Shkrimi qe vijon eshte nje permbledhje e shkurter e nje artikulli qe kam bere disa kohe me pare, dhe qe kam botuar ne nje forum tjeter. Le te diskutojme ne menyre racionale.
---
Titulli i temes mund te jape efektin e intriges, pasi eshte i padegjuar dhe i paperdorur. Megjithate, cdo term i ri qe lind zoteron ne menyre natyrore atribute si efekti ne fjale. Ne kete teme po paraqes shkurtimisht se c'eshte argumenti 'ad Enverum', pse eshte nje falsitet logjik (dhe qe duhet evituar) dhe c'terapi socio-politike mund ta zevendesoje.
Sic i kam paraqitur me ne detaj ne temen
Argumenti dhe Argumentimi, nje argument karakterizohet (ne terma te thjeshte) nga struktura: arsyetim -> perfundim. Pra, nese ke nje perfundim dhe disa premisa (te arsyetuara) qe cojne ne ate perfundim, atehere ke te besh me nje argument, nga pikepamja strukturore.
Nga ana tjeter,
falsitet logjik konsiderohet ai argument, premisat e te cilit nuk jane te mjaftueshme ose mjaftueshmerisht te arsyeshme, te arsyetuara, racionale qe te sjellin konkluzionin e paraqitur ne argumentin fals. Ndryshe nga gabimi faktik, falsiteti eshte nje gabim logjik.
Ne studimin e Logjikes, jane identifikuar nje sere falsitetesh logjike, qofshin formale ose joformale.
Nder falsitetet logjike ne fjale, mund te vecoj nje argument fals te famshem 'Argumentum ad Hitlerum', i cili ndodh atehere kur argumentohet se nuk duhet bere dicka nese te njejten gje e bente Hitleri; ose kjo gje eshte e keqe, sepse e bente Hitleri. Ky emer i ketij rasti specifik eshte perdorur per here te pare nga
Leo Strauss (Wikipedia).
Nen te njejten drite, mund te identifikojme nje rast tjeter specifik te
Argumentimit ne baze te shoqerise se keqe, apo te falsitetit
Reductio ad Absurdum, qe sic sugjeron tema eshte
Argumentum ad Enverum, nje latinizim i emrit te ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, per hir te taksonomise se falsiteteve logjike.
Me pak fjale dhe me pak analogji, argumenti
ad Enverum ndodh atehere kur nxirret nje konkluzion (kryesisht negativ), i cili eshte arsyetuar duke perdorur premisa te tipit "
Meqenese Enveri e bente kete gje", "
Si Enveri me shoke", "
Si ne kohen e xhaxhit", "
Si puna e Enverit", e plot te tjera. Pra, per te favorizuar konkluzionin "Prandaj eshte e gabuar", nje person (shqiptar, kryesisht) kryen (me ose pa dijeni) falsitetin logjik te pagezuar me emrin ne fjale.
Per te vertetuar (rigorozisht) qe argumentet e tipit ad Enverum (sipas perkufizimit te mesiperm) jane, ne fakt, falsitete logjike, perdorim racionalet e falsiteteve "mėmė": Reductio ad Absurdum (Prova me Kundershembull) dhe Falsiteti i Asociacionit ("Shoqeria e Keqe"). Ne rastin e pare perdorim nje kundershembull teper te thjeshte: "Enveri ose Hitleri, ose Stalini, etj., besonin se 1+1 bejne 2. Prandaj, eshte mire te mos besosh se 1+1 bejne 2". Ne fakt, nje plus nje bejne dy. Kjo eshte nje prove standarde ne logjiken informale qe perdoret nga fallaciste te famshem neper rrethet filozofike perendimore, kryesisht. Por, ta hedhesh poshte kete rezultat duke e argumentuar se e ka thene nje person negativ si Enveri, Stalini, apo Hitleri, atehere po kryhet nje falsitet logjik 'ad Enverum', 'ad Hitlerum', ose 'ad Stalinem' (nese mund te bej edhe kete pagezim). Sidoqofte, ky falsitet qartesohet me shume duke perdorur racionalen e skemes se falsitetit te asociacionit:

Nisur nga skema, po citoj shkrimin qe ka bere ne postimin perkates ne temen e Argumentit:
Jo me kot kam nxire pjesen e fundit te citimit te mesiperm - nuk mund te bazohesh ne sjelljen apo veprimet e dikujt per te arritur nje konkluzion logjik. Por, jo cdo argument i struktures se paraqitur lart eshte nje falsitet ne teresi. Mund te kete raste kur nje argument ad Enverum te jete nje argument i qendrueshem, me teper se sa nje falsitet logjik. Per shembull, ne rastet kur politike-beresit aktuale kane shkelur parime te ndryshme te ekonomise se hapur, referencat/premisat per te hedhur poshte veprimet e tyre mund te jene bazuar tek ekonomia e centralizuar e sistemit komunist shqiptar, per hir te krahasimit dhe kontrastimit racional. Megjithate, falsiteti kryhet kur referimi i shkon nje personi te vetem (teksa ka patur shume te tille) dhe serish mund te kryhet ndonje falsitet
ad Hominem i thjeshte ose
ad Hominem Abuziv.
Pra, argumentet qe permbajne premisa me karakteristikat e pershkruara me lart, shpien ne nje konkluzion fals. Per kete arsye, ato argumente nuk jane te qendrueshme. Per pasoje, ato nuk jane as te pranueshme. Meqenese ligjet e logjikes nuk jane universale, atehere dikush mund te refuzoje cdo falsitet, duke gjykuar me racionalen e tij. Sidoqofte, ne boten akademike nuk pranohen lehte as gabimet faktike, as gabimet logjike, sic jane falsitetet.
Nga ana tjeter, individi qe kembengul ne argumentime te qendrueshme (logjikisht te shendetshme) nuk ka pse t'i referohet nje kohe te perenduar per te nxjerre nje konkluzion te cfaredoshem, i cili mund te nxirret fare sakte me premisa te tjera qe bazohen ne metoda bashkekohore. Pra, ne vend te kryerjes se falsitetit ad Enverum, individi mund te perdore nje teresi nen-argumentesh bazuar ne kerkime shkencore moderne, ne shembuj te kohes moderne. Per shembull, nese Personi A arrin ne konkluzionin se: "Fabrikat duhet te shkaterrohen se i hapi Enveri", atehere Personi A kryen nje falsitet logjik (falsitetin ad Enverum, per hir te temes). Por, Personi B qe thote: "Fabrikat duhet te mbyllen, sepse kosto njerezore dhe ajo e alokimit te materialit te pare eshte e paperballueshme ne kushtet aktuale te ekonomise se vendit" dhe e argumenton me nen-argumente "pse"-ne, atehere Personi B po paraqet nje argument logjik dhe te qendrueshem (ose te pakten me te qendrueshem se argumenti i Personit A).
(Sqarim: Pagezimi 'ad Enverum' i falsitetit nuk identifikon vetem personin ne fjale, por te gjithe sistemin totalitar ku bente pjese dhe drejtonte personi ne fjale.)
Duke qene ne moshe teper te re, ndjehem i indinjuar me ate pjese te politike-beresve dhe ate pjese te shoqerise shqiptare qe cdo sekond te jetes se tyre publike nuk e kalojne pa kryer falsitetin ad Enverum. Personalisht, them se ajo kohe ka perenduar, ata persona kane hyre ne histori me atributet perkatese, ata persona gjykohen nga koha. Eshte aq e veshtire te lesh nje kohe te tille te perendoje edhe nga mendjet e te rinjve?
Vendosa nje dite (para disa javesh) te degjoja nje seance te kuvendit tone. Mbeta teper i mahnitur nga frekuenca e larte e falsiteteve logjike qe ligjberesit tane kryenin here pas here. Falsiteti me i shpeshte ishte Ad Hominem Abuziv (atakimet personale), dhe diku andej nga ndonje mes i te dyja paleve te medha politike, mbinte edhe ndonje falsitet ad Enverum... Ndonjehere lexoj edhe shkrime te gazetareve apo degjoj lajme te gazetareve, ku falsiteti ne fjale eshte i pranishem (dhe, per mendimin tim, ne kohen kur jetojme, as qe nuk duhet te ekzistoje si "argument"...).
Cfare duhet bere per te shmangur falsitetin ad Enverum? (Kjo eshte nje pyetje e hapur per te gjithe.) Personalisht, mendoj se duhet nje orvatje me e forte per te perpiluar premisa te mire-argumentuara, ne menyre qe te dale rrjedhshem nje linje logjike arsyetimi, e cila shpie ne konkluzionin perkates. Pra, qe te mbyllesh nje fabrike te hapur nga sistemi totalitar me Enverin ne krye, nuk mund ta justifikosh duke perdorur premisen "sepse e ndertoi Enveri". Por, mund ta argumentosh duke bere ndonje kerkim te detajuar, argument pas argumenti deri ne konkluzion.
Krijoni Kontakt