Pararendėsja e emigrimit - hixhretit nė Medine
Pejgamberi e kishte bėrė zakon ēdo vit gjatė kohės sė haxhit ti vizitojė vend tubimet e fiseve tė ndryshme arabe e tė hyjė me to nė bisedė pėr pyetjet fetare. Disa nga ata me indiferencė e kanė dėgjuar fjalimin e tij, e disa edhe e kanė ofenduar. Por atij i erdhi ngushullimi nga ana e papritur, me fjalė tjera kur u takua me shtatė-tetė njerėz tė cilėt e njoftuan se vijnė nga Medineja, qė mėherėt quhej Jethrib. Nga cili fis jeni? i pyeti ata. Nga Hazrexhi, ishe pėrgjegjja. E nė pyetjen: Nga ata qė janė mikė tė Hebraikėve?, mori pėrgjigjen: Po. Atėherė a nuk do tė uleni pak? Do tė doja me ju tė bisedojė pak, iu tha Pejgamberi. Ata u dakorduan dhe u ulėn sė bashku. Pastaj u predikoi pėr islamin dhe u mėsoi diē nga Kurani. Nė kėtė mėnyrė I Gjithėmadhėrishmi i shprehi kujdes tė jashtėzakonshėm islamit, pasi, derisa sa ata ende ishin nė idhujtari, nė viset e tyre kanė banuar Hebraikėt, tė cilėve u qe shpallur Libri dhe tė cilėt qenė tė udhėzuar nė urti. Hebraikėt nga ata kanė pėsuar shumė. Kur lindte kontesti ndėrmjet tyre, Hebraikėt do tu thoshin: Sė shpejti do tė paraqitet njė feshpallės dhe ne do tu bashkangjitemi, dhe me ta sė bashku juve do tju shkatėrrojmė siē janė shkatėrruar popujt Ad dhe Irem. Dhe deri sa Muhammedi a.s. folte me ta, duke u pėrpjekur ti bind nė njėsinė e Zotit, ata ndėrmjet veti u pėrshpėritėn: Nuk ka dyshim, ky ėshtė ai feshpallės qė Hebraikėt me tė na kėrcėnohen. Ejani qė para tyre tu bashkohemi: Nė kėtė mėnyrė e pranuan islamin dhe iu drejtuan Pejgamberit me fjalėt: Bashkėqytetarėt tanė kaherė tmerrshėm rrahen e prehen. A nuk do ti pajtojė e bashkojė All-llahu me udhėzimin dhe ndihmėn e mėsimit tėnd! Nė pajtim me kėtė, ne do ti udhėzojmė nė fe tė vėrtetė, dhe atė qė tash e pranuam nga ti ata do ti mėsojmė. Kėshtu me besim tė plotė u kthyen nė viset e tyre. Kėto janė hollėsitė e asaj ndodhie qė zėnė fill nė traditė. Kjo ndodhi paraqet kthesė nė pejgamberinė e Muhammedit a.s. Mė nė fund hasi nė njerėzit qė ishin tė gatshėm ti pranojnė idetė e tij dhe pejgamberinė e tij pėr shkak se gjendja e tyre e atėhershme ka qenė nė pajtim me atė qėllim tė cilit ai i ka shėrbyer.6*) Qyteti Jethribi kaherė ka qenė nė sundim tė Hebraikėve. Ata janė vendosur aty pasi qė, pėr shkak tė fatkeqėsisė sė popullit tė vet, e ka mundėsi edhe pėr shkak tė dhunės sė cilės i qenė nėnshtruar gjatė kohės sė imperatorit Hadrianit, e kanė lėshuar Palestinėn. Pjesėtarėt e fisit nomad Avs e Hazrexh, pasi u bėnė fqinjė me ta, iu pėrshtaten Hebraikėve. Mė vonė, sa mė tepėr qė rriteshin numerikisht, aq mė shumė e grabitnin sundimin nga Hebraikėt ashtu qė drejtimi i qytetit nė fund tė shekullit tė pestė plotėsisht kaloi nė duart e tyre. Disa Arabė kanė pranuar fenė hebraike nga ish zotėrinjt e qytetit, ndėrsa edhe dija Hebraikė, duke mbetur nė shėrbim tė ngadhnjyesit, aty kanė banuar. Nė kėtė mėnyrė Jethribi, kur Muhammedi a.s. erdhi atje, ka pasur bashkėsi mjaft tė madhe hebraike, prandaj banorėt e atjeshėm qenė tė pėrudhur nė ardhjen e Mesiut tė ri (Mesihut). Prandaj, kjo botė ka mundur mė lehtė se sa idhujtarėt e Mekkes ta kuptojnė kėrkesėn e Muhammedit a.s. qė ta pranojnė pėr pejgamber tė Zotit. Kjo ide pėr idhujtarėt ka qenė krejtėsisht e huaj, e veēanėrisht ka qenė irituese pėr Kurejshitėt, sepse fati dhe supremacioni i tyre i kėsaj bote mbi tė gjitha fiset tjera arabe ka rezultuar nga ajo qė ata kanė qenė rojtarė trashėgues tė putave nacionalė, tė depozituara nė brendinė e Kabes. Njėkohėsisht Jethribin e ka fatkeqėsia edhe pėr shkak tė mospajtimeve tė gjakut ndėrmjet fiseve Hazrexh dhe Avs. Popullata e tij, pėr shkak tė gjendjes sė tyre tė parregulluar e tė paqėndrueshme, ka konsideruar pėr begati ēdo rast i cili do ti pajtonte grupet e pėrēara pėr njė tė mirė tė pėrgjithshme. Dhe sikur qė nė mesjetė republikat e Italisė Veriore, qė ta vėnė baraspeshėn ndėrmjet partive tė pėrēara dhe qė, nėse ėshtė e mundur, tu japin fund kryengritjeve tė brendshme qė i kanė dėmtuar tregtisė dhe mirėqenies sė pėrgjithshme kanė zgjedhur tė huajt nė vendet drejtuese nė qytete, kėshtu edhe Jethribasit pa kurrfarė dyshimi e kanė pranuar ardhjen e tė huajve nė vendin e tyre. Qė Muhammedi a.s. ėshtė pritur me aq entuziazėm nė Medine shkaku ėshtė ky: sipas botėkuptimit tė shumicės si popullatės sė saj, pranimi i islamit pėr fe personale ka qenė mėnyrė se si ti evitojė mundimet qė i duron rendi i tyre shoqėror. Sipas mendimit tė tyre, islami me principet e veta jetėsore dhe me fuqinė, e cila ėshtė supra tė gjitha intereseve personale, ka qenė nė gjendje ti kyq e disa ligje tė caktuara tė disiplinės.7 Kėto fakte mjaftojnė qė tė na shpjegojnė se si Muhammedi a.s. pas tetė vjet sipas Hixhretit ėshtė nė krye tė forcės prej 10.000 njerėzve ka mundur tė hyjė nė Mekke, deri sa angazhimi i tij dhjetėvjeēar nė tė rezultoi me rezultate tė dobėta.
Ndonėse Hazrexhitėt e posakthyer i ofruan Muhammedit a.s. qė tė shkojė me to tok nė nė Jethrib, ai nga kjo i kthei, deri sa nuk pajtohen me fisin Avs. Ne kėtė tė lutemi, i thanė ata. Kur tė kthehemi te tė tonėt, nėse Zoti don tė na pajtoje, ne sėrish do tė vijmė dhe pėr kėtė arsye ta caktojmė mbledhjen gjatė kohės sė haxhit tjetėr. Duke u kthyer nė vendlindje tė vet, kėrkuan nga bashkėqytetarėt e vet qė edhe ato ta pranojnė fenė e re. Shumė prej tyre edhe e pranuan. Aq u bė i famshėm Pejgamberi a.s. nė Medine sa qė nuk kishte familje ku nuk pėrmendej emri i tij. Nė vendin qė e ka caktuar Muhammedi a.s., kur u bė sezoni i haxhit, u takua deputacioni prej dhjetė Hazrexhitėve e dy Avsitėve me Pejgamberin dhe ka dhėnė fjalėn se do ti nėnshtrohen udhėzimeve tė tij. Kjo quhet Marrėveshja e parė nė Akabe, e cila u quajt sipas vendit nė tė cilin fshehtas janė takuar. Kyfjalim ėshtė: Nuk do tė adhurojmė tjetėr pėrveē Zotit. Nuk do tė vjedhim. Nuk do tė bėjmė prostitucion. Nuk do ti mbysim fėmijėt tanė. Do ti shmangemi shpifjes. Nė gjėrat e arsyeshme do ti nėnshtrohemi urdhėresave tė Pejgamberit. Pastaj kėta tė dhjetėt janė kthyer nė Jethrib si misionarė islamė. Trolli qe pėrgatitur. Ata me aq zell e kanė kryer detyrėn e vet sa qė feja e re prej shtėpisė nė shtėpi, prej fisit nė fisė shpejtė pėrhapej. Gjatė kthimit tė tyre iu bashkagjitė Musab b. Umejri, e sipas njė versioni atė e dėrgoi Muhammedi a.s. Ky njeri i ri, i cili qe ndėr tė kthyerit e parė, porsa u kthye nga Abesinia. Ka pasur mjaft pėrvojė sepse jo vetėm qė leksionėt qė i ka pranuar gjatė kohės sė dhunės sė tė flliqurve e kanė forcuar nė zellshmėri, por njėkohėsisht ka mėsuar se si do ta pengojė dhunėn dhe si do tė veprojė me ata qė bėjnė tė dyshimtė dhe e njolosin islamin, e nga tė cilėt nuk ka shpresė se do ta njoftojnė esencėn e tij. Pėr kėtė arsye Muhammedi a.s. ka mundur me siguri tė plotė tia besojė kėtij personaliteti detyrat e rėnda siē janė edukimi dhe aftėsimi i tė kthyerve tė rinj dhe kujdesi qė fara e mbjellur e entuziazmit fetar dhe devotshmėrisė tė jep fryte. Musabi u vendos nė Medine nė shtėpinė e Esab b. Zuraretit. Duke i tubuar tė kthyerit nganjėherė kėtu e nganjėherė nė anėn tjetėr tė qytetit ku banonte familja e Abdul-Eshhelit nė shtėpinė qė i takonte familjes sė Benu Dhuhr, ua mėsonte namazin (lutjen) dhe Kuranin. Kryeparėt e atėhershėm tė familjes sė Abdul-Eshhelit qen ėSad b. Muadhi dhe Usejd b. Hudajri. Njė ditė rastėsisht Sad b. Muadhi e gjeti Musabin sė bashku me Esadin n ėshtėpinė e fisit Benu Zuhr, ku i mėsonte tė kthyerit. Sadi qė tė dijė se ku gjinden ata, hyri brenda. Pastaj iu drejtua Usejd b. Hudajrit: Largoji kėta vagabondė. Kėa vijnė kėtu, dhe nė shtėpitė tona na konsiderojnė pėr budallenjė. Sikur ndėrmjet meje dhe Esadit mos tė kishte afėrsi, e cila nuk mė lejon qė ti bėjė diē tė keqe, unė do tė kurseja nga ky angazhim. Esadi ishte djal axhe i Sadit. Nė kėto fjalė Ibn Hudajri e morri naxhakun e vet dhe u drejtua atje ku gjendeshin Esadi dhe Musabi.
Ēbėni kėtu? Marroē, don ti mashtron nė humbje? Nėse e don jetėn, ik nga kėtu, murmuroi ai. Nė kėto fjalė qetėsisht iu pėrgjegj Musabi: Ulu pak e dėgjo. Ēka tė dėgjosh, nėse tė kėnaq, pranoje, e nėse jo, ti hedhe, ibn Hudajri, duke e ngulitur naxhakun, u ulė dhe filloi tė dėgjojė se si Musabi i komendon parimet themelore tė islamit dhe i citon ajetet (citatet) nga Kurani. Diē mė vonė, pasi qė kjo e mallėngjeu, ka thėnė: Ēduhet tė bėjė e qė tė hyjė nė kėtė fe? Pastroje trupin tėnd me ujė dhe deklaro se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij, iu pėrgjegj Musabi. Ibn Hudajri menjėherė veproi sipas udhėzimit dhe disa herė ceki kelimei-shehadetin. Pas meje ka edhe njė person tė cilin duhet bindur. Nėse ai bindet, tė gjithė tė tjerėt pėr tij do tė shkojnė. Tash do tua dėrgojė, i tha kėto fjalė me tė cilat aludoi nė Muadh ibn Hudajrin dhe shkoi. Pasi qė Ibn Hudajri me kėto fjalė u nda, pak mė vonė erdhi edhe Sad b. Muadhi. I zemėruar nė Esadin qė u ka ofruar mbėshtetje misionarėve islam, hyri brenda. Musabi e ka lutur qė mos ta njollosė fenė e re para se tė dėgjojė e kuptojė. Ai kėtė lutje ia pranoi. Pas kėsaj fjalėt e Musabit aq kanė ndikuar nė tė sa u bind dhe u bėmusliman. Me entuziazėm tė zjarrtė iu kthye tė vetėve dhe iu drejtua: O fėmijėt e Abdu-l-Eshhelit, ējam unė pėr ju? Nė kėtė ata iu pėrgjigjen: Ti je zotėriu ynė; ti ndėr ne je mė i ndershmi dhe mė dinjitari. Kur ėshtė kėshtu, nuk dua tė flasė me asnjė nga ju deri sa nuk beson nė tė Gjithlartėsuarin dhe nė Pejgamberin e Tij Muhammedin, ua tėrhoqi vėrejtjen Sadi. Nga ajo ditė fėmijėt e Abdu-l-Eshhelit kanė qenė muslimanė.8 Ėshtė ēėshtje e propagandės fetare qė tė udhėhiqet me aq entuziazėm dhe sinqeritet qė gjatė vitit nuk ka pasur asnjė familje qė uk ka dhėnė pėr rritjen e islamit nga ndonjė anėtar. Pėrjashtim i vetėm ka qenė njė degė e fisit Benu Avs, e cila ka qenė nėn ndikimin e poetit Ebu Kajs el-Eslatit. Vitin tjetėr, kur erdhi koha e haxhit, iu bashkangjitė aradha prej 70 tė kthyerve bashkėqytetarėve tė tyre qė shkonin nga Jethribi nė Mekke. Kėta kanė shkuar qė tė betohen se Muhammedin a.s. si udhėheqės dhe Pejgamber tė Zotit do ta ndjekin. Po ashtu iu ėshtė urdhėruar qė ti propozojnė qė nga shqetėsimet e armiqėve tė tij tė strehohet n ėMedine. Ndėr ta ishin edhe tė kthyerit tė parė qė janė takuar me Pejgamberin a.s. haxhin e kaluar, nė krye me mėsuesin e tyre Musabin. Posa arriti atje, Musabi nxitoi te Pejgamberi qė ta njoftojė pėr suksesin e misionit tė tij. Kur nėna e tij mėsoi se ka ardhur nė Mekke, i porositi: Bir i panėnshtruar, po vjen n ėnjė vend ku tė banon nėna, e nuk dėshiron ta vizitosh. Nė kėtė Musabi u pėrgjegj: Ashtu ėshtė! Para Pejgamberit a.s. nuk do ta vizitojė askend. Pas bisedės me tė Dėrguarin, shkoi ta shoh nėnėn, e ajo e priti me kėto fjalė: Vallė duhet barabartė tė tė konsideroj pėr heretik? E i biri: Unė ndjek Pejgamberin e Zotit: besoj nė fenė e vėrtetė. Pas rrugės nė Abesini, apo pajtohesh me jetėn e rrugaēit nė Jethrib? - e pyeti e ėma. Pas kėsaj Musabi qė i sigurtė se e ėma do tia dorėzojė armiqėve, dhe shtoi: Ēdo tė thotė kjo? A don ti njė njeri me dhunė ta ktheshė nga feja e tij? Nėse dėshiron tė mė mbyllish nė burg, jij e bindur se do ta mbysė tė parin qė afrohet tė mė kap. Shporru nga unė! Me kėto fjalė nėna e tij filloi tė qajė. Pasi kjo e preki Musabin, i propozoi: Nėna ime, pėr hirė tė dashurisė tė madhe ndaj teje, tė ta jap njė shembull: deklaro se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij. Me hyrjen nė fenė tėnde nuk dua tė bėhem budallaqe. Nuk dua tė kam punė as me ty as me punėt tua. Unė mbetem e paluhatshme nė fenė time, me kėto fjalė nėna e tij e ndėrpreu bisedėn. Qė mos ta shkaktojnė dyshimin te Kuejshitėt, qė mos ti ekspozohen rrezikut tė tyre, sėrish kanė caktuar mbledhjen e fshehtė nė Akabe, nė endin e njėjtė nė tė cilin janė takuar tė kthyerit vitin e kaluar. Pejgamberi a.s. nė prani tė axhės Abbasit ka ardhur atje.
Vėrtet, Abbasi atėherė ende ka qenė idhujtar, por megjithatė nė kėtė takim tė fshehtė e kanė pranuar. Abbasi e hapi mbledhjen me ceremoni tė veēantė dhe e prezentoi djalin e vėllaut si djalin mė fisnik tė fisit tė cilit i takon. Ndonėse Abbasi i ka refuzuar udhėzimet e Pejgamberit, megjithatė nuk ia munguar mbrojtjen e tij. Pasi qė tashmė flitej se Muhammedi a.s. do tė strehohet te banorėt e Jethribit Abbasi ua sqaroi se ai do tė jetė si emanet tek ata dhe, para se ta pranojnė, le tė mendojnė pėr detyrat qė me atė rast bien mbi ta, dhe se do tu mbahen premtimeve, e nė rast se nuk do ta mbajnė fjalėn e dhėnė, se pėrgjegjėsia bie mbi ta. Pas kėsaj Berra b. Marus nga fisi Hazrexh tha se ata kanė konkluduar ta mbrojnė Pejgamberin dhe e luti qė tė deklaroj e shpjegoj ēdėshiron. Muhammedi a.s. e filloi fjalimin e tij nga Kurani dhe u kėshilloi qė ti jenė lojal fesė qė e pranuan nė praninė e Pejgamberit tė All-llahut. Pastaj kėrkoi prej tyre qė atė dhe shokėt e tij ti mbrojnė siē i mbrojnė gratė dhe fėmijėt e tyre. Nė kėtė Berra b. Marusi ka thėnė: Betohem nė Ato, i cili si pejgamber tė ka dėrguar dhe i cili nėpėrmjet teje tė vėrtetėn na thotė, se do tė mbrojmė ashtu si e mbrojmė vetėveten. Ty do tė ndjekim si kryepar tonin. Ne jemi fėmijė tė shtizės e shpatės dhe kėtė nga tė parėt tanė si fėmijė tė ndershėm e kemi trashėgaur. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė, duke e kapur Pejgamberin pėr dorė, ia dhanė besėn. Posa mėsuan Kurejshitėt pėr kėtė mbledhje tė fshehtė, filluan sėrish ti keqtrajtojnė muslimanėt. Muhammedi a.s. vetėm tash iu preferonte muslimanėve ta lėshojnė qytetin duke iu thėnė: Shkoni nė Jethrib! I Gjithėmadhėrishmi atje ju ka dhėnė shumė vėllezėr, atje do tė gjeni vend ku do tė strehoheni. Prej atėherė ata nga njė, nga dy pa u hetuar e kanė lėshuar Mekken dhe shkonin nė Jethrib. Bashkėbesimtarėt e tyre tė atėhershėm kanė garuar qė tė kenė nderin qė ti pranojnė e ti furnizojnė me gjėsende. Nė kėtė mėnyrė masa muslimane prej 200 njerėzve gjatė dy muajve u largua atje dhe u shpėtua. Vetėm tė mbyllurve dhe tė ndalurve nuk iu dha rasti. Ndėr ta ishte njėfarė me emrin Suhejb, pėr tė cilin Muhammedi a.s. ka thenė se ėshtė fryti mė i mirė i Grekėve (Bizantinėve). Pėr tė flitet se ka qen ėskllav grek, e pasi qė zotėriu i tij e liroi, filloi tė merret me tregti dhe u bė mjaft i pasur. Kur dėshironte tė shpėrngulej, Mekkasit kanė thėnė: Ti ndėr ne ke ardhur nevojtar e i varfėr. Nė mesin tonė deri nė kėtė shkallė e ke shtyrė kapitalin tėnd, e tash nuk don tė shkosh vetė, por don ta marrėsh edhe pasurinė e grumbulluar. Kjo ėshtė e pamundur. Nė kėtė Suhejli ua shtroi njė pyetje:Nėse unė ua lė tėrė kėtė pasuri, a do tė mė lėshoni qė papengesė tė shkoj? Mekkasit pranuan dhe ai shkoi. Kur kjo ndodhi iu rrėfye Pejgamberit, kaa thėnė: Suhejli ka bėrė tregti tė majme. Pa dyshim, Muhammedi a.s. e ka shtyrė emigrimin e tij qė shkuarja e shokėve tė tij mos tė nxisė dyshim dhe kėtė deri atėherė sa nuk ėshtė njoftuar se qėndrimi i mėtejmė nė Mekke e rrezikon jetėn dhe se ėshtė planifikuar atentat ndaj tij. Mė nė fund nė kėtė vėrejtje edhe ai e pėrgatiti se si do tė shpėtojė dhe u largua. Qyteti Jethribi, qė prej atėherė quhet Medinetu-n-nebi, ende nuk kishte faltore muslimane. Posa arriti atje Muhammedi a.s., punėn mė tė rėndėsishme e ka pasur ta ndėrtojė xhaminė pėr lutje tė pėrbashkėta, e edhe pėr kuvendime. Deri atėherė muslimanėt tuboheshin nė banesėn herė tė njė personi e herė tė tjetri. Sigurisht pėr shkak qė ti pėrvetėsojnė Hebraikėt, nė fillim gjatė namazit janė drejtuar me fytyrė drejt Jerusalemit. Muhammedi a.s. nė shumė mėnyraėshtė orvatur ti kėnaqė Hebraikėt, ka dėftuar nė librat e tyre tė shenjta, ka siguruar lirinė e besimit dhe barazinė politike, por kėto pėrpjekjet e tij tė afrimit kanė hasur te Hebraikėt nė ironi e pėrbuzje. Pasi ishte e kot tė shpresohet nė afrim me Hebraikėt dhe pasi ishte e qartė se ata do tė jenė kundėrshtarė tė pejgamberisė sė tij, Pejgamberi iu shpalli ithtarėve tė vet qė gjatė namazit duhet tė drejtohen drejt Kabes dhe ka cituar me kėtė rast ajetin e shpallur.9 (II, 144). Ky ndryshim ėshtė shumė mė i madh se sa qė duket nė shikim tė parė. Dhe realisht, kjo gjendje ka qenė fillim i jetės sė njė populli. Kaba, e cila ishte vend i pelegrinazhit tė tė gjitha fiseve arabe ende deri sa kanė munguar tė dhėnat historike, sėrish u bė qendėr e muslimanėve. Pėr ēdo muslimanė, i cili ėshtė nė gjendje ta kryej kėtė pelegrinazhė sė paku njėherė nė jetė, kjo ėshtė bėrė detyrė fetare.
Krijoni Kontakt