Analistėt: Bankat shkatėrruan ekonominė e Amerikės
UASHINGTON-Analistėt e ekonomisė thonė se bankat mė tė mėdha nė Shtetet e Bashkuara vazhdojnė tė jenė nė njė gjendje jo tė mirė, me gjithė injektimin e qindra miliarda dollarėve nga paratė e taksapaguesve. Aktualisht bankat janė bėrė objekt kritikash, nėn akuzat se janė shkaktaret e krizės financiare.
Presidenti Obama thotė se ėshtė e turpshme qė bankat e Nju Jorkut morėn pėr vete si shpėrblim nė fund tė vitit bonuse nė miliarda dollarė, nė njė kohė qė ata po merrnin ndihmė nga qeveria. Bonuset qė ju dhanė firmave tė Wall Street-it kishin vlerėn e 18 miliardė dollarėve.
Ekspertėt thonė se huatė e kėqija shkaktuan krizėn nė tregun e shtėpive
Disa ekspertė tė krizės tashmė 17 muajshe tė sistemit tė kredive, thanė se problemi ende nuk ėshtė zgjidhur. Bankat, thanė ata, nuk kanė rifilluar dhėnin e kredive nė kushte normale dhe ka ende tė ashtuquajtura kredi tė kėqija pėr tė cilat ato mbajnė pėrgjegjėsi.
Joshua Rosner, ėshtė ekspert pėr bankat dhe financimin e shtėpive. Ai thotė se problemi qė filloi nė vitin 2007 me kreditė e kėqija pėr shtėpitė po pėrhapet tani edhe nė instrumente tė tjera kreditimi.
"E shohim tani kėtė problem nė kartat e kreditit, nė huatė pėr bizneset, ato pėr synime komerciale, nė kreditė pėr blerjen e makinave....," - thotė eksperti.
Ndėrsa analisti nga Nju Jorku Barry Riholtz, i cili ashtu sikurse Rosner, mori pjesė nė Forumin e Institutit amerikan Entreprise ditėt e fundit nė Ėashington, tha se do tė ishte njė gabim nga ana e qeverisė t'i japė fonde tė tjera bankave mė tė mėdha.
"Nė se u japim sasi tė tjera parash bankave tė mėdha, duket sikur po shpėrblejmė drejtuesit jo kompetentė, tė cilėt kanė treguar paaftėsi nė trajtimin e rreziqeve tė pritshme, apo nė gjithēka qė ata duhej tė kishin bėrė. Dhe tė gjithė thonė se kėto banka nuk mund tė falimentojnė, sepse janė tepėr tė mėdha. Por unė them se Banka si "Bank of Amerika", apo "Citibank", do tė jetė e vėshtirė tė dalin me sukses nga kjo gjendje, sepse ato janė tepėr tė mėdha. Asnjė zyrtar i kėtyre bankave nuk u tregua i aftė pėr parashikimin dhe mėnyrėn e trajtimit tė krizės. Ato janė tė pėrhapura nė shumė sektorė. Unė mendoj se kėto banka ėshtė mė mirė qė nė kėto kushte tė nacionalizohen",- thotė analisti.
Nė pėrpjekje pėr riorganizimin e bankave dhe shpėtimin e tyre nga situata e huave tė kėqija, qeveria i ka dhėnė bankave qė nga shtatori, 100 miliardė dollarė. Kjo pėrfshin mbi 65 miliardė dollarė pėr "Bank of Amerika" dhe Citibankun.
Zoti Rosner thotė se me gjithė pagesat qė ju dhanė bankave, tregjet financiare nuk po funksionojnė ende siē duhet.
Njė tjetėr specialist, Kristofer Uaaken, nė institutin "Institutional Risk Analytics", thotė se nė se bankat nuk do tė jenė tė afta pėr rifillimin e operacioneve normale dhe pėr realizimin e fitimeve, ato duhen lejuar tė dėshtojnė.
"Sa mė tepėr qė tė pėrpiqemi t'i ndihmojmė me fonde bankat e mėdha, aq mė pak rritje ekonomike do tė kemi. Bankat duhen lėnė tė falimentojnė... Ato duhen nxjerrė nė shitje. Do tė ketė gjithmonė njė grup njerėzish qė do tė jenė nė gjendje t'i blejnė ato."
Administrata e zotit Obama po pėrgatit disa propozime tė reja pėr mėnyrėn e trajtimit tė huave tė kėqija tė bankave amerikane. Njė sugjerim ėshtė krijimi i njė njėsie speciale qeveritare qė do t'i blinte tė gjitha huatė e kėqija. Sipas disa vlerėsimeve, ky veprim mund t'u kushtojė taksapaguesve dy trilionė dollarė.
/VOA/
Krijoni Kontakt