Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Panoptikoni i Benthamit

    Panoptikon eshte burgu ideal i projektuar ne 1791 nga Jeremy Bentham (1748-1832), filozof idealist, kerkues i reformes juridike britanike dhe eksponent maksimal i utilitarizmit.

    Idea themelore e Panoptikonit (qe ben te dukshme gjithcka) ishte ajo qe - fale formes rrethore te nderteses e te disa punimeve te domozdoshme arkitektonike e teknologjike - nje gardian i vetem do te kishte mundesine te kontrollonte te gjithe te burgosurit ne cdo moment.

    Struktura e burgut shihej si nje bashkesi dhomash per te burgosurit, te vendosura ne forme rrethi, me nga dy dritare per cdo dhome: njera dritare e kthyer nga jashte, per te marre drite, e tjetra brenda, ne nje kollone ne qender te se ciles pak me lart, do te vendosej kontrollori.
    Te burgosurit, do te kishin sjellje te dishiplinuara, duke qene se do te ishin ne dijeni qe mund te kontrolloheshin te gjithe ne nje moment te vetem nga kontrollori, fale menyres se vecante te ndertimit te burgut, prandaj do te silleshin ne menyre shembullore duke mbajtur ne kte menyre rendin automatikisht vete; per me teper kjo forme burgosjeje parashikonte qe cdo i burgosur te kishte mundesine te bente nje pune, e kalohej keshtu nga nje formule burgu kontrolluese ne nje formule burgu prodhuese.
    Me vone iu dha konceptit te Panoptikonit nje kuptim me i gjere, qe kishte te bente me lidhjen ndermjet nje individi te vetem dhe rregullave te sisitemit shoqeror ne te cilin ai bente pjese.
    Arti, e sidomos letersia, piktura edhe teatri, sikurse dhe muzika (mund te shikoni albumin e ISIS i titulluar pikerisht "Panoptikon") u influencuan thellesisht nga ky koncept i ri.

    Ne 1974 afersisht, Bentham ideoi ate qe quhej pra "the Panopticon Plan" prej te cilit mund te projektoheshin burgje te tille qe mund te ishin me efikacitet si nga ana e kontrollit e si nga ana ekonomike. Pastaj kthimi ne nje fabrike ben qe Bentham te mendoje qe ne vend te te burgosurve per prodhimin do ishte me mire qe ata te zevendesohehin nga te varferit (mund te lexoni per kete Gilbert's Act).

    Michel Focault ne vepren e tij "Te kontrollosh e te ndeshkosh", do ta cilesoje Panoptikonin si model dhe figure e pushtetit ne shoqerine bashkekohore. Arkitektimi i panoptikonit sipas tij eshte figura e nje pushteti qe nuk i drejtohet me shoqerise nga lart, por i hyn nga brenda duke krijuar nje sere lidhjesh pushtetare te shumellojshme.

    Ketu poshte keni projektin e vitit 1791



    Ne te vertete projekti origjinal i Panoptikonit, nuk eshte i Jeremy Bentham, por i vellait te tij Samuel Bentham i cili gjate kohes kur realizoi kete projekt ndodhej ne Rusi, sepse ishte punesuar si inxhinier nga Princi Potjonki, i cili zoteronte ne pjesen jug-lindore-qendrore te Rusise e ishte shume i afert i Katerines se Madhe, jo vetem nga ana politike qe e mbeshteste ne cdo gje, por edhe nga ana sentimentale. Potjonki punesoi shume anglez ne ate kohe per te specializuar punetoret vendas. Por, shumica e anglezeve merrnin pagat e pinin tere dites pa kryer punen per te cilen ishin punesuar e kshtu punetoret vendas nuk arrinin te specializoheshin. Atehere Potjonki i kerkon Samuel Benthamit te nderhyje duke bere dicka per kete situate te papranueshme. E keshtu zhvillohet projekti i kontrollit te kontrolloreve nga ana e Samuel Bentham.
    Per te kuptuar me mire situaten flasim pak per situaten ndermjet Potjonkit e Katerines: Fatkeqesiht afer Katerines kishte shume njerez qe mundoheshin te hynin ne syte e saj e qe tregoheshin edhe me bujare duke u deshiruar te largonin Potjonkin nga ajo. Por nga ana tjeter Katerina e madhe donte t'i tregonte vendeve te Perendimit fuqine e Perandorise ruse. Potjonki duke pare kete drejtim te saj organizoi nje udhetim te madh mbi te gjitha trojet qe benin pjese ne Perandorine ruse e ne kete udhetim do te merrnin pjese Katerina, ambasadori francez dhe ambasadori anglez.
    Gjeja e rendesishme e ketij udhetimit ishte se cdo gje i be ne menyre teatrale edhe figurative, dmth aty ku do te kalonte karroca me politikanet krijoheshin paesazhe e imazhe qe nuk ekzistonin ne realitet ne Rusi;
    Ne fillim neper rruge u mbollen lule e bime qe rriteshin vetem ne vende te ngrohta (e sidomos ne France e Angli) e prandaj detyroheshin t'i nderronin here pas here deri sa te kalonte karroca (duke shpenzuar shuma parash te medha); filluan te ndertojne fshatra prej kartoni vetem per te vene ne dukje qe popllsia nuk jetonte ne varferi e u derguan me force njerezit e u veshen ne menyre qe te jepshin bukurine e lumturine se shoqerise imperiale ruse.
    Lidhja me Panoptikonin ketu eshte, se Potjonki i kerkoi Samuel Benthamit te ndertonte edhe disa makineri fallco sa per t'u dukur ne sy te politikaneve te huaj, qe me vone Samuel Bentham i ndertoi me te vertete duke i paraqitur edhe projektin e nje fabrike e cila do te kishte formen rrethore e ne mes do te vendosej zyra e shefit (kontrollorit) i cili do te vrojtonte punen e kontrolloreve (anglezeve) e probleme qe mund te lindinin.
    Potjonki e pranoi menjehere kete projekt, por jo vetem per gjenialitetin e ndertimit te tij, por sepse forma e rrethit qe ngrihet ne figuren e kontrollorit kishte shume rendesi ne Rusi: me pak fjale ngritja e kontrollorit tregonte figuren e Katerines se madhe te lartesuar ne mes e perpara popullit te saj qe i kishte dhene drite duke i ushqyer e duke i hequr nga roberia me ane te miresise se saj.
    Keshtu kur karroca kaloi me te medhnjte pushtetare, neper te gjitha keto vende artificiale, atyre nuk i beri pershtypje asgje e madje u mahniten nga gjithe kjo mireqenie e harmoni.
    Ky mosdyshim i ambasadoreve nuk zgjati per shume kohe, sepse trillimi u kuptua gjate parades se Kazakeve, nje parade gjoja me se normale, por qe ne te vertete ishte urdheruar edhe kjo nga Potjonki.
    Sidoqofte, edhe se u mor vesh behej fjale per nje loje teatrale, perseri dy ambasadoret perendimore mbeten te cuditur nga fuqija e kesaj perandorie, qe per te paren here detyronte nje popullsi te tere te luante nje rol pa u ndjere fare e pa dhene asnje lloj problemi.


    Ja Perendesha Katerina e II-te e Rusise


    P. S Kerkoj falje nqs nuk e kam shprehur mire, por kete e shkruajta nga ajo qe mbaja mend nga studimet e mija, sepse nuk gjeta gjera te dokumentuara me sakte. Prape se prape edhe keshtu eshte nje kuriozitet i vecante per t'u lexuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Erlebnisse : 25-09-2008 mė 17:17
    La vita č bella...

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Si mendoni, fuqia e Shtetit mund te jete aq e madhe sa te arrije te kontrolloje sikurse edhe levizjen minimale te cdo qytetari? Cfare mendim keni per shtetet e centralizuara, ose per ish kohen diktatoriale ne Shqiperi, ku spiunlliqet ishin ne rendin e dites? A do ju pelqente akoma nje sistem ku nuk do kishte mundesi organizimi krimi, por nga ana tjeter lirite themelore do ishin te paperfillshme?

    Ndoshta si sistem burgu mund te kete vleren e tij... por ne shkall sociale te pergjithshme nuk do e vleresoja...

    P. S kjo eshte teme politike, jo historike e mund te futet me teper tek shkencat per mendimin tim
    La vita č bella...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    nuk besoj se mund te arin nje shtet bashk me institucionet perkatese per te kontrolluar edhe levizjet me te vogla te njeriut,mirepo do isha per nje sistem ku nuk do te kishte mundesi organizim krimi,por nga ana tjeter edhe lirit themelore do doja te jen te perfillshme......

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Ke ndonje shembull shteti, qe mund te kete realizuar ne nje fare menyre ate qe shpreh ti me karakteristikat qe do deshiroje?
    La vita č bella...

  5. #5
    Shteti te kontrolloje levizjen me minimale te qytetareve? Po normal. Ne Shqiperi mbase akoma po ne perendim ku cdo gje eshte e kompjuterizuar, teknologjia ka hyre ne cdo segment te jetes dhe nuk mund te kuptohet asgje pa te...kontrolli ndaj popullates eshte si kurre ndonjehere. Cdo gje kontrollohet, cdo gje shikohet, cdo gje degjohet. Kush mendon ndryshe jeton ne nje bote iluzionesh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •