Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Hajredin S Muja

    Nga Hajredin S Muja

    Letėr nga mėrgimi

    M'pikuan lotėt n'tokė mė ranė
    mos harro atė ditė moj nanė,
    n'ditė bajramit, n'ditė gėzimit,
    mora rrugat e mėrgimit.

    Sot s'kam gėzim as nuk kam gas,
    as prej mallit s'mund tė flas,
    prandaj jam ulė e po t'shkruaj,
    djali yt prej dheut t'huaj.

    Tė tregoi nėnė pėrnjimend,
    asgjė s'asht si n'vendin tem,
    qyshė kam ardhė kėtu mallkoj vehten,
    mėrzia po m'shkatrron jeten.

    Kėtu hana rri e fshehtė,
    kėtu qielli ėshtė i errtė,
    as dielli nuk jep ndriēim,
    s'asht si dielli i vendit tim.

    Kėtu luleve s'u vjen erė,
    kėtu s'ka vjeshtė, as s'ka prandverė,
    ka veē dimen e vapė tė shkretė,
    mos me mujtė nji natė me fjetė

    Ktu s'ka qefė veē punė e gjumė,
    pamirėsi me shumė zullum,
    kėtu janė njerėzit si bagėtia,
    nga njė javė nuk shkojnė te shpia.

    Tash nėnė shumė nuk po tė shkruaj,
    t'fala u baj prej dheut t'huaj,
    sa herė tė duesh me m'kujtue,
    puthe dheun qė m'ka rritė mue.


    Mendimi i keq


    Ishte njė ditė vere, e nxehtė, vapė,
    njė djalė nga qyteti ishte nisė pėr fshat,
    meqė u lodh rrugės, njė bahēe shikoi,
    nėn hije t'njė arre u ulė tė pushojė

    U ēudit djaloshi e me vehte foli,
    gjith kjo arrė e madhe, frute t'vogla n'xori,
    kurse n'tokė ky kungull, nuk din tė venitet,
    nė njė loze t'vogel, kaq e madhe rritet.

    Tha: Hej Zot i Madh, n'Lindje e n'Prendim,
    ēdo gjė qė krijove, s'e bėre pa gabim,
    a s'do t'ish mė mirė t'i ndėrroje farat,
    kungulli n'pemė tė madhe, e nė loze arrat.

    Kėshtu mendoi djali, por shpejt u pendue,
    situatėn mirė se kishte mendue,
    Nga pema e arrės njė kokėrr pikoi,
    i ra n'kokė djaloshit, gati e debloi.

    Tha: O Zot i madh, qė merr e jep jetė,
    ēdo gjė qė krijove e vure n'vend tė vet,
    po sikur ky kungull tė mė binte kokės,
    unė sot do tė hyja, nė brendinė e tokės.


    E KUJTOI VENDLINDJEN

    E kujtoj Vendlindjen, vendin ku jam rritė
    Tė gjitha ato male i kujtoj ēdo ditė,
    Nė mėrgim kujtimet i ruaj me freski,
    Nuk i harroj ditėt kur kam qenė i ri.

    Kujtimin vendlindjes ja kam huazuar,
    Pėr bukuri t'natyrės shumė herė kam kėnduar,
    Pėr tė shprehur mallin mė duhen shumė fjalė,
    Sytė e mi t'pėrlotur e shohin tė gjallė.

    E kujtoj vendlindjen, kohėn e rinisė,
    Nė tė mua mu ngjallėn ndjenja t'dashurisė,
    Fjalėt e para aty i shqiptova,
    Aty shkronjat e para tė shqipes i mėsova.

    E kujtoj Vendlindjen prej dheut tė huaj,
    Sa tė kem unė jetė, s'kam pėr tė harruar,
    Nė mėrgim tė gjallė mė mban veē njė shpresė,
    Do t'kthej nė Vendlindje, atje qė tė vdes.
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Shpirti im -->MUja

    Prej skajit tė botės, ditė e natė udhėtova,
    erdha n'breg tė detit, me ty bisedova,
    s'pata kohė tė rrija, u largova vashė,
    por shpirtin e zemrėn bashkė me ty i lashė.

    Si t'ka falė ty Zoti, kend s'kam pa n'dynja,
    ēdo zemėr qė t'njohu mendjen n'ty e ka,
    prandaj zemra ime bashkė me ty krenohet,
    asnjė ēast prej teje nuk don tė largohet.

    Edhe ti mua, mė mbushė dritė hijeshie,
    nuk mė ndahesh, mė rri afer porsi hije,
    Me dėshirėn tėnde dėshirė dhe unė kam,
    shpirti im tė bahet njė me shpirtin tan.


    UNE DHE TI…


    Unė dua tė kujtoi ca fjalė qė mbaj mend,
    kur m'i thoje mua duke pėrshpėritur,
    ca fjalė qė pėr mua n'zemėr kanė zėn vend,
    e gojėve tė liga shumė punė u ka qitur.

    Ata s'kanė punė tjetėr, leri nė njė anė,
    veē tė shikojnė njerėzit t'pėrgojojnė dynjanė

    Unė dua tė shkruaj ty e tė them kam shpresė,
    qė kėngėt e dashurisė prej dashnorit nuk bėjnė,
    ti e din se nė shpirtin tim diēka nga ti ka mbetė,
    dhe s'ka nevojė qė mendimet t'i shprehi me kėngė

    Por, unė shpenzova ditė pėr ty tue shkrue,
    e para pasqyrės vehten tue lėmue.

    Unė shkruaj pėr ty kėngėn time tė fundit tė dashurisė
    qė tė pėrkujtoi ndjenjat qė ke pasė pėr mue,
    atėherė, pėrse lazdėrohesh nė prag tė pleqėrisė,
    kur rrudhat ballin ta kanė mbuluar.

    Unė s'tė dalloj dot je ēuar a fjetė,
    sepse si e fjetur mė dukesh pėr jetė


    SHEMTIMI

    E shėmtuar ėshtė jeta e mbushur me halle,
    e shėmtuar ėshtė dasma pa kėngė e valle,
    e shėmtuar ėshtė dashuria ku nuk ka besė,
    i shėmtuar ėshtė ēdo veprim qė nuk ka sukses.

    E shėmtuar ėshtė fėmijėria e jetimit,
    E shėmtuar ėshtė sėmundja e trimit,
    e shėmtuar ėshtė vdekja nė rini,
    e shėmtuar ėshtė vetmia nė pleqėri.

    E shėmtuar ėshtė jeta aty ku s'ka fe,
    i shėmtuar ėshtė njeriu ku nuk ka Atdhe,
    E shėmtuar ėshtė lufta nė padrejtėsi,
    i shėmtuar ėshtė besimi me pėrtaci.

    I shėmtuar ėshtė betimi po nuk e zbatove,
    e shėmtuar ėshtė miqėsia, nė vizitė po s'shkove,
    e shėmtuar ėshtė vera nėse nuk bjen shi,
    e shėmtuar ėshtė jeta nė s'ke dituri.
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Atdhe

    Kur tė shoh ku ke arritur,
    s'je mė i pari,
    mė ngjason krejėsisht tjetėr.

    Kurrė s'tė kam njohur sa duhet,
    vitet mbi ty vėrtet s'kanė stėpikur
    njėlloj si mbi tė tjerėt.

    Nuk di ēfarė tė bėj mė parė pėr ty,
    pėrsėri do tė mbetėm fajtor
    pėrballė vetvetės.

Tema tė Ngjashme

  1. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe tė 1913 nė Dibėr
    Nga Apollyon nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  3. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  4. Hajredin Mjekėrrkuqi pirati mė i madh i Mesdheut...
    Nga besjon nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 11:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •