Tiranė, 5 mars, NOA/Rajmonda Lajthia – Kriza ekonomike greke ka nisur tė japė efektet e para negative tek bizneset shqiptare qė punojnė me sipėrmarrėsit fqinjė. Ka rritje tė ēmimeve tė produkteve, qė importohen nga Greqia si dhe rėnie tė eksporteve drejt kėtij vendi.
Ky fakt po nxjerr nė pah vėshtirėsinė e lidhjes sė kontratave tė reja me sipėrmarrėsit greke. Kreu i Dhomės sė Tregtisė, Nikolin Jaka thotė se qeveria duhet tė pėrshpejtojė miratimin e nismės pėr amnistinė fiskale, e cila mund tė sjellė transferim kapitalesh nga Greqia drejt Shqipėrisė.
“Kriza greke ka nisur tė reflektohet, natyrisht sektori mė i prekur ėshtė ai i fasonėve, pasi po ndihet rėnie e eksporteve drejt kėtij vendi”, shprehet Jaka.
Sipas tij, Greqia ėshtė nė vend tė dytė, pėr nga niveli i shkėmbimeve tregtare me Shqipėrinė, por ky volum duket se ka njė tendencė rėnėse kohėt e fundit, tendencė e cila vjen edhe si pasojė e krizės.
Bizneset kanė nisur tė ndjejnė rritjen e ēmimeve tė lėndėve tė para qė importohen nė Greqi dhe ky fakt ka sjellė rėnie tė importeve.
Nė Shqipėri mbi 20% e tregut bankar ėshtė me kapital grek, ēka natyrshėm ngre dyshimet pėr sigurinė tyre.
Por eksperti i financave Adrian Civici thotė, se deri mė tani asnjė nga bankat greke nė Greqi, e pėr rrjedhojė edhe bijat e tyre nė Shqipėri nuk ka hasur vėshtirėsi financiare.
“Kriza greke ėshtė e rėndė, ajo ėshtė njė krizė e financave publike. Ajo do tė ketė efekte nė ekonominė tonė, por ajo qė mund tė themi ėshtė se, nuk ka arsye pėr panik, pasi bankat nė vendin tonė monitorohen nė mėnyrė rigoroze nga Banka e Shqipėrisė dhe treguesit e tyre janė mė se normalė”, thotė analisti ekonomik Civici.
Por nga kriza greke, Shqipėria mund tė ketė edhe pėrfitime. Si pasojė e pasigurisė nė tregun grek, njė sėrė biznesesh mund tė vijnė tė investojnė nė vendin tonė, duke i ofruar lehtėsirat e duhura fiskale dhe proceduriale.
r.l/NOA
Krijoni Kontakt