“Çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Andaj, përveç ftesës për kthim, Qeveria e Kosovës ofron edhe mirëqenie dhe mbrojtje për ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”. Kështu tha kryeministri Hashim Thaçi gjatë një debati të sotëm në Çagllavicë ku u debatua më kthimin e pakicave, në veçanti serbëve.
Kryeministri Thaçi me këtë rast, e ftoi edhe presidentin serb Boris Tadiq, për një takim në zyrën e tij në Prishtinë, pasi sipas tij, është koha ti shtrëngojnë duart dhe të nisin krijimin e raporteve të mira fqinjësore e jo si në luftë të ftohtë. /rtk/
Krijoni Kontakt