Nė Kuran, tema e riprodhimit njerėzor shpie nė dėshmi tė shumta qė pėrbėjnė njė sfidė pėr embriologjistėt tė cilėt kėrkojnė njė shpjegim njerėzorė pėr to. U realizua vetėm pas lindjes sė shkencave bazė, tė cilat kontribuan nė dijet tona tė biologjisė e veēanėrisht pas zbu*limit tė mikroskopit, qė i bėri njerėzit tė kuptojnė kėto thėnie tė tilla. Ishte e pamundur pėr njeriun qė jetonte nė fillim tė shekullit tė VII tė shprehte ide tė tilla. Ska asgjė qė mund ta kundėrshtojė faktin qė nė tė njėjtėn kohė njerėzit nė Lindjen e mesme, e nė Arabi dinin diēka mė tepėr mbi kėtė temė se sa njerėzit qė jetonin nė Europė e gjetkė. Sot gjenden shumė muslimanė me dije tė plota pėr Kuranin dhe shkencat natyrore tė cilat i kanė njohur mirė krahasimet e bėra ndėrmjet vargjeve tė Kuranit tė lidhura me riprodhimin dhe dijet njerėzore. Gjithmonė do ta kujtoj komentin e njė 18 vjeēari musliman i arsimuar nė Arabinė Saudite, njė pytjeje tė referuar pėr riprodhimin siē ėshtė pėrshkruar nė Kuran. Duke treguar pėr kėtė, ai tha: Po ky libėr na jep informacion esencial mbi kėtė temė. Kur unė isha nė shkollė ata e pėrdornin Kuranin pėr tė shpjeguar si lindin fėmijėt. Librat tuaj mbi edukimin seksual janė pak tė vonuara. Njė krahasim midis besimeve tė asaj kohe, qė ishin plot supersticione dhe mite, dhe pėrmbajtjeve tė Kuranit dhe tė dhėnave bashkėkohore, na befason nė shkallėn e pėrshta*tshmė**risė ndėrmjet sė dytės dhe mungesės tė ēdo ideje tė gabuar qė ėshtė pėrhapur nė atė kohė. Tani ta analizojmė nga tė gjitha kėto vargje, ide tė sakta, pėr sa i pėrket kompleksi*tetit tė lėngjeve produktive dhe faktit qė njė sasi e vogėl infinite kėrkohet pėr tė siguruar produktivitetin nė qoftė se mund ta pėrkthej fjalėn arabe Sulala. Vendosja e vezės nė organin gjenital tė femrės, ėshtė pėrshkruar nė mėnyrė shumė tė mirė nė vargjet e Kuranit me fjalėn Alak e cila ėshtė edhe titull i sures.
Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės) (Alak. 2)
Smendoj se ėshtė ndonjė pėrkthim i arsyeshėm i fjalės Alak mė tepėr se pėrdorimi i kuptimit tė saj orgjinal. Evolucioni i embrionit nė mitėr ėshtė pėrshkruar shkurtimisht, por saktė sepse fjalė tė thjeshta qė i referohen asaj i korespondojnė saktė me shkallėt themelore nė rritjen e tij. Kjo ėshtė, ēfarė lexojmė ne nė njė varg nga sura El-Muminun.
Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, dhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues! (El Muminum. 14)
Termi Mishi i ngjeshur (mudga) korrespondon saktė shfaqjen e embrionit tė caktuar dhe zhvillimin e tij.
Ėshtė e ditur se eshtrat u zhvilluan brenda kėsaj mase dhe se ato janė tė mbuluar me muskuj. Ky ėshtė kuptimi i termit mishi i ngjeshur ose i paprekur, i plotė (lahėm).
Embrioni kalon nė njė shkallė ku disa pjesė janė nė proporcion, ndėrsa tė tjerat nuk janė nė proporcion, me atė qė mė vonė do tė evuloj nė individ. Kjo mund tė jetė kuptimi i vargut nė surėn El-Haxhxh:
...Ne ju krijuam juve prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar nė mėnyrė qė tiu sqarojmė... (El Haxhxh. 5)
Pastaj kemi njė referencė pėr shfaqjen e kuptimit tė organeve tė brendshme nė surėn El-Sexhde:
Ai (Zoti) ėshtė qė juve ju pajis edhe me dėgjim, me tė pamurit e me zemėr, e pak send ėshtė ajo qė ju falenderoni. (El-Sexhde. 39)
Asgjė kėtu nuk kontradikton me tė dhėnat e sotme dhe asgjė nga idetė e gabuara tė kohės nuk ėshtė futur nė Kuran.
Allahu, xh.sh., i thėrret exhinėt dhe njerėzit qė tė ballafaqohen me kozmosin dhe me banorėt e tij:
"E cilėn tė mirė tė Zotit po e mohoni (ju o njerėz dhe ju xhinė)?" (Er-Rrahman. 13)
Ky verset pėrmendet tridhjetė e njė herė nė kėtė kaptinė, prandaj as njeriu, as exhinėt nuk janė nė gjendje t'i mohojnė begatitė e panumėrta tė Allahut, xh.sh.
Pas numėrimit tė begative tė Allahu, xh.sh., nė kozmos, Kur'ani kalon nė paraqitjen e mirėsive tė Tij te njerėzit dhe exhinėt, posaēėrisht nė krijimin e tyre, siē bėn aluzion verseti nė vijim:
"Ai e krijoi njeriun nga balta e terur (enė balte) si e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinėt nga flaka (pa tym) e zjarrit. E, cilėn begati te Zotit tuaj e mohoni?" (Er-Rrahman.14-16)
Begatia e krijimit dhe e formimit ėshtė themel i tė gjitha begative. Mu pėr kėtė, kur Allahu i madhėrishėm u dhuron njerėzve dhe exhinėve begatinė e krijimit dhe tė formimit, i dhuron me begatitė tė cilat kalojnė kufijtė e njohurisė. Mė pastaj Allahu fuqiplotė vėrteton materien nga e cila janė krijuar njerėzit dhe exhinėt. Salsal ėshtė balta e tharė, e terur, e cila kumbon nė prekje. Por kjo ėshtė vetėm njė fazė nė vargun e gjatė tė krijimit. Shkenca bashkėkohore ka vėrtetuar se trupi i njeriut pėrbėhet nga elementet qė i pėrmban toka. Kėto janė: oksigjeni, hidrogjeni, karboni, fosfori, surfulli, azoti, kalciumi, kaliumi, natriumi, klori, magneziumi, hekuri, mangani, bakri, jodi, kobalti, zinku, alumini etj.
Por duhet theksuar se disa shkencėtarė tė sinqertė nguten qė tė krahasojnė kuptimet e tekstit tė Kur'anit me zbulimet e reja shkencore empirike apo hipotetike. Kėtė e bėjnė me qėllim qė tė shpjegojnė ēfarė mrekullie ka nė Kur'an. Pa dyshim, Kur'ani famėmadh ėshtė mrekulli e pėrhershme, pa marrė parasysh se a pėrputhen zbulimet shkencore variabile me tekstin e tij. Fjalėt e tij, qė janė atribut i Allahut, xh.sh., kanė kuptime mė tė gjera, mė tė shumta dhe mė tė thukta sesa njė reduktim i tyre nė kornizat e zbulimeve shkencore, tė cilat gjithmonė janė nėn ndikimin apo pėsimin e ndryshimeve, bile edhe tė gabimeve themelore.
Sa i pėrket krijimit tė exhinėve nga flaka e zjarrit, ėshtė pyetje qė del jashtė kufijve tė njohurive njerėzore. I vetmi burim mbetet lajmi nga ana e Allahut, xh.sh., pėr tė cilin mė sė miri ka njohuri Krijuesi i tyre. Marixh d.m.th. flakė e ndezur qė lėviz me shpejtėsi. Shkenca ka arritur nivel tė dukshėm, por asnjėherė nuk do tė arrijė tė kuptojė natyrėn, formėn, lėvizjet, fuqinė e exhinėve, ngase pėrbėrja e tyre nuk mund tė studiohet nė laboratore dhe me eksperimente shkencore mikroskopike.
Pas kėtij verseti madhėshtor, ėshtė i natyrshėm refreni i pėrsėritur:
"E cilėn tė mirė tė Zotit po e mohoni (ju o njerėz dhe ju xhinė)?". (Er-Rrahman. 23)
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik pėrkujton:
"Ai qė pėrsosi krijimin e ēdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta". (EsSexhde. 7).
Pėrsosuria e krijimit nga ana e Allahut tė madhėrishėm ėshtė njė e vėrtetė e madhe tė cilėn e sheh syri, zemra dhe mendja. Nė ēdo send vėrehet dora e Kreatorit, duke filluar nga atomi deri te trupat e mėdhenj, nga qeliza e thjeshtė deri te trupat e pėrbėrė. Nė ēdo send shprehet mirėsia dhe pėrsosuria. Nė ēdo kėnd vėrehet krijimi i Allahut tė madhėrishėm, nė mėnyrė tė pėrkryer dhe tejet precize, dhe secili send i krijuar e ka rolin e pėrcaktuar nga Gjithėkrijuesi absolut. Qeliza e thjeshtė ėshtė e pėrgatitur pėr kryerjen e funksioneve tė ndryshme metabolike me aq precizitet, saqė i mahnit shkencėtarėt.
Zemra, mendja dhe meditimi mbi krijimin e Allahut tė plotfuqishėm i jep njeriut njė fond tė madh tė bukurisė, tonalitet ritmik, tė harmonishėm dhe tė pėrsosur; i jep zemrės lumturi, duke jetuar nė bukurinė e re hyjnore. Argumentet e mirėsisė dhe pėrsosurisė mbushin ēdo send qė sheh, dėgjon dhe pėrjeton njeriu nė udhėtimin e tij tė gjatė nė kėtė planet.
Formėsimi i pėrsosur shprehet nė bukurinė e ēdo qelize, ēdo organi te ēdo krijesė. Vetėm shikoji lulet me ngjyra tė llojllojshme, yjet, natėn, agimin, hijen, retė, kėtė simfoni madhėshtore e cila e pėrshkon tėrė Qenien Hyjnore, kėtė harmoni pėr tė cilėn Kur'ani fisnik na pėrkujton qė tė mendojmė pėr tė:
"Ai qė pėrsosi krijimin e ēdo sendi...". (EsSexhde. 7)
Kjo na bėn neve qė tė na zgjojė zemrėn tonė tė fjetur, qė ajo tė shohė vendet e bukurisė dhe tė harmonisė sė Kreatorit tė gjithėmėshirshėm. Nga bukuria e krijimit tė Tij, krijoi njeriun nga balta. Kjo nėnkupton qė balta ishte faza e parė e krijimit.
"Pastaj bėri qė pasardhėsit e tij tė rrjedhin prej njė pike uji tė dobėt". (EsSexhde, 8)
D.m.th. nga pika e ujit (sperma) ėshtė faza e parė e zhvillimit embrional. Ky ėshtė vėrtet njė kėrcim i madh, kur vėrehet natyra e zhvillimit nėpėr tė cilin kalon qeliza e vocėrr (spermatozoidi), nga uji i dobėt (lėng spermatik) deri sa tė arrijė tė formohet njeriu, krijesa e re. Vėrtet kjo ėshtė njė largėsi e madhe nė mes fazės sė parė dhe tė fundit.
Kėtė fazė tė gjatė tė krijimit Kur'ani famėmadh e shpreh me njė verset:
"Mandej, Ai e formėson atė (nė barkun e nėnės) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai ėshtė qė juve ju pajis edhe me dėgjim, me tė parit dhe me zemėr, e pak send ėshtė ajo qė ju falėnderoni".(EsSexhde, 9)
O Zot fuqiplotė, ēfarė udhėtimi i gjatė!
Ēfarė mbinatyrshmėrie para sė cilės njerėzit kalojnė indiferentė, pa menduar pėr asnjė ēast! Ku do tė arrinte qeliza e dobėt pa ndihmėn e fuqisė kreative tė Allahut tė gjithfuqishėm...?!
Ėshtė njė frymė e Allahut me tė cilėn krijohet njeriu i cili dėgjon, sheh dhe ka aftėsinė e njohjes me tė cilėn dallohet nga krijesat e tjera. Po edhe pas kėsaj mirėsie tė pafund tė Allahut, xh.sh., ka pak njerėz falėnderues.
Nėse analizojmė me vėmendje versetet e Kur'anit famėmadh nė vijim:
"Ne u kemi krijuar juve, e pėrse nuk pranoni (ringjalljen) ?". (El Vakia. 57)
do tė shohim se krijimi i njeriut ėshtė fshehtėsi mbi fshehtėsitė. Edhe qeliza prej nga filloi jeta ėshtė mrekulli mbi mrekullitė. Pra, nė versetin e cituar ėshtė folur pėr ēėshtjen e krijimit tė parė dhe tė fundit tė saj - pėr ēėshtjen e krijimit dhe tė vdekjes. Ky ėshtė fakt i njohur dhe real nė jetėn e njerėzve. Atėherė, si nuk besojnė njerėzit se Allahu fuqiplotė ėshtė Krijues?
Roli i njeriut nė krijim nuk kalon mė shumė se lėshimi i lėngut spermatik nė organin femėror. Kėtu pėrfundon puna e njeriut, ndėrsa mė tej dora kreative e merr rolin duke e formėsuar etapė pas etape, siē bėn aluzion verseti nė vijim:
"A mė tregoni pėr farėn qė e derdhni? A ju e krijoni atė, apo Ne jemi qė e krijojmė?". (E1 Vakia. 58. 59).
Kėtė nivel tė meditimit mund ta arrijė ēdo njeri. Kjo ėshtė mrekulli e mjaftueshme qė tė ndikojė te njeriu. Por, ajo qė ndodh me kėtė qelizė tė dobėt - spermatozoidi, pasi tė hidhet e deri sa tė bėhet krijesė e mrekullueshme, ėshtė mė e ēuditshme se fantazia jonė, diēka qė i duket e pabesueshme mendjes se ajo ndodh vėrtet, sikur pėr tė nuk dėshmon ēdo njeri.
Njė qelizė e bashkuar fillon tė ndahet dhe tė shumėzohet nė miliona e miliona qeliza tė reja. Secili grup qelizash pėrbėn specifikėn e cila e dallon nga grupet e tjera.
Kėto qeliza janė eshtrat, muskujt, lėkura, nervat... Mė pastaj, kėto janė qelizat pėr funksionimin e syrit, gjuhės, veshit dhe pėr funksionimin e gjėndrave me sekretim tė brendshėm... Dhe secila prej tyre me precizitet tė mrekullueshėm e di vendin e veprimit tė saj. Qelizat e syrit nuk gabojnė, pėr shembull tė shkojnė nė stomak ose nė kėmbė, dhe atje ta formojnė syrin. Por tė gjitha punojnė me inspirim hyjnor, duke ndėrtuar organizmin e njeriut nė formėn mė tė bukur dhe nėn mbikqyrjen e Gjithėkrijuesit absolut, ngase njeriu nuk merr pjesė fare nė kėtė sferė tė krijimit.
Ky ėshtė fillimi i krijimit, por kur ėshtė fjala pėr mbarimin, as ai nuk ėshtė mė pak i ēuditshėm se fillimi. Lexojeni versetin nė vijim:
"Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndėrmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush qė mund tė na pengojė",(El Vakia. 60).
Kjo ėshtė vdekja si pėrfundim i ēdo gjėje tė gjallė... Ē'ėshtė kjo? Si ndodh? Ē'fuqi ka, sė cilės nuk mund t'i kundėrvihet askush?
Vdekja ėshtė pėrcaktim i Allahut... Andaj askush nuk mund t'i shmanget. Askush nuk mund ta pėrshpejtojė apo t'i shpėtojė asaj... Ajo ėshtė njė hallkė nė vargun e krijimit, e cila duhet tė mbyllet...
"Qė t'ju zėvendėsojmė me tė tjerė si ju dhe t'ju krijojmė rishtazi siē nuk dini ju". (El Vakia, 61)
.. .qė t'ju zėvendėsojmė me tė tjerė pėr kultivimin e tokės, pėr civilizim tė ri pas jush.
Allahu i madhėrishėm, i cili pėrcakton jetėn, pėrcakton edhe vdekjen pėr tė ardhur breznitė e reja tė cilat gjithashtu do ta shijojnė vdekjen. Dhe kjo do tė jetė kėshtu deri sa tė vijė fundi i jetės nė kėtė botė,.. Dhe posa tė pėrfundojė afati i caktuar, fillon krijimi tjetėr: "...dhe t'ju krijojmė rishtazi siē nuk dini ju" (El Vakia. 61) nė botėn tjetėr tė fshehtė dhe tė panjohur, pėr tė cilėn njerėzit dinė aq sa ua ka dhėnė njohuri Allahu i madhėrishėm. Atėherė do tė kompletohet krijimi, dhe karvani do tė arrijė nė cak.
Ky ėshtė krijimi i dytė, qė ėshtė i ngjashėm me tė parin: "Ju e kini tė njohur zanafillėn e parė, e pėrse nuk mendoni?". (El Vakia, 62).
Nė ketė mėnyrė tė thjeshtė e tė lehtė, Kur'ani fisnik paraqet historinė e parė tė krijimit dhe tė ringjalljes. Nė kėtė mėnyrė tė paraqitjes qėndron natyra e njeriut, para logjikės qė e njeh njeriu, megjithatė ai nuk ėshtė nė gjendje tė debatojė, ngase kjo logjikė ėshtė marrė nga aksiomat e saj dhe nga ajo ēka vėshtrojnė njerėzit nė jetėn e tyre, e cila ėshtė e afėrt, e pakomplikuar, pa abstraksion. pa filozofi, e cila e lodh mendjen dhe nuk arrin te zemra.
Kjo ėshtė metoda e Allahut tė madhėrishėm, metoda e Kreatorit tė universit, Krijuesit tė njeriut dhe Shpallėsit tė Kur'anit. Ja, pėrsėri nė mėnyrė tė thjeshtė e tė lehtė, Kur'ani fisnik udhėheq zemrat e njerėzve kah gjėrat e njohura, qė paraqiten para syve tė tyre, pėr t'ua treguar atyre dorėn e Allahut dhe pėr t'i njohur me mrekullitė qė ndodhin para tyre, por ata janė indiferentė:
"A nuk e shihni atė qė e mbillni? A ju e bėni tė mbijė ajo, apo Ne e bėjmė tė mbijė? Sikur Ne tė dėshironim, do ta bėnim atė tė thyer (tė shkatėrruar) e ju do tė mbeteshit gjithmonė tė habitur (duke thėnė) S'ka dyshim se ne mbetėm tė dėmtuar!". (Ei Vakia, 63-66).
Kėto tė lashta qė mbijnė para nesh, rriten dhe japin fryte. Cili ėshtė roli ynė nė kėtė?
Njeriu mbjell farėn tė cilėn e dhuroi Allahu i madhėrishėm. Kėtu pėrfundon roli i njeriut, e mė pastaj dora e fuqishme e merr pėr tė kryer punėn tepėr tė ēuditshme dhe tė mrekullueshme.
Fara e gjen rrugėn e vet pėr ta ripėrtėrirė llojin e vet. Fillon dhe ecėn nėpėr rrugėn e caktuar, mu sikurse ai qė i njeh fazat e asaj rruge tė gjatė. Kėshtu, ajo nuk gabon, ashtu si gabon njeriu gjatė punės sė tij, nuk devijon nga rruga dhe nuk largohet nga caku i pėrcaktuar!
Dora e Kreatorit ėshtė ajo qė e udhėheq farėn dhe bėrthamėn nė hapat e tyre tė gjatė nėpėr tėrė rrugėn dhe gjatė gjithė udhėtimit tė saj tė ēuditshėm, udhėtim nė tė cilin mendja nuk beson dhe fantazia nuk mund ta tejkalojė. As ajo nuk mund ta sajojė njė gjė aq fantastike, siē ėshtė pėr shembull fara e grurit, nė tė cilėn fshihet i tėrė kalliri me aq shumė kokrra! Apo nė bėrthamė fshihet tėrė palma me frytet e veta! Njerėzit pohojnė me ngulm: "Ne kemi mbjellė!", por, nė realitet, nuk kanė bėrė asgjė mė tepėr, sepse e kanė lėruar tokėn dhe e kanė hedhur farėn. Por mirėsia e Allahut fuqiplotė ėshtė ajo qė ia bėn tė mundur farės dhe bėrthamės ta plotėsojnė udhėtimin e tyre, ua bėn tė mundur tė japin fryte. Tė njėjtin udhėtim e ndėrmerr edhe qeliza embrionale.
Qenia e gjallė, gjegjėsisht qeliza e gjallė ėshtė mrekulli e cila mahnit. Po ashtu ėshtė mrekulli qė mahnit edhe ekzistenca e saj, struktura morfo-anatomike, sjelljet e saja, fiziologjia dhe biokimia e saj, proceset e pėrhershme nė metabolizmin e saj, qė ndodhin nė ēdo moment, pėr tė ruajtur ekzistencėn e saj, ripėrtėritja dhe reprodukimi i saj, njohja e funksionit dhe vijimit tė saj nė gjenerata!
Kush ėshtė ai i cili e vėshtron kėtė qelizė e mė pastaj i jep mendje-intelekt, konkludon lehtė, dhe mos tė flasim pėr natyrėn e saj, se ky kozmos e ka Kreatorin e shkėlqyer, Planifikuesin e vet, i cili krijon baraspeshė mahnitėse nė tėrė pushtetin qiellor dhe tokėsor dhe jo vetėm nė fenomenin e jetės. Ajo baraspeshė ėshtė evidente nė strukturėn e atomit dhe nė strukturėn e Galaktikės.
Vazhdimėsia e jetės nė bashkėdyzimin e gjinive dhe lindja e trashėgimtarėve ėshtė dėshmitar i cili i flet secilės zemėr dhe secilės mendje mbi planifikimin e Njė Kreatori dhe Planifikuesi. Nė tė kundėrtėn, kush ėshtė ai i cili garanton qė nė jetė do tė ekzistojnė gjithmonė mashkulli dhe femra dhe kjo nė pėrpjesėtim i cili mundėson kėtė bashkėdyzim tė ndėrsjellė? Kush e mban kėtė baraspeshė pėrherė dhe tė pėrkryer nė tė gjitha gjeneratat?
Po tė ērregullohej kjo baraspeshė vetėm pėr njė qime floku, kozmosi nuk do tė ekzistonte pėr asnjė ēast. Kush ėshtė, pra, ai i cili mban timonin kryesor tė baraspeshės nė tėrė hapėsirėn qiellore dhe tokėsore?
Me diturinė qė kishin arabėt, tė cilėve u drejtohet Kur'ani fisnik, nuk mundėn ta zbulonin pėr herė tė parė cakun e kėsaj baraspeshe dhe harmonie nė pushtetin e qiejve dhe Tokės dhe nė tė gjitha ato qė krijoi Allahu i madhėrishėm. Por, natyra e njeriut nė thellėsitė e veta shpirtėrore ballafaqohet me kėtė kozmos duke vendosur lidhjen me tė me gjuhėn e cila flet nga thellėsia e qenies sė tij. Mjafton qė njeriu tė shikojė me zemėr dhe sy kėtė kozmos dhe tė pranojė jehonėn e tij dhe sugjestionet tė cilat e inspirojnė dhe e udhėzojnė.
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin famėmadh pėrkujton:
"Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė! Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij". (Esh Shems. 7-8)
Pra, njeriu ėshtė i udhėzuar me natyrėn e tij, duke pranuar jehonėn, emanimin dhe sinjalet e universit nė ndjenjat e tij. Kėshtu, ai dhe kėshtu arriti deri tek e vėrteta se ekziston Zoti. Kjo e vėrtetė nuk ka munguar asnjėherė nė ndjenjat e njeriut, por njeriu ka gabuar vetėm nė pėrcaktimin e cilėsive dhe tė karakterit tė Zotit tė vėrtetė, prandaj qe i nevojshėm dėrgimi i tė Dėrguarve tė Allahut tė madhėrishėm pėr t'i udhėzuar njerėzit qė tė shikojnė dhe tė kuptojnė drejt.
Tė rikujtojmė duke medituar versetet kuranore nė vijim:
"A nuk i dhamė Ne atij dy sy? Edhe gjuhė e dy buzė? Dhe i sqaruam atij pėr tė dy rrugėt". (El Beled. 8-10)
Ndėrsa, sa i pėrket jobesimtarėve-ateistėve, ata, nė realitet, e mohojnė natyrėn e tyre tė brendshme duke iu kundėrvėnė ndjenjave me tė cilat ata e ndiejnė nė vete Krijuesin.
Allahu i madhėrishėm, i cili i drejtohet njeriut me kėtė Kur'an, ėshtė Ai i cili e krijoi njeriun dhe e njeh mė sė miri natyrėn e njeriut.
Dhe, sė fundi, ai i prek me vdekje zemrat e atyre qė nuk besojnė. Ajo vdekje ėshtė e fshehtė pėr ta, por ėshtė afėr tyre; ajo ėshtė e panjohur pėr ta, ėshtė nė botėn e fshehur, ndėrsa ata janė indiferentė ndaj saj.
"...e edhe nė atė se ndoshta u ėshtė afruar afati i tyre i vdekjes...". (El A'rafė. 185)
Po ku ta dinė, ndoshta fundi i tyre ėshtė afėr! Ē'ėshtė ajo qė i bėn ata tė jenė indiferentė ndaj Allahut tė plotfuqishėm, kurse vdekja ėshtė realitet, tė cilit realitet nuk mund t'i shmangen? Kjo prekje me sy tė fshehur, e cila u ėshtė ofruar, trondit zemrėn e njeriut, Por, duke shikuar realitetin, ndoshta do tė zgjohen. Allahu i madhėrishėm, i cili e shpalli kėtė Kur'an dhe Krijues i njeriut, e di se kjo prekje nuk e lė tė qetė dhe indiferentė zemrėn e njeriut.
Por, edhe pas kėsaj, disa zemra e kundėrshtojnė fjalėn e Allahut tė madhėrishėm, siē bėn aluzion verseti i Kur'anit fisnik: "...atėherė, cilės bisedė pos kėsaj (Kur'anit) do t'i besojnė?". (El A'rafė. 185)
Pra, pas kėtyre fjalėve nuk ka fjalė tė cilat do tė lėkundin apo zbusin zemrat. Tė gjitha kėto prekje, tė cilat janė tė shumta nė vcrsetin e cituar mė sipėr, zbulojnė metodėn e Kur'anit, e cila i drejtohet qenies njerėzore. Ai nuk lė anash asnjėrėn anė tė tij, nuk lė anash asnjė skutė tė qenies sė tij, por u drejtohet dhe i trajton tė gjitha pa pėrjashtim. Kur'ani famėmadh e trondit tėrė qenien njerėzore, intelektin e tij dhe meridianet mė tė largėta shpirtėrore, duke e zgjuar dhe nxitur pėr meditim tė thellė. Ai, nė shtegtimin drejt tij, nuk ecėn rrugės sė dialektikės sė ftohtė, por e vė nė lėvizje qė tė fillojė tė mendojė, ndėrsa ngrohtėsia e jetės qarkullon nėpėr tė me valėt e saja prekėse. Nė kėtė drejtim duhet drejtuar gjithmonė mėnyrėn pėr tė ftuar njerėzit qė t'i kthehen Allahut tė madhėrishėm. Njeriu ėshtė njeri, Kur'ani ėshtė Kur'an, fjalė e pėrhershme e Allahut dhe udhėzim i Tij pėr njeriun, fjalė e Tij e pandryshuar, pa marrė parasysh sa pėrparon njeriu dhe sa zhvillohet shkencėrisht. Tė rikujtojmė duke menduar thellė dhe me tėrė qenien versetin e Kur'anit famėmadh:
"Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė ngjyrė) nuk do tė mbaronin fjalėt e Allahut (do tė shteroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekullitė e Zotit). Allahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė". (Llukman. 27)
Shumica e njerėzve bėhen robėr tė botėkuptimeve, trillimeve dhe mashtrimeve pėr shkak tė shtrembėrimit tė tyre ose pėr shkak tė mospėrfilljes sė tė vėrtetės shkencore. Allahu i madhėrishėm i ka bėrė njeriut ndihmės, me tė cilėt njeriu arrin deri te njohja e sė vėrtetės. Disa prej tyre janė tė kufizuar nė veprimin e tyre, sikurse qė ėshtė gjuha, lėkura dhe hunda. Me kėta ndihmės e dallojmė shijen, tė prekurit dhe tė nuhaturit.
Disa prej tyre kanė diapazon tė gjerė tė veprimit, sikurse janė: syri dhe veshi, me tė cilėt janė zhvilluar njohuritė njerėzore. Shqisa e tė parit ėshtė begati e madhe, sepse me tė shohim gjėra tė ndryshme dhe i vėrejmė madhėsitė, largėsitė, ngjyrat dhe nuancat e tyre. Syri tė magjeps ose tė mashtron. Kėshtu ėshtė rasti me Diellin. Syri e sheh si njė top tė rrumbullakėt, ndėrsa ai ėshtė 1.305.000 herė mė i madh se Toka. Syri e sheh shkopin nė ujė dhe i duket se ėshtė i thyer, kurse nė tė vėrtetė ai ėshtė i drejtė etj.
Shqisa e tė dėgjuarit ėshtė po ashtu begati shumė e madhe e Allahut, qė i shėrben njeriut pėr tė thelluar njohuritė. Fusha e veprimit tė veshit ėshtė shumė e gjerė, ndėrsa kufijtė e saj janė kufij tė vėshtrimit tė plotė tė qenies njerėzore. Por edhe veshi mund tė mashtrojė, sepse nga lajmet qė dėgjon njeriu, ka lajme tė vėrteta dhe gėnjeshtra.
Sa i pėrket sferės sė veprimit tė fuqisė sė imagjinatės, ajo ėshtė shumė e gjerė dhe i pėrfshin sferat e pesė shqisave. Imagjinata ėshtė armė e fuqishme e hulumtuesit dhe e inxhinierit, sepse ata e imagjinojnė atė qė e dėshirojnė dhe e shndėrrojnė nė botėn e formave gjeometrike, e mė pastaj e kthejnė nė realitet, nė botėn e realitetit.
Shumica e fantazive tė pakėndshme, qė i paraqiten njeriut nė jetė, burojnė nga imagjinata e gabuar.
Pra, tė pesė shqisat dhe fuqia e imagjinatės e kanė tė kufizuar fushėn e veprimit tė tyre. Por, Allahu i plotfuqishėm e ka dhuruar arsyen me anė tė sė cilės dallojmė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra.
Arsyeja ėshtė bazė mbi te cilėn mbėshtetet njohuria e vėrtetė. Por edhe arsyeja nuk ėshtė nė gjendje tė njohė mėnyrėn e veprimit tė vet. Arsyeja nuk ėshtė nė gjendje as tė pėrcaktojė cili ėshtė numri mė i madh. Kėshtu, nėse do tė pyesim arsyen: "Cili ėshtė numri mė i madh?", ajo do tė pėrgjigjej: "Numri mė i madh ėshtė i pakufishėm!". Nėse do t'i thonim: "Mblidh si vijon: i pakufishėm + i pakufishėm dhe trego sa bėjnė, cili ėshtė rezultati", pėrgjigjja me siguri do tė jetė qesharake: "I pakufishėm!".
Nėse do tė thonim: "Cili ėshtė rezultati po tė mbledhim njė numėr tė pakufishėm 4- 20 milione?", pėrgjigjja do tė ishte me siguri pėrsėri qesharake: "I pakufishėm!".
Pra, arsyeja nuk ėshtė nė gjendje qė ta kuptojė fillimin e kohės, mbarimin e saj dhe, ngjashėm me tė, nuk e di as fundin-pėrfundimin e kėsaj bote.
Arsyeja nuk e di as se ēfarė mund tė na ndodhė njė sekondė pas vdekjes, kurse tė vėrtetėn e ka thėnė Allahu i i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik:
"...Ai di tė tashmen qė ėshtė pranė tyre dhe tė ardhmen nga ajo qė Ai di, tjerėt dinė vetėm aq sa Ai ka dėshiruar...". (El Bekare. 255)
Filozofėt kanė pikėpamje tė ndryshme. Disa prej tyre dyshojnė nė arsyen dhe shqisat e veta dhe konsiderojnė se ēdo gjė qė vėrejmė ėshtė pjesė e imagjinatės. Disa tė tjerė e mohojnė arsyen duke pohuar qė e vėrteta ėshtė vetėm ajo qė arrihet me shqisa.
Frensis Bekon ėshtė i pari nė Evropė, i cili i futi nė pėrdorim parimet e shkencave mbi tė cilat themelohet rilindja e shkencave bashkėkohore dhe kėtė e huazoi nga myslimanėt nė
universitetin e Andaluzisė, qė kufizohej me Evropėn. Myslimanėt, pa dyshim, kėtė e dinin nė bazė tė Kur'anit famėmadh:
"Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi". (El Israė.36)
Parimi i njohurive shkencore thotė: "Eksperimenti ose fenomeni, plus tė vėshtruarit, plus tė konkluduarit e arsyes ėshtė i barabartė me tė vėrtetėn shkencore. Ne e vėshtrojmė eksperimentin, e studiojmė, e ndjekim ecurinė e tij, njihemi me premisat e tij, e ndjekim zhvillimin deri nė fund duke i vėrejtur rezultatet, pastaj me anė tė arsyes arrijmė deri tek e vėrteta shkencore, e cila ėshtė lidhje mes asaj qė kemi vėshtruar nė fillim tė eksperimentit dhe asaj ēka kemi parė, d.m.th. rezultatin e tij. Nėse disa gjėra nuk mund t'i eksperimentojmė, siē ėshtė lėvizja e gjithėsisė ose veprimi i trupave tė gjallė, atėherė tė vėshtruarit e fenomeneve ėshtė zėvendėsim pėr eksperimentet. 1). Nxehtėsia e shkrin borėn. Kjo ėshtė e vėrtetė shkencore (bora+nxehtėsia=uji). Kush e ka parė nxehtėsinė si i bashkon grimcat e borės dhe i shkrinė ato dhe nga materie e ngurtė e shndėrron nė materie tė lėngėt? Sė pari, kemi parė borėn dhe burimin e nxehtėsisė, i cili i ėshtė afruar borės, dhe nė fund e kemi parė ujin, i cili ėshtė nė gjendje tė lėngėt.
Kėshtu, kemi arritur deri tek e vėrteta shkencore, tė cilėn nuk mund ta shohim, e kjo vėrtetė ėshtė se nxehtėsia e tret borėn 2). Oksigjeni+hidrogjeni nėn ndikimin e nxehtėsisė = uji. Deri te kjo e vėrtetė kimike kemi arritur duke vėshtruar: se pari: oksigjeni, hidrogjeni dhe sasia e nxehtėsisė; sė dyti: uji ėshtė krijuar nga ndikimi i nxehtėsisė. Por, tash askush nuk e ka parė kurrė as mėnyrėn e bashkimit tė atomeve tė kėtyre dy gazra as mėnyrėn me tė cilėn nxehtėsia i bashkon tė gjitha kėto rezultat i sė cilės ėshtė uji. Tė gjitha kėto janė pėr shkak se gjer mė sot nuk janė parė as nxehtėsia, as atomet. Prandaj, atė ēka shohim me sy, nuk ėshtė asgjė tjetėr veē njohuri, tė mėsuarit dhe tė kuptuarit e gjurmėve tė trupave tė ndryshėm qė reflektohet nė retinė.
As tė dėgjuarit nuk ėshtė gjė tjetėr veē tė mėsuarit, tė kuptuarit dhe tė njohurit e gjurmėve tė vibracioneve ajrore, qė ndikojnė nė nervin e dėgjimit.
Ne njihemi me Krijuesin, duke i vėshtruar gjurmėt e Tij nė krijesat e Tij, siē bėjnė aluzion versetet kuranore nė vijim:
"Kėshtu, qė t'i kuptoni, Allahu na shpjegon argumentet e veta". (El Bekare, 242)
"Pėr besimtarėt ekzistojnė argumentet nė qiej dhe nė Tokė"- (El Xhathije. 3)
Andaj, mund tė konkludojmė se mjetet mė tė rėndėsishme tė njohjes, tė cilat do tė jenė pėrgjegjėse dhe tė pyetura para Allahut tė madhėrishėm, janė: tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemra. Kėto shqisa kuptojnė, mendojnė dhe gjykojnė. Pėrkujtojmė versetin e Kur'anit fisnik:
"Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemra, pėr tė gjltha kėto ka pėrgjegjėsi". (El Israė. 36)
Nė kaptinėn Infitar, Allahu i madhėrishėm i drejtohet njeriut duke i thėnė:
"O ti njeri po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė?".
Fjalėt: "O ti njeri" e thėrrasin njeriun nė mėnyrėn mė fisnike tė tij. Kjo mėnyrė tregon se ai i takon llojit njerėzor, qė dallon nga qeniet e tjera tė gjalla. Kėtė njeri, All-llahu qė ėshtė bujar dhe fisnik, e ngriti nė piedestalin mė tė lartė tė qenieve ekzistuese. Vėrejtja e lartė dhe e bukur nė tekstin kuranor pėrcillet me fjalėt:
"... po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar dhe i urtė?".
Pra, ty njeri, qė tė nderoi Zoti yt, i cili tė mbron dhe tė edukon me vetitė mė te larta njerėzore, ē'tė shtyri tė kundėrshtosh Krijuesin tėnd?
Nė tekstin e mėtejmė kuranor, All-llahu i madhėrishėm pėrkujton njeriun, krijimin e tij nė formėn mė madhėshtore: I cili tė krijoi, tė pėrsosi dhe tė drejtoi. (El Infitar, 7)
Kėto fjalė trondisin ēdo atom, edhe pjesėn mė tė imėt tė njeriut kur All-llahu i gjithėmėshirshėm ia pėrkujton formėn mė tė pėrkryer qė ia ka dhėnė. Krijimi i njeriut nė formėn mė tė bukur dhe mė tė pėrsosur kėrkon meditim tė thellė dhe falėnderim tė pėrhershėm ndaj Zotit bujar dhe fisnik, i cili e nderoi dhe e kompletoi, e begatoi dhe e furnizoi. Bukuria dhe harmonia e krijimit tė njeriut paraqiten nė formimin fizik, racional dhe shpirtėror.
Tė vėshtrojnė vetėm dorėn e njeriut dhe lėvizjet harmonike e tė shpejta tė saj, tė cilat nuk mund t'i kryejė ndonjė aparat i pėrsosur. Apo veshi i ndėrtuar nga 4000 harqe, qė kanė pėrbėrje tejet tė pėrsosur, tė cilėt i pėrngjajnė instrumenteve muzikore tė pėrgatitur pėr tė pėrcjellė ngacmimet deri nė qendrėn e dėgjimit nė tru. Pra, shqisa e tė dėgjuarit analizon nė mėnyrė tė pėrkryer ēdo lloj zėri, ēdo lloj zhurme, duke filluar nga goditja e fuqishme e bubullimės deri te shushuritja e gjetheve tė pemės; analizon melodinė madhėshtore tė tėrė instrumenteve muzikore nė orkestėr, melodinė e valėve tė ujit dhe zėrin e ėmbėl tė bilbilit.
Nga tė dhėnat shkencore ėshtė vėrtetuar se njeriun e dirigjon sistemi nervor, i cili, nėpėrmjet shqisave. merr nga bota e jashtme afro 5 milion informata nė minutė. Pasi i analizon nė mėnyrė tė pėrkryer, 10 % tė tyre i memorizon, ndėrsa 90% i gjuan si tė parėndėsishme. Kėto informata i pėrpunon dhe i memorizon me saktėsi mahnitėse, mė precize se ēdo kompjuter i pėrsosur.
Syri ynė, i cili shikon nė mėnyrė tredimensionale, dallon rreth dhjetė mijė nuanca tė ngjyrave.
Pastaj All-llahu i madhėrishėm, pėrveē se na dhuroi mendjen dhe shqisat, qė funksionojnė nė mėnyrė tė pėrkryer, me mėshirėn e Tij tė pafund zbriti programin e Tij, i cili i pėrshtatet natyrės sė njeriut:
"A nuk i dhamė Ne atij dy sy? Edhe gjuhė e dy buzė? Dhe i sqaruam atij pėr tė dy rrugėt?". (El Beled.8-10)
Syri si organ periferik i receptorit optik mund tė krahasohet me aparatin fotografik (por ėshtė afro 3000 herė mė i ndritshėm se kamera mė precize), ku pjesa e prapme e tejdukshme i lėshon dhe i thyen rrezet e dritės duke i drejtuar drejt fletėzės sė brendshme, e quajtur retine, pikėrisht sikurse sistemi i thjerrave qė i drejton fytyrat e objektit nė film.
Pjesėt ndijore pranuese tė dritės nė retinė, tė cilat Allahu i gjithėfuqishėm i krijoi me precizitet tė rrallė, janė thupėrzat dhe kunjėzat. Numri i tyre arrin nė 130 milionė. Me ndihmėn e kunjėzave thithet drita e ditės (me ngjyrė), ndėrsa me ndihmėn e thupėrzave drita e muzgut (bardhė e zi). Rrezet e dritės, si dhunti e Allahut tė madhėrishėm, i ngacmojnė kunjėzat dhe thupėrzat me intensitet tė mjaftueshėm. Ky ngacmim qė shkaktohet nga proceset biokimike, pėrcillet nėpėrmjet nervit optik deri nė pjesėt kortikale tė analizatorit optik, ku krijohet nyja e dritės.
Tėrė aparati i tė parit tregon njė mrekulli tė pėrsosur tė Krijuesit tė gjithėfuqishėm dhe tė gjithėdijshėm. Nėse i vėzhgojmė lotėt, do tė shohim njė pėrbėrje interesante. Lotėt janė lėng pa ngjyrė dhe me reaksion alkalik. Pėr tetė orė njeriu tajon afro 0,5 - 0,8 gr. lot, por kjo varet nga gjendja psikike e njeriut. Tek personat e ndjeshėm dhe tek femrat, tė cilat si nė hidhėrim ashtu edhe nė gėzim reagojnė me lot, tajohet sasi mė e madhe. Pra, lotėt jo vetėm se mbrojnė syrin dhe kanė veprim kundėrbakterial, por manifestojnė edhe ndjenjat e brendshme dhe psikike tė njeriut.
Po tė vėshtrojmė me kujdes pėrbėrjen biokimike tė lotėve, atėherė mendja ndalet pėr njė moment, por shpirti entuziazmohet, merr hov duke vėnė nė lėvizje gjuhėn pėr tė madhėruar dhe falėnderuar Krijuesin mė tė bukur, i cili krijoi dhe pėrsosi ēdo send, siē thuhet nė versetin kuranor:
"...mjeshtėri e Allahut qė pėrsosi ēdo send...". (En Neml. 88)
Shqisa e tė shijuarit tė njeriut ėshtė gjuha. Sė pari merr pjesė nė bluarjen e ushqimit. Sė dyti, me lėvizjet e saja, bėn tė mundur procesin e tė folurit dhe shpreh me qartėsi ndjenjat e brendshme tė njeriut Sė treti, me anė tė nervave tė veēantė, pėrcakton shijen e ushqimit.
Nga gjuha, ngacmimet pėrcillen me shpejtėsi tė madhe deri te qendrat e trurit (talamusi). Ky veprim kryhet me anė tė fijeve nervore, ku bėhet analiza finale e perceptimeve.
Gjuha pėrmban katėr lloj papila: rrethore, fletėzore, kėrpudhore dhe pejzore, tė cilat reagojnė nė katėr lloje primare tė tė shijuarit: tharti, njelmėsi, ėmbėlsi dhe hidhėsi. Numri i papilave tė gjuhės ėshtė 9000, dhe secila ėshtė e lidhur me trurin me anė tė pejzave nervore.
Me tė vėrtetė njeriu ėshtė egoist, epshor dhe pak falėnderues pėr dhuntinė e madhe - syrin dhe organet e tjera, siē na pėrkujton shpesh Kur'ani famėmadh:
"Ai ėshtė qė ju krijoi, ju dhuroi tė dėgjuarit, tė parit dhe mendjen, kurse ju pak po e falėnderoni".(El-Mulk. 23)
Allahu i madhėrishėm na drejtohet nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment duke na porositur qė tė vėshtrojmė, tė hulumtojmė dhe tė studiojmė organizmin tonė, siē aludon verseti kuranor nė vijim:
"Po edhe nė veten tuaj (keni argumente). A nuk jeni kah e shihni?". (Edh Dharijatė. 21)
Kur mendojmė pėr organet e tretjes, do tė shohim njė mrekulli hyjnore. Nė kėtė laborator kimik hedhim lloj-lloj ushqimesh duke filluar nga buka, mishi, perimet, pemėt. Nė kėtė pėrzierje lukthi bėn zgjedhjen e parė. Mė tej zorrėt ndajnė kalciumin, jodin, magneziumin, hekurin etj. pėr ti transportuar deri tek organet vitale. Allahu i gjithėfuqishėm bėri qė nė organizmin tonė tė kryhen me miliona procese biokimike dhe ne jemi tė pavetėdijshėm pėr kėtė. Pra, i tėre sistemi i tretjes shėrben pėr tretje, pėrcjellje, transport dhe distribuim tė materieve ushqyese nė mėnyrė automatike dhe sistematike. Ndoshta ne edhe jemi duke fjetur e ėndėrruar, kurse ky sistem, ky laborator kimik i pėrkryer nuk pushon sė punuari.
Sikurse sistemi ynė nervor tė ishte njė formė e njė shiriti regjistrues, dhe nėse njeriu do tė jetonte mesatarisht 60 yjet, ky shirit do tė kishte milion metra gjatėsi foto, fjalė, kuptime, ndjenja dhe pėrjetime tė regjistruara. Por e gjithė kjo qė u theksua nuk ėshtė e tera, sepse te njeriu ekziston edhe shpirti, i cili e lidh njeriun me bukurinė hyjnore. Ky shpirt ėshtė dhurata mė e ēmuar e Allahut tė madhėrishėm dhe nėpėrmjet tij njeriu e fitoi epitetin njeri.
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė: "Dhe e paisa atė me shpirtin Tim". (Sad. 72)
A thua ku ėshtė shpirti? Mos ndoshta nė mendjen tėnde, me tė cilėn ti mendon? Apo nė duart e tua qė lėvizin? Apo nė zemrėn tėnde qė rrah me gjallėrinė e jetės? Apo ndoshta nė kėmbėt e tua me tė cilat ecėn? Vėrtet, ku ėshtė shpirti? Ē'formė ka ai? Logjika njerėzore ėshtė e kufizuar. Mendja dhe intelekti njerėzor nuk mund t'i tejkalojnė mundėsitė dhe kompetencat e veta. Mendja nuk mund ta pėrkufizojė veten e saj e lėre mė ta pėrkufizojė shpirtin tejet subtil, tė cilin Allahu i plotfuqishėm e la sekret, tė fshehtė. Kėtė e bėri me qėllim tė caktuar, tė cilin vetėm Ai e di.
Shpirti nė ėndėrr, kur me lejen e Allahut hirmadh lirohet nga burgu i trupit, merr krahė hyjnorė dhe fluturon nė hapėsirat misterioze. Me kėtė rast gjithė atė qė e pėrjeton shpirti, ai lė gjurmė nė sferat e larta shpirtėrore, lė gjurmė tė qartė nė vetėdijen tonė. Duke rikujtuar pėr ēdo natė vendlindjen e tij - botėn shpirtėrore, ku ishte nė zanafillė dhe ku do tė kthehet pas vdekjes, ai gjithė kėtė gjurmė e lė nė formė ėndėrrimi. Shpirti ėshtė i tejdukshėm, i pandashėm, i pakufishėm nė kohė dhe hapėsirė, ėshtė jashtė kategorive kuantitative dhe kualitative. Nuk mund t'i vishet as koncepti i formės, i ngjyrės dhe i madhėsisė.
Shpirti i njeriut ėshtė jashtė kategorive shqisore, andaj ēdo gjė qė flasim pėr shpirtin ėshtė vetėm njė pikėnisje dhe neve na ėshtė dhėnė fare pak njohuri pėr tė. Kėtė e tregon mė sė miri verseti i Kur'anit fisnik:
"Te pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj:'Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve ju ėshtė dhėnė fort pak dije". (El Israė. 85)
Pikėrisht pėr kėtė, Allahu i madhėrishėm i drejtohet me emrin e tij: "O njeri!" dhe i bėn njė kritikė tė shpejtė:
"...po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė?". (El Infitar. 6)
Kjo vėrejtje nga ana e Allahut tė madhėrishėm i drejtohet njeriut i cili harron begatitė dhe dhuntitė e Krijuesit, siē bėn aluzion verseti kuranor nė vijim:
"I cili tė krijoi, tė pėrsosi dhe tė drejtoi. Tė formėsoi nė formėn qė Ai dėshiroi!". (El Infitar. 7-8)
Nga ky verset i Kur'anit famėmadh shihet krijimi i njeriut nė formėn mė tė pėrsosur dhe me qėndrim nė kėmbė, pėr dallim nga qeniet e tjera qė ecin nė katėr kėmbė, tė pėrkulura. Ja edhe njė nder pėr njeriun nga Zoti bujar e fisnik, por disa njerėz e mohojnė kėtė dhunti tė Allahut fuqiplotė, siē pėrkujton verseti kuranor:
"Qoftė mallkuar njeriu, sa mohues i fortė ėshtė ai! Por prej ēkafi e krijoi Ai atė? Atė e krijoi prej njė pike uji dhe e pėrgatiti". (Abese. 17-19)
Njerėzit zbuluan dhe hasėn nė shumė mrekulli dhe fshehtėsi tė organizmit tė njeriut. Ata i zbuluan dhe u njohėn me shumė fshehtėsi lidhur me funksionimin e organizmit, njohėn qindra e mijėra procese biokimike tė qelizės, tė cilat procese kryhen me precizitet madhėshtor qė mahnit shkencėtarėt. U zbulua struktura e gjenomit nė detaje, por mjerisht njeriu, me metodėn e klonimit, pa mėdyshje do ta ērregullojė harmoninė dhe baraspeshėn e krijuar nga Allahu i madhėrishėm. Nė kaptinėn El A'ėla, Allahu i madhėrishėm pėrkujton:
"Madhėroje larg tė metave Zotin tėnd, mė tė lartėsuarin!". (El A'ėla. 1)
Termi tesbih i pėrdorur kėtu do tė thotė "lavdėrim dhe lartėsim" i emrave tė bukur tė Allahut. Kjo gjendje ėshtė vėshtirė tė pėrkufizohet me fjalė, por mund tė pėrjetohet nė ndėrdije, nė shpirtin e njeriut, sepse vetėm shpirti mund ta madhėrojė pa kufi Allahun hirmadh e ta falėnderojė pėr begatitė dhe dhuntitė e shumta qė ia dhuroi njeriut, e mbi tė gjitha ėshtė bukuria e pėrsosur e krijimit, siē bėjnė aluzion versetet kuranore nė vijim:
"I cili krijoi dhe pėrsosi, dhe i cili pėrcaktoi e orientoi". (El Aėla.2-3)
Gjithēka ėshtė krijuar nė harmoni tė pėrsosu, duke ua lehtėsuar tė kryejnė rolin e tyre kolektiv nė shoqėri, por edhe nė sferėn individuale.
Edhe nė mes elektronit, protonit dhe neutronit dominon njė harmoni e pėrkryer. Ajo harmoni i ngjan Sistemit Diellor, pėrkatėsisht harmonisė mes Diellit, yjeve dhe satelitėve nė Sistemin Diellor.
Edhe qeliza ėshtė njė qenie komplete. Ajo kryen rolin e saj nė mėnyrėn mė tė pėrsosur. Po tė vėshtrojmė njė qelizė tė organizmit tonė, ne do tė mahnitemi me artin e saj preciz dhe tejet te komplikuar. Membrana qelizore ėshtė e hollė (75-100 Anstrem) dhe tejet elastike. Gati tė gjitha membranat e qelizave janė tė elektrizuara. Ana e jashtme e membranės ėshtė elektropozitive, kurse e brendshmja elektronegative. Ndėrmjet anės sė jashtme dhe tė brendshme tė membranės ka dallim nė potencial. Ky quhet potenciali membranor, i cili ėshtė 85 milivolt. Potenciali membranor qelizor varet nga koncentrimi preciz i kationeve tė natriumit dhe tė kaliumit, tė cilėn baraspeshė precize e sajoi dora e Mjeshtrit tė Pėrsosur.
Dallimi nė koncetrim ruhet nė saje tė transportit aktiv dhe ėshtė arsyeja kryesore pėr ekzistimin e potencialit membranor. Kur ndryshon depėrtueshmėria e membranės, natriumi prej ambientit tė jashtėm depėrton nė qelizė. Me atė rast ndryshon gjendja e elektrolizimit tė membranės qelizore dhe ajo nga ana e jashtme bėhet negative. Ky quhet depolarizim membranor. Disa qeliza tė organizmit tonė kanė aftėsi tė sajojnė potencial aksional nė mėnyrė spontane. Kjo aftėsi quhet automatizėm. Automatizėm ka muskuli i zemrės dhe qendra pėr frymėmanje. Pra, tėrė ky proces i metabolizmit tė qelizės ėshtė tejet preciz dhe vepėr madhėshtore e Allahut fuqiplotė, siē pėrkujton verseti i Kur'anit famėmadh:
".. Ai krijoi ēdo gjė duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur...". (El Furkan. 2)
Zemra e njeriut mund ta njohė nė tėrėsi kėtė fakt kur e pranon ritmin e Krijuesit, kur mediton mbi argumentet nė hapėsirėn e Krijuesit, e kėtė e arrin vetėm zemra e inspiruar.
"Po edhe nė veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni". (Edh Dharijat, 21)
Shumė njerėz e lexojnė kėtė verset pa u thelluar shumė nė fjalėt kuptimplota qė i pėrmban. Duke analizuar kėtė verset dhe duke vėshtruar vetveten, do tė gjejmė shumė argumente mahnitėse mu nė veten tonė.
Trupi ynė ka mė shumė se 1000 muskuj, qė pėrbėjnė 40% tė peshės sė pėrgjithshme tė trupit. Ėshtė interesant se nė kokė ka 570 muskuj, nė fytyrė ka 18 muskuj, ndėrsa nė duar 100. Ēdo lėvizje e muskujve kryhet nga impulset qė vijnė prej sistemit nervor qendror.
Pra, lėvizja e cila kryhet me ndihmėn e muskujve tė trupit tonė, nė momentin e lėvizjes nuk kryhet me vullnetin tonė. Tė gjitha lėvizjet trupore dhe tė gjitha proceset mendore i janė nėnshtruar vullnetit tė Zotit tė plotfuqishėm.
Ēdo lėvizje mban nė vete shifrėn hyjnore tė cilėn Allahu i gjithėdijshėm e ka krijuar nė trupin tonė. Qimja jeton 3-10 vjet. Flokėt rriten mesatarisht 0,35 mm nė ditė, qė do tė thotė pak mė shumė se 12 cm nė vit. Flokėt e mashkullit jetojnė tri vjet, kurse tė femrės dhjetė vjet. Gjatė jetės prodhohen 1- 3 milionė qime. Rėnia e qimeve ėshtė tregues i shumė sėmundjeve.
Thonjtė rriten 0,15 mm nė muaj. Kjo do tė thotė se, pėr t'u pėrtėrirė plotėsisht, thonjve tė duarve u duhen tre muaj kohė. Thonjtė rriten mė shpejt ditėn, nė mėngjes dhe gjatė kohės me shi. Rritja e qimeve dhe e thonjve vazhdon pėr pak kohė edhe pas vdekjes.
Thonjtė e duarve rriten pėrgjysmė mė shpejt se thonjtė e kėmbėve.
Sipėrfaqja e lėkurės qė e mbulon trupin tonė ėshtė 1,5-2 m2. Lėkura ėshtė e mbushur me miliona receptorė, tė cilėt ia bėjnė tė mundshme pranimin e ndijimeve: 30.000 pėr ngrohtėsi, 250.000 pėr ftohtėsi dhe 500.000 receptorė pėr prekje. Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin famėmadh na njofton se tė dėgjuarit, tė parit dhe lėkura do tė dėshmojnė nė Ditėn e gjykimit pėr veprimet tona nė kėtė jete, siē pėrkujtojnė versetet nė vijim:
"E derisa afrohen atij (xhehennemit), kundėr tyre dėshmojnėė dėgjuarit e tyre, tė parit e tyre dhe lėkurat e tyre pėr ēdo gjė qė ata kanė punuar. Ata lėkurave tė tyre u thonė: Pėrse dėshmuat kundėr nesh? Ata thonė: Allahu qė ēdo sendi ia ka dhėnė tė folur na dha edhe neve, e Ai ėshtė qė u krijoi juve herėn e parė dhe vetėm te Ai ktheheni". (Fussilet 20-31)
Njeriu ėshtė indiferent dhe mendon se askush nuk e sheh kur bėn mėkate, por kėtė ia rikujton verseti kuranor nė vijim:
"Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė parit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di pėr shumė gjėra qė ju i bėnit". (Fussilet, 22)
Edhe pėrcaktimi i aromės ėshtė njė mrekulli hyjnore. Rruga prej hundės tuaj deri te truri ėshtė e gjatė pėr t'u pėrcaktuar ajo ndjenjė. Aroma hyn nėpėr hundė, ku takohet me receptorin e aromės. Nė njė sipėrfaqe vetėm prej 3 cm² ka 200 milionė receptorė pėr aromė. Shqisa e aromės te njeriu ėshtė shumė mė e dobėt sesa te kafshėt. Qeni mund tė dallojė 100.000 aroma, kurse pronari i tij vetėm 3.000.
Njė e dhėnė habitėse: cikli i frymėmarrjes te foshnjat pėrsėritet 35 herė nė minutė, 20 herė tek adoleshentėt dhe 15 herė te tė rriturit. Ritmi mesatar i frymėmarrjes sonė ėshtė 1000 herė nė orė ose 26.000 herė nė ditė ose 9 milionė herė ne vit. Gjatė procesit tė frymėmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionė alveolat e mushkėrive tona. Ato kryejnė me precizitet tė mahnitshėm shkėmbimin e gazrave duke futur oksigjenin nė organizėm dhe duke nxjerrė jashtė karbon dioksidin. Diafragma, muskuli qė ndan zgavrėn e kraharorit nga ajo e barkut, ėshtė organi mė aktiv muskulor gjatė jetės sė njeriut. Ky muskul, i cili merr pjesė aktive nė frymėmarrje, tkurret 11 mijė herė nė orė, 264 mijė herė gjatė ditės apo 670 milionė herė pėr 70 vjet jetė tė njeriut.
Edhe pse me gjatėsinė e vet prej 9 cm nuk peshon mė shumė se 50 gr, gjuha pėrbėhet prej 17 muskujsh. Gjatė ngrėnies, gjuha lėviz 80 herė nė minutė. Ndėrkaq, kur shijojmė diēka, 4000 shqisa tė shijes, secila me nga 50 pėrbėrės tė veēantė, e transmetojnė informatėn e marrė deri nė tru.
Truri ynė ėshtė kompjuteri mė i pėrsosur nė botė dhe ende mbetet enigmė sesi bėhet pėrpunimi, renditja dhe vendosja q informatave. Ėshtė i pėrbėrė prej 100 miliardė qelizash tė pėrhimėta, e barabartė me njė potencial qė kanė mbi 10 mijė programe kompjuterike nė veprim tė pėrhershėm. Shkenca nuk e ka zbuluar ende mėnyrėn si kryhet procesi i memorizimit, i mėsimit, i kujtesės, i fantazisė, i imagjinatės etj...! Pėr ne mjafton ta rikujtojmė versetin e Kur'anit fisnik:
"Ky ėshtė All-llahu, Zoti i juaj, Krijuesi i ēdo sendi, nuk ka Zot pos Tij, e si prapėsoheni?". (Gafir, 62)
Andaj Kur'ani famėmadh e nxit vazhdimisht njeriun qė tė shfrytėzojė begatinė e mendjes, ngase njeriu, sipas tė dhėnave shkencore bashkėkohore, e shfrytėzon energjinė e trurit vetėm 10%.
Krijoni Kontakt