Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115

    1 milione Shqiptare luten në Kishen e Laçit

    Laç, Mbi 1 milion njerez peligrinazh tek Kisha e Shen Ndout

    • E marta e 13, eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve

    E marta e 13 e peligrinimit tek Kisha e Shen Ndout ne Laç ka mbledh qindra mijera njerez nga te kater anet e vendit, madje dhe tej kufijve pikerisht per te “prekur” nga afer gjurmet e shenjtit. Nuk se eshte thjeshte nje neuroze kolektive, siç dhe mund te paramendohet tek sheh varg te shkeputur ngjitur njeri tjetrit san e shkuarje dhe ne ardhje tek kodra e Kishes se Shenjte m’u siper Laçit. E marta e 13 eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve.

    Qe prej 18 marsit, ose “te martes se pare”, qyteti ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetem ne keto dite, te kujtojne funksionimin me kapacitet te plote para viteve ’90-te, kur ishte e vetmja alternative udhetimi masiv. Furgonat, autobuset, gjithfare targash e markash, qe sjellin nje lume njerezish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken te bejne punen dhe xhiron e muajit, kater te marta keshtu. Duke iu avitur Qershorit numeri i pelegrineve vjen gjithnje e ne rritje, per te arritur ne shifren e 1 milion njerezve me 13 qershor te çdo viti, e perkthyer ndryshe 1/3 e popullsise se vendit.

    Qe ne oret e para te mengjesit ky lum i papushim njerezish, drejtohen varg per ne nje koder qe te krijon ndjesine e nje çatie, e tera perbere nga gure te bardhe. Te gjithe per atje ne maje, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga behet me kembe, megjithese ka nje rruge makine. Policia ka vene rregull. Sidomos deri ne ora 14.00, ku me se shumti, pelegrinojne te ardhurit, pas kesaj ore, me te shumtet jane vendalinjte, qe shkojne te marrin bekimin e Shenjtit.Kjo dite eshte e shenuar edhe per lypesit, qindra e qindra gati ne çdo meter rruge, vijne nga ane e anes, edhe per te prekur mrekullite e Shenjtit, por edhe per te fituar. Por ndryshe nga vende te tjera, ketu shumica e tyre jane me devijime fizike te llahtarshme…

    Ne fund te fundit, edhe per keta, Shenjti ka gjetur nje rruge per t’i ndihmuar; qe per 13 te marte te fitojne sa per tere vitin. Urimit te tyre “Te ndihmofte!”, nuk ke si te mos i tundohesh per te rremuar neper xhepa. Ndersa kalon siper Laçit, njerezit besimtare fillojne te kryejne ritet sipas gjurmeve te Shna Ndout. Me se pari, nje vend pushues ne formen e shpines, ku mendohet te kete pushuar shenjti. Besimtaret mundihen te imitojne Shenjtin qe sipas tyre ka klauar ne vargmalin e Kurbinit.

    Ndersa teki shpella e Shna Vlashit njerzit marrin dhe me vete ne qese te vogla per ta pasur si derman ne shtepi e pune, per vete dhe te afermit e tyre. Ne kete peligrinazh marrin pjese te gjithe besimtaret e feve te ndyrshme. Shnda Ndou, si askush tjeter, ka qene shquar per dialog nderfetar e jo per ballafaqime luftarake, nuk e ka thene asnje fjale kunder myslymaneve, edhe pse bashkejetesa ne mes tyre ne vendlindjen e ti.

    Deshmitare te shumte okulare te thone se ketu jane bere mrekulli te pabesueshme. M. Lleshi shprehet “kam pare me syte e mij se si e sollen nje vajze pa goje e qe nuk ecte ne kembet e veta. Fjeten nje nate ketu, te nesermen i erdhi goja dhe kembet”. Po keshtu gjithesecili nga persponat qe kan frekuentuar ket kishe shprehen se kane degjuar nga mrekullit ne te çuditeshme, qe po imperjetojn edhe ne ditetb e sotme, pai njhin njrez qe sipas tyre kane gjetur derman ne kete vend te shenjte

    E marrur nga Ballkan Web



    Lamb Of God For you
    Ndryshuar për herë të fundit nga lamb-of-god : 27-05-2009 më 17:49

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kisha e Shen Ndout ne Laç eshte me te vertete vend i shenjte. Un kam banuar ne Laç, edhe e di mire se c'behet aty nga data 13 qershor, apo cdo te marte edhe te shtune.

    Me kismet kte 13 Qershor do jeme dhe un atje, sepse ne ate Kishe kan ndodh mrekullira.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Nje Kishe e Madhe.
    Nje vend i shenjte.

  4. #4
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Kisha e Shen Ndout ne Laç eshte me te vertete vend i shenjte. Un kam banuar ne Laç, edhe e di mire se c'behet aty nga data 13 qershor, apo cdo te marte edhe te shtune.

    Me kismet kte 13 Qershor do jeme dhe un atje, sepse ne ate Kishe kan ndodh mrekullira.

    Mjafton vetem te besosh me shpirt dhe ndodh mrekullia.

    Rrespekt

  5. #5
    No music no life Maska e ville HIM
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Në katin e 2
    Postime
    13
    Unë e kam vizituar këtë Kishë në vitin 1999 gjat kohës së luftës dhe më ka lënë shum përshtypje edhe pse nuk më kujtohet aq mirë sepse isha shum e re në moshë.

  6. #6
    Nuk e kuptoj po luten apo po puthin guret.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    edhe njenen edhe tjetren

    as njeren e as tjetren

  8. #8
    Po ketu kemi disa gjera kontraditore. Aty thuhet se shkojne edhe shume musliman, po atehere keta musliman besojne ne kryqin e shejte???Sepse per te gjetur sherim duhet te besosh ne ate gje qe lutesh!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gerrard73 : 15-06-2009 më 14:21

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Pa Ofendime ju dy.

  10. #10
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Po ketu kemi disa gjera kontraditore. Aty thuhet se shkojne edhe shume musliman, po atehere keta musliman besojne ne kryqin e shejte???Sepse per te gjetur sherim duhet te besosh ne ate gje qe lutesh!!
    Me shume se gjysma e atyre qe e vizitojne ose edhe me shume jane myslimane. Ai eshte vend i shenjt, prandaj shkon njerezia, s'ka lidhje se ciles fe i perket.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •