Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 114
  1. #41
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Une nuk konsiderova racist PrInCiPiEl-n ne theniet qe ka vene ketu, por shprehjen dhe vete Hafiz Ymer Shemsiun.

    Une shprehjen: Tė mbrosh fenė islame pėr kohėn e poetit ishte luftė pėr kombin shqiptar keshtu e kuptoj si mohim i vlerave qe kane dhene te krishteret ne ceshtjen kombetare shqiptare.
    Plus si nje justifikim i sundimit osman ne Shqiperi, d.m.th. mire qe na pushtuan e qe u konvertuam ne islam se perndryshe do kishim marre fund si komb.

    Pushtimin 500 vjecar turk dhe proceset e ndodhura gjate tij ne trevat shqiptare, ku shqiptaret u konvertuan ne mase ne myslimane, dhe ku nuk lejohej nga "vellezrit" e nje feje (Islami) levrimi dhe zhvillimi i gjuhes sone amtare shqipe, e konsideroj si menxyre per kombin shqiptar.
    Pasojat e atij 500-vjetshi ne i mbartim akoma ne mentalitetin tone.
    Ne ato 500 vjet Shqiperia (n.q.s. mund ta quajme te tille, pasi si entitet shteteror vetem me 1912 lindi) s'pati zhvillim, por vetem regres.

    E njejta gje vlen dhe per sllavet qe nuk lejonin levrimin e shqipes dhe shkollave shqipe ne Kosove.
    Tek te dy entitetet ne ishin te pushtuar. Pra si ne Kosove, nen pushtetin e sundimin sllav, si ne Shqiperi, me pare e deri me 1912, nen pushtimin osman.

    Nuk shoh dallim mes dy pushtuesve. Nen te dy kemi vuajtur, si myslimane ashtu dhe te krishtere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 05-12-2003 mė 07:34

  2. #42
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Eni
    Shkruajtur me : 05-12-2003 06:52

    .....
    * Nė njė intervistė kohė mė parė ,Pele ,ishte pyetur se cka mendonte pėr golin qė Maradona e kishte shėnuar me dorė ,nė lojėn Angli - Argjentinė dhe se si do tė vepronte nėse atij do t'i kishte ndodhur njė gjė e tillė . Pele ishte pėrgjigjur :
    Do t'i thoshte referit se kishte bėrė gol me dorė dhe do tė kerkonte qė goli tė anulohej!


    * Nuk mund tė krahasohen sundimi Osman me atė Serbo-Sllav !
    Gjatė sundimit Osman:
    - Shqiptarėt e pranuan shumė lehtė fenė Islame, sepse ėshtė fe e pranueshme.
    - Shqiptarėt arritėn pozita tė larta tė udhėheqjes , sa edhe vet sunduesit.
    Ndryshime ka shumė ...
    - Tė gjithė tė interesuari(a)t mund tė gjejnė argumente tė mjaftueshme nė kėto dy publikime :
    Thomas Arnold : 'Pėrhapja e Islamit nė Shqipėri'
    Dr.Muhamet Pirraku: 'Roli i Islamit nė integrimin e Shqipėrisė etnike dhe tė kombit shqiptar'.


    * Urrejta fetare ėshtė njė ekstremitet dhe asnjė ekstrem nuk ėshtė i mirė.
    - Nėse vazhdohet me veprime tė tilla si mund tė bashkohemi si popull ?
    - Asnjė Fe nuk e predikon urrejtjen !


    * Tema nuk ėshtė hapur pėr argumente fetare dhe qė tė tregoj se cila fe ėshtė mė e mirė !
    - Tema ėshtė hapur pėr tė treguar njerėz tė mėdhenjė tė Shqipėrisė nė total.
    - Pse janė musliman shumica qė unė kam cituar, duhet tė krenohesh me ato gjėra qė kanė shprehur kėta musliman ,sepse janė vėllezėrit e tu.


    Ju faliminderit pėr vėmėndje dhe mirėkuptim.

    Cdo tė mira nė jetė.
    PrInCiPiEl
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 05-12-2003 mė 21:12

  3. #43
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Hafiz Ibrahim Dalliu:
    • Po kerkove buken, te japin urine
      Po kerkove jeten te japin paterdine
      Po kerkove gjumin te japin llaftarine
      Po kerkove nderin te japin poshtersine
      Po kerkove shokun te japin pabesine
      Po kerkove besen te japin tradhetine
      Po kerkove meshiren te japin gjakesine
      Po kerkove njeriun te japin kafsherine
      Po te jesh shejetor te bashkojne me qenerine
      Po kerkove driten te japin erresiren
      Po deshe shijen te japin te veshtiren
      Po kerkove fene te japin mundimin
      Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
      Po te duash paqen te bashkojne me krimin
      Po te duash familjen te japin burgimin
      Po kerkove rregullin te japin kukudhin
      Po kerkove Zotin te japin te paudhin.


    * Shėnim #1 : Kėshtu shkruante Hafiz Ibrahim Dalliu , kundėr sistemit diktatorial komunisto-ateist.

    * Shėnim #2 : Ibrahim Hasnaj rrėfen:
    “ Kisha pak dite qe ndodhesha ne nje dhome te vogel te burgut te Tiranes se bashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Irin Banushin,nje prift i urte dhe shume njerezor i besimit ortodoks.
    Ne nje moment hapet dera dhe futet oficeri i sigurimit dhe hetuesi i birucave i tmerrshmi, M.S. sapo hyri ne biruce ju afrohet te dy klerikeve qe rrinin prane njeri tjetrit dhe,pasi i hoqi callmen Hafizit ja vuri ne koke Irin Banushit (priftit) kurse kamillafin e Irinit ja vuri ne koke Hafiz Ibrahimit.
    Ne fillim i drejtohet priftit Ortodoks e i thote :” he si te duket vetja u bere hoxhe ?”:
    Irin Banushi ne zgjuarsine dhe inteligjencen e tij te rralle i pergjigjet:
    “ Te jam shume mirenjohes qe me vure ne koke callmen e nje kleriku musliman,i cili eshte denuar me vdekje dhe e ka kaluar jeten e tij neper burgje dhe internime per atdheun dhe popullin ".
    Me pas oficeri gjakatar i kthehet hoxhes veteran - "po ty a te pelqen qe te bera prift ?"
    Hafizi me sinqeritetin qe e ka shoqeruar gjithe jeten dhe me nje gjakeftohtesi krenare i thote:
    ” me pelqen sepse e kam vella ".





  4. #44
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Skėnderbeu:

    "Ēfarėdo qė tė ndodhė, unė do tė jem mik i virtytit dhe jo i fatit"
    (Krujė,1460)

  5. #45
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Marigo Posio:

    " Nė pajėn tuaj duhet tė keni njė flamur, atė ua qendis unė "

    -Kėshtu u thoshte vajzave vlonjate Marigo Posio , gruaja qė qėndisi Flamurin Shqiptar.

  6. #46
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Tahir Zajmi:


    "...qendresa shqiptare e drejtueme prej Mulla Idriz Gjilanit dhe oficerave shqiptarė tė Regjimentit IV tė Prishtinės, edhe nė kėt betejė tė ashpėr duel ngadhnyese, kundėr dy Divizioneve sllavo-komuniste, qė numrojshin 24.000 luftarė tė armatosun. Shkaku i kėsaj dishfate t’anmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistė, padyshim, i dedikohet plagosjes sė komandantit tė tyne Marshal Titos. Gjatė ndeshjeve tė rrepta me armė, me mortaja e mitraloza dhe bomba doret e me bajonete tė pėrdoruna nga tė dyja palėt kundėrshtare, ku mbeten kaq shum tė vdekun e tė plagosun sa Reka e Hogoshit (pėrroi i katundit) nder brigje tė sė cilės u zhvilluen edhe luftimet ishte qenė skuqė prej gjakut tė njerėzve. Dy luftarė qi kanė marrė pjesė n’atė betejė dishmojnė, se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, nė shtratin e vet tė ngusht."


    Shėnim :
    Tahir Zajmi anėtar i shquar i Kryesisė sė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit

  7. #47
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Profesor LUAN GASHI :

    " Unė bėja pjesė nė rininė e Ballit Kombėtar.
    Ne ishim njė grup studentėsh qė i shėrbenim direkt Mid’hat Frashėrit.
    E siguronim, e fshihnim dhe e shpinim nga njė vend nė tjetrin.
    Sa e sa herė kam kaluar lumenjtė duke e bartur nė shpinė Mid’hat Frashėrin."


    " Nė shtatorin e vitit 1944,ne kemi luftuar ushtrinė bullgare nė Gjilan, nė Preshevė dhe nė Prapashticė,ku edhe i rrėnuam dhe i mundėm,duke iu dalė befas.
    Kam dalė me 800 vetė nė Prapashticė ku kishte njė divizion bullgar.
    Ata nuk dinin se po dilnim ne.
    Me mua ka qenė Abdyl Henci,Adem Selimi,Ibrahim Kelmendi, Ymer Berisha.
    Me njė tė rėnė, i dualėm, dhe ata ikėn. "

  8. #48
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Profesor Ibrahim Kelmendi

    " Ndėgjonje britmėn e tokės sonė. Kėrkohen jetėt tona.
    Ani se pak vite kemi mbi supet, duhet me ja falė ato atdheut.
    Pak rėndėsi ka se ku do tė luftojmė nė Kosovė a Shqipni, se Kosova dhe Shqipnia janė si mishi e ashti .... tash pėr tash penda pushon por kėndon gryka e pushkės, ju pasha me shėndet .. ti shėrbejmė atdheut me ndershmėri e trimėri .. ".


    Shėnim :
    Profesor Ibrahim Kelmendi ishte anėtarė i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar pėr Kosovė. Sė bashku me nacionalistė tė tjerė tė Ballit Kombėtar , ēdo herė ishte nė mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare nė Preshevė, Gjilan,Budrikė,Bujanoc, Sharr, Drenicė etj. Profesor Ibrahim Kelmendi ndėrroi jetė mė 1979.

  9. #49
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Profesor Ymer Berisha :

    " Pasi u mblodhėn tė gjitha armėt, u burgosėn tė gjithė krerėt, bajraktarėt dhe personalitetet e njohura dhe u hodhėn nė burgjet mė tė kėqia, nė tė cilėt shumė prej tyre vdiqėn nga uria(…). I merrnin natėn nga burgu, nga 10 deri nė 15 veta dhe duke luajtur me muzikė, i vrisnin pas torturave tė mėdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therur, duke i vrarė, e nė disa raste duke u rėnė me ēekiē nė kokė, duke ua vėnė nėn thonj gjilpėrat(gozhdat), duke u rėnė brinjėve, duke ua prerė pjesėt e trupit derisa ata ishin gjallė. Nė atė vepėr renqethėse partizanėt dėrdėlliseshin rreth viktimės, kinse kishin ardhur pėr tė blerė mish, me fjalėt: ' ma prisni edhe mua njė kilogram mish (…)!' Shumė herė viktimave ua shponin trupin me hekur tė skuqur(…).

    Nė kėtė mėnyrė gjetėn vdekjen edhe tė zotėt e familjeve pėr njė faj tė vetėm, pse kishin qenė familjarė tė mirė dhe kishin rritur e edukuar drejt mė shumė se katėr djem(…). 75 krerė dhe personalitete tė njohura nga Drenica ishin mbytur duke u rėnė me ēekiē nė kokė dhe ishin hedhur nė njė gropė tė madhe. Pėr shkak tė kėtyre reprezalieve i gjithė populli i kėsaj krahine, qė ka 35.000 banorė, u ngrit nė kėmbė dhe nxori zėrin e zemėrimit: " Ose vdekje ose Liri! "
    Gjashtė mijė burra filluan luftėn e quajtur " Lufta e Drenicės ", sepse u zhvillua nė atė vis dhe po nga ai popull..
    "


    22 tetor 1945

  10. #50
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Mid'hat Frasheri :

    Njė tubim i rėndėsishėm u zhvillua nė fund tė vitit 1878 nė Gjirokastėr dhe dy delegatėt, Abdyl bej Frashėri e Mehmed bej Vrioni, u caktuan tė vizitojnė kryeqytetet e Fuqive tė Mėdha dhe tė paraqisin ankesat e shqiptarėve: nė fakt ata do tė shkonin nė Romė, Paris, Londėr, Berlin e Vjenė dhe pritja qė iu bė nuk kishte aspak natyrė qe t’i dekurajonte ata.
    Kur u kthye nga misioni i tij, delegati Abdyl bej Frashėri shkoi nė Prizren ku u krijua Komiteti Qėndror i Mbrojtjes Kombėtare.
    I njohur me emrin "Lidhja e Prizrenit".
    Qėllimi i vėrtetė i ndjekur nga komiteti ishte, pėrveē se ta shpėtonte vendin nga copėtimi, tė bėnte qė tė njihej e tė pranohej ekzistenca e njė Shqipėrie dhe e njė kombi shqiptar.

    .....
    Veprimtaria e Lidhjes nuk ishte sterile: Gucia dhe Plava u shpėtuan; Preveza dhe Janina nuk iu dhanė aspak Greqisė mbasi fuqitė u detyruan tė pranonin se ato ishin rajone shqiptare. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė se Nishi, Vranja dhe Kurshumlie humbėn dhe koncertit europian iu desh tė pėrdorte njė manovėr detare pėr t'u dorėzuar malazesve qytetin trim tė Ulqinit me banorėt e tij tė guximshėm.


Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •