SHITĖSIT E ARDHMĖRISĖ SĖ RREME
Shkruan: Kim Mehmeti
Shqiptarėt qė ishin fėmijė dhjetėvjeēarė kur u soll kushtetuta e parė e Maqedonisė sė pavarur, u rritėn e u bėnė djelmosha me tė drejtė vote, duke dėgjuar se i takonin popullit i cili vetėm "kėrkonte" qė tjetri t’ia jepte atė qė ishte e tija. Fėmijėt e etnitetit maqedonas qė nė kohėn e mėvetėsimit tė shtetit nuk kishin mė shumė se njė dekadė jete, u rritėn dhe u bėnė pėr martesė, duke dėgjuar tė njėjtėn melodi, por me tekst tjetėr ku thuhej se shqiptarėt pandėrprerė vetėm diēka "kėrkonin" tė marrin nga ajo qė ishte vetėm e tyrja, se ata duhej gjithmonė tė ishin dorėlirė e tė japin. Pra, Maqedonia rriti gjeneratat e atyre qė ishin larguar nga njė e vėrtetė thelbėsore kur bėhet fjalė pėr shtetet shumetnike, shumkulturore e shumreligjioze: pėr shtetet me koncept tė qartė qytetarė, e ku e drejta individuale ėshtė e pamundur pa tė drejtat kolektive. Maqedonia pra rriti gjeneratat e dy etniteteve numerikisht mė tė mėdha – ato tė etnitetit maqedonas dhe shqiptarė – me bindjen se tė parėt duhet tė mbajnė dorėn e djathtė gjithmonė shtrirė pėr tė dhėnė, e shqiptarėt gjithmonė me dorėn e majtė tė gatshme pėr tė marrė. Apo thjeshtė, Maqedonia kultivonte gjenerata e "lypsarėve" tė pangirė – shqiptarėve, dhe "dorėlirėve" zemėrgjerė qė ishin lodhur duke dhėnė – maqedonasit etnik.
Dhe, jo se tė rinjtė shqiptarė dhe ata tė etnitetit maqedonas nuk ia bėnin me dije shtetit se si i edukonte ata tė cilėve dikush ua harxhonte ardhmėrinė. Shumė herė nė tė kaluarėn, ata dilnin rrugėve tė Shkupit apo tė Tetovės. Kėshtu qė tė rinjtė e etnitetit maqedonas protestonin kundėr hapjes sė shkollave me mėsim nė gjuhėn shqipe, madje edhe duke ngritur tenda pėrpara kuvendit republikan, e duke bėrė grevė urie. E nga ana tjetėr, tė rinjtė shqiptarė i vėrshonin rrugėt e Tetovės qė tė tregonin se sa i nevojshėm u ishte arsimimi nė gjuhėn amtare. Nė tė shpeshtėn e rasteve, protestuesit e rinj tė etnitetit maqedonas, ishin tė shoqėruar nga parlamentarėt e ndonjė partie tė vetė, dhe shumica nga ata qė organizonin kėto protesta, e kishin tė siguruar karrierėn politike nė VMRO-DPMNE. Tė gjithė ata "filipa, milloshovska, gjorēevska"..., pas zgjedhjeve parlamentare tė 2006, do bėhen funksionar tė lartė shtetėror dhe do marrin rroga mujore edhe nga taksat qė do paguajnė moshatarėt e tyre shqiptarė, tė cilėve dikur ua kishin kundėrshtuar mėsimin nė gjuhėn amtare.
Duke rritur gjenerata tė tilla, Maqedonia arriti deri te 2001. Qė pastaj, tė gjithė tė besonin se pas kėtij konflikti shteti nuk do rriste mė gjenerata "lypsarėsh" shqiptarė dhe "dorėlirė" tė etnitetit maqedonas. Se do rriste gjenerata tė qytetarėve qė kanė tė njėjtat pozita startuese nė jetė, tė njėjtat parakushte pėr tė arrit ardhmėri mė tė mirė pėr vetveten dhe pėr tėrė shtetin. Pra, tė gjithė besonin se e kaluara do mbetej e harruar, se pėr politikanėt e ardhshėm, gjitha ato qė ndodhėn nė tė kaluarėn, do jenė shenjė treguese se si nuk duhet tė udhėhiqet shteti dhe ēka nuk duhet bėrė.
Por, Maqedonia ėshtė shtet i ēudirave. Ky shtet duron aq naivitet dhe amatorizėm politik, sa do mjaftonte tė shkatėrrohej njė perandori e tėrė. Kėshtu qė kur tė gjithė mendonin se Maqedonia do i linte pas grindjet ndėretnike, se duke realizuar sa mė shpejtė Marrėveshjen e Ohrit do pėrqendrohej nė problemet ekonomike, ndodhi ēudia e paszgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006, kur pushtetin e morri nė dorė koalicioni qeveritarė i udhėhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Nga Gruevski i cili shtetin e solli aty ku ndodhet sot: tė zhytur nė baltėn e mosmarrėveshjeve ndėretnike. Kėshtu qė ke pėrshtypjen se ngjarjet ndodhin e harrohen, se vitet vijnė e shkojnė, pleqtė vdesin e fėmijėt rriten, por vetėm Maqedonia mbetet ajo e njėjta - atdheu i naivitetit politik.
Mbase njė situatė e tillė ishte e pashmangshme pas fitores sė VMRO-DPMNE-sė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006. E pashmangshme sepse vinte nė pushtet njė parti e cila kapital mė tė "vlefshėm" politik kishte tė kaluarėn antishqiptare dhe institucionalizimin e "maunokracisė". E udhėhequr nga qeveria e Gruevskit dhe shokėt e tij - shumica e tė cilėve kanė biografi tė pasur si organizatorė tė protestave kundėr shkollimit tė shqiptarėve nė gjuhėn amtare – Maqedonia e sotme edhe nuk mund tė shkonte mė larg, e mė tej, se tė bėhej atė qė ėshtė sot: njė kėnetė e bezdisshme politike ku pandėrprerė vazhdon kėnga me vite e dėgjuar, kėnga pėr shqiptarėt qė gjithmonė duan tė "grabisin" diēka nga shteti, dhe e pushtetarėve qė duhet ta pengojnė "grabitjen".
Maqedonia sot ėshtė nė duart e atyre qė e kanė vėshtirė tė dalin nga lėkura e vet. Dhe ndoshta qytetarėt presin tė pamundurėn nga Gruevski dhe "vojvoda" e tij. Ndoshta njė numėr i zgjedhėsve tė etnitetit maqedonas ende nuk arrijnė tė shohin se Maqedonia e sotme ėshtė nė duart e atyre tė cilėt mbase bashkėjetesėn me shqiptarėt e konsiderojnė si fatkeqėsi tė domosdoshme, si sėmundje kronike e cila duhet pandėrprerė mjekuar me arrogancė politike dhe mospėrfillje ndaj obligimeve qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit. Andaj, Gruevski dhe qeveritarėt e tij, edhe sot, njėsoj si dikur, popullaritetin e vet e kanė mbėshtetur vetėm nė letrėn e injorimit tė kėrkesave shqiptare dhe nė mohimin e tė vėrtetės se, pėrderisa BDI-ja ka kaq deputet sa ka, vetėm ajo, dhe asnjė parti tjetėr, mund tė jetė pėrfaqėsuese legjitime e kėrkesave shqiptare.
Duke u shtirė se nuk janė ata tė dikurshmit, duke pėrdorur si mbulesė Partinė Demokratike Shqiptare, Gruevski i sotėm dhe shokėt e tij si Milloshovski, Gjorēevi etj. tė ngjajnė nė monedha tė rrejshme, tė cilat nga jashtė duken si tė vėrteta, por posa i gėrvishtė pakė, tė mbetet nė duar ngjyra e antishqiptarisė qė e kanė thellė nė vetvete. Si tė tillė, ata edhe ndoshta arrijnė ta gėnjejnė njė pjesė tė popullit tė tyre maqedonas, por jo edhe shqiptarėt. Si tė tillė, ata mė shumė ngjajnė nė shitės tė ardhmėrisė sė rreme, se sa nė politikan qė kanė vizion pėr tė nesėrmen e shtetit. Me ēka, ata nė tė vėrtetė e ēojnė shtetin drejtė njė "marrėveshje tė re tė Ohrit", pa tė cilėn thuajse do jetė e pamundur Maqedonia tė shkojė tutje. Ndoshta me veprimet e veta Gruevski vetėm u ndihmon shqiptarėve tė kėtushėm me kohė tė kuptojnė se projekti i njė Maqedonia shumetnike ėshtė i pamundur nėse nė ndėrkohė nuk arrihet edhe "njė marrėveshje" me tė cilėn do qartėsohen ato segmente qė nuk u pėrfshinė nė Marrėveshjen e Ohrit. Me tė cilėn nė mos mė shumė, do mbyllen tė gjitha dyert qė ua mundėsojnė mandatarėve tė etnitetit maqedonas ta pėrdorin demokracinė ashtu qė ajo mė shumė tė ngjajė nė rrugaēėri politike, se sa nė veprim tė mbėshtetur mbi standarde dhe ligje.
Maqedonia rriti gjenerata tė rinjsh qė vonė e kuptuan se aktivistėt e VMRO-DPMNE-sė ishin ata qė mė sė shumti ndihmuan ky shtet tė pėrballej me konfliktin e 2001. Disa nga ata aktivist tė kėsaj partie, sot janė pushtetarė dhe marrin rroga edhe nga taksapaguesit shqiptarė. E nė ndėrkohė, nga dita nė ditė dėshmojnė se nuk njohin rrugė tjetėr politike pos asaj qė ēon drejtė "marrėveshjeve tė Ohrit". Apo, se e kanė vėshtirė ta kuptojnė se ėndrra e tyre pėr njė Maqedoni me shqiptarė tė nėnshtruar nė tė, ėshtė me e largėt se ajo ta ribėsh ish - Jugosllavinė. Dhe me kėtė ata nė tė vėrtetė mė sė paku dėmtojnė shqiptarėt. Me kėtė ata e marrin nė qafė Maqedoninė. Dhe nuk do arrijnė ta shpėtojnė politikisht as vetveten. E kėtillė siē ėshtė qeveria e sotme e Maqedonisė, ajo kurrė nuk do arrijė tė prodhojė tinguj tė pastėr politik, tė cilėt do jenė tė ndershėm ndaj shtetit dhe tė kuptueshėm pėr tė tjerėt. Mė nė fund, ndoshta edhe shumė pritet nga Gruevski, i cili gjithnjė e mė shumė i ngjanė njeriut i cili kėrkon tė shitet mė shtrenjtė se sa vlen, tė duket tjetėr nga ajo qė ėshtė, qė mė nė fund tė mos e dish se kush ėshtė. A ėshtė mbrojtės i konceptit shumetnik, apo rrėnues i tij.
Krijoni Kontakt