Close
Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 440
  1. #141
    Ç’u këput një yll e ra

    Ç’u këput një yll e ra
    vajti ra pas hënës o
    rritu çupë e vogël o
    me nazet e nënës o

    M’a mbaje llokumen o
    në mes të pëllëmbës o
    rritu çupë e vogël o
    me nazet e nënës o

    Pa shiko moj çupëz o
    po këndon birbili
    se i thonë prill o moj
    jeshilon jeshili

    Pa shiko moj çupëz o
    po këndon birbili
    se i thonë maj o moj
    çelet trëndafili

    Kur m’a hidhje vallen o
    me majën e thoit o
    rritu çupë e vogël o
    me nazet e nënës o
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-02-2010 më 23:35 Arsyeja: nuk lejohen links per shkarkime

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kënga i kushtohet Luftës së Vlorës në 1920. Në vitin 1914 Italia aneksoi Vlorën me gjithë fshatrat e saj dhe vendosi baza ushtarake kudo, edhe nëpër fshatra. Në vitin 1920, paria e krahinës së Vlorës (rreth 200 burra), mbajti një kuvend në Baçardha të Dukatit dhe vendosi që Vlora të çlirohej. Peshën kryesore në këtë luftë e patën fshatrat e Vlorës, por pati ndihma edhe nga Mallakastra, Skrapari, Berati, Gjirokastra, Peqini, Çamëria, Korça, Tirana, si dhe nga shqiptarët e Amerikës.

    U bë luftë e madhe. Çetat shqiptare në fillim çliruan fshatrat dhe u nisën drejt qytetit. Italia ishte një fuqi e madhe e kohës dhe ushtarët italianë ishin të armatosur mirë me topa, mitralozë, avionë dhe anije lufte, ndërsa shqiptarët ishin të armatosur keq dhe pa asnjë mbështetje nga jashtë, e megjithatë shqiptarët e fituan këtë luftë. Humbja e kësaj lufte solli tërheqjen e italianëve edhe nga Saranda, Durrësi dhe Shëngjini.

    Telat po venë e vijnë - Grupi "Gurra"

    Telat'ë¹ po venë e vijnë
    punon Kota me Kaninë²

    Punon Ko' punon Ko'
    punon Kota me Kaninë
    (përsëritet pas çdo vargu)

    Gjenerali me zabinë³
    flet Goti me Piaçetin'ë

    Si do bëjmë unë dhe ti'në
    se shqip(ë)tarët e rrijnë

    Se shqip(ë)tarët e rrijnë
    Gjor(ë)m janë dhe poshtë po vijnë

    Gjor(ë)m janë dhe poshtë po vijnë
    Osmëni me dyzet mijë

    Osmëni po bie fuqinë
    Vlora do fitojë lirinë

    1) Telegrafi. Gjeneralët italianë të shqetësuar nga përparimi i shqiptarëve komunikojnë me njëri-tjetrin.
    2) Kota dhe Kanina - dy fshatra ku italianët kishin përqëndrime ushtarake
    3) Zabit – oficer (turqisht).
    4) Goti dhe Piaçentini - gjeneralë italianë
    5) E rrijnë - e rrahin. Ka kuptimin që janë të zotë për luftë.
    6) Fshati Gjorm
    7) Osman Haxhiu, komandant shqiptar.



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 07-02-2010 më 15:50

  3. #143
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Në respekt per Vloren trime dhe Laberine po hedh pak vargje te shpirit tim, te sapo shkruara. Kjo per respekt ndaj flory80!!!!!!!!


    LABERISE TIME

    Labëri – vëndi me derte
    Sa në këngë dhe histori
    Lagur ballin me dy dete
    Derdhe gjak në histori.

    I ke djemt – takëm Atdheu
    Pushkë e gjoks për Shqipëri!
    Hasmi brinjët keq i theu
    Nur dhe Trime – Labëri!

    Nga ta zë një këngë me iso.
    Kush ma hedh e kush ma prêt?
    Labëri – të kam në zemër
    E përkund lirinë në Djep!

    Të më falësh Agim se nuk e kisha vënë re më parë.
    Këto vargje bëjnë një këngë të mbrekullueshme.
    Shumë faleminderit nga ana jote.
    Dhe ta shtoftë Zoti inatin, se është gjithmonë kënaqësi të lexosh vargjet e penës tuaj...
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Vdes babai im per kete kengen, e kendon ne c'do sebep.

    Hajde moj kunadheja, le-
    shverdho moj leshverdho.

    Apo dimëro përtej, në
    shpellë moj leshverdho.

    Epo në shpellën e në folenë,
    tënde moj leshverdho.

    Epo ç'na lajkose mekun
    tënd o moj leshverdho.

    Epo ç'më preve në besën,
    tënde moj leshverdho.

    Epo besa jote besë
    qëne moj leshverdho.
    pershendete babane nga une

    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Keto lloj teme ose me mire folklorin e dashuroj.Jo se nuk me pelqejne kenget e muzikes se lehte shqiptare dhe ato boterore,por kenget folklorike shqiptare jane te vecanta,sidomos kenget labe,te cilat UNESKO i ka quajtur trashegimi e kutures boterore.Pra kenga labe eshte nen mbrojtjen e kesaj dege te OKB per kulturen dhe artin.Qe kur isha i vogel degjoja me kersheri kenget labe te kenduara neper dasma e gezime te ndryshme familjare.Me nje fajale u rrita me keto kenge,packa se vet nuk ja them edhe aq bukur.Kenget popullore labe me bejne te harroj gjithe hallet kur i degjoj.Mallengjehem e perlotem nga koloriti i pasur i figurave letrare lecitur nga shpirti i pasur e i bukur i rapsodve lab.Ulur diku nen hijen e nje peme,me kerrabe duke ruajtur kopene e deleve te urta apo ne are duke punuar,duke udhetuar me makine shpirti i labit,muza e tij nis e thur vargje.Keto kenge evokojne trimerine,besen,bujarine,patriotizmin dashurine per cdo pellembe toke ku jetojne shqiptaret.Lab ka ditur t'i pergjigjet realiteteve te historise si me pushke ashtu edhe me kenge.Keto veti te bukura nuk jane vetem te leberve,por edhe te malsorve te veriut.Edhe ata me ciftelite e tyre bejne te njejten gje,por labet jane te vecante.Nuk e prisja t'i shihja ne diten e shpalljes se pavaresise nga Kosova.Yjet e kenges labe si Tomorr Leli,Nazif Cela etj i kenduan asaj dite te madhe.Unen do mundohem te rikujtoj disa prej ketyre kengeve ,sigurisht me aq sa mbaj mend.Jeta larg atdheut ka bere punen e vet ne kujtesen time.
    Ja njera prej tyre e kenduar nga Grupi i Gumenices.Marresi eshte vertet nje virtuaz i vertete.Zeri i tij eshte unik ne llojin e tij!Kush e ka degjuar le te shprehet.
    Kjo kenge i kushtohet poetitdhe intelektualit lab nga Vajza e Vlores, Ali Asllani,poetit te kenges hymn''Vlora,Vlora'' dhe shume poezive te tjera mjaft te bukura.
    Kenge per Ali Asllanin(Grupi Gumenices)

    Mora udhen tende neper laberi
    O Ali Asllani o Asllani Ali
    kendoja me vete kerdoja per ty
    O Ali Asllani o Asllan Ali
    Zogjte me sorkadhet me shihnin ne sy
    o Ali Asllani o Asllan Ali
    Ecja ne livadhe me kengen e tij
    O Ali aAsllni o Asllan Ali
    Nuk paskam te ngopur ndaj ketej do rri
    oO Ali Asllani o Asllan Ali


    Me kete kenge dua te pershendes patrioten time, e cila mban per nickname emrin e vjeter e shume te bukur te qytetit te flamurit.AuLoNa.

    Ne vitin 1944 ne Lagjen ''Topana'' te qytetit tone jane vrare te spiunuar 4 djem lab,pjestare te njesiteve gureile dhe te njesiteve partizane.Kjo lagje sot per nder te tyre quhet ''Kater heronjte''Ja disa vargje qi kushtohen njerit prej tyre,Mumin Bajramit

    Pogonica me Cipin
    C'kane qe qajne me lot?
    Qajne per Mumin tone
    Qe se shohim ketu sot
    Te beje mbledhje me rinine
    si sot e para nje mot ...etj


    ***Pogonica dhe Cipini male ne Laberi

    Tjeter:

    Me 2 Prill na vjen haberi
    Fonogrami me nxitim
    T'i njoftohet ushterise
    Se ne Kuc u vra nje trim
    Memo Meto oratori....etc

    Im ate dikur kur ish i ri kendonte nje kenge per Q Stafen qe nuk ishte labce,por ai e kendonte midis lebesh.Ja disa prej fjaleve:

    Brenda ne Tirane,afer nje spitali
    U vra Q Stafa ne nje dite te majit
    Skishte pushke te gjate,si spat lumemadhi
    Luftoi me patllake gjersa i doli xhani

    PS:Per sot po e le me kaq.Me vone do me vijne ndermend kenge te tjera e do t'i sjell per ju miqte e mij>
    Nate e dite ne veprim
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 14-02-2010 më 14:30
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngët me saze dhe ato të kallëpit Poni, nuk janë këngë polifonike.

    Muzika e vërtetë polifonike, që është marrë në mbrojtje nga UNESKO, është ajo që këndohet vetëm nga zëra dhe nuk shoqërohet me vegla, e shumta vetëm me fyell. Ajo muzikë ka lindur para mijëra vjetësh dhe vazhdon të ruhet ashtu edhe sot. Kjo është muzikë e vërtetë shqiptare dhe ne duhet ta dëgjojmë, ta ruajmë dhe ta trashëgojmë. Këngë me saze dhe turbofolk, kanë të gjithë.

    Polifonia e Shqipërisë së Jugut ndahet në dy lloje:

    1) Isopolifonia Labe, që këndohet në Labëri (Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë dhe një pjesë të Sarandës).
    2) Isopolifonia Toske, që përfshin të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë së Jugut.

    Këto dy polifoni janë të ndryshme për nga mënyra si këndohen, prandaj edhe në festivalet folklorike ato janë të ndara.
    Muzika e Jugut ndahet kështu:

    1) Isopolifonia Labe
    2) Isopolifonia Toske
    3) Këngë të Jugut me saze
    4) Turbofolk (këngë të kallëpit Poni). Kjo është një muzikë që ka dalë kohët e fundit dhe po e dëmton folklorin.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Ç’u këput një yll e ra

    Ç’u këput një yll e ra
    vajti ra pas hënës o
    rritu çupë e vogël o
    me nazet e nënës o

    M’a mbaje llokumen o
    në mes të pëllëmbës o
    rritu çupë e vogël o
    me nazet e nënës o

    Pa shiko moj çupëz o
    po këndon birbili
    se i thonë prill o moj
    jeshilon jeshili

    Pa shiko moj çupëz o
    po këndon birbili
    se i thonë maj o moj
    çelet trëndafili

    Kur m’a hidhje vallen o
    me majën e thoit o
    rritu çupë e vogël o
    me nazet e nënës o

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kjo këngë/valle labe i kushtohet Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Mesaplikut që u mbajt në vitin 1847 dhe që pasoi me kryengritje. Kjo kryengritje u bë kundër ligjeve të reja të qeverisë turke, që njihen si Reformat e Tanzimatit. Ato reforma kërkonin:
    1) Shtimin e taksave mbi shqiptarët.
    2) Shndërrimin e ushtarëve nga mercenarë me pagesë, në shërbim ushtarak të detyrueshëm 4-vjeçar. Pas kësaj, ata duhet të ishin në shërbim të qeverisë turke edhe 7 vjet të tjera si rezervistë.
    3) Të gjithë nëpunësit e shtetit në Shqipëri të vendoseshin turq.

    Shpata jonë gris fermanë – Grupi i Vranishtit (Vlorë)

    Mesaplik te rrapi tëndë¹
    këmbëkryq ngrëmë kuvënd'ë

    Shqipëri na ke më këmbë
    mbrojmë lirinë e nderin tënë²

    Lidhëm besë e fjalën dhamë
    s'japim xhelep³ as nizamë

    Shpata jonë gris fermanë
    kanë zot'ë trojet tanë

    1) Tendë, që bën hije
    2) Tonë
    3) Taksë (turqisht)
    4) Ushtarë (turqisht)
    5) Urdhrat me shkrim të sulltanëve në Perandorinë Osmane

  9. #149
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kjo i kushtohet bukurise se Konispolateve :


  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Edlin, këtu duhet të postosh tekstin, jo vetëm video. Në qoftë se ka mundësi, thuaj edhe se cili grup e këndon.

  11. #151
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Bato nuk e di kush e kendon, po tekstin e nxora... besoj se e kam nxjerr sakte :


    Doli more shoke doli
    Bejke e bardhe nga konispoli
    Doli more shoke doli
    Bejke e bardhe na konispoli

    Moj bejka konispolite
    Nen shami ke gjashte mexhite
    Moj bejka konispolite
    Nen shami ke gjashte mexhite

    Moj ne beson ne krishtin hiqe
    Te te shoh driten e syve
    Moj ne beson ne krishtin hiqe
    Te te shoh driten e syve

    Moj ne beson krishtin besome
    Te te jap dy napolone
    Moj ne beson krishtin besome
    Te te jap dy napolone

    Moj dy napolona te verdhe
    Flori te gushes u derdhne
    Moj dy napolona te verdhe
    Flori te gushes u derdhne.

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Thjesht desha të ndihmoja pak për ta bërë më të kuptueshme për trevat e tjera.

    Korbec përdoret vetëm për qëntë e zinj.
    Rrënja e fjalës Korbec, është Korb, dhe dihet që korbi është një shpend i zi, kurdoherë që përdoret korbi si epitet mban në vetvete zi, apo përfaqëson ngjyrën e zezë.
    Xhixhia, nuk e di pse në këtë këngë xhixhi (theksi tek I e fundit) i referohet Nuses së Xhaxhait, pasi në Labëri dhe në gjithë Toskërinë, Xhixhi i thonë Nuses së Dajos, nuses së xhaxhait i thonë Xhaxheshë.
    Vajtim me ligje = Bëhet fjalë për vajtimin në të cilin përdoret rima. Vajtim në të cilin të ndjerit i numërohen të gjitha çfarë ka lënë mbrapa në këtë botë.
    Pershendetje Flory 30 vjecar!Me vjen mire qe shpirti lab mbine kudo.edhe mbi beton se mbi gur po e po!Jam i lumtur dhe krenar per ju djem e vajza.Gjalmezezat gjithmone do te lindin ''drer''
    Komandat Batua ka harruar t'ishtoje disa vargje me te cilat fillon labi kete kenge aq te bukur.Ato jane:
    Lava syte e ndeza zjarre
    treng treng,treng
    e aman treng
    Dhe dola siper ne mal
    treng treng,treng
    e aman treng
    Gjeta korbecin.....


    Une si pak me i vjeter do te te korigjoje edhe ty flory ose me mire do te beje disa sqarime te tjera.
    Ne Toskeri ne zonen matane Vjoses ne fshatarat e Tepelenes i thone xhixhi nuses se xhaxhait.Kete e them me siguri,per arsye sepse i kam perjetuar disa dasma e ziafete ne ate zone.
    Ndersa ne zonen e ulet te laberise ,nuses se dajos i therrasim gege dhe jo xhixhi.
    Sigurisht,fshat e zanat der e tabijat-i thone nje sentence popullore.po citoj nja dy -tri vargje te nje kenge te vjeter himariote,labe te vjeter.

    xhindet mushka xhindet vet
    ne nje mushke hipur dy vete
    me florinj mbushur hejbete
    xhinde mushka xhindet vet
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Gjuhe e vjeter, gjuha e Shqipe
    eshte pelhure dhe Arvanite

    Eshte pelhure pertej detit
    qe ne kohen e Barletit

    Keshtu kane folur te paret
    Iliret edhe Dardanet

    Gjuhe e vjeter dhe antike
    buke e krype eshte fjale shqipe
    pëlhurë - folur

    Teksti i saktë është ky:

    Gjuhë e vjetër gjuha shqipe
    është folur dhe arvanite

    Është folur përtej detit
    që në kohën e Barletit

    Kështu kanë folur të parët
    ilirët edhe dardanët

    Gjuhë e vjetër dhe antike
    bukë e krypë është fjala shqipe


    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Komandat Batua ka harruar t'ishtoje disa vargje me te cilat fillon labi kete kenge aq te bukur.Ato jane:

    Lava syte e ndeza zjarre
    treng treng,treng
    e aman treng[B]
    Dhe dola siper ne mal
    treng treng,treng
    e aman treng
    Gjeta korbecin.....
    Nestorp, po ta lexosh me vëmendje postimin tim nr.149, do të shohësh që nuk kam harruar asnjë varg



    .

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Manushe o leshuratëndë - Grupi i Vërmikut (Vlorë)

    Ç'e do mall e ç'e do gjënë
    Përsëritet pas çdo vargu:
    Manushe kallogre
    Manushe o leshuratëndë

    Kur s'ke burrin për të qënë
    Gjithë ditën kumar në lëmë
    Edhe natën'ë me hënë
    I thonë shokët drekëngrënë
    Fol e qaj moj grykëzënë


  15. #155
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    [


    Nestorp, po ta lexosh me vëmendje postimin tim nr.149, do të shohësh që nuk kam harruar asnjë varg



    .[/QUOTE]

    Bato komandanti se mos me merzitesh te lutem.
    Tani do t'ju pershendes me nje kenge nga Grupi i qytetit te Ali Vezirit,por dua qe te beni iso te forte qe kenge te veje gjym!

    Vijne gjemime te renda
    tunde Sheshi i Flamurit
    jo nga deti, por nga kenga
    se eshte mbledhur palce e burrit

    Ref:O moj Vlora trime
    burrat qe nuk shterojne kurre
    se ti je mali mbi male
    trime me flamure


    Vijne nga kembora e sherqe
    ku u rriten biljbilejte
    ku kenges i thone lepe
    ku malet presin rrufete
    Ref

    Vijme tek ty cdo pervjetor
    tek Donika Ismaili
    vijme nga sofra e Bajronit
    trualli Ali Vezirit

    Ref

    O moj Vlora e flamurit
    mbaj shtruar sofren e kenges
    qesh moj qesh se te qesh nuri
    hallall qumeshtin e nenes

    ref
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  16. #156
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    Tekste shum te bukra
    Un sdi asnji
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  17. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Grupi i Lapardhasë (Vlorë)
    Marrës: Nazif Çela, Fatbardha Brahimi


    Në mëngjes pa zbardhur drita

    Në mëngjes pa zbardhur drita
    më zgjoi një zë u ngrita
    shkonte vasha shkonte vita
    ajo që shkonte përdita

    O dale moj dale
    dale-dale se o do vi dhe unë
    moj primë moj primë
    primë se o të dua shumë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Kam dy ditë sot edhe die
    të prisja o djalo të vije
    mor' tek burimi në korije
    të mblidhnim kokrra lajthie

    Më beso moj grykëzënë
    të ziun ç'më gjeti mbrëmë
    ikën dhëntë e m'u trëmb'në
    gjezdisa malin me këmbë

    Harrova rrugën e mjera
    dola mor' në majë te lera
    shaminë ma rrëmbeu era
    më dehën lulet si vera



  18. #158
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Ja edhe nje tjeter po nga qyteti i Ali Tepelenes:
    Kenga i kushthet deshmorit Halil Hodo

    Kendrevice me bubullime
    C'e more thiken ne brinje
    Tetori qe sjell stuhine
    Hodajve c'u solli zine

    Kalibaq o qafe e shkrete
    Nate e zeze sa njeqind nete
    Prane vdekjes qindra vete
    Eshte Halili qe bertete

    Jo ata po digjem mua
    mbi granate hidhet fajkua
    Kembe prere i perveluar
    Plasi granata ne duar

    Nene Rakua qe s'bene gjume
    Gjaku i Halilit lume
    C'thua nene qe del ne shkalle
    Qysh me vjen keshtu o djale

    Nusja me femij si zogjte
    te mjeret ne se u poqne
    Kaq e rende kjo gjeme tetori
    U dogje si meteori

    U shove por s'shuhet malli
    Trimi me drite tek balli
    Deshmori qe jeten fali
    Rron Halili tek ditari
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  19. #159
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Tani do t'ju pershendes me nje kenge nga Grupi i qytetit te Ali Vezirit,por dua qe te beni iso te forte qe kenge te veje gjym!
    Po ti merja këngës e mos i mer lejë njeriu, po nuk të vajti kënga gjym, të gjithë burrat e mexhlisit dënohen sipas zakonit me nga 10 filxhan raki.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kur më shkoje rrugës tutje – Grupi i Armenit (Vlorë)

    Kur më shkoje rrugës tutje
    gërshetat hedhur mi supe
    buzë moj lule më këpute
    bishti jelekut me rupe¹

    Peshliçara² moj jelekngrirë
    unazë me gur xhevahir
    je e rritur me të mirë
    me gjalpë e me mjaltë të ngrirë

    O era e luleve
    erë e manushaqeve
    dalëngadalë të është afruar
    bilbili për të kënduar

    Dritë avllia, dritë shtëpia
    kthyer penxheretë na hija
    manushaqe moj borzilok
    tufa-tufa s'i mban dot

    1) Monedha që varen si stoli në veshjet e grave
    2) Peshli - veshje e sipërme, e çarë tek mëngët



Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •