Përfundojnë punimet në njërin prej dy tuneleve të Kalimashit
25-05-2009 / Gazeta 55
Në ora 06:00 të mëngjesit të sotëm, u bashkuan dy pikat e tunelit të Kalimashit, vepra më e madhe inxhinjerike në Shqipëri
Plot pas dy vjetësh nga fillimi i punimeve për dy tunelet e Kalimashit, vepra më e madhe inxhinjerike që po ndërtohet në Shqipëri, pjesë e autostradës Durrës- Kukës, njëri prej tyre tashmë ka përfunduar plotësisht. Tuneli 5,6 kilometra i gjatë, i ndërtuar në një terren të vështirë malor në verilindje të vendit, dhe me shpejtësinë më të madhe, tashmë është i hapur. "Një plasje e fuqishme në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm bashkoi dy anët e njërit tunel në Kalimash, gjë që konfirmon bashkimin e dy anëve të tunelit”, bënë të ditur burime zyrtare të kompanisë "Bektel- Enka", e cila po merr masat për festën që do të organizohet sot me punëtorët aty, pranë tunelit, ku pritet të jenë të pranishëm dhe autoritete të larta të shtetit. Jo pak njerëz ishin skeptikë para dy vitesh nëse do të arrihej të ndërtoheshin për dy vjet 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan, secili me gjatësi 5,6 kilometra, me lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Gjithçka nisi fiks dy vjet më parë, në 25 maj 2007, rreth orës 16, kur u krye plasja e parë që shënoi fillimin e punimeve për ndërtimin e tunelit pas një pune përgatitore nisur me kohë. Njëri prej pjesëmarrësve në atë ngjarje, inxhinieri Muhamet Elezi, i cili ishte supervizor, kujton sot me kënaqësi. "Disa ditë u punua për përgatitjen e plasjes së parë, me masa sigurie, kontroll i sasisë së dinamitit, sigurimi i mjeteve, etj. Ishte një ditë me diell dhe të gjithë, specialistë dhe shumë punëtorë ishim të pranishëm. Realizimi i plasjes së parë i ishte besuar turkut Ali Carkrri. Tek të gjithë të pranishmit emocionet ishin të mëdha, veçanërisht te Aliu, i cili gjithë kohës i shihte të gjithë në sy. Ishte plasja e parë që do të shënonte fillimin e një pune që do të zgjaste 2 vjet. Çdo plasje e realizuar bënte të avancohej rreth 1,5 metra, por edhe kjo varej nga fortësia e gurit", kujton Elezi.
Punime me ritme të përshpejtuara janë përqëndruar dhe në tunelin tjetër të kësaj autostrade që parashikohet të hapet në muajin shtator. Kompania "Bektel - Enka" ka rritur ritmet e punimeve dhe në sektorë të tjerë si përfundimin e 29 urave të këtij segmenti rrugor me gjatësi prej 60,4 kilometra si dhe në procesin e asfaltimit. Gjatë 2 viteve të fundit "Bektel - Enka" në dy sektorët e saj punësoi rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë. Në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme. Autostrada Durrës- Kukës , një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinjerike në Shqipëri. Një vit më parë, gjatë inspektimit të punimeve në këto tunele, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se "mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tunelet të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që 'aorta' e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Europën, si kryevepër e njeriut". Ai e konsideroi këtë rrugë "si mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit".
55
Kur ka per tu hap kjo autostrada mer?
A do hapet per sezonin turistik, te pakten me fitojme ndonje lek ka keto vellezrit tone Kosovar, se na shkriu ka paret kjo Autostrada patriotike.
Autostrada duhet me u bo me pagese, si gjithe autostradat Europiane, ene te nxjerrim leket qe kena investu aty, se gjithe paret e Shqiptareve per 3 vjet i ka honger kjo autostrada, pa i llogaritur borxhet qe do ti pagujm deri me 2120. Na la fukarenj per jet.
Hajt m'tollum ene autostrades.
Pershendetje MmEeTtLi
Ajo rruga ne te djathte pas vijes plote te panderprere eshte korsi ku mund te ndalen makina qe pesojne difekte ne rrugtim e siper. Nuk besoj se do te kete korsi emergjerce pasi kjo rruge nuk ka mbingarkese te tille si ajo e Lezhe-Fushkruje-Tirane.
Falenderoj Edin dhe Bvizion per castet e kendshme qe pranuan te ndajne ne forum me te gjithe. Une u kenaqa dhe meqe me ka rastisur te ngas makine dhe udhetoj shpesh atyre aneve nga kalon autostrada , me duket sikur jam brenda atyre fotove dhe perjetoj realitetin aktual. Ju lumte
Drita e parë e autostradës së bashkimit kombëtar
Bota sot (Tiranë)
Përfundojnë punimet në njërin prej dy tuneleve të Kalimashit
Kalimash –Shqipëri-Tani kur është bashkuar njëri tunel, pritet që së shpejti brenda qershorit të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do te mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-ore.
Autostrada shqiptare Durrës-Kukës- Morinë dita ditës po bëhet realitet. Kështu në orën 6-të të mëngjesit të ditës së hënë, 25 maj, për herë të parë janë bashkuar dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Tuneli është me një gjatësi 5.6 kilometra, lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Galeria e dytë e tunelit po me këto përmasa pritet të përfundojë në shtator të këtij viti. Puna për hapjen e tunelit ka filluar pikërisht e 25 maj të vitit 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nënkontraktuese turke “Enka”. Kompania “Bektel’Enka” ka rritur ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shume se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Kjo kompani gjatë dy viteve të fundit kishte punësuar rreth 4 mijë punonjës, duke vënë në funksion 1-mijë e 300 mjete të llojeve të ndryshme.
Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Një vit me pare, gjate inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptareve të mbarte një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut”.
Tani kur është bashkuar njëri tunel, pritet që së shpejti brenda qershorit të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do te mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-ore.
Ideja për ndërtimin e autostradës shqiptare është dhënë për herë të parë nga presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova. Ai ka propozuar që kjo autostradë të lidhë shqiptarët e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu kjo rrugë të shndërrohet në një arterie të rrymimit shqip, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe të lidh edhe vendbanimet e tjera etnike shqiptare. Kjo autostradë është paraparë që të vazhdohet edhe në Kosovë, për në drejtim të Merdares. Me këtë rast, kjo autostradë do të shndërrohej në një “via Egnatia” e shekullit të ri në rajonin e Ballkanit.
Austostrada Durrës-Kukës-Morinë do të bashkojë jo vetëm territoret shqiptare por do të jetë një dalje e rajonit të Ballkanit në Detin Adriatik dhe më tutje në Evropë.
Por përderisa Shqipëria tashmë është në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti gjithëkombëtar, Republika e Kosovës ende është në fazën e projektimit ideor dhe legjislativ të pjesë së autostradës që kalon nëpër territorin e Republikës së Kosovës.
Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!
lol
llap ..
un e di se shqiptaret e kosoves e duan rrugen e duan berishen e duan bashen..
por pyeta per enveroistet qosesiste se a jan merzit ndopak mbram?
ani le te pijn caj te rusit a te cejlonit..
rruga po ecen..
Do te thot deri ne tetor po zgjatka,shpresoja ma heret .
Që të mbarojë komplet autostrada nga Durrësi në Morinë duhet edhe 1 vit e gjysëm.
Shumë ura janë ndërtuar me 2 korsi dhe jo 4, dhe në të ardhmen do duplikohen (pra do bëhen me 4 korsi). Pra, vetëm në 2011 Durrës - Morinë do të jetë autostradë plotësisht e mbaruar me 4 korsi.
Krijoni Kontakt