-
Retushimi, ku enverizmi arriti rezultate te larta shkencore teknike..
lol
e sheh kte burrin me tha nji her njeri ktu e shum vite me pare..
punon tha ne laboratorin e atsh-se tha..
cfar bejne aty i thash..
bejne retushime tha..
si si thash.. cdo me thene qo..
ja tha e marrin nje fotografi tha ku ka dale ne originall..psh enveri mehmeti beqiri e shaqiri..lol.. dhe me urdher te enverit me mjeshteri tha e regullojne sikur aty ne foto ka dale enveri.. lefteri pali e mihali..
tere albumet tha e librat qe dalin jan me foto te retushuara tha.. sa dreqi nuk e merr vesh se cka eshte ne to e vertete e cka e pikturume retushume-fallco-enverume..lol. ja tha shok hamdiu tha eshte nje nga ustallaret aty tha..
e ku je parti e varfer thash.. lol.
u cudita.. eh me tha miku..sa ka zanati po ti nuku i kupton kto gjera.. or cun ..
nejse erdh demokracia dhe duallen palacolleqet qe kish bere enverizma ne cdo drejtim por dhene kte.. fushen e shtremberimeve te historise..
pra ne fshehjen apo fallcifikimn e ngjarjeve e fakteve e dokumentave..
turp..
cfar pret nga nje regjim ku i pari i tyre merret direkt me kto pislleqe..
--
gsh
--
Ja si u retushua historia e Shqiperise
» Dėrguar mė: 20/09/2009 - 15:02
Nga Mentor QUKU
Retushohet Midhat Frashėri dhe Atė Gjergj Fishta Kongresi i Manastirit u quajt nga bashkėkohėsit, me tė drejtė, kongresi i pajtimit tė shqiptarėve. Tė gjitha mashtrimet, apo retushimet qė iu bėnė gjatė kohės, deri mė sot, kanė deformuar dhe rrethuar me mister kėtė ngjarje madhore. Politikat e mbrapshta, sidomos ato antishqiptare, u pėrpoqėn tė ēmontonin edhe mesazhin historik tė kėsaj ngjarjeje. Pyesim se cila ėshtė arsyeja e manipulimit tė historisė sė Kongresit tė Manastirit? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Pėr shkak tė dy protagonistėve, Mithat Frashėrit, kryetar i Kongresit tė Manastirit dhe At Gjergj Fishtės, kryetar i Komisionit tė Alfabetit, si dy personazhe qė u shpallėn armiq tė betuar nga regjimi komunist.
Procesverbali i vendimit tė Kongresit tė Manastirit
Shfletojmė vėllimin, kushtuar pėrgatitjeve, punimeve dhe jehonės sė Kongresit tė Manastirit, Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit, botuar nė Tiranė, 1972. Ky botim pėrbėn njė shembull ku tregohet se deri nė ēfarė shkalle politika e deformonte tė vėrtetėn historike dhe mesazhin e saj. Libri ndahet nė katėr pjesė. Nė pjesėn e parė, nėn okelion Studime dhe kontribute, janė pėrjashtuar kontributet e dy titullarėve tė kėtij evenimenti, Midhat Frashėrit dhe Atė Gjergj Fishtės. Nė kėtė libėr sulmohet Austria e cila nė tė vėrtetė qe promotori dhe mbrojtėsi mė i madh i ēėshtjes kombėtare, i kulturės dhe i arsimit shqip. Sulmohen gjithashtu jezuitėt tė cilėt qenė tė parėt qė zbatuan vendimet e Kongresit tė Manastirit, duke botuar, revistėn e tyre Elēija, me alfabetin e sapomiratuar nė Manastir, qė nė prill 1909. Nė pjesėn e dytė tė librit, paraqitur nėn okelion Artikuj dhe lajme nga shtypi shqiptar, pėrfshihen botime nga tė gjitha organet e shtypit shqiptar, ku ishin e ku nuk ishin, por nuk kishte vend pėr tė vetmet kronika tė kohės qė gjėndeshin nė dy organet e shtypit shqiptar, nė Selanik, qė drejtoheshin nga Midhat Frashėri, gazeta Lirija dhe revista Diturija. Nė pjesėn e tretė, tė paraqitur nė okelion Materiale arkivore ku botohen gjėra tė dorės sė dytė e tė tretė, nuk pėrfshihen dokumentet bazė qė flisnin drejtpėrdrejt pėr punimet e Kongresit tė Manastirit. Nė AQSH ruhet njė kopje e daktilografuar e vendimit tė Kongresit tė Manastirit, qė, mesa duket, ėshtė bėrė gati pėr botim. Njė nga zyrtarėt e shtetit ka vėnė, nė fund tė fletės, me laps, shėnimin: Tė botohet pa firma, ose tė hiqen tre emrat, ose tė lihen vetėm firmat e fundit. Nė antitezė me kėtė veprim kemi sjelljen e revistės Leka e cila ribotoi, nė mėnyrė autenike dhe tė plotė kronikėn e Kongresit tė Manastirit, tė Midhat Frashėrit, nga Lirija, shoqėruar me shėnimin: Na tė Lekės zhvillimin e kėtyne ndolljeve po i botojmė, si mbas dokumentave qi po nxjerrim prej fletoreve tona e tė hueja e prej librave tasajė kohė, 1908-1912, aq me randsi pėr tė mkamun tė kėsaj Shqypni, tė cillen e gzojmė sot.
Dy fotografitė e
Kongresit tė Manastirit
E dhimbshme ėshtė mėnyra se si u veprua me dy fotot e famshme tė delegatėve tė Kongresit tė Manastirit. Marubėt e Shkodrės, andej nga vitet 30, i morėn nga revista Diturija e Mithat Frashėrit, dhe i ribotuan nė mėnyrė dinjitoze, autentike, nė formė kartolinash. Gjesti i tyre pėrbėn njė akt patriotik sepse me kėtė mėnyrė ata popullarizuan ēastin historik, sė bashku me mesazhin pėr bashkimin e shqiptarėve. Deri vonė, shqiptarėt kanė patur pėr zemėr qė tė dėrgonin urimet e mesazhet e tyre pėr festa, pėrmes kėtyre kartolinave. Ata nė kėtė mėnyrė tregonin kėnaqėsinė dhe krenarinė e tyre pėr Kongresin e Manastirit, si dhe pėr mesazhin e bashkimit kombėtar qė dha ai. Ndryshe u veprua me kėto dy dokumente fotografike pas vitit 1944 nga regjimi komunist. Ata ose nuk u botuan, ose u botuan duke fshirė nė mėnyrė tė trashanike imazhet e Midhat Frashėrit e tė Atė Gjergj Fishtės. Nė ndonjė rast, u pėrpoqėn tė pikturonin me kujdes njollat, apo hapsirat boshe qė krijoheshin nga fshirja fatale. Ishin dy autoritete absolute tė kohės, tė cilėt me veprėn e tyre letrare, kulturore dhe atdhetare kishin zėnė vend nė ranglistėn e njerėzve mė tė shquar tė kombit shqiptar, emrin e tė cilėve nuk mund ta fshinte asnjė lloj ideologjie.
Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...
» Dėrguar mė: 20/09/2009 - 15:01
Si u retushuan brenda njė fotografie disa nga personalitetet e shquara tė qytetit tė Shkodrės? Dy patriotėt e njohur gjirokastritė, Ēerēiz Topulli dhe Mustafa Qulli, u vranė nga shovinistėt malazezė mė 1915, nė Fushėn e Shtojit, 3-4 km nė lindje tė qytetit tė Shkodrės. Dy dekada mė vonė, nė shtator tė vitit 1936, prefekti i Shkodrės, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur dy dėshmorėt, i gjeti eshtrat e tyre, tė cilat i vendosi nė dy arkivole dhe ftoi bashkinė e Gjirokastrės qė tė dėrgonte njė delegacion pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e pėrcjelljes sė eshtrave tė tyre qė do tė zhvillohej nga bashkia e Shkodrės. Me kėtė rast niset nga Gjirokastra njė delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi njė ditė nė Tiranė, delegacionit iu bashkėngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndėrtesės sė Bashkisė sė Shkodrės mė 14 shtator 1936. Janė tė njohura dhe tė botuara, nė shtypin e kohės, fjalimet qė mbajtėn me kėtė rast Padėr Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me kėtė rast doli nga rreshti i dytė, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti njė fjalim qė nuk u botua kurrė, por qė u fiksua nga fotografi Kel Marubi.
Gjatė viteve tė regjimit komunist, Enver Hoxha bėri gjithfarė manovrimesh pėr tu paraqitur si protagonist nė kėtė eveniment. Duke qenė mjeshtėr i mashtrimeve, ai bėri qė kjo foto tė botohej duke fshirė imazhet e tė gjithė personaliteteve qė gjėndeshin tė pranishėm, nė atė ēast, nė ballkon e duke lėnė aty vetėm imazhin e tij. Gjithashtu Enver Hoxha gėnjeu nė kujtimet e tij se ai gjoja paska hequr xhaketėn ka shpėrvjelur mėngėt dhe ka punuar me kazmė e lopatė pėr tė gjetur eshtrat e dy dėshmorėve, nė njė kohė qė kur erdhi delegacioni gjirokastrit nė Shkodėr ēdo gjė ishte bėrė gati qė mė parė. Po tė krahasojmė foton origjinale qė gjėndet nė Fototekėn Marubi, me atė tė retushuar e tė botuar nė librat e kohės, ku paraqitet Enver Hoxha duke folur i vetėm nė ballkonin e Bashkisė sė Shkodrės, shihet qartė mashtrimi i bėrė. Pėr kėtė i referohemi albumit Gjurmė te historisė kombėtare ne fototekėn e Shkodrės, Tiranė, 1982, fq.9. Ndėrsa nė foton origjinale (nga e majta e shikuesit), janė: 1. Maliq Bushati 2. Daut Ēarēani 3. Spiridon Kasaroci 4. Patėr Anton Harapi 5. Zenel Prodani 6. Enver Hoxha 7. Hafiz Ali Tari 8. Beso Gega 9. Ferdi Kumbaro 10. Fasli Ademi. Prej kėtyre, Maliq Bushati, Padėr Anton Harapi dhe Daut Ēarēani u pushkatuan. Zenel Prodani (Kryetari Bashkisė sė Shkodrės), u burgos. Po ashtu u burgosėn Spiridon Kacarosi (Drejtori i Zyres Sekrete tė MPB), Hafiz Ali Tari (Teolog), Fasli Ademi, (kėshilltar i Kėshillit tė Bashkisė, industrialist) dhe Beso Gega (i cili mbas daljes nga burgu vdiq nė rrethana tragjike). Ndalemi nė tre prej kėtyre personaliteteve tė shquara.
Maliq Bushati: Lindi nė Shkodėr mė 8 shkurt 1880. Nga fisi i njohur i Bushatlinjėve tė Shkodrės. Vazhdoi shkollėn Ruzhdije nė Shkodėr ndėrsa studimet e larta i kreu nė Robert College nė Turqi, nė vitin 1910. Bėri pjesė nė Komitetin shqiptar tė Stambollit. Ėshtė njė themeluesit e komitetit Lidhja Kombėtare nė Shkodėr. Drejton gazetėn Populli nė Shkdoėr nė vitin 1919. Gjatė viteve tė Luftės I Botėrore ėshtė anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės dhe shef i degės sė Shėndetsisė nė Bashki. U zgjodh deputet nė periudhat 1921-1923 dhe nė vitet 1925-1937. Ministėr i Punėve tė Brendshme nė 1939-1941 dhe kryeministėr nė 1943. Nė 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist sė bashku me Patėr Anton Harapin dhe Lef Nosin.
Padėr Anton Harapi: Lindi nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888. Qė nė moshė tė vogėl hyri nė seminarin e jezuitėve dhe pastaj nė Kolegjin Franceskan qė drejtohej nga Atė Gjergj Fishta. Vazhdoi studimet e larta pėr teologji, filozofi. Mori kulturė oksidentale nė disa qytete tė Austrisė Tirol, Salsburg dhe Schėarz. Kthehet nė atdhe nė vitin 1910 dhe shugurohet meshtar. Nė fillim punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve. Nė periudhėn 1912-1913 shėrben si meshtar nė kishėn e Arrės sė Madhe nė Shkodėr. Nė vitin 1916 meshtar nė Dukagjin kurse nė 1918 ėshtė famullitar nė Grudė, ku edhe mori edhe lėndėn pėr kryeveprėn e tij Andrra e Pretashit. Angazhohet nė politikėn kombėtare. Organizon Grudėn, Hotin dhe Triepshin dhe shkruan nė emėr tė tyre memorandumin drejtuar Konferencės sė Paqės nė Paris nė 1920. Sė bashku me vėllezėrit Mjeda, Dom Loro Cakėn, Luigj Gurakuqin e tjerė, themelon dhe drejton gazetėn opozitare tė kohės Ora e Maleve. Merr pjesė nė shtabin e kryengritjes sė qershorit 1924. Pas rrėzimit tė qeverisė arrestohet 2-3 herė dhe burgoset sė bashku me shumė opozitarė tė tjerė. Nė vitin 1944 mbrojti ēėshtjen kombėtare nė rrethanat e pranisė sė gjermanėve, duke u zgjedhur njė nga katėr regjentėt e mbretėrisė shqiptare. Martir i shqiptarizmės, nė muajt e fundit tė jetės u strehua nė malet e Dukagjinit e pėr njė kohė tė gjatė tė Shpella e Dragobisė. U zbulua befasisht nė Plan tė Shalės, ku qėndronte tek njė plakė, ku kishte harruar protezėn e dhėmbėve. U gjykua dhe u dėnua nga gjyqi ushtarak nė Tiranė. U pushkatua mė 14 shkurt 1946.
Spiridon Kacarosi: Lindi nė Shkodėr mė 5 shtator 1891. Ka prejardhje nga fisi i Suljotėve, transferuar nė Korfuz. Gjyshi i tij erdhi nė Shkodėr nė vitin 1845. Arsimin fillor dhe atė tė mesėm e kreu nė vendlindje. Studioi dhe dha provime nė njė shkollė tė lartė tregtare. Mė 1911-1913 morri pjesė nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe. Nė vitet 1913-1914 dhe 1921 botoi artikuj nė gazetat Taraboshi. Nė periudha tė ndryshme qe nėnprefekt nė Mirditė, Pėrmet, Durrės, prefekt nė Dibėr, kryetar bashkie nė Sarandė. Kreu detyra tė tjera tė larta nė administratėn shtetėrore tė kohės. Qe drejtues i shėrbimit sekret shqiptar 1930-1937. Pati dy arrestime qė u shoqėruan me denim me pushkatim, por qė shpėtoi nė rrethana tė rastėsishme: njė herė nga pushtuesit sllavė nė vitin 1915 dhe nga komunistėt shqiptarė nė 18 nėntor 1944. Nė vitin 1952 debohet sė bashku me familjen nga Tirana dhe vendoset nė Shkodėr. Nė vitin 1952 burgoset. Nė periudhėn 1954-1958 qe i internuar nė kampet nė Shtyllas, Radostinė dhe Kuē tė Kurveleshit. Vdes nė Shkodėr mė 6 mars 1966.
Besoj se nė tė ardhmen historiografia shqiptare do tė thotė tė vėrtetėn mbi figura tė tilla, me kontribute tė shquara pėr gjuhėn, historinė dhe kulturėn kombėtare si, Mustafa Kruja, Padėr Anton Harapi, Padėr Zef Valentini, Padėr Gjergj Fishta, Midhat Frashėri, etj., duke u zhveshur nga paragjykimet dhe mentalitetet e kohės.
Si u retushuan tre kryeministra
» Dėrguar mė: 20/09/2009 - 15:00
Nė bllokun e fotografive qė realizoi Kel Marubi nė parlament, nė Tiranė, veēojmė edhe fotografinė e grupit tė deputetėve tė Shkodrės dalė sė bashku me deputetėt e Bunjaj. Gjithsej janė dhjetė deputetė. Nė kėmbė janė Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja, Riza Dani, Shuk Gurakuqi dhe Kolė Thaēi. Ulur janė Halid Rroji, Dom Ndre Mjeda, Patuk Saraēi, Rexhep Mitrovica dhe Maliq Bushati. Bie nė sy qė deputeti i Bunjaj, Rexhep Mitrovica, ka patur kohė tė vishet me kostum kombėtar e me qeleshe, ēka flet shumė. Shikoni se si e ka katandisur kėtė foto historiografia e regjimit: Janė hequr imazhet e tetė deputetėve: Tre prej tyre njihen se do tė jenė mė vonė kryeministra tė Shqipėrisė: Maliq Bushati, Rexhep Mitrovica dhe Mustafa Kruja. Pastaj vijnė Kolė Thaēi (ministėr i financave dhe shkrimtar), Riza Danit (kryetar tė Qarkut tė Shkodrės nė vitet 1945-1948), si edhe Patuk Saraēit, Shuk Gurakuqit dhe Halid Rrojit, personalitete tė shquara. Fotografia ka pėrfunduar vetėm me Dom Ndre Mjedėn ulur nė karrike dhe Luigj Gurakuqin nė kėmbė. Shikoni si e kanė retushuar edhe figurėn e Dom Ndre Mjedės, duke fshirė kapelėn e priftit qė realisht mbante nė duar, si dhe duke hequr pullat e veladonit. Kjo bėhej nga historianėt budallenj qė shpresonin se kėshtu do ta zhvishnin Mjedėn nga statusi i nderuar i meshtarit. Cilėt ishin deputetėt e retushuar?
Mustafa Kruja: Lindi nė Krujė mė 15 mars 1887. Ndoqi shkollėn fillore nė Krujė dhe pastaj gjimnazin e Janinės. Pėrfundoi studimet universitare pėr shkenca politike nė Stamboll nė vitin 1910. Nėnshkroi aktin e Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. Nė vitin 1917 ėshtė kryeredaktor i gazetės Kuvendi. Deputet nė vitin 1921-1922, themelues i Bashkimit tė Shenjtė dhe organizator i kryengritjes sė marsit 1922, pėr tė cilin shkak largohet jashtė atdheut dhe kthehet vetėm mbas revolucionit tė qershorit 1924. Nė vitin 1925 u vendos nė Zara. U kthye nė Shqipėri si kryeministėr nė vitet 1941-1943. Akademik me njė mendje tė ndritur, me kontribute tė shquara nė gjuhėsinė shqiptare. Nė tetor 1944 u largua pėr nė Vjenė. Emigroi nė Austri, Itali Egjypt, Francė. Nė vitin 1951 emigroi nė SHBA, ku edhe vdiq mė 27 dhjetor 1958.
Rexhep Mitrovica: Lindi nė Mitrovicė mė 1888, ku kreu mėsimet e para. Gjimnazin e kreu nė Shkup, kurse arsimin e lartė e kreu nė Stamboll. Shkroi nė gazetat e kohės Bashkimi i Kombit dhe Shkupi. Ėshtė nėnshkrues i aktit tė Pavarėsisė. Deputet dhe ministėr i Arsimit nė vitet 1921-1924. Nė vitin 1925 emigroi nė Austri dhe Francė. Anėtar i organizatės Bashkimi Kombėtar. Nė 1939 kthehet nė Shqipėri dhe emėrohet anėtar i Kėshillit tė Shtetit. Burgoset nė Porto-Romano tė Durrėsit nga i cili del vetėm pas kapitullimit tė Italisė. Mė 1 tetor 1943 zgjidhet deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė ndėrsa 1943-1944 ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė. Emigron jashtė atdheut nė fund tė vitit 1944. Vdiq mė 21 maj 1967, nė Stamboll.
Kolė Thaēi: Lindi mė 2 dhjetor 1886 nė Shkodėr. Mėsimet fillore, teknike dhe tregtare i kreu nė Koelgjėn Saveriane tė jezuitėve nė Shkodėr. Pasi kreu studimet nė vitin 1905, e ndalėn si mėsues nė po atė kolegj ku punoi deri nė vitin 1911. Ka mbrojtur doktoraturėn nė Universitetin e Barit, Honoris causa nė drejtėsi. Mbas vitit 1911 ėshtė nėpunės i doganės sė Shkodrės dhe mė vonė drejtor i saj. Nė vitin 1921 u zgjodh deputet i Shkodrės dhe qe ministėr i Financave, nė kabinete tė ndryshme, deri nė vitin 1938. U shqua si letrar: poet, prozator, pėrkthyes. Vdiq nė Tiranė nė vitin 1941.
Riza Dani: Drejtor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Drejtėsisė nė Shkodėr, nė vitet 1916-1918, nėnkryetar i klubit Bashkim e i shoqėrisė Pėr tė drejta Kombėtare nė Shkodėr. Deputet nė parlamentin shqiptar nė vitet 1921-1923. Kryetar i Qarkut tė Shkodrės, u dėnua me vdekje mė 22 janar 1948 nė gjyqin e grupit tė deputetėve, me akuzė pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė Postrribės dhe u pushkatua.
Shuk Gurakuqi: Kėshilltar i Prefekturės sė Shkodrės dhe kryetar i Shoqėrisė Rozafat. Deputet nė parlamentin e parė shqiptar nė vitet 1921-1923. Patuk Saraēi: kėshilltar nė Prefekturės e Shkodrės, kryetar i Shoqėrisė Vllaznija dhe deputet nė parlamentin shqiptar nė vitet 1921-1923. Halid Rroji: kėshilltar nė Bashkinė e Shkodrės. Deputet i Shkodrės nė paralament 1921-1924 dhe pastaj 1925-1939.
-----------
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt