Neolitiku
Tre mijevjecare p.e.s. Shqiperia ishte banuar, ndoshta jo aq dendur, nga nje popullate me kulture neolitike, me forma e shprehje karakteristike te Kohes se Gurit. Banesat e tyre ishin shpellat ose fshatrat maje kodrave e maleve, per shkak se luginat dhe fushat nuk ishin vende te sigurta ne raste permbytjesh. Shpesh qendrat e banimit i ndeshim ne bregdet. Objektet jane prej kocke, briri apo guri, ndersa mjeshteria artistike gjen shprehje nepermjet dekoracionit te vazove me piktura e motive gjeometrike. Nje kulture e po kesaj periudhe e forme, me sa duket, eshte e perhapur ne te gjithe luginen qendrore te Danubit, ne rajonet e Evropes Qendrore dhe ne Gadishullin Ballkanik. Njekohesisht, ate e gjejme ne Italine e Jugut, vecanerisht ne Apulia. Peleontologet shpesh e kane shqyrtuar ēeshtjen se si mund te jene perhapur keto ngjashmeri ne zona te tilla, kaq te shkeputura nga njera-tjetra. Me sa duket Shqiperia eshte hallka qe lidh Gadishullin Italian me ate Ballkanik.
Krijoni Kontakt