TIRANE-Nė qarkun e Gjirokastrės do tė hapen kėtė vit mėsimor 16 shkolla publike pėr minoritetin grek. Kjo ėshtė mundėsuar falė njė marrėveshjeje dypalėshe, tė mbajtur tė fshehtė deri mė tani, mes Ministrisė shqiptare tė Arsimit dhe asaj greke. Seksioni shqip i BBC, qė ka bėrė tė ditur lajmin, njofton gjithashtu se kėtė vit dy ministritė, pėr funksionimin e plotė tė kėtyre shkollave publike, kanė realizuar botimin nė gjuhėn greke me njė kosto tepėr tė lartė tė 16 teksteve shkollore, ndėrsa edhe 6 tituj tė tjerė janė duke u pėrkthyer pėr tu botuar mė pas nė shtetin grek. Kėto tekste do tė subvencionohen pėr nxėnėsit e minoritetit nga shteti shqiptar nė masėn 99 pėr qind, pėr shkak se kostoja e vetėm njė teksti shkollor arrin deri nė 250 mijė lekė tė vjetra. Nė kuadrin e kėtij bashkėpunimi dypalėsh, ekspertėt e arsimit nė jug tė Shqipėrisė po pėrpiqen tė pėrshtatin edhe arsimin nė gjuhėn greke sipas sistemit nėntėvjeēar tė arsimit nė Shqipėri dhe tė zgjidhin edhe probleme tė tjera tė lidhura me kualifikimin e vazhdueshėm tė stafit pedagogjik tė rreth 16 shkollave nė gjuhėn greke.
Kontestimi
Marrėveshja dypalėshe mes Ministrisė shqiptare tė Arsimit dhe asaj greke ka hasur nė kundėrshtime tė forta nga ana e Drejtorisė Rajonale Arsimore tė qarkut tė Gjirokastrės. Sipas drejtorit Vasil Muka, ky problem duhet tė marrė njė zgjidhje graduale dhe jo tė menjėhershme, sikundėr pritet tė ndodhė. Nė njė prononcim pėr BBC, ai vė nė dukje se shumica e 16 shkollave qė do tė hapen pėr minoritetin grek do tė jenė nė nivele njė mėsues pėr njė apo dy nxėnės, ēka sipas tij ėshtė e pakonceptueshme. Ne po mbajmė shkolla qė ndoshta nuk mbahen as nė Greqi apo nė vende tė tjera nė Ballkan apo nė Europė. Kėshtu, nė Sopik kemi njė nxėnės dhe ne kemi caktuar njė mėsues. Mbajmė shkolla tė tjera, siē ėshtė Sofratika, Frashtani, Jorgucati, ne tė cilat kemi numra minimalė fėmijėsh, por ne po i mbajmė dhe nuk po i pėrqendrojmė, - thekson ai. Muka thotė pėr BBC-nė, se pėrqendrimi i nxėnėsve pėr shkak tė numrit tė vogėl tė tyre vetėm nė disa shkolla edhe pėr minoritetin grek, duhet ti pėrqaset situatės qė paraqitet edhe nė zona tė tjera tė vendit me popullsi shqiptare, ku shkollat me njė apo dy nxėnės mbyllen.
Tekstet
Pėr shkak tė numrit tė vogėl tė teksteve tė nevojshme, botimi i tyre kėrkonte njė kosto mjaft tė lartė. Vasil Muka, drejtori i Drejtorisė Arsimore Rajonale tė Gjirokastrės, thotė se shteti shqiptar do tė subvencionojė koston e tyre nė masėn 99 %, pėr shkak se kostoja reale e kėtyre teksteve arrin deri nė 250 mijė lekė tė vjetra. Janė 16 tekste tė shkollave tė minoritetit grek qė janė duke u shtypur nė Greqi dhe shpresojmė se sė afėrmi do tė vijnė nė duart e nxėnėsve. Ndėrkohė, ėshtė duke u punuar edhe pėr gjashtė tituj tė tjerė qė po pėrkthehen e bėhen gati pėr botim. Ndėrsa tekstet nė gjuhėn shqipe tashmė janė gati edhe pėr fėmijėt e minoritetit grek. Doja tė theksoja se subvencionimi do tė bėhet pėr fėmijėt e minoritetit, ashtu si edhe pėr fėmijėt shqiptarė. Nėse pėr fėmijėt shqiptarė paguhet 50% subvencion, pėr fėmijėt e minoritetit ai shkon nė 99%, sepse njė tekst nė zonėn e minoritetit del me njė kosto shumė tė lartė, 25 mijė lekė apo 250 mijė lekė tė vjetra, - sqaron ai.
burimet:
Krijoni Kontakt