Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Gra tė Guximshme - Suliotet

    Artikullin e shkurter te meposhtem sapo e perktheva nga gazeta amerikane The New York Times. Artikulli daton ne 8 Shkurt 1880 dhe flet per trimerine e grave shqiptare suliote, gjate nje rrethimi qe Ali Pashe Tepelena i beri qytetit te Suliut.

    Duke kaluar neper kenget arvanitase ne YouTube, gjeta rastesisht nje video qe permendte artikullin, dhe pas nje kerkimi ne arkive, doli artikulli i meposhtem:

    http://query.nytimes.com/mem/archive...B466838B699FDE

    Gra te Guximshme

    Kurajo e jashtezakonshme e grave shqiptare eshte shfaqur vazhdimisht ne historine e vendit, por nje nga rastet me te njohura eshte rasti i shenuar i linjes se popullit shqiptar te perfaqesuar nga Suliotet, kur keta qene rrethuar nga Ali Pasha [Tepelena] ne 1792. Suliotet themeluan nje konfederate gjysem te pavarur, qe perfshinte 66 fshatra ne rrethet e Margaritit, Paramithias dhe Janines. Deri ne kohen e Ali Pashes ata [Suliotet] krenoheshin me shlyerjen e rregullt te pagesave perkatese ndaj Portes [se Larte]. Por intrigat e Veliut, dhelpres plake, i cili kerkonte te fuste te gjithe spahilikun nen duart e tij makute, nxiti shume shpejt popullin qe te rebelohej, dhe ata filluan luften e tyre te gjate e te lavdishme kunder Pashait te famshem e shume here me te fuqishem. Ky i fundit, me ane te hipokrizise, mjeshter i perkryer i se ciles ishte, kish vene ne ngaterrese Cavellen, kryetarin e nje prej familjeve, me ane te pushtetit te vet, per te rrethuar me tej qytetin e Sulit. Ai u orvat qe me ane te rryshfeteve ta bindte Cavellen te kthehej ne nje tradhetar. Dinakeria ketu gjeti shpirtin binjak; Sulioti dinak pretendoi pelqimin [ndaj Pashes], e madje ia besoi duarve te Ali Pashes djalin e vet, Foton, si nje peng. Ai u kthye ne Suli duke u shtirur sikur kish tradhetuar qytezen; por me t'u kthyer i shkruajti nje leter provokuese Pashes. Per pasoje, Ali Pasha sulmoi qytezen dhe ishte pikerish ky casti kur spikati heroizmi i grave shqiptare Suliote. Moskoja, gruaja e Cavelles dhe nena e Fotos, ekspozoi nje trimeri gjeniale gjate gjithe rrethimit. Ajo hapi disa kuti fishekesh me nje sepate dhe ua dha edhe grave te tjera, e teksa nxitonin drejt hendeqeve ua shperndau ato Sulioteve te tjere. Ali [Pasha] kercenoi se do ta digjte te gjalle te birin e saj, Foton, por ajo iu pergjigj se ishte e re e mund te bente femije te tjere, e se do te ishte me mire te kaperdinte njecikez nga mishi i djegur i djalit te saj se sa te tradhetonte vendin e vet.


    Si ju duket ky kendveshtrim i Nju Jork Times, megjithese thjesht nje rrefim pa zgjatje faktike?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 04-02-2009 mė 23:56
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Bukur...,
    [sygjerim] konsidero titullin: "Gratė e guximshme - Suliotet"
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3

    Suli - Dokumentar

    Nė kėtė dokumentar nė youtube bėhet fjalė edhe pėr gratė Suljote






  4. #4

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Jam dakort per shprehjen te Guximshme.Ndersa per faktet e tjera mbi keto ndodhi nuk mundte gjykoj dot.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Tek artikulli qe solla, te cilin per hir te historise te kombit tone te lashte e solla ketu qe ta lexojne te gjithe ata qe kane etje per dituri rreth lavdise se kombit tone, me beri pershtypje se sa bukur e kishin kuptuar miqte tane te nje vendi qe kish lindur pak me shume se nje shekull nga data e publikimit te artikullit. Me beri pershtypje sepse Nju Jork Times njihet per shprehine fakteve, qofte aktuale, qofte historike. Me beri pershtypje, sepse sot nuk lexon me artikuj te tille per shkak, pjeserisht, te lobingjeve anti-shqiptare dhe per shkak te heshtjes se shqiptareve intelektuale e te thjeshte. Ai artikull, me pak se nje faqe, shpreh me shume se c'mund te shprehe sot shqiptari per trashgimine e vet te vjedhur e te pervetesuar nga fqinjet tane 'dashamires'. Menjehere, artikulli percakton Suliotet si "nje dege e popullit shqiptar". Ndersa sot propaganda anti-shqiptare ka nxjerre nje koncept qe s'ka mendje ta perkufizoje - arvanitas greke e arvanitas shqiptare. Hajde kuptoje kete...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema tė Ngjashme

  1. Arvanitasit, tė parėt tanė qė emigruan nė Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  2. Suli dhe suliotet
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 18:01
  3. Figura e Ali Pashe Tepelenes
    Nga StormAngel nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 10:54
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •