Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se do fitoje zgjedhjet ne US?

Votues
122. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PR: McCain/Palin

    60 49.18%
  • PD: Obama/Biden

    62 50.82%
Faqja 21 prej 41 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 409
  1. #201
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Ata qe e kane ndjekur nga afer fushaten e se c'thone dy kandidatet si dhe historine e Joe-the plumber, ja nje zbatim ne praktike i njeres prej ideve, rishperndarja e pasurise:

    Here is a creative approach to redistribution of wealth as offered by a reader of the local newspaper, the Eagle Tribune.

    Today on my way to lunch I passed a homeless guy with a sign that read "Vote Obama, I need the money." I laughed.

    Once in the restaurant my server had on a 'Obama 08' tie, again I laughed--just imagine the coincidence.

    When the bill came I decided not to tip the server and explained to him that I was exploring the Obama redistribution of wealth concept. He stood there in disbelief while I told him that I was going to redistribute his tip to someone who I deemed more in need--the homeless guy outside. The server angrily stormed from my sight.

    I went outside, gave the homeless guy $10 and told him to thank the server inside as I've decided he could use the money more. The homeless guy was grateful.

    At the end of my rather unscientific redistribution experiment I realized the homeless guy was grateful for the money he did not earn, but the waiter was pretty angry that I gave away the money he did earn even though the actual recipient deserved money more.

    I guess redistribution of wealth is an easier thing to swallow in concept than in practical application.

    OR IS IT......REDISTRIBUTION OF SOMEONE ELSE'S WEALTH IS A GREAT IDEA..........or just a fools political game !!

    "...nuk eshte krejt e pa-arsyeshme qe te pasurit duhet te kontribuojne ne shpenzimin publik, jo vetem ne perpjestim me te ardhurat e tyre, por dicka me shume sesa ne ate perpjestim".

    Adam Smith, The Wealth of Nations, 1776



    Per ata qe nuk e kane idene se kushe eshte Adam Smith. Adam Smith eshte Babai i Ekonomise Moderne.

    Po ashtu per ata qe nuk e kane idene e ligjeve baze te ekonomise: Taksat jane shembulli me i thjeshte i vene ne praktike i "wealth redistribution".

  2. #202
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Sot ne gazeten online Canada Free Press kishte nje koment dhe sidomos nje video te titulluar: The Video that could cost Obama the election. Eshte nje video ku tregon mbeshtetjen e hapur te Barak Obames ndaj Raila Odinga te Kenias, zgjedhjet dhe dhunen pasoi.
    .[/B]

    Fushates se McCain i kane mbaruar gjithe baterite e fishekeve. Ne fund i ngeli te therrasin dhe Joe Hidraulikun per ndihme. S'e di per ju, po sa here shoh Joe Hidraulikun me vjen nder mend Nafija!

    Ky lajm nuk eshte zbulim i koheve te fundit. Ka shume muaj qe qarkullon dhe ka nisur me nje email te shkruajtur nga nje cift misionaresh amerikane ne Nairobi. Pas huplalase se pare krijuar nga Politifact, u shua si histori sepse e njejta website qe e publikoi, e pergenjeshtroi.

    Ja dhe linku i PolitiFact
    http://www.politifact.com/truth-o-me...h-their-facts/

    Pavaresisht nga kjo, lajmi u kap e u publikua ne librin e trashe "Obama Nation" te Jerome R. Corsit, nje PhD i Harvardit por qe nuk i ka ngelur asnej pike reputacioni as mes vete konservatoreve. Libri eshte plot me rrena qe as qe kam nder mend te humbas kohen me to.

    Po meqe po flasim per Kenian po marr nje shembull nga Shqiperia; a ka burre nene qe ti bashkoje shqiptaret ne nje mendim te perbashket per shkaktaret e '97? Kush i shkaktoi 2000 viktimat ne 6 muajt e pare te piramidave, Nano apo Berisha? Cili nga ata te dy ishte terrorist me lidhje te greku apo te serbi? Dhe meqe ra fjala, a i mban mend njeri raportet e gazetareve perendimore qe nuk e kishin idene se cfare ndodhte dhe filmonin kalamajte me kallash?

    E mora shembullin e mesiperm vetem si paralelizem. Vendet me histori te komplikuara politike e sidomos me probleme etnike, jane te veshtire per tu kuptuar.

    Kenia, ashtu si Shqiperia, ka nje histori te gjate tridhjetvjecare diktatoriale. Odinga ishte nje nga kundershtaret kryesore te presidentit te atehershem Daniel Moi (i cili per 30 vjet nuk lejoi sistem shumepartiak) dhe madje u burgos per me shume gjashte vjet prej tij (pa gjyq), '82-86.

    1997 per Kenian ishte si 1991 Shqiptar. Odinga dhe Kibaki ishin kundershtare te Moi-t.( T'jua bej me te lehte e te them Berisha e Ceka ?) Odinga vinte i dyti pas Kibakit.

    Ne 2002, Odinga ndihmoi Kibakin te hipte ne fuqi. Kibaki e hengri fjalen per ti dhene pushtetin qe i kishte premtuar Odinges dhe keshtu te dy, nga bashkepunetore u bene kundershtare. Gjate zgjedhjeve te 2007, Odinga, i cili kryesonte opoziten, kundershtoi rezultatin e zgjedhjeve me akuzen se Kibaki vodhi votat. Pas ngaterresave te krijuara Odinga vuri kusht ndermjetesimin nderkombetar ne kembim te paqes. Keshtu u be, dhe nje nga ndermjetesit ishte dhe Kofi Annan e Rice te cilet i kerkuan Obames te telefononte. Rezultati, Kibaki u be president, Odinga kryesminister. Skenari shume i njohur!

    E vetmja lidhje mes Odinges dhe Obames eshte se baballaret e te dyve vijne nga i njejti tribu.

    Obama nuk i ka dhene $1 milion Odinges. Kontrolloni ne fec.gov nese keni kohe te tepert.

    Odinga eshte ne fakt i krishtere, dhe qe ti referohem mikut tim nga Kenia, Odinga ka shume perkrahje ne te gjithe Afriken.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Shpresoj qe idete dhe premtimet e Obames te jene thjeshte propagande fushate, sepse nqs ai me te vertete ka keto ideale dhe kerkon te mbushe keto premtime Ameriken e pret 4 vjecari me i rrezikshem ne historine e saj.

  4. #204
    Fushates se McCain i kane mbaruar gjithe baterite e fishekeve. Ne fund i ngeli te therrasin dhe Joe Hidraulikun per ndihme. S'e di per ju, po sa here shoh Joe Hidraulikun me vjen nder mend Nafija!
    Me duket se te ka shpetuar nje detaj interesant. Kjo 'arme' nuk u perdor fare nga McCain. Gje qe te shtyn te mendosh qe mbase Obames i eshte rezervuar nje tjeter surprise ose surprisa... Ka nje vije llogjike e cila thote se gjithmone ai qe eshte subvencionuar me shume ne Amerike per pushtet, ai eshte bere presidenti i ardhshem. Dhe Obama kryeson goxha ne liste por... nuk e di pse ka dicka te cuditshme ne te gjithe kete mbeshtetje. Sbej tifozllek per asnjerin sepse nuk me intereson asnjera nga keto figura. E ndjek si i jashtem me idene fikse ne koke qe kushdo qe vjen eshte thjesht kukulla e rradhes ne duart e puppet masters. Komentet e njerezve jane thjesht pjese e show vetem se ata nuk e dine qe eshte show dhe mendojne (madje e ndjejne me shpirt) se po luftojne per drejtesine apo per me te drejtin. (qe ne kete raste mund te jete me i shtrember se draperi). Ironic, isn't it? Obama shpesh me eshte dukur si milliped. Tregon disa po te tjerat i ka te fshehura mire. McCain eshte me redneck style. Same snip anyway. Histori si kjo e Odinges apo si kjo tjetra ketu: http://article.nationalreview.com/?q...RhZGJmMTAyOGY= jane produkti i rradhes qe ofrohen nga tregtaret e tymit. Jetojme ne epoken e barinjve dhe masave qe pranojne te jene delet. Vetem se bagetia ka vetem nje destinacion, THERTOREN. Sic e ka thene dhe Ciceroi i varfer: O praeclarum custodem ovium lupum...me pak fjale ne shqip mund te pershtatet si: Nje mbrojtes perfekt i deleve eshte ujku Amerikanet do e qajne diten qe hodhen voten per Obamen. Me kujton gjithmone ate fabulen me zogun e vogel qe nuk duroi te fshihej ne balgen e kaut. Por po e le per here tjeter. Kaq shume sa ofron debati per Obamen ka vend per ate fabul dhe per te tjera...aq sa do e kishte zili dhe La Fonteni.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Amerikanet do e qajne diten qe hodhen voten per Obamen.
    Nuk ka tjeter , pasi kan ardh ne duel nji jude dhe nji zezak , un e preferoj nji zezak .se paku do ta ruj boten dhe njerzimin

    lexo ket emer ne google
    Paul Schlesselman
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #206
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    .... Ka nje vije llogjike e cila thote se gjithmone ai qe eshte subvencionuar me shume ne Amerike per pushtet, ai eshte bere presidenti i ardhshem. Dhe Obama kryeson goxha ne liste por... nuk e di pse ka dicka te cuditshme ne te gjithe kete mbeshtetje
    Me kete mendim, po futesh ne kategorine e atyre personave qe deklarojne qe lobi ēifut ka vendosur unanimisht per mbeshtetjen e Obames. Bile keta persona deklarojne qe bota kapitaliste udhehiqet si politikisht, ekonomikisht dhe finaciarisht nga ēifutet.

    Duke qene se vazhdoj universitetin per nje dege ekzakte ku vertetim dhe provat jane baza e ēdo gjeje, une distancohem parimisht nga keta persona qe mendojne keshtu.

    Por jam i mendimit se pavarsisht se jane: ēifutet, armenet apo kushedi se kush, Obama eshte vegla e nje grupi te fuqishem qe kerkon te marri pushtetin. Ky grup qe mbeshtet hapur Obamen si ne median televizive dhe te shkruar amerikane, ka nje ndikim te fuqishem dhe ne krizen finaciare sot ne USA. (Padyshim qe dhe McCain-i mbeshtetet nga nje tjeter lob i krahut republikan)

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Kaq shume sa ofron debati per Obamen ka vend per ate fabul dhe per te tjera...aq sa do e kishte zili dhe La Fonteni.
    Nqs ne pushtet vjen Rama, shanset qe keto fabula me Obama te futen ne letersine qe behet neper shkollat e Shqiperise do te rriten shume

    Me pelqen mendimi i thene dje nga nje opinionist qe populli amerikan nuk e thote hapur dhe qarte mendimin se une nuk votoj per Obamen se eshte i zi. Sipas tij ka mundesi qe edhe pse nje kandidat te jete 8 pike para tjetrit ti humbasi zgjedhjet (dhe jepte disa shembuj). Kjo te pakten do te ēoj uje ne mullirin e McCaini-t, i cili ka disa muaj qe po punon me gjysme kapaciteti per munges te “rreshjeve te shiut” dhe te prurjeve te pakta te perroit.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  7. #207
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Me kete mendim, po futesh ne kategorine e atyre personave qe deklarojne qe lobi ēifut ka vendosur unanimisht per mbeshtetjen e Obames. Bile keta persona deklarojne qe bota kapitaliste udhehiqet si politikisht, ekonomikisht dhe finaciarisht nga ēifutet.
    Se dija qe persona te cilet kane mendimin mese te argumentueshem qe bota drejtohet nga cifutet u kategorizokan.

    Duke qene se vazhdoj universitetin per nje dege ekzakte ku vertetim dhe provat jane baza e ēdo gjeje, une distancohem parimisht nga keta persona qe mendojne keshtu.
    Ti mund te vazhdosh dhe tre universitete per dege ekzakte por sot ecja me postulate nuk te con larg. Vertetimi eshte subjektiv po aq sa jane te fabrikueshme dhe provat. Ky eshte konkluzioni im personal, i krijuar me eksperiencen e viteve.

    Por jam i mendimit se pavarsisht se jane: ēifutet, armenet apo kushedi se kush, Obama eshte vegla e nje grupi te fuqishem qe kerkon te marri pushtetin. Ky grup qe mbeshtet hapur Obamen si ne median televizive dhe te shkruar amerikane, ka nje ndikim te fuqishem dhe ne krizen finaciare sot ne USA. (Padyshim qe dhe McCain-i mbeshtetet nga nje tjeter lob i krahut republikan)
    Sapo re ne kontradikte me deklaratat e tua te meparshme. Por kjo nuk eshte faji jot. Eshte produkt i menyres sesi ushqehen masat. Ketu futet dhe vertetimi i provave qe sipas mendimit tend jane baza e cdo gjeje.

    Nejse qe mos dalim nga tema, une me ate mendjen time them qe e gjithe kjo situate eshte jo vetem e pazakonte por dhe negative ne vibe. Te pakten keshtu e perceptoj une.

  8. #208
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Me duket se te ka shpetuar nje detaj interesant. Kjo 'arme' nuk u perdor fare nga McCain. Gje qe te shtyn te mendosh qe mbase Obames i eshte rezervuar nje tjeter surprise ose surprisa... Ka nje vije llogjike e cila thote se gjithmone ai qe eshte subvencionuar me shume ne Amerike per pushtet, ai eshte bere presidenti i ardhshem. Dhe Obama kryeson goxha ne liste por... nuk e di pse ka dicka te cuditshme ne te gjithe kete mbeshtetje. Sbej tifozllek per asnjerin sepse nuk me intereson asnjera nga keto figura. E ndjek si i jashtem me idene fikse ne koke qe kushdo qe vjen eshte thjesht kukulla e rradhes ne duart e puppet masters. Komentet e njerezve jane thjesht pjese e show vetem se ata nuk e dine qe eshte show dhe mendojne (madje e ndjejne me shpirt) se po luftojne per drejtesine apo per me te drejtin. (qe ne kete raste mund te jete me i shtrember se draperi). Ironic, isn't it? Obama shpesh me eshte dukur si milliped. Tregon disa po te tjerat i ka te fshehura mire. McCain eshte me redneck style. Same snip anyway. Histori si kjo e Odinges apo si kjo tjetra ketu: http://article.nationalreview.com/?q...RhZGJmMTAyOGY= jane produkti i rradhes qe ofrohen nga tregtaret e tymit. Jetojme ne epoken e barinjve dhe masave qe pranojne te jene delet. Vetem se bagetia ka vetem nje destinacion, THERTOREN. Sic e ka thene dhe Ciceroi i varfer: O praeclarum custodem ovium lupum...me pak fjale ne shqip mund te pershtatet si: Nje mbrojtes perfekt i deleve eshte ujku Amerikanet do e qajne diten qe hodhen voten per Obamen. Me kujton gjithmone ate fabulen me zogun e vogel qe nuk duroi te fshihej ne balgen e kaut. Por po e le per here tjeter. Kaq shume sa ofron debati per Obamen ka vend per ate fabul dhe per te tjera...aq sa do e kishte zili dhe La Fonteni.
    Darius nuk me kishte shpetuar aspak fakti qe McCain nuk e permend, publikisht, rastin e Odinges. Ne fakt me postimin tim doja te theksoja pikerisht kete. Por duke u munduar te qartesoj rolin e Odinges ne Kenia, neglizhova berjen qarte te faktit, se kjo histori nuk ka dhembe, prandaj nuk ja vlen ta perdoresh ne publik. Ama mbahet gjalle nga perkrahesit e McCain perderisa eshte e mjaftueshme per te krijuar mjegull rreth personit te Obames. Ka plot njerez qe e qarkullojne perdite per gati nje vit rrjesht, gje qe tregon se nuk eshte mbajtur fare e fshehur.

    Ti thua qe nuk ben tifozllek per asnjerin. Vetem se ashtu si rastesisht po aludon se amerikanet do e qajne diten qe hodhen voten per Obamen. Po me ben kurioz te pyes per llogjiken mbas kesaj thenie. A thua do qajne me pak po te zgjedhin McCain?

    Nationalreview.com, eshte nje blog konservativ qe ben sikur harron qe McCain ishte Chairman i Bordit te Drejtoreve te International Republican National Institute. Ky grup ne 1999 i dha jo pak por $448,873 Qendres per Research dhe Studime Palestineze (CPRS) te krijuar nga, dora vete, Rashdi Khalidi, profesori i te famshmit Columbia University. Dhe ky nuk ishte i vetmi grant dhene palestinezeve. Ne fakt para se te hapja forumin po i hidhja nje sy pikerisht ketij dokumenti te IRS postuar nga liberalet e huffingtonpost-it http://big.assets.huffingtonpost.com/IRIForm9901998.pdf. Ne listen e granteve, Nr. 5180 eshte dhe granti per CPRS qe permenda me lart.

    Te sitesh keto fakte nuk eshte aq pune e lehte. Ne fund te fundit berja e nje politikani eshte nje proces veprimi ne ujra paksa te turbullta. Kenedi ishte nje nga ata qe kaloi neper kete process dhe e permblodhi me nje thenie:

    "Mothers all want their sons to grow up to be president, but they don't want them to become politicians in the process" (Jon F. Kennedy)

  9. #209
    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin
    International Republican National Institute.
    International Republican Institute

    gabim shtypi

  10. #210
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Ky grup qe mbeshtet hapur Obamen si ne median televizive dhe te shkruar amerikane, ka nje ndikim te fuqishem dhe ne krizen finaciare sot ne USA. (Padyshim qe dhe McCain-i mbeshtetet nga nje tjeter lob i krahut republikan)
    .
    GeNi_25, disa postime me siper, bere nje shpjegim te sakte ne lidhje me krizen financiare dhe shkaqet e krijimit te saj.

    Pse e nderrove arsyetimin tend te meparshem?

Faqja 21 prej 41 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •