Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishėt)
[Nakshibenditė, Sulejmanxhitė, Nurxhitė]
Pėrgatiti: Ebu Unejs
Kontrolloi [redaktura fetare]:
Lulzim Perēuku
Prizren, 1428h/2007
Kliko Ketu per ta shkarkuar librin:
http://mburoja.net/PDF_files/693a6b0...ad302b5afb.pdf
PĖRMBAJTJA:
Parathėnie
Kapitulli i parė
Origjina e shirkut
Shirku dhe llojet e saj
Vahdetul Vuxhudi
Besimi i Ehli Sunnetit rreth vendqėndrimit tė All-llahut subhanehu ve teala
Tarikati
Fytyra e vėrtetė e Sufive
Tevessuli-llojet e tij
Rabėta-lloj ibadeti tė cilėn tarikatet sufiste e praktikojnė
Shpjegimi i Rabėtas
Kushtet dhe zbatimi i Rabėtas
Kapitulli i dytė
Tarikati Nakshibendi
Pėrfaqėsuesit bashkohorė tė tarikatit Nakshibendi nė Turqi
Doktrina Persiane
Bazat e tarikatit Nakshibendi
Ēfarė qėndrimi kanė nė lidhje me personin i cili i kundėrshton drejtimin e tyre?
Gėnjeshtrat e tyre
Disa nga gabimet e tyre qė i praktikojnė Nakshibenditė
a) Dhikri Haffij
b) Shikimi i All-llahut
c) Kerametet
ē) Kėrkimi i ndihmės nga shejhėt
d) Madhėrimi i varreve tė shejhėve Nakshibendi
dh) Lutja drejtuar shejhėve
Tarikati Sulejmanxhi
Kush ėshtė shejhu i tarikatit Sulejmanxhi
Shpjegimi i Rabėtas
Gabimet e Sulejmanxhive nga libri “ME KAASİDU’T-TALİBİYN”
Lejimi i kamatės
Nurxhitė
Njė biografi e shkurtėr e Said Nursit (shejhu i Nurxhive)
Njė kronologji e shkurtėr e Said Nursit
Grupimet e Nurxhive
Disa nga gabimet e pasuesve tė Said Nursit
Pėrse e quajnė Said Nursin ”Bediuzzaman” (Mrekulli e kohės)?
Disa nga gabimet e Said Nursit
Kapitulli i tretė
Disa dyshime (pretendimet se kinse e pasojnė Ebu Hanifen)
Dyshimet nė lidhje me marrjen e diturisė nga bidatēinjėt
Kush janė ata tė cilėt i kemi detyrim t’i nderojmė
Hadithet e dobėta tė cilėt argumentohen sufitė/dervishėt nėpėr librat e tyre
Njė vėshtrim rreth disa festave tė shpikura tė cilėt i praktikojnė sufitė (nata e regaibit, miraxhit, beratit)
Qėndrimi qė duhet tė mbajmė me ata qė bėjnė bidate dhe disa dyshime tė bidatēinjėve
Parathėnie:
Falėmderimi i takon All-llahut. Atij i bėjmė hamd dhe prej tij kėrkojmė ndihmė dhe falje. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetės dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe, kė e largon nga rruga e vėrtetė, s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s’ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē All-llahut, i cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė Rob dhe i Dėrguari i Tij.[1]
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė Thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr. . .
Dhe mė pastaj. . .
Duke e parė gjendjen e vėshtirė tė muslimanėve tė Kosovės - nga padituria apo thjesht nga mosinteresimi, apo edhe nga hoxhallarėt tanė[2] tė cilėt nuk e ngritin zėrin kundra tarikateve sufiste, qė e kanė vėrshuar Kosovėn, Shqipėrinė dhe Maqedoninė - e pashė te arsyeshme qė tė pregatiti njė libėrth nė lidhje me disa tarikate. Nė kėtė libėrth mund tė gjeni material tė bollshėm nė lidhje me tarikatet e ardhura nga Turqia si Nakshibenditė, Sulejmanxhitė dhe Nurxhitė.
Sė pari jam munduar qė me pak fjalė tė sqarojė besimin e vėrtetė tė Ehli Sunnetit, duke filluar nga origjina e shirkut, pastaj ēka ėshtė tarikati dhe a lejohet grupimi nėpėr tarikate, cili ėshtė grupi i shpėtuar, si dhe lloje tė ndryshme tė ibadeteve qė i praktikojnė sufistėt/dervishėt, si p. sh. Tevessulin (afrimin me ndėrmjetėsim) dhe Rabėtan etj, dhe sė fundi do t’ua sqarojmė se ēka kanė thėnė dijetarėt Islam rreth marrjes sė diturisė nga tė devijuarit.[3]
Kam parė disa muslimanė qė shkonin tek kėto xhemate/tarikate, madje madje edhe nga hoxhallarėt tanė qė shkonin tek ata, kinse pėr tė bėrė dawa, dhe pėr kėtė ndjehesha shumė i shqetėsuar pėr popullatėn tonė. Kjo ishte njė ndėr arsyet pse iu rroka punės pėr pėrmbledhjen e tė gjithė kėtij materiali dhe shkaku tjetėr ishte se nė gjuhėn shqipe nuk ekziston njė libėrth i tillė pėr kundėrshtimin e kėtyreve tarikateve.
All-llahu subhanehu ve teala thotė:
"Me tė vėrtetė ata qė e fshehin atė qė e kemi zbritur Ne prej argumenteve tė qarta dhe udhėzimit (diturisė se qartė) pasiqė ua qartėsuam njerėzve nė Libėr, ata i mallkon Allahu dhe i mallkojnė mallkuesit(tė gjitha krijesat)” El-Bekare 159.
Dhe fjalėn e te Dėrguarit: "Kush e fsheh njė dituri Allahu atij nė ditėn e kijametit do t’ia vendosė njė fren (sikur freni qė vendoset nė gojė tė kalit) nga zjarri”[4]
Zatėn edhe njė prej veqorive mė karakteristike tė gurabave [jabanxhive, tė huajve] ėshtė pėrmirėsimi; saqė i ėshtė thėnė Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:”Kush janė Gurabatė”? Ai tha:”Ata tė cilėt bėjnė pėrmirėsime kur tė prishen njerėzit”[5]
Prandaj ky libėrth nuk ėshtė “qėrim hesapėsh”, por thjeshtė ėshtė njė kėshillė pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi, ashtu siē qėndron nė hadith, ku i Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė:”Feja ėshtė kėshillė". I thanė:"Pėr kė?" Tha:"pėr All-llahun dhe pėr Librin e Tij dhe pėr prijėsit e muslimanėve dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi” (Transmeton Muslimi).
Shpesh mė tingėllonte fjala e Imam Ahmedit e transmetuar nga shejhul Islam Ibn Tejmije nė ”Mexhmu’ul Fetava” (28/231-232) i cili thotė:”I ėshtė ankuar dikush Ahmed ibn Hanbelit:”Vėrtetė mua mė vjen vėshtirė qė tė them: filani ėshtė kėshtu, e filani ėshtė ashtu! E ai ia ktheu:”Nėse ti hesht e unė heshti, atėherė si do tė mėsoj injoranti (xhahili) se kush ėshtė mė i mirė e kush ėshtė i keqi?! Dhe thotė:”Tė paralajmėrosh Ummetin kundėr udhėheqėsve tė bidatēinjėve, tė cilėt kundėrshtojnė Kur’anin dhe Sunnetin, apo ata tė cilėt bėjnė adhurime nė kundėrshtim me Kur’anin, dhe t’u tregosh (Ummetit) tė vėrtetėn rreth tyre; kjo ėshtė obligim me Ixhma (marrėveshje tė pėrgjithshme, koncenzus) tė muslimanėve, sa qė i kanė thėnė Ahmed ibn Hanbelit: Njė njeri i cili agjėron, falet dhe bėn Ittikaf ėshtė mė i dashur tek ti, apo njė njeri i cili flet kundėr bidatēinjėve? Ai tha: “Nėse ai falet, bėn i’atikaf; ai kėtė e bėn pėr vetveten, e nėse flet kundėr risimtarėve, atėherė ai kėtė e bėn pėr muslimanėt. Kėshtu qė kjo ėshtė mė e mirė”.
E nga kjo sqarohet se dobia e kėtij ėshtė nė interes tė tė gjithė muslimanėve dhe fesė sė tyre, dhe ky lloj i luftės nė rrugė tė All-llahut ėshtė pėr fenė, menhexhin dhe sheriatin e Tij. Dhe largimi i tiranisė dhe armiqėsisė sė tyre ndaj fesė, ėshtė obligim shoqėror me Ixhma’ tė muslimanėve. Sikur tė mos kishte pasur kush tė flet kundėr tyre, qė ta largojnė dėmin e tyre, atėherė do tė ishte ndėrruar feja, dhe fesadi (trazira, prishja) i tyre ėshtė mė i madh se i ndonjė okupatori qė na lufton. Ngase kėta (armiqėt okupatorė), nėse bėjnė okupim, kėta nuk i prishin zemrat (e muslimanėve) vetėm se pasi qė tė bėhet okupimi; kurse ata (bidatēinjėt) i prishin zemrat qysh nė fillim”[6]
Nė njė hadith, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem thotė:
“Vėrtetė kur njerėzit e shohin tė keqen dhe nuk e ndryshojnė atė, atėherė ka frikė qė All-llahu ata (njerėz) t’i pėrfshijė me njė ndėshkim nga Ai”. [Sahih Ibn Maxheh (3236).]
Andaj ashtu siē duhet tė mėsohet e vėrteta paralelisht duhet tė mėsohet edhe e kota, qė t’i mbrojnė vetet tona nga ata tė cilėt pasojn teket dhe epshet e veta.
Thotė poeti:
“E kam mėsuar tė keqen, jo pėr ta bėrė tė keqen,
Por qė tė ruhem prej saj.
E kush nuk e dallon (mėson) tė keqen prej tė mirės,
Ai bie nė tė”.
Njė fjalė tė njejtė e kemi edhe nga sahabiu i njohur, Hudhejfe ibnul Jeman, i cili quhet edhe sekreti i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thėnė: “Njerėzit e pyetnin Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem pėr hajrin, kurse unė e pyetja pėr sherrin, nga frika se do tė bie nė tė”.[7]
Dije, vėlla musliman, se shpėrndarja e diturisė sė dobishme ėshtė pasuria mė e mirė qė njė musliman mund tė posedojė gjatė jetės sė tij, dhe kjo duke praktikuar fjalėn e Muhamedit, alejhi selam, kur thotė:”Mirėsitė e diturisė janė mė tė mira sesa mirėsitė e ibadetit/adhurimit”[8], apo thėnia e tij, alejhi selam:”Mirėsitė e dijetarit ndaj adhuruesit, janė si mirėsitė e mia ndaj ndonjėrit nga ju”[9].
Ka thėnė Muhamedi, alejhi selam:”Me tė vėrtetė ajo qė e pason njeriun pas vdekjes, si rrjedhojė e punės dhe tė mirave tė njeriut, ėshtė dituria tė cilėn e ka praktikuar dhe shpėrndarė. . . ”[10] . Thotė shejh Ali Hasen el Halebi:"Mjetet e thirrjes janė tė shumta, dhe rrugėt e shpėrdarjes sė diturisė islame janė tė lehta. Dhe, nga mė tė mirat dhe mė tė rėndėsishmet janė shkrimet dhe botimet"[11]
E lus All-llahun subhanehu ve teala qė tė ma bėj tė lehtė kėtė punim timin dhe tė mė shpėrblej kėtė vepėr nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr[Amin].
Autori
Kapitulli i parė
- Origjina e Shirkut[12]
Temėn nė lidhje me zanafillėn e shirkut qė do t’a lexoni nė vijim ėshtė shkėputur nga libri i Muhaddithit shqiptar tė kėtij shekulli, Imam Nasiruddin el-Albani rahimehullah me titull ”Vėrejtje falėsit mos t’i shndėrrojė varret nė xhamia (Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid)”. Prej asaj qė ėshtė vendosur nė Sheriat (ligjin e urdhėruar), ėshtė ajo se njerėzimi qe – nė fillim – popull i vetėm nė Teuhidin e vėrtetė, pastaj Shirku (tė drejtuarit e ndonjė forme tė adhurimit, apo ēfarėdoqoftė tjetėr qė ėshtė e drejtė ekskluzive e Allahut, tjetėrkujt pos Allahut) gradualisht i kaploi ata. Bazė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut – mė tė Bekuarit, mė tė Lartit:
“Njerėzimi ishte njė Umet (popull), pastaj Allahu dėrgoi pejgamberė qė sollėn pėrgėzime dhe paralajmėrime.” (Bekare, 213)
Ibn Abbasi – radiallahu anhu – tha:“Nė mes Nuhut dhe Ademit qenė dhjetė gjenerata, tė gjitha prej tyre qenė nė Sheriat (ligj) tė sė vėrtetės, pastaj ata u pėrēanė. Kėshtu qė Allahu dėrgoi pejgamber si prurės tė lajmeve tė mira dhe si paralajmėrues”[13] Ibn Urve el-Hanbeli (v. 837) tha:“Kjo thėnie i pėrgėnjeshtron ata historianė nga Njerėzit e Librit, tė cilėt pohojnė se Kabili (Kaini) dhe tė bijtė e tij qenė adhurues tė zjarrit” [14] Unė them: Kjo po ashtu ėshtė pėrgėnjeshtrim ndaj disa filozofėve dhe ateistėve, tė cilėt pohojnė se baza (natyrore) e njeriut ėshtė Shirku, dhe se Teuhidi evuloi nė njeriun! Ajeti qė parapriu i bėn kėto pohime tė rreme, dhe po ashtu edhe tė dy hadithet qė vijojnė:
Sė pari: Thėnia e tij (sallallahu alejhi ue selam), qė ai transmetoi nga Zoti i Tij (Allahu):
“Unė i krijova tė gjithė robėrit e Mi nė Fenė e vėrtetė (nė Teuhid, tė pastėr prej Shirkut). Pastaj atyre u erdhėn djajtė dhe i devijuan ata prej Fesė sė vėrtetė. Ata ua bėnė tė palejuar njerėzve atė ēka Unė ua kam lejuar atyre, dhe ata i urdhėruan tė shoqėrojnė nė adhurimin Tim atė pėr tė cilėn Unė s’kam zbritur kurrfarė autoriteti.” (El-Kheuakibud-Durari fi Tertib Musnedul-Imam Ahmed’ela Ebuabil-Buhari (6/212/1), ende nė formė manuskripte. )
Sė dyti: Thėnia e tij (sallallahu alejhi ue selam):“Ēdo fėmijė lind nė Fitre (natyrshmėri tė pastėr) (Transmetuar nga Muslimi (8/159) dhe Ahmed (4/162) nga Ijadh ibn Himar el-Muxhashi’i radiallahu anhu) por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, tė krishter apo zjarrputist. Kjo ėshtė sikurse mėnyra nė tė cilėn njė shtazė lind njė pjellė natyrale. A keni vėrejtur ndonjė tė lindur tė shtrembėruar, para se ju t’i keni shtrembėruar ato”.
Ebu Hurejra ka thėnė: Lexoni nėse doni:“Fitra e Allahut me tė cilėn Ai krijoi njerėzimin. Nuk duhet tė ketė ndryshim nė krijesėn (fenė) e Allahut.” (er-Rum, 30) [15]
Pas kėtij shpjegimi, ėshtė me rėndėsi tė madhe pėr Muslimanin qė ta di se si pėrhapet Shirku nė mesin e besimtarėve, pasi qė ata ishin muvehidin (njerėz tė Teuhidit). Nė lidhje me thėnien e Allahut – mė tė Pėrsosurit – pėr popullin e Nuhut (alejhis selam):
“Dhe ata thanė: ti s’do t’i braktisėsh zotat tu, as qė do tė braktisėsh Uedin, as Suvanė, as Jeguthin, as Ja’ukun, as Nesrin.” (Nuh, 23)
Ėshtė treguar nga njė grup prej Selefit (paraardhėsve tė devotshėm), nė shumė transmetime, se kėto pesė perėndi qenė adhurues tė drejtė. Kur ata vdiqėn, Shejtani (Satana) u pėrshpėriti njerėzve tė tyre qė tė tėrhiqen dhe tė ulen tek varret e tyre. Pastaj Shejtani u pėrshpėriti atyre qė erdhėn pas tyre se ata duhet t’i marrin ata si idhuj, duke ua zbukuruar atyre idenė se ju do t’i pėrkujtoni ata dhe me kėtė t’i pasoni nė sjelljen e mirė. Pastaj Shejtani i sugjeroi gjeneratės sė tretė se ata duhet t’i adhurojnė kėta idhuj krahas Allahut – mė tė Lartit – dhe ai u pėrshpėriti se kjo ishte ajo ēka stėrgjyshėrit e tyre bėnin!!!
Kėshtu qė Allahu iu dėrgoi atyre Nuhun (as), duke i urdhėruar ata qė ta adhurojnė vetėm Allahun. Mirėpo, asnjė nuk iu pėrgjigj thirrjes sė tij pėrveē disave. Allahu e tregoi tėrė kėtė incident ne kaptinėn Nuh.
Ibn Abasi tregon:“Vėrtet, kėta janė pesė emra tė njerėzve tė drejtė prej popullit tė Nuhut. Kur ata vdiqėn, Shejtani iu pėrshpėriti popullit tė tyre qė t’u bėjnė statuja atyre dhe t’i vendosin kėto statuja nė vendtubimet e tyre si pėrkujtim pėr ta, kėshtu qė ata vepruan kėsisoj". Sidoqoftė, asnjė prej tyre nuk i adhuroi kėto statuja derisa ata vdiqėn dhe qėllimi i statujave qe harruar. Pastaj (gjenerata tjetėr) filloi t’i adhurojė ata. ”( Transmetuar nga el-Buhari (11/418) dhe Muslim (18/52))
E njėjta si kjo ka qenė treguar po ashtu nga Ebu Muteher, i cili tha: Jezid ibn el-Muhelleb i qe pėrmendur Ebu Xhafer el-Bakirit (v. 11H), kėshtu qė ai tha: "Ai qe mbytur nė vendin ku njė tjetėr pos Allahut qe adhuruar sė pari. Pastaj, ai e pėrmendi Uedin dhe tha:“Uedi qe njė Musliman i dashur pėr popullin e tij. Kur ai vdiq, njerėzit filluan tė mblidheshin rreth varrit tė tij nė vendin e Babilit (Babilonisė), duke qarė dhe vajtuar. Kėshtu qė kur Iblisi (Satana) i pa ata duke qarė dhe vajtuar pėr tė, ai mori formėn e njeriut dhe u erdhi atyre, duke thėnė: Unė shoh se ju jeni duke qarė dhe vajtuar pėr tė. Pra, pse nuk e bėni njė figurė tė tij (d. m. th. statujė) dhe ta vendosni atė nė vendtubimet tuaja qė ta pėrkujtoni atė. Ata thanė: Po. Dhe ata e bėnė njė figurė tė tij dhe e vendosėn nė vendtubimin e tyre, e cila i pėrkujtonte ata pėr tė". Kur Iblisi i pa ata sesi e pėrkujtonin atė (sė tepėrmi), ai tha: “Pse nuk e bėni secili prej jush nga njė figurė tė ngjashme qė ta mbani nė shtėpitė tuaja, ashtu qė ta kujtoni atė (vazhdimisht). ”Ata thanė “Po”. Dhe secila shtėpi e bėri nga njė figurė tė tij, tė cilėn ata e admironin dhe respektonin dhe e cila i pėrkujtonte vazhdimisht nė tė. Ebu Xhafer tha: “Ata tė gjeneratave tė vona panė se ēfarė kishin bėrė (gjeneratat e mėhershme) dhe e morėn kėtė nė konsiderim. . . deri nė atė masė, saqė e morėn atė si njė ilah (perėndi) pėr adhurim krahas Allahut. Ai pastaj tha: “Ky ishte idhulli i parė qė u adhurua pos Allahut, dhe ata e quajtėn kėtė idhull Ued. (Transmetuar nga el-Buhari (8/534))
Kėshtu urtėsia e Allahut – tė Bekuarit, mė tė Lartit – qe pėrmbushur kur ai dėrgoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selam) si pejgamberin e fundit dhe e bėri Sheriatin e tij plotėsim tė tė gjitha Ligjeve tė Urdhėruara hyjnore. Me kėtė Ai ndaloi tė gjitha mėnyrat dhe shtigjet me tė cilat njerėzit mund tė bien nė Shirk – i cili ėshtė mėkati mė i madh. Pėr kėtė arsye, tė ndėrtuarit e faltoreve mbi varre dhe qėllimi qė tė udhėtohet posaēėrisht te ato, duke i marrė ato si vende pėr kremta dhe tubime, dhe duke u betuar nė banorin e varrit, tė gjitha janė ndaluar. E gjithė kjo ēon nė teprim dhe udhėheq pėr nė adhurimin e tė tjerėve pos Allahut – mė tė Lartit. Duke qenė ky rasti edhe mė shumė nė epokėn nė tė cilėn dituria ėshtė duke u pakėsuar, injoranca ėshtė nė rritje, ka pak kėshillues tė sinqertė (nė tė vėrtetėn) dhe shejtani ėshtė duke bashkėpunuar me njerėz dhe xhinė qė ta devijojė njerėzimin dhe t’i largojė ata nga adhurimi i Allahut – tė Bekuarit, mė tė Lartit.
- Teuhidi dhe Shirku
Pėr t’a kuptuar mė mirė nocionin e teuhidit, nevojitet qė tė dihet edhe e kundėrta e saj, e ajo ėshtė shirku qė d. m. th. pėrshkrimi i All-llahut shokė. Kur’ani ėshtė pėrplot me ajete qė na urdhėron pėr teuhidin dhe na ndalon nga shirku.
Shirku ėshtė mėkati mė i madh qė njeriu mund t’a bėjė. All-llahu subahnehu ve teala i falė tė gjitha mėkatet pėrpos shirkut. All-llahu subahnehu ve teala nė Kur’anin famėlartė thotė:
“Ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok, e pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej tė vėrtetės).” (en-Nisa, 116)
“. . . ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.” (el Maide, 72).
Kėtu nėnkuptohet se All-llahu nuk e falė shirkun nėse njeriu vdes me kėtė mėkat, mirėpo nėse pendohet para vdekjes , All-llahu subhanehu ve teala do t’ia pranoj pendimin edhe nga ky mėkat i madh.
“Duke qenė tė sinqertė nė besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.” (el-Haxhxh, 31)
Nė kohėn e tė gjithė pejgamberėve, mėkati mė i madh ka qenė shirku. Pėr kėtė arsye shohim se ēdo i dėrguar, misionin e vet e filloi tek populli i vet qė tė besojnė nė Teuhid (njėshmėri) dhe qė t’a braktisin shirkun. Nė suren el-A’raf, pėrmenden mesazhet madhėshtore tė pesė pejgamberėve, Nuhit, Hudit, Salihut, Shuajbit dhe Musės alejhimu selam. Thirrjet e tė gjithė kėtyre kanė qenė nė njė fjalė:
"O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetėr pos Tij. . . ” (Hud, 84)
Shirku i fshinė tė gjitha punėt e mira. Thotė All-llahu subhanehu ve teala nė Kur’anin Famėlartė:
“Pasha All-llahun, ty tė ėshtė shpallur, e edhe atyre para teje: "Nėse i bėn shok (All-llahut), veprat tua janė tė asgjėsuara dhe ti do tė jeshė prej tė humburve.” (ez-Zumer, 65)
- Llojet e shirkut[16]
Shirku ndahet nė dy lloje:
1-Shirku i madh
Pėrkufizimi: Kryerja e njė adhurimi pėr dikė tjetėr pėrveē All-llahut. Kėshtu, ata qė bėjnė kurban apo i luten dikujt tjetėr pėrveē All-llahut, siē bėjnė shumė njerėz tek varret e njerėzve tė mirė, kanė bėrė shirk tė madh. Tė njėjtėn gjė e themi edhe pėr ata qė frikėsohen nga tė vdekurit duke menduar se ata mund t’u sjellin fatkeqėsi dhe shpresojnė prej tyre gjėra qė janė nė dorė tė All-llahut, siē janė plotėsimi i nevojave apo largimi i fatkeqėsive. All-lahu i Madhėruara thotė:
“Ata pos All-llahut adhurojnė ēdo gjė qė nuk bėn as dobi, e thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė te All-llahu!". (Junus, 18)
Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe nė tė njėjtėn kohė bėhet shkak qė ai tė mbes pėrgjithmonė nė zjarrin e xhehennemit, nėse vdes pa u penduar.
2-Shirku i vogėl
Ky lloj i shirkut nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por bėhet shkak pėr mosplotėsimin e njė pjese tė Teuhidit dhe, nė tė njėjtėn kohė, ėshtė hapi i parė qė tė ēon nė shirkun e madh, i cili, siē thamė dhe mė lartė, e hedh poshtė teuhidin nė tėrėsi.
Shirku i vogėl ndahet nė dy pjesė:
1- Shirku i dukshėm, i cili mund tė bėhet me fjalė ose me vepra. Tek shirku i vogėl qė bėhet me fjalė mund tė pėrmendim:
- Betimi nė diēka tjetėr pėrpos All-llahut (siē betohen disa njerėz pėr kokėn e prindėrve apo fėmijėve)
- Thėnia ”Si tė dėshirojė All-llahu dhe ti”. Transmetohet se njė herė dikush i tha Profetit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:”Si tė dėshirojė All-llahu dhe ti.” Profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu:”A mė bėre tė barabartė me All-llahun!?" Thuaj:"Si tė dėshirojė vetėm All-llahu.”
- Thėnia”Po tė mos ishte All-llahu dhe filani” pasi lidhėsa "dhe" vė shenjėn e barazimit midis All-llahut dhe njė prej krijesave tė Tij. Ndaj, nė tė tilla raste duhet tė themi:”Po tė mos ishte All-llahu, pastaj filani”, pasi nė kėtė mėnyrė kuptohet se dėshira e njeriut ėshtė nė varėsi tė Dėshirės dhe Vullnetit tė All-llahut, i cili thotė:
"Por ju nuk mund tė dėshironi, pėrveēse me vullnetin e Allahut, Zotit tė botėve!" (et-Tekvir, 29)
Nė kėtė kategori futet dhe thėnia:”Nuk kam njeri tjetėr pėrveē All-llahut dhe teje.” apo “Kjo ėshtė pėr shkak tė mirėsisė sė All-llahut dhe tėndes.”
Ndėrsa tek kategoria e dytė, d. m. th. tek shirku qė bėhet me anėn e veprave, mund tė pėrmendim mbajtjen e varėsave, byzylykėve, fijejeve tė perit apo ēfarėdolloj gjėje tjetėr,[17] pėr tė larguar sėmundjet, magjitė, syrin e keq apo ēdo tė keqe tjetėr. Por duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, sepse kėto veprime jo gjithmonė konsiderohen prej shirkut tė vogėl. Nė disa raste ato mund tė jenė prej shirkut tė madh. Kėshtu nėse njeriu qė kryen veprime tė tilla beson se ėshtė All-llahu ai qė e mbron njeriun nga tė kėqijat, por kėto gjėra janė shkaqe pėr largimin e tė keqes, atėherė kemi tė bėjmė me shirkun e vogėl, sepse All-llahu nuk i ka bėrė kėto gjėra shkaqe pėr largimin e sėmundjeve. Por nėse personi qė mban gjėra tė tilla beson se janė kėto gjėra ato qė e mbrojnė nga tė kėqijat, atėherė veprimi i tij hyn tek shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami siē thamė dhe mė sipėr.
2- Shirku i msheftė apo shtirja, i cili ndodh atėherė kur muslimani kryen njė adhurim me qėllim qė ta shohin tė tjerėt, si p. sh. kur dikush e zbukuron apo e zgjat namazin me qėllim qė t’a lavdėrojnė tė tjerėt, apo jep lėmoshė me qėllim qė njerėzit tė thonė se filani ėshtė bujar, apo pėrmend All-llahun vetėm qė ta dėgjojnė tė tjerėt, etj. Njė vepėr e tillė nuk pranohet nga All-llahu, i cili thotė:
“E kush shpreson nė takimin e Zotit tė tij, le tė bėjė punė tė mira e tė mos shoqėrojė akėnd nė adhurimin e Zotit tė tij.”
Profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem u tha njė ditė shokėve tė Tij:”Gjėja prej sė cilės kam mė tepėr frikė pėr ju, ėshtė shirku i vogėl. ”Kur u pyet pėr tė, tha:”Shtirja”.
Nė kėtė kategori futet dhe bėrja e njė pune pėr pėrfitime materiale, siē ėshtė rasti i atij qė thėrret ezanin apo bėhet imam apo mėson dije fetare, duke pasur pėr qėllim vetėm marrjen e parave.
Imam Ibnul Kajjimi thotė:“Ndėrsa shirku qė bėhet me anėn e nijetit jo tė sinqertė, ėshtė si deti pa brigje dhe janė tė paktė ata qė shpėtojnė prej tij. Ai person, qė ka pėr qėllim me punėn e tij diēka tjetėr pėrveē kėnaqėsisė sė All-llahut, ka bėrė shirk me nijetin e tij jo tė pastėr, pasi sinqeriteti i vėrtetė arrihet vetėm atėherė kur ēdo punė, thėnie apo qėllim bėhet vetėm pėr hirė tė All-llahut.
Kjo ėshtė feja e vėrtetė, feja e Profetit Ibrahim (paqja qoftė mbi tė), ndjekja e sė cilės ėshtė detyrė pėr qdo musliman, pasi ky ėshtė realiteti dhe thelbi i Islamit, pėrveq tė cilit Allahu nuk pranon asnjė fe tjetėr:
”E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē Islamit, atij nuk do ti pranohet (ajo fe) dhe nė botėn tjetėr ai do tė jetė prej tė humburve”. (Ali Imran, 85)
Nga sa pėrmendėm mė sipėr arrijmė nė pėrfundimin se midis shirkut tė madh e tė vogėl ekzistojnė ndryshimet e mėposhtme:
1. Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami, ndėrsa shirku i vogėl nuk e nxjerr njeriun nga Islami.
2. Personi qė kryen shirkun e madh, nese vdes pa u penduar, do tė jetė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehenemit, ndėrsa personi qė e kryen shirkun e vogėl, edhe nėse hyn nė zjarr nuk do tė qėndrojė atje pėrgjithmonė.
3. Shirku i madh i fshin tė gjitha punėt e mira, ndėrsa shirku i vogėl fshin vetėm punėn me tė cilėn ėshtė i pėrzier.
Vazhdon inshAll-llah...
Krijoni Kontakt