KAPITULLI I TREMBEDHJETE
JETA DHE VDEKJA E CUDITSHME E PHILIP SCHNEIDER
Ky artikull, nga Tim Swartz me asistencen e Cynthia Drayer eshte botuar fillimisht ne revizten UFO FILES, Volumi i Pare, Numri Kater 1998.
Al Prat dyshonte se dicka nuk shkonte me mikun e tij Philip Schneider. Per disa dite rrjesht ai kishte vajtur ne apartamentin e Phil, ne Willsonville, Oregon, kisihte pare makinen e tij ne parking por askush nuk pergjigjej kur trokiste ne dere.
Me ne fund ne 17 Janar 1996, Al Prat se bashku me njerin nga menazhert e Autumn Park Apartments dhe nje dedektiv nga zyra e sherfit te kontese Clackamas hyne ne apartament. Aty brenda ata gjeten trupin e Philip Schnedier. Mesa dukej ai kishte vdekur prej disa ditesh pese ose 7 ditesh. Mjeku ligjor doli me perfundimin se vdekja kishte ardhur si arsye e nje goditje celebrale. Por ne ditet ne vazhdim, mbas ekzaminimit te kujdesshem te trupit dolen te dhenat e qarta qe tregonin qe ai nuk kishte vdekur nga emoragjia celebrare por ishte vrare.
Jeta e Philip Schneider ishte po aq kundershtuese sa dhe vdekja e tij. I lindi ne 23 prill 1947 ne Bethesda Navy Hospital. Prinderit e tij ishin Oscar dhe Sally Schneider. Oscar Schneider ka qene kapiten i Marines se USA, ka punuar ne mjeksine nukleare dhe ndihmoi ne disenjimin e nendeteses se pare berthamore. Kapiteni Schnedier ishte po ashtu pjese e OPERATION CROSSROADS i cili ishte pergjegjes per provat e armeve berthamore ne ishullin Bikini ne Paqesor.
Ne nje nga lekturat e tij te rregjistruara ne video ne maj te vitit 1995, Philip Schneider deklaroi se babai i tij ka qene i perfshire dhe ne famekeqen Eksperimentin e Filadelfias. Duke shtuar ai deklaroi se ka qene nje ish-inxhinjer strukturash per llogari te qeverise i perfshire ne ndertimin e bazave ushtarake te nendheshme ne te gjiteh vendin dhe qe ishte njeri nga tre njerezit e mbijetuar nga konflikti i armatosur ne vitin 1979 midis ushtarakeve te Usa dhe Alieneve Gri ne bazen e nendheshme ushtarake te Dulces. Ish-gruaja e tij, Cynthia Drayer beson se Philip eshte vrare per shkak te daljes se tij ne publik duke nxjerre te verteten mbi qeverine amerikane dhe perfshirjen e saj ne UFO-t.
Dy vjet perpara vdekjes se tij, Phil Schneider ka bere nje turne neper Amerike duke folur per fshehjet e te vertetes nga qeveria, buxhetin e zi dhe ufot. Philip ngulmonte ne lekturat e tij se ne vitin 1954 nen administraten e Eisenhower, qeveria federale anashkaloi Kushtetuten dhe beri nje marrveshje me jashtetoksoret. Zyrtaret rane dakort qe ne shkembim te teknologjise do i lejonin alienet Gri te testonin implantet e tyre ne disa shtetas amerikane te zgjedhur prej tyre. Por ata duhet te jepnin informacione te sakta se kush ishte bere subjekt i implantit. Gradualisht alienet e shkelen marrveshjen deri sa filluan implantimet ne mase ne mijera persona pa rapotuar fare tek qeveria.
Ne vitin 1979, Philip u punesua nga Morrison-Knudses, INC. Ai u perfshi ne ndertimin e nje shtese te bazes se nendheshme te Dulces, New Mexico. Rastesisht ata hasen ne nje shpelle te mbushur me aliene te medhenj Gri. Ne panikun qe u shkaktua, 66 punonjes dhe forca ushtarake u vrane dhe Phil Schnedier ishte njeri nga 3 personat qe mbijetuan. Ai shprehet se shenjat qe ka ne gjoks u shkaktuan nga goditja e armes se alieneve gje qe me vone rezultoi ne marrjen e kancerit prej radiacionit.
Nese gjerat e thena nga Philip Schneider jane te verteta atehere njohuria e tij per qeverine sekrete, UFO-t dhe informacioni qe i eshte fshehur publikut prej kohesh, mund te kete pasoja shume te renda per boten si e njohim ne. Ne lekturat e tij Philip Schneider foli per subjekte te ndryshme, programi i mbrojtjes se hapesires apo lufta e yjeve, helikopteret e zinj, vagonat e trenit te ndertuara me vende per pranga per te burgosurit politik, bomba ne World Trade Center dhe buxheti i zi sekret.
Ne vitin 1987 Philip u martua me Cynthia Marie Drayer Simon. Ata u njohen ne qershor te vitit 1986 ne nje nga mbledhjet e Oregon Agate dhe Mineral Society. Ashtu sic dhe shprehet Cynthia ne vitet e me vonshme Ai kishte kaq shume histori interesante, kaq shume informacion per te dhene saqe u bene pjese e takimeve tona dhe qe lulezoi me martesen tone. Ata me pas u bene dhe me nje vajze, Marie Schneider. Fatkeqesisht martesa e tyre kishte shume veshtiresi. Sipas Cynthias, problemet shendetesore kontribuan ne ndarjen e tyre.
Philip kishte probleme te shumta shendetesore, disa prej te cilave vdekjeprurese. Ai kishte nje dhimbje kronike te kurrizit te cilat nuk rreshten kurre edhe mbas operacionit qe beri. Phil vuante nga skleroza kronike dhe qe progresonte me rritme te shpejta. Nganjehere ai detyrohej te perdorte proteze ne trup, kembe dhe kurriz, katater, pelena dhe karroce invalidesh. Shpesh flinte ne spital. Kur u njohen bashke ai merrte nje ilac te quajtur Dilantin gje qe pothuajse i shkaktoi vdekjen 3 here per shkak te reakisonit qe i bente ne organizem. Po ashtu ai vuante nga osteoporoza dhe kishte kancer ne krahet e tij. Kishte shenja te shumta predhash neper trup, nje cope metali brenda ne koke dhe gishta qe i mungonin ne doren e majte. Kishte nje shenje te madhe qe i fillonte ne gryke dhe i zbriste poshte neper gjoks deri tek kerthiza dhe nje tjeter tejpertej neper brinje. Cynthia me pas do te shtone se Philip ishte nje person kompleks. Ai kihste nje demtim ne tru si rezultat i shperthimit te nje bombe kur punonte si inxhinjer ne Vietnam. Niveli i aksesit te sigurise qe ai kishte ishte Rhyolite. Ne disa fusha ai ishte gjeni ndersa kishte raste kur nuk plotesonte dot as dhe nje formular te thjeshte ne zyren e doktorit. I afte per te krijuar formula per udhetimin ne kohe dhe komplet i paafte per te administruar buxhetin e tij dhe nje vit ai u detyrua te deklaronte falimentimin Tani besoj ai ishte cprogramuar ne menyre qe te mos kujtonte pjesen me te madhe te se kaluares se jetes se tij. Por dicka filloi te ndryshonte fare pak mbasi u njohem bashke.. Mbase sepse nderroi mjekimet apo sepse tashme ai kishte dike me te cilin mund te fliste, Phil filloi te kujtonte fragmente te tera te jetes se tij te kaluar. Duke patur nje mendje shume llogjike dhe shkenctare ne profesion e degjoja me intesitet dhe per cdo histori qe me tregonte prisja te gjeja te dhena qe ti mbeshtesnin. Me kujtohet mire nje nate kur ai filloi te fliste ne nje gjuhe te huaj (qe tingellonte si kinezce, ndersa nje nate tjeter tingellonte si frengjisht). Philip me ka thene qe njihte 11 gjuhe te huaja perpara se ti demtohej truri. Mbasi anija kozmike Challenger shpertheu, i bera Phil nje vizite ne apartamentin e tij dhe e gjej perpara nje derrase te zeze duke shkruar formula te ndryshme te cilat provonin ate qe nje kozmosfere kishte rrezuar anijen kozmike.
Cynthia vazhdon: Ka qene nje martese e veshtire per te dy ne dhe u komplikua shume nga nje deshtim ne biznes, operacionet qe ai beri ne gjoks, dhimbja e vazhdueshme ne kurriz, operacioni qe bera une ne temth dhe lindja e vajzes sone. Te gjitha keto brenda nje viti. Presioni mbi familjen tone te re, humbja e biznesit dhe problemet e shumta shendetesore cuan ne divorcin tim me Phil ne vitin 1990. Ai ishte abuziv nga ana emocionale. Ishte nje njeri shume kompleks, pjeserisht nje gjeni dhe nganjehere nje paranojak skizofren. Ne patem nje martese te keqe, por mbas ndarjes krijuam nje raport shoqeror shume te mire.
Nje nga historite me fantastike qe ai tregonte ishte ajo e perfshirjes se babait te tij ne Eksperimentin e Filadelfias. Kur babai i Philip, Kapiteni Oscar Schneider vdiq ne vitin 1993, Philip zbuloi ne bodrumin e shtepise, dokumenta origjinale. Sipas tij dokumentat ishin evidenca te qarta qe Eksperimenti i Filadelfias ka ekzistuar dhe Oscar Schneider ka qene njeri prej pjestareve te tij dhe qe me pas u fut ne karantine ne spitalin psiqiatrik te Virginas.
Nga sa rezultonte ne dokumenta Kapiteni Schneider kishte kryer autopsi ne trupat e pjestareve te ekuipazhit dhe kishte gjetur implante aliene ne krahet, kembet dhe mbrapa syve te tyre si dhe ne brendesi te trurit. Kapiteni Schneider ishte shume konfuz nga prania e ketyre implanteve sepse ato dukeshin qarte qe nuk ishin te teknologjise sone. Ato ishin ne formen e transistorit, shume kohe perpara se tranzistori te shpikej dhe te vihej ne funksionim. Po ashtu kishte evidenca qe ne menyre aksidentale apo te qellimte, alinet ishin perfshire ne Eksperimentin e Filadelfias dhe mbase ishin pergjegjes per deshtimin e tij.
Po ashtu ne bodrumin e Oscar u gjeten foto te marra gjate operacionit Crassroad ku dukeshin qarte foto autentike te ushtrire qe kishin fotografuar Ufo-t ndersa ngriheshin ne fluturim dhe drejtoheshin nga kerpudha qe krijohet prej shperthimit berthamor. Por keto foto ne menyre misterioze u zhduken nga apartamenti i Phil ne momentin qe ai vdiq.
Disa hetues te vdekjes se Phil Schneider e kane patur te veshtire te besonin disa nga historite e tij. Edhe ata te cilet e njihnin Phil kur ai ishte i gjalle, jo gjithmone pranonin vertetesine e thenieve te tija. Fatkqesisht presioni qe ai kishte ishte shume i madh. Shpesh ndiqej nga njerez misterioz, telefoni i pergjohej dhe kjo i shkaktonte kriza te forta mendore.
Mbasi vdekja e tij u klasifikua si natyrale, Cynthia kerkoi te shikonte trupin perpara se te varrosej. Por kjo gje ju ndalua me pretendimin qe trupi ishte i dekompzuar dhe mund te ishte traumatike per te ta shikonte ne ate gjendje. Sidoqofte ky refuzim i shtoi Cynthias dyshime te metejshme qe dicka nuk shkonte.
Te nesermen ajo u kontaktua nga dedektivi Randy Harris i cili i deklaroi se dicka nuk shkonte sepse ne qafen e Phil kishte shenja te cuditshme. Trupi i tij u terhoq nga morgu dhe ju be nej autopsi nga doktor Karen Gunson qe ishte mjeku ligjor per kontene Multnomah, Oregon. Autopsia doli ne perfundim qe ne fakt Phil Schnedier kishte vdekur si rezultat i nje shtrengimi te forte ne gryke nga nje litar ose mjet tjeter. Pra nuk ishte vdekje natyrale. Po ashtu ai kishte shenja torturash neper trup, gishta, kembe etj.
Por ajo qe ishte me e cuditshme per Cynthian, ishte mungesa totale e te gjitha materialeve qe Phil poseidonte, fotot, kampionet dhe pjese nga aparaturat aliene dhe doreshkrimi per nje liber mbo Ufot. Te gjitha keto ishin zhdukur ndersa parate apo gjera te tjera te vlefshme nuk ishin prekur me dore.
Kur ai u gjet ne apartament, trupi i tij ishte ne nje pozicion jo te zakonshem. Kembet e tij ishin poshte krevatit, koka e mbeshtetur tek karroca e invalidit ne nje kend jo te zakonshem dhe pjesa tjeter e trupit ishte ne toke. Nuk u gjet asnje shenim per vetvrasje. Ne fakt, Mark Rufener, nje mik i vjeter i Phil thote: E pashe Phil fundjaven e 6 dhe 7 janarit 1996. Do shkomin te blinim toke ne Colorado. Ishin shume te emocionuar sepse ai me kishte kerkuar bashkepunim per hartimin e nje libri ku te hidhte njohurite e tija mbi UFO-t dhe alienet, Qeverise Boterore dhe Buxhetin e Zi. Ai nuk u vetvra. E kane vrare dhe e kane sajuar qe te duket si vetvrasje.
Di qe jane bere 19 perpjekje per ti mbyllur gojen. Njeren nga heret qe jemi takuar me ka thene, nese vdes dhe ata thone qe kam bere vetvrasje, dije qe me kane vrare ata.
Po a ka qene vdekja e tij nje vrasje? Ish-gruaja e Phil, Cynthia eshte e sigurt se po. Ajo shpreson se nje dite dikush do vendose te flasi dhe te tregoje te verteten e vdekjes se tij. Deri ne ate moment, thote ajo, nuk do pushoj se kerkuari drejtesi dhe te. Dua veetem qe njerezit te mesojne te verteten mbi Philip Schneider, nje njeri i cili vdiq ne perpjekje per te demaskuar ate qe i fshihet sot amerikaneve dhe gjithe botes, te verteten...
(Shenim: Dokumenti i paraqitur nga Phil Schneider tregon nje tjeter skenar te asaj qe quhet Lufta e Dulces dhe nje konflikt i bazuar ne eksperiencat personale. Duke e bashkuar me deshmite e tjera del qarte qe ka disa skenare te perfshire dhe pjese te ndryshme dhe te shkeputura qe konfirmohen nga burime indipendente. Phil shprehet se kontakti apo zbulimi i alieneve eshte bere rastesisht por po ti referohemi Thomas Costellos, nderhyrja qe eshte bere ne baze dhe solli takimin e rastesishem te Phil me alinet ska qene gje tjeter vecse perpjeka e ushtarakeve per te arritur te lirojne shkenctaret e kapur rob duke perdorur nje hyrje tjeter per ne baze. Sidoqofte ne referim te shume deshmive per kete fakt duket se ne ate periudhe ne Dulce ska patur vetem nej shkembim zjarri por disa te tille gje qe automatikisht solli terheqjen e qeverise amerikane nga programet e perbashketa dhe pezullimin e marrdhenieve me Grite per te pakten 2 vjet.-Branton)
Me poshte do vazhdojme me nje tjeter material qe konfirmon shume nga theniet e Philip Schneider.
Krijoni Kontakt