JibJab.com ka bere nje video shume interesante lidhur me zgjedhjet ne Amerike. Ju sugjeroj ta shikoni, do ju pelqeje. Ka dhe vend per te komentuar.
PR: McCain/Palin
PD: Obama/Biden
JibJab.com ka bere nje video shume interesante lidhur me zgjedhjet ne Amerike. Ju sugjeroj ta shikoni, do ju pelqeje. Ka dhe vend per te komentuar.
Koha ėshtė e maskarenjėve
Por atdheu i Shqiptarėve
O bebi,
Jeremia Writgh nuk po kandidon per tu bere president i SHBA-ve. Kantidati eshte Obama.
Fotot qe postova une nuk jane 'photoshoped' po reale nga debati i fundit. Mjafton te shkosh ne Yahoo Photos. Dhe i postova sa per gallate.
Une i kam renditur argumentet e mia per Obamen me lart. S'e kam ndermend te harxhoj kohen time e te replikoj me kalamaj. Po ke ndonje argument qe permban nje fije llogjike, bujrum. Ne te kundert shko qetesohu e pregatite veten se McCain nuk do fitoje derisa te jete ne gjendje te mbaje gjuhen brenda gojes e te mos jete kaq matuf sa t'i therrase perkrahesit e vet "my fellow prisoners" (youtube).
p.s. Mbase deri ne 2012 do kesh ardhur ne SHBA dhe atehere mund te hedhesh dhe voten per McCain. Kesaj rradhe duket se nuk ke te drejte vote. Sorry!
Ti mi shpirt paske probleme deliri po kujdes me cin kruhesh shpirti se naiher te del dhe huq.
Ne rradhe te pare, kam gati nje dekade qe jetoj ne Amerike, kshuqe mos me trego mua per te drejten e votes se jam e regjistrume dhe ready to cast my vote. Do votoj me krenari dhe nder per John McCain gjithsesi, edhe pse e di qe nuk do fitoje.
E si mund te fitoje McCain, kur Obama ka ACORN qe t'i vjedhe votat si t'ja doje qejfi, sic beri edhe me Clinton!
Edhe une sa per gallate i postova fotot e Wrightit, pastorit shpirteror te Obames per 20 vite rrjesht. Cfare pastori, yll fare. Hehehehehe.
Kuptohet lehte qe fotoja me Wright dhe Hillarin ngjitur eshte photoshopped, nuk na duhet ndonje iluministe si puna jote qe te na e tregoje, por e vetmja gje qe eshte photoshopped eshte vendosja e Clintonit ngjitur. Sepse forma e dhunshme dhe e cmendur e pozicionit te Wright, pastorit te Obames per 20 vjet rrjesht!, eshte reale.
Sa per argumentat e tua per Obamen, kam edhe une disa argumenta per Obamen. Per shembull:
1) OBAMA ka votuar per planin e energjise Bush/Cheney qe i dha mijera perfitime dhe ulje taksash kompanive te naftes
2) OBAMA ka votuar per planin e Bush "FISA" i cili cenon te drejtat themelore duke lejuar shtetin te pergjoje cdo mjet komunikacioni per cdo arsye
3) OBAMA ka furnizuar fushaten e tij me te ardhura masive nga kompania problematike FANNIE & FREDDIE, nje nder shkaktaret kryesore te krizes ekonomike
4) OBAMA ka ndejtur per 20 vjet rrjesht ne kishen e nje te semuri mendor qe mallkon Ameriken mengjes, dreke, darke
5) OBAMA kerkon te na ndihmoje ne ne nje gjendje te veshtire ekonomike, nderkohe qe te vllain e vet e ka lene ne mes te malarjes dhe koleres ne Afrike
6) OBAMA, si elitist i flakte qe eshte, i ka quajtur njerezit rurale cinike dhe te hidhur
7) OBAMA nuk nderon flamurin dhe himnin Amerikan, edhe nje steme mezi e vuri dhe e hoqi prape
8) OBAMA kerkon te flase me diktatore neper bote pa kushte
9) OBAMA ne te njejten kohe kerkon qe te reduktoje arsenalin nuklear duke shpresuar ne perralla me mbret se edhe vende si Rusia do pranojne te bejne te njejten gje
10) OBAMA ka punuar per grupin ekstrem ACORN i cili regjistron njerez me apo pa deshire dhe i ka dale nami per vjedhje masive votash
11) OBAMA ka pasur miqesira me terrorista si Ayers
12) OBAMA ka pasur miqesi dhe ka shkembyer favore me Tony Rezko, i akuzuar per skema te ndryshme ilegale sidomos ne fushen e huave te shtepiave
E pra, Iliri e dashur, mos me trego mua per Obamen ti, se po e shofim shume mire se kush eshte. S'kemi ngelur per analizat dhe argumentat e tua qe te na tregojne llumerat e tij. Mjafton nje liste e thjeshte per te kuptuar qe ky person eshte problematik dhe i rrezikshem. Por me te rrezikshem jane njerez si ty te cilet hipnotizohen kaq lehte dhe arrine te menjanojne gjera kaq serioze vetem per hir te nje shprese don kishoteske per "ndryshim".
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sa Kot : 17-10-2008 mė 13:11
As qe du me dit!
Un jam per McCain.
Po Obama sa vjecar eshte? kur e shikoj me duket sikur i ri :d
Ja dhe nje video ku McCain dhe Obama bejne pak humor.
Ja edhe dicka ende me interesante:
![]()
As qe du me dit!
Obama do kisha deshire te fitoje,edhe pse amerikan nuk do e votojne sepse nuk i duan njerezit me ngjyre :S:S
!Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!
E dashur SaKoti,
Supozimin e gabur qe nuk je amerikane e bera nga fakti qe postoje heret ne mengjes per kohen tone. Paskam harruar qe ka "early birds" qe iu pelqen te zgjohen qe me nate per tju pergjigjur kundershtareve ne forumE terheq ate cka thashe me lart dhe kerkoj falje.
Sa per te tjerat:
Nuk kisha per qellim te 'iluminoja' njeri me permendjen e fotoshopit. Ajo cka doja te vija ne dukje ishte fakti se fotot me JW dhe HC ishin te modifikuara me paramendim prandaj nuk sillnin ndonje pikepamje objektivite ne lidhje me personin e Obames. Tjeter hesap eshte McCain. Deri tani, me gojen e vet, ka thene nje tufe me budallalleqe; ka cuditur dhe vete republikanet dhe ka humbur shume nga reputacioni i larte qe ka patur.
Po ashtu, nuk kisha ndermend as te 'kruhesha' me ty. Postimet e mia te para ne kete teme i drejtoheshin dy personave te caktuar. Ju drejtova atyre pasi pavaresisht se opinionet e tyre ishin te kundert me timin ne lidhje me Obamen, ata kishin hapesire mendimi dhe linin vend per debat.
Nuk doja te beja fushate elektorale per Obamen, por te jepja mendimin tim (i cili ishte i ndryshem nga ai i pergjithshmi) per qendrimin e Obames ne lidhje me ceshtjen e Kosoves. Ai ishte mendimi IM, i krijuar nga vezhgimi IM personal i ngjarjeve dhe i pa ndikuar nga mediat apo nderhyrje te tjera si keto.
Ndryshe qendron puna me 'argumentat' e tua kunder Obames. Te gjitha jane copy-paste nga fushatat elektorale te Hillary Clinton dhe John McCain. Ne te njejten menyre qe ti ke rreshtuar keto 12 argumenta, dikush tjeter mund te rreshtonte 12 kunder-argumenta.
Do merrem vetem me argumentin e pare sepse eshte i vetmi qe ja vlen. Gjithe te tjeret jane idiotsira qe nuk meritojne kohe. Eshte e vertete se Obama votoi per Ligjin e Energjise. Por ti nuk permend se Obama qe ate dite leshoi nje deklarate ku theksoi se me shume rezerva ka pranuar te votoje per kete ligj; se ai ka nevoje per amendamente e permiresime. Ti nuk permend se Obama vete e ka kritikuar kete ligj dhe ka theksuar se ai votoi pro sepse, per here te pare perfshihej nje numer i konsiderueshem investimesh ne energjine alternative. Ai e konsideronte kete si hapin e pare drejt shkeputjes se SHBAve nga varesia e naftes tek vendet arabe dhe Rusia http://obama.senate.gov/press/050729...y_bill_helps_/
Ky argument ishte dhe nje nga kryesoret e perdorur nga Hillary si kundrapeshe per ato qe perdoreshin kunder saj; kryesisht per voten e saj pro luftes ne Irak qe sigurisht konsiderohet si gabim i madh (dhe meqe jemi te Hillary- kjo ishte dhe arsyeja e humbjes se saj dhe jo ata gjynahat qe punonin per ACRON-it- po e them kete si perkrahese e flakte e saj)
Perfundimisht, sikur argumenti i mesiperm te ishte i vlefshem do e kishim degjar vazhdimisht dhe McCain nuk do pertonte ta perdorte dite e nate. Po ashtu dhe mediat. Fakt eshte se perdorimi i ketij argumenti eshte pothuajse nderprere qe nga Gushti kur Obama beri te ditur planin e tij te energjise.
Pa sforcon me te vogel do te rrezoja nje nga nje te gjithe argumentat e tua. Po nuk ja vlen. Ata qe kane interes mund t'a bejne kerkimin vete. Ata qe s'kane interes do vazhdojne te qarkullojne te njejten liste deri diten e zgjedhjeve. Bye!
Falje s'ke pse te me kerkosh fare se s'kam nevoje per pendimet e te tjereve.
Falje duhet t'i kerkosh vetes per faktin qe bazohesh ne aparenca. Eshte thjeshte nje disservice to yourself, pa per mua aq me plas.
McCain s'ka qene ndonjehere i preferuar nga republikanet ne pergjithesi, madje e ka pasur gjithmone si problem edhe gjate zgjedhjeve paraprake.
Sa per fotot e JW, tregojne shume thjeshte dhe bukur nje burre te eger dhe te dhunshem, i cili manifeston pislliqet e tij me ngulm te verber...dhe Obama ka degjuar gomarlliqet e tij urryese per 20 vjet rrjesht!
Madje edhe ka genjyer per ate qe ka pare e degjuar aty:
Une nuk lejoj shume perci verci, ke shume te drejte. Kam pare e kam degjuar njerez te hipnotizuar si puna jote me shtullunga gjithe keto muaj dhe jam mese e informuar per gjendjen e lavatrices suaj mendore.
Qendrimi i Obames per Kosoven dihet. Me gjysem zemer ka folur per Kosoven dhe pavaresine e saj nderkohe qe Clinton dhe McCain kane folur shume fuqimisht dhe gjithe perkushtim. Madje tani nga fundi Obama e permjeri fare...dhe i coi nje leter "inkurajuese" shqiptareve, fiks kur i duheshin votat ne shtetet kyce ku ka shqiptare. Me pak fjale, nje interesaxhi i qelbur dhe selektiv.
Argumentat e Obames jane zakonisht te mbushura me "spin" dhe me 1001 peripeci, gje qe tregon tendencen e tij per te mbuluar te trashen me te hollen.
Si pershembull:
Obama votoi per ate ligj. PIKE! Rezerva apo jo, vota eshte vote. Kompanite e naftes bene qejf fale asaj vote duke thithur mijera e biliona ne perfitime, nderkohe qe ne ketu na shkonte cmimi i naftes ne stratosfere saqe u cudit gjithe bota!
Hillary nuk ka faj per manipulimet e administrates Bush dhe formen qe u abuzua me ate vote.
As qe mund te krahasohet vota e Clinton per sigurine e shtetit me voten e Obames qe i jep mijera perfitime kompanive te naftes, qe na zhvaten me vite te tera me cmime mamuthe!
Dhe sa per humbjen e Hillary, mund ta gjesh te ato "caucus" primaries qe u bene te mbushura me aktivista. Oh, fjala aktivista...cfare me kujton? Ah po, ACORN! Vjedhesit e votave, qe mesa duket ti e konsideron si "idiotsira qe nuk ja vlejne."
Ja vlen, s'ja vlen...ti dhe une do i paguajme pislliqet e Obames, sic paguam cmimet e cmendura te naftes e shume shume te tjera qe do paguajme fale votave dhe vetove te tij.
Por mbase deri atehere, ndonje hipnotizues i ri do te kete genjyer me cokollata e karamele si Obama tani dhe do e kesh me te lehte te harrosh zhgenjimet qe do pesosh nga justifikimet qe ke perdorur deri tani.![]()
As qe du me dit!
Dua te komentoj pikerisht per kete video. Eshte marre nga infowars.com, nje website (se bashku me prisonplanet.com) qe drejtohen nga Alex Jones, njeri prej gazetareve me te preferuar qe kam dhe qe e ndjek rregullisht. Eshte mire qe faqe te tilla te shfletohen sepse informacioni nuk eshte nga ai qe gjehet ne CNN apo Fox News. Kush ka nevoje per nje analist me grinte te tipit Vittorio Sgarbi (vetem se Jones eshte 5 fishi i tij) atehere ne dy website qe permenda ka informacion qe te ngre qimet e kokes perpjete. Knowledge is power. Enlightenment comes when one is awake ...
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt