Nga mali i Qyqavicës duken: Kastrioti, Vushtrria, Prishtina, Skenderaj, Klina, Drenasi, si në shuplakë të dorës.
Nga mali i Qyqavicës duken: Kastrioti, Vushtrria, Prishtina, Skenderaj, Klina, Drenasi, si në shuplakë të dorës.
qe edhe ky fakti, e tash cila fushë shihet ma mirë, e ma afër nga Qyqavika, shihet e përshkruhet lufta - ajo fusha e Drenikës, ashtu edhe sipas dokumenteve historike të madhësisë së saj, apo ajo fushkosova - se emërtimi çiçavica është sllav, ku unë e kam nxierr nga emri qyqe, qyqja edhe është dokumentuar fakt se aty ka shumë qyqe, që paralajmërojnë verën! hmm kah na rrodhi emri kukuvajkë, për qyqen se... Këtu, nuk është aq me rëndësi për fushëluften e vërtetë, sa për Millesh Koplikun e përvehtësuar ( si Millosh Obiliqi), se serv as ka pasë me këtë emërtim atëherë, por rash-rush, se njohja e kombit serv është as para 160 viteve në Mbretërinë e Lindjes (Osteraich) Austri...
Janë shumë shkrime e studime të dokumentuara me faKte se heroi i Luftës së Kosovës (Drenikës) Millesh Kopliku, a Kopiliqi-ku, si i njohur me emrin Millosh Obiliqi serv - ishte pakontestueshëm - shqiptar, ku ka shumë variante gjenetike, psikologjike, se një guxim të tillë, ta shpoj mbretin e një superfuqie të kohës me shpatë helmatike, kurrë nuk do guxonte një serv - por një shqiptar!
Tash mund të bëhen gjurmime arkeologjike, mbase ngordhi ''zemra serve dhe djepi serv'' në Kosovën Martire Shqiptare!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Duhet nisur me dy mbeshtetje, tekstet osmane deh ato pake greke japin te dhena te sakta kurse folklori eshte nje ilustrim i vonshem por s'do thote qe nuk ka asgje te saket.
Te gjithe jane te orjentuar kah tyrbja e Muratit, ketu eshte kurtha qe ne kemi rene ne te sepse sipas te gjitha te dhenave me shkrim thuhet se vendi i kesaj beteje eshte " një fushë e vogël, e gjerë 5000 hapa dhe e gjatë 20 000 hapa, e rrethuar me male jo te larta per rrethe* ne mes te kesaj fushes kalon nej lum i vogël"
"sulltan Murati kishte frikë se ato dite frynte nje er nga Veriu ne Jug (drejte ushtrise tij) kjo qe do te pengonte kurse aleatet krishtere do e shpartallonin se kjo rryme ajri ishte ne favor te tyre.
Mirepo te nesermen si me nje magji kjo dallge ka pushuar dhe ka filluar nje rige e shiut dhe menjhere ka filluar beteja.
Sulltani kishte sjellur per here te pare edhe Topa, arme zjarri te cilet nuk ishin aqe efikas por leshonin krisma qe i terrorizonte te krishteret sepse ishte hera e pare qe shihnin arme te zjarrit.
Perpos topave sulltani ksihte sjellur edhe deve qe ti friksoje aleatet.
Nga frika mbreti i bosnjes tvrko leshon fushen e luftes menjehere me 20 000 ushtar se lajmi ishte perhapur ne ushtri se Vuk Brankoviçi me 12 000 kalores kishte leshuar luften, pra kush mbeti te luftoje ne kete luftë ?
Mbeten vetem hungarezet, shqiptaret, vllahet dhe lufta perfundoi...
Sulltani kishte 45 000 ushtar ndersa aleatet ishin me se paku 60 000 por kur ua hjekim 20 000 ushtar qe iken me Tvrkon e 12 000 ushtar te Vuk Brankoviçit qe iu bashkangjiten Muratit arrijm ne 35 000 ushtar qe nuk luftuan fare !
Me ne fund mbetet numri i perafert i aletve hungarez polake dhe shqiptar ne krye me Gjergj Kastriotin I-rë(xhaxhin e Skenderbeut) ne 25 000 luftetar...
Nga ana serbe mbeten te vrar vetem disa bujar te tij dhe Llazari, asnje serbe tjeter nuk eshet vrar ne kete betej !
Besoj se Baptistit ka me i pelqye kjo....se edhe ashtu ka qene...se serbet i tradhtuan aleatet per interesa te tyre.
Ne kete betej pra eshte derdhur gjaku i shqiptarit dhe i aleatve te besushem si hungarez e vllehe dhe kete askush nuk duhet ta mohoje !
Qiqavica qe i thomi ne kurse ne tekste te shkruara gjermane shkruhet Schischavitza, eshte ne mes te dy luginave, te drenices dhe Sitnices qe fillon nga Kroni i Mbretit e ndalet ne veri pertej Galices me se 25 km;
Fushen e kosoves e kam shetitur por aty kur eshet njeri ne te te duket se dy fundet e fushes perputhen me qiellin e jo me male per rrethe sipas shenime osmane, eshte e gjate 60 kilometr kjo fushe dhe e gjere me shume se 5000 hapa qe i bie dy fish ne krahasim me fushene ngushte te Drenices e cila i perputhe te gjitha te dhenat e shkrimeve osmane si me gjersi, me gjatesi, nje lum ne mes, per rrethe eshte e mbyllur kjo fushe me male.
Pra per te bere hulumtime duhet patur parasysh te dhenat me shkrim, folklori vjen edhe ky ne ndihme ne disa raste.
Po, si e harruam Kronin e Mbretit ?
Pse mos te ndalemi edhe tek kjo pike e forte ?
Te ne dihet nga populli se sulltan Muratin e quanin baba mret, thuhet se kur erdhi aty me ushtri ku i kallej eti, atehere Mreti e shpon me shpate shkembin dhe del uji.
Perpos kesaj, si perforcim tjeter kemi edhe betejen e dyte te kosoves e cila ka ndodhur 50 vite pas te pares ku edhe Skenderbeu arrine me vones ne vend te ngjarjes dhe nga kodrat shef poshte ushtrine e hunijadit te masakruar !
Afer Lapushnikut, eshet fshati Krzharekë ku aty eshet nje krua qe fshataret i thone kroni i Skenderbeut !
Mos te flasim pastaj per numrin e gjesendeve te hekurta qe gjenden ketej ne luginen e drenices perplote varreza te shumta dhe maje shigjetash e shtizave qe jane te ndryshkuna.
Shume lehte eshte per te kerkua kete deshmi dhe asgje nuk na kushton, pse te mos kerkohet, kujt i pengojne kto gjurmime e hulumtime me shume, serbeve apo shqiptarve, kete ende nuk arrij ta kuptoj....
Nese me te vertet kjo ide eshet ne demin tone une nuk do e kisha nis, por qe i duket dikuj se eshet e dmshme atehere le te prononcohet dhe te me japi mesim se ku eshet demi ketu dhe si mundet te jete i demshem nje kerkim i tilel kur ne jemi ne trojet tona prej mija vitesh dhe dueht ta dije se pari secili qe sundimi serbe ne keto troje nuk ishte me i gjte se 150 vite, shkurt nje pushtim nga viti 1217 deri ne vitin 1389 ?
Tani sipas disave une duhet ti frikohem nje pushtimi te shkurter serbe gjoja se po demtojkam qeshtjen shqiptare ?
Po ata serbet me se 200 vite qe uluriten rrethe kesaj beteje e kane genjyer e mashtruar tere boten se ajo ishte "beteja e tyre e shenjte" kurse une dua ti pergjigjem me argumente se aty asnje serbe nuk eshte vrar, te gjthe kan tradhtue koalicionin dhe se beteja e kosoves ndoshta fare nuk eshte zhvillur atje ku thone serbet por atje ku thojne shqiptaret sepse ne kemi me shume te dhena se ata sepse ne kete betej jane vrare djem te rinje shqiptar qe dhan jeten per liri njashtu si ne betejen e fundit qe u zhvillua.
Rrenat e serbeve dale ngadale ne do ua qesim ne fushe te kosoves !
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Pse a po tutesh se tash serbet po e nrrojkan mendimin e tyre qe e kane se kjo lufte ka ndodhur ne fushe te kosoves ?
Qysh mundet me mendu nje njeri si ti gjana te mrapshta ?
po kjo eshte toka jone, si ne fushe kosove si ne drenice kjo eshte tojke shqiptare o djal ...serbet jan vetem se kolonizator te shkurter qe erdhen e pushtuan kosven nja 150 v e hiq ma shume deh i shporrem...
ku eshte problemi ketu ?
Ose thuaje ma shkurt he burrë se ku eshte gabimi ketu ?
Flej shlir ti, Kosova eshte shtet !
Rrenat e serbeve se gjoja kan luftue per kosove, jemi tuj punue ne kete fush sa po mujna, ne tana gjuhet i kemi lajmrue mos ke frike...
A e ke pa se çfare pllakash prej bronzi kan ba shkiit si publicitet afer tyrbes se Muratit ?
Ata e kan hanger, rrenat e tyre dolen ne shesh, mos ke frie Kosova eshte Shtet, baco !
Anje serbe nuk u vra duke luftue ne kete betej !
A nuk eshte ky demantim me shkrim ne te gjitha gjuhet e botes ?
Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 21-05-2009 më 20:12
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Puna osht se prej Kopiliqit, për me shkue në Qyqavicë ma së pari duhet me kalua nëpër çat fushën ku Kreksi po thotë u ba beteja. Kështuqë s'ka logjikë.Ky mal osht shum larg mduket Obiliqit- Kastriotit dhe sdi a mundet diq mu pa gja prej ketij mali?!
Beteja u ba aty ku u ba, ku e kina dit te tanë.
Kanga popullore thotë "se n'Magrip Milloshi kur a shkue", e ka fjalën kur Milloshi e kap kokën e ik për Drenicë.
Magrip osht ni dobiqizim i fjalës arabe Magrep që dmth Perëndim, e me këtë fjalë nënkuptohet Drenica.
Ne shum mire e dim qe Kastrioti i sotshem dikur qyteza e quejtun "OBILIQ" eshte toponim serb i krijuar ne shek.XIX nga Akademia Serbe Borxheze me famen ma te keqe ne Histori te Ballkanit e cila ka prodhu shovinista e Mite, legjenda e prralla nga ma te ndryshmet qe sot po vuan dhe nuk po mundet te çlirohet Historiografia jon.
Vetem nje pyetje: Perse bash ku e kan kriju serbet qytezen me emrin Obiliq osht bo Beteja e I dhe e II e Kosoves??? Mendoni...
ashtu Humanisti, mirë e ke dhe thema duhet të vijohet, pse jo, e kreksi osht një burrë i mirë, i sinqertë, i drejtë e atdhetar i fortë dhe nuk meriton aso fyerjesh nga askush!
As nuk osht mendimi që Fushëkosova apo Obiliqi të mbetet serv as Drenika, po thjeshtë një studim historik që këtkon gjurmime arkeologjike pikërisht në fshatin Kopiliq dhe nuk bëhet asgjë e keqe nëse del që ajo Luftë 1389, të dali me hero shqiptar si Millesh Kopliku dhe pjesëmarrja e shqiptarëve - arbanasve në atë luftë!
Kjo është edhe një udhë e hapur shkencore që kërkon studime të mirëfillta, anipse në forum, japen mendime të lira e disa fakte shkencore tona e të huaja...
Thema vijon...
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Flm Rrezon
Tash me thon te drejten debatet qe behen ketu ne kete forum nuk bohen ne asnje Institucion! kete e kom thon edhe ma heret. Se perse nuk e di, disa jau bojn qefin profesorave te vjeter dhe sdojn mi prish raportet, disa skan bagazh shkencor intelektual.
Kurse ketu une po shoh vullnet te madh nga koleget edhe pse si takojn profilit te historise apo te arkeologjise, mundohen te japin kontribut nga njohurit e tyre gjithsecili.
Besoj qe do te vazhdojm ende...
Intellektualet tane e sidomos historianet e kan humbur rrugen ne oborrë, me nje fjale kan rene viktim e zvillimit teknologjise deh informimit, para epokes se internetit ishin me guximtar dhe mire kan veprua por so me daljen ne shesh te internetit ku secili shkruan ata e kane veshtire te adaptohen sepse sado pake e mbrojne autoritetine tyre ose dojne ta mbrojne eri en fund, nuke dojne te hecin me kohen ose jan vonuar shume por nuk eshte vone kurre.
Historianet tane duhet ti kene tezat e tyre se paku ne 5 gjuhe te ndryshme te botes, te kene pse jo bloget e tyre ose t'iu ndihmojne nxensve te tyre ne formimin e Enciklopedis elektronike si e bejne tjere popuj, ti e kerkon nje artikul qe per shembull per keshtjellate kosoves qe duhet ndar ne ilire, para romake, te kohes bizantine te mesjetes dhe te kohes se perandoris osmane, te gjtha keto jane ne libra, po sot a ka secili mundesi te arrije te keto libra , Jo, prandaj eshte interneti, duhet vepruar si veprojn tjeret e jo te izolohen se eshet dem per ta por me shume per neve dhe per gjeneratat e reja qe kerkojne te dijne dita me dites te verteten rrethe historise se njerzimit poashtu edhe per popullin tonë.
Pra duhet ti shtyjmi historianet tane qe te modernizohen edhe ata, z. Pirraku e shofim me shpesh dhe e lexojmi nganjehere po tjeret ku jane ?
Tani keta e kane radhen te nxjerrin gjenerata te reja, tua mundesojne ksuhtete ne specializime neper qendrat e ndrsyhme universitare, ketu eshte rezulltati. I shifni se sa libra dalin nga shkiet ne internet ?
Ata po kane llogari ti perkthejne ne te gjitha gjuhet kurse te historianve tane rralle qe gjen ndonje liber ne rrjete ne te lirë, par tjeret perhapin idet famkeqe te lloj llojshme edhe me absurde dhe prap ka njerez ne opinionin europian qe iu besojn ketyre genjeshtrave serbe qe ne nuk po kerkojmi te behemi si ata mashtrues por se paku te arrijmi te perhapim te verteten ate qe na takon.
Ketu kur bisedojm, asnjeri nuk i kerkojmi njeri tjetrit doktoratin apo licensen, thjesht quhet forum ku mund ti ndrrojmi mendimet me aftesit tona qe i kemi marrur edeh ne dikund prej profesorve tane e keshtu edhe ne me sa mundemi bisedojm rrthe ksaj lamije qe na intereson ose me shkurt eshte nje pasion kjo historia, nuk vij ketu me shit mend, kam deshir te ndaj me te gjithe njerzit kete pasion se eshte si je lloj virusi kjo dreq historia e po te rroku qe nga vegjlia nuk te lshon më...
Ju pershendes njehere se ju lodha, rendin e keni ju
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Pse bre ma paski fshi prrallen qe ja kushtova Rezil Myrtes ??????????
[[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]
Krijoni Kontakt