-
Robėrit fisnikė
E, pėr sa i pėrket qėndrimit tė tyre ndaj All-llahut xhel-le
shanuhu, ky bazohet nė dėgjueshmėri tė plotė, nė ibadet dhe nė
kryerje tė tėrėsishme tė urdhrave tė Tij dhe vetėm nė kėtė
kuptim flitet pėr qėndrimin e tyre ndaj All-llahut xhel-le shanuhu,
ngase ata nuk janė zot nė krahasim me Tė, e as qė janė
pasardhės tė Tij - djem a vajza tė Tij - siē pohonin mushrikėt
(idhujtarėt).
Dhe ata thonė: Mėshiruesi ka marrė pėr Vete
fėmijė. - I pastėr ėshtė Ai - Jo, ata (engjėjt) janė
robėr tė ndershėm. Ata nuk flasin pa lejen e Tij dhe
ata punojnė me urdhrin e Tij. Ai di se ēkishte para
tyre dhe ēka do tė ketė pas tyre, dhe (ata)
ndėrmjetėsojnė vetėm pėr atė me tė cilin ėshtė i
kėnaqur (All-llahu), e ata edhe vetė janė tė
brengosur nga frika prej Tij. (El-Enbija: 26-28)
I druajnė Zotit tė tyre, qė ka pushtet mbi ta dhe
punojnė atė qė u urdhėrohet. (El-Nahl: 50)
... Tė cilėt nuk u kundėrshtojnė urdhrave tė Allllahut
dhe tė cilėt punojnė atė qė urdhėrohen. (Et- Tahrim: 6)
Pra, ata janė nga krijesat e shumta tė All-llahut xhel-le
shanuhu, janė tė nėnshtruara dhe nuk janė nė gjendje tė bėjnė
asgjė nga vetvetiu, e as qė janė nė gjendje ti propozojnė diēka
All-llahut xhel-le shanuhu. Ata vijimisht janė tė zėnė me ibadet ndaj
All-llahut xhel-le shanuhu dhe i kryejnė tė gjitha urdhrat e Tij.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ēdonjėri prej nesh (engjėjve) e ka vendin e caktuar,
ne jemi ata qė qėndrojmė nė radhė, dhe ne jemi ata
qė i lutemi Atij (All-llahut). (El-Saffat: 164-165)
Kjo ėshtė e vėrteta pėr engjėjt, prandaj, tė besuarit se ata
janė nė gjendje tė bėjnė ēkado qoftė sipas dėshirės sė tyre, bėn
pjesė nė shirk.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ai njeri nuk do tu urdhėrojė juve qė engjėjt dhe
Pejgamberėt ti konsideroni pėr zotė. Vallė! Si mund
tju urdhėrojė ai juve tė bėheni mohues, pasi jeni
bėrė muslimanė? (Ali Imran: 80)
-
-
QĖNDRIMI I ENGJĖJVE NDAJ GJITHĖSISĖ DHE NJERIUT
Pamė se qėndrimi i engjėjve ndaj Sunduesit ishte nėnshtrimi
i plotė dhe kryerja e pėrpiktė e urdhrave tė Tij, ndėrsa qėndrimi
i tyre ndaj gjithėsisė dhe njeriut ėshtė vetėm njė pjesė e atij
nėnshtrimi. Ngase ibadeti i tyre nuk shfaqet vetėm me madhėrim
dhe lavdėrim tė All-llahut xhel-le shanuhu, por edhe me kryerjen
e urdhrave tė Tij lidhur me rregullimin e tėrė gjithėsisė dhe
pėr mirėmbajtjen e saj me tė gjitha krijesat qė gjenden nė tė.
Kėto urdhra i pėrkasin tė gjitha lėvizjeve dhe aktiviteteve, tė
gjitha gjallesave dhe jogjallesave, tė gjitha ligjeve dhe fuqive
qė gjenden nė gjithėsi dhe pėr realizimin e pėrcaktimit tė Tij
ashtu siē ka urdhėruar Ai, pėr tė gjitha krijesat parcialisht (veē e
veē). Ata i kryejnė urdhrat e All-llahut xhel-le shanuhu nė pėrcjelljen
dhe shėnimin e vėmendshėm tė ēdo gjėje qė ndodh nė gjithėsi
nga lėvizjet e vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme. Ata janė tė
ngarkuar pėr qiejt dhe pėr Tokėn, pėr ēdo lėvizje nė kėtė botė,
nė mėnyrė qė tė bėhet ashtu siē dėshiron All-llahu xhel-le shanuhu.[65]
Pėrkitazi me kėtė All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Dhe pasha engjėjt, tė cilėt me shpejtėsi i
rregullojnė tė gjitha gjėrat (i kryejnė tė gjitha
urdhrat). (En-Naziat: 4)
Kurani dhe Suneti vėnė nė pah se ekzistojnė shumė lloj engjėjsh,
tė cilėt janė tė ngarkuar pėr lloj-lloj krijesash. All-llahu
xhel-le shanuhu i ka caktuar engjėjt pėr Diellin e Hėnėn, pėr yjet,
pėr malet, pėr retė, pėr shiun, pėr mitrėn e nėnės, pėr
embrionin derisa kompletohet krijimi i tij, pėr ēdo krijesė dhe
pėr ēdo gjė qė ndodh nė gjithėsi nga dukuritė natyrore, pėr tė
gjitha kėto janė ngarkuar engjėj tė caktuar.[66]
E tėrė kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me atė qė vėrejmė nė
gjithėsi nga ligjet dhe rregullat, tė cilat janė tė ndėrlidhura mes
vete, ngase kėto ligje dhe kėto rregulla janė krijesa tė All-llahut
xhel-le shanuhu dhe engjėjt janė tė ngarkuar edhe pėr to, ashtu siē
i ruajnė dhe i mirėmbajnė edhe krijesat e tjera. Dhe sikur tė
mos ekzistonte vullneti i All-llahut xhel-le shanuhu pėr ruajtjen e
kėtyre ligjeve dhe dukurive dhe sikur tė mos ekzistonte
pėrcaktimi i All-llahut xhel-le shanuhu qė engjėjt ta ruajnė njeriun,
arsyeja nuk do tė mund ta kuptonte shkakun dhe domosdoshmėrinė
e ekzistimit gjatė periudhave kaq tė gjata tė njė sistemi kaq preciz
dhe tė pėrsosur.
E, pėr sa i pėrket njeriut, ai, gjithashtu, sipas natyrės sė tij tė
lindur, i pėrket kujdesit tė engjėjve, ngase edhe ai vetė ėshtė njė
nga krijesat e shumta tė All-llahut xhel-le shanuhu nė gjithėsi, madje
edhe mė tepėr, ai ėshtė krijesa tė cilit All-llahu xhel-le shanuhu ia ka
nėnshtruar tė gjitha krijesat e tjera nė gjithėsi.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
A nuk po e shihni se si All-llahu ju ka mundėsuar ti
shfrytėzoni tė gjitha ato qė gjenden nė qiej dhe nė
Tokė... (Llukman: 20)
Prandaj, ruajtja e qiejve dhe e Tokės, dhe e tė gjitha atyre
qė janė nė to nga ana e engjėjve, njėkohėsisht, paraqet edhe
ruajtjen e njeriut dhe ndihmesė atij qė ti kryejė obligimet e
mėkėmbėsisė sė vet nė Tokė.
Engjėjt kanė edhe obligime dhe detyra tė tjera lidhur me
jetėn e njeriut, qė kanė pėr qėllim, siē ka saktėsuar All-llahu
xhel-le shanuhu, ti udhėzojnė dhe ti bėjnė tė lumtur njerėzit nė
kėtė botė dhe tu ndihmojnė nė ibadetin e tyre ndaj All-llahut
xhel-le shanuhu, tė zgjedhin udhėzimin kundrejt lajthitjes dhe tė
flakin tė keqen, ērregullimin dhe bredhjen.
All-llahu xhel-le shanuhu i ka zgjedhur ata qė tua dėrgojnė njerėzve
udhėzimin e Tij pėrmes Pejgamberėve tė ndershėm tė Tij. Engjėlli i caktuar
pėr kėtė detyrė tė ndershme ėshtė Xhibrili alejhis-selam.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Dhe me tė vėrtetė, ai (Kurani) ėshtė Shpallje e
Zotit tė gjithėsisė. Atė e e ka sjellė Shpirti i
besueshėm (Xhibrili) nė zemrėn tėnde, qė tė bėhesh
nga ata qė paralajmėrojnė. (Esh-Shuara: 192- 194)
Ata e pėrcjellin njeriun nė ēdo moment tė jetės sė tij dhe
kanė pėr detyrė ta udhėzojnė atė nė tė mirė dhe ta bėjnė tė
lumtur. U tregojnė sheshit tė vėrtetėn, punėt e mira dhe i nxisin
ti kryejnė ato.
Muhammedi alejhi-selam ka thėnė: Djalli (shejtani) ka
ndikim te njeriu, por edhe engjėlli ka ndikim. Djalli e drejton
atė nė tė keq dhe tė vėrtetėn ia bėn tė rrejshme, ndėrsa
engjėlli e drejton atė nė tė mirė dhe ia vėrteton tė vėrtetėn. E,
ai i cili prej nesh ndien diē nga kjo e mirė, le ta dijė se ajo
ėshtė nga All-llahu xhel-le shanuhu, kurse nėse ndien tė kundėrtėn
e kėsaj, le tė kėrkojė mbrojtje nga All-llahu xhel-le shanuhu nga
shejtani i mallkuar. Pastaj ka recituar: Djalli ju frikėson me
skamje e varfėri dhe ju urdhėron tė bėni mėkate (si koprracia
etj.) Por All-llahu ju premton falje mėkatesh dhe dhuntinė e
Tij. All-llahu ėshtė i Mėshirshėm pa masė dhe i di tė gjitha.
(El-Bekare: 268).[67]
All-llahu xhel-le shanuhu na informon se i ka angazhuar ata qė
tė bėjnė dua pėr besimtarėt dhe tė kėrkojnė falje pėr mėkatet e
tyre:
Ata (engjėjt) qė e mbajnė Arshin dhe ata qė janė
rreth tij, e madhėrojnė Zotin e tyre me falėnderim
dhe i besojnė Atij, si dhe kėrkojnė falje (prej Allllahut)
pėr ata qė kanė besuar (duke thėnė): O Zoti
ynė, Ti pėrfshin ēdo gjė me mėshirėn dhe dijeninė
Tėnde; prandaj fali ata qė u penduan dhe ndoqėn
rrugėn Tėnde dhe ruaji Ata prej dėnimit tė ferrit! O
Zoti ynė, shpjeri ata nė kopshtet e Adnit, tė cilat
jua ke premtuar atyre, dhe prindėrit e tyre dhe
bashkėshortet e tyre dhe pasardhėsit e tyre, - ata
qė kanė qenė tė mirė; Ti je i Plotfuqishėm dhe i
Urtė. Dhe ruaji ata nga ndėshkimi pėr shkak tė
veprave tė kėqija, sepse, kė e ruan Ti atė ditė nga
ndėshkimi pėr shkak tė veprave tė kėqija - Ti e ke
mėshiruar atė, e ky, me tė vėrtetė do tė jetė sukses
i madh! (Mumin: 7-9)
Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: Ēdo ditė me tė gdhirė
zbresin dy engjėj dhe njėri prej tyre thotė: O All-llah i dashur,
Ti dhuroji bereqet pasurisė sė atij qė jep, e tjetri thotė: O
All-llah i dashur, Ti shkatėrroja pasurinė e atij qė nuk jep.[68]
Ata e nxisin njeriun tė jetė i pėrulur dhe ti bėjė ibadet
Zotit tė vet dhe ia bėjnė tė kėndshėm leximin e Kuranit dhe
pėrmendjen e All-llahut xhel-le shanuhu, duke e inkurajuar tė
pėrfitojė dijeni dhe tė bėjė vepra tė mira dhe janė tė pranishėm
gjatė namazit dhe leximit tė Kuranit nga ai. Pėr tė gjitha kėto
flasin hadithet autentike.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Ebu Hurejre radijAllllahu
anhu, se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: Namazi i njeriut
nė xhemat ėshtė mė i vlefshėm se namazi i tij nė shtėpinė e tij
a diku tjetėr pėr njėzet e disa shkallė. Kush merr abdest nė
formėn mė tė mirė, pastaj shkon nė xhami me tė vetmin qėllim
qė ta falė namazin me xhemat, duke mos i interesuar asgjė
tjetėr, pėr ēdo hap tė tij i shtohet nga njė gradė dhe i shlyhet
nga njė mėkat derisa tė hyjė nė xhami, e kur tė hyjė nė xhami,
atėherė nė namaz ėshtė aq sa e ka pėrfshirė namazi. Secilin
prej jush e bekojnė engjėjt, derisa tė gjendeni nė vendin ku
keni falur namazin, ata thonė: O Zot, mėshiroje! O Zot, fale! O
Zot, pranoja pendimin! Engjėjt veprojnė kėshtu pėrderisa
njeriu tė mos fillojė ti mundojė tė tjerėt, ose ta prishė abdesin
nė xhami.[69]
Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu transmeton se Pejgamberi i All-llahut
ka thėnė: Engjėjt ndėrrohen nė kujdestari mbi ju,
engjėjt e ditės dhe engjėjt e natės. Tė gjithė ata mblidhen nė
namazin e sabahut dhe tė ikindisė, pastaj ata qė e kanė kaluar
natėn me njerėzit ngrihen tek All-llahu xhel-le shanuhu, e Ai i pyet,
edhe pse Ai e di mė sė miri: Si i latė robėrit e Mi? Ata
pėrgjigjen: Ne i kemi lėnė e ata faleshin, siē i kemi lėnė nė
namaz, kur kemi ardhur.[70]
Pėr pjesėmarrjen e tyre nėpėr ndejat e dhikrit kuptojmė nga
hadithi qė transmeton Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu, ku thotė: I
Dėrguari i All-llahut alejhis-selam ka thėnė: Vėrtet, All-llahu i
Madhėrishėm ka engjėj qė udhėtojnė gjithnjė dhe kėrkojnė ithtarė
tė dhikrit, e kur e gjejnė popullin qė e pėrmend All-llahun e
Madhėrishėm, engjėjt thėrrasin: Ejani nga nevojat tuaja!, e
pastaj i rrethojnė me krahėt e tyre deri nė qiellin e kėsaj bote,
kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di mė mirė se ata, i pyet: Ēpo
flasin njerėzit e Mi? Ka thėnė: Engjėjt thanė: Po tė lavdėrojnė
(tesbih) Ty, po tė madhėrojnė (tekbir) Ty, po tė falėnderojnė
(tahmid) Ty dhe po tė lartėsojnė (temxhid) Ty. All-llahu tha: A mė
kanė parė robėrit e Mi? Engjėjt thanė: Jo, pėr All-llahun, ata nuk
Tė kanė parė! All-llahu pyeti: Si do tė ishin, sikur tė mė shihnin?
Engjėjt thanė: Sikur tė tė shihnin, ata edhe mė tepėr do tė tė
adhuronin, do tė tė falėnderonin dhe do tė tė lavdėronin. Allllahu
tha: A po kėrkojnė diēka robėrit e Mi? Engjėjt thanė: Po,
tė lusin pėr Xhenet. Pejgamberi alejhis-selam tha: All-llahu thotė:
A e kanė parė atė?. Engjėjt thanė: Jo, pėr All-llahun, o Krijues,
nuk e kanė parė Xhenetin. All-llahu atėherė u tha: E si do tė
luteshin pėr Xhenetin, sikur ta kishin parė? Engjėjt thanė: Sikur
ta kishin parė Xhenetin, ata edhe mė shumė do tė lakmonin pėr tė,
edhe mė shumė do ta kėrkonin, e edhe mė shumė do ta dėshironin.
Atėherė All-llahu i pyeti ata: Prej ēka ata kėrkojnė mbrojtje
dhe strehim? Engjėjt thanė: Ata kėrkojnė mbrojtje nga zjarri.
All-llahu tha: A e kanė parė ata zjarrin? Engjėjt thanė: Jo, pėr
All-llahun, nuk e kanė parė! All-llahu tha: E si do tė kėrkonin ata
mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parė? Engjėjt thanė: Sikur ta
kishin parė zjarrin, ata edhe mė shumė do tė iknin nga ai, e edhe
mė shumė do tė frikėsoheshin nga ai. All-llahu i Madhėrishėm tha:
Bėhuni dėshmitarė qė po ua fal atyre. Muhammedi alejhis-selam ka
thėnė: Njė prej engjėjve tha: O Krijues, nė mesin e tyre ėshtė
njė qė nuk ėshtė prej tyre, ai ka ardhur nė mesin e tyre pėr shkaqe
private. All-llahu i Madhėruar tha: Ata tė gjithė sė bashku ulen,
nuk mund tė jetė i pakėnaqur njė fqinj i tyre qė qėndron ulur nė
shoqėrinė e njėjtė.[71]
Ndėrsa pėr inkurajimin e dijetarėve (alimėve), tė cilėt kėrkojnė
dituri, Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: Nuk ka kurrė
njeri qė braktis shtėpinė e vet pėr tė kėrkuar dituri, e qė
engjėjt nuk ia zgjasin krahėt e vet tė kėnaqur me atė qė bėn ai.[72]
Ata po ashtu e pėrforcojnė njeriun tė bėjė vepra tė mira,
posaēėrisht pėr xhihad nė rrugėn e All-llahut xhel-le shanuhu.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
(Kujtoje) kur i urdhėroi Zoti yt engjėjt: Unė jam
me ju, andaj forconi ata qė besojnė. Unė do tu
shtie frikėn nė zemėr mohuesve, andaj rrihni ju ata nė
qafė dhe nė tė gjithė gishtėrinjtė.(Enfal: 12)
Njė nga detyrat e engjėjve, pėr tė cilat na flet All-llahu xhelle
shanuhu, e qė kanė ndikim tė madh nė jetėn e njeriut dhe
mbrojtjen e tyre nga mėkatet dhe tė kėqijat, ėshtė edhe mbikėqyrja
dhe pėrcjellja e tyre e zellshme e tėrė asaj qė punojnė
njerėzit dhe shėnimi i veprave tė tyre.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimė se ēka i
pėshpėrit shpirti atij, ngase Ne jemi mė afėr se
damari i tij i qafės. Kur takohen dy veta dhe ulen
njėri nga e djathta, e tjetri nga e majta, ai nuk e
thotė asnjė fjalė e qė pranė tij tė mos jetė ai qė
mbikėqyr. (Kaf: 16-18)
Dhe mbi ju, me tė vėrtetė, vigjilojnė rojtarėt, qė
janė tė ēmuar tek Ne, qė i shkruajnė veprat tuaja,
tė cilėt dinė ēka punoni. (Infitar: 10-12)
Vallė, a mendojnė ata se Ne nuk dėgjojmė ēka
flasin ata tinėzisht dhe haptazi ndėrmjet vete?
Pėrkundrazi, Ne dėgjojmė, e tė dėrguarit Tanė
(engjėjt), qė janė pranė tyre, shėnojnė.(Zuhruf: 80)
Dhe, nė fund tė ekspozesė sonė rreth qėndrimit tė engjėjve
ndaj njeriut dhe ndikimit tė tyre nė veprat e tyre tė
vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme, ti pėrmendim fjalėt tejet
tė bukura tė alimit Ibnul Kajjum El-Xhevziut mbi kėtė temė, nė
veprėn e tij tė njohur Igathetul Lehvan, ku thotė:
E engjėjt, tė cilėt janė tė ngarkuar tė kujdesen pėr njeriun qė
nga fillimi i jetės sė tij e gjer nė vdekje, kanė tjetėr qėndrim ndaj tij.
Ata janė tė ngarkuar qė ta formojnė atė dhe ta bėjnė figurėn mė tė
bukur, qė ta mbrojnė atė nė thellėsitė e tri errėsirave, qė tia
shkruajnė nafakėn (fatin), datėn dhe ēastin e vdekjes sė tij, a do
tė jetė fatlum a fatkeq dhe qė ta pėrcjellin nė tė gjitha situatat
dhe punėt e tij. Qė ti shėnojnė fjalėt e tij dhe ēdo vepėr tė
kryer gjatė jetės sė tij, qė ta ruajnė nė jetėn e tij, qė tia
marrin shpirtin nė ēastin e vdekjes sė tij dhe ta dėrgojnė atė
para Zotit dhe Krijuesit tė tij. Ata janė tė ngarkuar edhe ta
ndėshkojnė a ta shpėrblejnė atė nė jetėn e Pėrtejvarrit (berzah)
dhe pas ringjalljes, janė tė ngarkur edhe pėr pėrdorimin e
instrumenteve tė kėnaqėsive dhe tė ndėshkimeve. Ata e
pėrforcojnė njeriun besimtar dhe ia mėsojnė atė nga e cila do tė
ketė dobi, luftojnė duke e mbrojtur atė dhe i janė ndihmės edhe
nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr. Ata e udhėzojnė nė tė mirė,
duke e thirrur nė tė, dhe e ndalojnė nga e keqja, duke ia
tėrhequr vėrejtjen nė tė. Pra, ata janė mbrojtės dhe ndihmės tė
vėrtetė, mbikėqyrės dhe mėsues, kėshillėdhėnės, bėjnė dua dhe
kėrkojnė falje pėr tė. Ata bėjnė salavat pėr tė, pėrderisa ai i
ėshtė nėnshtruar Zotit tė tij dhe pėrderisa i mėson tė tjerėt pėr
tė mirė. Ata i sjellin lajme tė gėzuara pėr nderimin qė e pret te
Zoti i tij, me rast tė ėndėrrimit, vdekjes dhe ringjalljes. Ata e
thėrrasin tė jetė i modestė nė kėtė botė dhe ti japin pėrparėsi
ahiretit. Ata e pėrkujtojnė kur harron, e aktivizojnė kur e
kaplon pėrtacia dhe e pėrforcojnė kur frikėsohet. Ata punojnė
pėr tė mirėn e tij nė kėtė botė dhe nė botėn e ardhme. Pra, ata
janė tė dėrguarit e All-llahut xhel-le shanuhu, tė ngarkur qė tė
kujdesen pėr gjithė krijimtarinė dhe tėrė atė lidhur me tė dhe
ata janė ambasadorėt e Tij dėrguar te njerėzit, sipas urdhrit tė
Tij, qė zbresin nė tė gjitha pjesėt e botės dhe ngrihen tek Ai,
gjithashtu sipas urdhrit tė Tij.[73]
-----------------------------------------------------------------------------------------
[65] Igathetul lehvan, 2: 120; Sherhul akidetit-Tahavijje, f. 335.
[66] Igathetul lehvan, 2: 120; Sherhul akidetit-Tahavijje, f. 335.
[67] Kėtė hadith e transmeton Tirmidhiu dhe thotė se ėshtė hasen garib. E transmetojnė edhe Nesaiu dhe Ibnu Hibbani nga Mesudi. Fejdul Kadir
lil Munavi, (2: 449).
[68] Muttefekun alejhi. Shih Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 3: 237; Muhtesar
Sahih Muslim, 1: 150.
[69] Muttefekun alejhi. Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 5: 165; Shih Fethul Bari 1:448.
[70] Muttefekun alejhi: Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 6: 239.
[71] Muttefekun alejhi: Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 11: 175-176.
[72] Transmeton Tirmidhiu duke thėnė se hadithi ėshtė sahih, pastaj Ibnu Maxhe
e kėto janė fjalėt tė transmetimit tė tij, Ibnu Hibbani nė Sahih dhe Hakimin e vet dhe thotė se senedi i vet (zinxhiri i transmetuesėve) ėshtė autentik (sahih). Shih Tergib vetterhib, 1: 104.
[73] Gasetul lehvan min mesajidish shejtan, 2: 125-126.
-
-
NUMRI I ENGJĖJVE
Engjėjt janė aq tė shumtė, saqė numrin e tyre nuk e di
askush pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu:
“Ne kemi bėrė rojtarė tė zjarrit (engjėjt) dhe kemi
caktuar numrin e tyre, vetėm pėr t’i provuar jobesimtarėt;
pėr t’u bindur njerėzit, tė cilėve u ėshtė
dhėnė Libri; qė t’u shtohet (forcohet) besimi atyre qė
besojnė, e mos tė dyshojnė, ata tė cilėve u ėshtė dhėnė Libri,
dhe ata nė zemrat e tė cilėve ka sėmundje dhe ata qė
janė jobesimtarė, tė thonė ”Ēka ka dashur Zoti (tė
tregojė) me kėtė shembull?” Kėshtu, All-llahu e lė nė
huti (dhe nė humbje) atė qė do, dhe e udhėzon nė
rrugė tė drejtė atė qė do. Askush tjetėr pėrveē Tij
nuk e di numrin e ushtrisė sė Zotit tėnd. Kjo ėshtė
vetėm kėshillė pėr njerėzit.” (El-Muddeththir: 31)
Tirmidhiu, Ibni Maxhe dhe Bezzari shėnojnė hadithin nga
Ebu Dherri, i cili transmeton nga Pejgamberi alejhis-selam, ku
thuhet: “Kėrcėllyen qiejt..., e si mos tė kėrcėllejnė kur nė to nuk
ka vend as sa katėr gishtėrinj, e qė nė tė tė mos bėjė sexhde
ndonjė engjėll.”[74]
Nė hadithin e Mi’raxhit, Pejgamberi i All-llahut ka thėnė:
“Pastaj qemė tė ngritur gjer tek Bejt el-Ma’ėmur[75] e unė e
pyeta Xhibrilin pėr kėtė. Ai u pėrgjigj: “Ky ėshtė Bejt el-
Ma’ėmuri, nė tė falen ēdo ditė 70 mijė engjėj.”[76]
------------------------------------------------------------------------------------------
[74] Fet’hul Bari, 6: 232.
[75] Bejt el-Ma’ėmur - shtėpi e vizituar, qė gjendet nė qiell; nė disa transmetime thuhet se kjo shtėpi ėshtė nė njė vijė me Ka’ben. Sh. p.
[76] Sahihu-l-Buhari me’a Fet’hul Bari, 6: 233
-
-
BESIMI NĖ ENGJĖJ, INDIVIDUALISHT DHE
PĖRGJITHĖSISHT
Jemi tė obliguar tu besojmė egjėjve, emrat e tė cilėve
janė pėrmendur individualisht nė Kuran dhe nė Sunet. Mė tė
zgjedhurit janė tre engjėj: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili.
Xhibrili ėshtė i obliguar tė sjellė Shpalljen, e cila ėshtė jetė e zemrave
dhe tė shpirtrave.[77]
Xhibrili dhe Mikaili pėrmenden nė kėto ajete kuranore:
Thuaj: Kush ėshtė armik i Xhibrilit? (duke qenė i
lavdėrueshėm); Ai e ka zbritur Kuranin nė zemrėn
tėnde me lejen e All-llahut - pėr tė vėrtetuar Librat
e Shenjtė - dhe ėshtė udhėrrėfyes e sihariq pėr
besimtarėt. Kush ėshtė armik i All-llahut dhe i
engjėjve tė Tij, dhe i Pejgamberėve tė Tij, dhe i
Xhibrilit e Mikailit (ai ėshtė kafir) - e All-llahu ėshtė
me tė vėrtetė armik i atyre qė nuk duan tė besojnė.
(El-Bekare: 97-98)
All-llahu xhel-le shanuhu e lavdėron Xhibrilin nė Kuran nė mėnyrėn
mė tė bukur dhe e pėrshkruan atė me cilėsi mė tė bukura:
Dhe betohem nė yjet qė perėndojnė, tė cilėt lėvizin
dhe zhduken nga shikimi (horizonti), dhe nė natėn
kur errėsohet, dhe nė agimin kur gdhin (zbardhėllon
drita), Kurani ėshtė me tė vėrtetė tė dėftuarit e tė
Dėrguarit fisnik (Xhibrilit), tė fuqishėm, tė ēmuar
nga Zoti i Arshit, tė cilin e dėgjojnė (engjėjt) dhe
ėshtė i besuar (i madh). (Tekuir: 15-21)
E mėsoi atė njė (engjėll) me fuqi tė madhe, me
inteligjencė tė lartė, i cili u paraqit nė figurėn e
vet. (En-Nexhm: 5-6)
Mikaili ėshtė engjėlli i obliguar pėr shiun, i cili ėshtė burim i
jetės sė tokės, i bimėve dhe i kafshėve.[78]
Israfili ėshtė engjėlli i obliguar ti fryjė Surit, zėri i tė cilit
ėshtė burim i jetės i tė gjitha krijesave pas vdekjes sė tyre.[79]
Nė Kuran pėrmendet edhe engjėlli Malik, rojtar i Xhehenemit.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė: Ata (atėherė) do tė thėrrasin:
O Malik (engjėlli i mbikėqyrjes sė zjarrit)! Le tė bėjė Zoti yt qė tė vdesim! -
e ai do tė thotė: Ju, do tė qėndroni pėrherė aty! (Ez-Zuhruf: 77)
Ai pėrmendet edhe nė njė hadith autentik.[80]
Jemi tė obliguar tė besojmė nė engjėjt tė pėrmendur individualisht
dhe nė engjėjt e tjerė, emrat e tė cilėve janė pėrmendur
nė hadithet sahih, sė bashku me detyrat e tyre me tė cilat
janė tė ngarkuar. E, pėr sa u pėrket engjėjve qė nuk janė pėrmendur
individualisht, jemi tė obliguar tė besojmė nė ekzistimin
e tyre sipas llojeve, ashtu siē i pėrshkruan Kurani dhe Hadithi,
me tė gjitha punėt e tyre qė janė pėrmendur.[81]
Prandaj edhe besojmė nė Kiramen Katibin, tė cilėt All-llahu xhel-le
shanuhu i ka obliguar tė na ruajnė:
Dhe mbi ju, me tė vėrtetė, vigjilojnė rojtarėt, qė
janė tė ēmuar tek Ne, qė i shkruajnė veprat tuaja,
tė cilėt dinė ēka punoni. (Infitar: 10-12)
Njeriu ka pėrcjellės (engjėjt), para tij dhe pas tij, -
e mbikėqyrin atė me urdhrin e All-llahut. (Er-Rad: 11)
Vallė, a mendojnė ata se Ne nuk dėgjojmė ēka
flasin ata tinėzisht dhe haptas mes tyre?
Pėrkundrazi, nė dėgjojmė, e tė dėrguarit Tanė
(engjėjt), qė janė pranė tyre, shėnojnė. (Ez-Zuhruf: 80)
Disa mufessirė, duke komentuar kėtė ajet, thonė se ata
janė dy engjėj nga ana e djathtė dhe dy nga ana e majtė e
njeriut, tė cilėt i shėnojnė tė gjitha veprat e tij. Ai qė rri nė
anėn e djathtė shkruan veprat e mira, kurse ai qė rri nė anėn e
majtė shkruan veprat e kėqija. Ndėrsa dy tė tjerėt e mbrojnė
dhe e ushqejnė atė, njėri ėshtė para tij e tjetri mbrapa tij,
kėshtu qė ēdo njeri gjendet ndėrmjet katėr engjėjve.[82]
Imam Muslimi dhe imam Ahmedi transmetojnė nga Abdullllah
bin Mesudi radijAll-llahu anhu se ka thėnė: Pejgamberi i Allllahut
ka thėnė: Pėr ēdonjėrin ėshtė caktuar pėrcjellėsi i tij
nga xhinėt dhe pėrcjellėsi i tij nga engjėjt. Atėherė ashabėt
pyetėn: A edhe pėr ty, o Pejgamber i All-llahut? Po, edhe pėr
mua, por mua All-llahu mė ka ndihmuar kundėr tij (xhinit -
djallit), andaj mu ka dorėzuar tėrėsisht dhe mė udhėzon vetėm
nė tė mirė. - tha Pejgamberi alejhis-selam.[83]
Gjithashtu i besojmė edhe engjėllit tė vdekjes, i cili ėshtė i
obliguar pėr marrjen e shpirtrave:
Thuaj: Do tjua marrė shpirtin engjėlli i vdekjes, i
cili ėshtė caktuar pėr ju, e pastaj tė ktheheni te
Zoti juaj. (Es-Sexhde: 11)
Kurani nuk e ka pėrmendur emrin e tij, e as qė ai
pėrmendet nė hadithe autentike, por nė disa transmetime nga
gjeneratat e para tė muslimanėve thuhet se emri i tij ėshtė
Azrail, e All-llahu e di mė sė miri.[84]
Dhe i besojmė mbajtėsve tė Arshit, pėr tė cilėt All-llahu xhel-le
shanuhu na flet nė Kuran:
Dhe engjėjt do tė rrinė anėve tė qiellit, kurse atė
ditė - tetė (grupe engjėj) do ta mbajnė Arshin e
Zotit tėnd. (El-Hakka: 17)
Sė bashku me ta do tė jetė edhe Israfili, i cili do tė fryjė nė Sur.
Gjithashtu u besojmė edhe engjėjve tė obliguar pėr
Xhehenem All-llahu xhel-le shanuhu na ruajttė nga ai! - torturues
(zebanitė) nė krye tė dymbėdhjetė engjėjve.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Dhe, ata qė gjenden nė zjarr, do tu thonė
rojtarėve tė skėterrės: Luteni Zotin tuaj qė tė na
lehtėsojė vuajtjet, (madje) qoftė edhe pėr njė ditė!
(El-Mumin: 49)
O ju qė besoni! Ruajeni veten dhe familjet tuaja
nga zjarri, lėndė djegėse tė tė cilit do tė jenė
njerėzit dhe gurėt, dhe tė cilin do ta mbikėqyrin
engjėjt e fuqishėm dhe tė ashpėr, tė cilėt nuk u
kundėrshtojnė urdhrave tė All-llahut dhe tė cilėt
punojnė pėr atė qė urdhėrohen. (Et-Tahrim: 6)
Mbi tė vigjilojnė nėntėmbėdhjetė. Ne kemi bėrė
rojtarė tė zjarrit engjėj dhe kemi caktuar numrin e
tyre, vetėm pėr ti provuar jobesimtarėt. (El- Muddeththir: 30-31)
I besojmė edhe engjėjt e obliguar pėr pallatet dhe kopshtet
e Xhenetit, tė cilėt janė tė ngarkuar ti gostisin dhe tė kujdesen
pėr banorėt e tyre, duke u pėrgatitur rroba, ushqim, pije tė
llojllojshme dhe gjėra tė tjera, ēfarė syri i njeriut kurrė nuk ka
parė dhe veshi kurrė nuk ka dėgjuar dhe ēfarė atij as qė ka
mundur ti bjerė ndėrmend.[85]
--------------------------------------------------------------------------------------------
[77] Igasetul-lehvan, 2: 122.
[78] Igasetul-lehfan, 2: 122; Usulul iman li Muhammed bin Abdul Vehhab, f. 14.
[79] Igasetul-lehfan, 2: 122; Usulul iman li Muhammed bin Abdul Vehhab, f. 14.
[80] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 6, 242.
[81] Imam Buhariu ka ndarė njė kapitull tė veēantė pėr hadithet tė cilėt flasin
mbi engjėjt, ku ka pėrmendur tridhjetė tė tillė. Shih: Sahihu-l-Buhari mea
Fethul Bari, 6: 232-243
[82] Sherhul akidetit-tahavijje, f. 493.
[83] Sahih Muslim bi sherhin Neveviu, 17: 157. Fjala esleme ka domethėnie ėshtė dorėzuar dhe ėshtė bėrė i dėgjueshėm, andaj ka thėnė: dhe mė udhėzon vetėm nė tė mirė. Kėtu nuk mendohet se ai ka pranuar Islamin dhe ėshtė bėrė besimtar, sepse djajtė nuk mund tė jenė besimtarė. Shehrul akidet-tahavijje, f. 439.
[84] Usulul iman li Muhammed bin Abdul Vehhab, f. 14.
[85] Pėr tu njoftuar mė gjerėsisht pėr botėn e engjėjve, lexoni librin Bota e engjėjve fisnikė, vepėr kjo e dr. Sulejman Eshkariut.
-
-
ROLI DHE RĖNDĖSIA E BESIMIT NĖ ENGJĖJ
NĖ JETĖN E NJERIUT
Thamė se e tėrė ajo qė na ka informuar All-llahu xhel-le
shanuhu nga gjėrat e gajbit (tė padukshme, tė panjohura) paraqet
menēuri tė madhe dhe janė tejet tė vlefshme pėr ne. Prandaj
All-llahu xhel-le shanuhu, nga mėshira e madhe e Tij ndaj nesh, na
ka informuar pėr kėto krijesa fisnike dhe besimi nė to ėshtė njė
pjesė e besimit nė gajb, besim ky qė i pėrshkruhet besimtarėve
tė sinqertė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Elif, Lam, Mim. Ky libėr, nė tė cilin nuk ka dyshim
aspak, ėshtė udhėzim pėr tė devotshmit, tė cilėt e
besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen dhe japin nga
ajo qė u kemi dhėnė Ne. (El-Bekare: 1-3)
Besimi nė engjėj ka ndikime tė mėdha nė jetėn e njeriut,
nga tė cilat janė:
- Qėndrueshmėria nė rrugėn e All-llahut xhel-le shanuhu, ngase
ai i cili e ndien me plot zemėr ekzistimin e engjėjve, ushtarėve
tė All-llahut xhel-le shanuhu, dhe beson se ata pėrcjellin ēdo lėvizje
dhe ēdo fjalė tė tijėn dhe se janė tė pranishėm nė ēdo situatė tė
tij, do tė turpėrohet nga All-llahu xhel-le shanuhu dhe nga ushtarėt
e tij, e nuk do ti kundėrvihet urdhrit tė Tij e as qė do tė jetė i
padėgjueshėm ndaj Tij, as haptazi as fshehurazi. Sepse si mund
ti lejojė vetes diēka tė tillė duke qenė i vetėdijshėm se tė
gjitha shihen, kundrohen dhe shėnohen.
- Durimi dhe vazhdimi i xhihadit pa pikėllim, por duke ndier
kėnaqėsi dhe qetėsi. Kėto domethėnie janė fuqimisht tė lidhura
me besimin nė engjėj dhe nė atė qė na ka informuar All-llahu
xhel-le shanuhu pėrkitazi me ta. Prandaj, kur njeriu (besimtari) tė
gjendet nė shoqėrinė e atyre qė kanė lajthitur nga rruga e
drejtė, tė cilėt i sundon xhahilijeti, dhe kur tė bėhet i huaj nė
atdheun e vet, ndėr tė afėrmit dhe ndėr popullin e vet, i
pėrqeshur, i nėnēmuar dhe i penguar nė pėrulshmėrinė e tij ndaj
All-llahut xhel-le shanuhu dhe nė qėndrueshmėrinė nė rrugėn e Tij,
nė gjendje tė tillė ai i gjen vetes shokun dhe mikun i cili e
pėrcjell, e shoqėron, i jep zemėr, e nxit tė jetė i durueshėm dhe
e ndihmon tė marshojė rrugės sė All-llahut xhel-le shanuhu.
Sepse ushtria e All-llahut xhel-le shanuhu ėshtė me tė, e adhuron
All-llahun siē e adhurojnė edhe ata, aspiron nga Krijuesi i qiejve
dhe i Tokės sikurse edhe ata dhe i inkurajojnė hapat e tij dhe e
ndihmojnė atė, duke ia pėrkujtuar tė mirat qė e presin te Zoti i
tij. Pra, ai nuk ėshtė i vetmuar nė rrugė, por udhėton i
shoqėruar nė varganin e madh sė bashku me shumė krijesa tė
All-llahut xhel-le shanuhu, me engjėjt fisnikė - tė dėrguarit e Allllahut
xhel-le shanuhu, - me qiejt dhe me Tokėn. Pra, ai ka shumė
shoqėri dhe mbėshtetje mė tė madhe sesa tė tjerėt. Kjo ndjenjė
e sinqertė e bėn atė tė durueshėm dhe tė qetė, kėshtu qė pengesat
e njerėzve vetėmsa ia pėrforcojnė qėndrueshmėrinė nė xhihad.
Shih, o vėlla i dashur, sa shumė na ka shpėrblyer All-llahu
xhel-le shanuhu me krijimin e engjėjve dhe me besimin nė ta, gjė qė
paraqet ndikim tė madh nė zemrat tona, nė veprat tona dhe nė
korrektėsinė e jetės sonė nė kėtė botė. E, imani nė engjėj ėshtė
njėkohėsisht edhe vėrtetimi i Fjalėve tė All-llahut xhel-le shanuhu
dhe fjalėve tė Pejgamberit tė Tij besnik.
-
-
PJESA E TRETĖ
BESIMI NĖ PEJGAMBERĖT (RESULĖT) DHE LAJMĖTARĖT (NEBIJĖT)
E ALL-LLAHUT XHEL-LE SHANUHU
Besimi vijues nga bazat e imanit ėshtė edhe besimi nė Pejgamberėt
e All-llahut xhel-le shanuhu. Nė kėtė bazė bėn pjesė
besimi nė tė gjithė Pejgamberėt (arabisht: Resul) dhe Lajmėtarėt
(arabisht: Nebij) tė cilėt i ka emėrtuar All-llahu xhel-le shanuhu nė
Kuran dhe besimi se All-llahu xhel-le shanuhu pėrveē tyre ka dėrguar
edhe Pejgamber tė tjerė, numrin e tė cilėve nuk e di askush, pėrveē All-llahu xhel-le shanuhu.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ne, me tė vėrtetė, para teje kemi dėrguar Pejgamberė
dhe prej tyre disa ti kemi treguar, e disa prej
tyre nuk ti kemi treguar. (El-Mumin: 78)
... Nuk ka pasur asnjė popull qė tė mos i ketė
ardhur paralajmėrues. (Fatir: 24)
Ēdo popull ka pasur Pejgamber. (Junus: 47)
-
-
Pejgamberėt (Resulėt) dhe Lajmėtarėt (Nebijėt)[86]
Disa alimė konsiderojnė se Pejgamber (Resul) ėshtė ai tė cilit i
ėshtė shpallur ligji i ri fetar (Sheriati), kurse Lajmėtar (Nebij) ai i cili
ėshtė dėrguar tė vėrtetojė ligjin paraprak fetar.[87]
Nė Kur’an janė pėrmendur njėzet e pesė Pejgamberė dhe
Lajmėtarė: Ademi, Nuhu, Salihu, Ibrahimi, Hudi, Luti, Junusi, Ismaili,
Is’haku, Ja’kubi, Jusufi, Ejjubi, Shu’ajbi, Musai, Haruni,
Eljesani, Dhulkifli, Davudi, Zekerijjai, Sulejmani, Iljasi, Jahjai,
Isai dhe Muhammedi, salevatullahi ve selamuhu ‘alejhim
exhme’in.
Tetėmbėdhjetė prej tyre janė pėrmendur nė kėto ajete:
“Kėto janė argumentet Tona qė ia dhamė Ibrahimit
kundėr popullit tė tij. E Ne e ngremė nė shkallė mė
tė lartė kė tė duam. Me tė vėrtetė, Zoti yt ėshtė i
Plotdijshėm dhe i Gjithėdijshėm. Ne ia dhuruam atij
(Ibrahimit) Is’hakun dhe Ja’kubin. Tė dy kėta i kemi
udhėzuar nė rrugė tė drejtė. Dhe Nuhun e patėm
udhėzuar mė parė nė rrugė tė drejtė dhe nga
pasardhėsit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin,
Jusufin, Musanė dhe Harunin. - Dhe kėshtu Ne i
shpėrblejmė ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira - dhe
Zekerijjanė, Jahjanė, Isanė, Iljasin, tė gjithė kėta
kanė qenė nga njerėzit tė mirė; dhe Ismailin,
Eljesanė, Junusin dhe Lutin - tė gjithė kėta i veēuam
nga tė tjerėt; edhe disa nga prindėrit e tyre, nga
pasardhėsit e tyre dhe nga vėllezėrit e tyre - i kemi
zgjedhur ata dhe i kemi udhėzuar nė rrugė tė drejtė.”
(El-En’am: 83-87)
E tė tjerėt pėrmenden nė vende tė ndryshme tė Kur’anit:
“Ia dėrguam (popullit) Adit vėllanė e tyre - Hudin.” (A’raf: 65)
“Dhe (Ne, ia dėrguam popullit) Themudit vėllanė e
tyre – Salihun.” (El-A’raf: 73; Hud: 61)
“Dhe Ne (ia dėrguam) popullit tė Medjenit vėllanė e
tyre - Shuajbin.” (El-A’raf: 85; Hud: 84)
“All-llahu e zgjodhi Ademin, Nuhun.” (Ali Imran: 33)
“Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Tė gjithė
kėta kanė qenė tė durueshėm.” (El-Enbija’: 85)
“Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut. E, ata qė
janė me tė (shokėt e tij) janė tė ashpėr ndaj mohuesve,
e tė mėshirshėm ndėrmjet vete.” (El-Fet’h: 29)
Pra, duhet tė besojmė se tė gjithė tė pėrmendurit kanė
qenė Pejgamberė ose Lajmėtarė, ēdonjėri prej tyre veē e veē.
Kėshtu qė nėse dikush do tė pyetet pėr cilindoqoftė prej tyre,
nuk do ta mohojė pejgamberllėkun ose ferrėfimin e tyre. E, ai i
cili mohon pejgamberllėkun e cilitdoqoftė prej tyre a shpalljen e
tij, ai ėshtė jobesimtar.[88]
Pėr sa i pėrket Pejgamberėve dhe Lajmėtarėve tė cilėt
Kur’ani nuk i ka pėrmendur personalisht, jemi tė obliguar qė
atyre t’u besojmė pėrgjithėsisht. Dhe ne nuk kemi tė drejtė tė
konfirmojmė se cilitdo prej njerėzve i ka zbritur Shpallja, po qe
se nuk ėshtė i pėrmendur nė mesin e Pejgamberėve dhe
Lajmėtarėve, ose nėse pėr kėtė nuk na ka informuar Pejgamberi
s. a. v. s.
---------------------------------------------------------------------------------------
[86] Pejgamber (Resul) ėshtė ai tė cilit i ka ardhur Shpallja nga All-llahu xhel-le shanuhu, me urdhėr qė kėtė t’ua kumtojė tė tjerėve ose tė mos ua kumtojė. E, nėse nuk ėshtė i urdhėruar qė kėtė t’ua kumtojė tė tjerėve, atėherė ky ėshtė Lajmėtar (Nebij) e jo Pejgamber (Resul).
E, nėse ėshtė i urdhėruar qė t’ua kumtojė tė tjerėve, atėherė ai ėshtė edhe Pejgamber (Resul) edhe Lajmėtar (Nebij), andaj ēdo Pejgamber (Resul) ėshtė njėkohėsisht edhe Lajmėtar (Nebij), kurse Lajmėtari (Nebiji) nuk ėshtė edhe Pejgamber (Resul). Andaj kur Allahu thotė se Muhammedi ėshtė: "NEBIJI I FUNDIT", d.t.th. se pas tij me nuk ka as RESUL as NEBIJ, sepse ēdo Resul ėshtė edhe Nebij.
Shih Sherhul ‘akidetit-tahavijje, f. 167; Sherh Mulla ‘Ali el-**** fikhil ekber, f. 69.
[87] Shih Resulu ver risalet li dr. Sulejman el-Eshkar, f. 15. Ky e merr kėtė nga tefsiri i Alisiut.
[88] Vetėm se pėr njeriun e paarsimuar (i cili nuk e di kėtė) nuk mund tė thuhet se ėshtė jobesimtar pėrderisa nuk i shpjegohet kjo e tė dijė se ē’flet. Sherhul Bejxhuri ‘alel xhevher.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 04-09-2011 mė 07:43
-
-
Pejgamberėt mė tė zgjedhur (Ululazm)[89]
Njė numėr i madh alimėsh, nė grupin e Pejgamberėve mė tė
zgjedhur numėrojnė pesė prej tyre: Muhammedin, Ibrahimin,
Musanė, Nuhun dhe Isanė alejhim efdalus salati ues selam.[90]
All-llahu xhel-le shanuhu i permend kėta nė kėtė ajet:
(Kujtoje ti o Muhammed) kur nga Pejgamberėt Ne
morėm zotimin, edhe prej teje, edhe prej Nuhut,
edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej
Isait, tė birit tė Merjemės. Ne, prej tyre kemi marrė
zotimin e fortė. (El-Ahzab: 7)
-------------------------------------------------------------------------------------
[89] Nė bazat gjuhėsore Azm do tė thotė mundim, pėrpjekje. Shih: El-Misbahul munir. Nė Kuran pėrmendet se sabri dhe takuaja janė veēoritė qenėsore tė azmit. All-llahu xhel-le shanuhu thotė: ... Nėse jeni durimtarė dhe i druheni All-llahut, me tė vėrtetė, ajo ėshtė vendosmėri (e madhe) (azm) nė vepėr. (Ali Imran: 186) E, ti bėhu i durueshėm (o Muhammed!) ashtu siē kanė duruar me kėmbėngulje Pejgamberėt e tjerė. (El-Ahkaf: 35) Ne, madje edhe Ademit qė nė fillim i patėm urdhėruar, por ai harroi dhe nuk u tregua i vendosur. (Ta Ha: 115)
[90] El-Esiletu vel exhvibetul usulujje, f. 22; Sherhul akidetit tahavijje, f. 349.
-
-
PĖRMBAJTJA E SHPALLJES
Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu u ka
dėrguar njerėzve Pejgamberėt e Vet pėr ti sihariquar ata dhe
pėr tua tėrhequr vėrejtjen; pėr ti sihariquar me kėnaqėsinė e
All-llahut xhel-le shanuhu, me shpėrblim dhe me Xhenet - nėse i besojnė
Atij dhe Pejgamberėve tė Tij dhe nėse i nėnshtrohen Atij.
E, tua tėrheqin vėrejtjen pėr hidhėrimin e All-llahut xhel-le
shanuhu nėse bėhen jobesimtarė dhe tė padėgjueshėm.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ne ua dėrguam Pejgamberėt vetėm si sihariques
dhe qortues. Pra kushdo qė beson dhe bėn vepra tė
mira, mos tė frikėsohet e as nuk do tė pikėllohen.
Pėr ata qė pėrgėnjeshtrojnė argumentet Tona, ata
do ti godet dėnimi pėr mėkatet e bėra. (El-Enam: 48-49)
Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka
dėrguar tė gjithė Pejgamberėt pėr realizimin e qėllimit qenėsor:
tė adhurohet vetėm All-llahu xhel-le shanuhu dhe tė rivendoset ligji
i Tij, tė besohet All-llahu xhel-le shanuhu si i Vetmi Krijues, i Vetmi
tė Cilit i bėhet ibadet dhe i Vetmit tė Cilit i pėrkasin tė gjithė
emrat e bukur dhe tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ne nuk kemi dėrguar asnjė Pejgamber para teje e
tė mos ia kemi shpallur atij se: Nuk ka tė adhuruar
tjetėr pėrveē Meje, andaj adhuromėni Mua! (El-Enbija: 25)
Ai ju ka urdhėruar nga feja atė qė ia ka urdhėruar
Nuhut dhe atė qė ta shpallėm ty, dhe me atė qė e urdhėruam
Ibrahimin, Musanė dhe Isanė: Predikoni
fenė e drejtė dhe mos u pėrēani nė tė!... (Shuara: 13)
Ne ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber.
(Ata u thoshin atyre): Adhuroni All-llahun e shmangiuni
idhujve! (En-Nahl: 36)
Jemi tė obliguar ti besojmė tė gjithė Pejgamberėt dhe
Shpalljet e tyre. Nuk guxojmė tė bėjmė dallime mes tyre. E,
kush bėn dallime ndėrmjet tė Dėrguarve tė All-llahut - disa prej
tyre i beson e disa i mohon, ose disa i mbėshtet e disa i pėrgėnjeshtron
- ai, sipas tekstit kuranor, konsiderohet si jobesimtar.
"Me tė vėrtetė, ata qė mohojnė All-llahun dhe
Pejgamberėt e tij dhe dėshirojnė tė ndajnė All-llahun
nga Pejgamberėt e Tij (nė besim) dhe tė cilėt
thonė: "Ne diēka besojmė, e diēka nuk besojmė", dhe
dėshirojnė qė nė mes tė kėsaj tė zgjedhin njė rrugė -
(ndėrmjet besimit e mohimit) - ata, me siguri, janė
mohues tė vėrtetė. Ne kemi pėrgatitur dėnim
poshtėrues pėr mohuesit." (En-Nisa: 150-151)
Jemi tė obliguar tu bindemi atyre dhe tė mos punojmė nė
kundėrshtim me urdhrat e tyre, ngase bindja atyre ėshtė pjesė e
bindjes ndaj All-llahut xhel-le shanuhu All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur All-llahut.
(En-Nisa: 80)
Dhe ne kemi dėrguar Pejgamber vetėm me qėllim
qė njerėzit, me lejen e All-llahut, tu pėrulen
atyre... (En-Nisa: 64)
Jemi tė detyruar tė besojmė se ata janė krijesat mė tė pėrkryera,
edhe pėr nga dijenia edhe pėr nga veprat, se janė mė tė
sinqertit dhe se janė mė tė pėrsosurit sipas edukimit dhe sjelljes
sė tyre dhe se All-llahu xhel-le shanuhu i ka dekoruar ata mbi tė
gjitha krijesat e tjera me veēori qė nuk i ka askush tjetėr pėrveē
tyre.
Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka
mbrojtur ata dhe i ka larguar nga gėnjeshtra, mashtrimi, fshehja
dhe nga tė gjitha tė metat e tjera, sa i pėrket kumtimit tė
Shpalljes, dhe nga tė gjitha mėkatet e mundshme.[91]
Mirėpo, ngandonjėherė ėshtė e mundur tė bėjnė ndonjė lėshim ose
gabim tė vogėl, qė nuk ka rėndėsi pėr shkallėn e tyre tė lartė,
siē i ka ndodhur Ademit alejhis-selam kur pati ngrėnė frytin nga
pema tė cilin e kishte tė ndaluar, pasi pėr njė ēast kishte
harruar ndalesėn.92 Por All-llahu xhel-le shanuhu ata nuk i lė nė
gabim, ngase ua mundėson qė tė pendohen menjėherė.
Gjithashtu, jemi tė obliguar tė besojmė se tė gjithė
Pejgamberėt kanė qenė njerėz - meshkuj. Nuk kanė qenė
engjėj, e as qė All-llahu xhel-le shanuhu pėr Pejgamber ka dėrguar
femėr.[93]
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Edhe para teje kemi dėrguar vetėm njerėz (burra), tė
cilėve u kemi shpallur (ashtu si ty). (El-Enbija: 7)
Besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu nuk u ka dhuruar atyre
kurrfarė cilėsish mbinatyrore, por i ka zgjedhur nga mesi i
njerėzve qė hanė dhe pinė, ecin rrugėve, flenė, rrinė ulur dhe
qeshin. Kanė gra dhe fėmijė, u kanosen mynxyra tė ndryshme, i
arrin dora e dhunuesve dhe u ndodhin persekutime dhe trysni.
Vdesin sikurse edhe njerėzit e tjerė, e ndodh qė ndokush prej
tyre tė vritet nė mėnyrė tė padrejtė. Ndiejnė dhembje dhe i
godet sėmundja, si dhe pėrjetojnė ēdo gjė tjetėr qė zakonisht u
ndodh njerėzve, e qė nuk bie nė mospajtim me pozitėn e lartė
tė autoritetit nė mesin e njerėzve.
Nė kėtė na udhėzojnė shumė ajete kuranore:
Muhammedi ėshtė vetėm Pejgamber, e edhe para
tij ka pasur Pejgamberė. E, nėse ai vdes ose vritet,
a mos do tė ktheheni ju prapa? Kushdo qė kthehet
prapa (nė fe tė gabuar) nuk i bėn kurrfarė dėmi All-llahut.
Se All-llahu do ti shpėrblejė mirėnjohėsit.
(Ali Imran: 144)
E, Ne edhe para teje kemi dėrguar vetėm
Pejgamberė, tė cilėt hanin ushqimin dhe shėtisnin
nėpėr tregje... (El-Furkan: 20)
Ne, me tė vėrtetė, edhe para teje kemi dėrguar
Pejgamberė dhe u kemi dhėnė gra dhe pasardhės...
(Er-Rad: 38)
Mesihu - i biri i Merjemės, ėshtė vetėm Pejgamber,
- edhe para tij kanė kaluar Pejgamberė. Nėna e tij
kurdoherė ka qenė e drejtė. Qė tė dy hanin
ushqim... (El-Maide: 75)
Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: Por, unė agjėroj dhe ha,
falem, fle dhe bėj jetė bashkėshortore![94]
Ngjante qė Pejgamberi i All-llahut tė sėmurej dhe tė ndiente dhembje,
ndiente uri, etje, hidhėrohej, pezmatohej, lodhej dhe tė ngjashėm me
kėtė, gjė qė nuk paraqet kurrfarė tė mete reale.[95]
Ne besojmė se Pejgamberėt nuk kanė asgjė nga cilėsitė hyjnore,
se nuk ndikojnė nė lėvizjet nė kozmos, e as qė mund ta
ndihmojnė ose ta dėmtojnė dikė, se nuk kanė ndikim nė
vullnetin e All-llahut xhel-le shanuhu, e as qė e dinė gajbin
(fshehtėsinė), pėrveē asaj qė i ka informuar All-llahu xhel-le
shanuhu, All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Thuaj: Unė nuk mund ti sjell vetes as dobi as
dėm, pėrveē atė qė do All-llahu. E sikur ti dija
fshehtėsitė, do ti shumėzoja tė mirat dhe nuk do tė
mė prekte asnjė e keqe. Unė jam vetėm paralajmėrues
dhe sihariques pėr njerėzit qė besojnė. (El- Araf: 188)
Vetėm Ai i di fshehtėsitė dhe Ai nuk ia zbulon
fshehtėsitė e Veta askujt; pėrveē atij tė cilin Ai e ka
zgjedhur pėr ta dėrguar (Pejgamber). (El-Xhin: 26-27)
Mirėpo, atyre All-llahu xhel-le shanuhu u ka dhėnė aftėsi tė
posaēme dhe virtyte dhe cilėsi tė cilat i kanė bėrė tė gatshėm
pėr ta pranuar Shpalljen dhe barrėn e saj, nė mėnyrė qė tu
jenė shembuj njerėzve tė tjerė nė ēėshtjet e fesė dhe tė
mėnyrės sė jetesės nė kėtė botė. Prandaj, jemi tė obliguar tė
besojmė se Pejgamberėt janė tė mbrojtur nga ēfarėdo e mete, e
cila do ta gjymtonte besimin e tyre dhe bindjen ndaj All-llahut
xhel-le shanuhu, ose aftėsinė e tyre qė ta dorėzojnė Shpalljen, e tua
kumtojnė njerėzve.[96]
All-llahu xhel-le shanuhu pėr ta thotė:
Kėta janė ata qė u kemi dhėnė libėr, dijeni tė hollė
dhe pejgamberllėk. E, nėse ata (banorėt e Mekės) i
mohojnė kėto, Ne do tia besojmė njė populli tjetėr
qė nuk di ti mohojė. Kėta janė ata (Pejgamberėt e
pėrmendur), tė cilėt All-llahu i ka udhėzuar nė
rrugėn e drejtė, andaj edhe ti (o Muhammed!) ndiqe
rrugėn e tyre. (El-Enam: 89-90)
Pra, All-llahu xhel-le shanuhu flet pėr besnikėrinė e tyre, pėr
sinqeritetin, pėr mendjemprehtėsinė, pėr konsekuencėn nė
dorėzimin e Shpalljes dhe pėr cilėsitė e tjera, tė cilat janė tė
nevojshme pėr kryerjen e obligimeve dhe detyrave tė
parashtruara.
Prandaj All-llahu xhel-le shanuhu pėr Ismailin alejhisselam
thotė: Dhe pėrmende (o Muhammed!) nė Libėr (Kuran), Ismailin!
Me tė vėrtetė, Ai plotėsonte premtimin e
dhėnė dhe ka qenė Pejgamber, Lajmėtar. (Merjem: 54)
E pėr Ibrahimin alejhis-selam thotė:
(O Muhamed!) Pėrmende nė Libėr (Kuran) Ibrahimin!
Ai ka qenė (njeri) i sinqertė dhe Lajmėtar.
(Merjem: 41)
Edhe nė shumė ajete tė tjera All-llahu xhel-le shanuhu dėshmon
pėr sinqeritetin dhe tė udhėzuarit e Pejgamberėve alejhis-selam.
Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka
ndihmuar ata me muxhize (vepra tė jashtėzakonshme tė cilat i
bėn All-llahu xhel-le shanuhu me anė tė Pejgamberėve tė Vet me tė
cilat ata i studjojnė njerėzit qė tė bėjnė diēka tė ngjashme nėse
nuk u besojnė atyre)[97] tė llojllojshme dhe me argumente tė
qarta tė cilat udhėzojnė nė vėrtetėsinė e asaj me ēka kanė
ardhur nga Zoti i tyre. Ne u besojmė tė gjitha muxhizeve tė
pėrmendura nė Kuran dhe nė hadithe autentike dhe me kėto
veēori janė tė barabartė tė gjithė Pejgamberėt qė i ka zgjedhur
All-llahu xhel-le shanuhu.
Mirėpo, edhe krahas kėsaj barazie, ne besojmė se All-llahu xhel-le
shanuhu disa prej tyre i ka dekoruar mbi tė tjerėt.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Disa nga ata Pejgamberė i kemi dekoruar mė shumė
se disa tė tjerė. Me disa prej tyre ka folur (biseduar)
All-llahu, kurse disa prej tyre i ka lartėsuar nė
shkallė tė lartė. E Isait, birit tė Merjemės, i kemi
dhėnė argumente tė qarta dhe e kemi forcuar me
Xhibrilin. (El-Bekare: 253)
Dhe besojmė se mė i zgjedhuri ndėr ta dhe mė i zgjedhuri
prej tė gjitha krijesave ėshtė Pejgamberi Muhammed bin Abdull-llah,
alejhis-selam.
Disa nga selefėt (gjenerata e parė e muslimanėve), Fjalėt e All-llahut
xhel-le shanuhu kurse disa prej tyre i ka lartėsuar nė shkallė tė lartė
i komentojnė se kjo ka tė bėjė me Pejgamberin tonė, Muhammedin alejhis-selam.[98]
Lidhur me kėtė ekzistojnė shumė hadithe, ndėr tė cilat ėshtė edhe
hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre radijAll-llahu anhu se Pejgamberi
alejhis-selam ka thėnė: Unė jam kryepar i tė gjithė njerėzve
nė Ditėn e Kiametit, i pari do tė dal nga kaburi (varri) dhe i pari
qė do tė bėj shefaat (ndėrmjetėsim), e shefaati im do tė
pranohet.[99]
Vasil bin Eska radijAll-llahu anhu transmeton: E kam
dėgjuar Pejgamberin e All-llahut qė ka thėnė: All-llahu xhel-le
shanuhu i ka zgjedhur kenanėt prej bijve tė Ismailit, kurejshitėt
prej kenanėve, benu hashimėt prej kurejshitėve, e mua mė ka
zgjedhur prej benu hashimėve.[100]
Hadithet e pėrmendura dhe hadithet e tjera lidhur me kėtė temė
tregojnė qartazi se Muhammed bin Abdull-llahu alejhis-selam, ėshtė
mė i miri nga tė gjitha krijesat.[101]
-----------------------------------------------------------------------------------------
[91] El-fikhul-ekber ve sherhuhu li Mulla Ali el-****, f. 65. Mė gjerėsisht pėr
pagabueshmėrinė e Pejgamberėve shih Kitabur-rusul ver-risalet lid dr. Sulejman el- Eshkar, f. 97-112.
[92] El-fikhul ekber li Ebi Hanifete ve sherhahu li Mulla Ali el-****, f. 57; Ve Sherhul
akaid en nefise, f. 467; Ver rusul ver risalet, f. 107.
[93] Ulemaja islame janė tė njė mendimi se tė gjithė Pejgamberėt kanė qenė njerėz - meshkuj dhe se All-llahu xhel-le shanuhu nuk ka obliguar kurrė ndonjė femėr tė kumtojė Shpalljen e Tij. Pėrkitazi me kėtė Kurani flet qartė. Mirėpo, njė pjesė e ulemasė konsideron se All-llahu xhel-le shanuhu disa femra i ka prirur me shkallėn nubuvvete, siē ėshtė Merjemja. Prej atyre qė pėrkrahin kėtė mendim janė: Ebul-Hasan el-Eshariu, Kurtubi dhe Ibnul Hazmi.
Shih El-rusul ver risalet, f. 86.
[94] Transmeton Buhariu nė fillim tė kaptinės pėr martesėn.
[95] Kjo duket qartė gjatė studimit tė jetėshkrimit tė Pejgamberit alejhis-selam. Pėr vetitė dhe virtytet e tij janė shkruar libra tė veēantė dhe jashtėzakonisht tė vlefshėm. Shih p.sh. Esh shemailun nebevijjenga Tirmidhiu, dheEl vefa bi ahvalil Mustafa nga Ibėn Dxevziu.
[96] Sherhun-Nevevi ala sahih Muslim, 3: 53.
[97] Lumeul edille li Imamil haremejn, f. 110.
[98] Tefsirut-Taberi, 5: 378.
[99] Transmetojnė imam Muslimi dhe tė tjerė. Shih Muslim bisherhin Nevevi, 15: 37-38.
[100] Transmetojnė imam Muslimi dhe Tirmidhiu, tė cilėt thonė se hadithi ėshtė hasen-sahih. Shih Sahih Muslim bisherhin Nevevi, 5: 36; Sunenet-Tirmidhi bisherh Ibnil Arebi el Maliki, 13: 102-103.
[101] E, pėr sa i pėrket hadithit nė tė cilin Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: Mos mė konsideroni mė tė mirė se Musanė, ky ėshtė hadith autentik (muttefekun alejhi), e pėrgjigjja nė kėtė do tė ishte: All-llahu xhel-le shanuhu ka ndaluar qė kjo tė bėhet pėr inat tė dikujt (hebrenjve) apo qė me kėtė tė mos theksohet dobėsia e Musait. Sepse, hadithi ka shkakun e vet i cili aludon nė kėtė. Njėri prej hebrenjve ka thėnė: Jo, pasha Musanė, tė cilin All-llahu e ka zgjedhur mbi tė gjithė njerėzit! Me kėtė rast njėri nga muslimanėt ia flakėron njė shuplakė dhe i thotė: A do tė flasėsh diēka tė tillė e Pejgamberi i All-llahut ėshtė mes nesh. Hebreu vajti tek Pejgamberi alejhisselam dhe u ankua pėr shuplakėn e muslimanit. Me kėtė rast Pejgamberi alejhisselam e ka thėnė kėtė hadith. Rasti i njėjtė ėshtė edhe me hadithin Mos bėni dallime mes Pejgamberėve tė All-llahut. Shih Sahih Muslim bisherhin Nevevi, 15: 37, 120; Sherhul Tahavijje, 170-171; Er-resulu ver risalet, f. 223.
-
-
BESIMI NĖ MUHAMMEDIN ALEJHIS-SELAM
Jemi tė obliguar tė besojmė se Muhammed bin Abdull-llahu,
paqja qoftė mbi tė, ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe rob i
zgjedhur i Tij. Se kurrė nuk i ka adhuruar idhujt, se asnjėherė
nuk i ka bėrė shirk All-llahut xhel-le shanuhu dhe se kurrė nuk ka
bėrė ndonjė mėkat, qoftė tė vogėl e as tė madh.[102]
Dhe besojmė se ai ėshtė Pejgamberi i fundit, ngase pėr kėtė na flet Kur’ani
dhe hadithet autentike (s'ka pas tij as Resul e as Nebij).
All-llahu xhel-le shanuhu thotė nė Kur’an:
“... por ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe vulė e
Pejgamberėve.” (El-Ahzab: 40)
E Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Shembulli im dhe i Pejgamberėve
tė tjerė ėshtė si shembulli i njė njeriu qė ka
ndėrtuar shtėpinė, pastaj e ka pėrfunduar dhe e ka stolisur
mirė, pėrveē njė thegulle qė s’e ka vėnė nė njė qoshe. Njerėzit
e vizitonin shtėpinė dhe tė mrekulluar me tė thoshin: “Sikur ta
vinte edhe kėtė tjegull.” Unė jam ajo tjegull, tha unė jam
Pejgamber i fundit.”[103]
Nė njė hadith tjetėr Resulull-llahu alejhisselam
thotė: “Unė jam Muhammedi, unė jam Ahmedi, unė jam
Mahiu, me tė cilin fshihet kufri, unė jam Hashir, pas tė cilit do
tė ringjallen njerėzit e tjerė dhe unė jam Akib, e Akib ėshtė ai
pas tė cilit mė nuk do tė ketė Pejgamberė.”[104]
Ne fuqimisht besojmė se mė nuk do tė ketė Pejgamber pas Muhammedit
alejhis-selam dhe se ėshtė gėnjeshtar ēdokush qė thotė pėr vete se
ėshtė Pejgamber. Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Nuk do tė
vijė Dita e Kiametit derisa tė paraqiten dexhalėt (rrenacakėt),
numri i tė cilėve do tė jetė gjithsej tridhjetė dhe ēdonjėri prej
tyre do tė pohojė se ėshtė i Dėrguar i All-llahut (Resulullah).”[105]
Gjithashtu jemi tė obliguar tė besojmė se Muhammedi alejhis-selam
ėshtė imam (prijės) i muttekijėve (besimtarėve tė vėrtetė), i cili ėshtė
shembull i ēdo mirėsie. Vetėm ai ėshtė i denjė qė ta marrim si
shembull dhe askush tjetėr. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“Thuaj (o Muhammed!): “Nėse ju e doni All-llahun,
ejani pas meje, atėherė All-llahu ju do ju dhe ju fal
mėkatet tuaja!...” (Ali ‘Imran: 31)
“Betohem nė Zotin tėnd, se ata nuk do tė jenė besimtarė
tė vėrtetė, pėrderisa nuk tė marrin ty pėr
arbitėr, pėr ato konflikte qė ekzistojnė ndėrmjet
tyre, e pastaj tė mos ndiejnė kurrfarė dėshpėrimi
ndaj gjykimit tėnd dhe tė tė binden ty plotėsisht.”
(En-Nisa’: 65)
Gjithashtu besojmė se Muhammedi alejhis-selam ėshtė i dashuri
i All-llahut xhel-le shanuhu dhe se ėshtė nė shkallėn mė tė lartė
tė dashurisė sė All-llahut ndaj dikujt (shkallė e veēantė e
miqėsisė dhe dashurisė).
Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Sikur tė zgjidhja pėr vete ndonjė halil
(mik - dost mė i ngushtė), do ta zgjidhja Ebu Bekrin. Por ai ėshtė vėllai im
dhe shoku im. E All-llahu xhel-le shanuhu si halil tė Vetin ka zgjedhur
shokun tuaj (duke treguar nė veten e vet).”[106]
Jemi tė obliguar tė besojmė se ai i ėshtė dėrguar tė gjithė
xhinėve dhe njerėzve, me udhėzimin dhe me tė vėrtetėn.
All-llahu xhel-le shanuhu i transmeton fjalėt e xhinėve nė Kur’an:
“O populli ynė, pėrgjigjuni ju grishtarit tė All-llahut
dhe besojini Atij! Ai do t’jua falė disa mėkate tuaja
dhe do t’ju shpėtojė prej dėnimit tė dhembshėm.”
(El-Ahkaf: 31)
Se ai i ėshtė dėrguar tėrė njerėzimit e vėrtetojnė kėto
ajete: “Ne tė kemi dėrguar ty pėr tėrė njerėzimin – sihariques
dhe paralajmėrues, por shumica e njerėzve nuk e
dinė.” (Sebe’: 28)
“Thuaj: “O njerėz, unė jam Pejgamber i All-llahut
pėr tė gjithė ju...” (El-A’raf: 158)
“I lartė ėshtė Ai, qė i ka shpallur Kur’anin (i cili ndan
tė vėrtetėn prej sė pavėrtetės) robit tė Vet (Muham-
medit), qė tė jetė paralajmėrues pėr tė gjithė
botėt.” (El-Furkan: 1)
Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: “Unė jam i dekoruar mbi
Pejgamberėt e tjerė me gjashtė gjėra: mė ėshtė dhėnė aftėsia e
tė shprehurit tė veēantė, jam i ndihmuar me frikė (ndaj tė
tjerėv), mė ėshtė lejuar preja (plaēka) e luftės, e gjithė toka
mė ėshtė bėrė mesxhid dhe e pastėr (pėr kryerjen e namazit nė
ēdo vend), unė i jam dėrguar pėr tė gjitha krijesat dhe me mua
ka pėrfunduar pejgamberllėku.”[107]
Komentuesi i Tahaviut thotė:
“Se Muhammedi alejhis-selam i ėshtė dėrguar tėrė njerėzimit, bėn
pjesė nė gjėrat domosdo tė njohura nė Islam.”[108]
Ne jemi tė obliguar qė dashurinė ndaj Pejgamberit alejhis-selam ta
vėmė para dashurisė ndaj prindėrve, fėmijėve dhe vetes sonė.[109]
Enesi radijAll-llahu anhu transmeton se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė:
“Askush prej jush nuk do tė jetė besimtar pėrderisa nuk bėhem
pėr tė mė i rėndėsishėm se prindėrit e tij, fėmijėt e tij dhe tė
gjithė njerėzit e tjerė.”[110]
E, Abdull-llah bin Hishami transmeton: “Kemi qenė te Pejgamberi i
All-llahut kur e mbante Umerin pėr dore, e Umeri i tha: “O Pejgamber
i All-llahut, me tė vėrtetė, ti mė je mė i dashur se tė gjithė tė tjerėt,
pėrveē vetes sime.” Atėherė Resulull-llahu alejhis-selam tha: “Jo,
pasha All-llahun, pėrderisa nuk tė tė bėhem mė i dashur se
vetja jote.” Umeri tha: “Tani, pasha All-llahun, mė je mė i dashur
edhe se vetja ime.” Pejgamberi i All-llahut tha: “Tani, o Umer?!”[111]
Gjithashtu, jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le
shanuhu e ka pėrkrahur atė me mu’xhize, tė cilat nė mėnyrė tė
padyshimtė argumentojnė vėrtetėsinė e tėrė asaj me ēka ka
ardhur ai. Dhe se Kur’ani Madhėshtor ėshtė mu’xhizja e tij me tė
cilėn e ka provokuar tėrė njerėzimin, por askush nuk ka mundur
tė bėjė diēka tė ngjashme me Kur’anin, madje as njė pjesė tė
ngjashme me atė tė Kur’anit.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“Nėse dyshoni ju nė atė (Kur’anin) qė ia kemi
dėrguar robit Tonė (Muhammedit), atėherė hartojeni
njė sure tė ngjashme si atė qė ia kemi shpallur atij,
dhe nėse jeni tė drejtė thirrni dėshmitarėt tuaj,
(hyjnitė qė i adhuroni), pėrveē All-llahut. Nėse nuk
mundeni, e kurrsesi nuk do tė mundeni (t’i bėni
shembull Kur’anit), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė
djegėse e tė cilit do tė jenė njerėzit dhe gurėt. Ai
ėshtė pėrgatitur t’i ndėshkojė mohuesit.” (El-Bekare: 23-24)
Dhe besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur me
mu’xhize ndijore, tė cilat janė pėrmendur nė hadithe autentike,
siē ėshtė: ēarja e Hėnės, thirrja e selamit nga ana e gurėve,
rrjedhja e ujit nga gishtėrinjtė e tij, ngopja e shumė njerėzve
me fare pak ushqim, lajmėrimi se delja e pjekur ėshtė e
helmuar (kur hebrenjtė patėn provuar ta helmojnė atė), reja e
cila gjithnjė i bėnte hije para pejgamberllėkut, pastaj rasti i Ebu
Xhehlit dhe i gurit me tė cilin pat tentuar ta godasė Pejgamberin
alejhis-selam nė kokė, rasti i deles Ummu Ma’bed, kur me dorėn e
vet e pat fėrkuar gjirin e saj, gjuajtja e pluhurit nė fytyrat e
mushrikėve dhe goditja nė sytė e tyre, paralajmėrimi pėr gjėrat
qė do tė ndodhin, tė cilat janė realizuar ashtu siē kishte thėnė,
plotėsimi i lutjes sė tij nga ana e All-llahut xhel-le shanuhu,
mbrojtja e tij nga vrasja dhe shumė gjėra tė tjera, pėr tė cilat
janė shkruar libra dhe vepra voluminoze.[112]
Pėr mu’xhizet e tij ndijore na flasin shumė hadithe, prej tė cilave ka
edhe hadithe muttevetir, e shumė prej tyre janė meshhur (shumė tė njohura).
Kėto hadithe japin dituri tė padyshimtė (el ilmul jekin) se kėto
ngjarje kanė ndodhur me tė vėrtetė dhe se Muhammedi alejhisselam
ėshtė me tė vėrtetė Pejgamber i All-llahut.[113]
Siē besojmė edhe nė atė se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur me
argumente tė pakontestueshme dhe me shenja tė qarta, tė cilat
pasqyrohen nė cilėsitė e tij dhe nė virtytet morale tė tij.
Besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka dhuruar atė konstruksion
dhe pamje trupore, saqė ēdo njeri mendjehollė nga pamja e
tij mund tė ketė kuptuar se ka tė bėjė me Pejgamberin dhe se
ėshtė e vėrtetė gjithēka qė flet ai.[114]
E, sa tė bukura janė fjalėt e Hassan bin Thabitit radijAll-llahu anhu:
“Edhe sikur tė mos posedonte shenja tė qarta, pamja e tij tėrėsisht
do ta thoshte kėtė.”
Dhe besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu ia ka dhuruar tė gjitha
virtytet morale qė i rekomandon Kur’ani dhe se All-llahu xhel-le
shanuhu e ka pėrkrahur atė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Askush
nuk ka dėgjuar asnjė gėnjeshtėr nga goja e tij, qoftė pėr ndonjė
ēėshtje tė fesė, qoftė pėr ēfarėdo ēėshtje tjetėr tė jetės sė tij,
as para pejgamberllėkut, e as pas pejgamberllėkut. E, sikur t’i
ndodhte atij ēkadoqoftė nga kjo, madje edhe vetėm njė herė,
armiqtė e tij do tė bėnin ēmos pėr t’ua trumbetuar kėtė edhe tė
tjerėve. Nuk ka bėrė kurrė vepėr tė keqe ose tė pahijshme, as
para pejgamberllėkut, as pas pejgamberllėkut. E, as qė ka ikur
ndonjėherė prej cilitdo armik, pa marrė parasysh se nė ēfarė
situatė tė rrezikshme e tė vėshtirė gjendej, siē ka ndodhur nė
Betejėn e Uhudit dhe nė Betejėn e Hendekut. Ka qenė tejet i
mėshirshėm dhe shumė i kujdesshėm ndaj umetit tė tij, saqė
edhe All-llahu xhel-le shanuhu, pėr ta zbutur kėtė, i ka thėnė:
“... e mos u shkatėrro ti pėr humbjen e tyre!” (Fatir: 8)
“Nga gjiri juaj ju erdhi njė Pejgamber. Atij i vjen
rėndė pėr mėkatet qė bėni ju, por ai pėrpiqet qė ju
tė shkoni rrugės sė drejtė, dhe ndaj besimtarėve
ėshtė i butė dhe mėshirues.” (Et-Teube: 128)
Ka qenė nė nivelin mė tė lartė tė fisnikėrisė dhe tė dorėdhėnėsisė.
Nuk ishte lakmues pėr kėtė botė, kėnaqej me pak,
nuk kursente asgjė (nuk ka pasur kursim). Ka pasur elokuencė tė
jashtėzakonshme dhe fuqi tė posaēme tė shprehjes. Ishte shumė
i butė dhe falte shumė. Nuk hidhėrohej kurrė, vetėm se pėr hir
tė All-llahut xhel-le shanuhu. Ishte modest ndaj besimtarėve, i
devotshėm ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe muxhahid nė rrugėn
e Tij. I ka mbetur konsekuent cilėsive dhe virtyteve tė veta fisnike
qė nga fillimi i jetės sė tij e gjer nė vdekje. Nė asnjė mėnyrė
nuk ėshtė ndryshuar ose korrigjuar.
Pėrkitazi me kėtė All-llahu xhel-le shanuhu na flet nė kėtė ajet:
“Thuaj (o Muhammed!): “Unė prej jush nuk kėrkoj
kurrfarė shpėrblimi pėr tė (Kur’anin), e as nuk jam
nga ata qė paraqiten tė atillė (ēfarė nuk janė).” (Sad: 86)
Ėshtė e sigurtė se ai i cili paraqitet dhe dėshiron tė tregohet
ē’nuk ėshtė nė realitet, nuk mund tė mbetet i tillė gjatė tėrė
jetės sė tij. E Pejgamberin alejhis-selam e kanė stolisur tė gjitha
cilėsitė pozitive, ēdonjėra nė pikėarritjen e nivelit mė tė lartė
tė saj, gjė qė nuk i ėshtė mundėsuar askujt tjetėr pėrveē atyre
qė i ka ruajtur All-llahu xhel-le shanuhu.
Bashkimi i tė gjitha kėtyre cilėsive dhe i virtyteve nė personalitetin
e Pejgamberit alejhis-selam gjithsesi ėshtė njė nga argumentet
mė tė mėdha tė pejgamberllėkut tė tij.[115]
Prandaj, shohim se njė numėr i madh i mendimtarėve, pasi janė njoftuar
me sjelljen dhe sinqeritetin e tij dhe me tė gjitha detajet e
jetės sė tij, kanė konkluduar se ai flet tė vėrtetėn. Ta pėrkujtojmė
vetėm rastin e Hatixhes radijAll-llahu anha, e cila e ka
njohur mirė sinqeritetin dhe besnikėrinė e Pejgamberit alejhisselam,
kur ai e pat informuar atė se i ka ardhur Shpallja, duke i
thėnė: “Unė frikėsohem pėr veten time”, e ajo kishte thėnė:
“Jo, pėr Zotin, kurrsesi. All-llahu nuk tė turpėron dhe nuk tė
braktis kurrė, sepse ti i viziton tė afėrmit, i ndihmon bonjakėt
dhe ata qė nuk janė tė aftė, u jep tė varfėrve, je mikpritės dhe
po u ndihmon atyre tė cilėt e mbrojnė tė vėrtetėn.”[116]
Kėshtu ka ndodhur edhe me Herakliun - mbretin e bizantinėve.
Kur Pejgamberi alejhis-selam i pati dėrguar njė mesazh me anė
tė tė cilit e thėrriste nė Islam, ai kishte kėrkuar njėrin nga arabėt qė
ato ditė gjendeshin nė mbretėrinė e tij. Atėbotė Ebu Sufjani sė
bashku me disa kurejshitė tė tjerė ishte nė kalim e sipėr pėr nė
Sham, e Herakliu e ftoi nė pallatin e tij, ndėrsa rreth tij ishin
njerėzit mė autoritativ tė mbretėrisė. Ky e thirri pėrkthyesin, e
pastaj filloj tė pyesė pėr Pejgamberin alejhis-selam. Kur dėgjoi
pėrgjigjet, ai nxori konkluzionin e sigurtė se ajo qė kishte
dėgjuar pėr Muhammedin alejhis-selam dhe pėr cilėsitė e virtytet e
tij ėshtė argument i mjaftueshėm, se ėshtė e vėrtetė ajo me ēka
ka ardhur dhe se ai ėshtė Pejgamber. Pėr shkak tė rėndėsisė sė
madhe tė kėsaj bisede, e cila ėshtė zhvilluar mes Herakliut dhe
Ebu Sufjanit, ne do ta citojmė kėtu nė tėrėsi ashtu siē e transmeton
muhaddithi mė i njohur dhe emiri i tė gjithė muhaddithėve,
Buhariu, nė Sahihun e vet.
Nė kėtė hadith do tė gjejmė shumė mėsime dhe udhėzime dhe
argumentin se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur tė Dėrguarin
e Vet me dėshmi tė qartė dhe me shenja tė dukshme tė vėrtetėsisė
sė tij, qė pasqyrohet pėrmes moralit dhe sjelljes sė tij gjatė jetės sė
tij, me gjithė Kur’anin dhe mu’xhizet e qarta.
Buhariu rahimehullahu te’ala thotė: “Na ka treguar Ebu-l-
Jeman El-Hakem b. Nafiu, duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky
nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. ‘Abdull-llah b. Utbe b. Harbi b.
Mea’udi, kėtij i ka thėnė ‘Abdull-llah b. ‘Abbasi, se e ka njoftuar
Ebu Sufjani se Herakliu e kishte ftuar nė rezidencėn e tij sė
bashku me disa kurejshitė, qė kishin ardhur nė Sham pėr tregti,
gjatė periudhės sė Marrėveshjes Paqėsore tė Hudejbijes, dhe
vajtėm nė Ilija, ku gjendej ai sė bashku me njerėzit mė
autoritativ tė Bizantit. E thirri pėrkthyesin e tha: “Pyeti, cili
ėshtė mė i afėrt pėr nga origjina me atė njeri qė po pretendon
se ėshtė Pejgamber?” Ebu Sufjani u pėrgjigj: “Unė jam mė i
afėrmi i tij.”
Herakliu tha: “Ma afroni atė, e shokėve tė tij thojuni qė tė
radhiten prapa tij.” Pastaj Herakliu i tha pėrkthyesit: “Kėtė njeri
kėtu (Ebu Sufjanin) do ta pyes pėr atė njeri (Resulull-llahun alejhisselam),
e nėse e fsheh tė vėrtetėn, shokėt e tij le tė reagojnė.”
Ebu Sufjani tha: “Pasha Zotin, sikur tė mos mė vinte turp qė
prej meje tė dėgjojnė gėnjeshtra, unė do tė gėnjeja pėr tė”, -
tha Ebu Sufjani pėr vete, - pastaj pyetja e parė qė ma shtroi
ishte:
- Ēfarė origjine ka ai nė mesin tuaj?
- Ndėr ne ai ėshtė me origjinė tė ndershme”, - i thashė.
- Herakliu: “A ka folur ndonjėherė dikush prej jush fjalė tė
tilla para tij?”
- Ebu Sufjani: “Jo.”
- Herakliu: “A ka qenė ndokush prej etėrve tė tij mbret?”
- Ebu Sufjani: “Jo.”
- Herakliu: “A e pasojnė atė njerėzit e pasur apo njerėzit e
varfėr?”
- Ebu Sufjani: “Njerėzit e varfėr.”
- Herakliu: “A ėshtė duke u shtuar numri i tyre apo duke u
pakėsuar?”
- Ebu Sufjani: “Duke u shtuar.”
- Herakliu: “A e lėshon ndonjėri prej tyre fenė e tij nga
urrejtja ndaj saj pasi ta ketė pranuar atė?”
- Ebu Sufjani: “Jo.”
- Herakliu: “A e keni akuzuar pėr rrenė, para se tė thotė
kėtė qė ėshtė duke thėnė tani?”
- Ebu Sufjani: “Jo.”
- Herakliu: “A ėshtė mashtrues?”
- Ebu Sufjani: “Jo, por qė prej kur nuk jemi bashkė nuk
dimė se ē’ėshtė duke bėrė.”
Ebu Sufjani rrėfen: “Nuk munda tė shtoj mė asgjė tjetėr,
pas kėsaj fjalie.”
- Herakliu: “A keni luftuar kundėr tij?”
- Ebu Sufjani: “Po.”
- Herakliu: “Si ka qenė rezultati i luftės mes jush?”
- Ebu Sufjani: “Ndėrmerrnim lufta tė ndėrsjella, lufta garuese,
herė fitonin ata, herė fitonim ne.”
- Herakliu: “Ēfarė ju urdhėron?”
- Ebu Sufjani: “Na urdhėron tė adhurojmė vetėm All-llahun
dhe tė mos i pėrshkruajmė shok Atij. Tė braktisim atė qė thonė
prindėrit tanė, ta kryejmė namazin, tė jemi tė sinqertė, tė
ndershėm dhe tė kujdesshėm ndaj tė afėrmve tanė.”
Pastaj Herakliu i tha pėrkthyesit: “Pėrktheja atij: Tė pyeta
pėr origjinėn e tij, e ti mė the se ėshtė me origjinė tė ndershme
ndėr jush. Kėshtu ėshtė me tė gjithė Pejgamberėt, ata zgjidhen
nga familjet e ndershme. Tė pyeta a ka folur dikush prej jush
fjalė tė tilla, para tij, ti the jo. Sikur tė kishte folur ndokush
fjalė tė tilla para tij, do tė kisha menduar se ky njeri ėshtė duke
imituar tė tjerėt. Tė pyeta se a ka qenė ndokush prej tė parėve
tė tij mbret, ti mė the jo. Sikur tė kishte qenė dikush prej tė
parėve tė tij mbret, do tė kisha menduar se qenka njeri i cili
kėrkon sundimin - pushtetin e tė parėve tė tij. Tė pyeta se a jeni
duke e akuzuar pėr gėnjeshtėr para se tė thotė kėtė qė ėshtė
duke thėnė, ti mė the jo, e unė e di se ai nuk mund tė ketė qenė
i sinqertė ndaj njerėzve e rrenacak ndaj All-llahut. Tė pyeta se a
janė duke iu pėrgjigjur thirrjes sė tij paria e popullit apo shtresa
e ulėt (masa e gjerė) e tij, ti mė the se ėshtė duke iu pėrgjigjur
populli i thjeshtė dhe i pambrojtur, e zakonisht tė tillė kanė
qenė ithtarėt e tė gjithė Pejgamberėve. Tė pyeta se a janė duke
u shtuar apo duke u pakėsuar, e ti mė the se numri i ithtarėve tė
Pejgamberit ėshtė duke u rritur. Kjo ndodh zakonisht me
besimin, derisa shpallja tė plotėsohet tėrėsisht. Tė pyeta se a e
ka lėshuar ndonjėri prej tyre fenė nga pakėnaqėsia ndaj saj pasi
e ka pranuar atė, ti mė the se jo. Kėshtu ndodh kur njerėzit e
pranojnė besimin me gjithė zemėr. Tė pyeta se a ėshtė
mashtrues, ti mė the se jo. Kjo ėshtė cilėsi e tė gjithė Pejgamberėve,
ata kurrė nuk janė mashtrues. Pastaj tė pyeta se ēka ju
urdhėron tė besoni, e ti mė the se ju urdhėron tė besoni Allllahun
dhe tė mos i pėrshkruani shok Atij, qė do tė thotė se ju
ndalon t’i adhuroni idhujt. Pastaj ju urdhėron ta kryeni namazin,
tė jeni tė sinqertė dhe tė ndershėm, e nėse ėshtė kėshtu siē
thua ti, atėherė ai sė shpejti do tė sundojė edhe nė kėtė vend
ku tani gjenden kėmbėt e mia. E kam ditur se ai do tė paraqitet,
por nuk e kam ditur se do tė jetė njėri prej jush (arab). Sikur ta
dija se do tė mund tė arrija tek ai, mu tani do tė nisesha nė
rrugė pėr t’u takuar me tė. E sikur tė isha pranė tij, do t’ia kisha
larė edhe kėmbėt.”[117]
----------------------------------------------------------------------------------------
[102] El-fikhul ekber me’a sherhihi li Mulla ‘Ali el-****, f. 59-61.
[103] Hadithin e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi (muttefekun), e ky ėshtė shėnim i
Muslimit. Shih Sahih Muslim bisherhin Nevevi, 15: 15.
[104] Muttefekun ‘alejhi, e ky ėshtė shėnim i Muslimit. Shih Sahih Muslim bisherhin
Nevevi, 15: 104..
[105] Transmeton Muslimi. Shih Muhtesar Sahih Muslim, 2: 295.
[106] Sahih Muslim bisherhin Nevevi, 15: 152.
[107] Muttefekun ‘alejhi, e ky ėshtė shėnim i Muslimit. Shih Sahih Muslim bisherhin
Nevevi, 5: 5; Ibnul Xhevzi, nė pjesėn e fundit tė vėllimit tė parė tė librit tė vet (El
vafa bi ahbaril Mustafa), pėrmend shumė gjėra me tė cilat ėshtė dekoruar
Muhammedi alejhis-selam mbi Pejgamberėt dhe Lajmėtarėt e tjerė.
[108] Shehrul akidetit-tahavijje, f. 178.
[109] El vafa bi ahvalil Mustafa.
[110] Muttefekun ‘alejhi. Shih Sahihu-l-Buhari, 1: 39; Sahih Muslim bisherhin Nevevi,
2: 15.
[111] Transmeton Buhariu nė kapitullin mbi imanin dhe nezrin (zotimin)
[112] Kėto dhe mu’xhizet e tjera, tė cilat provojnė pejgamberllėkun e Muhammedit
alejhis-selam, do t’i gjeni nė shumė vepra tė sireve (jetėshkrime tė Muhammedit
alejhis-selam) dhe nė hadithe. Buhariu nė Sahihun e vet e ka emėrtuar njė kapitull tė tėrė “Kapitulli i shenjave tė pejgamberllėkut”. Tė njėjtėn gjė e ka bėrė edhe Muslim bin Haxhxhaxh el-Kushejri nė “Kapitullin mbi mu’xhizet e Resulull-llahut alejhisselam”
Disa alimė kanė shkruar vepra individuale pėr kėtė temė, siē ėshtė ”Delailin
nubuvveh” nga imam Ebi Nu’ajm Ahmed bin Abdull-llah el Ashshani, i cili e ka
shkruar veprėn e famshme ”Hiljetul evlija’”; I’lamun nubuvveh” nga Ebi Hasan bin
Muhammed Meverdi; ”En nubuvveh” nga El-Bejheki dhe ”El vefa bi ahvalil
Mustafa” nga bin Xheuzi.
[113] El vefa bi ahvalil Mustafa, 1: 139.
[114] Isarul hakk ‘alel halk, f. 80.
[115] Isarul hakk ‘alel halk, f. 80.
[116] Transmeton Buhariu. Shih Sahihu-l-Buhari me’a Fet’hul Bari, 1: 29.
[117] Sahihu-l-Buhari me’a Fet’hul Bari, 1: 26-31.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 04-09-2011 mė 18:08
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt