Vendimi, hiqet shërbimi ushtarak i detyrueshëm
(Nga Shekulli)
Shërbimi ushtarak këtej e tutje nuk do të jetë më me detyrim. Këshilli i ministrave ka vendosur sot të heqë shërbimin ushtarak të detyrueshëm në kuadër të reformës në ushtri. “Rekrutimi i ushtarëve do të bëhet me pagesë dhe kjo do të bëjë të rritet profesionalizmi i ushtrisë shqiptare”- tha kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e sotme.
Problemet e rekrutimi te ushtareve
Një pjesë e mirë e të rinjve që thirren rekrut, nuk paraqiten në Qendrën e Rekrutim Mobilizimit megjithese ndaj tyre aplikohet edhe nje gjobe prej 30 mije lekesh nese nuk paraqiten pas fletethirrjes per kryerjen e ushtrise. Më pas, për të gjithë këta persona bëhet denoncimi në Prokurori
Sipas QRMT-se, numri i personave që preferojnë të kryejnë pagesë për ushtrinë, janë disa herë më pak se ata që kryejnë shërbimin. Por, jo pak të rinj i janë shmangur thirrjes së dërguar për t'u rekrutuar.
Krijoni Kontakt