Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Sërish Berisha Me Avazin E Vjetër?!

    SËRISH BERISHA ME AVAZIN E VJETËR?!


    Përmes deklaratave të tija të pamatura rreth bashkimit kombëtar, edhe më tej vazhdon avazi i vjetër i prononcimeve publike nëpër mediet ndërkombëtare të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai, në të fundin, që i bëri këto ditë agjencisë së lajmeve “Reuters”, në mes tjerash tha: “ është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe”.
    Ndoshta, si një shqiptar i zakonshëm, po tentoj ta kuptoj zoti Berishën për realitetin e mosekzistimit të vullnetit momental të bashkësisë ndërkombëtare për një revidim të tillë territorial, si, dhe, nevojën e strategjisë së tij të matur diplomatike të mbajtjes së qëndrimit të urtë rreth kësaj çështje të ndjeshme. Por, nga ana tjetër, dyshoj se ai është i bindur se mu kjo Evropë dhe kjo bashkësi ndërkombëtare, do të pranoj që shumë gjatë në hapësirat e sajë gjeopolitike, të ekzistojnë dy shtete shqiptare me të drejtën e dy votave, apo, e dy mundësive të “vetos” në asociacionet e vendimmarrjes globale ku ato patjetër dikur do të jenë së bashku të anëtarësuar. Shqipëria sot, veç është në mjaftë sosh, por edhe Kosova si shtet më i ri dhe i njohur ndërkombëtarisht, patjetër se do të pretendoj që në të ardhmen sa më të afërt të jetë anëtare, në rend të pare e OKB-së, por edhe të shumë asociacioneve tjera integruese financiare, politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
    A thua, ta zëmë, Italia, Franca, pse jo dhe vetë SHBA-të, do të pranojnë që ata si shtete nacionale dhe me ndikim politik më të fuqishme në këto asociacione, praktikisht të kenë një votë, ndërsa shqiptarët si popull, me dy shtete e tyre ekzistuese, dy vota?!
    Nga ana tjetër, sot jemi dëshmitar për shumë aplikime të së drejtës ndërkombëtare me dy arshinë në Botë. Aq janë të acaruara raporte të ndërsjellët në mes të dy superfuqive, saqë, edhe në politik po vërehet ashiqare logjika e veprimit të asaj thënie tonë të urtë popullore: “Për inat të nuses, le të më vdes djali”
    Mikja jonë e dëshmuar, SHBA-të, në planin e politikës së saj të jashtme afatshkurtre, haptazi po e mban anën e interesave të popullit shqiptar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe gjetiu në gjitha trojet tona të shkapërderdhura etnike. Kuptohet, me një “status-quo” të gjendjes sikurse është tani, por, interesat e saja strategjike dhe veprimet inteligjente të politikave afatgjate janë shumë më të mëdha.
    Faktori shqiptar në Evropë dhe Botë, nuk është sot relevant vetëm përmes veprimit të shtetit aktual, por, prezenca e saj e fuqishme në stabilitetin e përhershëm ballkanik, është në Kosovën shtet kinse të shpallur shumetnike, në Maqedoni e cila nuk dihet ende a është shtet, në Malin e Zi, i cili me një këmbë veç është në Serbi, në Greqinë me shumë territore të pa definuar me fqinjët (Sipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë) dhe në vetë territorin “e të përkëdhelurës së tyre” Serbisë”, me Kosovën Lindore në qafë si barrë, e cila, kurdoherë mund të aktivizohet si kushtëzim reciprociteti.
    Të shkojmë më tutje, dhe pak më larg në kilometra! Aktualisht, pozita dhe statusi i shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dihet sot se si është. Për të, bashkësia ndërkombëtare, dhe kohën e fundit, personalisht edhe vetë zonja KONDOLIZA RAIS, publikisht kanë pranuar se kanë dështuar në tërësi me formimin e këtij shteti. Ajo, “de facto”, e formuar me imponim si një “shtet fantom multi-etnik”, me Republika Srpskën të decentralizuar dhe sovrane në brendinë e saj, shpirtërisht, veç konsiderohet si pjesë e bashkangjitur Serbisë.
    Edhe Kosova është shtet i imponuar multi-etnik, dhe, paramendoni dikur pas disa viteve, pranimin e bashkësisë ndërkombëtare se, mu sikurse me Bosnjën “alla Dejtoniane”, ka dështuar edhe me këtë Kosovën “alla Ahtisariane”??!
    Çka duhet bërë atëherë! Mos vallë, për t’u përmirësuar ky gabim, Kosovën duke kthyer sërish sikur ka qenë dikur nën Serbi?
    Jo, jo, dhe kurrë!!
    Unë, ende nuk e kam të qartë se si politikanët tanë aktual në Shqipëri, por edhe në Kosovë, deklarojnë fuqishëm në medie se, popujt tanë të ndarë, në të ardhmen nuk janë për një shtet të përbashkët?!
    A thua, a i beson kush këtyre prononcimeve të tyre?!
    Ku dhe në cila fakte empirike bazohen ata për një konstatim kaq të sigurt...?!
    "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", - tha më tej në deklaratën e vetë kësaj agjencie, z. Berisha.
    I nderuari z. kryeministër i pjesës së dytë të atdheut tim!
    Ndjehem i sfiduar dhe në vazhdim, nuk po mundem pa ju drejtuar personalisht.
    Pavarësinë, ne kosovarët e votuam, por dihet si dhe në çfarë mënyre. Sido qoftë, mendoj se këtë çështje më së miri do të dëshmoj koha. E, sa për atë pasus tjetër të deklaratës suaj në vazhdim, ku thoni: “ata luftuan për këtë projekt të pavarësisë”, e keni fortë gabim, z, Berisha! Nëse këtu mendoni vetëm në luftën e fundit çlirimtare të UÇK-së, atëherë, pa ngurrim po ua them se ju, duke deklaruar publikisht kështu, me vetëdije po tentoni ta falsifikoni historinë. Me këtë rast, nuk kisha dashur që të hyjë në detale të gjata argumentuese, por vetëm ju kisha sugjeruar që ta lexoni betimin e famshëm të luftëtarit të UÇK-së , dhe aty do të vëreni se për cilat ideale dhe për çfarë synime, mijëra e mijëra shqiptar, u flijuan dhe ranë si dëshmor në këtë luftë...
    Fatlumësisht, vetë Qeveria e juaj, zoti Berisha, ishte nismëtare e atij projekti me interes strategjik gjithëkombëtar të ndërtimit të autostradës: “DURRËS-MORINË”.
    Ende pa përfunduar kjo nisëm madhore e një lidhjeje të mirëfiltë etnike dhe ekonomike ndërshqiptare, qindra e mira Kosovar, ia mësyn këtë vit për pushime bregdetit Shqiptar. Kur zakonisht në bisedë i pyetnin ata se ku do të shkonin për pushime këtë vit, përgjigja ishte e ditur: NË DETIN TONË. Po, po, ata thuanin në “detin tonë”, e jo në “detin e Shqipërisë”.
    Nëse juve politikanëve vërtet ju mungon një tregues shkencor-empirik të një disponimi popullor gjithëkombëtar për bashkim, pse jo, edhe këso metodat asociative psiko-analitike frojdiane munden të ju shërbejnë si orientim.
    Dhe për fund, z. Berisha, të jemi të sinqertë. Edhe pse deklaroni ashtu, jam i bindur se e dini edhe ju vetë shumë mirë këtë realitet. Andaj, ju lutem, të mos na pengoni neve, sikur na quani, “një grusht nacionalista ”, “ekstremista”. “etnonacionalista”, e ku ta di si tjetër, që haptas ta shprehim këtë synim dhe fuqishëm të punojmë në këtë drejtim.
    Le të besojmë se ne ndërmjet jush dallojmë vetëm nga gjuha e deklarimit dhe jo nga zemra e sinqertë e synimit .
    Duhet ta dimë të gjithë, por edhe ju politikan transitor! Kjo rrugë kurrë s’ka të ndalur, sepse populli ynë kaherë është nisur drejtë saj...!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    Pse ka pasur ndonjehere avaz te ri..?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #3
    Pike se pari pershendetje Adnan dhe mireserdhet ne forumin tone. (e lexoj ndonjehere revisten virtuale qe botoni dhe kemi disa preferenca te perbashketa). Ne lidhje me kete shkrimin tuaj dua te bej vetem nje koment pa e zgjatur me opinone pro e kundra. Kemi nje shprehje te urte qe mbase e keni edhe ju dhe qe thote: Nuk i bihet murit me koke. Sado te na e kerkoje shpirti bashkimin nese nuk jepet ok nga fuqite e medha atehere 'ulerima' e kosovare dhe e shqiptareve, qofshin keta popull i thjeshte, qofshin politikane (qe per hir te realitetit duhet pranuar qe nuk kane asnje peshe ne arenen nderkombetare) as ka per tu marre ndonjehere ne konsiderate as madje ska per tu degjuar fare. Mjafton te shihet eksperienca me Shqiperine ne keto 17 vite dhe kuptohet fare mire qe nese del nga binaret dhe nuk ben ate qe te thone, atehere fluturon nga pushteti, te behet skneari gati brenda muajit dhe shkon deri ne prag lufte civile. (kujto gjyqin ndaj minoritareve, problemet me gjykaten kushtetuese, me vete kushtetuten dhe sidomos marrdheniet me fqinjin jugor, etj). Ballkani njihet si zone e nxehte dhe gjithmone aktive. Mjafton nje shkendije dhe hapen faqe te nisura qe para 2000 vjetesh. Askush nuk do me nje ballakan te rremujshem apo me keq akoma, konflikte te hapura nderetnike qe do te thote nje lufte e sigurt ne Ballkan. Dhe dihet mire reagimi ndaj idese se nje Shqiperie te Madhe. Eshte arritur shume me keputjen e qafes se serbeve nga Kosova. Eshte arritur shume me statusin qe ajo ka aktualisht (ndonese ne do donim edhe me mire e me shume). Por duhet te jemi realist, per momentin bashkimi me Shqiperine ne mos eshte utopik, prish disa balanca te nevojshme per te ardhmen. Nese Shqiperia futet ne BE sebashku me Kosoven atehere ideja e kufijve nuk ka peshen qe do kishte sot dhe bashkimi do behej shume me natyral. Pyetja qe une do shtroja eshte kjo: A eshte i gatshem dhe i vetedijshem populli i Kosoves dhe ai i Shqiperise per nje bashkim te tille? A kemi ne vullnetin e duhur per te sheshuar ato diferenca qe na u injektuan per mbi 90 vjet te ndare nga njeri tjetri? A jemi ne gjendje ta duam njeri tjetrin aq sa ta kerkojme me shpirt bashkekzistencen? I referohem popullit dhe jo politikaneve pasi personalisht e konsideroj se pari nje vendim shpirteror te popullit shqiptar e me pas nje nisme politike. Une kam opinionet e mija ne lidhje me keto pyetje por po zgjedh me mire qe ti hedh ketu per diskutim nga te gjithe.

Tema të Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  4. Shqipja E Vjeter
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 18:09
  5. Pershendetje dhe mire se ju gjeta serish !!!
    Nga -ZeroCooL- në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 09-03-2005, 07:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •