Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 161
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Park i Zi apo Park Energjetik

    Ing. XHEVAHIR NGJEQARI

    Për shkallën e njohjes së topografisë dhe mbështetur në strategjinë e infrastrukturës, mundësia e vendosjes së ndërtimit të infrastrukturës së naftës ne bregdetin e Vlorës ka dy variante. Varianti i pare eshte pozicioni i vendosjes nga specialistet shteterore ne Pyllin e Sodes, ne Gjirin e Vlores, ne periferi te qytetit Vlores ose ne zemer te pyllit dhe zones me te bukur turistike te Vlores. Te cilin ata e vleresojne si variantin me ekonomik. Varianti dyte eshte ai që parashikon ndertimin e strukturave te naftes ne zonen nga Kepi i Dajlanit deri ne derdhje te Vjoses, ose 17 km larg qytetit të Vlores, ose nen korrentet e lugines së Vjoses. Ky pozicion mendoj se është me ekonomiku dhe se zgjidh shume interesa per vendin. Ne pamundesi te barabarta qe te analizohen ose te ballafaqohen studimet ne keshillat teknike, specialistet shteterore shkruajnë dhe vulosin studimet e tyre pa një oponence jashte strukturave sheterore .
    Ndertimi i infrastruktures së naftes ne Gjirin e Vlores ka dy probleme. Problemin e parë specialistet shtetërore e kane me ambientalistet, te cilet kerkojne te ballafaqojne treguesit e ndotjes së mjedisit duke akuzuar se ato qe paraqiten ne pozicionin qeveritar nuk jane te sakta.

    Infrastruktura e naftës apo vetëm TEC-i
    Kalimi i tubacionit të naftës dhe gazit (AMBO) nga deti Kaspik në Europë nëpërmjet hinkes natyrale te lumit të Shkumbinit dhe bregdetit shqiptar duke shkurtuar mbi 3200 km ne krahasim me kalimet ne Gjirin Persik, verteton se pozicioni gjeografik eshte një urë tranziti, jo vetem per mallrat, por edhe per lenden djegese. Eshte fat qe kolektori i lendes djegese kalon nepermjet vendit tone sepse Europa eshte importuesi i pare dhe konsumatori i dyte ne bote per lenden djegese. Ne vitin 1997, Komuniteti Europian ka importuar lende djegese nga Lindja e Mesme mbi 40 miliardë euro. Rruga detare e Gjrit Persik, detit Arabik, Detit të Kuq, Suezit deri ne Mesdhe eshte shume e gjate. Ndersa rruga e kalimit nga deti Kaspik per te ardhur ne Europe nepermjet Ballkanit, ku vendi yne i vogel ne tranzitin e naftes perfaqësohet si urë tranziti tokesore dhe portuale, eshte një rast i veçante gjeografik. Ne kuptimin ekonomiko-shoqeror eshte një pasuri e madhe qe kolektoret e naftes dhe gjithe industria e perpunimit do te perqendrohet ne vendin tone dhe kryesisht në Vlore. Dhe fakti qe do te perpunohen dhe tranzitojne rreth 120 mije tonë nafte ne dite deshmon per dimensionet e industrisë së naftes qe do te istalohet ne perspektive.
    Me infrastrukture nafte nenkuptohet: Kolektori i naftes dhe i gazit me gjithe nenobjektet, depozitat e kolektorit AMBO qe kane volumin minimal 200 mije tonë, ndertimi me faza i tre TEC-ve me fuqi nga 135 MË*** secili,
    ndertimi i rafinerise qe do te perpunoje naften bruto qe vjen nga Kaspiku ne menyre qe te tregtohet i paster, ndertimi i një pontili te fuqishem nafte me gjatesi rreth 6,5 km; do te ndertohen depozitat e karburanteve te kompanise italo–rumene, ndertimi i rrjetit teknologjik te tubacioneve qe lidhin objektet e naftes me tranzitin dhe perpunimin. Vetëkuptohet, pra, qe nuk behet fjale per ndertimin e një TEC-i.

    Nuk është Park Energjetik
    Kam bindjen se ka një ngaterresë totale ose konceptim të gabuar. Sepse kur flitet per infrastrukturen e naftes theksohet me te madhe ndertimi i Parkut Energjetik ne Zonen “B”. Ky nuk eshte Park Energjetik, por Industria e Perpunimit dhe Tranzitit të Naftes. Sepse vellimi i karburantit qe do të perdorej per te prodhuar energji elektrike nga TEC-et nese do te blinim 3 miliardë KË***** ne vitin 2010 nuk do te kalonte 500 mije tonelata ne vit ose sa 1/ 72 e vellimit qe do te perpunohet dhe tranzitohet. Dhe objektet qe perbejne industrine e perpunimit dhe tranzitit jane me te shumte si vellime, shtrirje, depozitime etj. Nga krahasimet, industria e prodhimit të energjise ne raport me aktivitetin e perpunimit dhe tranzitit ka një vellim te vogel konsumi. Si koncepte, ndotja qe krijon vellimi karburantit qe perpunohet ne TEC-e eshte rrjedhoje e një procesi teknologjik. Dhe nese ndotja nga TEC-i eshte e dukshme ne natyre, industrite e perpunimit dhe tranzitit qe jane rreth 72 here me te medha do te kene ndotjen respektive. Ne kuptimin fizik, funksional, teknologjik objektet e perpunimit dhe tranzitit të lendes djegese zoterojne aktivitet shume here me teper se tre TEC-et. Nese do te meritonte fjalen PARK jane veprat e hidroenergjisë ne veri te vendit, te cilat kane lende te pare arin e bardhe UJIN. Duke iu referuar dhe fjalorëve, fjala Park ne te gjitha interpretimet nuk ka asnjë pike kontakti me industrine e TEC-ve, perpunimin dhe tranzitin e naftes. Fjala Park nenkupton një objekt qe natyra njerezore deshiron ne çdo kohe te jete pjese e saj. Per vete natyren e lendes djegese qe perpunohet, industria e perpunimit, tranzitit, prodhimit të energjise perfaqësojne struktura industriale qe vetem nevojat ekonomike, politike, strategjike e gjeografike te detyrojne t’i pranosh pjese të jetes urbane. Edhe ne kuptimin kimik, karburantet jane vete lende energjetike. TEC-i si teknologji shndërron energji. Gjeneron energjine e perqendruar qe nevojitet. Emertimi i industrise së perpunimit, tranzitit, TEC-ve nuk ka lidhje me fjalen PARK ENERGJETIK. Per vete natyren, ajo ne krahasim me shume industri te tjera ne kuptim e planimetrise perfaqëson një Park te Zi. Mbas fjales Park te Energjise ne opinionin e pergjthshem eshte thene se do te ndertohet ne “Zonën B”. Termi i mesiperm eshte i papercaktuar. Ne rastin e Vlores zona e mesiperme nenkupton truallin nga Narta ne Sode. Ne te gjitha arsyetimet, emertimet e objekteve te mesiperme nuk kane lidhje me infrastrukturen e naftes ne Vlore

    Gjiri Vlorës
    Gjiri i Vlorës ka formën e një harku të çrregullt. Mbi sipërfaqen e gjirit eshte ndertuar qyteti. Ne pjesen verilidore kufizohet nga kodrat Rinia, Kus - Baba, Ullishtja, Pusi i Mezinit, Narte - Zvernec. Ndersa bregdeti, nga Uji Ftohte deri te Shtepia e Pushimit rreth 6 km eshte ranor dhe i veshur me ndertime. Nga Shtepia e Pushimit deri ne Zvernec rreth 6 km shtrihet Pylli Vlores. Altimetria verteton se qyteti i Vlores ne gjithe periferine e harkut eshte i rrethuar nga kodrat. Qe nenkupton se korrentet fryjne nga deti ne Vlore dhe para viteve 90 ne mesin e pyllit ishte ndertuar Uzina e Sodes Kaustike. Pa gezuar lirine nga uzina helmuese, pyllit iu be peshqesh ndertimi i infrastruktures së naftes. Qe do te thote se industria e perpunimit të naftes ne Zonen “B”, nenkupton ndertimet ne Pyllin e Vlores. Kjo është e njëjta situatë sikur ndertimi i të ashtuquajturit Park Energjetik të bëhej në hapësirat nga “Misto Mame” deri në Kombinat.

    Zgjerimi urban i Vlorës
    Vlora dhe Narta janë lidhur plotësisht nga ana urbane. Narta tashme eshte lagje e Vlores. Troje te lira, pjeserisht kane mbetur ne zonen e pyjores, te cilat brenda një 5-10- vjeçari do te mbulohen me ndertime urbane. Ne gjendjen aktuale midis Vlores dhe Nartes nuk ka me dallim. Ai eshte një qytet i vetem. Per arsye se vetem fushe ose hapje fushore te lire ka vetem ne marredhenie me Narten. Kjo eshte arsyeja qe Vlora eshte shtrire ne drejtim te saj .

    Parashikimet shtetërore
    Gjithë infrastrukturën e naftës e kanë vendosur nga Narta deri në portin e Sodes. Ne fushen e Nartes me emrin Alias kane vendosur depozitat e naftes 200 mije tonë per llogari të naftesjellesit AMBO. Ne mesin e pyllit të Sodes kane vendosur ndertimin e TEC-it. Prane tyre do te vendosen dhe depozitat e tjera te kompanise italo-rumene, vellimi i te cilave eshte i dyshimte. Parashikime se ku do te vendosen dy TEC-et e tjere dhe rafineria nuk ka. Te gjitha keto struktura i kane parashikuar te ndertohen ne hapesiren nga Narta deri ne Portin e Sodes. Me qellimin e vetem sepse ne portin e sapofilluar te Sodes ka një bankine qe sherben aktualisht si pontil karburanti. Te cilin ne perspektive duan ta zgjasin rreth 6,5 km ne drejtim te Mezokanalit. Ose hapesires ujore midis Karaburunit dhe Sazanit per te furnizuar anijet 300 toneshe te tranzitit të naftes. Duke shprehur se infrastruktura e ndertuar ketu kushton reth 35 milion $ me lire se ne zona të tjera.
    Ne studimin shteteror paraqitet një planimetri pjesore ku eshte vendosur vetem TEC-i. Shenohet vetem largesia e tij nga Sheshi i Flamurit. Nevojitet një planimetri ku te perfshihet qyteti i Vlores, Pylli i Sodes, Narta dhe Zverneci dhe te vizatohet vija reale e shtrirjes urbane te Vlores. Specialistet shteterore shprehen se kane studiuar teresine e objekteve te infrastriuktures ne marredhenie me jeten urbane, me gjithe largesite respektive. Une dyshoj se kjo nuk eshte e vertete . Ne parashikimet shtetërore shfrytezohet pontili ekzistues i naftes duke e zgjatur ose duke ndertuar një tjeter prane tij. Gjatesia e pontilit qe furnizon anijet çisterne eshte 6,5 km. Pontili ne pozicionin e vendosur ne krye te gjirit të Vlores si vije ndarese e korrenteve detare qe vijne nga Kanali i Otrantos dhe nga hapesira veriore qe krijohet nga Sazani ne Bregun e Dajlanit, nenkupton qe edhe ndotjet minimale shkojne ne drejtim te bregdetit. Sepse korrentet detare fryjne nga deti ne toke dhe jo nga toka ne det. Ne hapesiren detare midis bregut te Sodes dhe Karaburunit, rreth 11 km, kane parashikuar vendosjen e pontilit të naftes reth 6,5 km. Specialistet shteterore pretendojne se deti ne kete zone eshte me i thelle se ne zonat e tjera ne veri. Kjo nuk eshte e sakte. Thellesia e detit ne Pyllin e Sodes dhe ne Kepin e Dajlanit eshte njëlloj. Madje, ne dy pikat e fundit dhe ne afersi te Vjoses, deti eshte me i thelle. Specialstët shteterore llogarisin se duke shfrytezuar portin e sapofilluar te Sodes dhe pontilin ekzistues ne krahasim me variantete e Kepit të Dajlanit do te kursehen rreth 35 milion $. Kjo eshte e dyshimte. Arsyet: Ndertimet e infrastruktures së naftes ne Pyllin e Sodes do te kerkonin qe tubacionet e naftesjellesit AMBO do te shtoheshin mbi 6 km nga Novosela ne Narte ne krahasim me vendosjen e infrastruktures ne Kepin e Dajlanit. Duke kaluar anash rruges qe shkon ne Vlorë, traseja e te cilave do te shpronesonte toka me vlere bujqesore. Tubacionet AMBO nga Novosela ne Narte do te kalonin rreth 13 km ne toka bujqesore. Ne variantin e Kepit të Dajlanit do te kalonin ne toka bujqesore rreth 2-3 km, ndersa pjesa tjeter, reth 5-6 km, ne toke shkripezimi. Infrastruktura e naftes ne Pyllin e Sodes do te ndertohet ne terrenin turistik ( pyll - det ) ne siperfaqen me te çmuar qe ka Vlora dhe Shqiperia. Ne Kepin e Dajlanit do te vendosej ne toka ne process shkripezimi.


    Pasaktësitë e Islamit
    Vendosja e infrastrukturës së naftes ku mpleksen interesat euroamerikane dhe shqiptare nënkupton një tërësi objektesh, perspektiva e te cilave klasifikohen si struktura te rendesise së veçante. Lenda djegese qe perpunohet dhe derivatet e tyre renditen si rrezikshmeri nga vendi i dyte deri te i shtati ne tabelen e mallrave te rrezikshme. Kjo eshte arsyeja qe po hiqen nga porti i Durresit. Sepse si mallra ato nuk bashkejetojne me natyren njerezore. Dhe ne te shumten e rasteve mbrohen ne menyre ushtarake. Vendosja e infrastruktures së naftes ne Pyllin e Sodes eshte berë pa një studim te perspektives se tranzitit të mallrave. Kerkesat e shtrirjes urbane te Vlores dhe turizmit, koncepti i tranzitit të naftes, koncepti i tranzitit të mallrave dhe perspektiva e zhvillimit të infrastruktures së perpunimit të naftes duhet te analizohen termat e perspektives, zhvillimit ne interes te vendit dhe invesitoreve euromerikane. Kam bindjen se vendosja e infrastruktures së naftes ne Pyllin e Sodes eshte realizuar ne kushtet e një studimi te kufizuar. Duke kenaqur interesa te vogla momentale. Vendosja e infrastruktures së naftes ne Pyllin e Sodes do te shoqerohet me konflikte urbane - shoqerore -ekonomike - njerezore.
    Studimi i vendosjes së objekteve te infrastruktures së naftes duhet te miratohet ligjerisht ne keshillat teknike, duke paraqitur dy ose tre alternative plan vendosjeje. Miratimet ne keshilin e qarkut, bashkise, prefekturë kane me shume force administrative dhe deklaruese. Planvendosja duhet te kete miratim te keshillit teknik te një instituti privat.
    Studimi i zones eshte kryer në mënyrë të pjesshme. Nuk ka studim te teresise së objekteve dhe zones bregdetare Treguesit tekniko -ekonomikë te vendosjes ne Pyllin e Sodes ne raport me planvendosjen qe ofron studimi yne nuk jane te sakta. Porti ne Pyllin e Sodes eshte ndertuar me detyre projektimi te vitit 1979, ku parashikonte aftesine e perpunimit të tij ne kufijte e 4 milionë tonë mall ne vit. Porti eshte ndertuar pjeserisht. Ne konceptet e aftesise perpunuese porti eshte i ngjashem me portin e Durresit. Kjo nenkupton qe porti i sapofilluar i Sodes do te jete një port i qarkullimit të brendshem per mallra te pastra dhe turiste. Nuk eshte ky porti i tranzitit të mallrave dhe i tranzitit të karburantit .

    Shekulli
    27/02/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:40

  2. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    AMBO ........ nje pikepamje tjeter

    Marre nga Guardian

    by Michel Chossudovsky
    Professor of Economics, University of Ottawa

    Washington's covert war in Macedonia (the Former Yugoslav Republic of
    Macedonia) aims to consolidate America's sphere of influence in
    southeastern Europe. At stake is the strategic Bulgaria-Macedonia-Albania
    transport, communications and oil pipeline "corridor" which links the Black
    Sea to the Adriatic coast. Macedonia stands at the strategic crossroads of
    the oil pipeline corridor.

    To protect these pipeline routes, Washington's goal is to install a
    "patchwork of protectorates" along strategic corridors in the Balkans.

    The promise of "Greater Albania" used by Washington to foment Albanian
    nationalism is part of the military-intelligence ploy. Amply documented,
    the latter consists in financing and equipping the Kosovo Liberation Army
    (KLA) and its National Liberation Army (NLA) proxy to wage the terrorist
    assaults in Macedonia.

    The development of America's sphere of influence in southeastern Europe —
    in complicity with Britain — supports the interests of the oil giants
    including BP-Amoco-ARCO, Chevron and Texaco. Securing control and
    "protecting" the pipeline routes is paramount to the success of these
    multi-billion dollar ventures.

    A successful international oil regime is a combination of economic,
    political, and military arrangements to support oil production and
    transportation to markets.

    The Anglo-American consortium which controls the AMBO Trans-Balkan pipeline
    project linking the Bulgarian port of Burgas to Vlore on the Albanian
    Adriatic coastline largely excludes the participation of Europe's competing
    oil giant Total-Fina-Elf.

    In other words, US strategic control over the pipeline corridor is intent
    upon weakening the role of the European Union and keeping competing
    European business interests at arms' length.

    The US-based AMBO pipeline consortium is directly linked to the seat of
    political and military power in the United States and Vice President Dick
    Cheney's firm Halliburton Energy.

    The feasibility study for AMBO's Trans-Balkan Oil Pipeline, conducted by
    the international engineering company of Brown & Root Ltd [Halliburton's
    British subsidiary] has determined that this pipeline ... will become a
    part of the region's critical East-West corridor infrastructure which
    includes highway, railway, gas and fibre optic telecommunications lines.

    Upon completion of the feasibility study by Halliburton, a senior executive
    of Halliburton was appointed CEO of AMBO. Halliburton was also granted a
    contract to service US troops in the Balkans and build "Bondsteel" in
    Kosovo, which now constitutes "the largest American foreign military base
    constructed since Vietnam". Coincidentally, White and Case LLT, the New
    York law firm that President William J Clinton joined when he left the
    White House, also has a stake in the AMBO pipeline deal.

    Militarisation of the pipeline corridors

    The AMBO Trans-Balkans pipeline project would link up with the pipeline
    corridors between the Black Sea and the Caspian Sea basin, which lies at
    the hub of the world's largest unexplored oil reserves. The militarisation
    of these various corridors is an integral part of Washington's design.

    The US policy of "protecting the pipeline routes" out of the Caspian Sea
    basin (and across the Balkans) was spelled out by Clinton's Energy
    Secretary Bill Richardson barely a few months prior to the 1999 bombing of
    Yugoslavia:

    "This is about America's energy security ... It's also about preventing
    strategic inroads by those who don't share our values.

    "We're trying to move these newly independent countries toward the west ...
    We would like to see them reliant on western commercial and political
    interests rather than going another way. We've made a substantial political
    investment in the Caspian, and it's very important to us that both the
    pipeline map and the politics come out right."

    The Anglo-American oil giants, including BP-Amoco-Arco, Texaco and Chevron
    —supported by US military might — are competing with Europe's oil giant
    Total-Fina-Elf (associated with Italy's ENI) which is a big player in
    Kazakhstan's wealthy North East Caspian Kashagan oil fields.

    The stakes are high: Kashagan is reported "so large as to even surpass the
    size of the North Sea oil reserves."

    The competing EU based consortium, however, lacks a significant stake and
    leverage in the main pipeline routes out of the Caspian Sea basin and back
    (via the Black Sea and through the Balkans) to Western Europe.

    The key pipeline corridor projects — including the AMBO project and the
    Baku-Cehyan project through Turkey to the Mediterranean — are largely in
    the hands of their Anglo-American rivals, which rely heavily on US
    political and military presence in both the Caspian basin and the Balkans.

    Washington's design is to eventually distance all three AMBO countries,
    namely Bulgaria, Macedonia and Albania from German-EU influence through the
    installation of full-fledged US protectorates.

    In other words, US militarisation and geopolitical control over the
    projected pipeline linking Burgas in Bulgaria to the Adriatic port of Vlore
    in Albania is intent upon undermining EU influence as well as weakening
    competing Franco-Belgian-Italian oil interests.

    Negotiations concerning the AMBO pipeline have been supported by US
    government officials through the Trade and Development Agency's (TDA) South
    Balkan Development Initiative (SBDI) "designed to help Albania, Bulgaria
    and FYR Macedonia further develop and integrate their transportation
    infrastructure along the east-west corridor that connects them."

    The TDA points to the need for the three countries to "use regional
    synergies to leverage new public and private capital [from US companies]"
    while underscoring the responsibility of the US Government "for
    implementing the initiative."

    With regard to the AMBO pipeline, it would appear that the EU has largely
    been excluded from the planning and negotiations. "Memoranda of
    understanding" (MOU) have already been signed with the governments of
    Albania, Bulgaria and Macedonia which strip the countries' national
    sovereignty over both the pipeline and the transport corridors by providing
    "exclusive rights" to the Anglo-American consortium:

    " ...[The] MOU states that AMBO will be the only party allowed to build the
    planned Burgas-Vlore oil pipeline. More specifically, it gives AMBO the
    exclusive right to negotiate with investors in and creditors of the
    project. It also obligates ... [the governments of Bulgaria, Macedonia and
    Albania] not to disclose certain confidential information on the pipeline
    project.

    The AMBO pipeline project is linked up with another strategic project
    entitled "Corridor 8", initially proposed by the Clinton Administration in
    the context of the "Balkans Stability Pact".

    Of strategic importance to both the US and the European Union, "Corridor 8"
    includes highway, railway, electricity and telecommunications
    infrastructure. In turn, the existing infrastructure in these sectors is
    slated for deregulation and privatisation (at rock bottom prices) under
    IMF-World Bank supervision.

    Although rubber-stamped by EU transport ministers as part of the process of
    European economic integration, "Corridor 8" feasibility studies were
    conducted by US companies financed directly by the TDA. In other words,
    Washington seems to have set the stage for the takeover of the countries'
    transport and communications infrastructure.

    American corporations including Bechtel, Enron and General Electric (with
    financial backing from the US government) are competing with companies from
    the European Union.

    Washington's design is to open up the entire corridor to US multinationals
    in a region situated in the European Union's "economic backyard", where the
    power of the Deutschmark tends to dominate over that of the US dollar.

    In early 2000, the European Commission began negotiations on EU associate
    membership status with Macedonia, Bulgaria and Albania. And in April 2001,
    at the height of the terrorist assaults, Macedonia became the first country
    in the Balkans to sign a so-called "stabilisation and association
    agreement" (SAA) constituting an important step towards full EU membership.

    The agreement provides the basis for "trade liberalisation, political co-
    operation, economic and institutional reform and transplantation of EU
    legislation". Under the Stabilisation and Association Agreement, Macedonia
    would (de facto) be integrated into the European monetary system, with full
    access to the EU market.

    The terrorist assaults coincided chronologically with the process of "EU
    enlargement", gaining momentum barely a few weeks before the signing of the
    historic "association agreement" with Macedonia. Amply documented, the US
    has military advisers working with the terrorists. Was this a mere
    coincidence?

    Also, Robert Frowick, "a former US diplomat", was appointed to head the
    Organisation for Security and Cooperation in Europe mission in Macedonia in
    mid-March, again barely a few weeks before the signing of the "association
    agreement".

    In close liaison with Washington and the US Embassy in Skopje, Frowick
    initiated a "dialogue" with NLA rebel leader Ali Ahmeti. He was also
    instrumental in brokering an agreement between Ahmeti and the leaders of
    the Albanian parties, which form part of the government coalition.

    This agreement negotiated by Frowick has largely contributed to
    destabilising political institutions, while at the same time jeopardising
    the process of EU enlargement.

    Moreover, the deteriorating security situation in Macedonia has provided a
    pretext for increased US political, "humanitarian" and military
    interference, while contributing to weakening Skopje's economic and
    political ties to Germany and the EU.

    In this regard, one of the "binding conditions" of the "association
    agreement" is that Macedonia conform to "EU standards on democracy".
    Needless to say, without a "functioning government" in Macedonia, the EU
    association process with Brussels cannot proceed.

    The puppet governments installed in Tirana, Skopje and Sofia, while largely
    responding to US diktats, are currently being swayed in the direction of
    the European Union. Washington's intent is ultimately to curb Germany's
    "Lebensraum" into Southeastern Europe.

    While paying lip service to "EU enlargement", the US has consistently
    favoured "NATO enlargement" as a means to pursuing its strategic interests
    in Eastern Europe and the Balkans, while Germany and France have opposed
    it.

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    DURRES (4 Mars) - Drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Andis Harasani, kundershtoi sot, permes nje njoftimi drejtuar mediave, argumentat e disa OJQ-ve per rrezikun e mundshem te ndotjes se bregdetit te Vlores nga ndertimi i TEC-it te ri dhe parkut energjitik, ne zonen e ish-uzines se PVC-se. Harasani shprehet se "ndertimi i TEC-it eshte brenda parametrave te legjislacionit te Shqiperise, Bashkimit Evropian si dhe rregullave e udhezimeve te institucioneve financuese sic jane Banka Boterore, BERZH-i dhe BEI per ndikimin ne mjedis". Sipas tij, gjate 3 viteve pune per projektimin e ndertimit te TEC-it te ri te Vlores, me financim te USTDA (Agjensise Amerikane per Zhvillim Nderkombetar) jane perzgjedhur kompani konsulente te huaja, te pavarura, te cilat kane realizuar tre faza studimesh per ndikin e ketij TEc-i ne mjedis. Rezultatet e studimit u prezantuan ne takimin me publikun, ne Shtator 2002, ku u arrit ne konkluzionin se lenda djegese qe do te perdorej do te ishte distilat nafte me sulfur te ulet. "Ky studim u vleresua nga nje konsulent i pavarur i huaj, me pas, u miratua nga institucionet shqiptare, Bashkimit Evropian, BB-se, BERZH-it dhe BEI-it, e me pas eshte vazhduar me tej me pergatitjen per financimin e tij," thekson Harasani. db/db (/BalkanWeb)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cunami, së shpejti në Vlorë, jo nga deti, por nga helmi i TEC-eve, rafinerive, depozitave të karburanteve dhe gazit

    Vlora në UDHEKRYQ


    Petrit Levendi*

    Vlora ka pasur shpesh tragjedira, luftëra, humbje në njerëz, e fundit 1997, e më pas humbje më të vogla, por projekti i helmit, që mendohet të zbatohet së shpejti, do të jetë humbja më e madhe se të gjitha çfarë ka pësuar ky qytet deri në ditët e sotme.
    Viti ‘97 , një ditë do të shuhet nga kujtesa, por Cunami i Helmit do të jetë prezent jo vetëm për brezin tonë, por edhe një peshqesh i tmerrshëm për fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë…dhe ata s’kanë për të na e falur, sepse kjo është shumë herë më e keqe se plehrat e Italisë që duhej të digjeshin në Kashar apo Çimentoja e Greqisë (Fabrika e çimentos e projektuar për t’u ndërtuar në Radhimë anës detit ), apo të gjitha të marra së bashku.
    TEC-et, 5 të tillë. (çuditërisht qeveria ka deklaruar vetëm 1 TEC), rafineria, depozitat e gazit dhe të naftës, plot 10-12 industri, plot 560 hektarë...(e të tjera të dhëna të deklaruara nga specialistët ) në këtë Vlorë të vogël dhe të varfër në mes të Europës ( si gjithë Shqipëria ) që të vetmen pasuri dhe të ardhme ka turizmin dhe për shumë arsye kurrsesi industrinë, e aq më pak këtë lloj industrie.
    Dhe i gjithë ky “Park i Zi” do të vjellë çdo ditë helme, tym, acide, ndotje hidrokarburesh për njerëzit, bimesinë përreth, peshqit në Gjirin e Vlorës dhe në jo më shumë se 10-15 vjet Vlora do të braktiset nga vetë vlonjatët, sepse efekti i shiut acid do të rrezikojë të thajë deri dhe pyllin e Llogorasë, dhe do të kemi një Gji pa jetë e gjallesa, me ujë të pistë si ujë pellgu, sepse do të fillojnë problemet me shëndetin e popullatës, ndërsa për turizëm as që mund të bëhet fjalë. Hotelet do të jenë mbyllur me kohë, pemët do të jenë venitur, familjet e mbetura do të lindin fëmijë me probleme, ndoshta të përbindshëm nga ndikimi i një industrie të ngritur në mes të qytetit, që do të pushtojë, ajrin, ujin dhe tokën ku Vlora do të jetë e detyruar të shtrihet në vitet e ardhme. (Për 10-15 Vlora eshtë e detyruar të shtrihet në drejtim të kësaj industrie deri në Panaja)
    Çuditërisht apo pabesisht, institucionet nuk na kanë vënë në dijeni dhe as tani nuk flasin!? Por le të dalin qeveritarët e të gjitha niveleve që e miratuan projektin, apo ata që kanë urdhëruar dhe ta garantojnë publikisht popullin e Vlorës se nuk ka për të ndodhur kjo gjë, se Vlora mund të zhvillojë normalisht turizmin në praninë e kësaj industrie. Por askush nuk ka dalë ta bëjë dhe nuk ka për ta bërë. Përgjegjësia dhe papërgjegjshmëria është e pamatshme, askush s’ka shpatulla për këtë, ata po e kuptojnë çfarë kanë firmosur, dhe nëse tani kanë sadopak një ndjenjë qytetarie, me siguri nuk kanë kurajo. Ata janë mbase midis ndjenjës së fajit dhe frikës apo presionit, partiak e ekzekutiv,..sidoqoftë ata tashmë e kanë marrë përgjegjësinë, me heshtjen e gjatë dhe pas debateve për këtë problem…e megjithatë më mirë vonë se kurrë edhe tani ata që janë vlonjatë mund të bashkohen për të mirën e Vlorës.
    Ata që kanë urdhëruar kanë vetëm paturpësinë e papërgjegjshmërinë si tipar, janë thjesht rrugaçë e pjaneçë që shesin çdo vlerë, që për fat të keq shqiptarët u kanë besuar ta administrojnë…Janë ata që flasin për antikorrupsion, antikontrabandë, per zhvillim e integrim
    Të dashur bashkëqytetarë këtu nuk bëhet fjalë për ata që jetojnë në Kinë apo në Kukës, por në Vlorë, aty ku ne dhe fëmijët tanë jetojmë dhe mos prisni që këtë ta kundërshtojnë kinezët, as banorët e Kukësit, as pjesa tjetër e Shqipërisë. Ne të gjithë dhe pa asnjë dallim partiak do të jemi të dëmtuarit dhe, nëse do të jemi të vonuar, nuk do te ketë më kthim mbrapa, sepse ky është një dënim kapital
    Kushdo që hesht, qoftë ky qytetar i thjeshtë vlonjat, merr një përgjegjësi të rëndë të paktën përpara brezave që do të vijnë. Brezat do të kenë të drejtë të na etiketojnë, si brezi i injorantëve dhe hajdutëve, apo çdo emër tjetër që ka turp brenda.
    A e keni parë ndonjëherë Vlorën nga një pikë e lartë.Psh nga Kanina apo Kuzum Babaja ,..e pra po ta shikoni do të bindeni qe Vlora është shtrirë deri në pyllin e Sodës, deri në lagunën e Nartës, vetë pylli i Sodës është një pasuri, është mushkëria e qytetit, ai është një potencial për t‘u përmirësuar dhe për t‘ju kthyer destinacionit që i ka dhënë natyra dhe pozicioni gjeografik Vlorës...dhe çuditërisht qeveria harron se e ka shpallur Vlorën si zonë prioritare turistike (por në fakt Vlorën e ka shpallur vetë natyra të tillë )...
    Qeveria harron të thotë, (ose është tërësisht injorante), se sipas Konventës së Aarhus-it., asnjë lloj investimi i huaj që është armiqësor ndaj mjedisit dhe shëndetit të njerëzve nuk duhet të pranohet pa miratimin e popullsisë lokale.
    Po investitori? Ai sigurisht është ”i ftohtë” dhe në asnjë rast s’mund t’i thuash ”i keq”, atij i intereson ta bëjë investimin me koston më të ulët , dhe kjo arrihet në Vlorë, në zonën e Triportit, ai as që ka idenë se Vlora është një qytet turistik dhë eshtë kjo e ardhmja e afërt, dhe as do t’ja dijë, ai se vret mendjen kur s’e vrasin të zotët e shtëpisë.
    Qeveria ngre zërin për industrializim të vendit, kjo u tha dhe për plehrat e italianëve, për fabrikën e çimentos në Radhimë, por askush nga qeveritarët me pas ngritjes së këtij problemi, s’ka thënë se Vlora është një qytet turistik
    Po bashkëqytetar vlonjat, fjala industrializim nuk duhet t’ju josh aspak, askush më parë apo tani nuk e ka vrarë seriozisht mendjen për këtë problem, qeveritarët dhe partitë mendojnë vetëm politikë për politikë, për ego dhe karrige, për pushtet dhe para deri në pangopësi.
    Po përse nuk ndërtohet kjo industri diku me larg..? Ku nuk ka popullatë ku nuk ka turizëm..po në fund të fundit hiç fare, nafta të jetë vetëm tranzit në Shqipëri, çfarë do të fitojë Vlora nga kjo ? 40- 50 të punësuar ? 40 milionë dollar që i fiton shteti shqiptar , ( keni parasysh si përdoren këto lekë nga shtetarët ) dhe sa do të ngelen të përfitojë realisht Vlora…..maksimumi 1 % të shumës, kthyer në formën investimesh, rrugë, drita, asistencë, paga etj. pra thërrimet që do të lënë shtetarët.
    Qytetarët e Vlorës duhet ta kuptojnë se ky nuk është një biznes fitimprurës për Vlorën dhe as për Shqipërinë, ( ndoshta për disa përfaqësues të shtetit ) por i një firme të huaj që të ardhurat e biznesit nuk do t’i ricikloi këtu dhe do t’i nxjerrë mbi tokën tonë, duke ndotur ajrin tonë, ujin tonë, plazhet tona… …atëherë çfarë ngelet …? Vlora do të jetë thjesht kurrizi ku do të shijnë interesa biznesi dhe qeveritarësh..siç ka qenë dhe siç është gjithë Shqipëria.
    Po a e dinë vlonjatët se sa fitojnë sot nga turizmi dhe sa do të fitojnë pas 10-15 vjetësh. Llogaritë janë të pakrahasueshme në favor të turizmit….
    A e dini sa fiton Turqia sot nga turizmi, plot 16,1 miliardë euro në vit me mbi 16 milionë turistë.
    Vetëm Vlora me vijën e saj bregdetare 145 km me gjirin e saj të papërsëritshëm Karabrunin, Sazanin (që çuditërisht nuk i kthehet Vlorës turistike ) dhe Lagunën deri në Vjosë, me kurorën e kodrave mbi det, Kaninën, Llogaranë unikale, dhe brigjet deri në Himarë, etj. etj. pas 10-15 vjetësh mund të përballojë 1-1.5 milion turistë në vit që do të thotë mbi 1 miliard euro në vit, mbi 500 herë më shumë të ardhura se projekti i helmit i ofron Vlorës, përveç së brezat do të gëzojnë një jetë të qetë në ajër të pastër.
    Vlonjatë, Vlora dhe sot fiton shumë herë më tepër nga turizmi se nga thërrimet që ofron pushtimi i kësaj industrie .
    Kjo që ndodh këtu s’mund të ndodhë askund tjetër përveç në vendet e varfra dhe më injorante të botës.

    Ka vetëm një shpresë: Vlonjatët të kundërshtojnë Cunamin e Helmit brenda në qytetin e tyre,
    Çfarë do të jetë Vlora e vendosin vetë vlonjatët dhe kurrsesi zyrtarët kalimtarë…dhe Vlora e ka treguar në shekuj që ka vitalitet. Le të shpresojmë që ta bëjë këtë në kohën e duhur.

    Janë të lutur në radhë të parë gjithë vlonjatët, por dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, të votojnë në internet në Portalin www.albania-guide.net , nëse duhet pikërisht në Vlorë të ndërtohet 560 hektar industri nafte apo Vlora të zhvillojë ajë që natyra ia ka falur pa kursim, potencialin për një industri turizmi ,e cila mund të jetë pas 10-15 vitesh nga më atraktivet në Europë.
    Në këtë faqe interneti, në rubrikën Lajmi i Ditës, mund të lexoni dhe artikuj e mendime specialistësh e ambientalistë që deklarojnë me shifra dhe kompetencë, atë që mund të ndodhë pas ndërtimit të kësaj industrie

    *Administrator i Agjencisë Turistike “Colombo”
    Anëtar i Bordit të Turizmit të qytetit të Vlorës
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:38

  5. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    DOSSIER \ BORDER(S)

    Tommaso Merlo, - Milano - 5.3.2005

    Corridoio 8: il sogno albanese

    Corridor 8: the Albanian dream
    The 'Corridor 8' project will, according to the European Union, help to stabilise the troubled Balkans region



    Once upon a time, the Appian Way connected Rome to Brindisi before heading east to the other side of the Adriatic. From the port of Durres in Albania, it eventually reached Greece. This route carried military and commercial rule from the Roman Empire to the East. After 20 centuries, the EU is putting its trust in the same direct routes to make its transport and telecommunications system run more smoothly. How? By launching the so-called Trans-European Transport Network, what is known in EU jargon as a ‘multimodal’ transport infrastructure.

    The project

    Corridor 8 is one of ten 'Trans-European Corridors’ which plan to make the exchange of goods, people, oil and other energy supplies easier between the EU, the Balkan states (which look onto the Black and Caspian seas) and the states of central Asia. But it’s not just about making up for lost time and overcoming economic and commercial underdevelopment. For Europe, these Corridors will also improve stability in a region which has always been troubled.

    Corridor 8 connects the Adriatic and Black seas. It sets out from the Italian ports of Bari and Brindisi and knocks on the door of Durres in Albania before carrying on through Tirana, Skopje and Sofia, finally arriving in the Black Sea ports of Burgas and Varna. This project has thrown up many difficulties in terms of feasibility. The stretch of road is to be almost entirely built from scratch and the proposals foresee two mountain passes, between Albania and Macedonia and Macedonia and Bulgaria, in areas which are difficult to access. It’s the same story for the railway line which is interrupted in two places. The current crumbling infrastructure in the area is causing costs to rocket and increasing the time needed to complete the project.

    Economic development...

    Optimism about a happy ending to the Corridor 8 saga is related to its strategic importance in terms of energy. The Corridor will make it possible for the Mediterranean to access the enormous energy reserves of the Caspian region. The notable presence of American investors who are interested in the project is no coincidence. Even the Italian Government has recently shown a renewed interest in the project, seeing the planned lengthening of the Corridor from Brindisi to Bari as an opportunity for economic development in the Mediterranean region.

    Corridor 8 will launch Albania towards the Eastern European markets but that’s not all. The roads, railway lines, ports, logistics infrastructure and subsidiary services will guarantee enormous investment from the West. There is already interest in the management of the gas and water pipelines from the Caspian which will cast up on the Albanian coast. Besides being good business in the short term, the Corridor will guarantee structural economic advantages from the international presence and from improvement to the transport system and internal services. The enormous economic prospects from the Corridor and a new political landscape seem to bare testimony to the fact that history has decided to pass through Tirana once more.

    ...and political progress

    There’s no doubt therefore that this is an historic opportunity for Albania. From the political point of view, it will allow the country to break free of isolation and take on new geopolitical significance in its strategic role as a bridge to Eastern Europe and Asia. The European Commission intends to tie the construction of the Corridors to a whole series of internal reforms in the states concerned. In concrete terms, the creation of the Corridors has been entrusted to the states geographically involved which have signed a Protocol agreement. The projects foresee both the restructuring of existing infrastructure and new construction, and will benefit from both public and private funding. The ability of the states involved to mobilise resources and guarantee political and administrative order is essential to attract investment.

    In Albania, the time for reform and integration into the EU is approaching.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KUJT I SHËRBEJNË TEC-et NË VLORË?!

    Prof. ass. Sazan GURI

    Qëndrimit, si ekspert ambjentalist, për ngritjen e TEC-it në Vlorë, fillimisht dhe sinqerisht iu futëm për të orientuar vendimmarësit, dhe pse jo edhe qeverinë shqiptare, që të mund të merrte masa në mbrojtje dhe në ruajtje të peisazhit natyror dhe të brishtë të Vlorës. Por, sa më shumë zhyteshim në studimin “Projekti i fizibilitetit”, që në shqip kurrë nuk thirret “projekt i leverdisshmërisë”, aq më shumë kuptojmë se, Vlora është parazgjedhur për t’i shërbyer të tjerëve, dhe jo Shqipërisë, aq më pak vlonjatëve. Guxoj të them se, sipas studimit që kemi bërë, në mënyrë autodidakte, rezulton se Vlora, më saktë Vlora-B, sheshi 2 km mbi Sodën, kurrsesi nuk del me pikë maksimale ose në vend të parë. Përkundrazi, edhe për kriteret e bëra qysh atëherë në vitin 2002, por veçanërisht sot në vitin 2005, kur parametrat gjeomjedisorë (statuti i Lagunës së Nartës, i azotikut në Fier, etj.) kanë ndryshuar, sheshi në Fier rezulton respektivisht më lart se Vlora, duke qenë kështu, ai (Fieri) në vend të parë. Për manipulimin, inkompetencën, keqinterpretimin e kritereve, me parametra të ponderuar, veçanërisht të atyre mjedisorë dhe turistikë ia vlen të ndalesh në një debat, pse jo publik. Ndërsa për këtë radhë, prapë guxojmë dhe themi, se një dorë e hekurt ka spostuar sheshin e Vlorës-B për në plan të parë. Pse?!. A e dini se në këtë shesh nuk do të ndërtohet vetëm një TEC, por dy të tillë, me nga 135 MË secili. A e dini se vetëm njëri TEC mund të sigurojë një energji, për më tepër se 300,000 shtëpi, pra le të themi, sa për gjithë Shqipërinë e jugut, ku ndihet humbja në rrjet. Po tre të tjerët kujt do t’i shërbejnë?!. Po gjiganti tjetër prej 420 MË, që mendohet të ngrihet po në këtë shesh, kujt do t’i shërbejë?! Po supergjiganti tjetër prej 1200 MË, që mendohet të ngrihet po në këtë shesh, kujt do t’i shërbejë?! Vazhdojmë. Vlora mendohet të jetë pa një pa dy, terminali i projektit AMBO, me anë të të cilit, toka shqiptare do të përshkohet deri në terminalin e saj Vlorë, me tubacion naftësjellësi e gazsjellësi, të cilët do të detyrojnë të ngrihen depozita të tjera hidrokarburesh prej 300,000 tonësh. Edhe për këtë ambjentalistë të EPA-s (Agjencia amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit) porosisin, kujdes shqiptarë me projektin AMBO. Sepse edhe projekti AMBO ka një zgjidhje, nëse ne shqiptarët dimë të masim vlerat tona. Pra, ai të hyjë e të dalë nga Shqipëria, si tubsjellës nafte dhe të ankorohet si terminal, diku në Siçeli a Palermo, a në Brindizi meqënëse, atje ka dhe funksionon një park energjitik industrial. Ndërkohë, po në sheshin Vlora-B, i është akorduar e drejta, një kompanie të huaj, për të ngritur depozita karburantesh, me kapacitet 150,000 ton për tre ditë, por me mundësi 300,000 ton. Për analiza nga pikëpamja mjedisore apo të shëndetit njerëzor apo për efektet në turizëm, ju kujtojmë që, kurrsesi të mos i referoheni shifrës së parë, sepse ajo me mundësi apo më tepër se ajo, realisht ka për të ndodhur. Pra, pranë pyllit të Sodës i bie të kaparosen më tepër se 36 milionë ton naftë në vit. Shqipëria, në mos gabofsha nuk duhet të ketë nevojë për gazoil më tepër se një milion ton në vit. Pra, kujt do t’i shërbejnë 35 milionë tonët e tjerë?!. Vazhdojmë. Po në këtë shesh mendohet të ngrihet një rafineri, e cila do të përpunojë këtë tonazh nafte bruto, që do të vijë nga deti, Arabia e nga të duash ti o i mjeri shqiptar, nga të duash ti o i shkreti vlonjat, nga të duash ti o i gjori ekspert. A e dini se, anijet me tonazh mbi 300,000 tonësh, pasi të vijnë të marrin naftën e përpunuar, në thellësitë pranë Karaburunit ose 600 metra larg bregut të Sodës, më parë do të zbrasin në detin tonë (Adriatik-Jon) 300,000 tonët e ujit, që kanë marrë për kompensim peshe, për një udhëtim normal në det. A e dini se, ky ujë do të jetë afërsisht si Gjanica, në Fier. Dhe të gjitha këto, pse? Sepse sot nuk është e lehtë të ngresh teknologji të tilla, në vendet e komunitetit europian, si Itali e gjetkë, mbasi iu duhen të paguajnë taksa mjedisore të larta, ose më mirë të themi, pothuajse nuk lejohen nga komuniteti vendas, nëse teknologjia nuk rezulton miqësore me mjedisin. A e dini se Italia në vitet ‘80 humbi rolin hegjemon në detin Adriatik, përsa i përket industrisë së saj të turizmit, për shkak se u ngritën parqe të tilla energjitike buzë detit. Dhe ky rol nxori menjëherë në plan të parë Kroacinë, sepse atje kishte dhe ka një teknologji, atë të turizmit. Ju siguroj, që në këtë marrëveshje nuk ka as më pak e as më shumë ngjashmëri, si me problemin e plehrave italiane. Sikundër 5,000 ton në ditë plehra të huaja do të vinin e do të përpunoheshin dhe naftat do të vijnë nga jashtë e do të përpunohen dhe do të shkojnë së bashku me energjinë e prodhuar prapë për jashtë. Ne fitojmë, thërrimet e tryezës, por jo të tryezës së luanit, sepse atje hanë të gjitha kafshët, por të mbretërve apo të krajlëve, ku shërbëtorët mund të lëpijnë ndonjë kockë, së bashku me jashtëqitjet e industrisë, si smogun, SO2, NOx, Co2, CO, shiun acid, mbetjet hidrokarbure në det, në lagunë, në kripë, në verë, në rërë, etj. Sikundër dhe në plehrat, edhe këtë radhë kemi të bëjmë me transferim të pastër teknologjie me probleme, që shpesh ndodh nga vende të zhvilluara drejt vendeve të varfra, nga vende me dije dhe sensibilizim të plotë drejt vendeve pa dije dhe pa sensibilizimin e duhur. Këtu nuk bëhet fjalë, që prapa kurrizit të oborrit tim jo, (sindroma NIMBI), por këtu bëhet fjalë, që kur nuk më shërben mua pse të them po. Vlora e ka një industri, atë të turizmit. Ujku dhe delja nuk mund të rrinë në një vath. Shembulli është afër. Vëreni Brindizin dhe krahasoheni me Turqinë, ku jo pak, por 14 milionë turistë gjallërojnë ekonominë e vendit, me anë të të cilëve fitohen 16,1 miliardë euro. Shqipëria nuk ka as më pak e as më shumë parametra e tregues turistikë sesa Turqia, si në drejtim të turizmit diell-ujë, historik, ekoturistik, gjeologjik, çlodhës, piktoresk, civil, nënujor, sportiv (jahte, ski në ujë), morfologjik, peisazh, hipizëm etj., me përjashtim të gjatësisë bregore, që ofrohet dhjetë herë më pak. Atëherë, për të njëjtat konstante, le të kemi 1,400.000 turistë. Por të dashur vlonjatë, jo se dua t’ju nxis të hidhni poshtë zhvillimet industriale, por thjesht peshoheni njëherë. Nëse ju leverdis projekti i TEC-it, projekti rafineri, projekti depozita Petrolifera, projekti port nafte, pse të mos e pranoni. Por, nëse ju leverdis strategjia e turizmit që jo larg do të kthehet në burim pune e të ardhurash, prapë pse të mos e pranoni. Greqia u fut në bashkësinë europiane për vlerat arkeologjike. Turqia do të futet për vlerat turistike. Shqipëria nuk duhet të pranojë të futet për dy groshët e plehrave, as të karburanteve, as të drogës, as të mungesës së stabilitetit gjoja, por të dinjitetit të shpirtit fisnik, të rëndësisë së vlerave historike, të potencialit madhështor të gjuhës, si baba dhe mëmë e gjuhëve të bashkësisë europiane, të kuptimit të lidhjeve e vlerave familjare, të disa veçorive tipike antropogjenike si ballëlart, që shpreh aftësi intelekti deri në larmishmërinë e bilbilave polifonikë labë. Mbajeni mend o vlonjatë, se zhurmat e parkut energjitik dhe oxhaqet e vegjël të projektuar enkas të shkurtër nuk do të lejojnë të përcjellin më, këngën tënde drejt Europës. Eksperti foli. Fjalën e ke ti. Mirë u takofshim në Vlorën turistike ose Lamtumirë Vlorë me TEC-e e Petrolifere.


    Shekulli
    10/03/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:39

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    S'di ca te them, vetem se me vjen shume keq per rivieren e Shqiperise qe po shkaterrohet nga 'investoret' e huaj qe ia mbushin xhepat qeveritareve tone. Greqia njehere e ka shkaterruar fare nje pjese te plazhit te vlores me kompanite e veta 'ndertuese' . Sa strategjik po trregohen se ku ta vejne fabriken........t'a shkaterrojn bukurine e virgjire natyrale te Vlores qe mos ja marri turizmin.

    Ka nja tre vjete kur lexova nje artikull ne "The Economist' per te ardhmen e turizmit ne Shqiperi, dhe thonte qe Europianet Perendimore e mbajne shqiperine si 'the last wildernes of Europe', si i vetmi vend exotic perprenda Europes qe eshte shume ne rrezik nga investimet e huaja ne riviere, sidomos nga Greqia qe s'do kurre turizmin t'ia marre Shqiperia, duke e kuptuar qe eshte bere atraktik ne syte e Europianeve. Po, whatever, qeveritaret tane jane te shitur tek Greku, madje kane disa vila ne Greqi kur bukuria e vendit te vet po shkaterrohet.

    The 'Switzerland' of the Balkans eshte prishur.

  8. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Qeveretaret shqiptare ia shesin shpirtin dhe djallit per "te lepire ndonje kocke" sic tha autorja me siper. Kjo dihet. Megjithate eshte akoma me e dhimbshme heshtja dhe koma ne te cilen ndodhet publiku, opinioni shqiptar, qe po u shkaterrohen dhe do t'u shkaterrohen "mushkrite" e frymarjes civile. Eshte e dhimbshme te jesh deshmitar i kesaj doreheqje, pasiviteti, dhe lenja e fatit te nje kombi, te brezave qe do vijne ne duart e nje pakice te pangopur, qe po e ha Shqiperine te gjalle.

  9. #19
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Ky projekt jo vetem qe nuk do t`a frenoje turizmin ,por do ta stimuloje ate me shume per gjithe Shqiperine. Kriza energjitike do te zhduket nje here e pergjithmone, dhe bregdeti shqiptar do te ndricoje si kurre ndonjehere.

  10. #20
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bashkia e Vlores miraton projektin

    Nënkryetari i bashkisë Dervishaj: Parkun energjitik do ta diskutojmë në mbledhjen e këshillit bashkiak

    Bashkia e Vlorës aprovon ndërtimin e TEC-eve në bregdet

    L. Çela

    VLORË- Parku energjitik do të jetë jo vetëm shpëtimi i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë. Të paktën në këtë mendim kanë qenë përfaqësuesit e pushtetit lokal në Vlorë. Në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës është e varur në mur një hartë e detajuar e këtij parku, ku përfshihet ndërtimi i pesë TEC-eve si dhe projekti i shumëpërfolur AMBO. Dervishaj pa frikë mund të radhitet ndër idhtarët e parë të këtij projekti, që sipas ambientalistëve do të shkatërrojë jo vetëm gjirin e Vlorës, por dhe zonën përreth. Por mendimi i ambientalistëve të qytetit kundërshtohet nga nënkryetari i bashkisë. “Këta persona që kundërshtojnë sot Parkun Energjitik iu ka hasur sharra në gozhdë, pasi ky projekt do të sjellë shumë përfitime jo vetëm për Vlorën, por dhe për shtetin shqiptar. Në kohën kur është diskutuar ky projekt, të gjithë kanë rënë dakord për zbatimin e tij ndaj dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që janë interesa të caktuara që kanë vënë në lëvizje këtë grup”, -thotë nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Halim Dervishaj. Sipas tij shteti shqiptar do të përfitojë 60 milionë dollarë në vit nga ky projekt, ndërkohë që do të punësohen 15 deri në 20 mijë punëtorë. Të paktën kjo është shifra që përfaqësuesit e pushtetit vendor në Vlorë kanë reklamuar në ato të pakta tryeza që kanë organizuar me përfaqësues të vetë Bashkisë së Vlorës. Sipas Dervishajt, në këto takime janë diskutuar të mirat dhe pasojat e këtij projekti, të cilat për mendimin e tij janë të papërfillshme. “Megjithatë nga ajo që ne dimë deri më tani zyrtarisht është se në Vlorë do të ndërtohet vetëm një TEC, për të cilin ka rënë dakord dhe komuniteti vlonjat”, -vijon më tej nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, i cili i referohet hartës ku është përfshirë i gjithë Parku Energjitik. Janë pikërisht 5 TEC-et dhe terminalet e naftës që do të ndërtohen në gjirin e Vlorës ato që kanë sjellë reagimin e ambientalistëve, çka ka kushtëzuar edhe qëndrimin e pushtetit lokal. Nënkryetari i bashkisë thotë se shumë shpejt këto projekte do të diskutohen në mbledhjen e këshillit bashkiak, në përfundim të të cilës bashkia do të dalë me një deklaratë për shtyp. Por si një inxhinier që është, Dervishaj mendon se këto projekte do të sjellin një impakt për zonën. “Me ndërtimin e këtyre TEC-eve ne nuk do të vuajmë më nga dritat po ashtu do të hapen vende të reja pune. Nuk kuptoj se çfarë kërkojnë më shumë këta njerëz”,-thotë nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Halim Dervishaj.

    20/03/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:39

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •