Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Lutja që shëron

    Shërimi i sëmundjeve shpirtërore


    e përgatiti: Andrea von Rechberg


    Për shërimin e sëmundjeve trupore dhe psikike kemi mjekët, barnat dhe spitalet. Kur e kemi shpirtin e sëmurë, e kjo do të thotë, kur jemi të zemëruar, xhelozë, përtacë, kryelartë, mendjemëdhenj, kur i përbuzim të tjerët, i urrejmë etj., edhe atëherë na duhet bari. Jezusi ka ardhur që të na lirojë dhe që të na shërojë – të na shërojë moralisht.

    Kur Jezusi ka shëruar sëmundjet trupore dhe psikike, ai e ka bërë këtë nga dhembshuria. Kjo ka qenë shenjë e dukshme se ka ardhur Mbretëria e Hyjit. Por gjithmonë u thoshte njerëzve që për këtë të mos i flasin askujt. Përkundrazi, kur kishim të bëjmë me shërimin shpirtëror, p. sh. kur i dëbonte demonët, thoshte: “Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego krejt çka bëri Hyji për ty” (Lk. 8, 39).

    Sikur t’i shëronte vetëm sëmundjet trupore dhe psikike, pas tyre do të mbetej mëkati dhe e keqja në njerëzit, dhe kështu Jezusi nuk do t’i shpëtonte. Jezusi nuk ka ardhur që të përmirësojë botën – por që të krijoi botën e re. Me ngjalljen e tij është krijuar bota e re këtu në këtë botë. Kjo botë do të shkatërrohet – e atëherë do të jetë qielli i ri dhe toka e re. Me ngjalljen e Jezusit ka filluar edhe krijimi i ri.

    Shpirti Shenjt vepron në ne. Të gjitha vuajtjet dhe të këqijat janë prej mëkatit. Është normale që psika jonë dhe trupi ynë do të jenë të shëndoshë kur të lirohemi nga e keqja. Në sferën e shpirtit ndodhen shkaqet e të gjitha sëmundjeve. Prej momentit kur i kemi kundërshtuar Hyjit, kur Adami dhe Eva janë ngritur kundër Hyjit, ne jemi ndarë nga ai.

    Jeta është si lumi i ditëve dhe i kohës. Ai lumë që është ndarë nga burimi i tij, nuk rrjedh më, është shterur. Edhe jeta jonë është e tillë. Njeriu që është në armiqësi me Hyjin, nuk jeton më. Ai vetëm vegjeton, funksionon vetëm trupi i tij. Shpirti është i vdekur, e vdekja shpirtërore është më e rrezikshme se sa ajo trupore. Jezusi ka ardhur që ta mundë këtë vdekje dhe të na kthejë jetën.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Parimi i parë për shërimin e shpirtit



    Parimi i parë për shërimin e shpirtit është se të gjitha fjalët e Shkrimit Shenjt janë shëruese. Kur Jezusi thotë: “Fal”, ky nuk është vetëm parim etik, por është bar. Kur falim, lirohemi prej urrejtjes. Ajo shkatërron edhe trupin tonë, jo vetëm psiken. Trupi ynë atëherë nuk funksionon si tërësi dhe si i lirë.

    Tek fëmija, i cili nuk ka marrë dashuri të mjaftueshme nga prindërit, zgjohet armiqësia ndaj prindërve dhe në protestën kundër tyre krijohet tendosja, ngërçi në organizëm. Po ashtu, nëse njeriu me të vërtetë dëshiron të kënaqet në mënyrë seksuale, kjo nuk është e mundshme në mëkat, sepse në mëkat ndjejmë frikë nga njerëzit, por edhe nga Hyji. Nga mëkati vuan i tërë trupi dhe shpirti. Trupi e ndjen kur jemi në armiqësi me Hyjin. Në këtë botë nuk mund të kënaqemi nëse jemi në mëkat.

    Gëzimin e ndjejmë vetëm kur jetojmë në harmoni me ligjin e Hyjit. Vetëm atëherë kënaqemi nga thellësia e shpirtit dhe e trupit. Botën e ka krijuar Hyji, e jo djalli. Prandaj vetëm Hyji mund të japë gëzimin dhe kënaqësinë. Mëkati premton shumë, jep pak, dhe i merr të gjitha. Ai është gjithmonë mashtrim, gënjeshtër dhe vdekje. Shpesh mendojmë se Kisha na i ndalon kënaqësitë e jetës. Kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, ajo dëshiron që të na e tregojë rrugën drejt lumturisë, gëzimit, lirisë.

    Ne jetojmë në botën që është e mirë, por njëkohësisht edhe e errët, e keqe, e dobët dhe prandaj duhet të dimë cila rrugë është e drejtë. Shkenca, mjekësia dhe fakultetet na i shpjegojnë ligjet e natyrës; Kisha i shtjellon ligjet e jetës. Kisha nuk ndalon as nuk lejon, vetëm thotë: “Nëse dëshiron që të jetosh, përcaktohu – në një anë qëndron vdekja, e në anën tjetër jeta. Nëse dëshiron që të jetosh, zgjidhe anën e vërtetë.” Kjo nuk vërehet aq qartë, sepse kemi të bëjmë me anën shpirtërore. Përkundrazi, anën materialen, do ta kuptojmë menjëherë.

    Nëse nuk e fusim në marsh, nuk mund ta ngasim automobilin. Po ashtu, nëse nuk falim, nuk mund të jetojmë. Kur urrejmë, nuk jemi të lumtur, askënd nuk mund ta shikojmë në sy, jemi të thyer në shpirt, nuk mund të kënaqemi në asgjë, jemi të vdekur shpirtërisht. Nuk ia vlen që të mëkatojmë. Nuk mund të themi: “Ja, helmi gjendet vetëm në majën e gishtit tim, jo në trupin tim.” Mjafton që të jemi të helmuar në majën e gishtit. Kjo vlen edhe për mëkat: vetëm me një mëkat jemi të helmuar.

    Njeriu është tërësi. Çka vlen nëse trupi është i shëndoshë, e shpirti i papastër! Shpirti na lidh me Hyjin dhe me njerëzit. Kjo do të thotë se kur jemi të shëndoshë në shpirt, mbarë gjithësia është e jona, mbarë historia, të gjithë njerëzit. Atëherë asgjë nuk mund të humbim, atëherë e kemi cakun para vetes. Atëherë e dimë – nuk ka fund, gjithmonë janë vetëm fillimet e reja. Çdo fjalë e Besëlidhjes së Re na shëron, çdo gjë që Jezusi ndalon ose urdhëron, është shëruese. Ajo është gjithmonë bar. Ndoshta ende nuk e kuptojmë si të tillë, por e marrim. A e di ti se çfarë përmbajtje ka tableta që ta jep mjeku? Jo. Ke besim në mjekun. Kur Jezusi thotë: fale të afërmin, pranoji fajet tua, duaj armiqtë tu, ai nuk shpjegon parimin dhe shembullin etik, por jep recetë.

    Armiqësinë mund ta shkatërroj vetëm kur ta dua armikun, vetëm kur ndaj tij ndjej dhembje. Është e tmerrshme që të jesh njeri i keq. Prandaj më dhimbset, prandaj e dua. Nëse dua, jam i lidhur me Hyjin, i cili është dashuri. Nëse jam i lidhur me Hyjin, jam i lidhur me njerëzit, jam si lumi që rrjedh. Nëpër mua forca dhe drita e Hyjit rrjedhin tek armiku dhe e ndryshojnë. Kështu ndodh paqja. Paqja nuk arrihet me armë por me dashuri. Ky është ligji i Shpirtit.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Parimi i dytë për shërimin e shpirtit



    Ti të tjerëve u ndihmon me lutjen tënde vetëm atëherë kur në lutje ndërrohesh vetë. Kur je në armiqësi me Hyjin, kur je në mëkat, kur e urren dikënd, ti nuk mund t’i ndihmosh askujt. Së pari duhet të kthehesh. Lutja më së pari duhet që të ndihmojë ty. Vetëm atëherë mund t’u ndihmosh të tjerëve. Shumë njerëz luten e luten dhe asgjë nuk ndodh. Ata thonë: “Lutem, por nuk po ndihmon”. Zemra jote duhet të jetë e hapur. Vetëm kur të hapesh, Hyji mund të veprojë.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Çka është lutja?




    Lutja është bisedë me Hyjin – thotë Koncili

    Lutja është takim me Hyjin – thonë shenjtërit.

    Lutja është shikim i Hyjit – thotë Shën Tereza e Avilës.




    Me fjalë të tjera: në lutje ne kontaktojmë me Hyjin. Në lutje i flasim Hyjit dhe dëgjojmë se çka na përgjigjet Hyji. Dhe pyesim veten: a mund njeriu me të vërtetë të komunikojë me Hyjin? Hyji është shpirt, por edhe njeriu ka shpirt. Dhe jo vetëm kaq; secili i krishterë e ka pranuar në pagëzim Shpirtin Shenjt. Kjo është ajo aftësia hyjnore për komunikim me Hyjin.

    Përveç kësaj Hyji është bërë njeri. Nga kjo rrjedh se me Hyjin mund të flitet në mënyrën që e bëjnë njerëzit. Ashtu si me aftësitë e veta fizike njeriu mund të kontaktojë me botën materiale rreth vetes, ndërsa me aftësitë e veta psikike me botën e gjallë rreth vetes dhe me njerëzit, po ashtu me aftësitë e veta mund të kontaktojë me Hyjin. Lutja, prandaj, është aktivitet i shpirtit. Ajo është me cilësi shpirtërore.

    Mëkati është ndarje e njeriut prej Hyjit. Lutja është vendosje e sërishme e lidhjes miqësore në mes Hyjit dhe njeriut. Me lutje njeriu është më së shumti i drejtuar në lirinë që ia ka sjellë Jezu Krishti. Ai me të vërtetë i ka shpaguar fajet tona dhe neve njerëzve na ka dhënë mundësinë që të mund të kontaktojmë me Hyjin. Me lutje ne hyjmë në shëlbim.


    Kështu mund të kuptojmë se shëlbimi i botës është lutja. Kur, në të vërtetë, në lutje kontaktojmë me Hyjin dhe me shëlbimin e tij, në ne hyn fuqia Hyjnore dhe jeta Hyjnore vendos lidhje me botën. Kjo do të thotë se bota merr fuqinë që është më e madhe se të gjitha bombat, të gjitha urrejtjet, të gjitha mëkatet dhe sëmundjet. Lutja, është pra, bari që shpëton botën nga shkatërrimi. Lutja është e gjithëpushtetshme. Krahasimi me hardhinë dhe shermendin mund të na ndihmojë që ta kuptojmë parimin e dytë për shërimin shpirtëror.



    Jezusi thotë: “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjn 15, 5)


    Në hardhi nuk ka kalavesh rrushi, ata rriten në shermend. Nëse në hardhi nuk ka shermend, atëherë hardhia nuk mund të japë rrush. Ti je shermendi, Jezusi është hardhia. Hardhia nuk ka forcë pa shermend, kurse shermendi nuk mund të bëjë asgjë pa hardhi. Kjo do të thotë: Jezusi nuk mund të japë asgjë nëse ti je i tharë si shermend. Kur je shpirtërisht i sëmurë, në të vërtetë je i frenuar, i mbyllur. Nëse nga hardhia në ty nuk hyjnë lëngjet, nuk do të kesh rrush në vete. As të tjerët nuk mund të marrin asgjë nëpërmes teje. Edhe të tjerët duan rrush, e ai mund të rritet vetëm në ty.


    Kjo do të thotë: Jezusi nuk mund të kthejë kah Hyji askënd përveç teje.

    Papa Gjon Pali II. në shumë shkrime të tija thotë se Jezusi i mishëruar është lidhur me çdo njeri dhe është bërë njeri, duke marrë natyrën njerëzore. Prandaj Jezusi është sot i pranishëm në çdo njeri. Me pagëzim, në ne ka zënë vend Mbretëria qiellore; mëshira e Hyjit ende nuk është e dukshme, sikurse fëmija në barkun e nënës. Ajo duhet të lindë. Jezusi thotë: “Për të vërtetë po ju them: ka këtu ndër ju asi që nuk do të vdesin para se të shohin se arriti me fuqi Mbretëria e Hyjit.”

    Apostujt nuk kanë mundur të bëjnë mrekulli as veprat e Hyjit, derisa nuk e kanë shijuar Shpirtin Shenjt. “Kur apostujt dëgjuan në Jerusalem se Samaria e kishte pranuar Fjalën e Hyjit, i dërguan atje Pjetrin e Gjonin. Këta zbritën atje,u lutën për ta që të merrnin Shpirtin Shenjt, sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjërin ndër ta: ata vetëm ishin pagëzuar në Emër të Jezusit Zot. Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Shpirtin Shenjt” (Vap 8, 14-17). Duhet lindur në Shpirtin Shenjt. Për këtë ndihmon lutja e atyre që tanimë e kanë atë përvojë.

    Të bësh mrekulli, do të thotë të shndërrosh mëkatarin në shenjt, të ndërrosh zemrën e njeriut, ta kthesh atë. Të krishterët bëjnë mrekulli – kjo është gjë normale. Të kesh përvojën e Shpirtit Shenjt, do të thotë të kesh forcën e tij që ta mundësh mëkatin, që të shkëputësh së pari varësinë tënde nga mëkati dhe nga e keqja.



    Gjithkush mund të ketë përvojën e Shpirtit Shenjt. Mirëpo, për këtë kërkohet:

    1. besimi në fjalën e Hyjit,

    2. vendimi personal dhe

    3. lutja.



    Nëse vetë lutemi me qëndresë, ose të tjerët luten për ne, edhe ne do të fitojmë përvojën e Shpirtit Shenjt.

    Të besosh do të thotë që t’i hapesh mëshirës dhe pranisë hyjnore. Feja lind kur të na shpallet fjala e Hyjit dhe ne e pranojmë. Kungimin mund ta marrim vetëm në fe. Nëse e refuzojmë fjalën e Hyjit, nuk mund ta marrim Jezu Krishtin në shëmbëllesën e bukës. Jezusi mund të banojë në ty vetëm nëse në ty banon fjala e tij. “Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta dojë, tek ai do të vijmë dhe tek ai do të banojmë” (Gjn. 14, 23)

    “Kurse, ai që i dëgjon të gjitha këto fjalë të mia e nuk i shtie në veprim, mund të krahasohet me njeriun e marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi rërë” (Mt 7, 26).

    Ti fillon të jetosh kur fillon të lutesh. Atje ku njerëzit luten, banon Shpirti Shenjt.


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 24-09-2009 më 20:06
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    toni77_toni
    une mendoj se ti je OK
    asht e vertet se njerzit e kan harue Zotin
    ishalla Zoti nuk ta humb mundin qe po e ban ....
    me RESPEKT nga busavata

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Si vjen Shpirti Shenjt te ti?



    Kur Jezusi zë vend në ty, me të është Trinia e Shenjtë. Hyji Atë e njeh veten dhe e shpreh atë njohje. Njohja e shprehur e Tij është Biri i tij, Jezu Krishti (Fjala). Edhe Biri është Hyj, vetja e dytë hyjnore. Të duash nuk do të thotë vetëm të japësh dashuri, por edhe ta pranosh atë. Hyji Atë i dorëzohet Birit në dashuri, e Biri e pranon atë dashuri. Pranon në vete Atin e vet dhe i dorëzohet në dashuri atij. Kjo dhënie dhe marrje e ndërsjellë në dashuri, ajo dashuri reciproke në mes tyre, është vetja e tretë Hyjnore – Shpirti Shenjt. Kështu njëri-tjetrin e përfshijnë dhe atje ku është njëri, gjithmonë janë edhe dy të tjerët. Kur Jezusi banon në ty, Ati të sheh në përqafimin e Birit. Ati përqafon Birin dhe së bashku me te, të përqafon e të puth edhe ty. Ajo dashuri është e derdhur në shpirtin tënd.

    Në çastin e ngjizjes Hyji të ka dhënë shpirtin tënd të pavdekshëm. Ai shpirt në ty mund të jetë i sëmurë, i çrregulluar, por atë mund ta shërojë Shpirti Shenjt. Kur je anëtar i Kishës, e ke Shpirtin Shenjt, që e ke marrë me pagëzim, e merr me kungim, me krezmim etj. Ky Shpirt Shenjt në ne shpesh nuk mund të veprojë, sepse jemi përplot me plagë. Plagët shkaktojnë të keqen, urrejtjen, dobësinë, kështu edhe pa vetëdije e pengojmë Shpirtin Shenjt që të veprojë.

    Mëkati është shkaktari i vuajtjes sate dhe shkaku që ti nuk je në gjendje t’i bësh veprat e Hyjit. Mëkati pengon ndikimin e Hyjit në ty. Nëse nuk hapesh në fe, nuk e pastron shpirtin, nuk je i kalueshëm për mëshirën e Hyjit, nuk je “kanal”: dmth. jeta e Hyjit nuk mund të rrjedhë nëpër ty deri tek të tjerët. Mëkatet dhe bllokadat e pengojnë. Mëkati lë në ne plagët dhe vrragët, të cilat janë përsëri tokë pjellore për mëkate të mëtejme, por edhe pengesë për mëshirën e Hyjit.

    Në lutjet për shërim e lusim Jezusin që t’i prekë plagët tona, të kaluarën tonë dhe kujtesën tonë dhe ashtu ta shërojë. Secili prej nesh është gjithmonë i njëjti njeri i cili në vete bart fëmijërinë, moshën e rritur dhe pleqërinë. Që nga fillimi bartim në vete lindjen dhe vdekjen. Prandaj, gjithmonë e kujtojmë me mall fëmijërinë, dëshirojmë dashurinë, butësinë, mbrojtjen dhe sigurinë. Gjithmonë kemi mbetur fëmijë.

    Këto fakte janë shumë të rëndësishme për lutjet e shërimit.

    Vendos: A dëshiron vërtetë që të gjitha plagët e tua të shërohen?
    Lejo që Shpirti Shenjt të vijë tek ti, lidhu me Jezusin. I lidhur, do të thotë: pranoje fjalën e tij. Ti je i lirë prandaj mundesh dhe duhet t’i thuash PO. Ai nuk mund ta japë Shpirtin e vet nëse ti nuk e lut për këtë.

    Dallo: Urrejtja është forca e shpirtit të keq, e jo vetë shpirti i keq. Lusim Hyjin për Shpirtin e dashurisë, Shpirtin e së vërtetës, Shpirtin e besnikërisë – por ky nuk është vetë Shpirti Shenjt. Nuk ka shumë shpirtra të shenjtë por është vetëm një. Ka shumë fuqi dhe dhurata të Shpirtit Shenjt. Njësoj është edhe me forcën e shpirtit të keq, p. sh. me urrejtjen. Që ato forca të mos na sundojnë, kemi lutjen e shërimit dhe të lirimit.

    Që të kuptojmë shërimin e zemrave të thyera, të përkujtohemi se Kisha ka dy detyra:
    1. që të shpallë Mbretërinë e Hyjit, ta shpall fjalën e Hyjit (Lk 9,1-11);
    2. që të shërojë zemrat e thyera (Lk 9, 1. 2. 6. 11).

    Për sëmundje shpirtërore është kompetente Kisha.
    Në mesin e shumë “barërave” të cilat Kisha i ka marrë nga Jezusi, janë këto:

    Pagëzimi na liron nga të gjitha mëkatet personale dhe shëron atë themeloren – na liron nga mëkati i rrjedhshëm, na shpie nga vdekja në jetë.

    Rrëfimi
    na liron nga të gjitha fajet tona, që i kemi bërë pas pagëzimit. Na liron nga dënimi dhe e kaluara që na fajëson. Rrëfimi është si klinikë, si dush që mënjanon nga ne të gjitha papastërtitë. Nuk ka mëkat privat, të gjithë ne jemi një trup, trupi i Krishtit. Kur lirohemi nga mëkati, mbarë Kisha përjeton lirimin.

    Vajimi
    është bar për sëmundjet e shpirtit. Kur shërohet shpirti, shpesh herë shërohet edhe trupi edhe mendja.

    Eukaristia është realiteti më themelor i krishterimit dhe i Kishës, burimi i të gjitha sakramenteve. Në meshë është fjala e Hyjit, Jezusi dhe Shpirti Shenjt, Hyji Atë, i tërë Hyji.

    Në meshë mund të merren të gjitha hiret të cilat Jezusi i ka fituar për ne me vdekjen dhe me ngjalljen e vet.
    Në meshë sot ndodh darka e fundit, mundimi dhe Ngjallja e Jezusit. Për këtë arsye ajo mund të të ndërrojë dhe të të shpie prej vdekjes në ngjallje, nga sëmundja në shëndet, nga mëkati në hir. Mesha e shenjtë është “klinikë” që është mirë të shfrytëzohet çdo ditë. Në të ndodhë ndryshimi më i thellë i të gjitha krijesave, botës dhe gjithësisë në përgjithësi. Ajo është qendra e të gjitha krijesave, e mbarë historisë së llojit njerëzor, aty pulson historia e njerëzimit.

    Jezusi
    na ka dhënë në Kishë edhe lutjet, p. sh. lutja Ati ynë. Vetë lutja nuk është kurrfarë metode, por është ardhje në praninë e Hyjit. Kjo do të thotë se Jezusi është para teje, se ti je pranë tij, se ai të shikon. Duhet t’ia thuash të gjitha. Vepron prania e tij e jo fjalët.

    Kështu, plagët tona të brendshme mund të shërohen me lutjet e shërimit (p. sh. kujtimet tona) që raportet tona me të tjerët përsëri të jenë të mira, që ashtu të mund të lindë shoqëria e re.

    Shumë shërime shpirtërore ndodhin që në rrëfim, më shumë në vajimin e shenjtë, e më së shumti në meshën e shenjtë si dhe me lutjen e ndërmjetësimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 27-09-2009 më 07:01
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Për shërim shpirtëror



    Plagët më të rënda janë plagët dhe vrragët shpirtërore. Pasi që ato kanë shkaqe dhe simptome të ndryshme, këndej ka edhe lutje të ndryshme për shërimin e tyre. Lutjet e ofruara këtu mund të përtërijnë dhe të shërojnë. Këtu nuk kemi të bëjmë me shërim të mrekullueshëm si ka bërë Jezusi. Kemi të bëjmë me shërim me anë të lutjes (“barëra” dhe “injeksione”) të cilat gjithkush mund t’i provojë në vete. Secila nga lutjet e ofruara në të vërtetë është fjala e Hyjit nga Shkrimi shenjt. Në ato fjalë qëndron bari dhe fuqia për betejën kundër sëmundjes shpirtërore.

    Lutja është bisedë me Hyjin
    Të përgatitesh për lutje, do të thotë të vendosësh se tani do të lutesh.
    Ndaju nga çdo gjë që të pengon.
    Shiko në Hyjin, drejtohu atij.

    Mos mendo tani në lutje, por në Hyjin. Secila lutje të sjell te Hyji, në praninë e tij, së bashku me të gjitha plagët tua. Nëse dëshiron që të shërohesh mund të shërosh edhe të tjerët. Mirëpo, askënd nuk mund ta kthesh te Hyji nëse nuk mund ta pranosh. Së pari duhet ta falësh, ta falësh, ta falësh... ashtu që të bëhesh krejtësisht i rrjedhshëm, që mëshira e Hyjit të mund të rrjedhë nëpër ty tek të tjerët. Parimi themelor i shërimit shpirtëror është që të jesh i lidhur me Hyjin dhe me njerëzit në dashuri.

    Secila lutje është shëruese, secila e shëron shpirtin tënd, por lutja më e mirë për të gjitha sëmundjet, mjeti me të cilin e pastron shpirtin tënd është lutja Ati ynë.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Ati ynë


    Ti mund t’i kesh të gjitha që i ka hardhia – të gjitha që i ka Jezusi. Edhe ti mund të bëhesh i shenjtë. Mund t’i kthesh edhe të tjerët te Hyji ashtu që të pinë verë nga rrushi që rritet në ty. Kështu do të mbushen me Shpirtin Shenjt, por vetëm nëpërmes teje. Është shumë e rëndësishme se sa mund të jesh i rrjedhshëm. A dëshiron që lëngjet të rrjedhin prej Jezusit tek të tjerët nëpër ty?

    Lëngjet e Jezusit – ai është Shpirti Shenjt. Shpirti Shenjt është uji i gjallë, thotë Jezusi. Ai është lumi i jetës, ai është vetë jeta.

    Thuaje Ati ynë që të jesh i rrjedhshëm. Atëherë Jezu Krishti lutet në ty.
    Vendose lidhjen me te. Thuaj: “Atë! Ai do të përgjigjet:

    1. prano mëkatet tua (na i fal fajet tona),
    2. fal (si i falim ne fajtorët tonë),
    3. bjeri mohit (mos na lër të biem në tundim),
    4. pranoje tërë jetën tënde (na liro nga i keqi).

    Aty ku të ndalesh, kërko aq gjatë derisa mos ta gjesh shkakun e ndalesës. Gjeje mëkatin atje ku fshihet, përndryshe nuk mund të shkosh më tutje në atë lutje. Nganjëherë je i bllokuar për shkak të ndonjë imtësie. Ke vështirësi sepse atë lutje nuk e thua çdo ditë.

    Kur e lusim kështu Ati ynë, gjithmonë jemi mirë, jemi të liruar nga barra, vështirësitë dhe problemet. Do të ndërrohesh dhe mund të rritesh në lutje. Mund të rritesh në dhuratat e Shpirtit Shenjt. Gjithmonë vlen kjo: vetëm nëse je vetë i shëndoshë mund të “nxjerrësh” shërimin për të tjerët. Ati ynë është kusht për shëndetin tënd. Le të fillojë çdo lutje me të. Secila bashkësi lutjesh në çdo takim do të duhej ta marrë këtë bar.

    Pas këtyre katër pikave mund të flasësh me Hyjin, ta lavdërosh, ta falënderosh. Nga ai mund të marrësh krejt çka dëshiron. Thuaj një herë shkurtimisht dhe konkretisht se çka dëshiron, dhe prit – një sekondë apo dy, ndoshta një minutë, pesë minuta apo pesë ditë, një javë. Prit – do të vijë. Nëse Hyji hamendet, do ta japë. Lutu: “U bëftë vullneti yt”. Vullneti i tij është paqja jote, gëzimi yt, jeta jote. Thuaje atëherë, me zë, Ati ynë dhe lëshoje nëpër zemër secilën fjalë.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shiko në Hyjin



    Nëse do që të përqendrohesh në lutje, mos mendo në atë që flet por në atë me të cilin flet. Ulu afër tij dhe përshëndete nga zemra. Dëgjo se si Hyji të thërret me emër. Kjo dëgjohet me zemër.

    Thuaj: “Zot, ti je këtu; Zotëri, ti je këtu; Atë, ti je këtu. Edhe unë jam këtu.”
    Qëndro aq gjatë derisa shpirti yt të mos e vendos lidhjen me Hyjin. Rrezitu në shikimin e tij, pusho, shërohu, kënaqu. Për këtë të duhen pesë apo dhjetë minuta çdo mëngjes. Qëndro ashtu derisa të mos e ndjesh gëzimin dhe forcën.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Pranoji mëkatet



    »Por, nëse ne ecim në dritë, sikurse Ai është në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin dhe gjaku i Jezusit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po nëse themi: “Ne nuk kemi mëkat”, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Por, nëse themi: “Ne nuk kemi mëkatuar”, e bëjmë Atë rrenacak dhe fjala e tij nuk është në ne« (Gjn. 1,7-10).

    Shiko se cilat pjesë tuat kjo dritë e diellit nuk i arrin. Ku janë hijet, bllokadat, negativja në ty? Atë, më fal. Sa herë që e pranon mëkatin e ri, prit derisa e ndjen se është zhdukur. Kështu një nga një me radhë. Mëkati është armiqësi me Hyjin. Lute Hyjin të të japë dritë që të mund t’i zbulosh të gjitha mëkatet tua.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •