Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56
  1. #21
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Lutja e pushimit



    Bari shpirtëror kundër lodhjes: pesë minuta pushim të pasdites

    A mund të punosh gjatë e të mos lodhesh? Me anë të meditimit, i cili është njëherësh lutje, do të qetësohesh plotësisht. Zoti është këtu, ai e freskon shpirtin tënd, të vë në gjumë.

    Shën Tereza e Avilës ka thënë se ai gjumë është lutja më e thellë. Ne jemi thellë në vete dhe në Zotin si në një lloj reje.

    Zoti nuk e ka krijuar vetëm punën dhe të qenët zgjuar, por edhe gjumin. Prandaj është e mundur edhe lutja në gjumë, ky është vullneti i tij.

    Ky është shërim shpirtëror. Nuk mund ta mbështetësh kokën në krahun e mëkatarit ose të sëmurit, dhe te ai të gjesh shërim.



    Pra, mbështetu në Zotin, ai është i mirë.
    Zër vend në karrige sikur të mos kesh ndër mend të lëvizësh disa vjet. Mendo vetëm në fjalët e Jezusit:
    “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë, e unë do t’ju çlodh.”

    Thuaj: “Mirë, Jezu, ja po vij tek ti”. Afrohu tek ai plotësisht – gjithsesi, jo me trup, por me shpirt shko krejt afër tij. Ai është aq real sa janë reale mendimet tua dhe dashuria jote. Thjeshtë hapu dhe thuaj: “Po, Zoti është para meje, pas meje, afër meje, mbi mua, nën mua, në mua”.

    Zoti është gjithkah, kah do që të shikosh.



    Ose:
    Zoti ka thënë se ai është Ati yt. Jezusi ka thënë: “Nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në mbretërinë e qiellit.” Bëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të, sa të mund të flesh. Merr frymë në ritmin me të cilin Ai merr frymë, me ritmin e Atit tënd. Lejo që zemra jote të zhytet në zemrën e tij. Dorëzoja shqetësimin tënd. Ai është paqja jote.



    Ose:
    Ti je bija ose biri i Hyjit Atë. Biri i Zotit, Biri i njëlindur i tij është në ty. Shpirti Shenjt është në ty. Lute Shpirtin Shenjt për dashurinë e tij. Posa të zgjohesh, falëndero Zotin se je zgjuar përsëri dhe bën një pastrim të vogël shpirtëror. Kalo edhe një herë të gjitha pikat e At-yn-ës.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-10-2009 më 14:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #22
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Lutja që të mund të falësh dhe të ndihmosh vetes dhe të tjerëve



    Kur e ke vështirë të falësh
    Vendos me këmbëngulje se do të falësh.

    Lutu për atë që të ka lënduar.

    Falëndero Zotin për të, për planin e Zotit për jetën e tij.

    Ushtro dhembshurinë për atë njeri, dmth.: fillo ta duash. Kush e di se çfarë vështirësish ka në vete? Ndoshta as nuk është i vetëdijshëm që të ka pikëlluar ose që është i keq.
    Thjeshtë thuaj: “Oh, Zot, po e dorëzoj në duart tua”.

    Në ty ngadalë zhduket urrejtja; ndjehesh i shëndoshë, urrejtja tërhiqet dhe i lëshon vendin faljes. Fillo së pari me fyerjet e vogla. Për fyerjet e mëdha ke në vete shumë bllokada që të mund t’i shërosh menjëherë me sukses.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #23
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur dëshiron t’i ndihmosh dikujt, kur dëshiron që me dikënd të kesh
    marrëdhënie të mira


    Mohoje, liroju nga varësia prej atij njeriu, hiq dorë nga çdo interes në lidhje me të. Kjo është me rëndësi, sepse nëse ke çfarëdo interesi në lidhje me të ose i frikohesh, nuk mund të hapesh ndaj Zotit plotësisht. Interesi yt është bllokadë.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #24
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse tundimet janë shumë të mëdha



    Nëse tundimet janë shumë të mëdha, nëse në imagjinatë të lajmërohen pamje të ndyta, nëse ke tundim që të mos shkosh në Rrëfim ose në Kungimin e shenjtë

    Mos e sulmo të Keqin i vetmuar. Është rrezik, thotë Kisha, sepse u ekspozohesh në mënyrë të drejtpërdrejtë fuqive të këqija, kështu që do ta pësosh edhe më keq.

    Drejtohu Jezusit. Mos mendo në atë se je i djallosur. I krishteri nuk mund të jetë i djallosur. Shpirti i tij, thellësitë e shpirtit të tij i takojnë Zotit. Djalli nuk mund të posedojë thellësinë e shpirtit tënd, personalitetit tënd, por fuqitë e tij mund të pengojnë fuqitë tua psikike dhe shpirtërore, mund të të lidhin. Por nëse dikush i është kushtuar Djallit shprehimisht, mund të jetë si i djallosur.

    Thuaj: “O Zot, të falem nderit për mendimet e mia të marra dhe për pamjet e ndyta”.

    Mashtruesi i frikohet lavdërimit, guximit dhe falënderimit tënd. Do të zhduket menjëherë, e ti mund të qeshësh me lehtësi.

    Gjithmonë thuaj: “Jezus, thyeje atë fuqi të papastër në mua, të lutem”. Nëse je i shqetësuar, thuaj menjëherë: “Jezusi është Zotëria im. Ai është i gjithëpushtetshëm. Unë i takoj Jezu Krishtit.” Paqja atëherë vjen shpejt.




    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #25
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur të mundojnë brenga të rënda, kur je në rrezik të madh, kur ke shumë frikë


    Përsërit shpesh: “Jezusi është Zotëria im”. Së paku dhjetë herë përsërite këtë, derisa nuk ndjen se Jezusi po i shpërndan mjegullën, tundimet dhe brengat, derisa të vetëdijesohesh se Jezusi është vërtetë Zoti dhe Zotëria yt. Lejo që këto fjalë, këto të vërteta të depërtojnë ngadalë në zemrën tënde, derisa brengat dhe frika të zhduken krejtësisht.

    Nëse të neveritet mendimi për çfarëdo aktiviteti, kur nuk mund të gjesh forcë
    që të bësh diçka


    Thuaj: “Jezu, ti je këtu. Edhe unë jam këtu”.
    Qëndro në praninë e Zotit.
    Merr frymë thellë që të shtendosesh.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #26
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur ndjen frikë



    Është shumë e rëndësishme që të zbulosh shkakun e frikës. Ajo rrjedh zakonisht nga ndonjë traumë, shok ose frikë e vjetër që nga fëmijëria (nëse p. sh. nëna jote ka menduar që të abortojë, nëse ka nynykatur ose ka qenë e pakënaqur gjatë shtatzënisë, nëse prindërit nuk të kanë pranuar me dashuri, nëse kanë qenë të sëmurë, nëse ke qenë i vetmuar në fëmijëri).


    Kur dëshiron që të mbrohesh nga frika, kur ke rënë në vështirësi, kur je nervoz,
    kur ke tremë, dridhesh nga frika


    Thuaj ngadalë: “Jezusi është Zotëria im, Jezusi është Shpëtimtari im. Zoti është Ati im”. Bëje këtë aq gjatë, derisa e keqja të mos tërhiqet, derisa shpirti yt të mos e gjejë paqen.
    Thuaj atëherë: “Në emër të Jezu Krishtit le të largohet nga unë çdo shqetësim, le të zhduket çdo frikë.”
    Kurrë nuk je vetëm. I lidhur me Jezusin në lutje, kurrë nuk je vetëm.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #27
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur ke frikë, kur je i shqetësuar, kur je i pakënaqur; si dhe tek sëmundjet psikike


    Thuaj përsëri: “Jezusi është Zotëri”. Vetë fjala “Jezus” shëron.
    Thuaj: “Në emër të Jezusit le të largohet çdo shqetësim dhe frikë.”

    Ose:
    Pranoje kryqin (pranoje atë gjë prej të cilës frikohesh).
    Këtu ndihmon intenca paradoksale. Nëse i frikohesh p. sh. provimit, rrëfimit, paraqitjes publike etj., vendos: “Pikërisht tani do të shkoj!”

    Ose:
    Sidomos para paraqitjes, nëse i frikohesh publikut:
    Shikoji mirë njerëzit në fytyrë – pas maskës së jashtme ata janë fëmijët e Zotit, qenie të dashura.

    Ose:

    Ua fal atë se ua kam frikën.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #28
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse je i frenuar në fuqitë tua, nëse frika po rritet



    Përsërit shpesh: “Jezusi është Zotëri, Jezusi është fitues, sundimtar i qiellit dhe i tokës”.

    Vetëdijesohu: “Zoti është Ati im, ai më do. Ai është i gjithëpushtetshëm, askush s’mund të më bëjë gjë të keqe.”

    Gjeje veten në përqafimin e tij. Je krejtë-sisht i mbrojtur me mantelin e tij. Qëndro ashtu derisa të ndjesh se frika ka kaluar.

    Që të largosh frikën, thuaj: “Po. Le të bëhet.” Prano atë prej të cilës frikohesh. E keqja dëshiron të të paralizojë me frikë ose të të lidhë me dëshirat tua të pavlera. Nëse i mohon ato dëshira, mund të arrish çdo gjë. Do të dalësh fitimtar kur të pranosh frikën. Edhe Jezusi ka dalë fitimtar kur e ka pranuar kryqin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #29
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur u frikohesh njerëzve, kur njerëzit të kërcënohen



    Thuaj ngadalë dhe vazhdimisht: “O Zot, bekoje atë njeri”. Po ashtu: “Paqja e Zotit qoftë me ty!”

    Kur bekon, vetë e pranon bekimin. Armiku yt bëhet miku yt. Në bekim është fuqia e Zotit e cila nëpër ty kalon tek armiku. Paqja e Krishtit është fuqia qiellore, fuqia e vdekjes dhe e ngjalljes së Jezusit, ajo i ndërron dhe i kthen njerëzit.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #30
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse i frikohesh dikujt, nëse i frikohesh mëkatit, vdekjes, nëse i frikohesh frikës sate



    Vetëdijesohu dhe thuaj shpesh: “Zoti është i gjithëpushtetshëm”. Përsërite aq gjatë, derisa kjo të mbetet në shpirtin tënd.
    Përsërit shpesh: “Gjithçka është në dorën e Zotit, çdo situatë, çdo periudhë, çdo gjë që i frikësohem”. Thuaj shpesh vetit: “Zoti më do”. Zoti e di për mua, ai e di se jam këtu – e kjo mjafton. Mendo për këtë derisa të ndjesh se terri është zhdukur.

    Ose:

    Fale atë njeri. Atëherë në ty vjen paqja kurse terri shkon tek ai. Tani mund të qeshësh përsëri. Bekoje atë njeri. Pandërprerë përsëritja vetes: “E mohoj frikën”.

    Ose:

    Pranoje tërë atë situatë prej të cilës frikohesh dhe thuaj: “E mohoj frikën. O Zot, le të më ndodhë sipas vullnesës sate”. Falëndero Zotin për atë njeri prej të cilit frikohesh,falëndero për planin e Zotit me atë njeri.

    Kur dikush të urren ty ose familjen tënde, kur dikush shan, truan, ose nëm,
    kur dikush ka diçka kundër teje, kurse ti i frikësohesh atij,
    kur dikush dëshiron të të bëjë dëm me praktika okultiste ose me fall
    Thuaj qetë, sidomos kur frikohesh: “Jezusi është Zotëria im, i Tejetlarti dhe i Gjithëpushtetshmi”. Fale nga zemra atë njeri. Atëherë vjen drita në ty. Nëse nuk fal, në ty është errësirë, dhe nëpër të mund të vijë e keqja tek ti.

    Pranoje nëse ke diçka kundër atij personi: “Jezu, ma fal atë mëkat”. Tani arma e tij është e parrezikshme, ai nuk mund të të dëmtojë. Bekoje atë njeri. Kështu i shkatërron fuqitë e errëta dhe armiqësinë në ty. Ai nuk mund të të dëmtojë. Nëse e ke shumë vështirë, thuaj qetë: “Paqja e Zotit qoftë me mua”. Ose: “Në emër të Jezu Krishtit le të largohet nga unë çdo frikë, kjo sëmundje, të gjitha fuqitë e errëta.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #31
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur çdo gjë të duken e pa kuptim, tek brengat, ndjenja e fajësisë, kur nuk i plotëson pritjet e dikujt


    Nganjëherë krahasohesh me të tjerët: ata janë më të arsimuar, kanë më shumë para, janë më të famshëm, e unë nuk kam asgjë, nuk vlej asgjë. Vetëdijesohu: sikur asgjë të mos punoje, Zoti të ka dëshiruar dhe ai është kuptimi i jetës sate.

    Bëhu i vetëdijshëm se ai të ka dërguar në këtë botë. Shiko se si Zoti prej lartësisë të lëshon në tokë me dorën e vet, sikur të lëshonte ngadalë me parashutë. Ti vjen nga ai, prandaj është me rëndësi që të bësh vetëm atë që ai dëshiron të bësh, dhe jo atë që njerëzit presin që të bësh. Lejo që të lirojë në brendinë tënde. Thuaj:
    “Dëshiroj atë që Ti kërkon prej meje”.

    Thuaje këtë deri sa të shohësh jetën tënde, perspektivat tua dhe mundësitë tua.

    Kjo do të japë paqe, forcë dhe kënaqësi në punë. Sidomos duhet lutur në mëngjes ose në rast të dëshpërimit.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #32
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Në raste të vështira të jetës sate


    Në raste të vështira të jetës sate, te ndjenja e fajësisë, në situata pa kuptim dhe pa qejf, kur nuk je i aftë që të vendosësh raporte me të tjerët

    Lute Ati ynë ngadalë pikë për pikë: Shiko Zotin, prano mëkatet, fal, moho, prano kryqin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #33
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur dëshiron që të lutesh për të sëmurin



    Fale. Kërko vullnetin e Zotit dhe planin e Zotit për atë njeri. Përpiqu që të lutesh ashtu që të mos kërkosh shërimin e tij me çdo kusht prej Zotit. Plani i Zotit me atë njeri është më i mirë se shëndeti që ti kërkon për te. Falëndero Zotin për planin e tij, vullnetin e tij për atë të sëmurë (jo për sëmundjen!). Është mëkat të mendosh se Zoti e dëshiron sëmundjen. Ai vetëm lejon sëmundjen, sepse planifikon diçka të përsosur dhe të mirë me atë njeri. Ai dëshiron që atij njeriu t’i japë fuqi të re, fe të re, shenjtëri të re. Sëmundja nuk është caku, por vetëm thirrja e Zotit që i bën atij njeriu. Prandaj mos thuaj në mënyrë të “devotshme”: “Ndoshta Zoti e dëshiron këtë”. Kurrë mos beso në negativen. Sa herë që qan, ankohesh, të dhimbset vetja, atëherë je duke e pranuar dhe e e pranon se e keqja është e gjithëpushtetshme. Negativja është gjithmonë e dobët.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #34
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur je i varur



    Kur je i sëmurë, ose kur je i varur (ti ose të tjerët) nga alkooli, seksi, droga, ushqimi, zënkat, puna etj.

    Paraqite atë sëmundje së bashku me dhuratat e paraqitura në altar në meshë.

    Ka shumë sëmundje shpirtërore të cilat janë të trashëguara, p. sh. alkoolizmi, sharjet, urrejtja, kurvëria.

    Fale personin (të gjallë ose të vdekur), prej të cilit e ke trashëguar sëmundjen.

    Kushtoje meshën e shenjtë për atë person. Te kushtimi i dhuratave, kushtoja Zotit atë person. Kungohu në meshë për të. Në fund të meshës thuaj: “Gjaku i Jezu Krishtit le t’i zhdukë të gjitha ndikimet negative të këtij personi në mua”.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #35
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur njerëzit të kanë lënduar, kur je i lidhur për njerëzit



    Vetëdijesohu: “Zoti më ka krijuar”. Përsërite këtë derisa të jesh në brendi fare i lirë, derisa ta kesh të qartë se je krijesë e Zotit, unikat, origjinal, që ke dhurata që mund t’i vësh në shërbim të njerëzve.


    Ose:

    Nganjëherë lëndimet dhe plagët janë në nënvetëdije. Bëhen të dukshme kur ndjen se kundër dikujt dëshiron të thuash diçka negative, ose ai njeri është antipatik për ty, ose të ka lënduar. Plaga është pengesë në mes teje, Zotit dhe atij njeriu.

    Fale atë njeri.
    Bekoje.
    Falëndero Zotin për të.
    Atëherë je krejtësisht i kalueshëm për hirin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  16. #36
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur dëshiron që të lirohesh nga urrejtja, antipatia, moskuptimi



    Gjithmonë foli vetes: “Thellësitë e mia e duan atë njeri”. Secili prej nesh e bart maskën. Ajo maskë mund të jetë edhe antipatike, por ajo është e jashtme dhe materiale. Pas saj është diçka e mrekullueshme, sharmante – njeriu, shpirti i pavdekshëm. Njeriu është gati i padukshëm pas asaj maske; mund të shihen vetëm format trupore dhe shenjat. Por pas saj qenia është e bukur, gjithmonë e re, e dëshiruar prej Zotit. Thuaja këtë shpirtit tënd, derisa të mos largohen të gjitha ferrat e antipatisë, derisa në ty të banojë paqja, drita, fuqia, njerëzia, mirësia, derisa të mund ta shikosh secilin njeri në sy.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  17. #37
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur je i sëmurë fizikisht, mentalisht ose shpirtërisht

    (Vërejtje: Të sëmurët mentalë duhet të kenë dikend pranë vetes në atë rast. Lutu me ta.)

    Fale personin që të tmerron. Lejo Jezusin që t’i afrohet asaj plage ose sëmundjeje në ty, që ta shërojë ose ta mënjanojë. Jezusi ka ardhur që t’i asgjësojë veprat e të Keqit.
    Çdo ditë falëndero Zotin që është më i fortë se sëmundja jote.

    Tek të gjitha sëmundjet ose kur asgjë nuk ndihmon në shërim
    Falëndero Zotin për planin e tij me ty, falëndero se të afron tek vetja nëpër sëmundje. Mos u falëndero për sëmundje, por për planin e Zotit me sëmundjen!



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  18. #38
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Për fëmijët e hendikepuar (fizikisht ose shpirtërisht)




    Merri këto “barëra” së paku një muaj. Me butësi, siguri dhe besim do t’i shërosh ato plagë që në fëmijën janë shkaktuar nga stresi, shoku, mospranimi.

    Çdo mbrëmje, kur fëmija fle (jo gjatë ditës sepse fëmija atëherë mbrohet nga kjo), vëni duart mbi kokën e fëmijës dhe lutu: “Zoti të do dhe unë të dua”. Dashuria e Zotit do të rrjedhë nëpër dorën tënde. Lutu së paku pesëmbëdhjetë minuta në ditë, varësisht nga ajo sa është dashuria jote në zemër. Lutu shpesh: “Alleluja”




    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  19. #39
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur nuk ndjehemi mirë, kur ndjejmë ftohtësi në zemër



    Ne i kemi besuar dashurisë së Zotit. sh Gjoni thotë; "Zoti është dashuri. Kush mbetet në dashuri, edhe Zoti mbetet në te”.


    Mëkatet, e keqja, nënvetëdija na thonë: “Mos beso”.
    Të besosh, do të thotë që të hidhesh në dashurinë e Zotit. Kur e ndjen atë dashuri, je i shpëtuar, gjendesh në një botë tjetër.

    Dëgjo se si Zoti të thërret me emër (Is 43)
    Të kam shkruar në duart e mia” (Is 49). Ai e lexon në shuplakën e vet emrin tënd dhe të pyet a mund të hyjë te ti. Hape derën dhe do të ndjesh se si të do me butësi dhe besnikëri. Ti je më i rëndësishëm për të se sa jeta e tij në këtë botë. Ai nuk do të braktisë kurrë. Provo të pranosh dashurinë e tij. Ai kurrë nuk do të dënojë, ai ka shumë dëshirë për ty, dëshiron të të shërojë. Dëshiron që t’i prekë të gjitha ndjenjat, mendimet dhe intimitetin tënd. Besoji. Lejoji që të dojë dhe të të shërojë. Thuaj: PO. Atëherë do të fillosh të jetosh.

    Ose:
    Mendo për shëmbëlltyrën e deles së humbur. Zoti të kërkon. Zoti të gjen. Është i gëzuar që ti i beson. Nuk janë të rëndësishme për të mëkatet tua dhe e kaluara jote. Besoji. Me këtë shëmbëlltyrë do të thotë se si është i butë dhe si të bart në krahë.

    Ose:
    Mendo për shëmbëlltyrën për djalin e humbur. Kthehu në shtëpi dhe babai yt të hedhet në përqafim dhe të mbulon me puthje. Ai gëzohet, feston. Ai t’i vesh rrobat e reja. I gjithë qielli gëzohet me ty, jo sepse je i mirë, por sepse beson se Zoti është më i fortë se mëkati dhe faji yt. Djali që ka qenë në shtëpi nuk ka mundur që të gëzohet; ai ka qenë me babin tërë kohën, por është i humbur në mëkat dhe në zili. Jezusi gëzohet për fëmijët e humbur dhe të gjetur. Faji yt është i parëndësishëm për të. I rëndësishëm je vetëm ti.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 12-12-2009 më 18:46
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  20. #40
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Lutja që shëron

    Nëse nuk ke ndjerë kurrfarë dashurie në jetë!



    Shumica e plagëve dhe bllokadave mund të zhduket nëse beson se Zoti të do. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të besuar në jetë, por është vështirë sepse mëkaton pandërprerë. Prandaj të duhet shërim i vazhdueshëm. Në momentin kur beson se Zoti vërtetë të do, ndjehesh i lirë, i lumtur dhe i plotësuar me Shpirtin Shenjt. Arsyeja na flet: “Zoti të do.” Feja është siguria shpirtërore. Mund të dyshosh ose – të besosh. Përcaktohu për besim. Atëherë do të mund të besosh përherë e më shumë, pa kufi. Vetëm në dashurinë e Zotit je i shpëtuar.

    Jezusi ka thënë se Ai vetë është bariu i mirë. Së pari mendo në këtë shëmbëlltyrë të Shkrimit shenjt. Imagjinoje dhe lejo që të depërtojë thellë, thellë në shpirtin tënd, si e vërtetë e Zotit. Kur humbet ndonjë dele, bariu i mirë e kërkon derisa ta gjejë. I lumtur, e merr në krahët e vet me dashuri, dhe e bart plot krenari. Thotë i gëzuar: “E kam gjetur, dhe e kam shpëtuar nga shkatërrimi i mëkatit, nga mungesa e besimit”. I thërret të gjithë engjëjt dhe kryeengjëjt dhe të gjithë atëherë festojnë me gëzim shpëtimin e saj.
    Hulumto ku ke humbur. A mund të besosh se Jezusi të kërkon. Bëje këtë derisa të fillosh të klithësh nga gëzimi.

    Ose shëmbëlltyra tjetër:
    Jezusi na flet për mbretërinë qiellore. Zoti është si tregtari që kërkon perlën më të bukur. Kur e gjen, shet gjithçka ka që të blej atë perlë.

    Ti je ajo perlë. Jezusi i ka shitur të gjitha që i ka pasur në tokë dhe ka kaluar nëpër vdekje... Të gjitha i ka shitur që të mund të shpërblejë ty.

    Shihe veten në rolin e perlës. Shiko se si Jezusi e jep jetën e vet për ty, se si hyn në vdekje dhe ty të merr me vete: “Tani je imi, tani je me mua, atje ku jam unë. Më lejo që të çoj ashtu si çohet fëmija”. Thuaj: “Mirë, tani jam yti, gëzohem për këtë”.

    Ose:
    Shiko kryqin e Krishtit. Thuaj: “Domethënë, kaq shumë më paske dashur!”



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •