Bruksel: NATO ngrin marrėdhėniet me Rusinė
NATO ngrin marrėdhėniet me Rusinė pėr sa kohė kjo fundit nuk respekton marrėveshjen e armėpushimit me Gjeorgjinė.
26 ministrat e jashtėm tė Aleancės tė mbledhur nė takimin e jashtėzakonshėm nė Bruksel mbėshtetėn nė deklaratėn pėrfundimtare integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisė dhe u bėnė thirrje rusėve tė tėrheqin trupat e tyre.
Ndėshkimi pėr mosrespektimin e marrėveshjes sė gjashtė pikave tė ndėrmjetėsuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy ėshtė ndėrprerja e Kėshillit tė pėrhershėm NATO-Rusi.
"Nė rrethanat aktuale nuk mund tė ketė marrėdhėnie si mė parė me Rusinė. Dhe e ardhmja e marrėdhėnieve tona do tė varet nga veprimet konkrete qė do tė ndėrmarrė Rusia pėr tė nderuar fjalėn e dhėnė nga Presidenti Medvedev pėr tė respektuar planin e 6 pikave gjė qė nuk po ndodh nė momentin qė po flasim", tha Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
"Ka fjalė tė ashpra nė deklaratė dhe kishte fjalė tė ashpra edhe rreth tavolinės mbi nevojėn qė Rusia tė respektojė angazhimin e armėpushimit tė ndėrmarrė nga Presidenti i vendit. Ka ardhur koha qė Presidenti rus tė mbajė fjalėn e tij qė tė tėrheqė trupat ruse nga Gjeorgjia", shtoi Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice.
Me gjithė ngrirjen e marrėdhėnieve, Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s theksoi se jo tė gjitha portat janė tė mbyllura pėr Rusinė, por ajo duhet tė respektojė firmėn e hedhur. Ndėrsa pėr tė pėrforcuar mbėshtetjen ndaj Gjeorgjisė, 26 ministrat e NATO-s vendosėn krijimin e njė Komisioni me vendin aspirant si dhe pėrsėritėn angazhimin e Samitit tė Bukureshtit se ky vend dhe Ukraina do tė jenė njė ditė vende anėtare tė Aleancės.
"Ky dokument ėshtė njė deklaratė tepėr e qartė se kjo Aleancė, NATO, e cila ka mbėrritur kaq larg pas fundit tė Luftės sė ftohtė dhe kolapsit tė Bashkimit Sovjetik duke realizuar njė Evropė e cila jeton e gjitha nė liri dhe nė paqe, nuk do tė lejojė vizatimin e njė kufiri tė ri nė Evropė. Njė kufiri mes atyre qė patėn mjaft fat pėr tė qenė pjesė e strukturave tė Aleancės Veri-Atlantike dhe atyre qė aspirojnė tė bėhen pjesė e tyre", nėnvizoi Rice.
Deklarata e NATO-s parashikon gjithashtu edhe dhėnien e ndihmave dhe asistencės sė kėrkuar nga Gjeorgjia si pėr popullatėn civile ashtu edhe pėr infrastrukturėn dhe sektorin e mbrojtjes tė dėmtuar nga trupat ruse.
Alsat
Krijoni Kontakt