Tung,
Me quajne Ilir Zenku dhe kam mare persiper te organizoj nje faqe per kercovaret ne US. Po e fillojme me komunitetit kercovar ne Chicago e rrethine, e pastaj shpresoj qe kercovaret nga e gjithe US te ju mundesohet komunikimi mes tyre dhe vendlindjes.
Per momentin, do perqendrohemi ne organizimin e Mbremjes Kercovare 2005, qe do te mbahet ne 15 Maj, 2005. Une jam duke pregaditur paraqitjen e lajmerimeve dhe numrat e telefonave per rezervimet.
Sic mund ta vereni nga titulli, jam ne kerkim te vullnetareve per kete pune. Une do te jem shume i zene keto 2-3 muaj pasi po mbaroj shkollimin dhe jam ne pune te rregullt. Do te mundohem te dedikoj me shume kohe per kete faqe, po per momentin nuk mundem te punoj me shume se 2-3 ore ne jave.
Prandaj po ju kerkoj ndihme qe te me ofroni pak nga koha tuaj per pregaditjen e faqes uskana.us Ne rastin me te mire ju keni edhe aftesi programimi qe te me ndihmoni me konfigurimin dhe mirembajtjen e nje PHP portal (si PHP-Nuke ose dicka e ngjajshme). Per momentin akoma nuk kam zgjedhur 'hosting' per uskana.us, po me sa duket do te jete me Apache dhe PHP. Mirepo nese paraqiten 3 vullnetare qe jane eksperte ne ASP, atehere po kalojme ne IIS/ASP.
Ju lutem me kontaktoni te uskana.us@gmail.com dhe me dergoni nje resume/portfolio te shkurter. Pasi jam duke punuar ne nje universitet, do te provoj qe kete aktivitet ta inkuadroj brenda ndonje internship ose interprofessional project.
Cfaredo mundesi qe te keni te ndihmoni per krijimin dhe mirembajtjen e uskana.us, me shkruani ne email ose pergjigjuni ne kete forum.
IZ
Krijoni Kontakt