Postuar mė parė nga
Brari
Kalon ligji, taksa tė larta pėr makinat e pėrdorura
Emirjon Senja
| 19/05/2010
TIRANĖ- Blerja apo shitja e njė autoveture tė pėrdorur sė shpejti do tė jetė njė veprim pėr tė cilin shqiptarėt do tė duhet tė mendohen dy herė.
Ndryshimet e propozuara nė ligjin pėr taksat kombėtare ku pėrfshihen edhe ato pėr automjetet pritet tė hyjnė nė fuqi brenda njė afati kohor prej jo mė shumė se njė muaj e gjysmė, ku pritet tė fillojė edhe zbatimi i sistemit tė ri tė taksimit pėr automjetet e pėrdorura qė hyjnė nė vend apo pėr shitjen e tyre tek tė tretėt.
Sistemi i ri i taksimi i propozuar nga Ministria e Financave pėr automjetet e pėrdorura bazohet mbi fuqinė motorike, vitin e prodhimit si dhe llojin e karburantit qė ajo pėrdor.
Pra shuma qė importuesi i njė automjeti tė pėrdorur do tė paguajė nė doganė do tė jetė produkt i shumėzimit tė cilindratės sė motorit me koeficientin fiks pėr ēdo vit prodhimi dhe llojin e karburantit qė ajo djeg.
Ligji synon tė demoralizojė qytetarėt qė tė sjellin nė vend automjete tė vjetra duke rritur nė mėnyrė tė ndjeshme taksat pėr kėtė kėtė kategori mjetesh, pasi shuma qė do tė paguhet ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me vitin e prodhimit.
Koeficienti fiks pėr ēdo vit pėrdorimi pėr autoveturat do tė jetė 0.5 ndėrsa pėr mjetet e tjera, pėrjashto ato tė transportit publik, do tė jetė 0.25. Ndėrkohė, taksa fikse pėr karburantin parashikohet tė jetė 20 lekė pėr automjetet qė punojnė me benzinė dhe 25 lekė pėr ato me naftė.
Nėse dikush do tė importojė njė automjet tė prodhuar nė vitin 1998, me fuqi motorike 2000 kubikė me naftė do tė duhet qė tė paguajė 300 mijė lekė.
Nėse automjeti me tė njejtat tė dhėna do tė ishte prodhuar nė vitin 2008, taksa do tė reduktohej nė vetėm 50 mijė lekė. Tė gjithė diferencėn prej 250 mijė lekėsh e krijon vjetėrsia e automjetit.
E njėjta pėrllogaritje bėhet edhe pėr automjetet qė punojnė me benzinė vetėm se ndryshe nga nafta ajo e ka koeficientin e karburantit 20 lekė.
Referuar sistemit tė ri, asnjėrit nuk do t'i interesojė tė shesė apo tė blejė njė automjet me vit prodhimi tė largėt. Kjo pasi taksa e pėrdorimit parashikohet tė paguhet edhe nė rastet kur automjeti shitet dorė pas dore.
Taksa qė do tė paguhet nė kėtė rast do tė jetė diferenca midis shumės qė pėrllogaritet sipas formulės sė mėsipėrme qė del nė momentin e shitjes dhe asaj qė ėshtė paguar kur ai ka hyrė nė vend.
Nė kėtė mėnyrė, personi qė ka blerė automjetin me vit prodhimi 1998 me fuqi motorike 2000 kubikė nė momentin e futjes nė doganė ka paguar 300 mijė lekė, nėse do ta pėrdore deri nė vitin 2012 dhe mė pas do ta shesė, ai do paguajė njė taksė shtesė prej 50 mijė lekėsh. E njejta praktikė do tė ndiqet edhe nėse pronari i ri i automjetit do ta shesė pėrsėri atė pasi ta ketė pėrdorur pėr disa vite.
Pėr shkak se taksa nė rastin konkret paguhet nga shitėsi, ata qė kanė automjete tė njė viti prodhimit tė hershėm nuk do tė jenė tė prirur ta shesin atė pėr shkak tė nivelit tė lartė tė taksave.
Me ndryshimet e propozuara nė ligjin pėr taksat kombėtare, qeveria pėrmbush detyrimet e pėrcaktuara nga MSA-ja duke hequr taksėn fikse pėr automjetet e pėrdorura qė importohen nga vendet e BE-sė. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave tė ardhurat nga importi i makinave gjatė vitit 2009 arritėn nė 2.9 miliardė lekė ndėrkohė qė regjimi i ri i taksave pritet tė rrisė edhe mė tej tė ardhurat nė buxhet.
Si pėrllogaritet taksa kur importohet
Automjetetet
Vjetėrsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekė (benzinė), 25 lekė (naftė)
Mjetet e tjera
Vjetėrsi X 0.25 X fuqi motorike X 20 lekė (benzinė), 25 lekė (naftė)
Sugjerohet taksimi i makinave nėpėrmjet matjes sė gazrave qė ato emetojnė dhe jo sipas vitit tė prodhimit
Makinat, deputetėt: Taksa sipas sasisė sė gazrave
TIRANĖ- Miratimi i sistemit tė ri tė taksave pėr automjetet e pėrdorura ka hapur debatin mbi praktikėn qė do tė ndiqet pėr pėrcaktimin e tyre. Sipas modelit tė propozuar nga Ministria e Financave, pėrllogaritja e taksės do tė bėhet duke marrė nė konsideratė fuqinė motorike, vitin e prodhimit dhe llojin e karburantit.
Por duke parė se nė thelb kjo taksė ka tė bėjė mė shumė me ndotjen qė i shkakton ambientit automjeti, njė pjesė e anėtarėve tė Komisionit Kuvendor tė Ekonomisė nė tė cilin u shqyrtua dje drafti i ri, parashtruan rezervat e tyre mbi praktikėn qė parashikohet tė ndiqet.
Debati i deputetėve kishte tė bėntė me faktin se cilėsimi i taksės nė fjalė si taksė karboni nuk duhet tė dalė nga njė shumėzim ku pjesė e tij ėshtė fuqia motorike por duke matur sasinė e gazrave qė automjeti prodhon.
Kėtė pretendim deputetet e arsyetuan me faktin se mund tė ketė automjete qė kanė vit prodhimit tė largėt por janė mirėmbajtur dhe nuk ndotin ambientin ashtu sikur se mund tė ketė tė tjera tė konsideruar tė reja por qė prodhojnė mė shumė gazra tė dėmshėm.
Sipas tyre, zgjidhja mė e mirė do tė ishte taksimi duke iu referuar sasisė sė gazrave qė emeton ēdo automjet. "Nuk mund tė krahasohet njė automjet qė mund tė jetė i ri por qė bėn dhjetėra mijėra kilometra nė vit me njė tjetėr qė ėshtė prodhuar mė herėt por qė nuk ėshtė pėrdorur shumė", - tha Flamur Noka, anėtar zėvendėsues i Komisionit tė Ekonomisė.
14 KOMENTE
ore prisni kur te vene takse edhe pse marim fryme. eshte qeveri ....., duke filluar nga i pari e deri tek i fundit.
leo | May 19, 2010 9:36 PM | Repliko
ku kshu se une jam ne skandinavi dhe ketu mund te blesh makina sa te duash e te shesesh sa te duash nuk paguan asnje takse kur e shet,nese makina ndot amjentin nuk lejohet te qarkulloje ,dhe jo te pagoje me shume lek, po varja se berisha e ka ndare mendjen qe ti rrenoje shqipetaret.
muco bregu replike per komentin nga Pa Taksa Nuk Ndertohet Vendi | May 19, 2010 9:08 PM | Repliko
DERI SA TU DALE NGA QEFI MAKINA SHQIPTAREVE QE DHE NE MARKATE PER SPECA E DOMATE SHKOJNE ME BENZ DO BEJE PARE QEVERIA EDHE ME TA FALE MAKINEN APO TA BLESH 500 EURO NE ITALI APO GJERMANI PO E SOLLE NE SHQIPERI DO PAGUASH MBI 2500 EURO DOGANE...
ILIA | May 19, 2010 7:54 PM | Repliko
me ca taksash ndertohet vendi parafoles me djersen e shqipetareve jo nuk ndertohet kshu ne asnje menyre apo me rrogat e qytetareve qe mezor e me te keq kalojne muajin jo te paguajne taksa
nuk behet kshu replike per komentin nga Pa Taksa Nuk Ndertohet Vendi | May 19, 2010 7:31 PM | Repliko
Me vjen shume keq qe degjoj keto lloje lajmesh. Si ne Europe ashtu dhe ketu ne Amerike ku jetoj une, me 2-3 mije euro ose dollare blen nje makine te vogel ne gjendje shume shume te mire.Pse shqipetaret duhet me pagu keto lloj doganash dhe tarifash? A thu se shqipetaret kane rroga si ne vendet prendimore.
Sa per info, nese je shtetas amerikan ose resident i ligjshem, nese importon deri ne dy makina ne vit nga europa ose Kanadaja, nuk paguan dogane fare. Nese fut nje makine te trete atehere paguan dogane sepse konsiderohet biznes.
Duket se qeveritaret shqipetare nuk i duan qytetaret e tyre dhe me keto lloj vendimesh e tundojne shqipetarin te korruptohet edhe me shume.
eljon | May 19, 2010 5:50 PM | Repliko
Keto loj ligjesh ekzistojne kudo ne boten e zhvilluar. Ju pelqen apo sju pelqen juve eshte tjeter gje.
Ketej per shitje blerje makinash te perdorura nuk ka rendesi ca viti paguhet e njejta takse (13%) te gjith cmimit te shitjes.
Per ndotjen e ambjentit ne ne Canada kemi Emission Controls.
Ca do me thone kjo:
Makinat e reja deri ne 5 vjetet e para te punes nuk iu kerkohet te bejne kete test emisionesh (ndotjeje). Cdo makine qe eshte 5-vjet e vjeter e me shume duhet te beje testin e ndotjes cdo 2 vjet. Ne qofte se ajo ndot me shume se sa eshte kufiri mesatar atehere riparime tune-up duhen bere si kandela, filtra, O2 sensor, etj ne menyre qe kjo makine te marre prape lejen e qarkullimit.
Pa Taksa Nuk Ndertohet Vendi | May 19, 2010 5:28 PM | Repliko
ah ah ah
Paska vendosur vertet me na kthye ne kohen e enver hoxhes ku te gjithe ne kemb ishim ose ralle kush me nje biciklete§
Lum per ne qe kemi kete kryeminister! Apo arkat nuk po mbushen me nga askush me pare hazer???
Emigrante,asnje dergese per kete qeveri, t'ia shkurtojme ditet sa ma shume!
lili | May 19, 2010 5:01 PM | Repliko
Ca eshte ky ligj more shqipetare po ngrihuni mos flini gjume
arman | May 19, 2010 3:59 PM | Repliko
po jemi populli urte ca nuk ndodh ketu vetem e vetem qe te pasurohen pushtetaret tone te japesh keke nga xhepi per te shitur makinen tende vetem ketu n dodh kjo ne asnje vend tjeter po ku i kane shqipetaret leket zoti berisha qe te blene makina me zero vetem ti dhe shoket e tu i ble po populli nuk i ble dot se nuk ka lek per buke jo per makine....turpi dhe kulmi ky eshte
evi | May 19, 2010 3:56 PM | Repliko
ky ishte turpi me i madh i kesaj qeverie..do te mbushi arkat e qeverise
mandi | May 19, 2010 3:18 PM | Repliko
kjo eshte vjedhja e radhes more popull po na e marrin shpirtin,mezi po i mbajme me kto taksa qe kemi makinat jo me te na i rrisin prap,turp te keni more hajduta qeveritare,por eshte faji i popullit qe nuk ju fshijn nga faqja dheut te dyja kto partite politike qe ne po i shohim sherrin
altini | May 19, 2010 2:45 PM | Repliko
..
Shekulli
Krijoni Kontakt