Dua te theksoj nje fenomen tipik te diteve tona. Per fat te keq jemi mesuar te degjojme ne jeten tone se Shqiperia nuk behet me shqiptar, apo nuk ka mbetur asgje e mire ne jeten ne Shqiperi, se eshte nje vend kaotik, pa shprese, etj...
Arrin puna deri aty sa te huajt qe na vizitojne mbeten te mahnitur nga bukuria e Shqiperise, nga kultura e madhe, nga traditat tona te pakrahasueshme, atehere shume shqiptar pergjigjen mendjelehtesisht: Po pse cka te bukur kjo shqiperia?
Kjo tregon mungese te theksuar te vetedijes se shqiptareve per vlerat e vetes. E kush popull ne bote do te na vleresonte nese ne me pare nuk kemi nderuar veten tone. Cdo te presim nga brezat qe do te vine. Katastrofa me e madhe do te jete nese do te rrisim nje brez qe nuk do vendin e vet, qe nuk do te njohin bukurine e saj ose me keq akoma ta mohojne ate. Dhe kjo rrezikohet te ndodhe nese vazhdojme te nenvleftesojme Shqiperine para njeri tjetrit apo me keq akoma para femijeve, para te huajve. Si brez i ri qe jemi eshte detyra jone te imponojme keto vlera dhe ti njohim ato. Shume shpejt Shqiperia do te jete ne duart tona, do te jemi ne qe do ta ndertojme ate. Pra kuptohet rendesia qe ka marrja e pergjegjesise per reflektimin e ketyre vlerave ne cdo person qe jeta na e ve afer nesh.
Dua ne kete faqe te mos kete asnje cilesi negative te Shqiperise pavarsisht se i ka ashtu sic cdo popull ka. Cilat mendoni ju se jane vlerat Shqiptare bukuria e saj. Po te zones ku jetoni. Jeni te mirepritur te thoni cilendo prej tyre.
AJSBERG
Krijoni Kontakt