Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    'Masakra Muslimane' - Denohet Loja Kompjuterike

    Nje loje kompjuterike ne te cilen lojtaret kontrollojne nje ushtar amerikan i derguar per te 'shfarosur rracen muslimane' eshte denuar si ofensive dhe banale nga nje grup mysliman Britanik.

    Qellimi i lojes e cila mund te shkarkohet falas ne internet eshte 'te siguroje qe asnje mashkull apo femer muslimane te mbetet gjalle', kjo sipas vete komenteve te krijuesit te lojes. Lojtaret kontrollojne nje 'Hero Amerikan' i armatosur me mitraloz dhe rraketa hedhese i cili dergohet me parashute ne Lindjen e Mesme.

    Lojtaret kalojne nga niveli ne nivel duke vrare fillimisht arabet qe paraqiten ne ekran dhe me pas Osama Bin Laden, Muhamedin dhe se fundi vete Allahun.

    Por organizata rinore British Muslim e quajtur Fondacioni Ramadan ose The Ramathan Foundation shprehu 'zemerimin dhe denimin e saj te madh' ndaj lojes. Grupi tha se: 'Kjo loje larteson ose glorifikon vrasjen e muslimaneve ne Lindjen e Mesme dhe i lutemi kompanive te internetit qe te heqin kete webfaqe nga sherbimet e tyre pasi kjo ndjell dhune ndaj myslimaneve dhe perpiqet qe te justifikoj vrasjen e myslimaneve te pafajshem.

    Lajmi ne origjinal: http://www.independent.co.uk/life-st...ed-926085.html

    Vazhdimisht ka patur protesta te grupeve te ndryshme myslimane ndaj disa veprimeve te kryera ne perendim te cilat kane qene drejtuar ose ndaj besimtareve te kesaj feje ose ndaj figurave te saja. Lojra te tilla jane bere vazhdimisht dhe ndaj feve te tjera por asnje grup nuk eshte rebeluar dhe revoltuar sic ndodh me myslimanet. Ja disa lajme te ngjashme:

    Muslim rally to condemn cartoons and extremists



    Islam UK: Anger and sorrow on the streets of Beeston

    The enemy within? Fear of Islam: Britain's new disease

    The two faces of Islam UK



    Etj etj etj...

  2. #2

  3. #3
    Ka nje tendence kohet e fundit per krijime lojrash te tilla (ne rastin konkret ndaj myslimaneve) por ka dhe ndaj kristianeve. Disa grupe te ndryshme ateistesh kane zgjedhur menyren e tyre propagandistike nepermjet lojrave me pretendimin se nje bote pa fe dhe profete do ishte vend me i mire. Kjo mu kujtua direkt sapo lexova lajmin, ne qershor pati nje tjeter lajm mbi krijimin e nje loje kompjuterike e titulluar Ndal Perhapjen e Krishterimit dhe Islami )te cilen e gjeta mbas nje kerkimi ne internet: New video game’s objective: Stop the spread of Christianity and Islam

    dhe po ashtu kjo tjetra qe flet per vrasjen e cdo te krishteri: Assassin's Creed Personal Vendetta Gives Achievement for Killing Every Last Christian

    Arsyeja pse shtova keto te tjerat ka te beje me qellimin tim per te shmangur komentet me karakter fetar te disa antareve te forumit. Tema eshte thjesht informuese per fenomenin ne fjale dhe ska asnje tendence fetare. Sic e shikoni te dyja grupet fetare goditen njesoj dhe nuk ka pabarazi. Po ashtu nuk kane mbetur mbrapa dhe 'vrasesit e izraeliteve' me lojen e titulluar: Kaboom The suicide bombing game

    Eshte shqetesues nje fakt. Lojra te tilla kane nje audience relativisht te re ne moshe dhe mesazhi qe i transmetohet eshte ai i dhunes dhe i jo tolerances. Ska rendesi nese behet fjale per myslimane apo te krishtere, mesazhi eshte i qarte vrit njeren pale, vrit palen tjeter. Kjo nuk i sherben aspak paqes dhe mirekuptimit midis rracave e religjioneve. Denohen apo jo nga opinioni, lojra dhe mesazhe te tilla mesa duket kane kohe qe qarkullojne neper internet por nuk marrin vemendjen e duhur nga mediat. Nderkohe jane moshat e reja ato qe bien pre e kesaj mos tolerance dhe thirrje per dhune.

  4. #4
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Po po gjithkush mundet me u tall apo me kerku per vrasjen e myslimaneve e te krishtereve por atyre ateistave trima do ju thoja kyt.

    Pse nuk merreni dhe me qifutet se adhe ato kan fe, madje ato e quajne vedin njerezit e zotit, po ashtu jane aq fanatike madje ma shume se myslimanet dhe te krishteret.


    Darius ka ndonje vidjo nga ateistat per vrasjen e qifutave????

  5. #5
    Mos u nxitoni ne konkluzione po lexoni temen me vemendje. Ne cdo shkrim ka informacion qe eshte nje fenomen qe godet dhe sulmon cdo fe e grup fetar, pra myslimane, te krishtere dhe cifute. Nuk ben perjashtim dhe nuk mban njeri me hater. Ju lutem lexoni temen me vemendje perpara se te shkruani.

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Lojtaret kalojne nga niveli ne nivel duke vrare fillimisht arabet qe paraqiten ne ekran dhe me pas Osama Bin Laden, Muhamedin dhe se fundi vete Allahun.
    Sa e fortė kjo. U vrasin allahin nė pc...looooooool
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    Pati disa komente te turpshme nga nje xhihadist ketu ne forum i cili e gjeti vendin jashte pergjithmone. Do e theksoja dhe njehere qe tema duhet lexuar me vemendje pasi trajton jo vetem sulme ndaj myslimanizmit por edhe krishterimit dhe judaizmit. Po citoj ne menyre te vecante komentin tim te fundit:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Eshte shqetesues nje fakt. Lojra te tilla kane nje audience relativisht te re ne moshe dhe mesazhi qe i transmetohet eshte ai i dhunes dhe i jo tolerances. Ska rendesi nese behet fjale per myslimane apo te krishtere, mesazhi eshte i qarte vrit njeren pale, vrit palen tjeter. Kjo nuk i sherben aspak paqes dhe mirekuptimit midis rracave e religjioneve. Denohen apo jo nga opinioni, lojra dhe mesazhe te tilla mesa duket kane kohe qe qarkullojne neper internet por nuk marrin vemendjen e duhur nga mediat. Nderkohe jane moshat e reja ato qe bien pre e kesaj mos tolerance dhe thirrje per dhune.

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Dhuna nė PC Darius ėshtė njė mėnyrė alternative shprehjeje. Njėsoj si tė krahasosh seksin me masturbimin.
    Sė pari; nuk besoj se ndjenjat antifetare tė dikujt janė kaq tė mėdha sa tė merren me njė lojė tė tillė pėr shkak tė urrejtjes. Gjithashtu nuk besoj se kjo loja indukton urrejtje mė tej. Unė do e luaja thjesht pėr kuriozitet. Ndoshta do mė vinte pėr tė qesh kur vritej allahi apo krishti etj.
    Mė shumė vlen pėr thyerje tabuje qė feja gėzon njė respekt tė pamerituar nė masat. Nėse vihet nė lojė apo vihet nė pikėpyetje respekti, atėherė nuk ka asgjė tė keqe.

    Unė nuk shofi gjė tė keqe. Tė ngrefurit fetarė ta dinė se unė nuk jam i detyruar tė respektoj idetė dhe mendimet e tyre mė shumė sesa mė lejon llogjika. Kjo loja mund tė jetė shprehje ekstreme e thyerjes sė tabuve, po asgjė mė shumė.

    Dikush nė u-tube kishte pėshtyrė Kuranin. Uuuuuuuuuuu me vrap myslot pse e pshtyve etj etj...madje kishte dhe mesazhe "do tė tė vrasim" e mė shumė akoma. Ai tha e bėra tė thyej njė tabu. Ti mbaje nė ballė Kuranin tat unė e pėshtyj fshij dhe sumėn po desha me kėt timin, se jam i lirė ta bėj.
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Julius, s'jam dakort me ty, por jam e lire te mos jem dakort me ty, dhe ti je i lire te mos jesh dakort me mua .

    E para, jam kunder dhunes ne pergjithesi ne keto lojra, sidomos per moshen e re. Mund te rrime ketu e te analizojme te dhenat e studimeve te ndryshme per ndikimin qe ka dhuna ne lojrat kompjuterike tek femijet dhe te rinjte. Teme me vete.

    Nga ana tjeter, fenomeni ne ngritje i "in"tolerances fetare, nuk ka nevoje per frymezime te tilla. Keta qe i bejne keto lojra, nuk i bejne per bindje personale fetare apo ateiste, por sepse kane nje zot: Parane. E dine shume mire qe ka treg per lojra te tilla, duke pasur parasysh acarimet e viteve te fundit, dhe i mshojne.
    Nuk jane te pafajshem, bejne te njejtin krim si prodhuesit e droges. Nuk eshte ceshtje lirie, sepse dhuna ndersektare po paguhet me gjak ne shume vende te botes.

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Darius, ty falemnderit qe na solle fotot - por me sa shoh s'i paske rezistuar tundimit e i paske kput 117 veta. Meqe ra fjala, nuk duhet te jesh akademik shkencash te kuptosh qe kesaj pune i kane hyre me shpatull. Boll te shohesh qe 80% e filmave qe Hollywood prodhon cdo vit dhe sidomos ato qe, ne thonjeza << vleresohen ne maksimum >> ...kane si subjekt dhunen, vrasjen, terrorrin, perdhunimin etj...te marresh me rradhe te tera videogames me te shitura dhe ato te cilave u behet me teper reklame, qe kane te njejtin subjekt, te ben te kuptosh qe kjo gjenerate po programohet per nje drejtim te vetem dhe pa e kuptuar fare...bo bie viktime e nje skenari, te cilit fundi i dihet fare mire.

    Droga e alkoli po trefishohen neper duart e trafikanteve dhe perdoruesve. Arsimimi po zhvleresohet me hapa gjigande. Rritja e cmimeve, energjise dhe sidomos nevojave kryesore te njeriut tashme eshte prezente, nderkohe qe rrogat po mbeten te njejta. Te burgosurit po lirohen cdo dite nga burgu me amnisti te tipit te prasit. Po dhe lojrat e filmat bejne te tyren. Iku dhe familja, qeliza baze e shoqerise se babai ja pellcet manushaqen te bijes, nena te birit e kunata vjerrit dhe...me te thatin digjen dhe tere te njomet. Nuk mbetet gje tjeter...vec te na kendoje nje kenge kjo lioneska me mustaqe te rruara me lart.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •