dhunė ne skenat, qė nuk besonim se do ti shohim mė kurrė nė Evropė.
Tregimet e njerėzve tė pafajshėm tė rrahur e brutalizuar pėr asnjė arsye tjetėr, pėrveq pėr shkak tė etnitetit dhe besimit - njerėz tė rrethuar nė mes tė natės, tė detyruar tė hipin nė trena pa ditur se ku po shkojnė, tė ndarė nga familjet e tyre. Tregimet e njerėzve qė arrijnė nė kampe pėr refugjatė pa asgjė tjetėr pos vendosmėrisė sė fortė pėr t'u gjetur me tė dashurit e tyre dhe pėr t'u kthyer nė fshatrat e tyre dhe me kulturė tė paprekur. Por, ju nuk jeni tė mundur.
Ju nuk jeni dhėnė nė dėshprim. Dhe ju nuk keni lejuar qė tmerri qė keni parė, t'ju ngurtėsoj zemrėn apo t'ju prish besimin nė njė jetė mė tė mirė nė vendin ku keni lindur.
Ju e keni lėshuar Kosovėn me njė qėllim: tė ktheheni nė siguri. Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e saj tė NATO-s
janė duke punuar po pėr tė njejtin qėllim. Do tė kaloj kohė.
Por, me forcėn tuaj dhe me vendosmėrinė tonė, nuk ka dyshim se si do tė duket fundi. Kampanja e pastrimit etnik nė Kosovė do tė pėrfundojė. Ju do tė ktheheni.Kampanja jonė ushatarake dita-ditės po e
rrit presionin mbi liderėt serb dhe mbi forcat serbe nė Kosovė. Ata e dinė se ne do tė mbahemi derisa forcat serbe tė shkojnė dhe derisa ju tė lejoheni tė ktheheni nė shtėpi, sė bashku me NATO-n, qė atje tė parandalojė kthimin e dhunės.
Nė ndėrkohė, shtetet gjithandej botės,po punojnė sė bashku tė sjellin ndihma pėr ju dhe familjet tuaja.
Shtetet e Bashkuara sapo pėrfunduan ndėrtimin e njė qendre tė re, tė quajtur "Kampi Shpresa", ku do tė mund tė vendosen deri nė 20.000 njerėz. Kongresi ynė sapo aprovoi mė shumė se 700 milion dollarė nė ndihma humanitare qė tė jemi tė sigurtė se do tė mund t'i dalim ballė kėrkesave tuaja, si tash ashtu edhe kur ju tė ktheheni nė shtėpitė tuaja. Ne u jemi mirėnjohėh popullit tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė pėr pranimin e refugjatėve nė vendet e tyre dhe nė shtėpitė e tyre.
Nuk ėshtė lehtė pėr asnjė shtet tė pranoj numėr tė madh njerėzish, e posaqėrisht nuk ėshtė lehtė pėr dy vendet, qė ende pėrpjeken me nevojat e populli tė vet. Ne i njohim sakrificat tuaja dhe ne jemi tė vendosur t'ju ndihmojmė, duke ju lehtėsuar peshėn dhe duke ju ndihmuar qė tė zhvilloni sigurinė, prosperitetin dhe demokracinė nė vendin tuaj dhe nė vendet fqinje.
Sfidat e mėdha mund ti bashkojnė njerėzit. 19 shtetet e NATO-s nuk janė tė njejtė. Por, vlerat esenciale i kemi tė pėrbashkėta. Dhe, gadi nė fillim tė shekullit tė ri, ne refuzojmė qė tė jemi tė kėrcėnuar nga njė diktator qė mundohet tė na kthej kujtimet mė tė kėqija tė kėtij shekulli qė po e kalojmė.
Ju falenderoj pėr forcėn tuaj dhe mbani nė mend se pa marrė parasysh se ēka ju ka ndodhur, ju nuk jeni vet. Shtetet e Bashkuara dhe NATO janė me ju dhe ne do tė qėndrojmė me ju edhe pėr shumė kohė pasi ju tė ktheheni nė shtėpi"
Bil Klintoni
Mė qenė sė numri i refugjatėve tė strehuar nė Maqedoni arriti nė mbi 300.000 veta dhe sė qeveria maqedonase pa rreshtur insistonte para bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė zvogelohej ky numėr mė motivacionin djallėzor sė po i rrezikohet siguria e
e shtetit pėr shkak tė prishjes sė baraspeshes nacionale, pėr ēka kohė pas kohe e mbyllte kufirin. Shumė shtete vendosen tė pranojne numėr tė
caktuar tė refugjatėve. Nė kuader tė kėsaj iniciative, SHBA muren vendim tė pranojnė 20.000 refugjat shqiptarė nga Kosova, tė vendosur nė Republiken e Maqedonisė.
Bashkė mė shumė bashkėkombas tjerė refugjatė , pėrkosisht u strehuam nė SHBA. Mikėpritje e sinqert nė kontaktin e parė mė pėrsonelin e Aeroportit Kenedy nė Njujork, e dy orė mė vonė nė Aeroportin e Detroitit. Nė aeroportin e Detroitit takuam dhjetra shqiptarė qė jetojnė nė Amerikė qė kishin dalur mė na deshiruar mirėseardhje. Pritja ishte madhėshtore, sa harruam shkurtazi pėripetit e udhtimit.
Mė gjasė kėjo ishte njė traditė e kahmotshme e shqiptarve kėtu. Shqiptarėt nė Amerikė edhe pse jetojnė kaq largė nga vendlindja mė perkushtim ruajne zakonet e traditat e vendlindjes dhe janė tė mishnuar mė jetenė kosovare. Vizita tė pėrditėshme. Miq dhe dashamirė tė njohur e tė panjohur vinė pėr tė na shprehė mirėseardhje nė Amerikė. Ftesa nė ndeje e soliminitete familjare. Bujari e mirėkuptim. Tė gjithė mundohen nė mnyren e vetė mė na ndihmuar.
Kujdes tė veqant pėr refugjatėt nga Kosova kishin anėtaret e Kishės Luteriane, e cila ishte sponzor pėr
ardhjen tonė nė Amerikė. Kėshilli i Kishės kujdesej pėr jeten tonė, pėr vendosje, paime mė gjėra elementare pėr jetė, orendi shtepijake, ndihma financiare dhe pėr sherbime tė tjera. Kjo bashkėsi fetare kristjane tė njejtin sherbim e kishte bėrė, mė parė, edhe pėr refugjatėt musliman nga Bosnja.
Nė Detroit e rrethinė jeton e vepron komunitet i madhė nga tė gjitha trojet etnike shqipėtare. Nė kėto vite tė vėshtira pėr popullin shqiptarė tė Kosovės, ky komunitet i bashkuar si njė bashkėsi familjare mė tėrė potencialin e vetė kombėtarė nė mnyrė pėrmanente ishte i angazhuar rreth ēėshtjes kosovare. Kohė pas kohe, nė momentėt e kėthesave tė ndryshme tė politikės ndėrkombėtare, organizonin dhe merrnin pjesė nė shumė proteste e demostrata nė Uashigton e Njujork pėr tė sensibilizuar opinionin, organizonin kontakte e konsullta mė shumė kongresist, senator dhe zyrtar
tjerė amerikan pėr ti angazhaur rreth zgjedhjės sė ēeshtjes sė Kosovės, dergonin ndihma materiale e financiare popullatės kosovare dhe Ushtrisė Ēlirimtare.
Shtetet e Bashkura tė Amerikės tė gjithė refugjatėve shqiptarė nga Kosova u dhanė status tė banorėve mė qendrimit tė pėrhershem. Jemi shumė mirėnjohes dhe kemi shumė falėnderime qė nuk i pėrkasin vetėm ardhjes sonė nė Amerikė, por pėr shumēka tjetėr,
pėr atė qė qeveria amerikane dhe qytetarėt e sajė e bėnė dhe po e bėjnė pėr popullin shqipėtar tė Kosovės, kur Amerika, pėr herė tė dytė nė historinė e kėtij shekulli i mbrojti interesat e kombit tonė, falė drejtėsisė
dhe principeve amerikane tė lirive dhe tė drejtave tė popujve tė vegjėl.
Previlegjen qė tė bėhėm banor tė pėrhershem tė Amerikės nuk duam ta pranojmė, nga se e shohim vetin larg andrrave tona, larg ēdo gjėje qė na bėnė tė lumtur. Kėtu jeta ėshtė ndryshe. Niveli i jetesės ėshtė shumė mė i ngritur, por neve nuk na nevojtet kjo. Jetojmė pėr ardhmerin qė nuk do tė jetė kėtu, por atje ku shpirti i ynė pushon. Nė kėtė moment na duket se jetojmė pa ndjenja. Prej ditės sė parė qė jemi kėtu, dashurin qe kemi pėr tė afermit ėshtė dyfishue. I pėrkujtojmė tė gjithė mė radhė mė shumė mall. Hija e tyre na ndjek pa pushim. Nuk dimė sa do ti perballojmė kėsaj gjendje psikologjike, nga sė e kemi lėnė shpirtin tonė atje.
Mendojmė sė e kemi njė pėrgjigjje. Pėrgjigjja qendron nė kėthimin tonė. Kėthimin tonė tė pėrhershem nė tokėn e andrrave tona. Kėto janė idealet tona. Pa ideale e dashuri jeta ėshtė e humbur nė errsirė.
Deshirojmė qe te afermit tonė, qe per t`i ikur dhunes serbo-sllave kėtu u strehuan dhe njerzit qe na rrethojnė tė na mirekuptojnė dhe te kenė pėrcaktim se vendi nė tė cilin jemi lindur, ėshtė vendi ku duhet tė vdesim. Toka e jonė e vertet ėshtė ajo nė tė cilen prindrit tanė na e dhuruan jeten tonė, ajo e cila u takon atyre qe na kane rritur. Tė felluar nė kėto mendime, si pa dashje, kujtohen thenjet kuptimplota tė poetit tonė tė madh:
" Nė gjuhė shqipe nanat tona
shih prej djepit na kanė thanun,
se adht njė Zot, qe do ta dona;
njatė, qi jeten na ka dhanun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t`endet stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali .."
At. Gjergj Fishta
Kėtu pėrgjithmonė do tė jemi tė huaj, edhe pėr njėqind vjet nese kalojnė. Mendoj qė ata qe mendojnė ndryshe do tė jenė humbės nė tė gjitha aspektet. Do tė jetojnė pa emėr, pa identifikim. Askush nuk do ti njofė ē`janė. Do tė jetojnė pergjithmon tė huaj. Trashigimtarėt e tyre kanė rrezik potencial tė asimilohen, gradualisht ti humbin vyrtytėt e shtrenjėta qė populli shqiptar i posedon, pra ato vertyte tė cilat njeriu i ka
shpallur tė shenjėta. Do tė pėrvetsojnė gjuhen
e "bukės", por ekziston rreziku qė gradualisht ta humbin gjuhen e "zemrės".
" Po dėshe me ia falė orės s`ligė ditės s`zezė fmminė, o Shqyptar,e mos t`ja shohish nneren as ti as komi, dergoje nner msojtore t`hueja sa t`jetė m`kamė
t`vogla, o kee me mrrii me paa t`zezėn t`anne:
maa t`parin tyy ka me t`pasė gjak nner syy,
manej nanėn e vet, vllazent, e motrat, atdheun e komin e gjuhen e vet "*
Krijoni Kontakt