Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 67
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    7. LUFTA PĖR REALIZIMIN E AUTONOMISĖ DHE SHTYPJA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT

    Kryengritja e armatosur dhe formimi i qeverisė sė pėrkohshme (dhjetor 1880-janar 1881)
    Pas dorėzimit tė Ulqinit forcat politike shqiptare dhe veēanėrisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e pėrqendruan vėmendjen nė dy ēėshtje kryesore: nė atė tė pretendimeve greke ndaj Ēamėrisė dhe nė problemin e tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė u rrit mė tej vendosmėria e shqiptarėve pėr tė mos i lėshuar Greqisė asnjė pėllėmbė tokė tė Ēamėrisė.
    Tė gjitha forcat atdhetare kishin qėndrim tė njėjtė pėr kėtė ēėshtje, vijuan tė kėrkonin qė Protokolli nr.13 tė korrigjohej nė mėnyrė tė tillė qė Greqia tė kėnaqej jo me vise shqiptare, por me troje greke nė Thesali.
    Edhe Porta e Lartė, duke qenė e bindur se pėrdorimi i dhunės pėr t’i detyruar shqiptarėt tė hiqnin dorė nga Ēamėria do tė shkaktonte njė kryengritje tė re, me pėrmasa tė mėdha nė Shqipėri, po kundėrshtonte zbatimin me forcė tė kėtij vendimi. Stambolli u pėrpoq tė pėrfitonte nga zvarritja e ēėshtjes sė Ēamėrisė pėr tė marrė masat pėr rivendosjen e autoritetit tė tij tė tronditur nė Shqipėri dhe pėr tė shtypur lėvizjen autonomiste. Megjithėse krahu i moderuar i Lidhjes Shqiptare hoqi dorė nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė, atdhetarėt radikalė e vazhduan atė mė me forcė pas ngjarjeve tė Ulqinit. Nė njė mbledhje tė veēantė qė u mbajt nė Prizren nė nėntor, nė tė cilėn mori pjesė edhe Abdyl Frashėri, u vendos qė ky (Abdyl Frashėri) tė nisej pėr nė Stamboll pėr t’i paraqitur edhe njėherė Portės sė Lartė kėrkesėn pėr bashkimin e vilajeteve dhe veē kėsaj kryengritja kundėrosmane tė niste sapo tė shihej se Porta e Lartė do tė kalonte nė sulm kundėr Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
    Qysh nė javėn e parė tė muajit dhjetor 1880 Porta e Lartė filloi tė kalonte shkallė-shkallė nė sulm kundėr lėvizjes autonomiste shqiptare. Goditjen e parė ua dha forcave atdhetare nė Shkodėr. Menjėherė pasi pėrfundoi dorėzimin e Ulqinit, Dervish Pasha u turr me egėrsi tė jashtėzakonshme kundėr organeve tė Lidhjes sė Prizrenit nė vilajetin e Shkodrės, tė cilat arriti t’i shpėrndante me terror, duke rivendosur pushtetin e administratės centraliste osmane. Mareshali turk u tregua mė i egėr me partizanėt e lėvizjes autonomiste, sesa me pjesėmarrėsit e luftės sė Ulqinit. Mė 11 dhjetor ai arrestoi pabesisht dhe internoi nė Anadoll edhe figura tė tilla si Hodo Sokolin e Preng Bibė Dodėn, tė cilėt nuk morėn pjesė nė luftėn e Ulqinit, por ishin pėrkrahės tė kėrkesave autonomiste, ndėrsa Daut Boriēin e izoloi nė Stamboll. Arrestime tė tjera ndėrmori ai nė qytetin e Shkodrės.
    Disa ditė mė vonė Porta e Lartė e thirri nė Stamboll Dervish Pashėn dhe i ngarkoi detyrėn tė hartonte planin e njė ekspedite tė madhe ushtarake kundėr Shqipėrisė, pėr tė shtypur nė mbarė vendin Lidhjen Shqiptare dhe prirjen e saj pėr kryengritje tė armatosur kundėrosmane. Nė relacionin qė i paraqiti sulltanit mė 27 dhjetor, Dervish Pasha kėrkonte qė lėvizja autonomiste shqiptare tė shtypej para se tė shpėrthente njė kryengritje e pėrgjithshme e armatosur dhe pėr kėtė qėllim tė dėrgoheshin nė Shqipėri 40 batalione ushtarėsh me dy qendra drejtuese, njėra nė Shkodėr, tjetra nė Shkup, qė ekspedita ushtarake tė fillonte nė Veri dhe pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė Ēamėrisė tė shtrihej edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Nė tė njėjtėn kohė sulltan Abdyl Hamiti II u drejtoi shqiptarėve njė thirrje tė jashtėzakonshme, ku i cilėsonte tė gjithė ata qė kėrkonin krijimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar si armiqtė mė tė rrezikshėm tė Perandorisė Osmane.
    Udhėheqėsit shqiptarė i morėn vesh synimet e Stambollit, prandaj i shpejtuan pėrgatitjet pėr organizimin e aksionit tė armatosur autonomist. Sipas planit tė tyre, ai do tė fillonte nė vilajetin e Kosovės, do tė shtrihej menjėherė nė vilajetin e Janinės dhe pastaj do tė pėrhapej nė viset shqiptare tė dy vilajeteve tė tjera.
    Nė Kosovė veprimet e armatosura filluan nė sanxhakun e Prizrenit, qysh nė muajin dhjetor 1880, me njė varg sulmesh nga ana e fshatarėve kundėr administratės osmane. Fill pas tyre u ngritėn banorėt e Prizrenit, tė cilėt dėbuan nga qyteti mytesarifin e sanxhakut sė bashku me nėpunėsit e huaj. Kėtu mbėrriti nė ato ditė edhe Abdyl Frashėri, qė u largua fshehurazi nga Stambolli. Brenda pak ditėve qytete e krahina tė tjera, si Shkupi, Gjakova, Luma e Gucia, u ēliruan e u pastruan nga administrata perandorake dhe u bashkuan me pushtetin e ri qė u ngrit nė Prizren.
    Vrulli i lėvizjes kundėrosmane i nxiti udhėheqėsit kryesorė tė rrymės radikale, tė grumbulluar nė Prizren, tė bėnin hapat e parė pėr zbatimin e programit tė tyre autonomist. Nė fund tė dhjetorit ata riorganizuan Komitetin Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare, ku mbeti shumica e anėtarėve tė mėparshėm, qė ishin edhe ndėr themeluesit e saj, si Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra etj. Komiteti Kombėtar mori vendime tė rėndėsishme: tė pėrhapte kryengritjen kundėrosmane nė krejt vilajetin e Kosovės dhe tė thėrriste mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme.
    Kuvendi i Jashtėzakonshėm i Lidhjes Shqiptare u mblodh nė Prizren nė fillim tė dhjetėditėshit tė dytė tė muajit janar. Nė Kuvend mbajti njė fjalim programatik Abdyl Frashėri, nė tė cilin tha, midis tė tjerave: “Porta e Lartė nuk do qė tė bėjė asgjė pėr Shqipėrinė. Ajo i trajton me pėrbuzjen mė tė madhe si lutjet tona, ashtu edhe neve… Le tė mendojmė e le tė punojmė pėr vete dhe tė mos ketė asnjė ndryshim ndėrmjet toskėve e gegėve. Tė jemi tė gjithė shqiptarė dhe tė formojmė njė Shqipėri tė bashkuar”. Me kėtė formulim Abdyl Frashėri nėnkuptonte krijimin e “njė shteti autonom shqiptar”, i cili, nėse nuk do tė njihej nga Stambolli dhe do tė sigurohej me anėn e kryengritjes sė armatosur, do tė shpinte vetvetiu nė shpalljen e pavarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė.
    Nė pėrfundim tė punimeve Kuvendi i Jashtėzakonshėm miratoi, me pak ndryshime, Komitetin Kombėtar tė mėparshėm tė Lidhjes Shqiptare. Duke marrė parasysh detyrėn e re qė shtrohej para vendit - zėvendėsimin e administratės osmane me administratėn shqiptare autonome - Kuvendi e veshi organin qendror tė Lidhjes Shqiptare me funksione tė plota pushtetore. Pėr kėtė qėllim ai e shpalli Komitetin Kombėtar qeveri tė pėrkohshme me kryetar Ymer Prizrenin, nėnkryetar Shuaip Spahiun dhe me dhjetė anėtarė, midis tė cilėve ishin Abdyl Frashėri, i ngarkuar pėr punėt e jashtme dhe Sulejman Vokshi, i ngarkuar pėr punėt ushtarake.
    Fill pas formimit tė saj qeveria e pėrkohshme u pėrpoq ta pėrhapte flakėn e kryengritjes ēlirimtare nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės e tė shtrinte pushtetin e saj nė gjithė vilajetin e Kosovės dhe shkallė-shkallė edhe nė tre vilajetet e tjera shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė ajo iu pėrvesh organizimit tė forcave ushtarake. Brenda pak ditėve u formuan njėsi ushtarake tė rregullta dhe pranė tyre reparte shėtitėse qė do tė shėrbenin ku ta lypte nevoja. Nė viset e ēliruara u ngrit menjėherė administrata shqiptare, e cila hyri nėn vartėsinė e qeverisė sė pėrkohshme tė Prizrenit.
    Lėvizja e armatosur autonomiste u pėrhap me shpejtėsi edhe nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės. Nė saje tė pėrkrahjes qė gjetėn nė masat popullore, repartet e Lidhjes Shqiptare tė komanduara nga Sulejman Vokshi, mė 4 janar shtinė nė dorė Shkupin, mė 18 janar ēliruan pa luftė Prishtinėn (kryeqendrėn e vilajetit) dhe mė 25 janar Mitrovicėn. Ndėrkohė u lidhėn me qeverinė e pėrkohshme edhe qytetet e tjera tė vilajetit tė Kosovės, si Peja, Ferizaj, Vuēiterna etj. Nėpunėsit e lartė turq u dėbuan nga tė gjitha kėto qendra, ku u vendos autoriteti i Lidhjes. Garnizonet e dobėta turke u detyruan tė mbylleshin nė pika tė caktuara, prej nga nuk mund tė dilnin pa dorėzuar mė parė armėt. Forcat e Lidhjes Shqiptare zunė urat hekurudhore nė mėnyrė qė tė pengohej ardhja e pėrforcimeve ushtarake osmane. Shoqėria e trenave me qendėr nė Shkup mori urdhėr tė mos transportonte trupa e municione pėr ushtrinė turke.
    Nė shkurt autoriteti i qeverisė sė pėrkohshme u shtri nė Tetovė, nė Gostivar e nė Dibėr. Nė Dibėr dėbimi i nėpunėsve turq ndeshi nė kundėrshtimin e feudalėve sulltanistė, qė kryesoheshin nga Sadik pashė Hoxholli, tė cilėt, duke mos pasur mbėshtetje nė popullsinė vendase, thirrėn nė ndihmė dy batalione turke nga Manastiri. Qeveria e pėrkohshme e Prizrenit dėrgoi nė Dibėr Abdyl Frashėrin, qė u vendos drejtpėrdrejt nė selinė e prefekturės, para sė cilės u mbajt njė miting i madh. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Abdylit, qė nė fjalėn e tij u kėrkoi dibranėve tė bashkoheshin me qeverinė e pėrkohshme, popullsia e Dibrės sė Sipėrme, qytetarė e malėsorė, dėboi mė 19 shkurt mytesarifin turk dhe vendosi pushtetin e Lidhjes Shqiptare. Dibra u lidh kėshtu me qeverinė e pėrkohshme.
    Porta e Lartė u pėrpoq t’i mbyste me anėn e censurės lajmet mbi ngjarjet tronditėse qė po zhvilloheshin nė Kosovė. Madje jo vetėm shtypi turk, por edhe shtypi ndėrkombėtar nuk botoi asgjė mbi kėto ngjarje. Atdhetarėve shqiptarė nuk u mbeti asnjė mjet nė dorė pėr tė njoftuar zhvillimin e lėvizjes autonomiste, pėrveēse letrave personale qė shkėmbenin fshehurazi ndėrmjet tyre. Nė njė letėr tė tillė qė Sami Frashėri i dėrgonte nga Stambolli Jeronim de Radės nė Itali nė valėn e kėtyre ngjarjeve, mė 20 shkurt 1881, shkruante: “Lidhja e Shqiptarėve qė ka kėrthizėn nė Prizren, nė Gegėri, ka kėrkuar shumė herė, qė nga tre vjet e tėhu, bashkimin e Shqipėrisė me njė provincė me autonomi; po mbretėria gjer mė sot e kish gėnjyer me fjalė. Kėtė herė shqiptarėt e kuptuan fort mirė qė mbretėria nuk do tė bėnjė gjė kurrė pėr ta, dhe Lidhja e Prizrenit ka nevojė tė bashkojė Shqipėrinė e ta bėnjė njė me autonomi, a mbase me shkėputje fare pas punėsė. Kėshtu Lidhja mori emrin e guvernės sė pėrdorme (qeverisė sė pėrkohshme - shėn. i aut.) dhe pėrzuri guvernatorėt turq nga gjithė vilajeti i Kosovės dhe nga Prizreni, nga Gjakova, nga Tetova, nga Dibra etj. 10 000 shqiptarė tė armatosur kanė zėnė Shkupin dhe udhėnė e hekurtė; 10 000 tė tjerė po bėhen gati pėr t’u unjur nė Toskėri. Pėr pak kohė do tė dėgjoni njė kryengritje tė madhe nė Shqipėri”.
    Nė tė vėrtetė, nė fund tė shkurtit qeveria e pėrkohshme arriti tė shtrinte autoritetin e saj nė katėr nga pesė sanxhakėt e vilajetit tė Kosovės (me pėrjashtim tė Novi Pazarit): nė tė Prizrenit, tė Pejės, tė Shkupit e tė Prishtinės. Pushteti i ri u krijua nėpėrmjet shndėrrimit tė komiteteve tė mėparshme tė Lidhjes nė organe pushteti nė ēdo sanxhak. Po kėshtu ndodhi edhe me komitetet e kazave qė vareshin nga ato tė sanxhakėve.
    Qeveria e pėrkohshme synonte ta shtrinte kryengritjen e armatosur ēlirimtare nė krejt viset shqiptare, nė vilajetin e Shkodrės, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė kujdes tė veēantė i kushtoi ajo sanxhakut tė Dibrės, si njė hallkė qė lidhte gjithė trevat shqiptare.
    Veprimtaria e qeverisė sė pėrkohshme u pėrqendrua nė ngritjen e forcave tė armatosura shqiptare, nė vendosjen e rendit publik, nė organizimin e administratės sė re e sidomos tė gjykatave shqiptare (qė u krijuan nė ēdo sanxhak duke zėvendėsuar ato osmane), nė krijimin e njė buxheti tė shtetit shqiptar, nėpėrmjet pėrqendrimit nė duart e Lidhjes tė taksave shtetėrore.
    Krahas veprimeve ushtarake, tė cilat ēuan nė ēlirimin e shpejtė tė vilajetit tė Kosovės dhe tė disa viseve tė vilajetit tė Manastirit, qeveria e pėrkohshme i kushtoi kujdes tė veēantė edhe ngritjes sė pushtetit tė ri shqiptar. Administrata e re qė u ngrit nė viset e ēliruara u pastrua jo vetėm nga funksionarėt turq, por edhe nga ata sulltanistė shqiptarė. U morėn masa tė rrepta kundėr veprimeve arbitrare dhe shpėrdorimit tė funksioneve pushtetore nga nėpunėsit e pandėrgjegjshėm. Duke i dhėnė njė rėndėsi tė madhe vendosjes sė njė qetėsie shembullore, organet e Lidhjes Shqiptare ndoqėn me ashpėrsi tė gjithė keqbėrėsit e arratisur. Masa tė rrepta u morėn gjithashtu edhe kundėr parisė reaksionare, qė u pėrpoq tė minonte pushtetin e ri me veprimtarinė e saj armiqėsore. Mjaft prej pėrfaqėsuesve tė saj u arrestuan. Pėr sukseset qė pati pushteti i ri i vendosur nga Lidhja Shqiptare nė viset e Kosovės, kryekonsulli austro-hungarez raportonte nga Shkodra, mė 5 mars 1881, midis tė tjerave: “ ... Edhe nėpunėsit mė tė vegjėl janė caktuar nga Lidhja; gjyqtar ėshtė njė qytetar i Prizrenit; taksat qė nxirren nga popullsia derdhen nė llogari tė Lidhjes; nėpunėsit i marrin rrogat rregullisht. Lidhja ka kujdes pėr mbajtjen e rendit qoftė nė qytet, qoftė nė fshat. Sigurimi publik tani ėshtė shumė mė nė rregull se ē’ishte nė kohėn kur administratėn e drejtonin funksionarėt e sulltanit”.
    Sukseset qė arriti lėvizja ēlirimtare nė Kosovė ngjallėn njė entuziazėm tė madh nė radhėt e atdhetarėve shqiptarė. Madje shumė prej tyre filluan tė shpresonin se me kėtė hov qė po merrte aksioni revolucionar ēlirimtar po krijohej mundėsia pėr tė fituar jo vetėm autonominė e Shqipėrisė, por “mbase”, siē shprehej Sami Frashėri ato ditė, edhe shkėputjen e saj tė plotė nga Perandoria Osmane. Nė kėto rrethana qarqet atdhetare filluan tė mendonin edhe pėr formėn e qeverisjes qė duhej tė kishte shteti i ardhshėm shqiptar. Lidhur me formėn e regjimit, opinioni publik shqiptar anonte kryesisht nga regjimi monarkist. Ai e pėrfytyronte Shqipėrinė e lirė si njė principatė a si njė mbretėri me njė fisnik shqiptar ose tė huaj nė krye. Sipas kėtij koncepti, Shqipėria nuk duhej tė bėnte pėrjashtim nga vendet e tjera tė Ballkanit qė u formuan si shtete monarkiste. Pėrkrahėsit e regjimit republikan ishin mė tė pakėt. Ndėr ta u shqua Sami Frashėri, i cili propozonte pėr Shqipėrinė njė zgjidhje origjinale, njė republikė me njė kryesi kolegjiale. “Nė u bėftė dot Shqipėria mė vete, - shkruante Sami Frashėri nė letrėn e pėrmendur drejtuar De Radės, - nuk do tė kemi nevojė pėr princėr as tė krishterė as muhamedanė qė tė na rrjepnė e tė na pinė gjaknė. Vendi ynė mund edhe do tė guvernohet (tė qeveriset - shėn. i aut.) prej njė farė dhimokratije, prej pleqet”. Kjo pikėpamje pėr tė vendosur nė Shqipėri njė regjim republikan me njė presidencė kolegjale pėrfaqėsonte mendimin mė pėrparimtar tė shprehur deri atėherė nga lėvizja demokratike shqiptare.
    Pas sukseseve qė korri lėvizja nė vilajetin e Kosovės e nė sanxhakun e Dibrės, pritej qė ajo tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit. Nė tė vėrtetė, nė Shqipėrinė e Jugut atdhetarėt prisnin ēastin e pėrshtatshėm pėr t’u hedhur nė veprim. Shenjėn do ta jepte Abdyl Frashėri nė varėsi tė ecurisė tė bisedimeve turko-greke dhe tė zhvillimit tė ngjarjeve nė Kosovė. Meqenėse kėtu Porta e Lartė kishte pėrqendruar forca ushtarake tė mėdha pėr tė pėrballuar njė sulm tė mundshėm nga ana e Greqisė, qeveria e pėrkohshme e Prizrenit filloi tė pėrgatiste reparte vullnetarėsh pėr tė ndihmuar kryengritėsit e vilajetit tė Janinės, sapo kėta tė hidheshin nė veprim. Por pikėrisht ato ditė u krijua njė gjendje ndėrkombėtare shumė e ndėrlikuar, e cila e pengoi shtrirjen e lėvizjes nė viset jugore.
    Ngjarjet e reja nė Shqipėri, tė cilat po ēonin nė prishjen e status quo-sė nė Evropėn Juglindore, pra nė ndryshimin e hartės politike tė Kongresit tė Berlinit, shqetėsuan jo vetėm Portėn e Lartė, por edhe Fuqitė e Mėdha. Shqetėsimin e tyre e rriti mė tej qėndrimi i Greqisė, e cila, duke pėrfituar nga kryengritja shqiptare, filloi ta kėrcėnonte Perandorinė Osmane me luftė pėr ta detyruar qė t’i lėshonte asaj Ēamėrinė e Thesalinė. Ndėrlikimet e mėdha qė po krijoheshin nė Gadishullin Ballkanik nga sukseset e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare i detyruan Fuqitė e Mėdha tė ndėrhynin energjikisht pėr t’i detyruar Stambollin e Athinėn qė t’i jepnin fund ēėshtjes sė kufirit turko-grek, me qėllim qė Porta e Lartė t’i kishte duart tė lira pėr tė shtypur Lidhjen e Prizrenit dhe kryengritjen e saj tė armatosur.
    Pėr t’i bėrė ballė kėtij komploti ndėrkombėtar qė po organizohej kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit u orvatėn pėrsėri tė siguronin njė pikėmbėshtetje tė jashtme. Rastin ua dha Greqia me gatishmėrinė e saj pėr tė hyrė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėto rrethana, udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare me Abdyl Frashėrin nė krye, u kthyen te projekti i tyre i vjetėr pėr tė lidhur njė aleancė politike e ushtarake me Greqinė, sipas sė cilės, nė pėrfundim tė luftės sė pėrbashkėt kundėr Stambollit, Athina do tė aneksonte provincėn greke tė Thesalisė, kurse shqiptarėt do tė fitonin pavarėsinė kombėtare nė kufijtė e tyre etnikė, duke pėrfshirė kėtu edhe viset shqiptare tė Ēamėrisė.
    Nė fillim qeveria e Athinės u tregua e interesuar pėr bisedimet shqiptaro-greke, tė cilat u zhvilluan nė Korfuz. Por shpejt u pa se ajo nuk kishte hequr dorė nga platforma e saj, qė parashikonte aneksimin e vilajetit tė Janinės nga Greqia dhe bashkimin e Shqipėrisė me Greqinė nė formėn e njė shteti dualist. Veē kėsaj, ndėrsa vijonin bisedimet e Korfuzit, presioni i Fuqive tė Mėdha ndaj Stambollit dhe Athinės u rrit aq shumė, sa Porta e Lartė e qeveria greke u detyruan tė bėnin lėshime dhe t’i jepnin fund grindjes rreth kufirit tė tyre tė ri. Sipas protokollit, qė u nėnshkrua mė 27 mars 1881, Perandoria Osmane pranoi t’i lėshonte Greqisė pjesėn mė tė madhe tė Thesalisė, afėrsisht deri nė lumin Selemvria dhe njė pjesė shumė tė vogėl nė kėndin juglindor tė Epirit, konkretisht qytetin e Artės sė bashku me rrethinat e tij. Ky vendim i Fuqive tė Mėdha u mor pėr shkak tė qėndresės gati trevjeēare tė Lidhjes Shqiptare, e cila luftoi me vendosmėri pėr tė mos lėshuar asnjė pėllėmbė tokė shqiptare nė vilajetin e Janinės (Epir).
    Qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare dhe ndėrhyrjet e konsujve tė tyre kundėr lėvizjes autonomiste ushtruan njė ndikim negativ nė zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve nė Shqipėrinė e Jugut. Veē kėsaj, me nėnshkrimin e marrėveshjes turko-greke, Athina nuk dėshironte mė trazira nė vilajetin e Janinės. Madje tani lindi rreziku qė, sapo tė shpėrthente kryengritja autonomiste nė Shqipėrinė e Jugut, Greqia t’i sulmonte shqiptarėt prapa krahėve pėr tė bėrė aneksimin e vilajetit tė Janinės. Nė kėto rrethana atdhetarėt shqiptarė tė viseve jugore ngurruan tė fillonin veprimet kryengritėse kundėr Portės sė Lartė.

    Betejat e fundit tė Lidhjes dhe shtypja e saj (prill 1881)

    Sapo u bind se ēėshtja e kufirit turko-grek po hynte nė rrugėn e zgjidhjes, Porta e Lartė mendoi se tashmė i kishte duart tė lira pėr tė shtypur me forcė lėvizjen autonomiste shqiptare. Pėr kėtė qėllim, disa ditė pėrpara se tė nėnshkruhej protokolli i marrėveshjes sė kufirit, ajo i dha urdhėr Dervish Pashės qė tė vinte nė zbatim planin e ekspeditės ushtarake kundėr Shqipėrisė. Atij iu dha grada e kryegjeneralit dhe detyra e kryekomandantit tė Rumelisė, domethėnė tė forcave tė armatosura tė dislokuara nė vilajetet e Kosovės, tė Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės e tė Selanikut. Ekspedita e tij, e pėrbėrė nga 30 batalione, do tė ndihmohej edhe nga garnizonet ushtarake tė vendosura nė qytetet e Kosovės. Ekspedita do tė kishte edhe 7 gjeneralė tė tjerė nėn komandėn e Dervish Pashės.
    Goditjen e parė ushtria osmane ia dha Komitetit tė Lidhjes Shqiptare nė Shkup, tė kryesuar nga Jashar bej Shkupi. Ky komitet, ndryshe nga ata tė qyteteve tė tjera te Kosovės, nuk preku as administratėn osmane, as mytesarifin dhe as garnizonin turk tė qytetit. Ai nuk pengoi gjithashtu futjen e forcave tė tjera ushtarake osmane mė 27 shkurt 1881 dhe vendosjen kėtu tė Ibrahim Pashės si komandant i garnizonit. Mė 23 mars Ibrahim Pasha thirri nė selinė e tij 11 anėtarėt e Komitetit tė Lidhjes pėr Shkupin me Jashar bej Shkupin nė krye, tė cilėt i arrestoi pabesisht.
    Pushtimi i Shkupit, pati rėndėsi tė madhe pėr forcat osmane, pasi pėr nga madhėsia dhe pozita strategjike qyteti ishte njė pikėmbėshtetje e fortė pėr zhvillimin e ekspeditės sė tyre nė mbarė vilajetin e Kosovės. Pėr kėtė arsye, gjatė ditėve tė mėvonshme u shpėrngulėn nga Selaniku nė Shkup forcat kryesore tė ekspeditės ushtarake osmane (30 batalione me rreth 20 mijė ushtarė). Mė 7 prill 1881 arriti edhe vetė Dervish Pasha, i cili vendosi kėtu shtabin e vet. Nė tė njėjtėn kohė aty u shpall shtetrrethimi dhe filluan arrestimet. Pėr tė ngjallur terror nė popull, tė gjithė anėtarėt e arrestuar tė Komitetit tė Lidhjes, pasi i shėtitėn nė rrugė tė lidhur me hekura, i dėrguan nė burgun e Selanikut dhe mė vonė i internuan nė ishullin e Rodosit, nė detin Egje.
    Sapo ra Shkupi, Lidhja Shqiptare lėshoi kushtrimin nė mbarė Kosovėn pėr tė rrėmbyer armėt dhe pėr t’i bėrė ballė ekspeditės osmane. Qeveria e pėrkohshme formoi shtabin e mbrojtjes me 25 anėtarė, nga tė cilėt njihen deri mė sot Sulejman Vokshi (qė ishte edhe komandant i tij), Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, Halim Efendiu, Zeqirja Aga, Mullah Hyseni, Mustafa Aga, Halil Efendiu etj. Nė kohėn e fillimit tė ekspeditės ushtarake shtabi kishte vetėm 5 mijė luftėtarė. Pėrpjekjet pėr mobilizimin e forcave tė tjera nuk u kurorėzuan me sukses. Qeverisė sė pėrkohshme i mungonin edhe mjetet financiare pėr armatimin dhe mbajtjen e tyre. Udhėheqėsit e saj vendosėn t’i pėrqendronin forcat ushtarake nė rrugėn Ferizaj-Prizren dhe ta zhvillonin luftėn e armatosur nė qafat e maleve midis Ferizajt e Suharekės, tė cilat kontrollonin rrugėn nga mund tė kalonte ushtria turke pėr nė Prizren. Pėr kėtė arsye forcat e para vullnetare u pėrqendruan kryesisht nė dy pika strategjike: nė Shtimje, ku u vendos edhe shtabi i tyre nėn kryesinė e Sulejman Vokshit; pjesa tjetėr zuri vend nė pozita mė tė pėrparuara, nė afėrsi tė fshatit Slivovė. Pėr tė siguruar ndėrlidhjen e shpejtė tė shtabit me Prizrenin, u ngrit me tė shpejtė nė Shtimje njė stacion telegrafik. Sipas planit tė shtabit tė ushtrive shqiptare, nė rast se qėndresa e Shtimjes do tė thyhej, prita tjetėr kundėr ushtrive osmane do tė organizohej nė Grykat e Carralevės.
    Krahas pėrgatitjeve ushtarake, Lidhja e Prizrenit mė 15 prill 1881 u drejtoi njė memorandum ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, qė ishte dhe akti i fundit diplomatik i saj, me anėn e tė cilit, pasi shprehte vendimin qė kishte marrė pėr tė mbrojtur me armė tė drejtat kombėtare, pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr ta futur vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė qytetėrimit, kėrkonte ndėrhyrjen e kancelarive evropiane pėr tė ndaluar ekspeditėn ndėshkimore osmane.
    Por pikėrisht nė kėtė ēast vendimtar u dukėn pasojat e dėmshme tė qėndrimit tė butė qė kishte mbajtur qeveria e pėrkohshme ndaj forcave reaksionare, tė cilat u vunė nė lėvizje pėr tė penguar mobilizimin nė masė tė forcave vullnetare dhe organizimin e shpejtė tė qėndresės sė armatosur.
    Nė kėtė gjendje tensioni tė jashtėm e tė brendshėm, dy javė pasi ra Shkupi, Dervish Pasha u dha urdhėr ushtrive tė veta tė marshonin drejt Kosovės dhe tė zinin qytetin Ferizaj. Pėr tė ngjallur terror nė popullsinė shqiptare, gjatė marshimit ushtria osmane, pasi theu qėndresėn e parė qė ndeshi nė Grykėn e Kaēanikut, bombardoi me artileri fshatrat qė ndodheshin gjatė rrugės. Mė 7 prill ajo hyri nė Ferizaj. Tė nesėrmen arriti kėtu edhe Dervish Pasha sė bashku me shtabin e vet. Sapo u vendos nė Ferizaj, ai u dėrgoi njė ultimatum forcave tė Lidhjes duke i kėrcėnuar se do tė merrte masa ndėshkimore tė rrepta kundėr atyre qė do tė qėllonin me armė ushtritė osmane. Krerėt dhe vullnetarėt e Lidhjes nuk lėvizėn nga pozitat e tyre. Vetėm disa krerė, midis tyre edhe Ali pashė Gucia, u paraqitėn te Dervish Pasha duke i shprehur besnikėrinė e tyre ndaj sulltanit dhe duke dėnuar aksionin autonomist tė Lidhjes sė Prizrenit.
    Dervish Pasha u pėrgatit pėr mė shumė se dhjetė ditė para se tė nisej ekspedita nga Ferizaj nė Prizren. Pasi dėshtuan orvatjet e tij pėr tė pėrēarė udhėheqėsit e Lidhjes, ai ndėrmori pėr katėr ditė me radhė (16-19 prill) disa operacione ushtarake tė kufizuara pėr tė zbuluar numrin e vullnetarėve shqiptarė dhe pozitat e tyre. Mė 20 prill 1881 ushtritė osmane tė ndara nė dy kolona morėn urdhėr tė fillonin sulmin kundėr forcave shqiptare tė vendosura nė Slivovė dhe nė Shtimje.
    Ndeshja e parė me ushtritė osmane ndodhi mė 20 prill nė Slivovė. Edhe pse me municion tė pakėt, nė saje tė qėndrueshmėrisė sė tyre shqiptarėt e ndalėn pėr mjaft orė pėrparimin e armikut. Por gjendja e tyre u keqėsua kur hyri nė veprim artileria fushore turke. Duke parė dėmin qė po u shkaktonte luftėtarėve njė bateri e armikut, komandanti i kėtij sektori, Mic Sokoli nga Bujani i Malėsisė sė Gjakovės, sė bashku me disa luftėtarė tė tjerė, lanė pozicionet mbrojtėse dhe u hodhėn drejt kodrės ku ishte vendosur artileria turke. Qėllimi i tyre ishte tė sulmonin dhe tė asgjėsonin baterinė e armatosur, qė po u shkaktonte dėme shqiptarėve. Por tė gjithė kėta luftėtarė trima, sė bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, u vranė pėrpara grykave tė topave tė artilerisė osmane. Pėrballė epėrsisė sė armikut nė numėr e nė armatime, shqiptarėt, me gjithė heroizmin qė treguan, u detyruan tė tėrhiqeshin nga Slivova nė Shtimje, ku qėndronin forcat kryesore tė Lidhjes sė Prizrenit.
    Beteja e dytė ndodhi tė nesėrmen, mė 21 prill 1881, nė Shtimje. Kėtu luftimet qenė mė tė pėrgjakshme se nė Slivovė. Nė luftimet e ashpra, tė cilat vazhduan mė tepėr se 2 orė, morėn pjesė edhe vetė anėtarėt e shtabit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Binak Alia, Rustem Sadria e tė tjerė. Edhe kėtu vullnetarėt shqiptarė luftuan me heroizėm tė rrallė, por nėn breshėrinė e dendur tė artilerisė sė armikut dhe kur municioni i armėve tė tyre filloi tė shteronte, u detyruan tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Suharekės.
    Nė betejat e Slivovės e tė Shtimjes tė dyja palėt patėn shumė tė vrarė e tė plagosur: turqit rreth 800 veta, ndėrsa shqiptarėt 1 200 veta.
    Pas Shtimjes forcat e Lidhjes Shqiptare u bėnė mė 22 prill 1881 tri prita tė tjera ushtrive osmane, nė Grykėn e Carralevės, nė fshatin Dule dhe nė hyrje tė Suharekės, por marshimin e tyre nuk e ndalėn dot. Tė nesėrmen, mė 23 prill 1881, pasi theu qėndresėn e shqiptarėve, Dervish Pasha, i shoqėruar nga 7 gjeneralė dhe me 24 batalione, hyri nė Prizren ku shpalli menjėherė shtetrrethimin dhe bėri arrestime tė shumta.
    Qėllimi i Portės sė Lartė nuk ishte vetėm qė tė shtypte kryengritjen e armatosur kundėrosmane, por tė mbyste edhe idenė e autonomisė sė Shqipėrisė, duke pėrfshirė kėtu edhe kėrkesėn pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar. Pėr kėtė, pasi shtypi qėndresėn nė Prizren, Dervish Pasha thirri kėtu mė 30 prill krerėt e dikurshėm tė Lidhjes pėr sanxhakėt e Prizrenit, tė Prishtinės, tė Pejės, tė Mitrovicės, tė Shkupit, tė Dibrės, tė Shkodrės, tė Manastirit etj., si edhe pėrfaqėsuesit e qarqeve sulltaniste. Ai u kėrkoi atyre tė nėnshkruanin njė deklaratė, ku dėnohej veprimtaria e Lidhjes Shqiptare dhe sidomos kėrkesa e saj pėr bashkimin e vilajeteve shqiptare, tė cilėn e quante njė akt armiqėsor. Kėtu erdhėn kryesisht krerėt sulltanistė dhe vetėm disa nga drejtuesit e moderuar tė Lidhjes, si Ali pashė Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Dervalla dhe Esat pashė Tetova, tė cilėt e nėnshkruan deklaratėn e Dervish Pashės. Si rrjedhim, krerėt e moderuar, qė e dėnuan me shkrim idenė e vilajetit autonom, u quajtėn nga sulltani tė falur, madje disa prej tyre, si Ali pashė Gucia etj., u emėruan nė poste tė rėndėsishme nė administratėn e vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit.
    Epėrsia e ushtrisė osmane, kapitullimi i elementėve tė moderuar dhe pushtimi i shpejtė i Prizrenit shkaktuan tronditje tė thellė nė opinionin publik tė vendit. Megjithatė, udhėheqėsit e Lidhjes vendosėn ta vazhdonin mė tej qėndresėn kundėr ushtrive osmane. Vatrat e qėndresės tani duhej tė organizoheshin nė Gjakovė e nė Dibėr. Pėr organizimin e tyre shkuan Sulejman Vokshi nė Gjakovė dhe Abdyl Frashėri nė Dibėr.
    Sipas planit tė ri, forcat dibrane duhej tė sulmonin Shkupin pėr t’u marrė krahėt ushtrive osmane, gjė qė do tė ndihmonte vullnetarėt gjakovarė tė kundėrsulmonin pėr tė rimarrė Prizrenin. Por nė Dibėr Abdyl Frashėri gjeti njė gjendje tė ndryshuar. Kėtu dibranėt nuk deshėn tė largoheshin nga Dibra pėr tė luftuar kundėr Dervish Pashės nė Kosovė, sepse mendonin se forcat turke do tė sulmonin fshatrat rreth qytetit. Prandaj malėsorėt dibranė vendosėn qė ta kundėrshtonin ushtrinė osmane nė viset e tyre.
    Nė Gjakovė Sulejman Vokshi gjeti kushte mė tė favorshme. Me gjithė reaksionin e disave prej parisė feudale, qyteti e malėsia ndodheshin ende nėn autoritetin e degės sė Lidhjes Shqiptare. Udhėheqėsit e saj arritėn tė mobilizonin forca tė shumta, sidomos nga radhėt e malėsorėve tė Krasniqit e tė Gashit. Por vullnetarėt e mobilizuar nuk ishin tė mjaftueshėm pėr njė sulm kundėr Prizrenit. Si rrjedhim, edhe forcat gjakovare qėndruan nė mbrojtje tė krahinės sė tyre. Vendosmėria e tyre e detyroi Dervish Pashėn tė priste ardhjen e forcave tė tjera pėrpara se tė ndėrmerrte sulmin kundėr Gjakovės. Sulmi u zhvillua njė muaj mė vonė, nė maj 1881. Pasi morėn Gjakovėn, ushtritė osmane shtinė nėn kontrollin e tyre tė gjitha qytetet e tjera tė Kosovės. Por nė malėsitė e Gjakovės, tė Dibrės e tė Lumės qėndresa e armatosur kundėr ushtrive osmane vazhdoi me sulme e kundėrsulme nga tė dyja palėt, deri nė vjeshtė 1881.
    Nė pėrfundim tė ekspeditės ushtarake osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shpėrnda. Pushtetin nė vilajetin e Kosovės e mori kudo administrata e Portės sė Lartė. Vendosja e saj u shoqėrua me njė terror tė pashembullt pėr Shqipėrinė. Dervish Pasha arrestoi dhe dėnoi pa gjyqe rreth 7 mijė veta, udhėheqės e veprimtarė tė Lidhjes, 3 mijė nė Kosovė dhe 4 mijė nė vilajetet e Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės. Midis tė vrarėve nė luftimet qė u bėnė nė Slivovė e nė Shtimje, pėrveē Mic Sokolit, qenė edhe veprimtarė tė tjerė tė Lidhjes dhe luftėtarė tė ushtrisė sė saj, si Rustem Sadria, Seit Suhareka, Mehmet Smaili, Ali Ibrahimi e tė tjerė, ndėrsa nga ata qė u kapėn dhe u ekzekutuan pa gjyq Ali Nimani (oficer karriere), Mulla Hyseni e Sef Kosharja.
    Dervish Pasha u pėrpoq tė shtinte nė dorė me ēdo kusht udhėheqėsit e lėvizjes autonomiste shqiptare dhe tė qėndresės sė armatosur kundėrosmane. Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ymer Prizreni, u fsheh pėr disa kohė nė Malėsinė e Gjakovės, pastaj mėrgoi nė Mal tė Zi (Ulqin). Ai nuk pranoi asgjė nga ofertat pėr falje e pėr ofiqe tė larta qė i dha sulltani dhe qėndroi nė mėrgim derisa vdiq (1884). Sulejman Vokshi qėndroi gati pesė vjet i arratisur gjithashtu nė Malėsinė e Gjakovės. Gjatė kėsaj kohe ai organizoi njė kryengritje tjetėr kundėr pushtuesit osman, qė shpėrtheu nė Kosovė mė 1885. Me shtypjen e saj u kap dhe u dėnua rėndė. Abdyl Frashėri u nis nė kėtė kohė pėr nė Shqipėrinė e Jugut. Por Dervish Pasha, i cili donte ta shtinte me ēdo kusht nė dorė, u dha urdhra tė rreptė organeve tė xhandarmėrisė turke pėr tė zėnė tė gjitha shtigjet nga mund tė kalonte ai drejt jugut dhe caktoi njė shumė tė madhe pėr atė qė do ta kapte tė gjallė ose tė vdekur. Abdyli u shpėtoi ndjekjeve qeveritare gjatė udhėtimit tė fshehtė nė rrethet e Dibrės, tė Matit, tė Krujės e tė Tiranės, por nė kohėn kur po kapėrcente Shkumbinin, nė vahun e fshatit Buqės, afėr Elbasanit, u kap nga njė patrullė turke dhe u dėrgua nė Prizren. Kėtu u dėnua nga njė gjyq special me vdekje, dėnim i cili u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Abdyli u mbajt tre vjet i burgosur nė kalanė e Prizrenit, pastaj u internua sė bashku me familjen nė zonėn e Marmarasė. Duke qenė i sėmurė rėndė nga vuajtjet nė burg dhe nė internim, Abdyl Frashėri u lejua mė 1886 tė kthehej nė Stamboll, ku jetoi i izoluar nėn vėzhgimin e policisė derisa vdiq mė 1892. U arrestuan gjithashtu udhėheqės tė tjerė tė Lidhjes, si Shuaip Spahiu, Zija Prishtina, Omer efendi Narta, Jusuf Dohoshishti etj., qė u dėnuan me burgime e internime tė rėnda.
    Tė njėjtin qėndrim Porta e Lartė mbajti edhe nė vilajetin e Janinės. Edhe kėtu, pasi u dėnuan veprimet e lėvizjes atdhetare, valiu i vilajetit, Mustafa Asim pasha, nė fillim tė muajit thirri nė njė mbledhje tė posaēme nė Prevezė tė gjithė anėtarėt e degėve tė Lidhjes Shqiptare tė krahinave tė Jugut (49 veta) pėr tė dėnuar idenė e autonomisė sė Shqipėrisė. Ashtu si nė Prizren, edhe nė Prevezė, krerėt qė nuk pranuan tė hiqnin dorė nga kėrkesa pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar, si Mustafa Nuri Vlora, Omer pashė Vrioni, Mehmet Ali Vrioni, Dalip bej Pėrmeti, Seit bej Gjirokastra, Sulejman bej Dino, Qazim bej Preveza etj., u arrestuan pabesisht dhe u internuan nė Ēanak-Kala.
    Pas valės sė burgimeve dhe tė internimeve, Dervish Pasha iu pėrvesh detyrės sė tretė me tė cilėn e kishte ngarkuar Porta e Lartė, funksionimit tė rregullt tė administratės shtetėrore osmane dhe nė mėnyrė tė veēantė ēarmatimit tė popullsisė, vjeljes sė taksave, rekrutimit tė nizamėve dhe ngritjes sė gjykatave perandorake nė tė gjitha trojet shqiptare. Pėr plotėsimin e kėsaj detyre ai qėndroi nė Shqipėri bashkė me forcat e tij deri nė fund tė vitit 1881.
    Por, me gjithė terrorin e egėr, Porta e Lartė nuk arriti ta nėnshtronte plotėsisht vendin. Ajo nuk mundi ta shuante idenė qė kishte pushtuar masat popullore pėr autonominė e Shqipėrisė, as aspiratėn e tyre pėr zhvillimin e kulturės kombėtare shqiptare. Administrata centraliste osmane u vendos vetėm nė qytete e nė fshatrat fushore. Fshatrat e viseve malore nuk pranuan as tė dorėzonin armėt, as tė jepnin taksa, as tė shkonin nizamė. Ēėshtja e taksave, e nizamėve dhe e armėve mbetėn njė plagė e hapur pėr Portėn e Lartė. Nė kuadrin e lėvizjes autonomiste shqiptare ato u bėnė shkak pėr shpėrthimin e konflikteve tė reja ndėrmjet popullit shqiptar dhe pushtuesve osmanė.

    Rėndėsia historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

    Lėvizja kombėtare, tė cilėn e udhėhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave mė tė ndryshme tė popullsisė sė Shqipėrisė dhe u zhvillua nė truallin historik tė pėrgatitur gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nga lėvizja e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ajo shėnoi njė hap tė madh cilėsor nga pikėpamja e platformės ideologjike, e kėrkesave politike dhe e frontit luftarak, nė krahasim me lėvizjen ēlirimtare tė dhjetėvjeēarėve tė kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lėvizje ēlirimtare me karakter kombėtar, nė tė cilėn morėn pjesė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe nė tė cilėn u kombinuan tė gjitha format e luftės ēlirimtare, qė nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, qė nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lėvizje masive, e cila synoi tė pėrmbushte programin madhor tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare nė kushtet e Krizės Lindore tė viteve 70 tė shek. XIX - njohjen e kombit shqiptar si njė bashkėsi tė pandarė, mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut dhe formimin e njė shteti shqiptar autonom e demokratik.
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit shėnonte, si organizatė, njė hap tė madh cilėsor nga pikėpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve tė luftės nė krahasim me besėlidhjet e mėparshme. Ajo ishte e para organizatė kombėtare qė krijoi degė tė saj nė tė gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatė atdhetare qė pėrdori pėr interesat e lartė tė atdheut krahas pushkės edhe penėn. Pėr mė tepėr, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatė, e cila jo vetėm u vesh qysh nė fillim me funksione pushtetore, por arriti nė fund tė fitonte atributet e njė qeverie tė pėrkohshme shqiptare, pothuajse krejtėsisht tė pavarur nga autoriteti i Perandorisė Osmane.
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr herė tė parė sfidoi prepotencėn e Fuqive tė Mėdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancėn e Portės sė Lartė. Nėn udhėheqjen e atdhetarėve mė tė pėrparuar ajo mundi t’i nėnshtronte armiqtė e brendshėm, t’i izolonte bashkudhėtarėt e pėrkohshėm dhe tė merrte karakterin e njė fronti tė gjerė, duke e udhėhequr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė mėnyrė tė shkallėzuar, por gjithnjė nė ngritje, derisa arriti nė veprėn e saj mė kulmore, nė formimin e qeverisė sė pėrkohshme shqiptare.
    Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri nė pragun e sendėrtimit tė programit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisė Osmane. Nė tė vėrtetė ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndėrkombėtar qė organizuan kundėr saj Fuqitė e Mėdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati njė varg arritjesh me rėndėsi tė madhe historike.
    Gjatė viteve 1878-1881 u bėnė hapa mė tė mėdhenj sesa gjatė dhjetėvjeēarėve tė kaluar nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve, pavarėsisht nga dallimet fetare, pėrkatėsia shoqėrore, shpėrndarja krahinore dhe pikėpamjet politike, nė njė bashkėsi tė vetme kombėtare, e cila, pėr mė tepėr, u sanksionua edhe nė llogoret e luftės sė udhėhequr prej saj pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė atdheut dhe pėr tė formuar shtetin kombėtar shqiptar.
    Me qėndresėn e armatosur qė zhvilloi pėr mbrojtjen e Plavės, tė Gucisė, tė Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund tė trajtoheshin si plaēkė tregu pėr tė kėnaqur interesat e Fuqive tė Mėdha ose lakmitė pushtuese tė monarkive fqinje. Madje, nė saje tė kėsaj qėndrese ajo i detyroi Fuqitė e Mėdha jo vetėm tė rishikonin tri herė me radhė vendimet e tyre nė lidhje me pėrfitimet e Malit tė Zi nė dėm tė trojeve shqiptare, por edhe tė hiqnin dorė pėrfundimisht nga lėshimi i Ēamėrisė shqiptare nė dobi tė Mbretėrisė Greke.
    Me karakterin kombėtar qė pėrshkoi veprimtarinė e saj trevjeēare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e pėrmbysi tezėn qė mbronin Fuqitė e Mėdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas sė cilės mohohej ekzistenca e kombit shqiptar; ajo vėrtetoi nė shkallė ndėrkombėtare se populli shqiptar ishte njė komb i formuar, liridashės, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur pėr tė krijuar shtetin e vet kombėtar. Edhe pse shqiptarėt nuk i fituan gjatė Krizės Lindore tė drejtat e tyre kombėtare, nė saje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ēėshtja shqiptare hyri tanimė nė veprimtarinė diplomatike ndėrkombėtare si njė nga problemet e mprehta qė kėrkonte zgjidhje nė ēdo rregullim tė ardhshėm tė Evropės Juglindore.
    Me veprimtarinė pushtetore, qė zhvilloi sidomos gjatė muajve tė fundit tė jetės sė saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi gjithashtu poshtė tezėn tjetėr tė propaganduar aq shumė nga armiqtė e Shqipėrisė mbi paaftėsinė e shqiptarėve pėr vetėqeverisje dhe provoi nė truallin konkret se ata tashmė ishin tė pėrgatitur politikisht pėr tė pasur shtetin e tyre kombėtar.
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha njė shtytje tė paparė deri atėherė edhe lėvizjes kulturore shqiptare; pėrparimet e arritura brenda tre vjetėve tė jetės sė saj nė fushėn e mendimit shoqėror, tė letėrsisė publicistike dhe tė krijimtarisė letrare ishin mė tė mėdha, sesa hapat e kryer gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm.
    Lidhja e Prizrenit krijoi mė nė fund njė pikė tė shėndoshė referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formėn e saj organizative pėr lėvizjet e mėvonshme ēlirimtare tė shqiptarėve deri nė fitoren e pavarėsisė kombėtare, nė nėntor tė vitit 1912.
    Nga ana tjetėr, Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarėve edhe njė varg mėsimesh tė rėndėsishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipėrisė ishte njė synim i realizueshėm, por shtypja e saj tregoi se fitorja pėrfundimtare e autonomisė kalonte nėpėr rrugė tė vėshtira dhe se duheshin pėrpjekje tė tjera vigane pėr arritjen e saj. Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore pėr krijimin e shtetit kombėtar shqiptar nuk vinte vetėm nga Perandoria Osmane, por edhe nga faktori ndėrkombėtar. Shqiptarėt u bindėn se luftėn ēlirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė forcat e tyre njerėzore e materiale dhe se duhej tė punonin njėkohėsisht pėr tė siguruar pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha, sidomos tė atyre qė kishin filluar tė anonin nga zgjidhja e drejtė e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit Lėvizja Kombėtare Shqiptare mbėshtetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kėrkonte te shtresat e gjera tė popullit dhe te bashkimi i tė gjitha forcave shoqėrore e politike tė kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e pėrkatėsie shoqėrore. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tregoi, mė nė fund, rėndėsinė e madhe qė kishte pėr betejat e ardhshme ēlirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndėrgjegjen kombėtare nėpėrmjet shkollės shqipe, tė letėrsisė shqiptare dhe tė publicistikės patriotike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-01-2010 mė 21:07

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Kreu V ėshtė shkruar nga prof. dr. Kristo Frashėri

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    Lishja Shqiptare e Prizrenit...
    Sot njė periudhė mjaft e lavdishme e Historisė sonė.
    Ju lumtė atyre atėherė pėr gjithė ato qė i kanė bėrė.
    Ministria ka paraljmėruar njė Festė madhėshtore pėr nder tė kėsaj Lidhjeje.
    Nuk solla asgjė tė re ndoshta, por mė pėleqn kjo temė shumė.
    Dodon i nderuar tė lumtė.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet nė Bllog
    22

    Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė kėndvėshtrimin e djalit tė Abdyl Frashėrit. Nė ēfarė rrethanash historike u mbajt ajo dhe roli i fuqive tė mėdha

    Mithat Frashėri: "Ja e vėrteta e Lidhjes sė Prizrenit"


    Dashnor Kaloēi

    Pas pak ditėsh mbushen plot 125 vjet nga dita kur mė 10 qershor tė vitit 1878 u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizėrenit, e cila nė historinė e Shqipėrisė ėshtė konsideruar si njė nga ngjarjet mė madhore tė kombit tonė. Gjatė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pėrkujtimi i kėsaj ngjarje bėhej si njė ngjarje e zakontė historike dhe vetėm nė vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit tė kėsaj Lidhje, ajo ngjarje u pėrkujtua me njė bujė tė madhe duke vėnė nė funksionim tė gjithė propagandėn shtetėrore. Pas viteve '90, kur shumė nga ngjarjet e historisė sė Shqipėrisė filluan tė shikoheshin jo vetėm bardhė e zi, por me tė gjitha anėt pozitive dhe negative tė tyre, edhe pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizėrenit pati mjaft debate dhe kontestime tė ndryshme si pėr rrethanat historike nė tė cilat u mbajt ajo, roli i Turqisė, zbatimi i vendimeve tė Lidhjes, pjesėmarrja a po jo nė atė mbledje tė Abdyl Frashėrit dhe shumė e shumė faktorė tė tjerė. Lidhur me kėtė ngjarje historike, ne vendosėm tė botojmė kujtimet e djalit tė Abdyl Frashėrit, Mithat Frashėrit, njėrit prej personaliteteve tė letrave shqipe, tė cilėn ai e pati botuar nė vitin 1928 nė revistėn "Dituria", me rastin e 50vjetorit tė asaj Lidhje.

    Rrethanat historike para Lidhjes

    "Moti 1928 pėrfaqėson pėr ne njė pesėdhjetėvjetor historik me rėndėsi tė madhe, fillimin e lėvizjeve qė do tė linin pėrshtypjen e thellė tė tyre me emrin Lidhja e Prizrenit, njė lėvizje qė zgjoi dhe shkaktoi krijimin e Shoqėrisė Shqiptare tė Stambollit. Mungesa e botimeve nė gjuhėn shqipe, si edhe tė mospasurit sot nė dorėn tonė tė kujtimeve dhe shėnimeve tė shkruara nga ajo kohė, si dhe akoma fakti qė Shqipėria atėhere ishte e vizituar dhe e vizituarshme prej tė huajve, na bėjnė tė mos kemi sot nė duart tona lėndėn e plotė pėr rikonstituimin e atyre ngjarjeve. Pėr ēdo studim historik mbi kėtė pikė jemi pra tė shtrėnguar tė bazohemi mbi kujtimet personale dhe mbi tė pakta ndihma qė na japin do botime fort tė kufizuara. Lidhja e Prizrenit lindi nga Lufta Ruso-Tyrke e motit 1877-78. Rusia fitimtare po pėrgatiste copėtimin e Turqisė, i impononte konditat e saj, i shkėpuste copė toke, disa drejtpėrdrejt nė favor tė saj (nė jugė tė Kaukasit), tė tjerat pėr shtetet e vegjėl tė Ballkanit, klientė dhe agjentė tė saj. Dhe, nė qoftė se pėr veten e saj merrte thela nga trupi i Turqisė tyrke, prej Ballkanit cėnonte edhe tokėn shqiptare pėr njė shtet tė krijuar rishtazi dhe vetėm truallin arbėnor pėr tė tre shtetet drejtpėrdrejt fqinjė. Ky **** i ēelur befas nėn kėmbėt e shqiptarėve po zgjuante njė reaksion si me thanė fiziologjik, hidhte kushtrimin dhe qiste poteren sipas zakonit jetik tė popullit, njė praktikė kurdoherė e pėrsėritur, nė ēdo rast: Lidhja e Prizrenit ndoshta nė krye ishte edhe ajo njė manifestim lokal kundėr shkėputjes sė tokės pėr fitimin e Serbisė dhe Bullgarisė. Kėtu ėshtė koha tė pėrmendim se me fjalėn qė figuron si titull i kėtij artikulli, nuk duam tė dėftejmė vetėm pėrpjekjet qė u bėnė rrėzė Sharit: po edhe shfaqjet patriotike tė Janinės dhe Shkodrės. S'ka dyshim se ay ndryshim qė projektohesh nė statutin tokėsor tė Shqypnisė, zgjonte njė reaksion identik, njė mbrojtje instiktive edhe nė ato dy qendra tė tjera: Rusia me njė anė po sillte Bullgarinė e Re gjer nė Devoll dhe nė Drin, nė anė tjatėr i falte Serbisė Nishin, Vranjėn, Kurshunlinė, Leskovcin si dhe Malit tė Zi, Podgoricėn, Shpuzėn, Gucinė, Plavėn, tėrė duke paraparė pėr Greqinė njė dhuratė nga ana e Epirit. Tė tre ballėt e rrezikut krijonin tri vatra kundėrqėndrimi, prej tė cilave, kuptohet vetiu, dy tė veriut do tė kishin sipėrsinė (epėrsinė-red) materiale, me shumėcinė e popullsisė, forcėn strategjike tė pozitės dhe njė farė indipendence relative pėrkundrejt Tyrqisė. Po edhe nga ana tjetėr, fuqia morale dhe intelektuale do t'i binte nė pjesė tė asaj qendre qė ishte nė jugė. Dhe me tė vėrtetė kur veriu injoronte gjermė njė pikė manevrat e shqehėve, duke qenė larg qendrave tė tyre, pra duke mos i parė me sy (se nė atė kohė propaganda dhe politika luhej nė Petėrbugr dhe jo nė Belgrad), Janina ishte njė vend i lirė i veprimeve greke dhe aspiratat e helenizmės s'shihnin nevojė tė fshiheshin ose tė maskoheshin. Vetėm Shkodra ndjente drejtpėrdret shtypjen e Cernagorės, prej luftrave tė pareshtura ndėrmjet dy racave. Lufta Ruso-Tyrke po ngjante mbas luftimeve tė Alemanjės dhe tė Italisė pėr njėsinė kombiare tė tyre, pas parimeve tė kombėsisė qė kishin filluar tė kėqyren si njė element preponderant nė jetėn e popujve dhe tė shteteve. Kėshtu qė, edhe Rusia qė bėnte njė politikė thjesht egoiste pėr rritjen e saj, edhe ajo Rusi qė ngrinte armėt mė tepėr pėr parime fetare si njė zihje ndėrmjet Kryqit dhe Kuranit, nė fund tė luftės ishte shtrėnguar tė dėftejė ide kombiare, tė kėrkojė copėtimin e Tyrqisė pėr fitimin e kombeve tė ndryshme tė Rumelisė nė emėr tė njerėzisė, tė racave, tė sė drejtės dhe jo vetėm tė fuqisė. Idetė e ra s'ishin fare tė panjohura nė Shqipėrinė e Poshtme: atje kishte gjetur njė hej, njė shesh diskutimi epopeja patriotike e Garibaldit, idetė humanitare tė Mazzinit.

    Kėrcėnimi i Shqipėrisė

    Nė Janinė prapė lufta e motit 1870 kishte zgjuar njė interes tė madh dhe ishte e natyrshme qė ēdo lėvizje, ēdo parim i ri, do tė ndiqesh me njė kuriozitet praktik nė atė qendėr nė tė cilėn nuk mungonte intelektualizmi. E nesėrmja e luftės, vajtja e rusėve nė portat e Stambollit dhe imponimi i vullnetit tė tyre me traktatin e Shėn Stefanit, po vinte nė evidencė rrezikun qė i kanosesh Tyrqisė, rrotja e sė cilės nė Rumeli po bėhesh fort e dyshimtė. Ky kėrcėnim ishte edhe mė i posaēėm pėr Shqipėrinė: nė qoftė se imperatorial otomane po menasohesh (kėrcėnohej - red) si shtet, trualli arbėnor po shtihesh nė rrezik si racė, si komb dhe bash nė njė kohė kur bėhesh fjalė pėr tė drejtat e popujve dhe pėr parime tė njerėzisė. Duhej, pra, qė edhe shqiptarėt nė kundėrqėndrimin dhe ankimet e tyre tė mbėshteteshin mbi argumenta prej njė mentaliteti modern. Edhe kėtu shfaqet pėr neve influenca e degės jugore: nė Prizren populli, kompakt dhe me armė nė dorė, me ndėrgjegje pėr fuqinė materiale tė tij, si dhe pėr supremacinė mbi elementin shka, bazonte shpresat mbi forcėn e numurit dhe mbi tė drejtėn e pronės. Juga me pak e fortė, po mė konshiente pėr tė drejtat e saj si racė dhe si komb, vinte nė peshė parimet e rinj qė kishin pėrmbysur sisteme tė vjetra. Kjo influencė e delegatit tė jugės u manifestua edhe nė njė mėnyrė mė definitive duke i dhėnė lėvizjes njė karakter tė pėrbashkėt, gjeneral, panshqiptar, duke e nxjerrė nga forma e revendikimeve lokalė, pėr vatanin e vogėl, pėr vilajetin dhe kazanė; tani mejtimet dhe kėrkesat ishin pėr Shqipėrinė e tėrė, pėr mėmėdhenė, pėr juigėn dhe verinė, pėr myslimanėt dhe tė krishterėt, pėr ēdo ēip tė truallit dhe ēdo individ qė flet gjuhėn shqipe. Ishte mbase hera e parė qė lulja e kuptimit tė kombėsisė po zinte rrėnjė nė shkrepat e Arbėrisė dhe, kuptohet vetiu se, bima e re do tė zhvillohesh me gjithė ngjryat e saj: nga e sotmja te pritmi ishte njė i vetėm ēap pėr tė bėrė. Dhe dita e nesėrme zuri tė preokupojė lidhjen dhe degėt e saj mė tepėr se gjendja e keqe e ditės: duhesh siguruar jeta e kombit dhe e mėmėdheut duke i bėrė kėtė komb dhe kėtė mėmėdhe t'u njihen tė drejtat e tyre, tė respektohesh nė njė mėnyrė baraz me tė drejtat e atyre popujve nė favor tė tė cilėve kėrkohesh tė shquhet trualli shqiptar. Kushtrimi dhe poterja e zakoneve tė vjetra po transferohesh nė njė anksion diplomatic; brenga simple dhe instiktive e katundit po merrte formėn e njė aspirate kombiare dhe patriotike, me njė qok mė tė lartė dhe natyrisht mė tė largėt.

    Ēfarė kėrkonte Lidhja

    Kėndonjėsi do tė shohė nė kaptinėn e bibliografisė nomenklaturėn e njė sėrė artikujve tė mi nė tė cilėt janė pėrpjekur tė eksponoj punimin e Lidhjes, fazat e ndryshme tė veprimit tė saj dhe vėshtirėsitė me tė cilat kishte tė bėnte. Mjerisht, gjermė sot, studimet e bėra mbi kėtė lėvizje ose botimet relative pėr tė, janė fort tė pakė, mė tė pakė akoma kur e krahasojmė me imponencėn e saj fare kryesore. Nė shumė njerėz Lidhja e Prizrenit mund tė paraqitet si njė prej atyre kryengritjeve qė populli ynė e ka pasur kurdoherė nė vetijė tė tij, sidomos nė shekull tė nėntėmbėdhjetė me Ali Tepelenėn dhe Bushatllinė si edhe mė pas tyre. Po ndryshimi qėndron mbi pikėn qė, kur ēdo lėvizje e parė kishte pėr shtytkė iniciale aktivitetin e njė njeriu tė vetėm duke u mbėshtetur mbi tendenca lokale tė nevojuara prej cirkonstancave tė ditės, kėtė radhė inisiativa merresh prej popullit dhe qėllimi ndehesh mbi tė tėrė Shqipėrinė etnografike, mbi ditėn e veprimit si edhe mbi kohėn e ardhshme. Lidhja donte moscopėtimin e Shqipėrisė; por edhe kėrkonte qė toka arbėnore tė njihet si Shqipėri, tė caktohen tė drejtat e saj, t'i respektohet jeta; me njė fjalė njė vend autonom, me administratė dhe sundim tė pėrshtatun. Ishte njė interprizė kolosale, me vėshtirėsi tė panumėrta, sė brendshmi dhe sė jashtmi, nė trup tė popullit dhe, mė tepėr akoma, nga ana e sunduesit tė Stambollit. Tyrqia nė fillim tė lėvizjes dėfteu njė kėnaqėsi duke parė te shqiptarėt njė mprojtės tė integritetit tokėsor tė imperatorisė otomane; por aspiratat nacionaliste dhe autonomiste tė shqiptarėve, mbase edhe mė tepėr se nga ēdo send, kolaborimi i gjithė Shqipėrisė dhe i gjithė elementeve fetarė, e bėnė Tyrqinė qė tė shohė te zgjimi i maleve tanė njė armik mė tė madh se nga ushtėritė ruse ose lakmitė e shteteve tė Ballkanit. Edhe fuqia brutale tyrke s'mėnoi tė manifestohet nė Ulqin si edhe nė Kaēanik. Mentaliteti tyrk nė atė kohė nuk pranonte njė ide nacionaliste, njė aspiratė tė bashkėt dhe me bashkim; politika e sulltanit qė bazuar mbi ndarje dhe ēarje; shpresa e sundimit ishte ngrehur mbi antagonizmėn ndėrmjet toskėve dhe gegėve tė krishterėve dhe myslimanėve. Pranonte qė malėsorėt tanė tė luftojnė pėr shtėpinė dhe kullotat e tyre, por jo pėr njė entitet moral qė i thonė mėmėdhe.

    Lidhja ishte shqiptare

    Padyshim s'do tė mungojnė njerėz qė nuk njohin rrjedhjen e punėve ose janė lėshuar nė rrėketė e thėnieve prej fqinjėve tė interesuar dhe besojnė ose kanė besuar qė Lidhja ėshtė njė krijim i qeverisė tyrke. Sa thamė mė sipėr, janė njė pėrgjigje pėr tė tillėt. A mund tė thuhet se veprimi i Lidhjes mbeti shterpė? Njė veprim, njė pėrpjekje ėshtė kurdoherė pėllore: ėshtė lidhja dhe nisja e njė ekzistence tė re, edhe nė qoftė se rrėfehet sijsh njė rezultat imediat. Nė kėtė botė sforcimi pėr tė arritur njė qėllim ka mbase njė rėndėsi dhe njė vleftė mė tė madhe se nga qėllimi vetė. Njė luftim i sotėm ėshtė kapital i magazinuar pėr kohėn e ardhme, njė fuqi e mbetur e gjallė qė ushtrohet nė ēdo minutė dhe shfaqet me forcė nė ditė nevoje. Edhe kėshtu Lidhja, tėrė duke pasur si pemė vonimin e caktimit tė kufisė nė Epir pėr favorin e Greqisė dhe pastaj shpėtimin e asaj cope tė madhe tė Shqipėrisė, pati edhe fitimin mė tė madh akoma tė pėrgatitė jetėn kombiare tonė, t'u japė njė kuptim tė ri aspiratave tė popullit. Qė nga ajo ditė, vėrtet, fillon shpresa e njė shpėtimi, e njė jete mė se tė luftur nė formė tė caktuar; qė atėhere merr njė trajtė tė kthjelltė ideja e pėrfytyruar prej fjalės Shqipėri; mbruhen dhe gatuhen aspiratat pėr njė qok tė shėnuar. Lokalizma dhe kantonizma i lėnė vend patriotizmės; tendecat ndarėse dhe mėrgonjėse fillojnė tė peshojnė drejt njė pikė tė vetme; krahinat dhe elementet qė e kishin kujtuar veten e tyre tė ndarė dhe tė huaj me njėri-tjetri nisin tė njėsohen, tė ndjehen solidare. Me njė fjalė, fiset tė bėhen komb. Kjo mbrujtje e shpirtit dhe e dėshirave, krijimi I kėtij karakteri tė ri nuk bėhesh dot pa njė edukatė perseverente dhe tė gjatė tė bazuar mbi stėrvitjen morale dhe intelektuale. Edhe njė pemė jo mė pak e ēmueshme e Lidhjes sė Prizrenit qe pėr neve krijimi i "Shoqėrisė e tė shtypuri shkronja shqip". E harruar, e pėrbuzur si njė patois (fr. Dialect - red), e shikuar, jo si njė vegėl qytetėrimi por mbase, si njė ndalesė pėrparimi, shqipja, me themelimin e Shoqėrisė sė Stambollit nis tė bėhet e gjallė dhe shpirtdhėnėse, tė jetė njė organ pėr tė dhėnė ide dhe aspirata, tė zgjojė ndjenja dhe tė frymėzojė mendime. Ē'shohim sot, ē'presim nga e ardhmja, ē'kemi tė drejtė tė kėrkojmė nga pritmi, buron nga shoqėria letrare, lindur nga lėvizja e Lidhjes sė Prizrenit.

    (vijon nesėr)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Arrow Themelimi i dekoratės "Lidhja e Prizrenit"

    Rugova: “Kam marrė vendim tė themeloj dekoratėn qė do tė quhet medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit”

    Kryetari Rugova takon Kėshillin Organizativ tė manifestimit me rastin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit

    BURIM QELA
    PRISHTINĖ, 6 QERSHOR - Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova, ėshtė takuar tė premten me Kėshillin Organizativ pėr shėnimin e manifestimit tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, manifestim ky qė do tė mbahen nėn patronazhin e tij. Pas takimit, Rugova ka theksuar se anėtarėt e Kėshillit Organizativ e kanė njoftuar me pėrgatitjet qė janė kryer deri tani pėr shėnimin e kėtij pėrvjetori. “Pėrgatitjet kanė rrjedhur shumė mirė, jemi gati qė ta fillojmė kremtimin e kėsaj dite tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės dhe tė popullit shqiptar”, ka thėnė Rugova. Ai falėnderoi anėtarėt e Kėshillit pėr punėn e bėrė deri tani. Rugova bėri tė ditur se ka themeluar dekoratėn qė do tė quhet Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit. “Ju njoftoj se kam marrė vendim tė themeloj dekoratėn qė do tė quhet medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit qė do t’iu jepet shumė personaliteteve tė Kosovės, tė Shqipėrisė, si dhe tė viseve tė tjera shqiptare nė Maqedoni, Preshevė, Mal tė Zi e diasporė, e qė kanė kontribuuar pėr mirėkuptimin dhe bashkėpunimin ndėrshqiptar, dhe pėr tė tjerėt nga bota e jashtme qė kanė ndihmuar dhe studiuar letėrsinė, historinė dhe kulturėn shqiptare dhe kjo do tė hyjė nė dekoratat mė tė larta tė shtetit tė Kosovės dhe kėto ditė do tė bėjė shpalljen e dekoratave, mirėnjohjeve, ēmimeve qė do t’i japė presidenti i Kosovės, institucionet e Kosovės”, ėshtė shprehur Rugova. Ndėrkaq, ministri i Kulturės, Rinisė, Sportit dhe Ēėshtjeve Jorezidente, Behxhet Brajshori, theksoi se ēdo ėshtė gati pėr tė filluar shėnimin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit. “Mund tė them qė ēdo gjė ėshtė gati pėr tė filluar kremten tonė pėr shėnimin e kėtij pėrvjetori tė rėndėsishėm pėr historinė tonė kombėtare”, ka pohuar Brajshori, duke shtuar se u kemi bėrė shumė ftesa personaliteve tė ndryshme nga tė gjitha trevat shqiptare, diaspora dhe pėrfaqėsuesve tė misionit tė UNMIK-ut, KFOR-it pėr pjesėmarrje nė kėtė pėrvjetor. Nė anėn tjetėr prof.dr.Jusuf Bajraktari prezentoi programin e konferencės shkencore, kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit. Sipas tij kjo konferencė do tė ketė karakter ndėrkombėtar nė tė cilėn do tė marrin pjesė 26 studiues tė ēėshtjes shqiptare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe 11 studiues tė huaj nė krye tė tė cilėve do tė jetė historiani britanik, Noel Malcolm. Manifestimi pėr shėnimin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit organizohet nėn patronazhin e kryetarit tė Kosovės, do tė mbahet prej 9 deri mė 11 qershor nė Prishtinė dhe nė Prizren.

    (marrė nga gazeta Koha)
    --------------------------------------

    Kam nėnvizuar disa fjalė dhe ose vargje tė kėtij artikulli qė vėrtetė mė kanė mallėngjyer pa mas. Mė ėshtė dukur sikur kjo dekortatė vjen nga njė institucion i Shqipėrisė, por nė fakt janė nga njė Instutucion i Shqipėrisė por i trevės sė Dardanisė. Hallakatja se nga cila Shqipėri do tė jepet kjo dekoratė mė kėnaqi shumė sepse tashmė Shqipėria ėshtė Dardani . Ose jo, Dardania ėshtė Shqipėri. Mė mirė tė dyja njėkohėsisht .

    Ju ē'mendoni? Unė jam shumė i gėzuar
    sinqerisht
    drini.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt njė akademi solemne kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit

    Prishtinė, 10 qershor 2003

    - Mbrėmė nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u mbajt njė akademi solemne kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn foli Presidenti Kosovės Ibrahim Rugova.

    Merrnin pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės, pėrfaqėsues tė pushtetit lokal tė asambleve komunale, pėrfaqėsues nga Shqipėria, Maqedonia dhe nga tė gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora. Ishte i pranishėm nė kėtė solemnitet edhe Naltmadhnia e Tij trashėgimtari i fronit shqiptar Leka Zogu I me bashkėshorten.


    Nė kėtė akademi solemne foli edhe ministri i Kulturės Behxhet Brajshori, i cili tha se shėnimi i 125-vjetorit tė Lidhja Shqiptare tė Prizrenit pėr herė tė parė pas Kuvendit tė Lezhės ka mbledhur kuvendarė e personalitete nga tė gjitha trojet etnike.

    Ai nėnvizoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit me peshėn e saj vazhdon tė ketė rrezatime ndikuese shumplanėshe edhe nė politikėn e sotme tė brendshme, por edhe nė politikėn e sotme rajonale, si dhe nė politikėn e sotme ndėrkombėtare.

    Ndėrkaq nė vazhdim u shfaq njė program i zgjedhur artistik kushtuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare.

    Mė poshtė po e japim fjalėn e Presidentit Rugova mbajtur nė kėtė akademi solemne.

    Ibrahim Rugova: Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit qė reflekton edhe nė kohėn tonė pėr tė mirė

    Jemi tubuar sot nė kėtė Akademi solemne pėr njė ditė solemne tė historisė sonė, nė 125-vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit. Kjo ditė solemne bėhet edhe mė e madhe, sepse pėr herė tė parė po e kremtojmė nė Kosovėn e lirė, ēfarė ishte ėndėrr dhe projekt i burrave tė mėdhenj tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Lidhja e Prizrenit ishte lėvizje pėr themelimin e shtetit modern shqiptar. Ishte lėvizje pėr mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe pėr ēlirimin nga Mbretėria Otomane.

    Sot mund tė themi se ishte lėvizja mė e kompletuar pėr shtetin shqiptar pas rezistencės sė shkėlqyeshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, i cili pėr 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botėn perėndimore.


    Lidhja e Prizrenit ishte pėrcaktuar pėr t'u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar nė botėn perėndimore.

    Mė 10 qershor tė vitit 1878, u mblodhėn nė Prizren delegatė nga tė gjitha viset shqiptare, themeluan institucionet: Kuvendin kombėtar, Qeverinė, sektorin diplomatik dhe forcat mbrojtėse – ushtrinė e vet.

    Kėto institucione funksionuan plot tri vjet rresht. Kuvendi i Prizrenit i kundėrshtoi vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr shkėputjen e territoreve shqiptare dhe vazhdoi ndėrtimin dhe mbrojtjen e shtetit tė vet nė tėrėsinė territoriale. Pėr tri vjet Lidhja e Prizrenit vendosi administratėn shqiptare, nė Kosovė kryesisht dhe nė viset e tjera.

    Mė 1881 Mbretėria otomane nuk mundi ta tolerojė mė ngritjen e shpejt tė shtetit shqiptar dhe vendosi ta shkatėrrojė atė me forca tė armatosura. Pas rezistencės sė ashpėr tė forcave tė Lidhjes sė Prizrenit nėn komandėn e Sylejman Vokshit, tė luftimeve qė u zhvilluan sidomos nė Kosovė, u shua kjo lėvizje e shkėlqyeshme.

    Nė kėtė kohė njėri nga krerėt e Lidhjes sė Prizrenit Abdyl Frashėri bashkė me Ymer Prizrenin dhe Sylejman Vokshin thoshte me optimizėm dhe vizion tė madh “Ne po mbjellim e tė tjerėt do tė korrin.

    Ky ishte vizioni i burrave tė mėdhenj tė Lidhjes sė Prizrenit, tė bindur se shpirti i saj do tė vazhdojė tė jetojė. Kėshtu sot mund tė themi se Lidhja e Prizrenit ishte njė lėvizje e kompletuar shtetėrore qė i aktivizoi tė gjitha fuqitė e njė kombi pėr liri, pavarėsi dhe demokraci.

    Pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit shqiptarėt u forcuan dhe u konsoliduan nė planin e brendshėm kulturor, diplomatik e tė miqėsisė. Kėshtu mė 1899 nėn drejtimin e Haxhi Zekės nė Pejė u themelua “Lidhja e Pejės” si ringjallje e Lidhjes sė Prizrenit qė u pranua nė tė gjitha territoret.

    Po atė vit Sami Frashėri botoi traktatin e vet njė lloj kushtetute pėr drejtimin e shtetit shqiptar "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet". Por edhe kjo Lidhje e Pejės u shua nga Porta e lartė.

    Kėshtu pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi nuk pushuan as pas shuarjes sė Lidhjes sė Pejės. Nė fillim tė viteve 1900 burrat e Lidhjes sė Prizrenit dhe brezi tjetėr i burrave tė kėsaj kohe pėr 34 vjet rresht vazhduan pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi. Kėshtu mė 1912 u shpall pavarėsia shqiptare.

    Por kjo pavarėsi u cungua me mbetjen e gjysmės sė territoreve shqiptare jashtė shtetit qė u njoh nga fuqitė e mėdha. Kjo u sanksionua edhe pas Luftės sė parė botėrore, si dhe pas Luftės sė dytė botėrore.

    Nė vitet '90 me fillimin e pėrfundimit tė Luftės sė ftohtė dhe me shkatėrrimin e njė shteti ku u vendos me dhunė Kosova dhe territoret tjera shqiptare, nė Kosovė filloi organizimi i Lėvizjes demokratike pėr liri, pavarėsi e demokraci dhe ndėrtoi shtetin e vet.

    Objektiv i tė gjitha partive politike tė viseve shqiptare u vendos: Kosova e pavarur, shqiptarėt nė Maqedoni tė jenė nė strukturėn shtetėrore, shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė administratė lokale dhe nė Preshevė.

    Lėvizja demokratike pėr liri e pavarėsi e Kosovės ishte pėr integrime evropiane e veriatlantike.
    Nė saje tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta dhe me ndėrhyrjen e NATO-s mė 12 qershor tė vitit ’99 Kosova u lirua.

    Qe katėr vjet pas luftės Kosova ka pasur njė progres tė mirė nė tė gjitha fushat e jetės. Kemi bashkėpunim tė mirė mė UNMIK-un dhe KFOR-in e OSBE-nė. Institucionet e Kosovės bashkė me UNMIK-un po pėrgatiten pėr zhvillim ekonomik tė vendit.

    Pra do tė kemi njė Kosovė tė pavarur, demokratike e paqėsore me garanca pėr minoritetet dhe tė gjithė qytetarėt e saj tė integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Njohja formale e pavarėsisė do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės dhe do tė shpejtonte zhvillimin ekonomik e demokratik.

    Nė 125-vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit do thėnė se objektivat e saj ishin legjitime pėr mbrojtjen e territoreve tė veta, ishin objektiva humane si tė ēdo populli dhe nuk ishte pėr marrjen e territoreve e tė tjerėve.
    Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit qė reflekton edhe nė kohėn tonė pėr tė mirė.

    Nga kjo Akademi solemne pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presdientin Shirak, Kancelarin Shrėder dhe Kryeministrin Berluskoni. Si gjithmonė pėrshėndesim Papa Gjon Pali II, qė gjithnjė lutet pėr Kosovėn.

    Zoti e bekoftė Lidhjen e Prizrenit!
    Zoti i bekoftė shqiptarėt!
    Zoti e bekoftė Kosovėn!


    Presidenti Moisiu uron Rugovėn pėr Lidhjen e Prizrenit

    Tiranė, 10 qershor 2003 - Presidenti Moisiu nuk do tė jetė i pranishėm nė festimet me rastin e 125 -vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė njė telegram urimi dėrguar presidentit tė Kosovės, Moisiu shprehet se pėr shkak tė angazhimeve tė konfirmuara mė pėrpara, nuk ka mundėsi tė jetė i pranishėm nė kėto ditė festimesh nė Prizren.

    Moisiu uron Rugovėn pėr kėtė datė tė shėnuar dhe vlerėson Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, si njė burim tė pashtershėm frymėzimi pėr tė gjithė shqiptarėt nė pėrpjekjet e tyre titanike pėr pavarėsi.

    "Brezat e sotėm e tė ardhshėm e kujtojnė dhe do ta nderojnė atė, si njė moment madhor dhe krenarie nė historinė tonė kombėtare", shprehet Moisiu nė telegramin e tij.

    Duke pėrfunduar ai shkruan: "Mė lejoni me kėtė rast, zoti President, t'ju uroj Ju, dhe nėpėrmjet Jush, tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, gėzuar festėn, mbarėsi dhe suksese nė pėrpjekjet Tuaja tė mėdha pėr ndėrtimin dhe forcimin e shoqėrisė demokratike nė Kosovės", transmetojnė mediat e Tiranės.


    Presidenti Rugova ka dekoruar 37 personalitete tė njohura nga Kosova dhe bota me "Medalje tė artė tė Lidhjes sė Prizrenit"
    Prishtinė, 10 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka dekoruar tė gjithė themeluesit dhe veprimtarėt e Lidhjes sė Prizrenit me dekoratėn "Hero i Kosovės".

    "Nė kuadėr tė shėnimit tė 125-vjetorit tė LSHP dhe nė bazė tė kompetencave kushtetuese tė gjithė themeluesit, duke filluar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri, Sylejman Vokshi, Vasko Pashė Shkodrani Ferid e Shaqir Curri e veprimtarė tė ndryshėm i kam pallė "Hero tė Kosovės".


    Dekorimi i tyre ėshtė nė procedurė e sipėr sepse duhet pėrgatitu. Presidenti i Kosovės, po kėshtu, pėr herė tė parė ka dekoruar 37 personalitete tė njohura nga Kosova dhe vende tė ndryshme tė botės me dekoratėn "Medalja e artė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit".

    Nė arsyetimin e kėsaj dekorate, presidenti Ibrahim Rugova tha se dekorata "Medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit" u jepet personaliteteve tė njohura tė shqiptarėve tė Kosovės dhe institucioneve me motivacion pėr kontrbut nė tė mirė tė shtetit tė Kosovės dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, pėr bashkėpunim dhe mirėkuptim pėr shqiptarėt dhe integrime shqiptare si dhe pėr integrimin evropiane e evroatlantike.

    Kjo medalje do t'u jepet edhe personaliteteve tė jashtmem, miqtė e Kosovės dhe tė popullit shqiptar pėr kontributin e tyre nė ndriēimin e historisė, kulturės dhe jetės sė shqiptarėve dhe personaliteteve qė e ndihmojnė progresin e Kosovės, tha me kėtė rast presidenti Rugova.


    Tė dekoruarit me "Medaljen e artė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" nga Presidenti i Kosovės janė kėto personalitete:

    Kosovė:
    Idriz Ajeti,
    Mark Krasniqi,
    Fehmi Agani,
    Adem Jashari,
    Ali Hadri,
    Imzot Nikė Prela,
    Anton Ēetta,
    Mehmet Gjevori,
    Zekeria Cana,
    Pajazit Nushi,
    Sabri Hamiti,
    Rexhep Ismajli,
    Muhamet Shukriu,
    Eqrem Kryeziu,
    Jusuf Gėrvalla.

    SHBA:
    Xhim Xhema,
    Sami Repishti,
    Xhozef Diogardi.

    Maqedoni:
    Shukri Rrahimi,
    Ali Aliu.

    Mali i Zi:
    Mehmet Bardhi,
    Ferhat Dinosha.

    Preshevė:
    Riza Halimi.

    Itali - arbėreshėt:
    Antonio Bellushi

    Shqipėri:
    Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu,
    Eqrem Ēabej,
    Ismail Kadare,
    Bujar Hoxha,
    Azem Hajdari,
    Naltmadhnia e Tij Leka I-rė,
    Ernest Koliqi.

    Nga bota:
    Noel Malkolm,
    Mishel Ruks,
    Robert Elsie,
    Leonard Foks.

    Nga tradita:
    At Gjergj Fishta,
    At Shtjefėn Gjeēovi.


    Presidenti Rugova priti Leka Zogun

    Prishtinė, 10 qershor 2003 - Naltmadhnia e Tij Leka Zogu dje pasdite ėshtė pritur nga presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova me tė cilin ka biseduar pėr zhvillimet nė Kosovė dhe nė rajon.

    Presidenti e vlerėsoi si moment historik vizitėn e parė tė Leka Zogu i Parė dhe e ka falėnderuar qė i ėshtė pėrgjigjur ftesės sė tij pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e shėnimit tė 125-vjetorit tė Loidhjes Shqiptare tė Prizrenit.


    Ai tha me kėtė rast se ka njoftuar Naltmadhninė me progresin qė ėshtė bėrė nė Kosovė, me objektivat e institucioneve tona pėr zhvillimin ekonomik dhe me atė qė ai insiston qė Kosova tė njihet sa mė parė si njė vend i pavarur, sepse nė kėtė mėnyrė, tha presidenti Rugova, do tė shpejtoheshin proceset ekonomike dhe demokratike.

    "Por nė tė njėjtėn kohė punojmė ngushtė me UNMIK-un qė t'i realizojmė objektivat tona", tha presidenti Rugova, duke falėnderuar Naltmadhninė e tij pėr shumė vite qė ka pėrkrahur dhe ka mbrojtur ēėshtjen e Kosovės dhe ka ndihmuar Kosovėn dhe lėvizjen tonė nė vitet 90-ta pėr liri dhe pavarėsi.

    Ndėrkaq, Naltmadhnia e Tij Leka Zogu i Parė, pas takimit me presidentin Rugova uroi qė sa mė parė tė realizohet vullneti i popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, pėr tė cilėn siē u shpreh ai, populli i Kosovės ka sakrifikuar shumė, por ai shprehu dėshirėn qė Kosova dhe Shqipėria tė jenė njė shtet i pėrbashkėt.


    Rugova e Shtajner udhėtuan sot nė Bruksel

    Prishtinė, 10 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner udhėtuan sot nė mėngjes pėr nė Bruksel ku do tė flasin para Komitetit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit Evropian pėr situatėn aktuale nė Kosovė.


    Nė Prizren sot u zhvilluan njė varg aktivitetesh kushtuar Lidhjes sė Prizrenit
    Prizren, 10 qershor 2003 - Sot, mė 10 qershor, si para 125 vjetėve, kur u mbajt Kuvendi i Lidhjes s Prizrenit, u bė pėrurimi i kompleksit tė ri tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, datė kjo kur u mblodhėn pėrfaqėsuesit e tė gjitha trevave tė atėhershme shqiptare nė Kuvendin e tyre legjendar pėr mbrotjen e tokave shqiptare nga gllabėrimet e tė huajve.

    Ishte kjo njė atmosferė madhėshtore nė Prizrenin legjendar, ku kishin ardhur me mijėra shqiptarė nga tė gjitha viset ku banojnė sot ata pėr tė kremtuar kėtė pėrvjetor tė LSHP, ngjarje kjo nga mė tė rėndėsishmet nė historinė tonė.


    Duke folur nė kėtė tubim ministri i Kulturės Behxhet Brajshori tha: "Jemi kėtu nė Prizrenin e lashtė, nė tė cilin para 125 vjetėve u mbajt Kuvendi gjithėkombėtar dhe nė tė cilin morėn pjesė delegatėt nga tė gjitha krahinat shqiptare".

    Z. Brajshori tha se ky ishte kuvend i unitetit tė tė gjithė shqiptarėve tė lodhur nga luftėrat. Sikurse sot edhe atėherė, ishin prizrenasit bujarė ata tė cilėt i pritėn nė mėnyrėn mė dinjitoze burrat mė nė zė tė kombit pėr ta bėrė kuvendin, tha ai.

    Kryetari Asamblesė komunale tė Prizrenti Eqrem Kryeziu, pasi pėrcolli pėrshėndetjet e Presidentit Rugova (i cili ndodhet jashtė vendit), pėr punėt qė kanė vajtur kaq mirė nė pėrgatijet e kremtimit tė kėtij pėrvjetori, pėrshėndeti pjesėmarrėsit e kėtij tubimi nga tė gjitha viset shqiptare.

    Si sot para 125 vjetėve nisi shtegtimin e saj ngjarja e mė e rėndėsishme e popullit shqiptar nė historinė mė tė re, tha Kryeziu. Ndėrkaq, 120 e njė vit mė vonė gjenerali britanik Majk Xhekson, nė tė njėjtėn ditė, natėn ndėrmjet 9 e 10 qershorit vuri firmėn nė dokumentin e Kumanovės, tha z.Kryeziu dhe pyeti athua Zoti luan me shifra?

    Duke u pėrgjegjur, z.Kryeziu tha se sipas 10 qershorėve tė Prizrenit duket se po.

    "Kur historianėt flasin pėr Lidhjen e Prizrenit ata shkruajnė pėr shoprtallimin, pėr disfatėn e saj, por ne besojmė se LP pati njė mision tjetėr. Ėshtė si njė lloj ajsbergu, ajo maja qė shihet nuk ėshtė dhe ajo qė nuk shihet ėshtė.

    Dhe nė kėto raste historia e mirėfilltė bėhet pikėrisht nga ajo qė nuk shihet", theksoi Kryeziu. "Ne mendojmė se ka veprime, zhvillime ose ngjarje njė dimensionale, afatshkurta, por ka edhe tė tilla, shumėdimensionale afatgjate dhe njėra prej tyre ishte edhe Lidhja e Prizrenit", tha mes tjerash Eqrem Kryeziu, duke pėrkujtuar qėllimin e ndritshėm tė krerėve tė Lidhjes.

    I ftuar tė pėrshėndesė kėtė tubim, Naltmadhnia e Tij Leka Zogu I pėrcolli pėrshėndetjet e pėrzemėrta, siē tha, nga vėllezėrit qė janė nė do troje tė tjera.

    Ai tha se e di se ēka kanė bėrė krerėt e Lidhjes sė Prizrenit pėr njė atdhe e njė komb tė pėrbashkėt, duke urur pjesėmarrėsit qė tė kenė atė komb tė pėrbashkėt njė ditė dhe gjithė tė mirat pėr popullin shqiptar kudo qė ndodhet, pėrfundoi Leka Zogu, duke thirrė: "Rroftė kombi shqiptar"!

    Nė vazhdim tė kėtij manifestim u shfaq njė program i pasur artistik.

    Po sot nė Prizren pėr nder tė kėtij prėvjetori tė Lidhjes sė Prizrenit nė galerinė e arteve nė hamamin e qytetit u hap njė eksēozitė me fotografi.

    Ndėrkaq po nė kėtė qytet i mbylli punimet konferenca shkencore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn morėn pjesė me kumtesa historianė tė vendit dhe nga bota.


    I pėrmbylli punimet Konferenca shkencore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit
    Prizren, 10 qershor 2003 - Nė kuadėr tė shėnimit tė 125-vjetorit tė LSHP-sė sot nė Prizren, i zhvilloi punimet konferenca shkencore me temėn "Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj nė histori", konferencė kjo e organizuar nga ASHA e Kosovės dhe Shqipėrisė.

    Nė kėtė konferencė shkencore pėr dy ditė me radhė, kumtesat e tyre janė paraqitur 26 studiues dhe historianė nga tė gjitha trevat shqiptare dhe nga bota, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Dr. Noel Malkolm nga Britania e Madhe.

    Me kėtė rast vlen tė pėrmendet kumtesa e Dr. Malkolmit me titull "Diplomatėt britanikė dhe LSHP-ja 1878-1880". Ky referees solli para pjesėmarrėsve njė pjesė tė historisė mė bashkėkohore gjė pėr tė cilėn edhe referuesit e tjerė u pėrqėndruan nė historin e kėtyre viteve.


    Nė fund tė konferencės Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit tė Historisė nė Prishtinė dhe organizator i konferencės falenderoi pjesėmarrėsit dhe ligjėruesit pėr referimet, siē tha ai, mjaft tė qėlluara dhe u shpreh shumė i kėnaqur me rrjedhėn e kėsaj konference.

    Ndėrkaq, Dr. Ana Lalaj, drejtoreshė e Institutit tė Historisė nė Tiranė pėrmbylli konferencėn shkencore. Ajo nė kėtė kontekst pėrmendi luftėn dhe sakrificat e popullit shqiptar qė bėnė tė mundur mbledhjen e tė gjithė shqiptarėve kėtu pėr tė festuar festat nė liri, siē ėshtė edhe kremtimi i 125-vjetorit tė LSHP-sė.


    Nė Prizren pėrfundoi festivali tradicional i SHKA "Prizreni 2003"

    Prizren, 10 qershor 2003 - Mė 7,8 dhe 9 qershor, me rastin e 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, nė Prizren u mbajt festivali tradicional i SHKA "Prizreni 2003", i organizuar nga Forumi i Rinisė i LDK-sė.

    Veēanti e sivjetme ishte se pėr herė tė parė festivali u mbajt nė Kalanė e vjetėr tė qytetit nė Prizren.
    Pjesėmarrės nė kėtė festival ishin shoqėritė kulturo- artistike nga tė gjitha trevat shqiptare.

    Nė natėn e tretė finale, pėr mė tė mirėt u ndanė shpėrblime, Ēmimi i parė "Shoqėria mė e kompletuar" pėr nga origjinaliteti, koreografia dhe interpretimi iu nda SHKA “Emin Duraku” nga Zhuri.

    Edhe mė kėtė rast Forumi i Rinisė i LDK-sė dėshmoi se di t'i ēmojė dhe t'i kultivojė vlerat e mirėfillta tradicionale e autoktone tė folklorit shqiptar.


    Trepca.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-01-2010 mė 21:09
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Foto te Luftetareve te Forcave te Lidhjes se Prizrenit

    "Nje grup Luftetaresh te Lidhjes se Prizrenit nga Tirana"





    Foto origjinale
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-01-2010 mė 21:21

  8. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit

    QĖNDRIMI I SHTYPIT ARAB NDAJ LIDHJES SĖ PRIZRENIT

    Gazeta „EI ahram" nr. 120, e 3 nėntorit 1878 nėn titullin „Shqipėria" shkruante se: „njė popull i cili kėrkon pavarėsinė dhe ėshtė ...

    Qemajl Morina

    ...nė gjendje pėr te tė sakrifikojė ēdo gjė, ėshtė e pamundur tė lihet anash para se tė ngopė tokėn me gjak; shqiptarėt nuk janė mė ata tė djeshmit, ata janė zgjuar dhe janė mė tė pjekur".

    Jehona e Lidhjes sė Prizrenit apo Lidhjes Shqiptare nuk u ndie vetėm brenda kufijve tė Evropės, por ajo kishte habitur mbarė botėn. Trimėritė e popullit shqiptar dhe flijimet e tij pėr tokėn e tė parėve kishin zenė faqe tė tėra dhe vendet e para nė lajmet e shtypit botėror, e unė do tė mundohem tė pėrshkruaj shkurtimisht qėndrimin e shtypit arab ndaj ngjarjeve tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Dua tė cek nė fillim se dėshira ime ėshtė t'i jap njė kontribut sado tė vogėl trajtimit tė Lidhjes sė Prizrenit, pishtarėt e sė cilės, dhe jo vetėm ata, flijuan gjėnė mė tė shtrenjtė pėr tė mirėn e brezave tė rinj. Nė tė njėjtėn kohė i bėj me dije tė interesuarit se ekziston mundėsia e njė studimi tė Rilindjes sonė kombėtare nėpėrmjet shtypit arab, pasi qė asokohe kishte lidhje tė shumėfishta ndėrmjet popullit shqiptar dhe arabėve, e vlen tė pėrmendim se dinastia shqiptare nė krye me Mehmet Ali pashėn sundonte qendrėn e botės arabe — Egjiptin qysh prej vitit 1805.
    Kumtesa ime ėshtė bazuar nė dy gazetat kryesore dhe me tė njohura tė asaj kohe nė botėn arabe. Ato janė „El vokaiė el misrijje"1 dhe „El ahram",2 tė cilat i kishin ndjekur rregullisht ngjarjet e Lidhjes Shqiptare.

    Me traktatin e Shėn Stefanit krahina tė tera shqiptare u ishin lėnė shteteve borgjeze fqinje. Shqiptarėt kishin protestuar kundėr kėsaj padrejtėsie. Nė gazetėn „Elvokaie"3 hasim pesė protesta tė tilla dėrguar konsujve tė shteteve tė mėdha nga krahinat e ndryshme shqiptare. Populli i Dibrės proteston te ambasadorėt e Austro-Hungarisė dhe tė Anglisė kur merr vesh se do tė mbesin nėn sundimin bullgar, duke vėnė nė pah ndėr tė tjera: „se nuk gjendet nė atė anė asnjė bullgar. I gjithė populli janė myslimanė dhe tė krishterė tė kombėsisė shqiptare".4 Protesta tė tilla ishin dėrguar edhe nga Shkodra, Gucia, Plava, Malet e Shqipėrisė Veriore, Prizreni, Prishtina, Manastiri etj.s Nė tė njėjtėn gazetė hasim nė protestė'n e dėrguar nga Shqipėria Perėndimore Kongresit tė Berlinit ku, pėrveē tjerash, thuhet: „Afėr njė milion shqiptarė, gjysma prej tyre myslimanė dhe gjysma tė krishterė tė Shqipėrisė Perėndimore kėrkojnė mė shumė tė drejta se traktati i Shėn Stefanit, pasi qė populli shqiptar ėshtė popull shumė i vjetėr dhe meriton t'i gėzojė tė njėjtat tė drejta sikurse bullgarėt".6

    Ēėshtja e Lidhjes Shqiptare

    Nėn kėtė titull gazetat arabe shkruanin artikuj tė tėrė mbi ēėshtjen shqiptare. Gazeta „EI ahram" nr. 120, e 3 nėntorit 1878 nėn titullin „Shqipėria" shkruante pėr Lidhjen e Prizrenit, anėtarėt e saj dhe komisionet e ndryshme per ēėshtjet administrative e ush-tarake, pastaj shpjegon se qėllimet e Lidhjes ishin dy:
    1. Mos t'i dorėzohej askujt asnjė pėllėmbė e tokės shqiptare
    2. Shqipėria tė fitonte autonominė e plotė.
    Lidhja Shqiptare mundohej qė ēėshtja e popullit shqiptar tė njihej sa mė mirė nga opinioni ndėrkombė'tar. Pėr kėtė qėllim, krahas pėrgatitjeve pė'r mbrojtjen e Atdheut, vepronte edhe nė terrenin diplomatik. Njė gjė tė tillė hasim nė „EI ahram" nr. 144, tė 24 prillit 1879, ku botohej protesta shqiptare drejtuar shteteve tė mėdha e ku thuhej: „Shqiptarė't kanė vendosur tė sakrifikojnė gjėnė mė tė shtrenjtė pėr hir tė kombit dhe vendit tė vet. Ata refuzojnė kategorikisht qė Greqia tė ketė tė drejtė nė tokat e tyre".
    Gazeta nė fjalė vazhdon se ngjarjet e fundit kishin zgjuar te populli shqiptar ndjenjat e diturisė dhe tė pėrparimit. Ata kėrkojnė nga Evropa qė tė mos lejojnė humbjen e popullit shqiptar, i cili s'ia ka besėn drejtėsisė sė shteteve tė mėdha, dhe mendon se Shqipė'ria nuk do tė bėhet fli pėr Greqinė.

    Lidhja Shqiptare nė pranverėn e vitit 1879 kishte ndėrmarrė njė aksion diplomatik pėr t'ua bėrė tė njohur qeverive evropiane ēėshtjen shqiptare dhe tė protestonte kundėr padrejtėsive qė i bėheshin popullit shqiptar. Kjo detyrė u qe ngarkuar Abdyl Frashėrit dhe Ali bej Vrionit, turnenė e tė cilėve e kishte ndjekur me vėmendje shtypi arab.
    Sulltani i Turqisė duke parė se Lėvizja Shqiptare kishte marrė njė hov tė madh „u premton shqiptarėve autonominė si shpėrblim pėr tokat qė do t'i jepeshin Greqisė".7
    Pėrleshjet e forcave shqiptare me ushtrinė serbe nė kufi zinin njė vend tė dukshėm nė shtypin arab.8


    Aktivitetet e Lidhjes Shqiptare

    Lidhja Shqiptare dita mė ditė vinte duke u forcuar, mbante nė dorė plotėsisht gjendjen e brendshme, merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e kufijve. Gazeta „El Ahram",9 sipas lajmeve tė gazetave tė Vjenės shkruante: „se e gjithė Shqipėria ėshtė ngritur kundėr Turqisė, flamujt e kryengritjes janė ngritur nė fushat dhe malet e saj. Gazeta zyrtare „Revolucioni shqiptar" ka shpallur thirrjen pėr pavarėsi nė tė dy gjuhėt, shqipe dhe turke, tė nėnshkruar nga udhėheqėsit e Lidhjes prej myslimanėsh dhe tė krishterėsh, ndėr tė cilėt ishin edhe Prenk Bibė Doda dhe prifti Barto".

    Ēėshtja shqiptare kishte arritur kulminacionin nė fillim tė vitit 1880. Lidhja Shqiptare me organizimin e forcave tė saja kishte arritur tė pengonte zbatimin e traktatit tė Berlinit. Kjo gjė kishte bėrė qė „El Ahrami"10 tė shkruante se „Traktati i Berlinit ishte fillimi i problemit tė Orientit, e jo mbarimi i tij".

    Qėndresa heroike e popullit shqiptar kundėr lakmive tė qeverive borgjeze tė fqinjve pėr mbrojtjen e njėsisė tokėsore kishte ngjallur simpati kudo nė botė. „El Ahrami"11 pėrmendte se: „njė popull i cili kėrkon pavarėsinė dhe ėshtė nė gjendje pėr te tė sakrifikojė ēdo gjė, ėshtė e pamundur tė lihet anash para se tė ngopė tokėn me gjak; shqiptarėt nuk janė mė ata tė djeshmit, ata janė zgjuar dhe janė mė tė pjekur".
    Kjo gjė kishte nxitur Lidhjen Shqiptare qė tė dėrgonte njė delegacion pranė shteteve tė mėdha „tė kėrkojė ndryshimin e neneve tė traktatit tė Berlinit lidhur me Shqipėrinė".12
    Lidhja Shqiptare ishte gjithnjė nė lėvizje dhe ndiqte me vemendje ēdo manevrim tė shteteve tė mėdha nė dėm tė viseve shqiptare. „El Ahrami" nr. 212, i 26 gushtit 1880 botonte njė shpallje tė Lidhjes Shqiptare drejtuar popullit shqiptar ku pėrveē tė tjerash thuhej: „Ne shqiptarėt, bijtė e kėsaj toke e jo tė ardhur nė tė, qė kemi fituar pavarėsinė para sa shekujsh, duhet tė kėrkojmė tė kemi shtetin tonė tė pamvarur...".
    Kah mbarimi i vitit 1880 Lidhja Shqiptare hynte ne fazėn pėrfundimtare, duke u ballafaquar nga njėra anė me diplomacinė e Evropės dhe me Portėn e Lartė nė anėn tjetėr, qė kėrkonin dorėzimin e Ulqinit me rrethe.

    Dervish pasha kishte pėrdorur metodat mė barbare pėr arrestimin e udhėheqėsve tė Lidhjes Shqiptare; tradhtisht, nė fillim, kishte arrestuar Preng Bibė Dodėn dhe Hodo Pashėn.

    Qeveritė evropiane, edhe pse dinin pėr krimet e Dervish pashės kundėr udhėheqėsve shqiptarė, heshtnin, duke mos marrė kurrfarė masash. Nė gazetėn „El Vakaie"13 hasim nė njė artikull ku ėshtė botuar f jalimi i Ēarls Dilke, mbajtur nė Parlamentin anglez, i cili pėrveē tjerash thotė: „Qeveria angleze nuk e sheh tė arsyeshme tė marrė masa ndėrmjetėsuese pėrsa u pėrket veprave tė pashės lidhur me arrestimin e prijėsve tė Lidhjes Shqiptare me gėnjeshtra e tradhti".

    Por, me gjithė masat e egra qė mirrte Dervish pasha pėr shtypjen e Lidhjes Shqiptare, populli shqiptar, nė ēdo rast, sipas mundėsisė shfaqte urrejtjen kundėr sunduesit otoman duke u ngritur nė kryengritje, njoftimet lidhur me tė cilat i ndeshim nė muajt e fundit tė vitit 1881.


    Lidhja mbron tokat shqiptare tė Veriut

    Lidhja e Prizrenit, pėrveē autonomisė, kishte marrė pėrsipėr si detyre edhe mbrojtjen e unitetit tokėsor tė Shqipėrisė nga lakmitė e qeverive borgjeze tė fqinjėve ballkanikė.
    Shtypi arab i kishte ndjekur me interesim tė plotė trimėritė e popullit shqiptar: „Ata lidhin besėn sipas zakonit tė tyre qė ta luftojnė kushdo qė sulmon dhe kėrkon vendin e tyre".14
    Lord Bikėnsfild (kryetar i Qeverisė Angleze) flet pėr njė „sukses" tė politikės sė tij duke bėrė fjalė pėr ēėshtjen e Orientit nė kuvendin e princėve, ku pėrveē tjerash cek: „Pjesa me e vėshtirė e traktatit tė Berlinit ishte rregullimi i kufijve tė Malit tė Zi, tė cilit tash i janė dorėzuar Podgorica dhe Shpuzi pa derdhur gjak".15
    Dorėzimi i qyteteve tė pėrmendura pa gjakderdhje i kishte dhėnė kurajė Qeverisė Malazeze tė ndėrmerrte njė aksion tjetėr pėr pushtimin e Plavės dhe tė Gucisė, duke u dėrguar memorandume Portės sė Lartė dhe shfeteve tė mėdha, por qėndresa e Lidhjes sė Prizrenit kishte bėrė qė kjo pikė e traktatit tė mos zbatohej.
    Ēėshtja e Plavės dhe e Gucisė ishte bėrė objekt shqyrtimi nė shtypin e mbarė botės, e gazeta „El Ahram"16 e ēmonte si „ēėshtje politike tė dorės sė parė".
    Plava dhe Gucia, sipas gazetes „El Vakaie",17 ishin bėrė objekt diskutimi nė parlamentet e Evropės, e dėshmi pėr kėto kemi pėr shembull diskutimin nė parlamentin hungarez ku kishte folur lidhur me kėtė Baroni Haymerli, i cili kishte mbajtur anėn e Portės.

    Shtetet e mėdha pas dėshtimit tė pėrpjekjeve tė tyre qė t'ia dorėzonin Plavėn dhe Gucinė Malit tė Zi, kishin vendosur t'i kėmbenin kėto me Hotin dhe Grudėn, sipas propozimit tė kontit Korti (ministėr i jashtėm italian) me pretekst se banorėt e kėtyre krahinave ishin katolikė dhe nuk do te bėnin rezistencė. Por, nė tė njėjtėn kohe kėtu fshefej edhe dėshira e Italisė qė tė zvogėlohej ndikimi i Austrisė ndėr shqiptarėt katolikė nė bregun lindor tė Adriatikut.18 Lidhja Shqiptare kishte karakter kombėtar, mbronte tėrėsinė e tė gjitha tokave shqiptare e nuk kishte tė bėnte me ndarjet fetare, prandaj tė gjithė shqiptarėt u bashkuan dhe e penguan zbatimin e kėtij plani tė shteteve tė mėdha.

    Prijėsit e Lidhjes Shqiptare kishin fituar njė simpati tė madhe nė shtypin arab, vendosmėria e tyre per mbrojtjen e tokave shqiptare i kishte bėrė objekt shqyrtimi nė botėn arabe. Kėshtu gazeta „El Vakaie"19 pėrshkruan njė dialog nė mes Ali pashė Gucisė dhe princ Nikollės, ku princi malazez e quan Ali pashėn si kryengritės dhe njeri qe s'u bindet urdhėrave te sulltanit, pasi qė ai nuk iu lėshonte Plavėn dhe Gucinė Malit tė Zi sipas Traktatit tė Berlinit. Por, Ali pasha i pėrgjigjet duke ia kujtuar se edhe malazeztė e kishin ēuar jetėn ne kryengritje kundėr sulltanit e nė kėte menyrė e kishin arritur pavaresinė. Pėr kėtė „shqiptarėt sot i binden vetėm Qeverisė sė re (LidhjesShqiptare), e ēohennė kryengritje deri sa tė arrijne pavarėsinė".

    Shqiptarėt me rezistencėn e tyre heroike kishin bindur botėn se nuk ishin njė grup fisesh qė mund tė shpartalloheshin lehtė, siē pretendonin armiqtė e tyre.20 Shtypi i huaj i pėrcillte me kujdes ngjarjet nė Shqipėri. Dėshmi pėr kėtė gjejmė edhe nė „El Va-kaie",21 sipas gazetės „Nol Pres Liber", e cila shihte se interesi i Orientit kėrkonte qė t'u lihej shqiptarėve dhe malazezėve ēėshtja e tyre, duke mos ndėrhyrė asnjė nga shtetet e mėdha. Gazeta arabe e konsideronte plotėsisht tė arsyeshėm kėtė mendim.22

    Gazeta nė f jalė pėrfundonte artikullin e saj sikur tė dinte planet e shteteve tė mėdha kundėr popullit shqiptar, me kėto fjalė: „Nėse ato kanė ndėrmend tė dėrgojnė ushtarė, ose e detyrojnė Turqinė tė dėrgojė ushtrine pėr tė marrė tokat shqiptare nga te zotėt e tyre... atėherė parimi i kombėsisė pėr tė cilėn shtetet e mėdha krenohen se luftojnė t'ia arrijnė qėllimit tė tij, nuk ka dyshim se Evropa e ka lėshuar rrugėn e drejtė. Nėse ajo nuk do t'ju ndihmojė shqiptarėve ėshtė mė e arsyeshme tek e fundit t'i lėrė tė lirė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre".
    Lidhja Shqiptare vendosi si mė parė tė mos dorėzojė Ulqinin, por shtetet e mėdha iu pėrgjegjėn duke dėrguar flotėn e tyre tė pėrbashkėt nė ujėrat e Ulqinit mė 20 shtator 1880, kurse nė anėn tjetėr ushtronin presion mbi Portėn e Lartė qė t'i bindte shqiptarėt me forcė ta lėshonin Ulqinin.23
    Shtypi arab i kishte kushtuar kujdes tė posaēėm ēėshtjes sė Ulqinit. Gazeta „El vakaie"24 pėrshkruan njė artikull nga gazeta austriake „Korenspondans" ku pėrveē tė tjerash thuhet: „Lidhja Shqiptare fare nuk ėshtė trembur nga lajmi i bashkimit tė flotės dhe arritjes sė saj tė shpejtė nė ujėrat e Ulqinit. Ajo s'donte tė dinte fare per kėtė lajm, por i dėrgonte ushtarėt e vet nė Shkodėr".
    E njėjta gazete, mė 18 tetor e pėrshkruante gjendjen nė kėtė mėnyrė: „Tė gjitha gazetat pa dallim ideologjie dhe kombėsie pajtohen se shqiptarėt janė tė revoltuar.. ,".25

    Popujt e shikonin me admirim tė madh luftėn e popullit shqiptar. Gazeta „El vakaie"26 pėrshkruan njė artikull nga gazeta franceze „Korie Dorian" nė te cilin thuhet: „Ėshtė gjė e pamundur qė njė popull luftėtar, i vjetėr e fisnik, sikurse ėshtė populli shqiptar, tė lėshojė njė pjesė tė vogėl tė Atdheut tė tij..."Gazeta franceze i krahasonte shqiptarėt me borganesėt, tė cilėt refuzuan t'i nėnshtroheshin sundimit tė mbretit spanjoll. „El ahrami" nuk besonte se ushtria turke mund t'i sulmonte forcat e Lidhjes, pasi qė „ato mbrojnė tė drejtat e perandorisė, e nė anėn tjetėr nuk ėshtė sekret se udhėheqėsit dhe komandantėt mė tė mirė janė shqiptarė".27

    Gazeta nė f jale transmetonte thėniet e disave tė cilėt thoshin se Dervish pasha ishte ai i cili ua kishte dorėzuar Batomin rusėve pa gjakderdhje, e ėshtė nė gjendje tė bėjė njė gjė tė tillė edhe me Ulqinin.Me gjithė rezistencėn e popullit shqiptar, Dervish pasha hyri nė Ulqin mė 24 nėntor pas njė lufte tė rreptė me shqiptarėt dhe mė 26 nėntor ia dorėzoi Ulqinin Malit tė Zi.


    Lidhja mbron kufijt e Jugut

    Kongresi i Berlinit nuk kishte cėnuar vetėm kufijt nė Veri tė Shqipėrisė, ai e kishte bėrė kėtė edhe nė Jug, ku Greqia merrte Thesalinė dhe Epirin, sipas nenit 24 tė Protokollit tė Trembėdhjetė. Protestat shqiptare nuk kishin sjellė kurrfarė rezultati. Greqia gėzonte pėrkrahjen e plotė tė Francės, gjoja pėr t'i bėrė ballė dominimit sllav nė Ballkan. Ēėshtja e kufijve tė jugut kishte zgjuar interesim tė madh nė shtypin arab, ishin botuar artikuj tė gjatė rreth kėsaj ēėshtjeje. Gazeta „El ahram"28 botonte njė artikull tė marrė nga gazeta „Tajm" ku thoshte: „Evropa duhet ta bindė Greqinė tė heqė dorė" nga Janina, sepse hyrja e saj nėn Greqinė i pėrngjan hyrjes sė njė therre nė sy, pasi qė shqiptarėt do ta mbrojnė atė".

    Lidhja Shqiptare e Jugut ishte shkaktare qė tė mbaheshin tri konferenca ndėrkombėtare lidhur me kufijt. E fundit ishte ajo e 7 marsit 1881 ku mori fund ēėshtja e kėtyre kufijve qė konsiderohej ndėr problemet mė tė vėshtira tė Orientit. Ambasadori gjerman insistoi te pėrfaqėsuesi turk qė Greqisė t'i jepej edhe Epiri, por ai iu pergjegj se shqiptarėt ishin armatosur dhe Porta nuk ishte nė gjendje tė hynte nė luftė me ta.

    Lidhja Shqiptare pati sukses tė mbronte Janinėn dhe Ēamėrinė nga synimet greke.
    Porta e Lartė tash ishte liruar nga problemet e kufijve dhe shtypte me sa fuqi kishte Lidhjen Shqiptare, por shpirti revolucionar i saj mbeti nė zemrat shqiptare dhe u trashėgua brez pas brezi deri kur u ngrit flamuri kuq e zi mė 28 nėntor 1912, pėr tė kumtuar lindjen e Shqipėrisė.

    ----------------------
    1 El vakiė el misrij-je ėshtė gazeta mė e vjetėr e botės arabe. Numri i parė i saj ka dalė mė 20 korrik 1828, themelues i sė cilės ėshtė M e h m e t Ali pasha nga Kavalla, vaM i Egjiptit gjatė viteve 1805—1849. Nė fillim dilte vetėm turqisht, pastaj edhe nė gjuhėn arabe.
    2 „El ahrami" (Piramidet) ėshtė themeluar mė 1875 nga I e 1 i m dhe Bushare Tikla, botohej nė Aleksandri. fishtė e njėjta gazetė e pėr-ditshme autoritative qė sot del nė Kairo. Numrat lidhur me ngjarjet e Iidhjes sė Prizrenit janė nxjerrė nga mikrofilmi i redaksisė. Por mė duhet tė cek se shumė numra tė dy gazetave nuk kam mundur t'i gjej nė Arkivin Kombėtar tė Egjiptit e posaēėrisht tė gjashtėmujorit tė fundit tė vitilt 1878, kohės sė formimit tė Lidhjes, gjė qė kanė bėrė tė duket njė lloj jbrazėtire nė zhvillimin e ngjarjeve.
    3 Nr. 763, 764, 767.
    4 Nr. 764, 9 qershor 1878.
    5 Nr. 766, 23 qershor 1878.
    6 Nr. 767, 30 qershor 1878.
    7 „El ahram" nr. 145, 15 maj 1879, f. 4
    8 „El Vakaie" nr. 810, 11 maj 1879.
    9 Nr. 165, 1 tetor 1879, viti i katėrt.
    150 Nr. 197, 13 maj 1880.
    11 « Po aty.
    12 „El Vakaie" nr. 885, 1 qershor 1880.
    13 Nr. 1170, 21 korrik 1881.
    14 „El Vakaie" Nr. 796, 2 shkurt 1879.
    15 „El Vakaie" Nr. 804, 30 mars 1879.
    16 Nr. 180, 15 janar 1880.
    17 Nr. 853, 12 shkurt 1880.
    18 M. F r a s h ė r i, Liga e Prizrenit, f. 31.
    19 Nr. 864, 14 mars 1880.
    20 X h. B e 1 e g u, Lidhja e Prterenit, f. 87.
    21 Nr. 904, 7 korrik 1880.
    22 „El vakaie" Nr. 904, 7 korrik 1880.
    23 „Al ahram" Nr. 217, 20 shtator 1880.
    24 Nr. 938, 13 tetor 1880.
    25Nr. 914, 18 tetor 1880.
    26 Nr. 964, 2 nėntor 1880.
    27 „El ahrarai'' Nr. 225, 25 nėntor 1880.
    28 Nr. 156, 21 korrik 1879.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 06-07-2006 mė 18:22
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHTYPI MALAZEZ PĖR LIDHJEN E PRIZRENIT

    Anonim Shkruan "Gjatė periudhės sė Lidhjes sė Prizrenit, nė Mal tė Zi, botohej gazeta „Glas Crnogorca", e cila zėvendėsonte gazetėn e mėpėrparshme „Crnogorac", qė pėr shkak tė shkrimeve antiturke dhe antiaustriane, u ndalua ...

    Qamil Gexha

    ...tė shpėrndahej nė territoret e Turqisė dhe Austrisė dhe kėshtu nuk pati arsye tė publikohej edhe mė tutje. Numri i fundit i saj doli nė mesin e shkurtit tė vitit 1873. Gazeta „Glas Crnogorca" krijoi njė orientim dhe program qė ndryshonte nga ai i gazetės „Crnogorac".1

    Kjo gazetė dhe gazetat tjera qė prekin ēėshtjen shqiptare, e nė veēanti gjatė periudhės sė Lidhjes sė Prizrenit, i trajtojnė ato nė frymėn antishqiptare kundėr lėvizjes sė shqiptarve pėr autonomi dhe pavarėsi. Nė kėtė gazetė botoheshin edhe shumė artikuj tė huazuar prej gazetave tė tjera.
    Pas njė pauze prej njė viti e tre muaj (1877—1878), pėr shkak tė angazhimit tė Malit tė Zi nė luftė kundėr Turqisė, kjo gazetė vazhdoi tė botohej pėrsėri. Mė 8 janar tė vitit 1879 botoi artikullin nė faqen e parė me titull „Lidhja Shqiptare". Nė kėtė si dhe nė artikujt e tjerė vijues, qė bėjnė fjalė pėr „Lidhjen e Prizrenit" dhe aktivitetin e saj, siē janė kryengritjet antiturke pėr njė autonomi qė do tė ēonte nė pavarėsi, vihet re njė tendencė e pėrgjithshme qė ėshtė karakteristike pėr historiografinė borgjeze — tendenca e nėnvlerėsimit, apo e mospėrfilljes sė plotė tė pjesėmarrjės dhe tė rolit pozitiv vendimtar tė masave popullore nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Kėto lėvizje konsiderohen tė organizuara ose tė nxitura herė nga Turqia e herė nga fuqitė tjera tė jashtme.2 Pėr Lidhjen e Prizrenit thuhet se nuk ka qenė gjė tjetėr veēse pjellė e Portės, e ndriēuar dhe artificialisht e fryrė nga shtypi europian vetėm pėr t'i minuar zbatimet e vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Lidhur mė kėtė njė artikull i kėsaj gazete shėnon: tėrė ajo qė ėshtė shkruar nė gazeta (mendohet nė tė huajat — Q. G.) mbi Lidhjen Shqiptare ose ėshtė krejtėsisht e pabazė ose ėshtė stėrmadhuar. Lidhja Shqiptare nuk ha pasur atė vetėdije qė i mvishet asaj pėr tėrėsinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė (Arnautllukut), as qė mund tė rrjedhė nga kjo vetėdije..., e cila theksohet nė gazetarinė evropiane. Ajo ėshtė, nė tė vėrtetė, pjellė e mendjes nga kėto motive: disa qė ta padisin Turqinė, qė me formimin e Lidhjes sė Prizrenit pengon zbatimin e vendimeve tė Ko-ngresit tė Berlinit, tė tjerėt qė tė padisin Rusinė, gjoja se ajo me kėrkesat e tepruara e ka nxitur kėtė gjendje nė Turqi, dhe sikur ka pėr qėllim tė arsyetojė mbetjen e saj nė Rumeli, tė tretėt qė tė tregojnė se nė kėtė rast lypset dora e fortė pėr ta kthyer rendin dhe paqen nė Turqi".3

    Pėr tė krijuar bindjen se Lidhja e Prizrenit ėshtė pjellė e Turqisė, nė njė artikull tjetėr shėnohet se ajo ishte e formuar vetėm nga myslimanėt. „Kush mendon se ajo Lidhje ėshtė e pėrbėrė nga shqiptarėt, e aq mė tepėr nga shqiptarėt e Gucise, mashtrohet keq. Ajo ėshtė e pėrbėre vetėm nga myslimanėt, madje nga ata tė Sanxhakut tė Prizrenit. Atė e ka formuar Porta, pėr ta larguar pergjegjėsinė pėr pengesat qė do t'i dalin pėrpara dėshirės sė Evropės pėr zbatimin e vendimeve tė Kongresit tė Berlinit.. .".*

    Edhe nė artikujt e tjerė, pėr ēėshtjet shqiptare e nė rend tė parė pėr Lidhjen e Prizrenit, thuhet se nuk janė gjė tjetėr, veēse pėrpjekje tė turqėve pėr t'i nxitur shqiptarėt qė tė mos realizohen vendimet e Fuqive tė Mėdha dhe nė asnjė vend nuk shėnohet se Lidhja e Prizrenit ishte lėvizje pėr mbrojtjen dhe afirmimin e kombit shqiptar e pėr krijimin e pavarėsisė sė tij, siē e vlerėson edhe Dimitrije Tucoviqi nė librin e tij „Serbija dhe Shqipėria" ku shėnon se: „Lufta pėr autonomi ka arritur pikėn mė tė lartė me organizimin e Lidhjes Shqiptare".5


    Meqenėse dorėzimi i Plavės dhe i Gucisė nuk u bė nė mėnyrė paqesore, siē kishte vendosur Kongresi, Princ Nikolla organizoi ushtri dhe e dėrgoi nė keto anė. Shqiptarėt e Plavės dhe tė Gu-cisė, tė udhėhequr nga Ali pashė Gucia dhe Jakup Perri, bashkė me ta edhe shqiptarėt qė ishin dėrguar nga Lidhja e Prizrenit, iu pėrgjegjėn me luftė ushtrisė malazeze. Nė lidhje me luftėn e Velikės gazeta jep lajme tė' pavėrteta, i hiperbolizon sukseset e ushtrisė malazeze dhe e rrit numrin e tė vrarėve nė anėn e shqiptarėve. Trupat malazeze nuk arritėn tė hyjnė nė Plavė dhe Guci. Gazeta „Glas Crnogorca" kėtė mossukses e arsyeton si vijon: „Nė luftė tė Velikės kanė hyrė shumė turq (nizam) tė veshur me rrobe tė arnautėve pėr t'u maskuar se janė arnaut". Megjithatė nė vazhdim tė artikullit, autori u kėrcėnohet banorėve tė Plavės dhe Gucisė: „Ta keni ndėrmend banorė tė Plavės dhe Gucisė! E mira ju sjell tė mirėn, tė panėnshtruarit do t'i gjykojė Ligji".*


    Meqė nuk u realizua vendimi i Kongresit tė Berlinit pėr dorėzimin e Plavės dhe Gucisė, Fuqitė e Mėdha vendosėn qė Malit tė Zi t'i jipen Hoti dhe Gruda. Gazeta „Glas Crnogorca", shprehet se kjo ėshtė ēėshtje e Fuqive tė Mėdha: „ ... Mali i Zi, shėnon gazeta, as qė dėshiron, as qė mund dhe as qė e konsideron se duhet qė me gjakun dhe tė hollat e veta t'i pėrmirėsojė gabimet e tė tjerėve. Kjo ėshtė edhe njė vėrtetim se sa e mbajnė f jalėn Fuqitė eMėdha.

    Mė 21 qershor tė vitit 1880 gazeta boton memorandumin e shqiptarėve dėrguar shteteve evropiane: „Nė momentin kur nė Berlin mbahet konferenca pėr ta rrezikuar dokumentin e kufirit greko-turk, populli shqiptar mendon se ka pėr detyrė t'ia paraqesė me pėrultėsi Asamblesė sė lartė kujdesin dhe aspiratat. Ne, tė drejtat e tė tjerėve i pranojmė dhe kėrkojmė qė edhe tė tjerėt t'i pranojnė tė drejtat tona, dėshira jonė unike ėshtė qė tė zgjerohemi nė Uogari tė fqinjėve tanė, por kėrkojmė qė edhe kėta tė lirohėn nga kėrkesat egoiste. Para Kongresit tė Berlinit ne i kemi gjykuar kėrkesat pėrvetėsuese tė Greqisė si tė padrejta dhe sot po i pėrsėrisim. Protestojmė pėr ēdo lloj copėtimi tė vendit tonė tė dashur... Bota qė nuk mban anė e di se ku shpiejn kėto qėllime, dhe po tė jetė se ato mbėshtillen me njėmijė pelerina".8


    Pas kėtij memorandumi pason komenti i gazetarit, i cili ndėr tė tjera thotė: „Ky telegram ėshtė nisur nga Stambolli dhe nė kėtė ēėshtje ka dorė Stambolli. Edhe kjo deklaratė e Stambollit „Vakit" i pėrngjan kėtij memorandumi, prandaj tregon ēartė se iniciativa pėr njė memorandum tė tillė zė fill nga ana e Portės".


    Qėllimi i gazetės „Glas Crnogorca", jo vetėm nė kėtė rast, ishte qė tė tregojė, kinse, interesin e pėrbashkėt tė Turqisė dhe Lidhjes Shqiptare dhe bashkėpunimin e tyre reciprok, e nė kėtė mėnyrė ta orientojė mendimin publik, qė ishte kundėr Turqisė, dhe kundėr Lidhjes Shqiptare.
    Disa artikuj tė kėsaj gazete sjellin lajme pėr pėrgatitjen e shqiptarėve kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, lidhur me lėshimin e tokave Greqisė, mirėpo edhe pėr kėto raste kjo gazetė vė nė dukje se Turqia ėshtė nxitėse e shqiptarėve dhe se ajo i armatos dhe i furnizon me veshmbathje. Nė artikullin „Armatimi nė Shqipėri, ka rėnė nė kontakt me udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare, ka organizuar xhindarmėrinė shqiptare nė Thesali dhe Epir, Abedin pasha, i cili edhe vetė ėshtė shqiptar nga Preveza, punon me tė gjitha forcat me banorėt e vendit qė me vepėr t'ia tregojė Konferencės peticionet shqiptare. Kėtė e ndihmon i vėllai Vesel beu dhe Vasė efendiu, i cili ėshtė emėruar guvernator i Selanikut. Pėr kėto pėrgatitje shkruan edhe korrespondenti i „Dejli Njus" nga Stambolli.. .".9


    Vendimi i Fuqive tė Mėdha, qė nė vend tė Plavės dhe Gucisė t'i dorzohen Malit tė Zi Hoti, Gruda dhe Kelmendi nuk u realizua, pėr shkak tė kundėrshtimit tė Lidhjes sė Prizrenit, e cila grumbu-lloi forcat e veta nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė veriore. Ushtria turke nga kėto krahina u tėrhoq, pozitat e tyre i zunė luftėtarėt e Lidhjes sė Prizrenit. Kur ushtiia malazeze kaloi kufirin e vjetėr, te Ura e Rrzhanicės dhe nė disa vende tė tjera, u ndesh me forcat shqiptare, me ē'rast pati tė vrarė nga tė dy palėt. Ushtria malazeze pas kėtyre betejave u tėrhoq nė Podgoricė.

    Ngase edhe ky vendim mbeti i parealizuar, Fuqitė e Mėdha vendosėn qė Malit tė Zi t'i jipet njė vend nė bregdet. Gazeta nė f jalė pėr kėtė ēėshtje nė kėtė kohė shkruan: ... „Nga shtypi i Evropės dėgjojmė se Fuqitė e Mėdha mendojnė qė Malit tė Zi nė vend tė Plavės dhe Gucisė, respektivisht, Hotit, Grudės dhe Kelmendit t'i ipet pėr kompensim Ulqini dhe toka gjer nė Bunė. Kėtė mendim e ka „Novaja Vremja", kurse gazetat zyrtare tė Vjenės mendojnė se njė gjė e tillė ėshtė e mundur... Ne me besim tė plotė pėrcjellim orvatjet e Forcave dhe shpresojmė nė zgjidhjen paqesore tė kėsaj ēėshtjeje rreth kufijve tanė".10 „Se kjo gjė ėshtė e vėrtetė fletė fakti se ēetat shqiptare kanė filluar tė duken nė rrethin e Ulqinit".11 Gazetari i kėtyre lajmeve i zhvlerėson forcat shqiptare, sepse, sipas tij, nė ushtrinė shqiptare kishte filluar konflikti nė Tuz, nga ana tjetėr, kėto ēeta janė tė pėrbėra vetėm nga qindra njerėz vendas, qė pashai i Shkodrės me urdhėrin e Portės i ka organizuar shpejt e shpejt qė t'i tregojė botės, se shqiptarėt mbrojnė ēdo pėllėmbė toke". Nė kėtė artikull lufta ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve konsiderohet luftė e vogėl e pėrgatitur nga turqit sa pėr tė treguar se nuk u dorzua Ulqini me dėshirė".
    Njė artikull tjetėr i kėsaj gazete, lidhur me shėnimet e shtypit evropian se Lidhja e Prizrenit ėshtė shumė e fuqishme shkruan, me njė ton nėnēmues: „Ku ėshtė ajo Lidhje Shqiptare qė zotohej se s'ka pėr ta lėshuar asnjė pėllėmbė toke...?".


    Ėshtė e vėrtetė se nė mbrojtjen e Ulqinit morėn pjesė forca tė vogla nė krahasim me numrin qė mund ta organizonte Lidhja. Kjo u shkaktua nga premtimet dhe presionet e Austrisė dhe Anglisė dhe me pėrpjekjet e Dervish pashės pėr t'i bindur muhamedanėt shkodranė edhe me anė tė kėrcėnimit ndaj atyre qė qėndronin nė pozita tė luftės. Kėto patėn sukses sidomos nė qarqet e moderuara, qė pengonin dėrgimin e vullnetarėve dhe ndikuan nė shpėrndarjen e vullnetarėve. Shkak tjetėr ishte se Lidhja kishte rėnė nė krizė nga konfliktet dhe mosmarrėveshjet e brendshme, gjė qė ndikoi nė dobėsimin e rezistencės. Megjithate, nė luftėn pėr Ulqinin trupave shumė mė tė mėdha turke, iu bė rezistencė e konsiderueshme, e jo siē paraqitet nė shtypin e Malit tė Zi se ekzistonte qė mė parė marrėveshje ndėrmjet Dervish pashės dhe luftėtarėve shqiptarė.


    Nė raportin e konsullit Lipich qė i dėrgoi Baronit Hajmėrleh thuhet se nė krahinėn e Ulqinit janė tubuar nja tre mijė shqiptarė nga tė cilėt 700—800 ulqinakė, nja 1000 shkodranė po aq veta nga Anamali, nga Reqi, nga Lohja dhe nga disa fshatra tė rrethit tė Shkodrės, pastaj disa qindra shkrelas dhe 50 kelmendas.12

    Beteja kryesore u zhvillua nė Grykėn e Mozhurės, me ē'rast disa herė u zbrapsėn forcat turke, por kur kėto filluan ta pėrdorin artilerinė e rėndė, shqiptarėt u thyen, vullnetarėt u shpėrndanė e komandanti Isuf Sokoli u plagos pėr vdekje.13


    Me interes tė posaēėm janė artikujt e ndryshėm, tė marrė nga gazetat e tjera, notat e shteteve nėnshkruese tė marrėveshjes sė |Kongresit tė Berlinit, dėrguar njera-tjetrės, pėr ēėshtje kontestue-
    tė kufirit turko-malazez dhe pėr zbatimin e vendimeve tė Fuqive tė Mėdha nė lidhje me dorėzimin e Plavės, Gucisė, Hotit e Grudės dhe tė Ulqinit, e sidomos pjesėt e „Librit tė Kuq" tė Aus-tro-Hungarisė, qė bėjnė fjalė pėr ēėshtjet e kufijve tė Malit tė Zi, tė cilat kjo gazetė i botoi. Tė gjitha kėto botime nė njė masė tė mirė tregojnė qėllimet, interesat, dhe manovrimet e Fuqive tė Mėdha pėr kėto anė.
    --------------------------
    1 B. Kovaēeviq, „Crnogorac" i „Glas Crnogorca" o albancima, fq, 30.
    2Stefanaq Pollo, Studime Historike, Tiranė 2/1968, fq. 95—96-
    3 „Glas Crnogorca" — 8 janar 1879.
    4 „Glas Crnogorca" — 12 janar 1880.
    5Dimitrije Tucoviq, Sėrbija e Shqipnija, Prishtinė 1968, fq. 39.
    6 „Glas Crnogorca" — 8 dhjetor 1879.
    7 „Glas Crnogorca" — 26 janar 1880.
    8 „Glas Crnogorca" — 21 qershor 1880.
    9 „Glas Crnogorca" — 5 korrik 1880.
    10 „Glas Crnogorca" — 5 korrik 1880.
    11 „Glas Crnogorca" — 5 korrik 1880.
    12 Hans-Hof-und Staatsarchiv — Raport i Lippich — Baronit H a j-mėrleh Shkodėr, 6 tetor 1880. (Dokument i pėrkthyer shqip nga Insti-fcuti i Historisė, Tiranė).
    13 Po aty — 30 nėntor 1880.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    QĖNDRIMI I RUSISĖ NDAJ LIDHJES SHQIPĖTARE TĖ PRIZRENIT

    Historiografia ruse erdhi deri te konkluzioni se, pa marrė parasysh pohimet zyrtare tė Rusisė cariste dhe tė...
    Mr Shemsi Ajvazi

    ...qarqeve pansllaviste dhe pansllavoortodokse, faktori vendimtar pėr ēlirimin e popullit shqiptar dhe pėr fitoren e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ka qenė lufta heroike e popullit shqiptar e jo faktori ndėrkombėtar.


    Qėndrimi i Rusisė zyrtare ndaj Lidhjes sė Prizrenit nuk dallon nga qėndrimii saj ndaj lėvizjes ēlirimtare shqiptare nė pėrgjithėsi. Ai ishte rezultat i aspiratave imperialiste ruse ndaj Ballkanit, tė cilin Rusia e konsideronte hapėsirė shumė tė rėndėsishme gjeostrategjike pėr kontrollimin e procesit tė shpėrbėrjes sė Perandorisė Osmane, me qėllim qė tė pėrfitojė sa mė shumė nga ky proces, sepse Ballkani do t'i shėrbente si "placdarm" pėr kontrollimin e shteteve evropiane dhe pėr pengimin e ekspansionit tė tyre nė drejtim tė Lindjes, pėr tė cilėn Rusia ushqente aspirata tė vjetra qė nga koha e perandoreshės Ekaterina II, plot njė shekull para se tė fillonte "kriza lindore".

    Nė momentin kur Ekaterina II arriti nė fronin e Rusisė, diplomacia ruse filloi tė ndėrmarrė hapat pėr ta rikthyer prestigjin ndėrkombėtar tė Rusisė. Hapi i parė diplomatik i Ekaterinės II ishte afrimi me Austro-Hungarinė. Mė1780 Ekaterina II takohet nė Mogilevė me perandorin Jozef, ku arrihet qėndrimi identik i Rusisė dhe i Austro-Hungarisė ndaj Turqisė dhe Polonisė. Pastaj e tėrė vėmendja e diplomacisė ruse, tė cilėn e udhėhiqte vetė Ekaterina II sė bashku me Potemkinin, u drejtua kah zgjidhja e ēėshtjes turke dhe realizimi i tė ashtuquajturit "projekt grek". Qėllimi i kėtij projekti ishte dėbimi i tėrėsishėm i turqve (myslimanėve Sh.A.) nga Evropa dhe krijimi i njė perandorie greke, nė fronin e sė cilės do tė ulej nipi i Ekaterinės II, Konstantin Pavloviē, kurse Austro-Hungaria do tė fitonte njė pjesė tė Gadishullit ballkanik.[1]

    Nė vitin 1778 Ekaterinės II i lindi nipi i dytė dhe ajo pagėzoi me emrin perandorak, Konstantin dhe ia caktoi maminė greke qė tė pėrfitojė nga ajo dhe nė moshė tė njomė ta mėsojė gjuhėn greke, tė cilėn Konstantini mė vonė do ta pėrsoste me ndihmėn e mėsuesve grekė. Edukimi i tij special bėhej me qėllim qė tė pėrgatitej sa mė mirė pėr fronin perandorak me seli nė Konstantinopol. Planifikohej qė Konstantini tė sundojė nė aleancė me Austro-Hungarinė, duke qenė i pavarur nga Sank Pitersburgu si sovran i "perandorisė sė krishterė" brenda hapėsirės sė Turqisė evropiane.[2] Stambolli do te rikthente emrin e vjetėr Konstantinopol dhe do tėshndėrrohej faktikisht nė njėrėn nga tri kryeqendrat e Rusisė, krahas Sank Petersburgut dhe Moskės. Kjo do te thoshte, jo vetem mbizotėrim moral mbi botėn krishterė-lindore, por njėkohėsisht edhe njė hap vendimtar nė drejtim tė sundimit mbi Evropėn. Kėtė plan, diplomacia ruse e pėrgatiste nė fshehtėsi tė madhe, duke marrė hapa tė duhur pėr ta penguar dhe zbutur reagimin e shteteve tė tjera evropiane. Nė kėtė mėnyrė, Perandoria ruse dėshironte tė fitojė tė drejtėn e pėrzierjes nė ēėshtjet gjithevropiane.

    Pėr ta realizuar kėtė synim, diplomacia ruse filloi t'i pėrdorė metodat e vjetra tė ndikimit diplomatik, siē ishte agjitacioni demagogjik te popullata sllavortodokse nė vendet e huaja. Carizmi, pėr t'i arritur qėllimet e veta politike, merrte pozėn e ēlirimtarit ēdokund ndaj tė krishterėve. Qysh atėherė nė politikėn e jashtme tė Ekaterinės II caktohen detyrat parėsore tė politikės sė carizmit rus pėr shekullin XIX, ku pėrparėsi kishte depėrtimi nė Ballkan.[3]

    Mė vonė nė kohėn e Ēėshtjes lindore, kur Rusia ishte dobėsuar si rezultat i disfatės sė pėsuar nė Luftėn e Krimesė (1853-1856) dhe ajo dėshironte ta rikthente autoritetin e humbur, duke filluar nga popujt sllavoortodoks filloi ta zbatonte pėrsėri propagandėn demagogjike nga koha e Ekaterinės II pėr t'u treguar si mbrojtėse dhe ēlirimtare e tyre dhe e tė krishterėve tė tjerė lindorė. Pasi qė Rusia nė atė kohė ishte e dobėt, vepronte nė bashkėpunim me shtetet e tjera evropiane, duke hyrė nė lojėra tė ndryshme diplomatike, sidomos me Austro-Hungarinė, e cila kishte aspirata te ngjashme dhe ishte shumė sensibile, kur ishte fjala pėr sllavėt, tė cilėve ua kishte dronė dhe i shihte si rrezik pėr perandorinė e vet. Nė kėto rrethana shqiptarėt nuk ishin tė pėrshtatshėm pėr t'u futur nė skemėn e politikės cariste ruse nė Ballkan, pasi qė nuk ishin sllavė dhe shumica e tyre nuk ishin as krishterė. Pėr ta mėnjanuar nė tėrėsi ēėshtjen shqiptare, ajo e injoronte atė nė ēdo mėnyrė apo mundohej t'i paraqesė ata si njė element i huaj nė mesin e popujve sllavoortodoks dhe tė krishterė-lindorė. Pėr kėtė ēėshtje Rusia, haste nganjėherė fatkeqėsisht nė mirėkuptim tė shteteve evropiane. Qėndrimi i padrejtė i Rusisė ndaj shqiptarėve nuk ishte gjithnjė i hapėt, por ne momentet kritike ishte gjithmonė nė dėm tė tyre.

    Nė fillim tė verės sė vitit 1875 fillon kryengritja e populates sllavoortodokse nė Hercegovinė dhe pas njė kohe edhe nė Bosnje. Qeveria ruse konsideronte se ishte e domosdoshme ndihma pėr kryengritėsit sllavoortodoks, por njėkohėsisht nuk dėshironte qė tė binte nė konflikte me Austro-Hungarinė, e cila dronte nga lėvizjet sllave. Pėr kėtė shkak, ministri i punėve tė jashtme i Rusisė, Aleksandėr M. Gorēakov, meqenėse kishte parasysh dobėsinė e Rusisė nė atė kohė, vendosi qė ndėrhyrja nė ēėshtjet ballkanike tė bėhet nė bashkėveprim me kėtė shtet. Dhe nė gusht tė vitit 1875 Gorēakov deklaron nė Vienė pėr domosdoshmėrinė e ndėrhyrjes sė pėrbashkėt nė problemin turko-hercegovas. Me kėtė propozim u pajtua edhe ministri i punėve tė jashtme i Austro-Hungarisė, Andrashi.[4]

    Mė 30 qershor 1876 Serbia i shpalli luftė Turqisė. Nė kėtė akt kishte dorė edhe Rusia, e cila dėrgoi 4 000 vullnetarė, midis tė cilėve edhe shumė oficerė nė krye me gjeneralin Ēerkasov, i cili edhe u emrua komandant supreme i Armatės serbe[5]. Lufta serbo-turke shtoi rrezikun pėr njė krizė tė pėrgjithshme evropiane dhe sidomos pėr njė konflikti serioz ndėrmjet Rusisė dhe Austro-Hungarisė. Me qėllim qė tė mėnjanohet ky rrezik, organizohet njė takim i fshehtė i Aleksandrit II dhe Gorēakovit me Franc Jozefin dhe Andrashin nė kėshtjellėn e Rajhshtadit nė Bohemi, mė 8 korrik 1876. Nė Rajhshtad nuk u nėnshkrua asnjė konventė, bile asnjė protokol. Pėrmbajtja e kėtij "komploti" ruso-austriak ėshtė diktuar nga Andrashi dhe ėshtė shkruar nga ambasadori rus ne Vienė, i cili ishte i pranishėm nė Rajhshtad. Pavarėsisht nga kjo, Gorcakovi ia diktoi po ashtu njėrit prej pėrcjellesve te tij pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshjeje. Kėto dy shkresa, tė cilat dallohen njėra nga tjetra ne disa pika, janė dokumentet e vetme, ku shėnohen rezultatet e "takimit tėRajhshtadit".[6]

    Dokumenti nė variantin e Gorēakovit ėshtė dokumeti i parė, i cili zbulon qėllimet e politikės cariste ruse ndaj ēėshtjes shqiptare dhe karakterizon mėnyrėn e trajtimit tė shqiptarėve, tė cilat kanė lėnė pasoja tė rėnda nė zhvillimin e ngjarjeve tė mėtejshme tė asaj kohe nė viset shqiptare. Mund te thuhet lirisht se kjo tendencė e qėndrimit rus ndaj shqiptarėve ka vazhduar deri nė ditėt e sotme. Me qėllim qė ta sqarojmė kėtė tendencė do te shtrojmė shkurtimisht pėrmbajtjen e takimit tė Rajhshtadit dhe do t'i theksojmė dallimet ndėrmjet kėtyre dy dokumenteve. Nė Rajhshtad, tė dy palėt u pajtuan se nė rast tė fitores sė Serbisė "shtetet nuk do ta ndihmojnė krijimin e njė shteti tė madh sllav". Por, me insistimin e Gorēakovit, Andrashi u pajtua pėr disa zgjerime tė Serbisė dhe Malit tė Zi, tė cilat kanė qenė nė dėm tė shqiptarėve.[7] Sipas versionit te Gorēakovit, Serbia do tė fitonte disa pjesė tė "Serbisė sė Vjetėr" dhe tė Bosnjės, Mali i Zi - tėrė Hercegovinėn dhe njė liman nė Adriatik, kurse sipas versionit tė Andrashit, Mali i Zi do tė merrte vetėm njė pjesė tė Hercegovinės, ndėrsa pjesa tjetėr e Hercegovinės dhe Bosnja nė tėrėsi do tė aneksohej nga Austro-Hungaria.[8] .

    Sipas versionit rus, Austro-Hungaria do tė ketė tė drejtė ta aneksojė vetėm "Kroacinė turke" dhe disa pjesė tė Bosnjės nė kufi me tė", sipas planit, i cili do tė pėrcaktohet mė vonė. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė drejtėn e Austro-Hungarisė mbi Hercegovinėn.[9] Nė rast se shkatėrrohet Turqia evropiane, Bullgaria dhe Rumania, sipas versionit rus, do tė bėheshin principata te pavarura, kurse sipas atij austriak - do tė jenė provinca autonome tė Perandorisė Osmane; po sipas kėtij versioni edhe Shqipėria do tė bėhej provincė autonome e tillė. (Ky ėshtė rasti i parė qė edhe Shqipėri tė hyjė nė kombinimet diplomatike tė shteteve tė mėdha pėr krijimin e shteteve tė reja nė Ballkan.) Nė versionin rus, Shqipėria nuk pėrmendet fare.[10] Marrėveshja e Rajhshtatit fshihte ne vete shumė embrione tė keqkuptimit dhe tė konflikteve, qė dolen nė shesh ne kohėn e ashpėrsimit tė "krizes lindore", e sidomos pas Luftės ruso-turke (1877-78). Politika ruse ndaj Ballkanit nė atė kohė i pėrmbahej planit dhe programit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė, nė krye tė sė cilės gjendej A. M.Gorēakov. Ky plan mund tė ilustrohet nga njė raport i kėsaj ministrie nga viti 1862, ku konstatohet se ".Rusia i mbetet besnike parimeve tė veta tė koordinimit tė hapave politikė me interesat e saja". Ndėrkaq, kredoja kryesore e ministrit Aleksandėr Gorēakov (ka shėrbyer diplomat plot 65 vjet, 25 nga tė cilat ka qenė minstėr i punėve te jashtme) ishte: "Detyra kryesoree politikės sė jashtme tė Rusisė ėshtė mbrojtja e intereseve tė saja nacionale".[11]

    Detyra e dytė e politikės se Gorēakovit ishte se duhet tė bėhet ēmos qė nė Evropė mos tė bėhen kurrėfarė ndryshimesh territoriale, apo ndryshime tė baraspeshės, apo sferės sė ndikimit, tė cilat do t'u shkaktonin dėme tė mėdha intereseve tė Rusisė. Vetėm nė kėtė mėnyrė Rusia mund ta zinte vendin e vet, t'i rikthente pozitat, autoritetin dhe ndikimin. Pas kėtyre mendimeve tė Gorēakovit, tė cilat i parafrazoi ministri aktual i punėve tė jashtme i Rusisė, Igor Ivanov, nė referatin e tij nė seminarin, kushtuar 200-vjetorit tė lindjes sė Aleksandėr Gorēakovit, mbajtur mė 16 tetor 1998. Ai me admirim tė madh konstaton dhe bėn pyetje:"A nuk jehojnė nė mėnyrė aktuale edhe sot kėto fjalė tė diplomatit tė madh rusė" Pastaj, nė vazhdim, duke folur pėr situatėn nė Ballkan, I. Ivanov citon fjalėt e A. Gorēakovit, qė ai ia kushtonte regjionit tė njėjtė:"Ēėshtja lindore nuk ėshtė vetėm ēėshtje ruse,ajo ka tė bėjė me realitetin e Evropės, tė botės dhe me prosperitetin e njerėzimit dhe tė civilizimit tė krishterė". "Kanė kaluar mė se 100 vjet- klithte Ivanov- dhe ky postullat bėhet i vėrtetė mė tepėr se kurrė. Rregullimi i problemeve ballkanike dhe, nė rend tė parė situata ne Kosovė, ėshtė njė ndėr detyrat mė tė ndėrlikuara tė politikės evropiane dhe botėrore".[12]

    Citati i lartpėrmendur i Gorēakovit e ilustron mė sė miri se qėndrimi i Rusisė ndaj ēėshtjes shqiptare kamuflohet me paragjykime konfesionale me qėllim qė tė ndikojė te shtetet e tjera evropiane, tė cilat ishin tė ngarkuara po ashtu me kėto paragjykime. Nė kėtė mėnyrė Rusia prejudikonte njėkohėsisht arsyetimin e qėndrimit tė saj tė padrejtė ndaj ēėshtjes shqiptare. Mu pėr kėtė arsye Rusia mundohej gjithnjė qė lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve t'ia atribojė karakterin fetar dhe sidomos Lidhjes sė Prizrenit, e cila u paraqit si lėvizje ēlirimtare e organizuar dhe pėr kėtė shkak Rusia e konsideronte atė si tė rrezikshme pėr interesat dhe synimet e saja ne Ballkan. Ėshtė e vėrtetė se nė organizimin e Lidhjes sė Prizrenit kanė marrė pjesė njerėz me botėkuptime tė ndryshme, ndėr to edhe me ato fetare islamike, gjė qė ka tė bėjė me realitetin historik tė asaj kohe. Dihet se motivet e organizimit tė Lidhjes sė Prizrenit kanė qenė nė radhė tė parė mbrojtja e vatrave shqiptare, tė cilat rrezikoheshin seriozisht nga politika e shteteve tė mėdha evropiane dhe nga apetiti i fqinjėve, qė gėzonin pėrkrahjen e plotė tė Rusisė. Siē pohojne shkencat e drejtėsisė,"motivet janė ato qė zbulojnė karakterin e veprės". Prandaj, mund tė thuhet se Lidhja e Prizrenit nė tė gjitha fazat e saja dhe sipas tė gjitha pėrmasave hyn nė radhėn e organizatave ēlirimtare dhe pėr popullin shqiptar paraqet njė vlerė shumė tė madhe dhe tė pėrjetshme.

    Rusia, me qėllim qė ta realizojė politikėn e saj imperialiste nė Ballkan, ka ushtruar njė aktivitet tė madh diplomatik, sidomos nė viset shqiptare, ku themelonte pėrfaqėsitė e saja nėpėr qendrat administrative, si: Shkodra, Manastiri, Janina, Shkupi, Prizreni etj. Ajo, nė kėto qendra dėrgonte diplomatė tė aftė, tė cilėt shėnonin tė gjitha aktivitetet dhe pėrshkruanin gjendjen ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė kėtyre viseve. Ata i dėrgonin rregullisht raporte ambasadės ruse nė Stamboll, por nganjėherė raportet i dėrgonin edhe drejtpėrdrejt nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Rusisė.Nė arkivat ruse ekzistojnė materiale tė shumta tė periudhės sė "krizės lindore", tė cilat kanė vlerė shkencore tė dorės sė parė pėr historinė tė popullit shqiptar tė kėsaj periudhe, por edhe pėr ēėshtjet me tė rėndėsishme tė historisė ballkanike. Mė i rėndėsishmi ėshtė Arkivi i Politikės sė Jashtme tė Rusisė (AVPR), ku gjenden raportet e konsujve rusė nga Turqia evropiane dhe sidomos nga qendrat e pėrmendura mė lart, tė cilat pėrmbajnė dėshmi tė vlefshme pėr jetėn ekonomike, shoqėrore dhe politike tė shqiptarėve. Sa i pėrket objektivitetit tė tyre shkencor, ato janė tė ndryshme, varėsisht nga personalitetet, qė pėrfaqėsonin politikėn ruse nė viset shqiptare dhe nga bindjet e tyre personale, politike dhe ideologjike.[13]

    Materialet mė interesante mund tė konsiderohen ato tė diplomatit tė ri rus, M. A. Hitrovo, i cili, nė mars tė vitit 1861, u emėrua konsull nė Manastir, qė nė atė kohė ishte qendėr e Vilajetit tė Manastirit, apo e Vilajetit tė Rumelisė. Qė nga fillimi M. A. Hitrovo fillon ta studiojė me kujdes jetėn shoqėrore dhe ekonomike tė shqiptarėve dhe tė sllavėve maqedonas. Ai udhėtonte nėpėr viset e vilajetit dhe rezultatet e hulumtimeve tė veta ia dėrgonte bashkė me raportet e rregullta Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe Ambasadės ruse nė Stamboll. Raportet e tij jane karakteristike pėr nga vėrejtjet e hetueshme personale, pjekuria e konkluzioneve dhe vlerėsimet e drejta tė situatave Hitrovo ka pėrcjellur me interesim dhe simpati tė njėjtė zgjimin kombėtar tė shqiptarėve, tė sllavėve, tė grekėve dhe tė vllehėve. Nė vlerėsimet e veta ai nuk idealizon apo tejēmon kėtė ose atė dukuri, apo aktivitet politik. M.A. Hitrovo nė veprimtarinė e tij, nė mendimin e tij pėr levizjet ēlirimtare tė popujve ballkanikė lidhur me rolin e Rusisė pėr ēlirimin e tyre ngasundimi turk, i pėrmbahej njė linie tė pavarur vetanake, sepse nuk ishte i ngarkuar me paragjykime religjioze. Shėrbeu nė Manastir nė vitet 1861-64, pastaj nė Stamboll si konsull gjeneral i Rusisė (1864-68), pėr njė kohė punoi nė Rusi dhe mė 1871 kthehet pėrsėri nė Stamboll nė pozitėn e mėpareshme. Ai mbante lidhje dhe korrespodencė me personalitete shqiptare edhe gjatė kohės kur ishte ne Rusi. Kėto dokumente dhe materialet e tjera nė lidhje me aktivitetin e tij, gjenden ne Sank Petersburg nė Repartin e dorėshkrimeve tė Institutit tė Letėrsisė e disa edhe ndėr dokumentet e Ambasadės ruse nė Stamboll.[14]

    Konsullata e Rusisė nė Prizren u hap nė mesin e vitit 1878 me qėllim qė t'i pėrcjellė pėr sė afėrmi ngjarjet rreth Lidhjes sė Prizrenit. Konsull u emėrua J. Jastrebov, diplomat qė ka shėrbyer nė Turqinė evropiane nė kohėn e Luftės ruso- turke (1877-78). Ai ishte konsulli i pare qė erdhi nė Prizren, qė kishte pėr detyrė, pos tė tjerave, tė ndikonte edhe nė formimin e mendimit negativ ndaj Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit te konsujt e tjerė evropianė qė arriten mė vonė nė Prizren.Duhet theksuar se veprimi i tij ka pasur ndikim sidomos tek konsulli anglez. Nga raportet e tij merret vesh se Jastrebov, ishte sllavenofil dhe me botėkuptime konservatore. Ai mundohej nė ēdo mėnyrė t'i mbrojė idetė e pansllavizmit dhe tė sllavoortodoksizmit dhe me antipati tė madhe e shikonte lėvizjen shqiptare. Jastrebovi e shihte veprimtarinė e Lidhjes sė Prizrenit vetėm si reaksionare dhe assesi nuk donte te dinte pėr idenė e pėrkrahjes sė lėvizjes ēlirimtare shqiptare, siē bėnte Hitrovo, i cili pas Kongresit te Berlinit e pėrkrahu idenė e ēlirimit tė shqiptarėve dhe luftėn e tyre kundėr Turqisė.[15] Caktimi i Jastrebovit pėr konsull nė Prizren simbolizon dhe karakterizon qėndrimin zyrtar tė Rusisė ndaj Lidhjes sė Prizrenit. Dokumente tė vlefshme janė edhe ato nė fondin personal te ambasadorit rus nė Turqi, N.P.Igniatev, i cili gjendet nė Arkivin Shtetėror qendror tė Revolucionit tė Tetorit (CGAOR). Po ashtu janė interesante fondet e diplomatėve tė tjerė, sikur A. M. Gorēakov, A. S. Jonin etj. Kėto materiale pėrfshijnė periudhėn e viteve 1860-1880.[16]

    Nė materialet e zyrės diplomatike tė Komandės Supreme tė Armatės ruse,gjetur nė Jedrene gjatė Luftės ruso-turke (1877-1878) gjendet nje document qė ka tė bėjė me Lidhjen e Prizrenit. Nė kėtė dokument shėnohet takimi i komandantit suprem tė Armatės ruse, E. I. Totleban, me njė pėrfaqėsues tė Lidhjes sė Prizrenit. Dokumenti dėshmon se nė periudhėn qershor - gusht tė vitit 1878, njė pėrfaqėsues i Lidhjes Shqiptare ėshtė dėrguar nga Prizreni nė Jedrene, ku atėherė gjendej Shtabi suprem i Armatės ruse, me detyrė tė posaēme, qė tė mėsojė pėr qėndrimin e qeverisė ruse ndaj Lidhjes sė Prizrenit dhe tė sqarojė se ēfarė mund tė presin shqiptarėt nga Evropa dhe ēfarė nga Rusia. Nė kėtė bisedė pėrfaqėsuesi shqiptar ka definuar shkaqet, tė cilat kanė shkaktuar rritjen e lėvizjes shqiptare pas Luftes ruso - turke. Pėrfaqėsuesi shqiptar pohon se formimi i shteteve tė forta: Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, nė kufi me Shqipėrinė dhe njėkohėsisht dobėsimi i Turqisė, janė sinjale qė tregojnė se shqiptarėve u kanoset rreziku i gėlltitjes sė tyre nga fqinjtė e pėrforcuar.[17] Nė pyetjen se ēfarė dėshirojnė shqiptarėt, pėrfaqėsuesi pėrgjigjet: "Shqiptarėt dėshirojnė pėr veten asgjė mė tėpėr se qė ėshtė bėrė pėr popujt e tjerė tė Gadishulli ballkanik - pranimin e pavarėsisė dhe tė drejtėn qė tė themelojnė principatėn e tyre tė posaēme."[18] Kjo deklaratė e pėrfaqėsuesit tė Lidhjes sė Prizrenit vėrteton se brenda lėvizjes shqiptare, krahas programeve tjera mė tė moderuara, qė nga fillimi i veprimtarisė sė Lidhjes ekzistonte edhe programi pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.

    Sa i pėrket historisė sė themelimit tė Lidhjes, pėrfaqėsuesi pohon se pushteti turk ka marrė pjesė nė organizimin e saj dhe se nė kėtė rast, qėllimi pushtetit turk ka qenė tė tregohet se realizimi Kongresit tė Berlinit ėshtė i pamundshėm dhe qė tė zvogėlohen sa mė tėpėr humbjet territoriale tė Turqisė. Megjithatė, pushteti turk duke pėrkrahur Lidhjen nė fillim, nuk mundi qė asaj t'ia imponojė ndikimin e vet.[19] Nė ekzemplarin e pastėr tė protokolit tė kėsaj bisede, cili u shkrua pėr ministrin e punėve tė jashtme, N. K. Grish, dhe pėr ambasadorin rus nė Turqi, A. B. knjaz Llobanov-Rostovski, tė gjitha formulimet janė zbutur, por edhe thėniet e Totlebanit janė shkruar me njė stil mė tė kujdesshėm: "Rusia bashkėndjen me tė gjithė popujt dhe i kupton synimet e tyre tė ligjshme e tė drejta,ajo po ashtu kėto ndjenja i ndanė edhe ndaj shqiptarėve nėse ata me sjelljet e tyre i arsyetojnė kėto simpati, qė do tė thotė tė vendosin marrėdhėnie miqėsore dhe fqinjėsore me malaziasit, serbėt, bullgarėt, grekėt, duke ua lėshuar ato vende, pėr tė cilat ka vendosur Kongresi i Berlinit qė t'u dorėzohen shteteve fqinje me Shqipėrinė". Ndėrkaq, qėllimet e Lidhjes sė Prizrenit, tė cilat i kishte formuluar pėrfaqėsuesi shqiptar, janė interpretuar nė njė mėnyrė tė papėrcaktueshme.[20]

    Shėnimet pėr personalitetin e kėtij pėrfaqėsuesi shqiptar janė shumė tė varfėra. Emri i tij nė tekst zėvendėsohet me tre yje sikur "***beu gėzon autoritet jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Konstantinopol, ka qenė disa herė kaimakam nė qytete te ndryshme dhe ka lidhje tė mira me njerėz nė pozita tė larta. Ky njeri ėshtė i moshuar dhe nė tė vėrtetė ka njohuri tė mira pėr kėtė vend dhe krijon pėrshtypje se mund t'i besohet ".[21]Sipas mendimit tė Irina G. Senkeviēit, ky beg ėshtė me origjinė nga myslimanėt e Dibrės apo tė Matit, sepse nė pėrgjigjet e tij ėshtė shprehur me simpati tė madhe ndaj shqiptarėve tė kėtyre dy regjioneve. Pėr identifikimin e kėtij personi ndihmojnė dy dokumente nga arkivi personal i M. A. Hitrovos; ai me titull: "Akti pėr autorizimin gjeneral, i lėshuar zotriut Jusuf Ali-beut, kaimakamit tė Dibrės..."Ky akt autorizon Jusuf Ali-beun qė tė pėrfaqėsojė interesat e shqiptarėve". Dokumenti tjetėr pėrshkruan situatėn politike nė krahinat shqiptare dhe caqet e Lidhjes shqiptare. Dokumenti ėshtė pėrpiluar nė emėr tė parisė shqiptare - gege;myslimanė dhe tė krishterė nga Dibra, Mati, Malėsia, Mirdita, Prizreni, Elbasani etj., tė cilėt ishin tė gatshėm tė mbronin lirinė e atdheut me armė nė dorė pa kursyer flijesat.[22] Ngjarjet nė Turqinė evropiane nė kohėn e "krizės lindore" janė pėrcjellur me vėmendje edhe nga shtypi rus, i cili e pėrkrahte nė pėrgjithėsi politikėn zyrtare tė Rusisė nė Ballkan. Gazetat ruse botonin komente politike qė shprehnin nė tė vėrtetė qėndrimin zyrtar tė Rusisė cariste pėr Ēėshtjen lindore nė pėrgjithėsi, rrjedhimisht edhe pėr ēėshtjen ballkanike, e nė kuadėr tė saj edhe pėr ēėshtjen shqiptare. Komentet politike tė gazetave kryesore, si "Moskovskie viedemosti" dhe "Sank-Pjeterburshke viedemosti" flasin qartė se politika e jashtme e Rusisė cariste kishte pėr qėllim qė ēėshtjen ballkanike, si edhe Ēėshtjen lindore nė pėrgjithėsi ta zgjidhė nė dobi tė zgjerimit tė ndikimit tė saj nė kėtė pjesė tė botės.[23] Pėrkrahje tė madhe i jepnin gazetat ruse "zgjidhjes" sė ēėshtjes bullgare, duke dėshiruar qė nėpėrmjet Bullgarisė sė madhe tė realizohej mbizotėrimi i Rusisė cariste nė Ballkan[24]

    Komentet politike tė kėtyre gazetave, edhe pse bėjnė fjalė vazhdimisht pėr shqiptarėt nė kohėn e "krizės lindore", veēanėrisht pėr periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit, karakterizohen pėr qėndrime tė padrejta, tė cilat jo vetėm qė nuk e pėrfillin ekzistencėn dhe mirėqenien e popullit shqiptar, por njėkohėsisht falsifikojnė tė vėrtetėn historike lidhur me rolin dhe rendėsinė e lėvizjes kombėtare shqiptare tė udhėhequr nga kjo Lidhje. Sipas mendimit tė komentatorėve politikė tė kėtyre gazetave ruse, Lidhja e Prizrenit jo vetėm qė ishte pjellė e Portės, por edhe vegėl e saj. Tė gjitha pėrpjekjet e lėvizjes kombėtare shqiptare, tė udhėhequra nga Lidhja, pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, krahas me ato tė vendeve tė tjera ballkanike, vlerėsohen nė mėnyrė negative, jo si pėrpjekje tė popullit shqiptar, por si pėrpjekje tė myslimanėve fanatikė shqiptarė, tė cilėt, duke qenė dorė e shtrirė e Portės, luftojnė pėr ruajtjen e sundimit osman nė viset e banuara nga shqiptarėt.[25] Kėrkesa pėr autonominė shqiptare, ēmohen si tė paqena, si demagogji e Portės, e cila duke u thirrė nė ekzistencėn e kombit shqiptar dhe nė tė drejtat e tij, dėshiron qė me pėrkrahjen e popullit shqiptar ta ruajė sundimin e saj nė kėtė pjesė tė Evropės.[26]

    Edhe lajmet qė sjellin gazetat ruse, nė esencė kanė tendencė qė "tė vėrtetojnė"se rezistenca shqiptare kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit bėhej sipas urdhėrave tė Portės me qėllim qė tė ruhet sundimi osman nė Evropė.[27] Pėrveē qėndrimit zyrtar tė Rusisė dhe tė shtypit rus ėshtė e rėndėsishme tė flitet edhe pėr qėndrimin e historiografisė ruse ndaj Lidhjes sė Prizrenit dhe lėvizjes ēlirimtare shqiptare nė pėrgjithėsi. Ky qėndrim dallon nga qėndrimi politik i carizmit rus, i frymėzuar me ideologji pansllave dhe pansllavoortodokse dhe i motivuar me interesa strategjike dhe gjeopolitike.Historianėt rusė qė janė marrė me ēėshtjet shqiptare, por edhe ata qė janė marrė me ēėshtjet ballkanike nė pėrgjithėsi, pohojnė se populli shqiptar sė bashku me popujt e tjerė ballkanikė ka marrė pjesė aktive nė luftėn ēlirimtare kundėr Turqisė feudale dhe se kjo luftė intensifikohet nė kohėn e "krizės lindore", kur u aktualizua ēėshtja e ekzistimit tė mėtejshėm tė Turqisė evropiane.[28]

    Duhet theksuar se historiografia ruse ėshtė marrė seriozisht me ēėshtjet ballkanike, por edhe me atė shqiptare, sidomos nė periudhėn sovjetike, kur demaskimi i politikes imperialiste ruse ishte i preferuar. Historianėt ruse tė kėsaj periudhe paten mundėsi t'i shfrytėzojnė arkivat me materiale tė begatshme, qė i kishte lėnė pas veti aktiviteti i madh diplomatik dhe informativ i Rusisė nė pjesėn e Turqisė evropiane.Historianėt rusė tė periudhės sovjetike e vlerėsuan historinė e popullit shqiptar si pjesė tė historisė sė popujve ballkanikė, kurse luftėn dhe lėvizjen popullore ēlirimtare si pjesė te asaj ballkanike. Ata konstatojnė vazhdimėsinė e kėsaj lufte pėr ēlirim qė nga shekulli XV, kur Skėnderbeu u ngrit kunder pushtetit turk.[29] Historianėt e kėsaj kohe i kushtuan kujdes tė veēantė periudhės- gjysma e dytė e sh. XIX -fillimi i sh. XX tė histories sė popullit shqiptar, pasiqė kjo periudhė ishte pjesa mė e tronditshme dhe mė interesante e kėsaj historie. Atėherė kur u zhvillua lėvizja popullore ēlirimtare dhe kur kjo lėvizje ishte shumė aktive nė luftė pėr ēlirimin nga zgjedha shekullore e pushtetit feudal turk. Natyrisht, konstatohet se kėtij aktiviteti tė madh i ka kontribuar edhe "kriza lindore"me tė gjitha implikimet e saja politike tė krijuara nė njė periudhė historike, kur antagonizmi ndėrmjet fuqive tė mėdha evropiane rreth ēėshtjeve ballkanike arrinte kulminacionin e vet, i cili u reflektua negativisht pėr popujt e vegjėl nė Ballkan.[30] Kontribut tė veēantė pėr kėto vlerėsime pėr historinė e popullit shqiptar ka dhėnė historianja e njohur, Irina G. Senkeviē, por edhe disa historianė tė tjerė, si I. S. Galkin, i cili ėshtė marrė sidomos me periudhėn pas Lidhjes sė Pizrenit.

    Nė veprat e historianėve rusė, nė mėnyrė koherente, janė shtruar rrethanat sociale, ekonomike, kulturore dhe politike tė popullit shqiptar, ėshtė paraqitur lufta e shteteve tė mėdha evropiane pėr ndikim dhe imponim tė interesave te tyre popullit shqiptar, ėshtė sqaruar roli i ēdonjėrės nga ato nė proceset e ngjarjeve tė asaj periudhe.Konstatohe se Turqia, Austro-Hungaria dhe Italia kanė ushtruar propagandė tė vazhdueshme kundėr zgjimit kombėtar dhe konsolidimit nacional te shqiptarėve dhe po ashtu kundėr konsolidimit tė marrėdhėnieve tė shqiptarėve me fqinjėt. Natyrisht, nė kėto raste bėhet fjalė pak pėr rolin negativ tė Rusisė per shkak tė rrethanave politike nė Rusi nė atė kohė, por ky fakt nuk i zhvlerėson konstatimet e tjera tė historianėve rusė. "Kriza lindore" (1875-1878), qė filloi me aksionet e armatosura tė popujve ballkanikė kundėr pushtetit turk, e cila e shkaktoi Luftėn ruso-turke (1877-1878), konsiderohet si etapė - kthesė nė zhvillimin e lėvizjes ēlirimtare te popullit shqiptar. Lidhja e Prizrenit pėrshkruhet hollėsisht dhe konsiderohet si organizatė e parė kombėtare shqiptare. Vlerėsohet se, me gjithė tentimet e pushteti turk qė Lidhjes shqiptare t'ia mohojė karakterin kombėtar dhe t'ia theksojė karakterin fetar, ajo nė nėntor tė vitit 1878 pėrpiloi programin e autonomisė sė Shqipėrisė dhe se Lidhja e Prizrenit, me pėrkrahjen e mbarė lėvizjes popullore, mori karakter antiqeveritar dhe ēlirimtar. Lidhjes se Prizrenit i pranohen merita tė mėdha pėr luftėn e saj dyvjeēare pėr autonominė e Shqipėrisė. Konstatohet se ajo ka pasur policinė dhe forca ushtarake tė konsiderueshme, por mendojnė se Lidhja e Prizrenit nuk ka qenė mjaft konsekuente dhe e vendosur nė luftė kundėr pushtetit turk. Kėtė qėndrim tė Lidhjes I. G. Senkeviē e arsyeton me rrethanat e ndėrlikuara ndėrkombėtare nė kohėn kur ajo vepronte dhe me qėndrimin e fuqive tė mėdhaevropiane ndaj shqiptarėve.

    Nė pėrgjithėsi, vlerėsohet se Lidhja e Prizrenit, me gjithė disfatėn qė e pėsoi, fitoi rėndėsi tė madhe nė historinė e popullit shqiptar nė luftė pėr pavarėsi dhe se ajo i dha hov lėvizjes kulturore-arsimore shqiptare, e cila u zhvillua si njė formė e re e luftės ēirimtare dhe e luftės pėr pavarėsi. Nė bazė tė materialeve dokumentare mbi luftėn e popullit shqiptar historiografia ruse erdhi deri te konkluzioni se, pa marrė parasysh pohimet zyrtare tė Rusisė cariste dhe tė qarqeve pansllaviste dhe pansllavoortodokse, faktori vendimtar pėr ēlirimin e popullit shqiptar dhe pėr fitoren e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ka qenė lufta heroike e popullit shqiptar e jo faktori ndėrkombėtar.[31]
    ------------------------------------------------------------------------
    [1] Istoria Diplomatii, v. I .Moskva ,1941, f. 291-292.
    [2] Lord Kinross, Rascvet i upadok Osmanskoi Imperii, Moskva 1999, pėrkthim rusisht, f. 439.
    [3] Istoria diplomacii, v. I , f. 292-293.
    [4] Istoria diplomatii, v. II, Moskva, 1945, f. 23.
    [5] Po aty, f. 23.
    [6] Istoria Diplomatii, v. II, Moskva, 1945, f.29.
    [7] Istoria Diplomatii, v. II, f. 29.
    [8] Po aty, f. 29.
    [9] Po aty, f. 30.
    [10] Po aty, f. 30.
    [11] E.Primakov, Rusia; Reforme i vneshnaia politika, Mezhdunarodnaiazhiznj, No 7, Moskva, 1998.
    [12] I. Ivanov, Gorcakov paraqet njė epokė tė tėrė tė diplomacisė ruse,Mezhdunarodnaia zhiznj, No 12, Moskva, 1998.
    [13] Irina G. Senkevich, Albania v period Vostochnogo krizisa, Moskva, 1965.f. 9.
    [14] *I.G.Senkevich, po aty, f. 9-10.
    [15] I.G. Senkevich, po aty, f. 10.
    [16] Po aty, f.12.
    [17] *I.G.Senkevich. po aty . f. 116.
    [18] Po aty. f. 117.
    [19] Po aty.
    [20] I.G.Senkevich, po aty, f. 117.
    [21] Po aty, f. 118.
    [22] Po aty, f. 121.
    [23] Shemsi Ajvazi, Lidhja e Prizrenit nė shtyypin rus - Punim magjistrature, Universiteti I Prishtinės, Fakulteti Filozofik, Prishtinė,1977, f. 168
    [24] Po aty, f. 169.
    [25] Po aty, f. 169.
    [26] Po aty, f. 170.
    [27] Po aty, f. 171.
    [28]* I. G. Senkevich, Albania v period vostochnogo krizisa, Moskva,1965, f. 4; Naira Shakhtakhtinska-Ajvazi, Historiografia sovjetike pėr shqiptarėt, -punim i magjistraturės-Universiteti i Kosoves - Fakulteti Filozofik,Prishtinė, 1984, f. 38.
    [29] N.Sh.Ajvazi, punim magjistrature, f. 268.
    [30] Po aty, f. 269.
    [31] N. Sh. Ajvazi. Punim i magjistraturės. f. 270-272
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  2. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52
  4. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •