Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 22 prej 108 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 1076
  1. #211
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ndërmarrja bullgare investon katër milionë dollarë në Maqedoni

    Ndërmarrja bullgare "Verder-BG" EAD do të investojë katër milionë dollarë në ndërtimin e ndërmarrjes metalurgjike në Maqedoni, që do të fillojë me prodhimin e llojeve të ndryshme të hekurit përforcues, rrjetave të salduara përforcuese dhe bartëse.

    Ky është investimi i parë bullgar në Maqedoni nga ana e Agjencisë bullgare për sigurim të eksportit (BAEZ), në pajtim me ndryshimet në Ligjin për eksport nga fillimi i këtij viti.

    Investimi është pjesë e masave që i vendosi Ministria bullgare e Ekonomisë me qëllim që të investojë para bullgare në botën e jashtme dhe t`i mbështesë eksportuesit vendorë.

    Në perurimin e fabrikës, të dielën, do të jenë të pranishëm zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane Minço Jordanov, drejtori ekzekutiv i BAEZ-së Doço Karadoçev, diplomatë dhe përfaqësues të biznes qarqeve bullgare dhe maqedonase.

    Ministri bullgar i Ekonomisë Millko Kovaçev, i cili udhëton për në Japoni, tashmë ka dërguar një letër përshëndetëse deri te pronarët e ndërmarrjes, në të cilën bën të ditur se "kjo është mbështetja e parë serioze e shtetit për investimin bullgar në botën e jashtme".

    Baza e "Vellder-BG" EAD gjendet në bregun e Liqenit të Dojranit, 80 kilometra nga Selaniku. /Makfaks
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #212
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    UNMIK: I PAMUNDUR ËSHTË DEMARKACIONI I KUFIRIT MES MAQEDONISË DHE KOSOVËS PARA STATUSIT

    Përafqësuesit e UNMIK-ut nuk besojnë se demarkacioni i kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës fizikisht mund të ndodhë para zgjidhjes së çështjes së Kosovës, deklaroi për Radio Kosovën, zëdhënësi i UNMIK-ut, Niraxh Sing.

    Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen të mërkurën në Shkup deklaroi se është dakorduar me kryeministrin e Maqedonisë Vllado Buçkovski, që demarkacioni i kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës të përfundojë para fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.

    Mediumet elektronike kosovare e transmetojnë deklaratën e zëdhënësit të UNMIK-ut, i cili duke e transmetuar deklaratën e Petersenit, tha se shefi i UNMIK-ut ka dashur të thotë se procesi i demarkacionit të linjës kufitare nuk duhet jetë peng i statusit të pazgjidhur të Kosovës.

    Siç ka saktësuar Sing, Peterseni ka thënë: "Do të vazhdojmë të zhvillojmë bisedime teknike për demarkacionin e kufirit dhe do të tentojmë të arrijmë marrëveshje jozyrtare sa është e mundur më shpejt për thelbin e kësaj çështje dhe pastaj ta kyçim në procesin e zgjidhjes së statusit".

    Që të realizohet çfarëdo marrëveshje, thekson Sing, nga ana kosovare e kufirit duhet të ekzistojnë institucione, të cilët kanë mandat ta bëjnë atë.

    Institucionet e Kosovës do të kenë konsultime të rregullta me UNMIK-un që të harmonizohen qëndrimet rreth demarkacionit të kufirit, konfirmoi Sing, duke shtuar se ende qartë nuk kanë caktuar modalitetet për përgatitjen e kësaj marrëveshje.

    Jesen Petersen gjatë vizitës në Maqedoni plotësoi se është dakorduar që në shënimin e kufirit, me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë, kompetencën nga ana e Kosovës ta ndërmarrë UNMIK-u.

    Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski të mërkurën në mbrëmje, njoftoi se bisedimet për çështjen lidhur me demarkacionin e kufirit me Kosovën vazhdojnë në nivel teknik, përmes gjetjes së modaliteteve që sa më shpejt të mbyllet kjo çështje.

    Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen paralajmëroi se takim lidhur me këtë temë veçmë është caktuar për me 8 qershor në Prishtinë dhe shtoi se çështja rreth demarkacionit të kufirit duhet të zgjidhet para fillimit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #213
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    LOBIM EKONOMIK DHE EVROINTEGRUES TË KRYEMINISTRIT BUÇKOVSKI NË FINLANDË

    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Vllado Buçkovski prej sot qëndron për vizitë dyditëshe jozyrtare në Finlandë, me ftesë të komisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oli Ren.

    Aktivitetet në Finlandë janë në kuadër të lobimit ofensiv të Republikës së Maqedonisë në Bruksel dhe vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim që deri në fund të vitit 2005 Republika e Maqedonisë ta fitojë statusin e vendit-kandidat për anëtarësim në BE.

    Kjo vizitë, siç informoi Kabineti i kryeministrit të Maqedonisë, është posaçërisht me rëndësi nëse merret parasysh fakti se në gjysmën e dytë të vitit 2006 me Bashkimin Evropian do të kryesojë Finlanda.

    Gjatë qëndrimit të sotëm në Helsinki, kryeministri Vllado Buçkovski pati takim pune me ministren finlandeze të Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Paolla Lehtomaki dhe me ministrin e Mbrojtjes Sepo Karianen. Në bisedimet u bë fjalë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik të të dy vendeve dhe për përkrahjen nga ana e Finlandës për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

    Në bisedimet e kryeministrit Buçkovski me ministren e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit u konstatuia se bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Finlandës është në nivel të pakënaqshëm. Evidente është nevoja për përparimin e bashkëpunimit ekonomik, posaçërisht në sferën e investimeve.

    Ministri finlandez i Mbrojtjes Sepo Karianen tha se Finlanda si udhëheqëse e vendeve skandinave në tërësi i përkrah vendet nga Grupi i Adriatikut (Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë) në përpjekjet e tyre për anëtarësim të plotëfuqishëm në NATO dhe në kuadër të Partneritetit për Paqe do ta përkrah procesin reformues të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

    Pritet që gjatë takimit të kryeministrit Buçkovski me komisarin evropian për zgjerim Oli Ren të theksohet qëndrimi se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të vazhdojë edhe krahas mospranimit të Kushtetutës së BE-së në Francë dhe në Holandë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #214
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    KRYEMINISTRI BUÇKOVSKI PËR VIZITË NË FINLANDË


    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Vllado Buçkovski në kuadër të vizitës jozyrtare në Finlandë sot të qëndrojë në Mikeli, në vendlindjen e Oli Renit, komisar për zgjerimin e Bashkimit Evropian ku do të jetë mysafir i tij.

    Kryeministri Vllado Buçkovski është për vizitë dyditore jozyrtare në Finlandë, me ftesë të Oli Ren. Siç informoi Kabineti i kryeministrit të Maqedonisë, aktivitetet në Finlandë janë në kuadër të lobimit ofensiv të Republikës së Maqedonisë në Bruksel dhe vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim që deri në fund të vitit 2005 Republika e Maqedonisë ta fitojë statusin e vendit-kandidat për anëtarësim në BE. Finlanda në gjysmën e dytë të vitit 2006 do të kryesojë me Bashkimin Evropian.

    Kryeministri Vllado Buçkovski dje pati takim pune me ministren finlandeze të Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Paolla Lehtomaki dhe me ministrin e Mbrojtjes Sepo Karianen. Në bisedimet u bë fjalë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik të të dy vendeve dhe për përkrahjen nga ana e Finlandës për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

    Në bisedimet e kryeministrit Buçkovski me ministren e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit është konstatuar se bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Finlandës është në nivel të pakënaqshëm. Evidente është nevoja për përparimin e bashkëpunimit ekonomik, posaçërisht në sferën e investimeve.

    Bashkarisht është konstatuar nevoja e intesifikimit të bashkëpunimit në turizëm, ndërsa për këtë qëllim dhe vendosjen e linjës çarter të aeroplanit nga Helsinki deri në Ohër, si dhe linjë aeroplani ndërmjet dy kryeqyteteve.

    Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Maqedonisë është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje për qarkullim ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave. Në takimet me anëtarët e Qeverisë finlandeze u theksua gadishmëria që t'i ndihmohet Maqedonisë si vend aplikant për anëtarësim të plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian në më shumë fusha.

    Finlanda në tërësi e mbështet Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimit të saj evropian, u konstatua në takimet e sotme të kryeministrit Vllado Buçkovski me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillim të Finlandës dhe me ministrin e Mbrojtjes Sepo Karianen.

    Finlanda në tërësi e mbështet Grupin e Adriatikut (Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë) të bëhet anëtar i plotëfuqishëm i Aleancës Veriatlantike, ndërsa Finlanda në kuadër të Partneritetit për paqë do ta mbështesë procesin reformues të Armatës së Republikës së Maqedonisë, tha në Helsinki ministri i Mbrojtes i Finlandës Sepo Karianen. "Ju uroj në rezultatet të cilat i arritët si ministër i Mbrojtjes dhe frymën tuaj reformuese e transmetuat duke e udhëhequr Qeverinë e Maqedonisë", e porositi ministri finlandez i Mbrojtjes kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #215
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    REN-BUÇKOVSKI: VAZHDON PROCESI I ZGJERIMIT TË BE-SË


    Aplikimi i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE, përgatitjet për fitimin e mendimit pas aplikimit, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet nga sfera e politikës së jashtme të Uinionit, ishin tema të bisedimeve të kryeministrit të Maqedonisë dhe komisarit evropian për zgjerim Oli Ren.

    Oli Ren dhe Vllado Buçkovski, i cili po qëndron për vizitë jozyrtare në Finlandë me ftesë të eurokomisarit për zgjerim, mbajtën edhe konferencë të përbashkët për shtyp ku folën për bisedimet e tyre në Mikeli, në vendlindjen e Renit.

    "Ne përgatisim mendim për aplikimin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për anëtarësim të plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe planifikojmë ta finalizojmë mendimin deri në fund të këtij viti me qëllim që me kohë të fillojnë bisedimet për pranim të saj në BE", theksoi Ren.

    Sipas tij, përcjellet procesi i zhvillimit politik i vendit, reformat ekonomike të cilat janë në rrjedhë dhe posaçërisht përfundimi i procesit të decentralizimit.

    "Vendi juaj u ballafaqua me krizë në vitin 2001, që u zgjidh me Marrëveshjen kornizë në të cilën u gjetën edhe masa për procesin e decentralizimit dhe u siguruan të drejtat e bashkësive etnike. Viteve të fundit vendi arriti progres të jashtëzakonshëm në stabilzimin dhe reformat dhe për këtë jap vlerësim pozitiv dhe lavdërim", tha Ren.

    Në bisedimet për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe për situatën aktuale në rajon, komisari për zgjerim të BE-së në konferëncën për shtyp theksoi: "Shkupi ka rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit, qasje konstruktive në përgatitjet për fillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare për statusin përfundimtar eventual të Kosovës, të cilat ne planifikojmë të fillojnë në vjeshtë".

    Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin kushtetues, Reni theksoi se ajo është çështje dypalëshe, për të cilën zhvillohen bisedime në kuadër të KB-ve dhe se nuk do të ndikojë, as në do të jetë pjesë e mendimit për aplikimin e Maqedonisë në BE.

    Kryeministri Buçkovski theksoi se nga ana e Maqedonisë ekziston marrëdhënie e sinqertë dhe konstruktive për zgjidhjen e kontestit në kuadër të KB-ve.

    Kryeministri i Maqedonisë theksoi se pret mendim pozitiv për aplikimin për shkak se, sipas tij, do të ishte sinjal i mirë për tërë rajonin dhe para së gjithash nxitje që ai të vazhdojë t'i promovojë vlerat evropiane dhe të vazhdojë në rrugën i cili çon deri në integrimin në BE.

    Me mbajtjen e konferencës së përbashkët për shtyp kryeministri i Maqedonisë e përfundon vizitën jozyrtare në Finlandë.

    Kryeministri ishte mysafir në pronën private të komisarit Ren, kështu duke vendosur forma të reja të bashkëpunimit, për të fituar e aleatë të rinj në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. Vizita në Finlandë është në kuadër të aktiviteteve për të fituar lobistë për Republikën e Maqedonisë në vendet-anëtare të BE-së, me qëllim që deri në fund të vitit 2005 ajo të fitojë status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #216
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ZËVENDËKRYEMINISTRJA SHEKERINSKA MBAJTI FJALIM NË KONFERENCËN "EJL-JA NË RRUGËN DREJT BE-SË"

    Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska dje në Zagreb në kuadër të konferencës "Evropa Juglindore në rrugën drejt BE-së" në organizim të fondacionit gjerman "Bertelsman" mbajti fjalim me temë "Strategjitë për ingterim në BE - ndryshime politikë në Evropën Juglindore".

    Në fjalimin në konferencën, që zhvillohet edhe në dritën e rezultateve nga referendumet e fundit rreth Kushtetutës evropiane të BE-së dhe pasojat ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm, Shekerinska theksoi se rajoni dhe Maqedonia që 15 vjet jetojnë me premtimet për një ardhmëri evropiane, por edhe në situatë të konflikteve dhe ekonomive të shkatërruara.

    "Ngadalësim eventual ose ndalim i zgjerimit do të sjellë deri në ngadalësimin dhe komplikimin e reformave, demoralizim të investuesve të vendit dhe të jashtëm dhe përforcim të sërishëm në popullizimit në rajon", tha Shekerinska.

    Ajo potencoi se instrument më i mirë i politikës së jashtme të BE-së është zgjerimi dhe pikërisht në nevojën të jetë lojtar global, ajo nuk guxon të tërhiqet nga instrumenete më të mira të cilat i ka në dispozicion në veprimin me vendet të cilat janë pjesë e Evropës.

    Në konferencën në Zagreb marrin pjesë përfaqësues të 20 shteteve, përfaqësues të 10 qeverive, gjashtë organizatave ndërkombëtare dhe shumë përfaqësues të kompanive më të mëdha evropiane. Mes tjerëve, në Zagreb në këtë konferencë marrin pjesë edhe Stipe Mesiq, president i Republikës së Kroacisë, Ivo Sanader, kryeministër i Republikës së Kroacisë, Volfgang Shisel, kancelar i Austrisë, Millo Gjukanoviq, kryeministër i Malit të Zi, Soren Jesen Petersen, përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Erhard Busek, koordinator special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #217
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bisedimet për doganat vazhdojnë gjatë kësaj jave

    Shkup, 09:00

    Bisedimet ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës për arritjen e marrëveshjes për tregti të lirë, që i kryesojnë ekipe të ekspertëve ekonomikë, vazhdojnë gjatë kësaj jave.

    Këtë, të premten, e paralajmëroi zëvendëskryeministri i Maqedonisë Minço Jordanov, duke shtuar se marrëveshja e ardhshme do të jetë reflektim i pranimit të interesave ekonomikë të ekonomisë kosovare dhe asaj maqedonase.

    Sipas Qeverisë, doganimi i prodhimeve maqedonase për Kosovën ende është objekt i bisedimeve, ndërsa do të varet nga "raporti optimal ndaj tregtisë së të dyja vendeve".

    "Shtrohet pyetja me cilin nivel të doganave dhe për cilën periudhë të tranzicionit do ta arrijmë atë që paraqet kulmin e tregtisë së lirë, gjegjësisht liberalizim komplet", tha Jordanovi.

    Ai shtoi se bisedimet për tregti të lirë me Kosovën janë rezultat i obligimit të të gjitha vendeve të rajonit për përtëritjen e marrëveshjeve të veta për tregti të lirë, në pajtim me masat e ridefinuara të Paktit për Stabilitet. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #218
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Takim i vendeve-sukcesore të pronës së RSFJ-së

    Shkup, 09:15

    Vendet trashëgimtare të RSFJ-së, sot në Shkup, duhet ta konstituojnë Komitetin e përhershëm të përbashkët roli i të cilit është që ta vëzhgojë procesin e implementimit të Marrëveshjes për sukcesion të pronës së ish-shtetit të përbashkët.

    Themelimi i Komitetit do të thotë implementim të çështjeve për sukcesion, ndërsa do të krijojë edhe hapësirë për formimin e nënkomiteteve për zgjidhjen e çështjeve për rregullimin e pensioneve sipas bazave të ndryshme, qasje dhe shfrytëzim të arkivave, si dhe të pasurisë së tundshme dhe të patundshme.

    Komiteti i përhershëm është obligim nga Marrëveshja për sukcesion, ndërsa kusht për këtë është ratifikimi i Marrëveshjes nga ana e të gjitha vendeve nënshkruese. /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #219
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    KONFERENCË PËR FORMIMIN E BASHKËSISË ENERGJETIKE NË EJL


    Sigurimi i përbashkët të tregut energjetik stabil në Evropën Juglindore, modernizimin e sistemeve energjetike me qëllim të zvogëlimit të mungesës së energjisë elektrike, janë qëllimet kryesore të Marrëveshjes për bashkësi energjetike për të cilën debatojnë deputetët e vendeve të EJL-së në konferencën dyditore që filloi sot në Shkup.

    Marrëveshja për bashkësi energjetike duhet të nënshkruhet në vjeshtë pas çka pritet ratifikimi i shpejtë i saj, u paralajmëruan në konferencë. Për këtë nevojitet dialog i gjërë ndërmjet autoriteteve dhe popullatës, por edhe harmonizim i përgjegjshëm të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

    Kjo marrëveshje dhe implementimi i saj kanë rol të rëndësishëm për integrimin e rajonit të EJL-së në Bashkimin Evropian, theksoi para pjesëmarrësve në konferencë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Lupço Jordanovski.

    Nënshkrimi, ratifikimi dhe implementimi i saj do të tregojë se jemi të aftë që në mënyrë përkatëse të përgjigjemi në sfidat e rrugës drejt Unionit, porositi Karolina Ristova Asterud, kryetare e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Maqedonisë.

    Deputetët e EJL-së do të bisedojnë edhe për zbatimin e marrëveshjes e cila do të jetë tentim ose test i parë për integrim të rajonit me Bashkimin Evropian.

    Nënshkruese të marrëveshjes do të jenë Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Rumania dhe Turqia
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #220
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Departamentit amerikan i Shtetit ka kritikuar Maqedoninë për tregti me njerëz

    Uashington, 6 qershor - Departamentit amerikan i Shtetit në raportin e tij të fundit ka kritikuar Maqedoninë për tregti me njerëz. Në këtë raprot është kërkuar nga Qeveria e Shkupit, që në mënyrë më aktive të punojë për implementimin e programit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz, korrupsionit dhe t'i mbrojë dëshmitarët.
    Në këtë raport theksohet se gjyqësia dhe prokuroria nuk arrijnë që t'i dënojnë dhe t'i burgosin edhe kryesit e akteve të paligjshme. Maqedonia është ndër vendet e cila nuk ka ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 22 prej 108 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •