http://www.forumishqiptar.com/showth...=1#post2823774
http://www.forumishqiptar.com/showth...69#post2823769
http://www.forumishqiptar.com/showth...58#post2823758
http://www.forumishqiptar.com/showth...28#post2823728
http://www.forumishqiptar.com/showth...26#post2823726
http://www.forumishqiptar.com/showth...22#post2823722
shif more trim se qka ke shkarravit me ket shkrim te nji gazete qe te gjith e dim kah financohet e per kan punon etj
po do te ishte ok edhe pse sperman sen interesant edhe qe ti e ke postue per propagand por te kishe postue bile nji here
e jo qka ke ba
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Musliu: Bashkimi i Luginës më Kosovën, opsioni më praktik, më real, më human
Bujanoc, 12 gusht – Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit, ka analizuar situatën momentale politike që po mbizotëron në Luginë të Preshevës, e veçmas lidhur me opsionet e lansuara kohën e fundit për ndarje apo shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë. Ai theksoi se “për të mos i dëmtuar proceset dialoguese të Prishtinës dhe Beogradit, deri më tani kërkesat e shqiptarëve të Luginës për bashkim konform vullnetit politik të shprehur me referendum janë heshtur për motive politike”.
“Tashmë gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe kutia e “Pandorës” ka filluar të hapet”, theksoi Musliu, duke shtuar se “shumë opsione kanë filluar të lansohen, por opsioni më i drejtë, më i qëndrueshëm dhe më pragmatik është ai, i cili ka dalë nga Referendumi popullor dhe Marrëveshja Paqësore e Konçulit”.
Nuk ka opsion më praktik, më real, më human, shprehet Musliu, se sa ai i bashkimit të Luginës me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ka qenë gjithmonë gjatë historisë. Çdo opsion tjetër, sipas tij, do t’i linte gjërat zvarrë, ndaj sa më shpejt të vijnë proceset integruese, aq më mirë do të realizohen të drejtat e shqiptarëve për integrim dhe bashkim.
“Për momentin shkëmbimi i territoreve, apo ndonjë opsion tjetër i kësaj natyre, për institucionet shqiptare kudo qofshin ato shikohet si një model joreal i zgjidhjes së problemeve shqiptare në planin global”, theksoi Musliu.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur gjithmonë si synim bashkimin kombëtar, si një opsion të drejtë dhe të qëndrueshëm të zgjidhjes së çështjes kombëtare”, sqaroi Musliu, duke shtuar se “në këtë drejtim edhe u organizua një Referendum, u zhvillua një luftë dhe u nxorën disa platforma dhe marrëveshje paqësore.
Në pyetjen se si mendoni që ky opsion për ndarje apo shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë do të mund të realizohet në praktikë, Musliu, deklaroi: “Shumë lehtë. Mjafton një konsensus mes Prishtinës dhe Beogradit”.
“Problem janë serbët e veriut të Kosovës, të cilët çështjen e tyre e kanë aktualizuar pas luftës, ndërsa shqiptarët e Luginës kanë qenë aktivë në të gjitha proceset për t’i realizuar aspiratat e tyre shekullore për bashkim kombëtar”, përfundoi Musliu.
Krijoni Kontakt