Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 173
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Lorik .. ka me u pranu edhe ato bash qysh e ka dergu ai Kinezi.. hic mos ke frike.. keta komandanta do e paguajn shtrenjet kete tradheti!!

    niemand
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    O maskara nese ke ikur me dimia ti, qe je ka e permend disa her, nuk kan ik te gjith jo. Po ti a nuk po don me pa, apo nuk je ka sheh qka po ndodh ne Kosove, dhe qka po bajn tradhtaret e kombit: H.Thaqi dhe F.Sejdiu
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Une jam i bindur qe qeveria veq eshte duke qit hi syve se e ka pranu keto 6 pika ashtu siq ka deshiru serbia,sepse nuk kemi ne klas politike qe din te bej politik.
    Une mendoj qe eshte koha te organizohen protesta dhe ne asnjemenyr te mos lejohet qeveria ta pranoj kete plan sepse ky plan hap rrugen e kethimit te serbis ne kosove.
    Per fat te keq edhe si shoqeri jemi shume te pa organizum dhe nuk shofim rrezikun qe eshte duke ju pregadit kosoves.
    Edhe opozita ja ka fut gjum dhe ne vend qe te kercnohet pozita qe te mos e pranoj kete plan ata kan zgjedh heshtjen.
    edhe kur pozita e opozita kan nji qendrim,edhe kur te gjithe e kundershtoin planin 6 pikesh keta mjeranat shqipfolsa te keti forumi i quajn tradhtar kreret e shtetit
    po perse sepse nuk po punoikan per qejfi te tyre e serbis e rusis
    marri o marroqa u qoft



    Pozita dhe opozita kanë qëndrim unik lidhur me planin prej 6 pikave të propozuar nga OKB-ja

    Kreu institucional i Kosovës, Sejdiu, Thaçi, Krasniqi kanë zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike të pozitës dhe të opozitës me ç’ rast është diskutuar në lidhje me bisedimet për planin prej 6 pikave të porpozuar nga OKB-ja dhe të pranuar nga Serbia lidhur me shtrirjen e EULEX-it. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim janë shprehur unanimisht kundër këtij plani, i cili cenon ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës

  2. #72
    Veton Surroi: Refuzimi, i vonuar

    Një një intervistë për Zërin e Amerikës, publicisti Veton Surroi vlerëson se nuk bëhet fjalë për refuzim në tërësi të 6-pikëshit të Bani Ki Munit nga ana e Prishtinës, por për refuzim të disa elemente të këtyre pikave. “Një qëndrim i tillë ka ardhur shumë i vonuar” thotë ai, duke akuzuar qeverinë për mostransparence, e cila ka ngritur shqetësime në publik.
    Zëri i Amerikës: Udhëheqësit e Prishtinës refuzuan marrëveshjen ndërmjet UNMIK-ut, BE-së dhe Beogradit për gjashtë pika të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Si e vlerësoni këtë qëndrim të Prishtinës zyrtare?

    Veton Surroi: Nuk është refuzuar në tërësi. Janë refuzuar disa elemente të këtyre pikave. Një qëndrim i tillë ka ardhur shumë i vonuar. Është dashur që të refuzohet baza e këtyre bisedimeve, dhe baza e këtyre bisedimeve ka qenë hedhja e këtyre gjashtë pikave nga sekretari i përgjithshëm i OKB në qershor të këtij viti.

    Zëri i Amerikës: A mund ta bllokojë kjo situatë e re e krijuar shtrirjen e EULEX-it në tërë Kosovën, përkatësisht funksionalizimin e këtij misioni?


    Veton Surroi: Mendoj se është me rëndësi të ceket jo vetëm faktori i shtrirjes fizike, por edhe i vlerës dhe i cilësisë së asaj shtrirjeje. Nëse EULEX-i do të shtrihej për të ndërtuar dy sisteme juridike në Kosovë, atëherë kjo nuk është shtrirje e duhur për Kosovën. Nëse EULEX-i do të shtrihej për të përmbushur njërën apo tjetrën kërkesë të dikujt që nuk janë kërkesa bazike të shtetit të Kosovës, as kjo po ashtu nuk është ndonjë shtrirje cilësore. Shtrirja e EULEX-it duhet të determinohet brenda Kushtetutës së Kosovës, dhe Kushtetuta e Kosovës këtë e ka saktësuar duke pranuar paketën e presidentit Ahtisari.


    Zëri i Amerikës: Cila mund të jetë zgjidhja në këtë rast, meqë zyrtarët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën për të gjetur një zgjidhje?


    Veton Surroi: Unë nuk jam i informuar dhe as struktura e përgjithshme popullore në Kosovë, por as edhe Kuvendi i Kosovës dhe as shumica e pjesëmarrësve në jetën publike për hollësitë e bisedimeve që po zhvillohen këto ditë. Ajo cka unë mendoj se do të duhet të ceket është se këto bisedime në formën në të cilën kanë filluar nuk mund të prodhojnë ndonjë rezultat shumë të mirë, dhe forma, apo gjegjësisht mungesa e një transparence në tërë këtë proces gjatë 5 muajve të kaluar, ka shkaktuar me të drejtë një brengë tek popullata e përgjithshme në Kosovë.


    Zëri i Amerikës: Përvec kësaj mungese transparence, si mendoni ju se mund të gjendet zgjidhja dhe cila është zgjidhja më e mirë?


    Veton Surroi: Zgjidhja më e mirë ne e dimë cfarë është: është shtrirja e EULEX-it sipas Kushtetutës së Kosovës. Cështja nuk qëndron nëse është kjo zgjidhja më e mirë apo më pak e mirë. Kjo është zgjidhja e cila është realizim i Kushtetutës së Kosovës. Zgjidhje të tjera nuk janë realizim i Kushtetutës së Kosovës, dhe zgjidhja të cilën kanë udhëheqësit, të cilët merren me këtë proces negociator është që të argumentojnë zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, apo krijimin e hapësirës së kompromisit për zbatimin e kushtetutshmërisë. (VOA)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #73
    Ekskluzive: Prapaskenat e presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës
    Thaçi: Jap dorëheqje, s’e pranoj planin
    “Për Prishtinën nuk do të ketë imponime. Ne jemi në një proces të hapur. Beogradi mund të prezantojë çka mund të prezantojë, por ëndrrat e Beogradit për ta prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur më 17 shkurt të vitit 2008”, tha Thaçi. Burimet e jashtme thonë se gjatë takimeve të fundit me ndërkombëtarët, kreu i Qeverisë ka deklaruar se mund të japë dorëheqje, por jo ta pranojë planin 6-pikësh antikushtetues 13 N�ntor, 2008



    Rikthimi në agjendë të bisedimeve të gjashtë pikave të propozuara nga OKB-ja, me kushtëzimet e Beogradit, vazhdon të mbetet çështja më e diskutuar, e cila në mënyrë të prerë është refuzuar nga lidershipi i gjithë skenës institucionale dhe politike. Të gjetur nën presione të ndryshme diplomatike nga disa vende anëtare të Kuintit, lidershipi kosovar vazhdon të mbajë qëndrimin kundërshtues pa i hequr asnjë presje. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ritheksuar vendosmërinë e institucioneve që të mos lëshojnë pe në pranimin e marrëveshjeve që shkelin në sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Duke komentuar rrjedhat e negociatave për planin gjashtëpikësh ndërmjet Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Beogradit, që ka të bëjë me shtrirjen e EULEX-it, Thaçi tha se Prishtina nuk do të pranojë elemente që e shkelin sovranitetin e Kosovës. Pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PDK-së, ku është diskutuar për buxhetin, kryeministri Thaçi tha se Prishtina nuk pranon elementet thelbësore të planit 6-pikësh, të cilin Kombet e Bashkuara e kanë hartuar si kompromis për Beogradin që të pranojë misionin e EULEX-it. “Për Prishtinën nuk do të ketë imponime. Ne jemi në një proces të hapur. Ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur më 17 shkurt të vitit 2008”, tha Thaçi. Ai ka deklaruar se, me gjithë kundërshtimin e palës kosovare, bisedimet për planin gjashtëpikësh po vazhdojnë me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
    “Ne jemi për marrëveshje, jemi për dialog, jemi për fqinjësi, por duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duhet të respektohen vendimet, të cilat i ka marrë Parlamenti, të cilat janë marrë bashkërisht me ndërkombëtarët, dhe Prishtina do të jetë e arsyeshme në veprimet e veta”, deklaroi Thaçi. Kryeministri të mërkurën është takuar me presidentin Sejdiu, por nuk janë dhënë detaje nga takimi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se refuzimi i këtij plani ka qenë i menduar mirë, në mënyrë shumë racionale dhe i bazuar në zhvillimet politike-juridike që ka pasur Kosova. “Ka qenë i bazuar në Kushtetutën e Republikës dhe arriturat e përbashkëta ndërkombëtare që kemi pasur deri më tani, duke përfshirë edhe planin e Ahtisarit. Qeveria është shumë e vetëdijshme për vendimin që ka marrë bashkë me presidentin dhe mendoj që ky vendim është në përputhje me çdo akt juridik dhe politik në Kosovë, të njohur edhe nga populli i Kosovës por edhe bashkësia ndërkombëtare”, tha Kuçi, pas takimit me homologun e tij maqedonas. Sa i përket deklaratës së pardjeshme të ambasadores amerikane në Prishtinë, që e cilëson të mirë planin 6-pikësh, Kuçi tha se institucionet kanë raporte të shkëlqyera me SHBA-në, duke çmuar edhe kontributin personal të znj. Kajdanov.

    Kryeministri i prerë
    Në diskutimet e deritashme brenda faktorit ndërkombëtar ka pasur një pozicionim të ndarë sa i përket kërkesës për të mbështetur planin e propozuar. Derisa Franca dhe Italia kanë këmbëngulur që ai të pranohet si i tillë, nga ana tjetër, Gjermania, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë mbajtur një pozicionim neutral. Kjo është thënë nën zë nga vetë burime të jashtme, të cilat kanë folur për bisedime të gjata dhe jo të lehta. Për më tepër, burime të jashtme pohojnë se, gjatë negociatave, kryeministri Thaçi citohet të ketë thënë se mund të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, por jo edhe t’i pranojë gjashtë pikat me këtë përmbajtje. Kjo, siç konsiderohet, do të mund të shpjerë në një krizë jo vetëm institucionale, por edhe politike. Shumica e partive politike vazhdojnë të këmbëngulin në mbështetje të lidershipit aktual, i cili ka refuzuar qartë dokumentin e propozuar dhe me këtë çfarëdo biseda që mund të paramendohen. Gjatë ditës së djeshme kanë filluar të dëgjohen zërat e të rinjve në mbështetje të spektrit politik, rreth pozicionimit të kundërshtimit të gjashtë pikëve të planit. Edhe nëse Kosova do të futej në ndonjë krizë institucionale, në një situatë të tillë, do të ishte e paimagjinueshme mbajtja e zgjedhjeve për të krijuar një qeveri të re, e cila do të mund të pranonte planin kontestues. Burime pranë institucioneve të Kosovës kanë bërë të ditur se pala kosovare është duke bërë modifikime në planin 6-pikësh, të cilat do të ishin të pranueshme për Prishtinën. Ai pritet t’u dorëzohet vendeve anëtare të Kuintit, të cilat janë duke bërë presion të vazhdueshëm që të gjejnë një zgjidhje deri në fund të javës, për t’i mundësuar Këshillit të Sigurimit që të debatojë për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.
    I. KRASNIQI
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne fakte plani eshte pranu edhe nga qeveria e kosoves,keto jan pollavra te politikes sepse derisa serbia nuk len guri pa levizur politikuajt tan u vetknaqen para kohe.
    Bile parolla anti kombtare "bac u kry" eshte rezultat i gjith kesaj,sepse ne momentin e shpalljes se pavarsis politikanet menduan se qdo gje u kry dhe ja futen gjume.
    Tani eshte shume von per te kundershtu diqka,keto kundershtime jan per pazar te mbrendeshem dhe se do te kishte qen shume patriotike qe hashimi urgjentishte te japi dorheqje dhe te formohet qeveri e gjith spektrit dhe te dilet me me nje qendrim te vetem e ai eshte qe me serbin mos te bisedohet per asgje,ne te kunderten do pesojm shume.
    Shpresoj qe do kete forca jasht politikes qe do ta kundershtojn kete plan dhe urgjentisht duhet te dilet ne rrug i madh e i vogel ti tregojm bashkesis nderkombtare qe ti nderpres pazarin me serbin ne dem te kosoves.
    Perse shqiptaret e presheves por edhe te maqedonis mos te kerkojn te njejtat te drejta siq i kerkojn shkiet ne kosove,keto jan mesazhe qe duhet ti dergohet Ban ki *****.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    vetem shpresoj qe ta mbajn ket refuzim te mos lshoin as nje fije pee mu me pelqen pasi qe ky refuzim eshte edhe gjesti i par qe kosova ka bere per te treguar qe ne tashme jemi shtet dhe kemi forcen te themi edhe JO
    We are all Aliens

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    vetem shpresoj qe ta mbajn ket refuzim te mos lshoin as nje fije pee mu me pelqen pasi qe ky refuzim eshte edhe gjesti i par qe kosova ka bere per te treguar qe ne tashme jemi shtet dhe kemi forcen te themi edhe JO
    sa te eshte gjalli Hashim Thaçi mos u friksoni

  7. #77
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kam dyshime se kjo është një farsë , një mbulesë.

    Dihet se Kosova ka një kushtetut shum të pafavorshme për vetvehten e sajë. Dihet se plani i Ahtisarit është i keq për Kosovën.

    Këto gjëra i kan pranuar (Ahtisarin) dhe vethartuar (kushtetuten të bazuar në at plan famkeq) , dhe kjo natyrisht i ka sjell në një pozitë gjysëm tradhtarë.

    Kjo "JO" deri sa të bëhet PO (kam frikë shumë shpejt do të ndodhë kjo e keqe) po i bën atdhetar udhëheqësit e Kosovës.
    Pra , farsa e kthimit të atdhetarizmit , edhe pse në fuqi do të mbeten kushtetuta dhe plani.

    Shpresoj ta kam gabim!

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky maxhupi shka.. killi merde-uri cka don ktu..
    shko tek forumi maxhupve or shka..

    te vjen dhe kiqo blushi atje te meson..

  9. #79
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    hhhhahahaha brari!

    a u qove lugat a!!!!!!!


    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    TI brari-VEQ E KI NËNSHKRU ME MILLOSHEVIQIN , A PO TË KUJTOHET?!(1999)
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervistë me kryeministrin e Republikës, Hashim Thaçi

    Kosovën,për asnjë çmim



    Kryeministri Hashim Thaçi zotohet se në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, integriteti territorial i Kosovës nuk do të
    cenohet. Thotë se është i gatshëm të bisedojë me bashkësinë ndërkombëtare, e vlerëson kontributin e tyre, por nuk do të
    pranojë gjashtëpikëshin e propozuar nga Ban Ki-Moon. Nuk i pranon kritikat e opozitës rreth pjesës veriore të Kosovës.
    Vullneti i njerëzve, sipas kryeministrit, nuk blihet me para, e as nuk ndrydhet me dhunë


    ARBENRUGOVA & VALMIRKLAIQI

    Prishtinë, 12 nëntor - Prishtina zyrtare
    nuk e ka ndërmend të lëshojë pe ndaj
    planit gjashtëpikësh të propozuar nga
    Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-
    Moon. Kryeministri Hashim Thaçi,
    në një intervistë për "Lajm", thotë se
    askush nuk mund të cenojë
    integritetin dhe sovranitetin e
    Kosovës. Thaçi lavdëron punën e vet
    si kryeministër dhe nuk pajtohet me
    kritikat e opozitës për veriun e
    Kosovës, e sidomos me liderin e AAKsë,
    Ramush Haradinaj.

    Lajm: Kryeministër, Ban Ki-
    Moon ju ka bërë thirrje që të pranoni
    planin gjashtë pikësh të tij
    për të mundësuar një mision
    tjetër të ripërtërirë të OKB-së.
    Këtë nga Qeveria e Kosovës e ka
    kërkuar edhe Bashkimi Evropian
    dhe Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës përmes ambasadores
    Tina Kaidanow. Shpresojnë t'ju
    bindin se këto pika janë në të mirë
    të Kosovës. A janë të mira?

    Thaçi: Qëndrimi i institucioneve të
    Republikës së Kosovës është shumë
    i qarta. Ne e vlerësojmë kontributin
    e bashkësisë ndërkombëtare, por në
    të njëjtën kohë, duhet të sillemi të
    përgjegjshëm dhe të marrim
    vendime të përgjegjshme në përputhshmëri
    me realitetin e Kosovës
    së pavarur, sovrane dhe
    demokratike. Pra, ne u kemi thënë
    JO elementeve substanciale të
    gjashtëpikëshit, por i kemi thënë PO
    shtrirjes së EULEX-it në gjithë territorin
    e Kosovës.

    Lajm: Cilat janë këto elemente
    substanciale që janë të
    papranueshme?

    Thaçi: Për ne është jetike që të
    respektohet vendimi për Kosovën -
    shtet i pavarur, sovran dhe
    demokratik, Kushtetuta e Kosovës,
    dokumenti i presidentit Ahtisaari
    dhe funksionimi unik i sistemit në
    Kosovë.

    Lajm:
    Shefi i diplomacisë
    franceze, Bernard Kouchner,
    kërkon që t'i dëgjoni miqtë dhe jo
    ata që i shtiren Kosovës si miq.
    A është në këtë rast Franca mike,
    ndërsa Bashkimi Evropian shtiret?

    Thaçi: Franca luan rol aktiv në
    Bashkimin Evropian, por edhe në
    politikën globale. Ne kemi ndërtuar
    raporte të mira me Parisin, por edhe
    me të gjitha vendet e BE-së dhe me
    miqtë tanë amerikanë. Prandaj, unë
    nuk dua të komentoj më tutje
    deklaratën e ministrit të Jashtëm
    francez, i cili e njeh shumë mirë
    realitetin në Kosovë dhe në rajon. Ne
    e çmojmë kontributin e Francës, të
    BE-së dhe rolin aktiv të jashtëzakonshëm
    të Shteteve të Bashkuara të
    Amerikës për progresin e arritur në
    Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare
    ka vepruar në mënyrë unike në
    Kosovë dhe bashkëpunimi ynë ka
    qenë shumë i ngushtë dhe kështu do
    të vazhdojë.

    Lajm: Me refuzimin e Prishtinës,
    a është bllokuar procesi i rikonfigurimit
    të UNMIK-ut dhe vendosja
    e EULEX-it në Kosovë?

    Thaçi: Prishtina zyrtare ka prezantuar
    qëndrimin aktual që është në proces.
    Dera është hapur, procesi nuk
    është i bllokuar, por kërkohet
    përgjegjësi e re në përputhshmëri
    me kushtet, rrethanat dhe realitetin
    kosovar.

    Lajm: Ndërkombëtarët janë në
    pritje të ndryshimit të qëndrimit
    tuaj që ta paraqitni një version të
    pajtueshëm me dokumentin. A do
    të mund të pajtoheni?

    Thaçi: Me rëndësi është që të gjejmë
    zgjidhje funksionale për Kosovën.
    Në këtë drejtim do të kemi sjellje
    dhe veprime shumë të
    përgjegjshme, në përputhshmëri me
    ecjen përpara të institucioneve të
    Kosovës, të përgjegjësisë për shtrirjen
    e EULEX-it në gjithë territorin,
    të integrimit të minoritarëve në
    institucione dhe në shoqërinë kosovare,
    por edhe të kultivimit dhe thellimit
    të bashkëpunimit me miqtë
    tanë ndërkombëtarë.

    Lajm: A po e rrezikojnë këta miq
    ndarjen e Kosovës me imponimin
    e këtyre gjashtë pikave?

    Thaçi: Në asnjë rrethanë dhe për
    asnjë çmim, integriteti territorial i
    Kosovës nuk do të cenohet.

    Lajm:
    Jeni kritikuar nga opozita
    për mungesë strategjie për të integruar
    pjesën veriore të Kosovës të
    kontrolluar nga strukturat paralele
    që dirigjohen nga Beogradi. Çka
    ka bërë Qeveria për të ndryshuar
    gjendjen në veri dhe për të parandaluar
    ndarjen e Kosovës?

    Thaçi: Kosova është një, unike dhe
    integriteti është i paprekshëm, është
    i respektuar dhe i njohur ndërkombëtarisht.
    Minoritarët janë pjesë e
    institucioneve të Kosovës. Nuk do të
    ketë tolerim për mekanizmat jolegjitimë
    dhe ilegalë serb, as në veri.
    Qeveria që udhëheq unë sot, është
    qeveria e parë dhe e vetme që ka filluar
    të investojë edhe në veri të
    Mitrovicës dhe tash kemi mbi 4 milionë
    euro investime në infrastrukturë
    rrugore, kanalizime dhe ujësjellës.
    Do të vazhdojmë me ushtrimin e
    autoritetin tonë në çdo pëllëmbë të
    territorit të Kosovës. Por, që të ndodhë
    kjo, është jetike shtrirja e
    EULEX-it në gjitha hapësirat e vendit.
    Në këtë drejtim do ta kenë
    mbështetjen time dhe të institucioneve
    të Kosovës.

    Lajm: Opozita, sidomos kryetari i
    AAK-së, Ramush Haradinaj, ju
    kritikon për mungesë strategjie për veriun.

    Thaçi: Sa i përket strategjisë ose
    mos-strategjisë, nëse ndonjë lider
    mendon se duhet të përdoret forca, e
    ka gabim. Ai (Haradinaj) e ka
    udhëhequr Qeverinë për dy vite, e ka
    pasur mundësinë të tregojë aftësinë
    dhe vendosmërinë e vet. Ndërsa,
    nëse dikush mendon se duhet të blihet
    vullneti i serbëve qytetarë të
    Kosovës në veri të Mitrovicës me nga
    5 mijë euro, mendoj gjithashtu se
    është një deklarim, apo pretendim
    veprimi qesharak. Vullneti i njerëzve
    nuk blihet me para, e as nuk ndrydhet
    me dhunë.

    Lajm: Derisa serbëve të zhvendosur
    u bëhet thirrje për kthim në
    vendlindje, u ndërtohen shtëpi të
    reja edhe me paratë e buxhetit të
    Kosovës, një shqiptari i ndalohet
    nga UNMIK-u renovimi i
    shtëpisë së djegur gjatë luftës. Pse
    hesht Qeveria?

    Thaçi: Çdo qytetar ka të drejtë për të
    jetuar në pronat dhe shtëpitë e veta,
    në tërë territorin e Kosovës. Ne kemi
    punuar dhe një ndalesë e tillë nuk do
    të tolerohet.

    Lajm:
    kritika nga opozita keni
    edhe për mosplotësimin e vakumit
    institucional. Më shumë se
    gjysma e ministrive po funksionojnë
    me u.d. sekretarë permanentë,
    të cilët janë edhe këshilltarë politikë
    të ministrave. Pse po lejoni që
    kjo të ndodhë? Pse nuk po e
    thirrni mbledhjen e KELP-it dhe
    t'i rregulloni këto çështje?

    Thaçi: KELP-i do të plotësohet
    shumë shpejt dhe unë kam kërkuar
    nga ministrat, të cilët janë gjetur
    para një situate të re, por që mos të
    ketë vakum kanë bërë emërime të
    tilla. Unë kam kërkuar prej tyre që
    një gjë e tillë nuk do të tolerohet
    asnjë ditë, prandaj ky do të jetë një
    proces transparent.

    Lajm: Pse po stërzgjatet themelimi
    i Agjencisë Kosovare të
    Inteligjencës edhe pas disa muajve
    konsultime me ndërkombëtarët?

    Thaçi:
    Edhe kjo çështje do të përfundojë
    në një të ardhme shumë të afërt

    Lajm:
    Pse nuk i kërkoni partnerit
    tuaj në koalicionin qeverisës,
    LDK-së, të bëjë nominimin e dy
    zëvendësministrave të vonuar me
    muaj të tërë?

    Thaçi: LDK-ja ka premtuar dhe
    nominimi i tyre do të ndodhë shumë
    shpejt.

    Lajm: Skandali i fundit për
    trafikim të organeve edhe një herë
    vërtetoi se shëndetësia është në
    kaos dhe ministri Alush Gashi nuk
    e ndien veten përgjegjës? Ju i keni
    kërkuar atij tri raporte, a i keni
    analizuar dhe si do të veproni?

    Thaçi: Raportet janë ofruar, unë jam
    në studim të tyre. Mendoj se më
    tepër sesa problemi i sistemit të
    shëndetësisë, kjo çështje është problem
    apo ballafaqim i drejtpërdrejtë
    me sistemin e drejtësisë. Por, para
    ligjit janë të gjithë të barabartë.

    Lajm:
    A do të ketë llogaridhënie
    për këtë skandal, qoftë edhe nga
    ministri?

    Thaçi: Para ligjit të gjithë do të jenë
    të barabartë, askush nuk është mbi
    ligjin, kush do që të jetë ai person,
    apo kudo që paraqitet paligjshmëria
    do të ketë llogaridhënie, duke mos
    prejudikuar në ministrin që pyetni.
    Në qeverinë time nuk do të ketë
    vend për ministra që mund të jenë
    nën hetime.

    Lajm:
    Pakoja e presidentit
    Ahtisaari parasheh që vitin e
    ardhshëm do të duhej të mbahen
    zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
    Kërkesa për mbajtjen e
    tyre vjen edhe nga të gjitha partitë,
    përveç PDK-së dhe LDK-së. A
    jeni të gatshëm për zgjedhje?

    Thaçi: Patjetër që vitin e ardhëm
    duhet të organizohen zgjedhje të lira
    në nivelin lokal. Ndërsa për ato në
    nivelin qendror duhet të respektohet
    Kushtetuta e Kosovës dhe qëndrimin
    që e ka prezantuar presidenti i
    Republikës, zotëri Fatmir Sejdiu.

    Lajm: Kushtetuta buron nga
    Pakoja e Ahtisaarit, dhe përveç
    kësaj shumica e partive po kërkojnë
    zgjedhje?

    Thaçi:
    Sido që të jetë, unë nuk shoh
    seriozitet në kërkesën e disa
    liderëve opozitarë për zgjedhje.



    Për Haradinajn dera është e hapur, por jo koalicion!


    Lajm: Pse nuk takoheni me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, pasi
    sipas tij, këtë e ka kërkuar disa herë nga ju, madje edhe publikisht?

    Thaçi: Dera ime është e hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Kërkesë zyrtare
    nuk ka pasur, por kurdo që të jetë, dera ime është e hapur. Ai mund të vijë
    edhe pa kërkesë, dera është e hapur.

    Lajm: Pas zgjedhjeve të fundit, ka ndodhur bashkimi i dy partive më
    ekstreme, PDK-LDK. A ka mundësi që pas zgjedhjeve të ardhshme të
    bëni koalicion me AAK-në?

    Thaçi:
    Kam insistuar në fillim të kësaj qeverisjeje që edhe ata për hir të
    shumë rrethanave të jenë pjesë e qeverisë, por qëndrimi i komunitetit
    ndërkombëtarë ka qenë shumë i qartë dhe i prerë: jo për njerëzit dhe partinë
    e inkriminuar në qeverinë e ardhshme të Kosovës.



    Tolerancë zero edhe ndaj kandidatëve të PDK-së që thyejnë ligjin


    Lajm: Gjatë fushatës zgjedhore keni thënë se çdo kandidat i PDK-së
    qoftë për nivelin lokal, qoftë për atë qendror, së pari duhet t'i nënshtrohet
    filtrit të drejtësisë e pastaj të marrë mandat publik. Ende pa u bërë
    një vit, nga PDK-ja kemi një kryetar komune të dënuar me burg dhe
    tjetri që të martën është arrestuar. Si e komentoni këtë?

    Thaçi: Unë kam deklaruar se çdo kandidat i PDK-së do të jetë i obliguar
    dhe do ta respektojë ligjshmërinë. Prandaj, nëse më herët kanë ndodhur
    gjëra negative dhe të tjerët i kanë mbrojtur, të gjithë ata që mund apo
    prezantohen si shkelës të ligjit, toleranca do të jetë zero.

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •