Per te gjithe ata qe e ndien veten te vegjel dhe te parendesishem ne Univerz pas te gjitha krahasimve te tokes me yjet tjere dhe kozmosin dhe trupave tjere qiellor, duke perfshi edhe materjen e erret ( njejte jam ndier edhe kur isha ende femije kur e paten shfaq "Kosmosin" e Carl Seganit) do te ju rekomandoja si nje "terapi" filmin dokumentar "The Privileged Planet" i bazuar ne te njejtin liber sipas astronomve Gonzalez and Richards.
Kete video e ka "forsirat" mjafte shume Discovery institute si argument per "Teorine e Dizajnit intelegjen"(Intelligent Design Theory ) e cila ne menyre mjafte bindese argumenton se ka nje perfshirje intelegjente ne krijimin e univerzit dhe gjallesave ne toke (edhe Bushi u perzi ne kete pune por ne gjykimin e vitit 2005 gjykatesi e ndaloj qe kjo teorije te mesohet ne shkollen e Doverit perkrah Darwinit duke u thirrur ne se kjo teorije e cenon ndarejn kushtetuse te shtetit nga religjioni! )-
Une e kam lexuar kete teorije dhe kjo nuk e promoton asnje religjion te caktuar vetem se me argumente shkencore (teorija e gjasave, thirret edhe en argumente te njejeta te programit SETI per kerkimin e qenjeve intelegjente ne kosmos) deshmon se ka shume koincidenca ne krijimin e univerzit dhe gjallesave qe ato te jene produkt i rastesise por si duket shkencetaret ju friguan se permes kesaj teorije ne deren e prapme do te futeshin kreatonistet dhe fanatiket tjere religjioz?
Filmin ne fjale e kam pare para nje viti (pas nje kerkimi te mundimshem ne internet) pa pagese, nje link e gjeta por nuk mund ta hapi se jam ne vend pune e ketu i kane ndaluar shikimin e videove (cka eshte normale) por ju mund ta provoni(nuk jam i sigurt a eshte filmi ne fjale):
video.google.com/videoplay?docid=5488284265590289530
Ose nese deshironi ta bleni mundeni ne faqen zyrtare te ketij filmi dokumentar:
http://www.privilegedplanet.com/
Filmi mundohet ta argumentoj se toka eshte e "vendosur" ne vend ideal ne kosmos (pozite te priveligjuar) jo vetem per tu zhvilluar jeta ne te por edhe per te pasur mundesi te vrojtimit astronomik dhe per ta mundesuar zbulimet astronomike! Une nuk do te hyja ne nje kritike te ketij libri (ka mjafte ne internet nese doni te lexoni) por sic e ceka po ja dergoj si ne "terapi" per egon e atyre qe e kane ndier veten te parendesishem ne kosmosin e pafund!
Krijoni Kontakt