Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    ketu Maska e Redi
    Anėtarėsuar
    29-03-2002
    Postime
    871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres

    Studimi i organizatės sė OKB-sė nė Porto Romano

    Ndotja, ja shifrat vdekjeprurėse



    --------------------------------------------------------------------------------

    Irena Shabani

    Prej dhjetė vjetėsh duke ndjekur gjurmėt e njė mallkimi tė pathėnė jetojnė nėn ajrin e rėndė tė qiellit qė mbulon Porto Romanon. Janė mbi 15 mijė banorė qė nuk e njohin tė vėrtetėn e tokės sė ndotur me lėndė vdekjeprurėse. Nuk e kuptojnė prej nga iu vjen e keqja, bėjnė zhurmė vetėm e vetėm qė Fabrika e Lėkurėve tė mos rihapet. Ndėrkohė ēdo ditė thithin me hundė, pijnė me ujė ose nėpėrmjet qumėshtit helmin vdekjeprurės qė nuk do vonojė shumė pėr t'u kthyer nė kancer.

    Analizat
    Ka qenė njė organizatė UNEP (Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Ambientin) ajo qė ka bėrė analizat dhe ka publikuar shifrat alarmante tė ndotjes nė Porto Romano. Ish-ndėrmarrja Kimike nė Durrės, ėshtė mbyllur nė vitin 1990. Deri nė momentin qė ėshtė mbyllur ajo ka prodhuar Bikromat Natriumi pėr pėrpunimin e lėkurės si edhe pesticide si Lindan dhe Tiram. Duke iu referuar kėtyre analizave tė UNEP-it, kėrkohet urgjent ndėrhyrja e shtetit me qėllim qė tė mbrohet shėndeti dhe siguria e fėmijve dhe tė rriturve. Si pasojė e kėtyre proceseve, zonat mė tė ndotura, janė ato ku ka qenė ish-ndėrmarrja si edhe njė depo e braktisur kimikatesh. Si pasojė e kimikateve ėshtė ndotur rėndė edhe uji qė banorėt e pėrdorin pėr t'u larė. Studimi tregon se zona mė e ndotur ėshtė ajo ku ndodhej ndėrmarrja. Aktualisht ngjitur me murin e saj banojnė disa familje. UNEP ka marrė disa monstra ujė nga puset e ujit qė fshatarėt e pėrdorin pėr larje, ujitje dhe shumė veprimtari tė tjera. Njė monstėr ujė nėntokėsorė e marrė prej njė pusi uji pėrmbante 4,4 miligram pėr litėr klorbenzen, qė ėshtė 4 mijė herė mė tepėr se niveli i pranueshėm pėr ujin e pijshėm nė disa vende tė Bashkimit Europian. Ekspozimi i vazhdueshėm ndaj sasive tė mėdha tė klorobenzenit mund tė shkaktojė pasoja negative nė sistemin nervor, palcėn e kockave, mėlēi, veshka, gjak dhe nė organet riprodhuese. Analizat e hollėsishme tė UNEP-it janė shtrirė edhe mbi kafshėt shtėpiake qė banorėt e ardhur nga zonat e skajshme tė Shqipėrisė i pėrdorin pėr qumėsht. Kėshu njė monstėr qumėshti e marrė nga njė lopė shtėpiake ka rezultuar me pėrqėndrim tė izomerit beta HCH 100 herė mė tė lartė se nė disa vende tė Bashkimit Europian. Monstrat e marra nga toka kanė rezultuar me pėrqėndrime jashtėzakonisht tė larta tė izomerit HCH nė shkallėn 1 290 miligram pėr kilogramė deri nė 3 140 miligram pėr kilogramė.

    Kimikatet kancerogjene
    Lindani nė pėrgjithėsi konsiderohet si njė nga kimikatet mė tė rrezikshme. Ai ėshtė njė substancė kancerogjene qė shkakton kancer tė mėlēisė. Po kėshtu ekspozimi nė nivelet mesatare ka shkaktuar kancer tė mėlēisė, tė veshkave dhe sistemit imunitar. Lindani gjithashtu ėshtė i qėndrueshėm nė mjedis dhe i bioakumulueshėm nė zinxhirin ushqimor. Kromi 6 valent ėshtė njė tjetėr burim serioz shqetėsimi. Sipas analizave tė UNEP, monstrat e marra nuk kanė teguar nivele tė larta tė kromit, njė kancerogjen ky i njohur. Megjithatė sipas UNEP-it, nevjiten urgjentisht kėrkime tė mėtejshme pėr kėtė formė si edhe format e tjera. Veē kėsaj janė pėrdorur pėr shtrimin e rrugėve lokale dhe mbetje tė pasura me krom tė ndėrmarrjes. Tė gjitha kėto kushte paraqesin rrezikshmėri tė lartė pėr shėndetin e njerėzve. Ndėrkohė qė masa mė e mirė mbrojtje pėr jetėn e 15 mijė qytetarėve tė Porto Romanos ėshtė evakuimi nga zona mė e ndotur e gjithė Ballkanit, po merren thjesht masa pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn e kėsaj zone qė ata tė mos largohen nga aty. Po pėr kėtė ėshtė Banka Botėrore qė ka dhėnė 250 milionė dollarė pėr pastrimin e kėsaj zone nga mbetjet kimike. Nė tė vėrtetė Lindani vdekjeprurės, kromi dhe squfuri kanė depėrtuar thellė tokės, dhe qė Lindani tė bėhet i padėmshėm duhet tė kalojnė shumė dekada.


    ------------------------------------------------------------------------


  2. #2
    ketu Maska e Redi
    Anėtarėsuar
    29-03-2002
    Postime
    871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ja cfare shkruan NEW YORK TIMES

    DURRES JOURNAL

    From This Poisoned Place, the Poor Can't Escape
    By MARLISE SIMONS


    DURRES, Albania — Five years ago, Flutorime Jani and her extended family settled on the grounds of an abandoned chemical plant. Fleeing from the barren, lawless mountains, they found a spot a few miles from this city, Albania's main port. At first they thought they were lucky. "The land was free," Mrs. Jani said.


    Bricks and tiles were also free. The men stripped them from the old factory buildings and created shacks. The word spread, and today the plant is a shantytown with more than 3,000 inhabitants.

    Today, it is also a place where experts say people are being collectively poisoned. Until 1990, this state factory made a range of hazardous chemicals, including chromium-6, used in leather tanning, and lindane, a pesticide so dangerous that many nations ban it.

    Mrs. Jani is among those who complain of nausea and stomachaches. "The pains come often, like the clouds," she said, raising a hand helplessly to the heavens.

    Last year, the United Nations Environment Program, in its first assessment of Albania's environment, designated this site of the former Porto Romano chemical plant "an environmental disaster area" that posed "grave risks to human health, groundwater and the marine habitat." The report called for closing the area, removing the settlers and monitoring the health of 10,000 people living on the fringes of the plant.

    The government's only action was to build a wall blocking the access road. Angry residents tore it down, and new settlers keep coming.

    "We have no money to fence it off," said Miri Hoti, the mayor of Durres, shrugging. He implied that the foreign experts were overreacting. "These people come here voluntarily, though it's banned. There is no other housing."

    About 400 tons of chemicals are still stored on the 750-acre site, leaking from corroded steel barrels and spilling from torn bags. The acrid sting of lindane fills the air.

    Some residents keep vegetable patches. Cows and goats rummage among the rusting metal vats. Mrs. Jani's grandchildren, like the other children, play on the contaminated grounds and roll in the noxious dust. New homes are going up along the plant's open dumpsite, which holds 20,000 tons of hazardous waste.

    The unfolding crisis here is a result of the anarchy that began a decade ago with the end of the harsh Communist regime. It was compounded when vast pyramid investment schemes collapsed in 1997, ruining countless Albanians.

    The Janis, from the mountains near Macedonia, were among the losers. Mrs. Jani, looking worn at 53, said the vegetables she grows here and the milk from her cow taste different. On hot days, she has to leave her home because of the overwhelming vapors coming off the walls, once part of the lindane warehouse. She made a gesture of nausea.

    "Where do we go?" she said. "The authorities are doing nothing for us."

    Lushi Bajrami, 33, a supermarket worker, said he had developed kidney and lung problems. "The doctors don't know what's really wrong with me," he said. The first time he heard the site was dangerous, he said, was when the United Nations investigators arrived.

    Samples taken by the experts help explain why things here taste different. Milk from Mrs. Jani's cow had lindane concentrations 100 times higher than the European safety limit, the report said. On family vegetable plots, lindane concentrations were more than 600 times what the Dutch would consider hazardous waste. Lindane accumulates in the food chain and long-term exposure can lead to lung, liver and kidney damage, the report said.

    Water samples from a well had more than 4,000 times the level of chlorobenzene acceptable in drinking water in Europe. Intense exposure to this solvent can affect the nervous system, bone marrow, blood and fertility, the report said.

    Besnik Baraj, a chemistry professor at the University of Tirana, offered a guided chemical tour. "This is chromium-6," he said, walking past green-yellow piles. "Our university can transform this into less harmful chromium-3, but we would need some $50,000 to do an assessment, study samples and get started, which is money we don't have." The dust now, he said, is very dangerous.

    He compared the toxic residues to a huge and lethal inkblot spreading into groundwater, people's bodies and the plants and animals they eat. From the plant dumpsite, the residues seep into the bay, he said. Children swim there. Fishermen haul up fish and crabs that are eaten in Durres and Tirana. Trucks cart away soil to build roads and houses.

    So the inkblot, he said, will grow "until all the materials are contained by a kind of permanent box above and below ground with impermeable layers of concrete and clay."

    President Rexhep Meidani said his country, the poorest in Europe, had many other problems. He told a conference on religion and the environment organized by the Eastern Orthodox Church that he hoped foreigners would pay for the cleanup.

    Tatjana Hema, an official of the embryonic environment ministry, said that by some estimates it would take $10 million to secure the area and provide permanent storage for waste from this plant and from an abandoned soda factory near Vlore, where mercury is spreading..

    "We know it's a public health hazard, but settlers here and in Vlore don't believe our warnings," Ms. Hema said. "They think it's just a ploy to get them off the land."

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,386
    Faleminderit
    42
    31 falenderime nė 22 postime
    REPORTAZH .GSH.

    Si i afron pushuesit e shumtė vendas dhe tė huaj bregdeti qė nuk ka fonde pėr tė pastruar mbeturinat. Ēfarė kushtesh ofrohen pėr turistėt nė restorante dhe ambjente publike

    Vlora, qyteti bregdetar mes plehėrave e turistėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir MATI

    E shkyer dhe copė - copė gjendet ende nėpėr rrugėt e Vlorės pllakati i seminarit ndėrkombėtar pėr turizmin, zhvilluar nė qytetin bregdetar mė datėn 12 korrik 2002, nė tė cilin nė prani tė autoriteteve mė tė larta qeverisėse tė vendit u shpalosėn planet pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e turizmit, aty mes malit, detit dhe qiellit ku natyra ėshtė ndėr tė bukurat e Mesdheut. Por nga e thėna nė tė bėrė duket se edhe nė Vlorė ndan njė qeverisje e tėrė shqiptare blu a rozė qoftė.

    Ndoshta emancipimi politik i zotit Nano dhe pragmatizmi i shfaqur sė fundi i zotit Berisha do tė hapin faqe tė re qeverisėse; por, deri mė sot pėr Vlorėn turistike kemi dėgjuar vetėm fjalė. Ato u pėrhapėn nė erė qė prej shefit tė dikurshėm tė diktaturės sė proletariatit, i cili sa herė qė shkonte pėr pushime nė vilėn e tij nė Ujė tė Ftohtė, kujtohej e thoshte se do ta bėnte Vlorėn si Aleksandria, e deri te kryetarėt e fundit tė bashkisė, tė cilėt qytetit tė bukur ia kanė me hile, nė favor tė interesave tė tyre vetiake, aq sa mbas mandatit i nėnshtrohen hetimit pėr mashtrime gjatė kryerjes sė detyrės.

    Vlora sot ka njėqindedyzetmijė banorė, ardhur mė tė shumtėt nė qytet kėto dhjetė vjetėt e fundit pėr jetė mė tė mirė aty buzė detit. Gjatė verės askush nuk e di se sa rritet qyteti. Tek tė ardhurit rezidentė, vijnė tė ardhur tė tjerė pėr pushime.

    Nga rėra e Plazhit te Porti i Ri, e deri nė zhavorrin e Orikut, asgjė nuk flet pėr zhvillim tė turizmit tė qėndrueshėm nė Vlorė. Asgjė nuk flet pėr ato parime pėr tė cilėn u lodhėn sė foluri qeverisėsit edhe nė seminarin e pllakatit tė grisur.

    "Madje zhvillimi turistik nė Vlorė ėshtė kaotik si nė formė edhe nė pėrmbajtje. Ai ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me respektimin e natyrės, madje edhe nė tė keqe tė saj. Edhe kaosi ėshtė sistem i qėndrueshėm, por me parametėr zhvillimi zero" - mė tha njė djalė, i cili ka mbaruar degėn e turizmit tė Universitetit tė Vlorės, i pa punė ende, ashtu si edhe gati tė gjithė shokėt e tij qė ka nxjerrė ajo degė.

    Kudo gėrmohet dhe dherat hidhen nė det e ku tė mundin ndėrtuesit. Kudo vihet re madje edhe privatizimi i detit, nga ata qė thonė se e duan Vlorėn dhe se janė djem tė saj. Ata hedhin gurė e dhera nė det si me marifet qė pastaj tė ndėrtojnė mbi tė njė kjoskė, sigurisht pa leje, sepse lejen e marrin mė vonė. Ata e dinė sa kushton leja e ndėrtimit nėn banak dhe se ku duhet tė pagojnė. Asnjė qytetar me mend nė kokė nė Vlorė beson se, sheshet e ndėrtimit jepen pa bakshishe. Besojnė si struci vetėm ata tė cilėt ndihen nė pushtet tė fortė pėr tė mbuluar gjurmėt e hajdutėrve tė tyre.

    Pseudonxitėsit e turizmit tė qėndrueshėm i nxorrėn dhe po i nxjerrin namin e keq dhe syrin e bukur Vlorės. Ja shqyen Vlorės atė synė e kaltėr, me lot tė kripur, rrethuar me vetullėn e argjendtė tė ullinjve dhe tė gjelbėrėn e Lungarės, Paliskės, Qorres, Ēikės e Karaburunit, atė sy tė pėrflakur perėndimeve maramendėse, kur dielli merr rugėn pėr tė fjetur tutje nė horizont, mes Sazanit dhe Kepit tė Gjuzės. Ja fshinė atė nam tė mirė Vlorės qytetare tė pėrpjekjeve pėr liri, paqe dhe pėrparim dhe mbi tė ndėrtuan namin e trafikbėrėsit bandit dhe me kollare. Jam i sigurtė se poeti Ali Asllani nuk gjen rehat nė varr nga kjo gjė. Nuk gjejnė rehat as qytetarėt e thjeshtė tė Vlorės tek shikojnė gjėmėn qė bėhet.

    Nam i keq dhe sy i nxjerrė i Vlorės ėshtė dhuna e ushtruar mbi qytet nga bashkėpunimi midis krimit gjithfarėsh dhe qeverisjes sė keqe. Po pėrmendim ndėrtimet e tmerrshme, tė cilat i kanė ndryshuar ngjyrėn edhe detit. Nė Skelė tė Vlorės, nė vendin e quajtur Turizmi i Vjetėr, deti nuk ėshtė mė i kaltėr! Nėn sytė e veshur me para tė pushtetit bashkiak, grumbuj dheu janė hedhur pėr tė pėrfituar sheshe ndėrtimi nė kurriz tė pastėrtisė sė ujėrave. Ai grumbull dheu ka varrosur njė herė e mirė edhe dėshminė arkeologjike tė molit mesjetar tė Vlorės, tė cilin injorantėt lejedhėnės as qė e dinė se ekziston.

    Dhe thonė se Vlorėn e duan!

    Dhe thonė se respektojnė dhe frymėzohen nga historia e saj!

    Pėrkundrazi, me bėmat e tyre tregojnė se Vlorėn nuk e duan. Fjalėt pėr zhvillimin e turizmit i kanė pėr tė nanurisur veten dhe budallenjtė. Kėta pseudovlonjatė janė barbarė, tė cilėve shati u tėrheq vetėm nga vetja. Makut pa skrupuj me parim qė tė sigurohen me breza me pasuri tė rrėmbyer.

    Megjithatė, ne po e themi fjalėn tonė nga dhimbja pėr qytetin ku u rritėm, u edukuam, u dashuruam, punuam, lindėm fėmijė, ėndėrruam tė lundronim me njė copė velė, tė ishim tė lirė ujėrave tė kaltėrta tė Gjirit. Kėshtu, bėjmė detyrėn tė nxjerrim dufin qė tė mos na marrin pėr budallenj, ata tė cilėt i votuam pėr tė na qeverisur. I ėndėrronim buzėt e bardha nga shkuma e detit tė Gjirit tė Vlorės tė gumėzhinin nga turistėt, tek i shihnim ashtu tė boshatisura nga dhuna e diktaturės. Endėrronim tė vinin turistėt se kishim mbetur vetėm. Por u bėnė dhjetė vjet nga hapja e Shqipėrisė dhe turistė nga bota nuk duken. Ata tė paktė qė erdhėn e shėtitėn mė kėmbė nga Dukati nė Qafė tė Shėn Gjergjit, nė Tėrbaē, nė Qafė tė Erės, nė Vranisht, nė Qafė tė Zezė, u lanė nė ujėrat e Shushicės nė Urė tė Kallaratit, vazhduan pėr nė Kuē tutje zallit deri nė Gusmar e u kthyen pėr nė Kudhės e Qeparo, duket se nuk kanė dėshirė pėr tė ardhur mė nė Vlorė. Vijnė vetėm emigrantėt pėr tė shuar mallin pėr njerėzit e tyre dhe qytetin pėr tė cilin mburren se kanė qytetarinė. Edhe kėta i gjeta tek mbanin radhė tė madhe nė sportelet gėnjeshtare tė policisė sė Vlorės pėr t'u pajisur me pasaporta, me dokumentin e identifikimit si qytetarė tė Vlorės pėr tė mos u quajtur mė refugjatė, por njerėz me dinjitet, atje ku fati i pėrplasi pėr tė jetuar.

    "Erdha, por nuk e di nėse do tė vij mė. Kėto janė fjalė qė them pėr vit. Por prapė siē e shikoni erdha me gjithė gruan e re dhe vajzėn qė sapo mė ka lindur", - kėto ishin fjalėt e njė vlonjati tė cilin e takova nėn diellin pėrvėlues tė fundit tė korrikut, para derės sė mbyllur tė Konsullatės Italiane, (askush nuk ka dėshirė tė pėrmendet me emėr nė gazetė, kur pėr Vlorėn i qan shpirti).

    Aty pashė edhe ēiftin e sapomartuar, djali emigrant nė Firence, me tė renė, ditėn e parė mbas dasmės mbanin radhė nė Konsullatė.

    "Mė prapsėn, tha dhėndri. Gjetėn njė gjė koti dhe nuk mė lėnė tė marr nusen me vete. Kur nuk tė mbron dinjitetin shteti yt, tė tjerėt tė shkelin me kėmbė".
    "Nuk duan turistėt tė vizitojnė Vlorėn. Kanė frikė dhe mosdėshirė pėr tė pushuar nė qytetin e famės sė trafiqeve gjithėfarėshe", - kėshtu mė tha njė turoperator francez, i cili nga 1993 dhe deri nė shkurt 1997, organizonte shėtitje rreth malit tė Ēikės.

    "E bukur! Natyrė mahnitėse! Por ėshtė trishtim kur shikon se si njerėzit e kėtij qyteti poshtėrojnė natyrėn" - mė tha njė vajzė belge mes njė grupi shokėsh, tė cilin edhe e fotografova.

    "Vlora ėshtė e bukur vėrtet. Pėrgatitemi gjithė vitin pėr tė bėrė pushimet kėtu, por ē'e do, djemtė arrogantė na ngacmojnė rrugės. Eshtė i tmerrshėm botkuptimi i tyre, aq sa shtyjmė me zor ditėt, ose ikim me thartirėn nė shpirt qė na lė mospajtimi mes natyrės dhe rrugaēėrisė, e cila fatkeqėsisht merr emrin vlonjate" - mė tha njė vajzė studente ardhur pėr pushime verore te familjarėt e tė fejuarit tė saj.

    Vlora turistike. Nė mėgjes herėt pushuesit marrin rugėn pėr tė dalė nė rėrėn buzė detit tė papastėr qė nga Kampi i pionierėve, tė cilin e kanė zėnė forcat e NATO-s, duke lėnė fėmijėt pa kampin e tyre, e deri te Akademia e Marinės. Shpejt e shpejt u kryen punime nga Bashkia pėr prishjen e kjoskave nė zonėn e Plazhit tė Ri, por edhe aty asgjė nuk flet pėr standarte europiane dhe zhvillim tė qėndrueshėm tė turizmit. Tė qėndrueshme janė vetėm plehėrat. Pa banjo, pa dushe, pa vende pėr t'u zhveshur a pėr tė marrė ndihmėn e parė mjekėsore nė rast nevoje. Nė vitet gjashtėdhjetė mė kujtohet Hiqja me paterica, i cili priste biletat kur hynim me ėndje nė atė plazh tė pastėr e me infrastrukturė funksionale. Njė familje ardhur nga Skrapari e pashė tė pėrvėluar nė diell.

    "E ē'fotografon lopėt nė plehėra?" - mė tha njė pseudovlonjat qė kaloi pranė.

    "Nuk fotografoj plehėrat dhe lopėt, por tė shkretin njeri qė ėshtė pėrvėluar nė diell dhe s'ka ku mjekohet" - i thashė pseudovlonjatit me gjoja skrupuj. Edhe lopėt edhe plehėrat ishin tė tijat. Edhe njeriu i pėrvėluar ishte me qira nė shtėpinė tė tij. E morrėn pas pak italianėt e Aeronautikės Ushtarake, pėr ta mjekuar nė repartin e tyre.

    Po ashtu mes plehėrave dhe ujėrave tė zeza qėndrojnė gjyshet me nipėrit e mbesat nė rėrėn e plazhit pranė portit, pranė murit tė Turizmit tė Vjetėr, qė po bėhet i ri dhe pranė Akademisė sė Marinės.

    Nėse keni dėshirė tė frekuentoni hotelet me yje tė Vlorės, mė parė kėrkoni tė dini se ku i hedhin plehėrat, ku i derdhin ujėrat e zeza, ku i parkojnė makinat. Do tė shikoni grumbuj shishe birre a grumbuj mbeturina plastike shkarkuar anės rrugės. Do tė shikoni se plehėrat janė bėrė kapicė nė aeroportin e vjetėr tė Vlorės, atė tė cilin pak vite mė parė prefektura e pastroi pėr tė pritur kosovarėt.

    Nė se do tė merrni njė shtėpi me qira pėr tė kaluar pushimet, do t'iu instruktojnė se nė orėn katėr deri nė gjashtė tė mėngjesit, si edhe nė tetė e gjysėm deri nė nėntė e gjysėm tė darkės, duhet tė takoni pompėn pėr tė mbushur depozitėn me ujė. Rrugėve tė Vlorės duken qytetarė pushues, tė cilėt mbushin ujė me krahė, fėmijė nė mision pėr ujė me gomar, si edhe gra me karroca dore dhe bidona bosh. Ndėrkohė uji i pijshėm derdhet nė det, rrėzė shkėmbijve tė Ujit tė Ftohtė. Po ashtu derdhet nė det edhe uji i freskėt i Tragjasit. Dhe njerėzit pėr tė pirė venė e blejnė ujin e shiut tė mbyllur nė shishe, atė ujė qė Bashkia e Vlorės nuk ia ēon qytetarėve nė shtėpi. Kėtė verė dėgjuam se qėnka edhe njė plan pėr tė shitur ujė nė Itali. Do shesė Shqipėria ujė e do tė pi edhe pėr vete. Tubi do tė kalojė nėn Otranto. Ishallah, thonė arabėt. Por, deri sa tė realizohet ky projekt faraonik, qeverisėsit mendojnė se e kanė bėrė detyrėn duke na thėnė prit gomar tė mbijė bar. Pėr mė tepėr, nė Pulja, jo se nuk ka rezerva uji, por edhe atje me sa dimė, problemet janė tė llojit organizativo - qeverisės, pra si zor tė marrė krahė shpejt ai projekt.

    Njerėzit e ekonomisė sė turizmit nė Vlorė, ia dinė pėr nder frekuentimin e qėndrave tė tyre fierakėve. Janė fierakėt mė tė shumtit ata qė nisen me familje a shoqėri pėr tė kaluar ditėt e nxehta tė verės buzė Gjirit tė Vlorės. I vetmi pretendim qė fierakėt kanė, ėshtė tė gjejnė rrugėn automobilistike tė hapur dhe njė vend ku tė parkojnė makinėn. Por qeverisėsit e fjalėve tė mėdha pėr zhvillimin e turizmit tė qėndrueshėm, as kėtė gjė elementare nuk mund ta regullojnė me ligj, sepse ata nė emėr gjoja tė Vlorės e kanė mendjen ku tė vėnė dorė mbi pronat e tė tjerėve.

    Gjė jashtė parimeve tė zhvillimt turistik tė qėndrueshėm nė Vlorė janė edhe ēmimet e ushqimit nė restorante si edhe ēmimet e fjetjes nė hotele me yje tė vėna sipas qejfit, aty ku shpeshherė i gjen tė drekohen nėpunėsit e shtetit dhe tė votuarit, ftuar nga i ashtuquajturi viktimė. Pėrgjithėsisht restorantet dhe hotelet janė bosh edhe tani nė mes tė sezonit. Plot me makina, gjatė gjithė ditės, ėshtė rruga Vlorė-Skelė, por po tė jesh i vėmendshėm dhe tė shikosh targat e makinave qė lėvizin, do tė vėsh re se pjesa mė e madhe e tyre bėjnė xhiro kot. Nė mbrėmje ėshtė plot me njerėz edhe bulevardi Vlorė-Skelė, sepse njerėzit pėrveē se aty, nuk kanė se ku shkojnė. Nuk ka veprimtari sportive. Nuk ka as veprimtari kulturore artistike. Nė se dėshiron tė dėgjosh polifoninė magjike labe, duhet tė shkosh nė festa dhe ziafete. Nėse do tė shikosh vallet e tyre dhe kėngėt qytetare duhet tė presėsh ndonjė koncert tė rrallė tė organizuar nga mjeshtėr Ganiu, drejtor i Pallatit tė Kulturės. Sa pėr pub-e dhe diskoteka ato janė aq tė pakta dhe tė pafrekuentuara saqė pronarėt i vėnė mė tepėr nė dispozicion pėr dasma e fejesa.

    Studenti i papunė i degės sė Turizmit nė Universitetin e Vlorės tha:

    "Ata qė e kanė kuptuar zhvillimin e qėndrueshėm tė turizmit nė Vlorė, janė investitorėt e vegjėl. Nuk flas pėr 45 hotelet nė Vlorė, sepse krahas njerėzve tė ndershėm, ndėr ta ka edhe trafikantė, tė cilėt paratė i kanė bėrė duke shkelur mbi kufoma. Dėshiroj tė pėrmend fshatarėt e Radhimės, tė cilėt janė ulur buzė detit e kanė ndėrtuar restorante nė arat e tyre. Ata tė Dukatit i janė qepur Llogorasė. Nga bujq e blektorė, janė kthyer nė mjeshtėr tė pritjes. Punojnė familjarisht, gra, burra e fėmijė. Gatuajnė peshk, megjithėse ende jo me aq mjeshtėri sa qengjin e pjekur. Por, nė vend qė qeverisja lokale ata t'i ndihmojė, t'i furnizojė me ujė, t'u dėrgojė energjinė elektrike, t'u japė kredi tė lehta, t'u pėrcaktojė regullore pėr tė rritur nivelin e shėrbimit tė tyre, nė derė u mbeten qelepirėt e financės, dhe tė bashkisė, tė cilėt sa mė tė vėshtirė qė t'ua bėjnė punėn investitorėve, aq mė shumė pėrfitojnė pėr veten e tyre dhe aq mė pak nxisin ecjen pėrpara tė turizmit".

    Turizmi vlonjat ėshtė mall si gjithė tė tjerėt. Ai pėrgatitet, ambalazhohet, e i vihet marka. Lėnda e parė nė Vlorė pėr turizmin e qėndrueshėm ėshtė e bollshme, mirėpo deri mė sot ajo ka mbetur vetėm si e tillė, jashtė tregjeve ku shitet e blihet turizmi. Nė orėn njėzetedy rrugėt e Vlorės janė tė boshatisura, nuk ka mė njerėz dhe makinat janė tė pakta, punonjėsit e pastrimit tė qytetit pastrojnė rrugėt kryesore. Restorantet dhe baret fshehurazi derdhin plehėrat nė det e anės rrugės. I vetmi shpėtim i Gjirit ėshtė masa e madhe e ujit tė lumit detar, i cili futet nė Kep tė Gjuzės, pėrshkon gjithė Gjirin dhe del pėr nga veriu nė Kepin e Treportit. Ajo masė uji nė lėvizje, shpejtėsinė mė tė madhe e ka gjysėm nyje detare. Ky lum dikur nuk linte mbeturinat e zonės industriale tė ndotnin plazhet e Vlorės, ndoshta edhe tani do tė jetė po kjo dukuri e natyrės nė ndihmė tė vendit me bukuri mė tė tepėrt. Sa pėr qeverisėsit bashkiakė, ata nė se nuk e ndihmojnė zhvillimin e qėndrueshėm turistik tė Vlorės, tė paktėn nuk duhet t'i lejojmė qė ta pengojnė, nė tė kundėrt mallkimi mbetė mbi ne qė i votojmė.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Vazhdon te mbetet e turpshme ndotja ne Durres dhe nuk arrij te kuptoj pse shteti nuk nderhyn!!

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 17:23
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 15:44
  4. Sfida ekologjike dhe krimet nė fushėn e ambientit
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 19:03
  5. Filloi nė Durrės, takimi rajonal "Ndėrtimi i miqėsisė ballkanike"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 10:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •