Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kosova nuk ka nevojë për kioska-universitete!

    Numri i universiteteve private në Kosovë, nëse llogariten reklamat agresive që transmetohen papushim në media e veçmas në ato elektronike, del se është më i madh se në vendet e tjera të rajonit. Të pagëzuar me lloj lloj emrash të mëdhenj dhe me cilësime që do t'ia kishin zili dhe universitete lidere në botë si ai i Oksfordit dhe Kembrixhit universitetet e reja private në Kosovë janë bërë pjesë e pandashme e paradokseve kosovare. Për herë të parë po ndodh që reklamat për këto universitete private t'a sfidojnë primatin që për vite me rradhë e kanë mbajtur reklamimet e koncerteve të estradës në diasporë.

    Edhe çmimet që kërkohen për këto universitete janë shprehje e paradokseve kosovare, pasi çmimet që ato kërkojnë janë marramendëse për familjet që jetojnë nga kulaçi buxhetor apo janë të papauna. Edhe përkundër agresivitetit reklamues dhe konkurseve të hapura të këtyre themelatave për pranimin e studentëve sipas çmimeve astronomike Minsitria e Arsimit duket se nuk ka një qëndrim të qartë për këtë çështje. Liberalizimi i dhënjes së liçensave për punë nuk është shoqëruar me aktivizimin e agjencisë së akreditimeve. Një agjenci e tillë është e domosdoshme për vlerësimin e plotë dhe profesional të një themelate të arsimit të lartë.

    Vlerësimi meritor i kapaciteteve kadrovike të secilit universitet, vlerësimi i programeve të studimit dhe kushteve të tërësishme të punës në to është i vetmi test valid që do tregojë se cila prej këtyre themelatave ofron shërbime adekuate për arsimin e lartë. Po ashtu është e domosdoshme që degët e hapuara të jenë adekuate me kërkesat e tregut të punës dhe të mos krijojnë konkurencë jolojale mes tyre dhe me universitetin publik se në atë rast prodhojnë kontigjente të reja të të papunëve.

    Pas mbajtjes me sukses të zgjedhjeve në universitetin publik të Prishtinë Ministria e Arsimit ka më shumë kohë që të merret me rregullimin e gjendjes në universitetet private. Dhe kjo është tepër urgjente pasi makineria reklamuese e universiteteve private, me një konkurrencë të shfrenuar dhe jashtë shijes së mirë rrezikon të prishë ekuilibrat e arsimit universitar publik. E vërteta është se Kosova ka nevojë për disa universitete private që do jenë të paisura me kuadro të kualifikuara, me programe të avancuara të studimit e për degë që nuk janënë universitetin publik.

    Por Kosova nuk ka nevojë për kioska universitete që synojnë të zëvendësojnë bizneset e dështuara të minimarketeve dhe pishinave, që u ngritën vend e pa vend e që më pas u shkatërruan dhe nga konkurrenca jo e ndershme. Reklamat agresive të universiteteve private paralajmërojnë të njëjtin epilog dhe në këtë fushë nëse nuk merren masat e duhura qeveritare për vendosjen e rregullave të lojës.

    Milazim Krasniqi
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Kapacitetet e një qebaptoreje!

    Citim Postuar më parë nga Davius

    Në një deklarim të tij të mëhershëm lideri i ORA-s tha se këto kanë kapacitetetin e një qebaptoreje!

    Ajo çka këto ditë nuk po mund ta kapardijë është se njëri nga këta qenka emruar nga mbreti Leka si UNIVERSITET MBRETËROR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    lol paska fillu epidemia ene anej...se ktu ke ne u myten fare nga universitetet. Ka tjetri firme ndertimi, i hyp n'kok, dhe bon universitet personal

    Po ma shuj kureshtjen pak.,.. c'emra u kane vene ketyre univesrteteve per shembull...se ktej ka ne, jane bombastik sa gati do pellcasin

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga SerialN
    Po ma shuj kureshtjen pak.,.. c'emra u kane vene ketyre univesrteteve per shembull...se ktej ka ne, jane bombastik sa gati do pellcasin

    Eshte interesant, vetem te lexosh slloganet dhe gjerat tjera qe ofrojne, ato gjera universitetet me te medha boterore nuk i ofrojne ndersa keto kioskat i ofrojne.

    Nese gjej ndonje gazete, do te shkruaj disa citate dhe te qeshesh pak.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Universiteti Dardania

    http://www.isb-prishtina.com/

    Universiteti ILIRIA

    http://www.uiliria.org/

    ...s'po mundi te j'ua gjej webfaqet edhe kioskave tjera se kenaqesh duke qesh, kur lexon ato...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Propaganda e institucioneve private të arsimit të lartë – biznes apo...?!

    Shkruan: Fevzi Berisha

    Për këto 7 vitet në liri në Kosovë është arritur që në arsim, jo vetëm të stabilizohet gjendja e krijuar viteve paraprake por edhe të bëhet i krahasueshëm me vendet që kanë arsim të avancuar.

    Krahas aktiviteteve shumëdimensionale në arritjen e një arsimi më cilësor dhe me gjithë vështirësitë e shumta, konsiderojmë që me sukses është duke u realizuar edhe reforma e sistemit arsimor në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim është duke u shfrytëzuar ndihma dhe përvojat e vendeve më të përparuara të botës bashkëkohore, ekspertiza e partnerëve dhe donatorëve të MASHT, etj.
    Në MASHT ka një frymë tëre dhe përkushtim që të ofrojmë kushte sa më të mira për realizim të procesit arsimor.

    Sot, megjithëse do të dëshironim më shumë, të arriturat në arsimin e Kosovës janë evidente. Këto të arritura nuk janë meritë e vetëm të institucioneve të Kosovës, parasëgjithash është meritë, mund dhe punë e përgjegjshme e angazhimit të sinqertë të vetë mësimdhënësve, që mbeten edhe sot krenaria e kombit.

    Kosova synon që sa më shpejt, pas njohjes ndërkombëtare, të pranohet në Bashkimin Evropian. Ndër standardet që ajo duhet të përmbushë në këtë rrugëtim jo të lehtë, janë ato që lidhen me nivelin e arsimit të popullsisë.
    Kësisoj, ritmet e rritjes së shkallës së arsimimit të popullsisë duhet të orientohen në drejtim të arritjes së standardeve të BE.

    Disa objektiva kryesore të BE për arsimin janë:

    • · Në vitin 2015, mos të ketë analfabetë,
    • · Në vitin 2010, së paku 85 % e moshës së 22 vjeçarëve të ketë kryer arsimin e mesëm të lartë (d.m.th. të ketë përfunduar një arsim 12-13 vjeçar),
    • · Të arrij një numër të studentëve në mbi 40 studentë/1000 banorë,
    • · Deri në vitin 2010 të gjitha drejtimet e studimeve në shkollat e larta të jenë ristrukturuar në programet “Bachelor” dhe “Master”.
    • · Deri në vitin 2010 të jetë futur plotësisht në zbatim Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve (ECTS), etj.

    Synimet e MASHT, por edhe të Qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës, janë të orientuara për t’i përmbushur këto objektiva, disa prej të cilavei kemi realizuar.

    Synim i MASHT dhe i Qeverisë vendore që nga fillimi i punës së Qeverisë ishte dhe mbetet ngritja e cilësisë në arsim. Një objektiv të tillë e ka lansuar edhe BE-ja përmes Konfernecës ministrore të ministrave të arsimit që u mbajt sivjet në Vjenë të Austrisë ku mori pjesë edhe Kosova. Përpjekjet e vazhdueshme të MASHT për të siguruar arsimim cilësor për fëmijët tanë janë ai angazhimi i përditshëm në punën e zyrtarëve të arsimit, por edhe mësimdhënësve dhe strukturave udhëheqëse. Këtë synim mund ta arrijmë vetëm duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët relevant e sidomos me ata të cilët e kanë prioritet arsimin dhe e kuptojnë rolin dhe rëndësinë e kësaj fushe aq të ndieshme jo vetëm për shoqërinë kosovare të post luftës.

    Këtyre ditëve të gjithëve na janë të njohura fjalimet dhe shkrimet për arsimin në Kosovë e sidomos për arsimin e lartë dhe atë privat.

    Aty ku ka aktivitet, punë dhe angazhim është edhe normale që të ketë vend edhe për kritika dhe sugjerime, sish prej të cilave shpesh po shndërrohen në fjalë e akuza të rënda. Ndjej obligim njerëzor, profesional dhe moral edhe si profesor, por edhe si zv. Ministër, që t’i paraqes disa mendime personale, pavarësisht mospajtimeve të mundshme.

    Arsimi në Kosovë është në rrugë të mirë për të implementuar strategjitë në funksion të ngritjes së cilësisë dhe zhvillimit të reformave.

    E konsideroj nismë pozitive ekzistimin e institucioneve private të arsimit në të gjitha nivelet, meqë sipas logjikës së tregut, konkurrenca do të duhej të prodhonte cilësi. Se cila është gjendja sot për dhe rreth IPAL, kjo është çështje e njohur për opinionin, ndërsa MASHT është në fazën e krijimit të organizmave që përfundimisht do të krijojnë rregull dhe rend edhe tek këto institucione private që aktualisht janë larg përmbushjes së misionit për çka janë themeluar dhe shumë larg standardeve që aplikohen në institucionet simotra në perëndim.

    Në të ardhmen, shpreh besimin se themelimi i Agjencionit të Akreditimit do të mobilizojë IPAL për një angazhim më të madh që do të rezultojë me ngritjen e cilësisë në këto institucione të arsimit.

    Roli i IPAL më shumë shihet në prizmin e të qenit konkurrencë e fortë dhe konstruktive e arsimit publik. Unë kam bindjen se me kreyrjen e studimeve të gjeneratës së parë të studentëve që vijojnë studimet në IPAL, vet ekonomia e tregut – absorbimi i kuadrove më profesionale, do të jetë faktori licencues për secilin prej këtyre institucioneve.

    Çdo fillim i ka vështirësitë dhe lëshimet por gradualisht ato përmirësohen, kanalizohen pozitivisht dhe evitohen. Është një fakt i pa kontestueshëm se për momentin institucionet e arsimit privat në nivelin parafillor kanë ngritur numrin e përfshirjes së fëmijëve. Ato fillore dhe të mesme kanë zvogëluar ngarkesën e shkollave publike dhe për to janë vlerësues vetë prindërit që i orientojnë fëmijët e tyre. Këtu nuk duhet harruar Ligjin për arsimin fillor e të mesëm që thotë se arsimimi fillor është i obliguar dhe përfshihen që të gjithë fëmijët.

    Mirëpo, tash e sa kohë është problematizuar arsimi i lartë në institucionet private. Në arsimin e lartë privat nuk është arritur niveli që kandidatët të orientohen për shkak të vlerave dhe cilësisë por më tepër nga fakti i pamundësisë së pranimit në institucionin publik të arsimit të lartë, pra në UP.
    Gjatë këtyre ditëve vërehet një fushatë e pakontrolluar dhe krejt komerciale e reklamave të IPAL, edhe atyre që fare nuk janë licencuar ose që nuk kanë aplikuar fare për licencë në MASHT.

    Nisur nga brenga e një fushate të tillë, si prind e edhe si mësimdhënës dëshiroj që të paraqes disa sugjerime për kandidatët që orientohen për të studiuar në institucione private të arsimit. Kandiatët e tillë, nga IPAL ku duan të aplikojnë duhet të kërkojnë këto informacione, para se të qesin hapin gabimisht:

    • Të kërkojnë licencën e institucionit, të lëshuar nga MASHT (nëse e posedojnë),
    • Të njoftohen detajisht për kushtet dhe mënyrën e studimeve,
    • Të njoftohen për planin dhe programin e studimeve,
    • Të kërkojnë dëshmi për kuadrin arsimor që do të angazhohet në mësimdhënie,
    • Të pyesin kandidatët e viteve paraprake për mendimin mbi cilësinë dhe nivelin e studimeve,

    Të hulumtojnë raste të paraqitjes së konkurrencës së dijes dhe vlerave si dhe hulumtim të ekonomisë së tregut karshi diplomës që pret ta marrë nga IPAL
    MASHT është më i përkushtuari që të sjell rend rregull e cilësi në IPAL.
    Prandaj prindërit e fëmijëve që duan t’i dërgojnë për të studiuar ata në këto isntitucione arsimore duhet ta dijnë nëse ato janë ose jo të licencuar nga MASHT.

    Disa prej tyre kanë hapur edhe drejtime edhe departamente që nuk i kanë të licencuara, disa prej tyre këtyre ditëve hapin degë edhe nëpër qendra tjera, e në televizionet tona nacionale propaganda e shfrenuar është shndërruar në një mishmash komercial ku shpesh ka më shumë dezinformata sesa informacione të sakta. Kam besimin e thellë se kandidatët për studentë dhe familjet e tyre nuk do të bien pre e këtyre “biznis-reklamave” dhe që pastaj të vijnë e të kërkojnë zgjidhje në institucionin që sa e sa herë po tërheq vërejtjen. MASHT është më se i vendosur që këto parregullsi dhe lëshime që janë evidentuar nga zyra e inspektimit në MASHT t’i ndalojë dhe ndaj instucioneve private të arsimit të lartë që vetëm propagojnë pa mbulesë jurdike do të mirren masat përkatëse.

    Meqë Ministri i arsimit z. Agim Veliu e ka themeluar Këshillin Kombëtar për Sigurimin e Cilësisë si organ qeverisës i Agjencionit të Akreditim, do të arrihet të shqyrtohet niveli i institucioneve të arsimit të lartë dhe ato të cilat i plotësojnë kriteret do të akreditohen, për të papërgjegjshmit vendosë Ligji dhe vlerat e qëndrueshme arsimore.

    MASHT parasëgjithash, por edhe i gjithë stafi arsimor e shkencor i Kosovës duhet më tepër të angazhohemi që të arrijmë të jemi shoqërie e dijes ku do të respektohen vlerat e njohurive të fituara dhe ku do të veprojë arsyeja. Kështu bashkërisht, mund dhe duhet ta realizojmë ngritjen e cilësisë që është synim i MASHT dhe i Qeverisë së vendit, objektiv i Mileniumit, por edhe ta zhvillojmë reformën në kahet e dëshiruara.

    * Autori është zv. Ministër i arsimit dhe profesor i matematikës në Fakultetin Teknik
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Universiteti Dardania

    http://www.isb-prishtina.com/

    Universiteti ILIRIA

    http://www.uiliria.org/

    ...s'po mundi te j'ua gjej webfaqet edhe kioskave tjera se kenaqesh duke qesh, kur lexon ato...

    Nesje emra bombastik i pasken...

    Knej ka ne: "Justiniani I", "Kristal" "Gjergj Fishta" (universitet 2 dhoma e guzhine ) "Marin Barleti" "Universiteti UFO" (ky eshte per ata qe dun t'shkojn n'Hene.)

    Keto maj men nga reklamat qe japin ne TV.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja edhe nje emer universiteti privat ne Prishtine:

    Arena e Arsimit Bashkohor!

    Emer qesharak, fjala arenë nuk me duket term i pershtatshem per te pershkruar nje universitet, por nejse budallalleku thote populli s'ka fund!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Art dhe kriminalistikë!

    Citim Postuar më parë nga vrojtuesi
    Në një deklarim të tij të mëhershëm lideri i ORA-s tha se këto kanë kapacitetetin e një qebaptoreje!

    Ajo çka këto ditë nuk po mund ta kapardijë është se njëri nga këta qenka emruar nga mbreti Leka si UNIVERSITET MBRETËROR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Në njërin prej tyre sipas reklamave mund të studioni Artet dhe KRIMINALISTIKËN e sa për biznes, menaxhment, informatikë, politikë të jashme ke sa të duash!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  2. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33
  3. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •