Mbyllen të gjithë universitetet private në Kosovë për studentët e rinj
Ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk ka akredituar asnjë institucion privat të arsimit të lartë në Kosovë, që të pranoj studentë të rinj, për vitin e ri akademik 2008/2009. Të drejtë për pranimin e studentëve të rinj, në këtë vit të ri akademik, kanë vetëm Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Amerikan i Kosovës (American University of Kosovo - AUK), të cilët universitete nuk u janë nënshtruar procesit të akreditimit.
Një vendim i tillë i qeverisë së Thaçit, është përshëndetur nga të gjithë arsimdashësit, përpos nga profesorët (lexo: biznesmenët) që sapo blinin një diplomë ''magjistrature'' në ndonjë universitet ''prestigjioz'' privat bullgar, hapnin universitetin e tyre në Kosovë. Për shuma të majme parash, studentët e rinj merrnin provime brenda natës dhe bëheshin magjistra, politologë, astronautë, ufologë, shkencëtarë etj, etj, me dy orë shkollë.
Po Shqipëria ç'pret? Pse nuk merr mësim nga Kosova? Sa kam njohuri unë, nga vizita e fundit e ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës në Shqipëria muaj më parë, Enver Hoxhaj, kryeministri shqiptar Sali Berisha, kishte kërkuar ndihmë direkt nga pala kosovare për eliminimin e elementeve shkatërruese të arsimit në Shqipëri, universiteteve private.
Krijoni Kontakt