Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb Rruga Kombetare Durres-Kukes-Prishtine!

    Rruga Durrës-Prishtinë, "enveristët" dhe "antienveristët"
    Nga Leonard Gremi

    Dy ditë më parë në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve u mbajt konferenca kombëtare për ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë. Interesimi ishte i madh, pjesëmarrja e niveleve më të larta. U fol për variantet të mundshme të gjatësisë, gjerësisë, për kostot, për financimet etj. Midis tyre, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një diskutim shumë i shkurtër i biznesmenit Koço Kokëdhima. Po e perifrazoj të plotë, pasi mendimet e tij nuk u pasqyruan në asnjë nga mediat e shkruara dhe elektronike, madje as në median private që ai zotëron:
    "Në shqiptarët, qeveria dhe të gjitha institucionet tona nuk duhet të ngurrojnë të studiojmë, të njohim, të artikulojmë dhe të mbrojmë publikisht dhe botërisht interesat tona shqiptare dhe vetëm shqiptare, të dallueshme nga interesat e të tjerëve brenda vendit dhe në rajon. Në të gjitha projektet globale e rajonale, kombëtare dhe lokale, integruese për vendin dhe rajonin, ne duhet të gjejmë dhe të mbrojmë ato projekte që i shërbejnë interesave tona të vërteta kombëtare. Projekti i ndërtimit të rrugës Durrës-Prishtinë i shërben interesave tona shqiptare si komb e si shtet, zhvillon ekonominë, zgjeron hapësirat e tregut tonë dhe ne prandaj e mbështesim fuqimisht iniciativën e kryeministrit Majko për këtë projekt ...."
    Cështja e dytë: "Ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë e kundërshtojnë dhe e ironizojnë vetëm tradhtarët e interesave tona kombëtare, e sabotojnë ata politikanë të papjekur që nuk kanë punuar dhe ndërtuar asgjë në jetë me duart e tyre, por që politika i mori nga rruga dhe shëtitoret e Tiranës dhe i bëri ministra. E sabotojnë ata që megjithëse nuk dalin hapur, kërkojnë e shpikin vështirësi të karakterit teknik, buxhetor e financiar. Megjithëse për shumicën e politikanëve tanë të sotëm koncepti "tradhtarë" dhe "sabotatorë" konsiderohet i tejkaluar ...".
    Dhe çështja e tretë, përsëri po e perifrazoj ishte :"Nga pozitat e biznesmenit në e ndiejmë që tregu ynë është i kufizuar e copëtuar. Ai nuk ka mundësi që të zhvillohet në raste se nuk lidhet me të gjitha hapësirat e tjera shqiptare në Kosove e Maqedoni. Të copëtuar siç na ka lënë historia, ne e kemi shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur për zhvillim .Komunikimi me të gjitha pjesët do të krijojë kushte për një treg normal. Rruga Durrës-Prishtinë është një hap i mirë përpara".
    Për një pjesë të auditorit të konferencës, mendimet e biznesmenit Kokëdhima jane kundër rrymës evropianizuese, euroatlantike, kundër politikave integruese, rajonale etj. Madje një deputet, gjatë kohës së zhvillimit të konferencës, mendimet e mësipërme i cilësoi si pikëpamje enveriste. Sipas tij dhe disa të tjerëve, vetëm Enveri fliste për tradhtarë dhe sabotatorë. Le të arsyetojmë rreth këtij vlerësimi. Enveri fliste për tradhtarë, armiq, sabotatorë ? E vërtetë! Mendimi enverist se "jemi të rrethuar nga të gjitha anët me armiq e duhet të jetojmë si në rrethim" nuk kishte të keqen vetëm se na shtonte më shumë radhët e armiqeve edhe atje ku nuk ishin. Ai frenonte edhe çdo lloj iniciative dhe mendimi për t'i parë gjërat siç ishin në të vërtetë. Kështu u arrit të kultivohej dembelizmin total mendor dhe shitjen e interesave private jetësore të njerëzve vetëm tek "Partia". Po sot ç'po ndodh? Mendimi i sotëm i vetëquajtur antienverist, flet vetëm për miq të shqiptarëve gjithandej kudo që janë, për "integrim rajonal", "integrim euroatlantik" e kështu më radhë. Pra nga "të gjithë armiq", kaluam tek "të gjithë miq". Rezultati? Është i njëjtë me enverizmin: Pengohet tendenca për t'i parë gjërat realisht dhe konkretisht, sabotohet analiza logjike dhe racionale. Goditet liria e të menduarit, kultivohet dembelizmi (ja të shohim ç'do na japë e ç'do na thotë bota) i shërbehet verbërisë dhe miopisë politike.
    Jetojmë në një botë me dallime te mëdha të mbushur me përplasje e konflikte interesash nuk ka përse t'i injorojmë interesat tona nacionale. Duhet të jemi ne ata që do të njohim dhe duhet t'i mbrojmë. Duhet t'i kemi në të qarta se cilat janë interesat tona jetike dhe duhet të jemi po ne që duhet të luftojmë për realizimin e tyre. Të vijmë prapë tek çështja e rrugës Durrës-Prishtinë. I plasi mender Evropës se nuk u lidh Durrësi me Prishtinën, pse pushuesit kosovarë i kaluan pushimet në Ulqin e Tivar dhe nuk i kaluan në Durrës, pse në të ardhurat kombëtare nuk u shtuan aq e kaq milionë dollar etj. Është e qartë se për grekët, maqedonasit, serbët, malazezët, kjo rrugë nuk ka pse të ndërtohet, sepse atyre ju ikën nje pjesë mire e të ardhurave që ata vjelin nga lëvizja e mallrave dhe e njerzve në magjistralet që kalojnë në vendet e tyre.
    Që projekti për rrugën Durrës-Prishtinë nuk u pranua të përfshihej në projektet e paktit të stabilitetit, kjo nuk do të thotë se kjo rrugë nuk duhët të ndërtuar. Që buxheti i shtetit shqiptar është i vogël kjo nuk do të thotë që kjo rrugë nuk duhet ndërtuar . Që shqiptarët janë të varfër dhe taksat për financimin e kësaj rruge do të bien mbi konsumatorët, prapë kjo nuk do të thotë që të justifikohen pengesat për ndërtimin e kësaj rruge. Dhe mbi të gjitha, nuk kemi pse t'ju marrim dorën të tjerëve për të zgjidhur hallet e shtëpisë sonë. Këtu nuk kanë vend klishetë "e ka thënë Evropa", "E di Komiteti Evropian" "e ka thënë Doris Pack, e ka thënë Prodi","E di Banka Botërore","E ka vënë si kusht FMN-ja","ODHIR", "OBT-ja", etj. Llomotitjet pa fund për prirjet globale objektive për integrimin evropian, rajonal, euroatlantik, botëror etj. duke injoruar realitetin tonë shqiptar janë të njëjta me srukturën logjike e psikologjike të të menduarit të djeshëm për komunizmin botëror e internacionalizmin proletar.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Kjo rruge DUHET ndertuar, me gjith sakrificat qe mund te jape populli shqiptare.

    Nuk ka ARGUMENT pse mos te ndertohet, dhe sidomos NUK KA ARGUMENTE EKONOMIKE. E kunderta, rruga lidh brendine e ballkanit me adriatikun. Me kete do te frymezohet turizmi, do te shpejtohen transportete mallrave, dhe do te zmadhohet pamvaresia e kosoves dhe maqedonise nga fqinjet, keshtu qe ka mundesi qe edhe rruge E5 qe kalon neper serbi te lehtesohet nga komunikacioni i madh, dhe arka shtetnore e serbise nga leket.

    Kjo rruge do te barazonte shpenzimet brenda disa viteve, pra nuk ka edhe argument kunder financimit.

    Europa nuk ka te drejt qe ASPAK te gjykoj mbi ceshtjet te brendshme te shqiperisem ajo mund vetem te leshoj kredi dhe pik.

    Rruga eshte ne interes te ekonomise shqiptare dhe do te ndikoje shume ne zhvillimin e shtetit me te varfun ne europe, dhe nga an atjeter kjo eshte ne interes te europes, dhe, serbit nuk ja fut askush.

    Nuk e di une per cfare arsye politizohet ceshtja, si shembull mund ti marin shtetet e ish paktit te varshaves, ku psh. hungaria si prioritet te pare e pati ndertimin e nje komunikacioni efikas dhe bashkkohore. Mos jane ato koktulat e parlamentit te tiranes te mednimit, se shqiperia e ka komunikacionin e zhvilluar?, le te pyesin organizatat botenore qe ishin aktive ne valen e refugjateve nga kosova. Perndryshe, a mund dikush ketu te me sqaroje se me cfare projektesh miret ministria e komunikacionit?

    Flm
    albanish by nature

  3. #3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. kjo rruge duhet ndertuar sa ka mbrenda shume te mire e kuptime qe do ti japin shqiperis e popullit shqipetare. Durres-Prishtin eshte nje urre bashkimi per shqiperin me prishtin. e ben si fakt lidhjen shqipetare, sa me shume te hym e te dalim sa me shume te kemi lidhje aq me e hapur e me leht do te jet bashkimi i shqiperise. kush do qe eshte kunder kesaj rruge do te thote se nuk eshte per te miren e shqiperise, jan kundeshtare e armiq. kjo rruge mund te ndryshoje e mund te jete nje pike ndryshimi per te gjtihe ne shqipetaret e shqiperine. nga kjo nuk vjen as nje e keqe vetem te mira. oh po ka ca mendje mire qe e "duan" shqiperin e thon e japin mendime qe te behet rruge nga jugu i shqiperise me greqin Kjo eshte nje JO e madhe kjo eshte vetem nje mendim keqdashi e mendim greku, te behsh nje rruge kalimi bashkimi me grekun greku po na ha me dyer mbyllur e jo me dyher hapur bile bile mendoje qe kufri me grekun duhet forcuar nje cik me shume........
    me shume respekt
    eda

  4. #4

    ...

    Une mendoj se ndertimi i rruges Durres-Kukes-Prishtine do ishte relaizimi i endrrave tona...Nuk kemi nevoj ta pysim Evropn shtrig per rruget e tona ,mendoj se Shqiptaret kan potencial ekonomik ta ndertojn ate rruge pa ndihmen e askujt,nese llogaritet 7 milion Shqiptare jasht trojeve etnike dmth Europ,Kanada edhe USA nese te gjithe nga ne japim 5$ mendoj se do te bejm nje rruge qe do ti perngjan magjistralev europjane.Kjo rruge edhe eshte rruge e rimekembes ekonomike te Shqiperis...

    Ti kthehemi turizmit ata qe nuk e din por per informim mbas termetin ne Mal te zi ,Ulqini ka qen shume i shkatrruar ,por jan ata Kosovaret qe e ndertuan Ulqinin duke kaluar te gjithe pushimet ne Ulqin,tani Ulqini i perngjan nje qytet shume te bukur bregdetar,deri sa ne nje kohe qytet tjera te bregdetit te Malit te Zi ishine me nje sezon te gjumet,ne Ulqnin nuk kishte shtrat te zbrazet neper pansion private si dhe ato hoteliere.Tani Baben e kam ne bregdetin Adriatik te Shqiperis edhe tregon se shume bukur jan duke kaluar edhe jan te knaqeur me sigurin si dhe me gezon fakti kur ndegjoj se shume miq e mikesha te mija tani do kalojn pushimet ne Durres,Saranda etj te mundohemi ti shtrijm doren Kosovarve edhe te bashkohemi edhe te luftojm ndaj tradhtarve qe plaqkisin Autobusat dhe veturat e vizitorve ne Shqiperi,ata nuk jan asgje tjeter vetem njerz te paguar nga Greku dhe Shkjau qe nuk deshirojn ta shofin Memen SHqiperi ton duke perparuar.Une ne kete vere nuk mundem ta vizitoj Shqiperin por shpresoj se vitin tjeter do rrezitem ne Plazhat e Shqiperis,ndoshta nuk do jen ato aq te pasterta si ato te Spanjes apo Italis por per mua jan plazhet me te bukurat ne bote...

    Te mundohemi te gjithe se bashku ta ndertojm ate rruge sepse do ju a lem pasardheseve ton sepse nese ne kemi jetuar te ndar ata nuk do te jetoj.

    Ju pershndes kudo qe jeni,
    Mjellma

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    DURRES-KUKES-PRISHTINE

    Ndertimi i kesaj autostrade ne de facto do te thote bashkimi kombetar i Shqiperise me Kosoven.

    Te gjitha te tjerat mbesin te dores se dyte.

    Me nderime,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Shume dakord pelasgian.
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë

    Ministri i Transporteve tha se deri në mars për rrugën Durrës-Kukës do të mblidhen 3 miliardë lekë

    Poçi: Durrës-Kukës, ndërtimi fillon në qershor

    TIRANË- Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, vlerësoi dje, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rrugëve, "angazhimin më të madh të qeverisë shqiptare në realizimin e projekteve strategjike për ndërtimin e një infrastrukture brenda standardeve europiane". Gjatë fjalës së tij, ministri Poçi, tha se, "deri tani janë kryer tre studime fizibiliteti nga PHARE në rrugët Fier-Tepelenë, Konispol-Sarandë-Jergucat dhe Qafë Thanë-Pogradec, dhe në përfundim janë studimet e fizibilitetit për rrugët Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë dhe Vlorë-Sarandë". Ministri bëri të ditur se së shpejti do të paraqitet për miratim projekti për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë "angazhimin më të madh të qeverisë për ta nisur dhe realizuar këtë rrugë brenda standardeve europiane". Punimet për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge janë drejt përfundimit dhe janë kryer nga Banka Botërore me një fond rreth 700 mijë dollarë dhe në fillim të muajit maj 2003 ajo do të jetë gati për miratim. "Qeveria ka nxjerrë një ligj të posaçëm për mbledhjen e fondeve për realizimin e kësaj rruge dhe deri në muajin mars 2003 shuma e mbledhur do të arrijë në 3 miliardë lekë. Kanë filluar negociatat për të afruar donatorë të tjerë si Banka Botërore, etj", -theksoi ministri Poçi. Fondet e mbledhura për realizimin e kësaj rruge do të bëhen aktive në përfundim të studimit dhe brenda verës së vitit 2003 do të fillojë edhe ndërtimi i saj. Në fillim të diskutimit për studimet e tre segmenteve, drejtori i përgjithshëm i Rrugëve, Engjëll Cakaj, u shpreh se, "vëmendja dhe përkushtimi i qeverisë për përmirësimin e rrjetit rrugor shqiptar, vitet e fundit ka qenë në nivelet maksimale, sidomos për Korridorin Lindje-Perëndim, si pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, dhe në atë Jug-Veri, si pjesë e Korridorit 10"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:13

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Durrës-Kukës dhe interesat shqiptare

    Nga Bashkim Muça

    Përfundimi i luftës në Kosovë u pasua nga Pakti i Stabilitetit, i cili, përveç dy fushave të tjera, përmbante edhe një program të rëndësishëm për ndërtimin e Ballkanit jugperëndimor. Kosova mund të konsiderohet pa mëdyshje si shkaku kryesor i lindjes së një pakti të tillë. Ndryshimet në Kosovë u vlerësuan nga Perëndimi si një moment që përfundimisht kishte eliminuar përplasjet e mëtejshme ndëretnike në Ballkan. Por, paradoksalisht, është pikërisht Kosova ajo që deri më sot ka përfituar më pak se çdo rajon tjetër nga jetësimi i këtij pakti. Futja në program e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës do të shtonte shpresat në drejtim të integrimit të botës shqiptare në Ballkan e më gjerë. Rruga Durrës-Kukës konsiderohet nga shumica e shqiptarëve si aksi më i rëndësishëm, brenda të cilit përfshihen shumë interesa, jo vetëm ekonomike. Por, deri më sot, përpjekjet për të vënë në jetë këtë nënpikë të paktit kanë qenë tepër të zbehta dhe të vonuara. Intensifikimi i përpjekjeve në planin e brendshëm i përket kohës së ish-kryeministrit Majko, i cili ka qenë shtysa kryesore zyrtare, pavarësisht se mbështetja ka qenë e vakët. I njëjti nivel mbështetjeje ka ekzistuar edhe nga opinioni shqiptar i Kosovës. Më interesante kanë qenë shpjegimet e dhëna në shtyp nga njëri prej ish-ministrave të Transportit (për të trija variantet e hedhura sot në studim), i cili ka pasur idenë që rruga duhet të fillojë të ndërtohet, qoftë edhe në segmente të veçanta të saj.
    Çfarë e vonon ndërtimin e kësaj rruge?
    Në pamje të parë duket se vonesat në fillimin e punimeve të kësaj rruge kanë të bëjnë thjesht me çështje financiare. Në fakt, problemi shfaqet shumë më i komplikuar. Çështja shtrohet: përse nuk është arritur të sigurohen fondet e mjaftueshme, të paktën për të filluar akse të veçanta të këtij aksi rrugor, siç ka ndodhur me akse të korridoreve të tjera? Për të sqaruar këtë problem, është mirë të vihen në balancë akset kryesore, të cilat kanë si destinacion Kosovën dhe më pas Serbinë. Lidhja e Portit të Durrësit me Kukësin, nëpërmjet një aksi rreth 180 km të gjatë (që përshkohet në më pak se 3 orë), duket se prish shumë interesa dhe ndryshon shumë itinerare lëvizjesh të mallrave. Ky aks do të dobësonte mjaft lëvizje që sot kalojnë nga porti i Selanikut, për të shkuar në Shkup dhe më pas në Kosovë. E njëjta gjë do të ndodhte me lëvizjet në aksin rrugor Durrës-Q. Thanë-Shkup, i cili është më i gjatë se aksi Durrës-Kukës-Shkup. Shmangia e ndjeshme nga akset e sipërpërmendura duket se direkt do të prekte interesa të fuqishme biznesi, që e kanë nisjen më së pari në Greqi dhe që kanë lidhje edhe me biznese brenda Shqipërisë. Interesat greke, të cilat dukshëm kanë gjetur një shtrat të ngrohtë në Shqipëri, duhet të kenë influencuar, të jenë amplifikuar më tej, nga interesa të një pjese të biznesit maqedonas. Këtu nuk është fjala fare për të shprehur ndonjë fobi për fqinjët, por thjesht për të vënë në dukje interesa tregjesh dhe biznesi, të cilat luajnë rol të dorës së parë. Prishja e ekulibrit të tregjeve, mendoj, të ketë qenë shkaku themelor që ka vonuar fillimin e realizimit të punimeve të aksit të integrimit ndërshqiptar. Akoma më evident bëhet ky argumet, kur këtyre interesave u shtohen edhe ato serbe, të cilat, ndonëse më të padukshme, janë më ushtrueset dhe më agresivet, për momentin. Padyshim, ndërtimi i kësaj rruge do të favorizonte ekonomikisht Serbinë, në biznese të veçanta, por problemi qëndron në faktin se ndërtimi i aksit në fjalë do të ndikonte direkt në integrimin e botës shqiptare, pengimi i së cilës, momentalisht, është ai që u intereson më shumë serbëve. Një gjë e tillë është vënë re edhe gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të shtetit Serbi-Mali i Zi, i cili, përkundrejt propozimit të kryeministrit shqiptar për ndërtimin e aksit Durrës-Prishtinë-Nish, ka heshtur. Argumenti i fundit, në linjën e ndryshimit të ekuilibreve të biznesit, ka të bëjë me dyndjet verore të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për në plazhet shqiptare. Sipas një llogaritjeje të përafërt, gjatë një sezoni të plotë veror, vetëm shqiptarët e Kosovës dhe të IRJEM –it mund të fusin në Shqipëri afro 40 milionë euro, gjë që natyrisht nuk u intereson disa vendeve fqinje. Fakti që plazhet e Shqipërisë janë më të preferuarat për shqiptarët jashtë kufijve u provua më së miri gjatë sezonit të kaluar.
    Pavarësisht se punimet e rrugës mund të mos fillojnë në vjeshtën e këtij viti, vërehet një lëvizje e opinionit në këtë drejtim. Çështja është të neutralizohen faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në vonesat e sipërpërmendura. Askush më mirë se vetë shqiptarët e Ballkanit nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Duhet vënë në dukje se ndërtimin e rrugës principialisht e kanë mbështetur vetëm italianët, të cilët, para disa kohësh, kanë reaguar nëpërmjet qeverisë së tyre. Por këtë interesim të italianëve duket se nuk e kanë shfrytëzuar si duhet qeveritarët shqiptarë. Reagimet pozitive italiane rreth aksit rrugor Durrës-Kukës nuk janë të rastësishme. Ndonëse të vonuara, ato zbulojnë në fakt disa nga misteret kryesore që kanë qenë pengesë për realizimin e një vepre të tillë madhore. Aktivizimi i italianëve për këtë çështje, përveçse një leverdi direkte e tyre, është edhe në fokusin e konkurrencës së tregjeve në Ballkan ku, padyshim, Porti i Durrësit zë një vend të rëndësishëm. Ndërtimi i një aksi, sipas variantit më të shkurtuar, do të lehtësonte së tepërmi disa linja, deri më sot të pacekura aq sa duhet. Interesat italiane lidhen jo vetëm me komunikimin me Prishtinën dhe Shkupin nëpërmjet Durrësit, por edhe me dobësimin e influencave greke në Shqipëri dhe në tregjet ballkanike.
    Avantazhi i padiskutueshëm i variantit të ri
    Më duhet të ripërmend edhe njëherë të trija variantet e paraqitura, për të shpjeguar epërsinë e dukshme të variantit të shkurtuar, i cili që në fillim duhej vlerësuar si i vetmi për një investim kaq të madh. Interesat e veçata të grupeve të njerëzve kanë lënë në diskutim akoma dy variantet e vjetra, të cilat vështirë se mund të rindërtohen në standarte ndërkombëtare. Por, edhe nëse do të shpenzohej në këtë drejtim, nuk mendoj se ndonjëri prej tyre do të sillte ndonjë avantazh të madh. Varianti i parë, i vjetri: Durrës-Milot – Bushat - Fushë-Arrëz – Kukës (Morinë), ka një gjatësi prej rreth 250 km. Varianti i dytë, i vjetri: Durrës – Milot – Rubik – Fushë-Arrëz - Kukës e ka gjatësinë rreth 230 km. Ndërsa varianti i ri: Durrës – Milot - lugina e Fanit – Kalimash - Kukës është rreth 180 km. Nëse do të merreshim me rikonstruksionin kapital të ndonjërit prej dy varianteve të para, të cilat nuk do t’i veçoj nga njëri-tjetri, për shkak të ngjashmërisë që kanë, atëhere rruga nuk do të shkurtohej shumë në kohë. Shqiptarët përsëri do ta masnin rrugën me orë dhe jo me kilometra, duke mbetur sërish vendi i vetëm në Evropë që vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Rrezet e kthesave janë të standarteve të papranueshme për një autostradë dhe do të duheshin operacione të tipi kapital për t’i ndryshuar. Në variantin e parë, rruga do të përshkohej në jo më pak se 4,5 orë, për shkak të numrit të madh të kthesave të forta, cilat janë me qindra, por edhe të rrezeve të këtyre kthesave, që nuk mund të anashkaloheshin në shumicën e rasteve. Në këtë variant, do të duhej të kaloheshin disa qafa malesh, të cilat në dimër janë mjaft të rrezikshme, për shkak të bllokimit nga dëbora. Më konkretisht, do të duhej të përshkoheshin kthesat e famshme të Gomsiqes, Qafa e Lufit (ku era fryn shumë në dimër dhe grumbullon shtëllunga të mëdha bore), Qafa e Malit, e cila konsiderohet më e rrezikshmja në Shqipëri në stinën e dimrit, Qafën e Shllakut dhe Qafën e Shtanës. Në variantin e dytë, sipas të cilit, rruga do të përshkohej në jo më pak se 4 orë, përveç kthesave të njohura të Shpalit, do të duhej të kalohej edhe pjesa e Gjegjanit të Pukës, ku shpesh herë, për shkak brishtësisë së relievit, ndodhin shembje të mëdha dheu si dhe pjesa tjetër, e cila është e njëjtë me variantin e parë të vjetër, duke filluar nga Qafa e Malit. Shihet se, në të dyja këto variante ekzistuese, rruga kalon në disa pjesë të pafavorshme, të cilat i kalojnë 100 m mbi nivelin e detit. Të gjitha këto pjesë të pafavorshme të rrugës eliminohen në variantin e tretë, i cili kalon në Luginën e Fanit, një luginë kjo që nuk rrihet shumë nga dëbora dhe ka relativisht një lartësi të ulët mbi nivelin e detit. Nëpërmjet një tuneli, rruga do të përfundonte në Kalimash dhe do të përshkohej në jo më shumë se 3 orë, duke mos pasur rrezikshmëri të lartë në stinën e dimrit.
    Bazuar në këto që shpjeguam, përparësia e variantit të ri është evidente. Ai jo vetëm është shumë më i shkurtër, por ka përparësi të tjera tepër të mëdha. Studimi i fizibilitetit do të evidentojë kostot për secilin variant, por më duket se ka qenë shpenzim i tepërt kohe dhe parash futja në diskutim e varianteve ekzistuese. Shpenzimet për ndërtimin e variantit të ri nuk besohet të kenë diferenca të ndjeshme, krahasuar me me variantet e vjetra. Ndërsa meraku për futjen në komunikim të portit të Shëngjinit mund të realizohej pothuajse njëlloj, nëpërmjet lidhjes së tij me variantin e ri. E njëjta gjë do të ndodhte me rajonin e Shkodrës, i cili, në kohë, mund ta përshkonte këtë rrugë njëlloj. Në këtë kuptim, investimi do të ishte strategjik dhe përfundimtar. Problemi nuk shtrohet thjesht për të shkuar nga Durrësi në Kukës, pasi kjo linjë mund të bëhet p.sh. edhe nëpërmjet Peshkopisë; por për të ndërtuar rrugë të pakonkurrueshme. Lëvizjet e fundit, që burojnë në parlament, mund të kenë një efekt mjaft pozitiv për shpejtimin e ndërtimit të këtij aksi strategjik.



    Edhe pse ky shkrim eshte nje analize shume e mire mbi interesat ekonomike te shqiptareve nga autorruga, mua me duket se po ekzagjeron paksa ne lidhje me gjetjen e arsyeve te vonimit te deritanishem te ndertimit te kesaj rruge, sepse as fqinjte dhe as askush nuk mund te ndaloje e as shtyje ndertimin e kesaj autorruge shqiptare, vecse mund ta ndihmojne disa nga te cilat edhe ata perfitojne nga ndertimi i saj.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rugova shprehet se idea e rrugës Durrës-Prishtinë duhet realizuar


    PRISHTINE, 20 Shkurt/ATSH-B.Jashari/- Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova mori pjesë sot në hapjen e konferencës për autostradën Merdar-Prishtinë-Prizren-Vërmicë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdar, që po mbahet në Hotelin "Grand" në Prishtinë. Në fjalën që mbajti në hapje të konferencës së organizuar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacioneve të Kosovës, Presidenti Rugova tha se kjo konferencë ka rëndësi për sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për nevojën e ndërtimit të autostradës. Idea tani po bëhet projekt, që duhet të realizohet së shpejti, tha Presidenti i Kosovës. Ai theksoi se duhet parë mundësia e dhënies së kësaj rruge për ndërtim me koncesion ndonjë kompanie apo vendi dhe vlerësoi faktin se të dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë, e kanë prioritet ndërtimin e autostradës./vik/
    2003-02-20
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Konferencë për ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë: Duhen 600 milionë euro


    PRISHTINE, 20 shkurt - Projekti për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë është shumë i shtrenjtë dhe kap një shumë prej 600 milionë euro. Ekspertët nga Shqipëria dhe Kosova theksuan sot në një konferencë se ky projekt do të ndihmohet nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë. Sipas tyre, ndërtimi i autostradës është projekt shumë i rëndësishem, që lidhë Kosovën me vendet e ndryshme evropiane e më gjerë.
    Zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë kanë studiuar projektin dhe sipas tyre konkretizimi i punëve do të fillojë së shpejti, edhe pse realizimi, sipas tyre, nuk është i lehtë. Sipas tyre, ndërtimi Autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë është projekt shumë i madh që premton zhvillim ekonomik dhe krijon stabilitet në rajon. Ndërsa ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Kosovës, Zef Morina tha se autostrada Merdarë-Prishtinë-Prizren-Vërmicë do të jetë element kyç për lidhjen e vendit tonë me Shqipërinë e më gjerë. Drejtorisë së Rrugëve të Shqipërisë Engjëll Caka, shprehet se në Shqipëri tani janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe projekti është hartuar. “Tani pritet vetëm të nisë puna”, thotë ai.
    Presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova tha se projekti i kësaj rruge është një rrugë shumë e vjetër e kohës Iliro-Romake Lissus-Therandë (Prizren)-Vendenis dhe se tani parashihet që vendin tonë ta lidhë me vendet e rajonit e më gjerë. Në fjalën që mbajti në hapje të konferencës, Presidenti Rugova tha se kjo konferencë ka rëndësi për sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për nevojën për ndërtimin e autostradës. “Ideja tani po bëhet projekt, që duhet të realizohet së shpejti”, tha Rugova. Ai theksoi se duhet parë mundësia e dhënies së kësaj rruge për ndërtim me koncesion ndonjë kompanie apo vendi dhe vlerësoi faktin se të dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë, e kanë prioritet ndërtimin e autostradës.
    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ali Jakupi tha se investimet do të jenë të shumë të mëdha por në të ardhmen do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës vlerësuan se autostrada Durrës-Kukës-Prizren-Prishtinë-Merdare ka rëndësi esenciale për përfshirjen e Kosovës në korridorët ndërkombëtare të rrugëve.

    Radio 21
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •