Close
Faqja 15 prej 29 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #141
    i ē'regjistruar...
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    736
    2043, o njeri, prano pergezimin tim per ditarin dhe per qastin qe ke vendosur ta besh publik ketu, ku rastesisht e pane edhe syte e mi.
    Te falenderoj dhe te respektoj shume qe ndave me mua nje pjese te vetes tende. Pata nderin te te shoh, shpresoj qe do te te shoh perseri nepermjet rreshtave qe do shtosh.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 21.11.1991.....ora - 22.03.


    Puna ne ergostasio po me behet me se e merziteshme.
    Eshte atje nje fare Jorgo, kunati i afendikoit qe me nder teje te can by..n. gjithe diten. Po keshtu edhe i biri i afendikoit dhe jo vetem mua por ne pergjithesi gjithe shqiptareve ne nje kohe qe bejme punet me te rrenda. Dy tre here kete jave me ka thene se do me perzere ne shtepi, fare kot per gjera te vogla pa rendesi qe vetem ai i kupton. Ka mundesi qe te jete edhe hunda e Krisanthit ne kete mes. Ja thashe keto Mimit ne telefon. Me dhemb koka nga problemet e shumta qe me jane krijuar.
    I vetmi mik qe me do dhe e dua ketu eshte macja ime e vogel e cila me shplodh. Vazhdoj ti bej banjo cdo dite dhe ri mjaft paster. Vjen era shampo.


    vazhdon......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #143
    Citim Postuar mė parė nga 2043

    ... Vjen era shampo...

    Hahaahaaa, edhe macen e do me ere te mire (pra me parfum) hahah
    Me ne fund u ktheve, te lutem mos mungo me kaq gjate...

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ooooo pėr postimin:

    2043 (21-10-2015)

  5. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 26.11.1991...........ora - 06.25.


    Jam teper i lodhur, teper i merzitur , teper i vetmuar. Nuk e kuptoj perse tani puna ne ergostasio me lodh shume.
    Antigoni, vajza e Mimit, kishte ne ballkonin e zyres nje biciklete franceze qe rinte aty qe prej 2 vjetesh. Me kerkesen e Mimit e mora e pastrova mire , i vura kopertona e komerdare dhe u be e re. Eshte nje biciklete mjaft e bukur dhe e forte.
    Te dielen shkuam ne Lutraqi me Mimin dhe morem uje. Kur u kthyem e lame makinen perpara pallatit e pastaj qe aty e deri tek parkimi e cova une. Kalova tre kryqezime, parakalova mjaft makina. Shkova ne mes tyre dhe me ne fund e cova per bukuri tek vendi. Rruges mu drodh pak timoni pasi ishte hera e pare qe dola ne rruge dhe isha fare vetem. Eca me marsh te trete.
    Dje sa u ktheva nga puna lava pjatat e tasat si dhe luget e pirunjte qe ishin bere kapice. Lava nja kater bluza, tre pale carape dhe carapet e leshit. Bluzat pastaj i lashe ne uje dhe nuk i shplava se nuk kisha me fuqi. Lava dhe Lolen. U lava edhe vete dhe pastaj pastrova shtepine. Kjo pune deri nga ora 11.00. e nates. Se harova, pastrova edhe oborrin dhe i vura flaken atyre qe grumbullova. U be nje goxha zjar. Per darke hengra nje konserve peshku se bashku me Lolen. U lodha duke shkruar do iki dhe ne pune tani.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 27.11.1991......ora - 21.38.


    Ne pune si zakonisht u lodha dhe u laga ca, por s`mjaftoi kjodhe kur lame punen zuri nje shi qe te lagesha tamam. Por shyqyr qe kisha mare xhupin. Erdha , shplava bluzat qe kisha lene ne uje me ilac rrobash dhe i vura per te thare. Vura ne govate me uje e ilac edhe rrobat e tjera; nje kemishe, bizhamat, nje peshqir, kater kellefe jasteku, dhe dy pale breke, si dhe ne kove vura ne uje me ilac dy pale pantallona. Kam dhe pantallona te tjera kemishe e carcafe per te lare, por kur te mbaroj ato qe vura sot.
    Dje dhe sot policia ka mare nga nje autobuz me shqiptare. Dje Mimi kishte vene parate e mia ne libreze te cilen ma tregoi. Ishin akrivos 220000 dhrahmi. Librezen e lashe atje.Sot pashe nje ndeshje te bukur futbolli AEK - Torino 2:2 .


    vazhdon..........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 30 .11. 1991. .............................ora -03.36.


    Pardie me vune ne nje pune qe mund ta bente edhe nje pensionist dhe bera qef gjithe diten, por me doli per hundesh dje kur punova per tre veta dhe u preva edhe pak ne gishtin tregues te dores se majte.
    C`ti bej atyre parave qe me hane koken se do kisha ikur 100 here nga ajo pune. Por vazhdojne te me paguajne 4200 ne dite ne nje kohe qe te tjeret marin nga 3400 dhe kjo me shtyp koken e me mban te lidhur edhe kur degjoj qe me shajne e me bertasin kot me kot. Duroj me shpresen se nje dite te bukur do te marin fund te gjitha keto dhe do te jetoj edhe une si njeri me njerezit e mi te dashur. Dje morem rrogat si zakonisht kur nuk punoj iperori 24200 dhrahmi.Gjithe keto dite kur kam kaluar perpara dyqaneve kam dashur te hyj brenda dhe te blej dicka te lire , por kur mendoj se ne Shqiperi 1 dhrahmi = 2,2 - 2,4 lek gjerat qe dua te blej nuk me duken edhe aq te lira. Keshte qe vazhdoj te blej vetem sendet qe kam te domosdoshme si dhe per te ngrene qe tani nuk i kursej edhe aq parate. Le qe eshte e paracaktuar 4500-5000 dhrahmi ne jave per kete pune.
    Dje pasdite kur dola nga puna vajta ne Korinth tek Mimi dhe lustrova ca mobilje qe kishte ne bodrum. Kur ika me dha me vete 5 shishe birre Holsten. Njeren e piva dje. Keto dite kam lare rroba sa me dhembin krahet. Kam shume akoma per te lare pasi kam dy muaj qe s`kam lare gje.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 1 dhjetor.1991...............ora - 09.08.


    Dje qe ne mengjes me mori ne telefon babai. flisnin nga dhoma e gjumit dhe i degjoja shume mire. I ka lidhur Tani, gjitoni te cilit ja kam borxh se i lidh sa here te duan e kur te duan.
    Dje punova gjithe diten deri sa u er ne ullinjte e Mimit me nje grek qe quhej Spiro dhe dinte shqip. Ishalla mban koha dhe do punoj nja dy jave ne ullinjte e Mimit i cili sic me tha do me paguaje 5000 dhrahmi diten.
    Ama duart me jane bere cope nga kosorja pa bisht qe kisha dje per te prere deget e reja qe dalin nga fundi i trungut te ullinjeve.
    Dje erdhi atje edhe doktor Jorgua me te shoqen nga Athina per te mbledhur ullinj. Ishte ai dr qe e kisha porositur per ilacet per babin e per mamin. Me solli ilacet qe i kisha kerkuar dhe me tha se duhet edhe elektrokardiograma si dhe analizat e mamase.
    Per ilacet qe me solli nuk me mori para. E ndihmova dje per te zgjedhur e per te mbledhur 4 sakule me ullinj.
    Sot them te mbledh edhe nje sakule me ullinj per vete , ta pergatis e ta kem per te ngrene. Babushi me tha se dhrahmia ka vajtur 1 : 3. Kishte qene nga Lida dhe me tha se ishin mire Kela kishte ndenjur atje.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #148
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    eh ky ditari yt na kujton vitet e nemura te Greqise ...

    kur te kem kohe do e lexoj te gjithin nga fillimi


    urime dhe shkruaje te gjithin

  10. #149
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anėtarėsuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Une kam qene kalama kur kam shkuar ne Greqi ne 19900n kam qene 11 vjec por ama rruges i mbaj mend te gjitha ato te parat qe kishe shkruar pasi dhe une si lexova te gjitha por do i lexo avash avash dhe do bej komente..

    Por neve ishim ne Larisa diten e katert pasi kishim hecur tre dite ne kembe dhe diten e katert arritem ne Larisa me makine nga Kozani dhe aty na mori nje kishe dhe kishte aty shqiptare sa te duash me qindra... pupu si dje i mbaj mend... pamvaresisht qe s'kam mbajtur ditar (ehde ditari na mungonte neve nga gjithato te hecura). C'kemi heq ne te shkretet...

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar susglob pėr postimin:

    2043 (04-09-2016)

  12. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 4 . dhjetor.1991........ora - 21.40.


    Te henen, te marten si edhe sot punova ne vjeljen e ullinjve. Mimime premtoi 5000 ne dite nuk lodhem edhe aq shume vecse keto dite ka bere shume ftohte. Ne mengjes ka bryme.
    Sot me erdhi fatura e telefonit. 7500 dhrahmi. C`te bej ? do ti paguaj. Ne radio degjova tani per krizen e re qeveritare ne Shqiperi. Ministrat e PD jane terhequr nga qeveria. Jane malaka, nuk duhet ta benin nje veprim te tille sot per hir te interesave te Atdheut. Me mire te mos kishin hyre fare ne qeveri se sa e bene tani corbe. S`to dhiavolo te vene. Shqiperise tani nuk kane se c`i prishin me. Por besoj se do te riten tensionet sociale ne vend dhe kam merak per shtepine.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 15 prej 29 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •