Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Si u vendos fashizmi ne Shqiperi

    Nga Kastriot Dervishi

    ‑Kush ishin bazat e fashizmit nė Shqipėri

    ‑Si funksiononte aparati fashist dhe cilėt ishin institucionet e tij.

    ‑Ēfarė ishte Statuti i Partisė Fashiste?

    ‑Kush ishin komunistėt qė figurojnė fashistė para vitit 1941

    ‑A ka qenė Enver Hoxha fashist

    ‑Pse ishte midis grave fashiste tė Elbasanit edhe Maria Shuteriqi

    ‑Pse ishte fashist presidenti i parė i Shqipėrisė komuniste Omer Nishani.

    Njė temė tabu, e panjohur dhe gati e paprekur nė historiografinė shqiptare ėshtė ajo qė ka tė bėjė me ideologjinė fashiste dhe pėrhapjen e saj nė Shqipėri nė vitet 1939 ‑ 1943. Sigurisht qė pėr fashizmin ėshtė folur e shkruar jo pak nė njė sens tė caktuar, por asnjėherė nuk ėshtė shkruar pėr mėnyrėn e funksionimit tė aparatit partiak dhe shtetėror tė tij. Nga ana tjetėr periudha nė fjalė nuk mund tė lihet jashtė objektit tė studimit vetėm pėr shkaqe ideologjike. Pėr mė tepėr mjaft anėtarė tė mėvonshėm tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė kanė qenė ndėr fashistėt mė tė shquar para prishjes sė paktit gjermano ‑ sovjetik qė ndodhi si pasojė e sulmit qė Gjermania i bėri Bashkimit Sovjetik nė qershor 1941.

    Ēfarė ishte fashizmi musolinian

    Frymėzues i ideologjisė fashiste ishte Benito Musolini (25 korrik 1883 ‑ 28 prill 1945). Udhėheqėsi i ardhshėm fashist pasi kaloi njė fėmijėri tė vėshtirė, nė fillim tė shekullit tė 20‑tė u aktivizua nė disa organe shtypi derisa mė 1912 arriti tė drejtojė gazetėn socialiste "Avanti". Pasi mori pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore nė radhėt e ushtrisė italiane, Benito Musolini krijoi mė 23 mars 1919 nė Milano bėrthamėn e parė tė Partisė Fashiste. Shumė shpejt nė harkun e tre vjetėve partia e tij pati njė anėtarėsi prej 700 mijė vetėsh. Fashizmi musolinian konsistonte nė mobilizimin e madh tė forcave morale dhe lėndore. Organizmi i tyre ishte njė ushtarak dhe sindikal pėrkrah atij politik qė pėrmblidheshin nė fashe, skuadra dhe sindikata. Mė pas fashet e sindikatat u shkrinė nė federata me baza krahinore. Anėtarėt e Partisė Fashiste kishin edhe uniformėn e vet tė veēantė qė ishte kėmisha e zezė. Pėr kėtė shkak fashistėt quheshin rėndom edhe kėmishėzinj.

    Mė 21 prill 1922 Benito Musolini nė ditėn e themelimit tė qytetit tė Romės, mbajti nė kėtė qytet njė takim tė madh qė e cilėsoi si "festė fashiste".

    Mė 16 tetor 1922, gjatė njė kuvendi nė Milano, fashistėt vendosėn marshimin mbi Romė mbi bazėn e 5 pikave qė ishin:

    1‑Mobilizimi dhe pushtimi i institucioneve publike nė qytetet kryesore tė Italisė.

    2‑Pėrqendrimi i forcave fashiste 5 rajone tė Italisė.

    3‑Ultimatumi drejtuar qeverisė sė kryesuar kryeministri Facta.

    4‑Hyrja nė ministri dhe pushtimi i tyre me ēdo ēmim........

    5‑Ndėrtimi i njė qeverie fashiste dhe mobilizimi i forcave ushtarake nė njė qytet tė Italisė qendrore nėse dėshtonte pika katėr.

    Pėr tė realizuar qėllimet e mėsipėrme mė 24 tetor 1922, Musolini organizoi mbledhjen e madhe nė Napoli ku 40 mijė fashistė dhe 20 mijė punėtorė shoqėronin fjalimin e liderit tė tyre duke thirrur vazhdimisht "Duēe, Duēe..." (qė do tė thotė prijės). Pas mbledhjes sė Napolit filloi marshimi fashist, ku mijėra fashistė tė armatosur ju drejtuan Romės. Komanda e Pėrgjithshme e ushtrisė fashiste qėndronte nė Peruxhia dhe drejtohej nga Emiloi De Bono, Italo Balbo, Cezare De Vecchi dhe Michel Biachi. Kryeministri italian Facta duke parė kėtė gjendje kėrkoi nga mbreti Viktor Emanueli i III‑tė shpalljen e shtetrrethimit dhe shtypjen e revolucionit fashist. Pėrgjigja negative e mbretit e detyroi kryeministrin tė japė dorėheqjen mė 28 tetor 1922. Pikėrisht kjo ditė ka hyrė nė histori si "trimfi fashist". Mė 30 tetor Musolini hyri nė Romė dhe filloi pėrgatitjet pėr tė formuar qeverinė e re. Deri mė 1925 Musolini drejtoi njė qeveri koalicioni. Pas kėtij viti drejtimi i qeverisė sė tij ishte tėrėsisht nė dorė tė tij dhe tė Partisė Fashiste. Njė vit mė vonė u ndalua me ligj krijimi i partive dhe organizatave.

    Hyrja nė fuqi e Statutit tė ri tė Mbretėrisė Shqiptare nė qershor 1939

    Gjatė viteve tė mbretėrisė zogiste, ideologjia fashiste nuk kishte mundur tė depėrtonte nė atė mėnyrė qė pritej, ndonėse pėr tė ishte bėrė njė investim jo i pakėt nga italianėt. Nė tėrėsi idetė fashiste u pėrqafuan nga njė grup i vogėl intelektualėsh tė cilėt u pėrfshinė mė vonė nė tė ashtuqujaturėn "Lėvizje tė Delvinės" tė vitit 1937 dhe qė mbronin teorinė e "diktaturės sė ndritur".

    Pas pushtimit tė 7 prillit 1939, dhe tė ashtuquajturit "bashkim personal" midis Shqipėrisė dhe Italisė, nė Shqipėri pati njė terren ideal pėr zhvillimin e ideve fashiste. Nė funksion tė "bashkimit personal" u krijua mė pas edhe Statuti Themeltar i Mbretnisė Shqiptare, i cili ju dorėzua pėr nėnshkrim Viktor Emanuelit tė III‑tė nga kryetari i delegacionit shqiptar, kryeministri Shefqet Vėrlaci mė 3 qershor 1939. Ky Statut pėrmbante 7‑tė kapituj. Nė statut Shqipėria pėrcaktohej si shtet i pavarur brenda kuadrit tė "bashkimit personal" dhe njihej si mbret Viktor Emanueli i III‑tė. Sipas statutit mbreti emėronte dhe ē`emėronte tė gjithė ministrat.

    Nė vend tė parlamentit statuti parashikonte ngritjen e Kėshillit tė Epėrm Fashist Korporativ (KEFK). Kapitulli i 6‑tė i statutit i kushtohej "tė drejtave dhe detyrave tė qytetarėve".

    Ēfarė ishte Milicia Fashiste



    Ndėr organizmat e para tė Partisė Fashiste ishte edhe Milicia Fashiste. Mė 18 shtator 1939, Jakomoni nėshkroi dekretin pėr krijimin e kėsaj milicie, e cila bėnte pjesė nė Milicinė Vullnetare pėr Sigurimin Kombėtar. Sipas vetė fashistėve kjo milici "garantonte zhvillimet e revolucionit fashist". Milicia Fashiste ishte e organizuar nė njė komandė dhe e shpėrndarė nė 4 regjione dhe 10 coorti. Milicia Fashiste ishte pjesė e rėndėsishme e Partisė Fashiste pasi nė fund tė fundit anėtari i kėsaj partie quhej milic vullnetar.

    Ja njė pjesė e Statutit tė Partisė Fashist

    Me dekretin e firmosur nga Mėkėmbėsi Jakomoni datė 2 qershor 1939, hyri nė fuqi Statuti i Partisė Fashiste Shqiptare. Nenet kryesore tė kėtij satuti janė kėto:

    "‑Partia Fashiste Shqiptare asht nji milici civile vullnetare nėn urdhėrat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit.

    ‑Partia Fashiste asht e vetmja parti e Shqipnisė.

    ‑Pranimi nė PFSH bahet pėrmjet nji kėrkese apo me levėn fashiste. Leva fashiste konsiston nė kalimin nga bijt e shqipes nė rreshtat e balilave shqiptarė e shqiptareve tė vogla; nga balilat shqiptarė nė rreshtat e avanguardistėve, nga avanguardistėt nė grupet e fashistėve universitarė e tė djelmėnisė fashiste; nga fashistėt universitarė e tė djelmėnisė fashiste nė PFSH e nė Milicien Fashiste; nga shqiptaret e vogla nė rreshtat e vajzave shqiptare; nga vajzat shqiptare nė rreshtat e vajzave fashiste, nga vajzat fashiste ne Fashet femnore. Leva Fashiste bahet pėr ēdo vjetė.

    ‑Fashisti nė kohėn e pranimit nė PFSH betohet dhe nėnshkruan formulėn e betimit:

    "Betohem se do tė kryej urdhėnat e Duēes, Themelues i Perandorisė dhe Krijues i Shqipnisė sė Re ‑ dhe do t`i shėrbej ēėshtjes sė Revolucionit Fashist e po qe nevoja edhe me gjakun tim".

    ‑PFSH pėrbahet prej fasheve. Fashet inkuadrohen nė krahina, nė Federata tė Fasheve. Fashi inkuadron tė nėnshkruemit nė PFSH tė nji komune. Ndėr qendrat urbane e ndėr fraksionet me randėsi mund tė formohen grupe lagjesh fashiste. Grupit tė lagjes i besohen funksione analoge me ato tė Fashit brenda kufijve me karakter toksor tė caktuem prej sekretarit tė Fashit. Grupi fashist i lagjes pėrbahet sė paku prej dy sektorėsh. Sektori pėrmbledh dy deri nė gjashtė nuklej dhe nuk bashkėrendon veprimtarinė....Nukleu pėrmban njisinė organizuese themelore tė PFSH‑sė dhe duhet tė formohet pranė ēdo fraksioni, pranė ēdo qendre bujqėsore tė rrethit tė ēdo Fashi.

    ‑Organizatat e PFSH‑sė janė

    Grupet e fashistėve universitarė

    a‑Djelmėnia e Liktorit

    b‑Fashet femnore

    c‑Opera dopolavore

    Enti Asistenca Fashiste

    Varen drejpėrdrejt nga PFSH‑ja organizatat e punės

    ‑Pranė ēdo federate tė fasheve formohen: nji Komandė Federale e Djelmėnisė sė Liktorit; nji grup i fashistėve universitarė; nji Federatė e Fashėve femonore; nji dopolavore krahinore; nji Komitet Krahinor i Entit Asistenca Fashiste.

    ‑Pranė ēdo Enti formohen: Nji komandė e Fasheve tė Djelmėnisė sė Liktorit, nji Fash femnuer; nji dopolavoro; nji Komitet Komunal i Entit Asistenca Fashiste.

    ‑Jerarkėt e PFSH‑sė janė:

    1‑Sekretari i PFSH‑sė

    2‑Pjestarėt e Drejtorisė Qendrore

    3‑Sekretarėt federale

    4‑Pjesėtarėt e Drejtorisė Federale

    5‑Sekretari politik i fashit

    6‑Pjestarėt e drejtorisė sė Fashit

    7‑Fiducjari i Grupit fashist tė lagjes

    8‑Pjestarėt e Konsultės sė Grupit Fashist tė lagjes

    9‑Kryetari i sektorit

    10‑Kryetari i Nukleos

    ‑Organet kolegjale tė PFSH‑sė janė:

    1‑Drejtoria Qendrore

    2‑Kėshilli Qendror

    3‑Drejtoria e Federatės sė Fasheve

    4‑Drejtoria e Fashit

    5‑Konsulta e Grupit Fashist tė lagjes

    ..............

    (Marrė me shkurtime nga Fletorja Zyrtare nr 39, datė 9 qershor 1939, shtojca)

    Organizimi fashist. Jep shembullin e tij edhe djali i kryeministrit Shefqet Vėrlaci, Ismaili.

    Organizimi i plotė i Partisė Fashiste Shqiptare pėrfundoi pas gati njė viti. Kjo sepse vetėm nė vitin 1940 pėrfundoi strukturimi i i PFSH‑sė dhe formimi i organit legjislativ tė emėruar qė ishte Kėshilli i Epėrm Fashist Korporativ (KEFK). Dhoma Fashiste ishte organi mė i lartė i partisė dhe pėrbėhej nga:

    ‑Anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave

    ‑Pjestarėt e Drejtoratit Qendror tė PKFSH‑sė

    ‑Sekretarėt federalė

    ‑Inspektorėt federalė

    ‑Aktivitete prodhimtare dhe intelektuale

    (Burimi i informacionit: Gazeta "Tomori", 3 prill 1940)

    Dhoma Fashiste u pėrurua nė Tiranė mė 17 prill 1940 me njė ceremoni tė posaēme tė zhvilluar nė ish sallėn e parlamentit (sot teatri i kukullave).

    Kryetari i Partisė Fashiste ishte detyrimisht edhe anėtar i Kėshillit tė Ministrave. Dhe kjo risi nė politikėn shqiptare nisi me kryetarin e parė tė PFSH‑sė, Tefik Mborja dhe vazhdoi nė tė gjitha qeveritė e tjera shqiptare deri mė 10 shtator 1943.

    Kur Partia Fashiste kishte hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė saj, mė 11 qershor 1940, djali i kryeministrit Shefqet Vėrlaci, studenti Ismail Vėrlaci para provimit tė fundit kėrkoi tė mobilizohej vullnetar nė njė repart tė Milicisė Fashiste Shqiptare. Batalioni i dytė fashist qė do tė nisej nga Elbasani mė 14 qershor 1940 (gazeta "Tomori" datė 12 qershor 1940).

    Ēfarė ishte Kėshilli i Epėrm Fashist Korporativ (KEFK)

    Ndonėse kishte njė vit qė kishte dalė ligji pėr krijimin e Kėshillit tė Epėrt Fashist Korporativ, konstituimi i tij nuk ishte bėrė pėr shkak tė mos pėrfundimit tė plotė tė strukturimit tė Partisė Fashiste. Kėshilli i Epėrm Fashist ishte njė organ legjislativ i emėruar, i pėrbėrė nga anėtarė tė PFSH‑sė. Atributet e funksionimit tė tij dolėn me dekretin nr 101 tė nėnshkruar nga Franēisko Jakomoni (shih "Fletorja Zyrtare" nr 52 datė 4 prill 1940). Nė KEFK bėnin pjesė:

    1‑Anėtarėt e Kėshillit Qendror tė Partisė Fashiste, qė nė momentin e konstituimit tė KEFK‑ut ishin Tefik Mborja, Piero Parini, Kol Bib Mirakaj, Kosta Kote, Vangjel Koēa, Qazim Neki, Nush Bushati, Sabaudin Toto, Muhtar Vrioni,Germano Secreti, Fausto Cinjolino.

    2‑Anėtarėt e Drejtorisė Qendrore tė PFSH‑sė (tė pėrbėrė nga 20 vetė).

    3‑Anėtarėt e Kėshillit Qendror tė ekonomisė Korporative (ku pėrveē ministrave bėnin pjesė edhe 29 persona tė tjerė.

    Me dekret tė posaēėm tė Jakomonit, kryetar i KEFK‑sė u emėrua Terenc Toēi, ndėrsa n/kryetarė Emin Toro dhe Nush Bushati.

    Ndėr detyrat kryesore tė KEFK‑ut ishte miratimi i ligjeve tė ndryshme

    Ēfarė ishte Kėshilli i Shtetit

    Organi i Kėshillit tė Shtetit vazhdoi tė funksionojė edhe nė kohė e fashizmit. Detyra e tij ishte po ajo qė kishte qenė nė kohėn e mbretėrisė zogiste dhe kishte tė bėnte me pėrgatitjen e kodeve apo projktligjeve. Pėr t`u theksuar ėshtė fakti se nė kėtė kėshill tė kohės sė fashizmit bėnte pjesė edhe presidenti i parė i shtetit komunist Omer Nishani. Emrat tė tjerė tė njohur ishin ato tė Spiro Kolekės, Riza Danit, etj. Kėshilli i Shteti pėrbėhej nga 39 anėtarė dhe shumica e tyre kishin qenė kundėrshtarė tė vendosur tė Ahmet Zogut nė mėrgim.

    Fashistėt qė u konvertuan nė komunistė

    Ėshtė fakt i njohur tashmė qė mjaft anėtarė tė mėvonshėm tė partisė komuniste, kanė qenė ndėr fashistėt mė aktivė tė kohės. Sidomos njė pjesė e krahut komunist tė tė ashtuquajturit "revolucion i qershrit 1924", pėrqafuan mjaft shpejt ideologjinė fashiste, pėr vetė faktin se nga ana skematike dhe organizative partia fashiste ishte ndėrtuar si ajo komuniste. Nga prilli 1939 e deri nė qershor 1941, mjaft anėtarė tė grupeve komuniste apo simpatizantė tė tyre, ishin anėtarė tė Partisė Fashiste Shqiptare. Ndėr emrat mė njohur ishte Omer Nishani. Ai nė vitet e para tė fashizmit, ishte anėtar i Kėshillit tė Shtetit. Po ashtu doktor Nishani ishte aktiv edhe nė shtypin fashist ku lavdėronte doktrinėn fashiste. Ky fakt nuk i kishte shpėtuar as tė huajve saqė kur delegacioni qeveritar shqiptar ndodhej nė Paris nė Konferencėn e Paqes mė 21 gusht 1946, pas fjalimit tė kryeministrit Enver Hoxha, delegati grek Caldaris kishte cituar njė artikull tė Omer Nishanit pro fashizmit botuar pak vite mė parė nė shtypin fashist.

    Qenien e Nishanit nė Kėshillin e Shtetit e pėrmend edhe Enver Hoxha nė librin e tij "Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re".

    Gjithashtu ndėr fashistėt mė tė njohur qė u bėnė komunistė tė vendosur pėrmenden edhe Ramiz Alia, Kahreman Ylli, Qazim Kondi etj. Nė shtypin fashist gjithashtu shkruanin edhe emra tė tillė si Aleksandėr Xhuvani, Stefanaq Pollo (p.sh.shih "Tomori" datė 20 qershorit 1942), Anton Mazreku (kronikat sportive), Haki Stėrmilli, Muzafer Xhaxhi etj. Askush nga kėta nuk pati ndonjė pasojė, ndėrkohė qė duhet kujtuar qė drejtori i gazetės "Tomori" u pushkatua pas luftė nė moshėn 33 vjeēare.

    Padyshim qė ndėr fashistėt mė interesantė tė kėsaj kohe ėshtė edhe Ramiz Alia. Nė kohėn qė ai kryente gjimnazin (nė vendin ku ėshtė sot Dhoma e Tregėtisė nė Tiranė), ishte ndėr mė aktivėt e rinisė fashiste.

    Gjithashtu nga dokumentet rezulton se ndėr fashistet me tė njohura tė Elbasanit ka qenė edhe nėna e Fatos Nanos, Maria Shuteriqi. E ndjera rezulton nė listėn e grave fashiste tė Elbasanit, listė qė ėshtė botuar nė gazetėn "Tomori" tė datės 19 korrik 1940, faqe 2 nė artikullin "Pritja e kėmishave tė zeza n`Elbasan". Sipas dėshmitarėve qė jetojnė nė Elbasan, e ndjera Shuteriqi ishte ndėr mė aktivet e jetės fashiste nė Elbasan si nė shtėpitė e dopolavores nė lagjen "Kala" dhe tek pazari i qytetit, apo ė aktivitete tė tjera politike.

    Nė Federatėn e Fasheve tė Gjirokastrės, shihet si anėtar i Drejtoratit tė Fashit Pėrmet edhe Themistokli Josif Pollo, qė ėshtė babai i tė ndjerit Stefanaq Pollo, qė njihet si njė ndėr emrat mė tė njohur tė historiografisė komuniste. Pėr kėtė mjafton tė shihet gazeta "Tomori" e datės 26 qershor 1940.

    Nė pėrgjithėsi pas qershorit 1941, kemi kalimin e madh tė konvertimit nga fashist nė komunist. Pėr ironi tė fatit, fashistėt nė parti i drejtoheshin njėri ‑ tjetrit me fjalėn "shok". Njė gjė tė tillė bėjnė edhe sot socialistėt e Shqipėrisė.

    A ishte Enver Hoxha fashist

    Ka tė dhėna qė nuk tė lenė jashtė dyshimit se edhe udhėheqėsi komunist Enver Hoxha ka qenė fashist. Pėr tė pėrforcuar njė argument tė tillė ėshtė njė fotografi e bėrė nė fillim tė vitit 1941 nė shtėpinė e Mustafa Kruja nė Krujė, ku pėrveē tij duken edhe Enver Hoxha, Xhovani Xhiro (njeriu kryesor qė u mor me pėrhapjen e ideologjisė fashiste nė Shqipėri), Nikolla Kotte, Kostandin Kotte dhe Aristidh Lamani. Tė gjithė personat kanė pozuar pėrpara njė tavoline tė tejmbushur. Kjo fotografi ėshtė ndodhur pėr shumė vite nė shtėpinė e njė personi tė sipėrpėrmendur dhe mjafton sa pėr tė thėnė qė edhe Enver Hoxha nuk kishte dalė jashtė simpatisė pėr fashizmin. Sigurisht ai ishte pjesė fashishtėve qė do tė konvertoheshin nė komunistė dhe qė mė pas do ta kthenin "antifashizmin" nė njė mjet tė fortė tė ekzistencės sė tyre pėr tė justifikuar shpeshherė terrorizmin qė ata ushtronin.

    Pėrfundime

    Teoria e "antifashizmit" si asnjėherė ka qenė e pranishme tek forcat e majta edhe nė vitet e pluralizmit politik nė Shqipėri. Pėr hir tė sė vėrtetės kurrė forcat komuniste nuk kanė pasur ndonjė persekutim tė ndjeshėm nga regjimi fashist i kohės. Kjo edhe pėr shkakun se mjaft prej komunistėve e njihnin mjaft mirė funksionimin e aparatit fashist. Po ajo qė duhet theksuar ėshtė fakti se ideologjia komuniste ka qenė pėr kombin shqiptar shumė herė mė e theksuar dhe shkatėrrimtare pėr kombin shqiptar pa pasur asnjė shenjė liberalizmi. Mbi tė gjitha nė Shqipėri komunizmi ishte sllavo‑komunizėm. Gjithsesi tek tė dy ekstremet politike mund tė nxirren me lehtėsi tė gjitha cilėsitė. Mirėpo sot nė shekullin e 21‑tė nuk pėrtohet aspak tė skuqen muret me pllaka me yje tė kuq nė kėrkim tė ruajtjes tė njė lavdie qė kurrė nuk ekzistuar. Pikėrisht kėta shenja qė mbajnė gjallė ideologjinė komuniste janė mė tė rrezikshėm sesa mund tė mendohet.



    ‑Gazeta "Tomori" e datės 26 qershor 1940. Ndėr tė tjera nė anėtarėt e Drejtoratit tė Fashit Pėrmet figuron edhe Themistokli Pollo.

    ‑Gazeta "Tomori" e datės 19 korrik 1940. Artikulli "Pritja e kėmishave tė zeza n`Elbasan". Midis tė tjerave figuron edhe Marie Shuteriqi.

    ‑Botohet pėr herė tė parė

    Kastrioit Dervishi
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Po mire tashti, ky artikulli po pretendon te na shokoje, apo?!

    Nqs ka patur ndonje pushtues te huaj nga te cilet kemi patur me pak deme, keta kane qene fashistat italiane. Madje pse mos te thuhet se faqa e Shqiperise se sotme kushe di se sa me ndryshe ne progres do te kish qene, nqs ajo lidhje me italine do ti rezistonte kohes.

    Per me teper, gjate kohes se fashizmit, edhe pse bota ne lufte, shqiperia perjetoi nje jete civile me te drejta jo te pakta (perjashto mistrecat e kuq). Ka patur drejtesi ligjore, ndoshta se edhe Shqiperia demokratike.

    Mua me kujtohet shume mire, kur tim gjysh e perfshine ne listat e atyre qe u internuan ne ishullin Ventotene te italise, prane Napolit, pasi jetonte ne lagje qe dyshohej per bashkepunim me komunistat (Hotel Tirana, sot), ime gjyshe me nje tufe kalamojsh, vajti e u ankua ne autoritetet fashiste per dyqanin, qe kish mbetur pa te zot, edhe pse ishte e shoqja e te internuarit prej fashove, iu dha e drejta brenda 24-oresh.

    Edhe ne internim, im gjysh kurre nuk foli per ndonje keqtrajtim fizik prej fashove, por perkundrazi kujtonte gjithnje pergatitjen e mahniteshme te oficereve italiane fashiste.

    Ndoshta fashizmi, si teori, nuk i pergjigjet popullit tone, por ishte ku e ku me faren e kuqe!

    Sa ironi.....

    tirana ndertesat me te bukura i ka prej fashove....

  3. #3
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Ore Angelo, si ore ajo "lidhje" me Italine.
    Ata na pushtuan more, dhe ne i hodhem pepinot ose breshkamanet ne det.

    ---------------------------------------------
    Ushtar i mire,

    ju lutem diskutoni pa ofendime ndaj anetareve te tjere.

    [eni]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 27-01-2003 mė 05:53

  4. #4
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Angel!
    Fashizmi,Nazizmi dhe Komunizmi jane tri ideollogji te uriera,qe ne thelbe kane si baze te tyre diktaturen.
    Kuptohet, qe ne 7Prill1939 Shqiperia u pushtua nga Jtalia fashiste!Per mua, te gjithe qe vine ne vendin tone me forcen e armeve jane okupatore.
    Po kuptohete ne s'duhet te ngatroim popullin Italjan me (Fashizmin)!Po ashtu, jame dhe me ate konkluzjonin tende se ushtaraket italjan kan qene korekt .Por ajo qe i nderone me teper jane se ata jane nje popull ndertues e xhentil.
    Nganjehere e verteta eshte e hidhur!!!!
    Por, me te hidhur e bene ideollogjia.

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ndoshta fashizmi, si teori, nuk i pergjigjet popullit tone, por ishte ku e ku me faren e kuqe!
    I jap te drejte engjellit ne kete teme.

    Me interes do ishte te dinim ndonje shifer te te arrestuarve, internuarve apo te pushkatuarve ne kohen e fashizmit dhe te benim nje krahasim me ato te komunizmit.

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2005, 08:10
  4. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •