Devijimet sufiste në pika të shkurtëra.
Falëmderimi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe, kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.
Para se të japim sqarimin e devijimeve të këtyre tarikateve sufiste, desha ta kemi të qartë se çka kuptohet me fjalën tarikat, sipas sufistëve?
- Çka është Tarikati ( rruga sufite )?
Fjala tarikat, rrjedh nga gjuha arabe e cila d. m. th. rrugë të cilës duhet ecur, metodë e cila duhet të ndiqet, gjendje dhe pozitë. Në fillim tarikati kishte kuptim të largimit prej dynjasë për ta fituar ahiretin dhe të rrugës e cila do të ndiqej me edukimin e fuqive shpirtërore, kontrollimin e shtytësve të unit dhe të karakterit njerëzor. Ndërsa më vonë, me tarikat nënkuptohej tërësia e rregullave dhe parimeve etike-sociale të ndjekura nga ana e personave që marrin edukatë shpirtërore nën kontrollin e një shejhu dhe brenda një teqeje të caktuar. [22]
Qëllimi i tarikatit është t’i nxjerr në pah vlerat shpirtërore me origjinë hyjnore të fshehura në brendinë e ithtarit të tarikatit (murid) dhe t’ju ndihmoj atyre ta gjejnë All-llahun xhel-le sha-nuhu.
Themeluesi i çdo rruge (tarikati) nga ana e pararojës së tij (shejhu) i cakton disa rregulla dhe adete.
Sipas sufive rrugët e arritjes tek All-llahu janë të panumërta. Secili në mënyra dhe rregulla të ndryshme arrin tek All-llahu dhe e realizon me metoda dhe rrugë te ndryshme.
Tarikatet në bazë të metodologjisë së tyre ndahen në tre grupe:
1. Tarik-i ahjar - rrugë shpirtërore në të cilën përparohet vetëm nëpërmjet namazit, agjërimit, leximit të Kur’anit, haxhit dhe xhihadit të pandërprerë. Personat që e ndjekin këtë rrugë kanë nevojë për më tepër përpjekje se sa dy grupet e tjera.
2. Tarik-i ebrar - rrugë shpirtërore në të cilën përparohet nëpërmjet përpjekjes (muxhadele) dhe stërvitjes kuptimore (rijadat). Përpjekja dhe stërvitja në këtë rrugë kanë për qëllim që personi të largohet prej sjelljeve të liga dhe të furnizohet me më të mirat.
3. Tarik-i shuttar - është rrugë e shkrirjes, ekstazës (fena, vexhd), përkushtimit (teslimijjet), meditimit (tefekkur) dhe falemnderimit (shukr). Personat që ecin në këtë rrugë (salik) përpiqen që ta pastrojnë unin e tyre dhe të ngrihen sa më lartë shpirtërisht.[23]
Ndërsa në bazë të metodave të edukimit dhe arsimimit mistik, tarikatet ndahen në dy grupe dhe atë tarikate “shpirtërore” dhe të “Unit”.
1) Tarikatet shpirtërore ( ruhanijje )
- Këto tarikate bazë të sistemit të tyre e kanë shpirtin dhe nëpërmjet kryerjes së farzeve, sunneteve[24], ibadeteve nafile, përkujtimit të pandërprerë të All-llahut xhel-le shanuhu dhe lidhjes kuptimore ( rabëta )[25] përpiqen ta arrijnë pastërtinë shpirtërore. Në procesin edukativ-arsimor sufik ( sejr-i suluk ) të këtyre tarikateve ka disa shkallë që duhet të kalohen edhe atë:
a) Kalb (zemra)
b) Ruh (shpirti)
c) Sir (sekreti)
ç) Hafi (fshehtësia)
d) Ahfa (metafshehtësia/gjysëmfshehtësia)
dh) Letaif-i nefs (shëmbëlltyra e unit)
e) Letaif-i kul-l (shëmbëlltyra e tërësisë)
Zotërimi i këtyre shkallëve dhe kapërcimi i tyre bëhet nëpërmjet vird[26] të posaçëm të emrave të All-llahut xhel-le shanuhu, dhe si rezultat arrihet në pastrimin e fundmë të shpirtit të njeriut nga të gjitha njollat e kësaj bote dhe kthimin e tij në origjinalitetin parazanafillor.
2) Tarikatet e unit ( nefsanijje )
-Janë tarikatet që bazë të sistemit të tyre e kanë unin dhe që kanë zhvilluar një metodologji të caktuar në luftën kundër pasioneve dhe lakmive negative të unit njerëzor. Personi ( saliku ) i cili e zgjedh këtë rrugë duhet që nëpërmjet shtatë pozitave ta pastroj unin e tij. Këto pozita ( sipas besimit të tyre sh. a. ) janë:
a) Nefs-i emmare
- Është uni që e urdhëron të keqen dhe zemrën e tërheq nga e liga. Saliku në këtë pozitë veten e konsideron si më të ulët në qenësi dhe mundohet që t’i heshtë pëshpërimat e brendshme të epshit të tij.
b) Nefs-i levvame
- Është uni që pengohet për gabimet e bëra dhe që e fajëson veten. Herë pas here e urdhëron të keqen, por shpejt pendohet dhe kthehet e bën vepra të mira.
c) Nefs-i mulhime
- Është uni që frymëzohet nga një intuitë e brendshme për të keqen si e keqe dhe për të mirën si e mirë. Ai i kahëzon veprat e njeriut në bazë të këtij frymëzimi, e kundërshton shejtanin dhe pasionet epshore të paligjshme.
d) Nefs-i mutmainne
- Është uni i shëndritur me dritën e zemrës, i pastruar prej cilësive të liga dhe me etikë të përsosur. Ai është i bindur se do të përgjigjet para Zotit për veprat e bëra. Veprat e mira i bën me dashuri dhe sinqeritet.
e) Nefs-i radije
- Është uni që tregon kënaqësi për të gjitha gjendjet në këtë botë. Ai nuk ngren krye në asnjë fatkeqësi të kësaj bote por gjithmonë është i nënshtruar pranë Fuqisë Krijuese.
f) Nefs-i merdijje
- Është uni me të cilin është i kënaqur All-llahu xhel-le shanuhu.
g) Nefs-i kamile
- Është uni që ka arritur pozitat më të larta shpirtërore. Saliku në këtë pozitë është i përsosur dhe mund të bëhet udhërrefyes për të tjerët.[27]
Tarikatet më të njohura dhe më të përhapura në botën islame janë:
1. Tarikati Kadirijje - Abdul-Kadir Gejlaniu ka vdekur (v. 562h/1166)
2. Tarikati Jesevijje - Hoxha Ahmed Jeseviu ka vdekur (v. 562h/1167)
3. Tarikati Rifaijje - Ahmed er-Rifaiu ka vdekur (v. 578h/1182)
4. Tarikati Medjenije - Ebu Medjen Shuayb bin Huseyin, ka vdekur (v. 590h/1193)
5. Tarikati Kubrevije - Nexhmuddin Kubra, ka vdekur (v. 618h. /1221),
6. Tarikati Suhreverdije - Ebu Hafs Omer Shehabuddin Suhreverdî, ka vdekur (v. 632h/1234)
7. Tarikati Çishtije - Muinuddin Hasan el-Çishtîu, ka vdekur (v. 633h/1236)
8. Tarikati Ekberijje - Muhjuddin ibn Arabiu, ka vdekur (v. 638/1240)
9. Tarikati Shazelije - Ebu'lHasan Shazelîu, ka vdekur (v. 656h/1258)
10. Tarikati Bektashije - Haxhi Bektash Veliu, ka vdekur (v. 669h/1270)
11. Tarikati Mevlevije - Mevlana Xhelaleddin Rumî, ka vdekur (v. 672h/1273)
12. Tarikati Bedevije - Ahmed bin Ali Bedeviu, ka vdekur (v. 675h/1276)
13. Tarikati Desukijje - İbrahim Desukîu, ka vdekur (v. 676h/1277)
14. Tarikati Sadije - Saduddin bin Musa Xhebbavî, ka vdekur (v. 700h/1300)
15. Tarikati Nakshibendije - i themeluar nga Bahauddin Nakshibendî, ka vdekur (v. 791h/1388)
16. Tarikati Halvetije - Omer bin Ekmeluddin Lahixhî, ka vdekur (v. 800h/1397)
17. Tarikati Bajramije - Haxhi Bajram Veli, ka vdekur (v. 833h/1429) [28]
Kjo ishte një sqarim i shkurtër për të kuptuar esencën e asaj që këta të devijuarit e quajnë veten se janë në rregull ( se janë muslimanë ), por e vërteta do të shohim më tutje besimin e tyre.
InshAll-llah në vazhdim do të sjellim një ndër bidatet më të rezikshme që ata sufijtë e quajnë " Vahdetul Vuxhudi ".
Krijoni Kontakt